Author: Momenti

  • Pochettino kërkon ribashkimin me dy ish-lojtarët e tij, Man Utd përgatit goditjet e janarit

    Pochettino kërkon ribashkimin me dy ish-lojtarët e tij, Man Utd përgatit goditjet e janarit

    Trajneri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, ka nisur të planifikojë përforcimet e mundshme për skuadrën dhe në listën e tij të dëshirave ndodhen dy futbollistë që i njeh mirë nga koha kur drejtonte Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Bëhet fjalë për sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, dhe mesfushorin e Juventusit, Weston McKennie, të cilët trajneri argjentinas synon t’i ribashkojë në “Old Trafford”. Afati kalimtar i janarit shihet si mundësia e parë për të avancuar me këto objektiva.

    Rasti i Balogunit, 25-vjeçarit që aktivizohet te Monaco, duket më i favorshëm. Sipas TEAMtalk, klubi francez është i gatshëm të dëgjojë ofertat në janar dhe preferon një shitje përfundimtare, megjithëse nuk e përjashton as huazimin në kushte të përshtatshme.

    Sulmuesi amerikan ka humbur hapësirat në skuadër dhe këtë sezon ende nuk e ka nisur si titullar asnjë ndeshje në Ligue 1. Kjo situatë mund ta shtyjë Monacon të shqyrtojë largimin e tij, ndërsa rikthimi në futbollin anglez paraqitet si një mundësi.

    Megjithatë, çmimi mund të jetë pengesa kryesore. Gazetari Gianluca Di Marzio kishte raportuar se Monaco kërkonte 50 milionë euro për Balogunin gjatë afatit kalimtar të verës. Një shumë që mund ta vështirësojë transferimin te Juventusi, por që potencialisht mund ta vendosë Manchester Unitedin në pozitë më të favorshme.

    Për sulmuesin amerikan interesim kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Milani, prandaj Unitedi mund të përballet me konkurrencë nga klubet italiane nëse vendos ta bëjë atë prioritet për janarin.

    Ndërkohë, transferimi i Weston McKenniet paraqitet shumë më i vështirë. Mesfushori 28-vjeçar ka punuar më parë me Pochettinon te Kombëtarja amerikane dhe aftësia e tij për të luajtur në disa pozicione të mesfushës përputhet me profilin e futbollistit që vlerëson trajneri argjentinas.

    Megjithatë, Juventusi nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e tij gjatë janarit. McKennie ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2030, ndërsa trajneri Luciano Spalletti e konsideron një futbollist të rëndësishëm për skuadrën, raporton ESPN.

    Di Marzio ka lënë të hapur mundësinë e një transferimi në rast të një oferte të përshtatshme, duke marrë parasysh edhe situatën ekonomike të klubit italian./Telegrafi/

  • “Unë me Sharrin kam me u martu”, Anjeza shpreh pëlqimin për Sharrin?

    “Unë me Sharrin kam me u martu”, Anjeza shpreh pëlqimin për Sharrin?

    “Unë me Sharrin kam me u martu”, Anjeza shpreh pëlqimin për Sharrin?

    Anjeza dhe Edita kanë diskutuar për Sharrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”.

    Anjeza, e cila ka treguar se ka një lidhje jashtë shtëpisë, është parë mjaft e afërt me Sharrin, ndërsa gjatë bisedës me Editën ka bërë një deklaratë që e ka shoqëruar me humor.

    “Editë, unë me Sharrin kam me u martu. Ky ka thënë që është single”, u shpreh Anjeza, duke e ngacmuar Editën.

    Burimi: Insajderi

  • Aktakuzë ndaj të dyshuarit për grabitjen e 7 mijë e 660 eurove në Gjakovë

    Aktakuzë ndaj të dyshuarit për grabitjen e 7 mijë e 660 eurove në Gjakovë

    Aktakuzë ndaj të dyshuarit për grabitjen e 7 mijë e 660 eurove në Gjakovë

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për grabitje.

    Sipas aktakuzës, ndër të tjera thuhet se i pandehuri më datë 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, shkon në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, tek “R.M.T” i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, e ka kërcënuar punonjësen dhe më pas ka marrë nga dollapi paratë, shumën prej 7660 euro.

    Më këto veprime i pandehuri me inicialet Ç.Zh. ka kryer veprën penale Grabitja nga neni 317 pargraf.2 e lidhur me paragraf. 1 të KPRK-së, tha Prokuroria.

