Category: Lajme

  • Presidentja pret në takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike

    Presidentja pret në takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike

    Presidentja pret në takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend.

    “Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.”

    Po ashtu, sipas njoftimit, presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

  • Rikonstruimi i Qeverisë së RMV-së pritet të bëhet deri në fund të nëntorit, VLEN nuk do të humb pozicionet e saja

    Rikonstruimi i Qeverisë së RMV-së pritet të bëhet deri në fund të nëntorit, VLEN nuk do të humb pozicionet e saja

    Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjedhjet në Bërvenicë nuk ndikojnë në marrëveshjen me koalicionin VLEN për pozicionet në degën ekzekutive. Rikonstruimi i shallonit të dytë dhe të tretë të qeverisë pritet të përfundojë deri në fund të nëntorit, dhe një takim i udhëheqësve të koalicionit qeverisës është rënë dakord në dhjetor.

    I pyetur nëse VLEN do të marrë më pak pozicione në rikonstruim pas zgjedhjeve në Bërvenicë, Mickoski iu referua fjalës së dhënë dhe marrëveshjes me koalicionin, për të cilën ai tregoi vitin 2028, kur duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

    “Në jetë, fjala e dhënë është e rëndësishme dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se fjala e dhënë”, tha Mickoski.

    Ai shtoi se kur arrin një marrëveshje dhe jep fjalën e tij, ai i përmbahet asaj.

    “Në parim, si person, kur pajtohem dhe kur jap fjalën time, e mbaj fjalën time. Nuk ka lëvizje majtas ose djathtas”, tha Kryeministri.

    Lidhur me ndryshimet e kuadrove, Mickoski tha se kishte biseduar me drejtuesit e VLEN dhe se ishin përcaktuar disa pozicione që ai i vlerësoi si të rëndësishme për shtetin. Propozimet, sipas tij, duhet të finalizohen në komitetet e personelit të partive.

    “Ne patëm një bisedë me drejtuesit e VLEN dhe vendosëm, pasi përcaktuam disa pozicione që janë të rëndësishme për shtetin, t’i kristalizojmë këto propozime në komitetet e kuadrove të partive në periudhën e ardhshme”, tha Mickoski.

    Ai kujtoi se më parë kishte treguar tetorin si afatin e fundit për rikonstruim, por se për shkak të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur, ai pret përfundimin e tij në nëntor.

    Lidhur me takimin e drejtuesve të koalicionit, Mickoski deklaroi se tashmë është arritur një marrëveshje për ta organizuar atë në dhjetor.

    “Ne diskutuam për mbajtjen e një takimi të drejtuesve të koalicionit dhe ramë dakord të organizojmë një takim të tillë gjatë dhjetorit”, tha ai.

    Mickoski komentoi edhe deklaratën e kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, se mund të largohet nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës jepet në gjuhën shqipe. Kryeministri tha se vendimi është i Dimitrievskit, duke përsëritur qëndrimin e tij se qeveria është e qëndrueshme./Telegrafi/

  • Presidentja Shiroka Pula takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike

    Presidentja Shiroka Pula takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

    Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe funksionimi i institucioneve.

    Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.

    Ajo gjithashtu ka theksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, duke nënvizuar se SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës. /Telegrafi/

  • AUV tërheq 178 kilogramë suxhuk nga kompania BUQUKU pas zbulimit të ADN-së së pulës në produkt

    AUV tërheq 178 kilogramë suxhuk nga kompania BUQUKU pas zbulimit të ADN-së së pulës në produkt

    AUV tërheq 178 kilogramë suxhuk nga kompania BUQUKU pas zbulimit të ADN-së së pulës në produkt

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar masa kufizuese ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të kompanisë BUQUKU SH.P.K. në Pejë, pasi në produktin “Suxhuk shtëpiak” është identifikuar prania e ADN-së së pulës, ndonëse në deklaracion figurojnë vetëm mishi dhe yndyra e lopës.