    “Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë”.

    Burimi: Insajderi

  • Kurti: Kosova po dëshmon qëndrueshmëri ekonomike, rritja arriti në 4.7 për qind

    Kurti: Kosova po dëshmon qëndrueshmëri ekonomike, rritja arriti në 4.7 për qind

    Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se, që nga themelimi, synimi i Këshillit është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, duke ndërtuar një platformë ku sfidat dhe mundësitë për zhvillim ekonomik nuk trajtohen në mënyrë sipërfaqësore, por diskutohen në mënyrë të strukturuar dhe adresohen përmes veprimit të përbashkët e të drejtpërdrejtë.

    Teksa theksoi se zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm kërkon një ndarje të qartë të përgjegjësive, por edhe një bashkëveprim të vazhdueshëm, kryeministri shtoi se institucionet e Republikës e kanë për detyrë të krijojnë mjedisin e sigurt, sundimin e ligjit dhe kushtet e barabarta për zhvillim, ndërkaq bizneset janë ato që investojnë, që marrin përsipër rrezikun sipërmarrës, që prodhojnë, eksportojnë dhe krijojnë vende të reja pune.

    “Ekonomia e Republikës së Kosovës ka vazhduar të tregojë qëndrueshmëri të lartë dhe potencial të qartë për rritje, edhe përballë sfidave të brendshme me konsolidimin e institucioneve në njërën anë, por edhe të pasigurive e tronditjeve globale në anën tjetër”, tha kryeministri Kurti, i cili shtoi se në gjysmën e parë të këtij viti është shënuar rritje ekonomike prej 4.7%.

    Kryeministri theksoi se këto shifra janë dëshmi e vitalitetit të sektorit privat, e besimit në investime dhe e lidhjes së ngushtë që ekonomia e Kosovës ka me mërgatën, por edhe me tregjet ndërkombëtare. Ai përmendi gjithashtu disa prej përparësive kryesore, nga popullsia e re e kreative, afërsia gjeografike e kulturore me tregjet evropiane, te politikat tatimore konkurruese.

    “Investitorët seriozë kërkojnë siguri juridike, parashikueshmëri, procedura të qarta dhe shërbime efikase. Pikërisht për këtë arsye, si Qeveri, gjatë këtij viti kemi miratuar Ligjin për Bankat dhe Ligjin për Shërbimet e Pagesave, që forcojnë ndjeshëm kornizën rregullatore dhe e hap rrugën për anëtarësimin e Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke ulur kësisoj kostot e transaksioneve për qytetarët dhe bizneset tona”, theksoi ai, mes tjerash.

    Burimi: RTKLive

  • Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë

    Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë

    Qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të realizojnë transfere të parave ndërmjet llogarive në banka të ndryshme brenda pak sekondash, në çdo kohë të ditës, duke filluar nga 23 nëntori 2026.

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se shërbimi i ri do të funksionojë përmes sistemit TIPS-K, duke mundësuar pagesa të menjëhershme 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

    Shërbimi do të ofrohet përmes llogarive ekzistuese dhe kanaleve digjitale të bankave pjesëmarrëse, pa pasur nevojë që qytetarët të hapin llogari të reja apo të instalojnë aplikacione shtesë.

    Sipas BQK-së, katër bankat e para kanë përfunduar përgatitjet teknike dhe operative dhe do të fillojnë ofrimin e këtij shërbimi më 23 nëntor. Bankat e tjera do të kyçen gradualisht në sistem deri më 23 shkurt 2027.

    Megjithatë, nga 23 nëntori të gjitha bankat do të zbatojnë tarifat e reja për transferet bankare, pavarësisht nga data kur do të lidhen me sistemin TIPS-K.

    Në ceremoninë e lansimit, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, e cilësoi këtë sistem si një investim strategjik në infrastrukturën financiare të Kosovës, i cili lehtëson pagesat e përditshme dhe krijon mundësi për zhvillimin e shërbimeve të reja për qytetarët dhe bizneset.

    Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të cilët kanë shprehur mbështetjen e Qeverisë për modernizimin e sistemit të pagesave, përmes marrëveshjes me Bankën Botërore për sektorin financiar.

    Fjalë përshëndetëse mbajti edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, në emër të institucioneve italiane.

    Ndërkaq, më 23 nëntor, Banka e Italisë do të organizojë në Romë ceremoninë rajonale të lansimit të sistemit, ku do të marrë pjesë edhe guvernatori i BQK-së, së bashku me guvernatorët e vendeve të tjera pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor.

    BQK-ja ka falënderuar institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bankën e Italisë, Bankën Qendrore Evropiane dhe Bankën Botërore, si dhe Qeverinë e Kosovës dhe bankat për bashkëpunimin në realizimin e projektit.

    Informacionet për bankat pjesëmarrëse, tarifat dhe përdorimin e sigurt të pagesave të shpejta mund të gjenden në faqen zyrtare të TIPS-K.

  • Aktakuzë ndaj tre personave në rastin e mbi gjysmë toni marihuanë në Maqitevë të Suharekës

    Aktakuzë ndaj tre personave në rastin e mbi gjysmë toni marihuanë në Maqitevë të Suharekës

    Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje dhe si anëtarë të një grupi, nga një datë e papërcaktuar deri më 16 shtator 2025, kanë kultivuar kanabis në dy parcela në një zonë malore të fshatit Maqitevë të Suharekës.

    Për këtë aktivitet, ata dyshohet se kishin instaluar sistem të ujitjes me rezervuar uji dhe gypa me sistem pikë-pikë.

    “Aktiviteti i tyre është zbuluar më 16 shtator 2025, kur gjatë kontrolleve në një shtallë janë gjetur dhe sekuestruar 512 kilogramë marihuanë, të cilat ndodheshin në fazën e tharjes dhe përgatitjes për shpërndarje e shitje në treg”, thuhet në njoftim.

    Sipas raportit të ekspertimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, mostrat e ekzaminuara kanë rezultuar pozitive për kanabis që përmban substancën psikoaktive THC.

    Përveç narkotikëve, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar edhe armë dhe municion, përfshirë një raketë krahu antitank, një mortajë dore, një pushkë gjuetie dhe një pushkë gjysmëautomatike.

    Sipas njoftimit, tre të pandehurit akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa secili prej tyre akuzohet veçmas edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.

    Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Gjithashtu, është kërkuar konfiskimi i përhershëm i dy parcelave me sipërfaqe prej 1,963 dhe 1,438 metrash katrorë, shtëpisë dhe shtallës që dyshohet se janë përdorur për kultivimin dhe përgatitjen e narkotikëve, substancave narkotike, pajisjeve për kultivim, armëve, municionit, telefonave mobilë, traktorit me rimorkio dhe provave të tjera materiale.

    Burimi: RTKLive

  • Tërmeti përshkon zonën e Los Angeles

    Tërmeti përshkon zonën e Los Angeles

    Tërmeti përshkon zonën e Los Angeles

    Një tërmet me magnitudë 4.4 ka goditur zonën e Los Angeles të premten në orët e hershme të mëngjesit.

    Tërmeti goditi në orën 03:45, sipas kohës lokale të Paqësorit, ndërsa epiqendra e tij ishte një milje në veriperëndim të qytetit Commerce, sipas të dhënave të Institutit Gjeologjik të SHBA-së.

    Dridhjet u regjistruan në një thellësi prej 10.6 miljesh, shkruan USAToday, transmeton Klankosova.tv

    Raportohet se lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë të Los Anxhelosit, duke përfshirë edhe komunitete më të largëta nga epiqendra.

    Më shumë se 7 500 persona thuhet se i kishin ndier lëkundjet brenda orës së parë pas tërmetit.

    Megjithatë, nuk pati informacione për dëme materiale apo dëmtime strukturore, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit./Klankosova.tv

  • Kujdes prindër: Përdorimi i telefonit nga ju ndikon direkt në zhvillimin e të folurit te fëmijët

    Kujdes prindër: Përdorimi i telefonit nga ju ndikon direkt në zhvillimin e të folurit te fëmijët

    Kujdes prindër: Përdorimi i telefonit nga ju ndikon direkt në zhvillimin e të folurit te fëmijët

    Një studim i realizuar nga RISE Health dhe Universiteti i Averios tregon se përdorimi i telefonit nga prindërit në prani të fëmijëve ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e të folurit te ta.

    Studiuesja Maria Inês Gomes, ka thënë se “Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e mundësive për komunikim në përditshmëri”.

    Bisedat, loja, këndimi dhe rrëfimi i historive u japin mundësi fëmijëve të dëgjojnë dhe të provojnë mënyra të ndryshme të të folurit në situata që kanë kuptim për ta, shton Gomes, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv

    Ky studim përfshiu 93 familje, gjuha e parë e të cilave është portugalishtja dhe që kanë fëmijë të moshës nga 3 deri në 5 vjeç.

    Sipas gjetjeve, shpërqendrimi i prindërve nga telefoni ndikon direkt në ndërveprimet me fëmijët, të cilat kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e të folurit.

    Në të njëjtën kohë, analiza rezulton se marrëdhëniet e kufizuara vetëm në raportin prind-fëmijë mund të krijojnë pengesa në zhvillimin e përgjithshëm të tyre, të kufizojnë autonominë e fëmijës dhe të ndikojnë në larminë e konteksteve gjuhësore në të cilat ai merr pjesë.

    Studiuesit theksojnë se kur prindërit përgjigjen në vend të fëmijëve ose u paraprijnë fjalëve të tyre, nuk u lënë hapësirë të mjaftueshme për të komunikuar dhe për të zhvilluar autonominë, veçanërisht në aspektin fonologjik.

    Për këtë arsye, studiuesit i inkurajojnë prindërit që të rivlerësojnë shprehitë e tyre digjitale. Ata shtojnë se komunat dhe shkollat mund të ndihmojnë duke organizuar rutina dhe aktivitete për prindërit, me përmbajtje të përshtatshme dhe kohë të dedikuar për komunikimin me fëmijët. /Klankosova.tv

  • "Ti je manipuluese..." - Plas debati mes Likit dhe Norës (VIDEO)

    “Ti je manipuluese…” – Plas debati mes Likit dhe Norës (VIDEO)

    "Ti je manipuluese..." - Plas debati mes Likit dhe Norës (VIDEO)

    Arlinda dhe Nora kurrqysh s’po e çojnë në shtëpinë e Vëllait të Madh.

    Dy banoret e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të kenë debate kohë pas kohe.

    Sot përplasja shpërtheu për manipulim.

    Ndiqeni se çka ndodhi:

  • KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”

    KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët operacional “Shpata e artë”, në hapësirat stërvitore të kampit Vrelo.

    Sipas njoftimit të NATOS, në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi është organizuar në kuadër të prioritetit të këtij misioni “Ushtrohu dhe Parandalo” (Rehearse and Prevent), ndërsa pjesëmarrësit janë angazhuar në disa skenarë me intensitet të lartë, që simuluan situata komplekse emergjente.

    Gjatë ushtrimit janë praktikuar procedurat e përbashkëta të komandimit, kontrollit dhe komunikimit, si dhe manovrat për kontrollin e turmave dhe trazirave, me fokus në teknikat e shtensionimit të situatave dhe menaxhimin e rendit publik.

    Një pjesë e ushtrimit përfshiu edhe simulimin e evakuimit të shpejtë mjekësor të personave të lënduar, me mbështetjen e helikopterëve të KFOR-it.

    Po ashtu, specialistët e KFOR-it dhe FSK-së për asgjësimin e mjeteve shpërthyese dhe menaxhimin e materialeve të rrezikshme kanë bashkëpunuar në identifikimin dhe sigurimin e mjeteve shpërthyese të simuluara, si dhe në trajtimin e rreziqeve kimike dhe mjedisore.

    KFOR-i ka theksuar se ushtrimet e tilla të përbashkëta janë të rëndësishme për ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe për të siguruar që njësitë pjesëmarrëse të mund të reagojnë shpejt, në mënyrë efektive dhe të koordinuar ndaj krizave të mundshme.

    Sipas misionit të NATO-s, përmes harmonizimit të taktikave dhe procedurave standarde të veprimit, institucionet forcojnë kapacitetet e përbashkëta për të parandaluar përshkallëzimin e situatave, për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve në Kosovë.

    Në njoftim thuhet se përfundimi i suksesshëm i ushtrimit “Shpata e artë” dëshmon përkushtimin e KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka theksuar se misioni i këtij mekanizmi është i përqendruar te njerëzit dhe siguria e tyre.

    “Ky është thelbi i misionit tonë. Bëhet fjalë për njerëzit, sigurinë e tyre dhe tonën. Për këtë jemi këtu, për ta ofruar këtë me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim”, ka deklaruar Vergori.

    Ai ka theksuar rëndësinë e ushtrimit dhe ndërlidhjen e tij me mandatin afatgjatë të KFOR-it në Kosovë.