    Sipas njoftimit të AUV-së, mostra është marrë nga inspektorët dhe është analizuar në laboratorin ALIMENTI-OMNILAB në Bullgari. Rezultatet kanë konfirmuar praninë e ADN-së së gjedhit dhe pulës, ndërsa ADN-ja e derrit nuk është detektuar.

    AUV ka sqaruar se analiza konfirmon praninë e ADN-së së pulës, por nuk përcakton llojin, sasinë apo burimin e materialit të përdorur. Për këtë arsye, verifikimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse është përdorur mish pule i ndarë mekanikisht apo përbërës të tjerë me origjinë nga pula.

    Pas rezultateve laboratorike, inspektorët kanë kryer kontroll zyrtar te kompania, ku janë bllokuar gjithsej 178 kilogramë produkte: 120 kilogramë suxhuk “Kalorik” dhe 58 kilogramë suxhuk shtëpiak. Po ashtu, është urdhëruar ndalimi i prodhimit të suxhukut dhe tërheqja e produkteve nga pikat e shpërndarjes.

    AUV ka bërë të ditur se do t’i zgjerojë kontrollet për të verifikuar përbërjen e produkteve të tjera të mishit të këtij operatori, burimin dhe gjurmueshmërinë e lëndëve të para, procesin e prodhimit, kushtet e ruajtjes dhe përputhshmërinë e deklaracioneve me përbërjen reale.

    Agjencia ka theksuar se gjetja laboratorike i referohet vetëm produktit “Suxhuk shtëpiak” të testuar dhe nuk nënkupton se e njëjta mospërputhje është konstatuar edhe në produktet e tjera të kompanisë.

    Sipas AUV-së, operatorët ekonomikë janë përgjegjës për deklarimin e saktë të përbërjes, gjurmueshmërinë dhe respektimin e kërkesave për sigurinë ushqimore. Agjencia ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masat përkatëse administrative dhe inspektuese, ndërsa publikun do ta informojë për rezultatet e kontrolleve të mëtejshme.

    Burimi: Insajderi

  • AUV draws 178 kilograms of sausage from BU Company QUUUE after the discovery of chicken DNA in the product

    Food and Veterinary Agency has ordered restrictive measures against production and distribution of BU company products SHUK SHUK. In Peja, because in the product éujuuk Domestic has been identified the presence of chicken DNA, although in deklaration, only meat and cow fat are found.

    According to AUV’s announcement, the sample was taken from inspectors and analyzed in A lab. LIMNTI- OMINILAB in Bulgaria. The results have confirmed the presence of beef and chicken DNA, while pork DNA has not been detected.

    AUV has clarified that the analysis confirms the presence of chicken DNA, but does not specify the type, quantity or source of the used material. For this reason, further verifications will determine whether mechanically separated chicken or other components originally from the chicken were used.

    After laboratory results, inspectors have conducted official control of the company, where a total of 178kg of products are blocked: 120 kilograms of sausage ) Caliric and 58kg of household sausage are blocked. Also ordered is the prohibition on the production of sausage and the withdrawal of products from distribution points.

    AUV has indicated that it will expand controls to verify the composition of other meat products of this operator, source and traceable raw materials, the production process, conservation conditions, and the compatibility of declarations with the real composition.

    The agency noted that the laboratory find refers only to the product ‘%sukuk houseduk and does not imply that the same incompatibility has been found in other products of the company.

    According to the AUV, economic operators are responsible for precisely declaring the composition, tracking and respecting the requirements for food safety. The agency has announced that it will take relevant administrative and inspection measures, while the public will inform it of the results of further checks.

    Source Layer: Insander

  • Mungesa e energjisë elektrike ndërpret furnizimin me ujë në disa zona të Gjakovës dhe Rahovecit

    Mungesa e energjisë elektrike ndërpret furnizimin me ujë në disa zona të Gjakovës dhe Rahovecit

    KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet e pompave.

    Sipas njoftimit të kësaj kompanie, ndërprerja ka prekur stacionet e pompave Rahovec 1 dhe 2, si dhe zonat përreth tyre.

    Po ashtu, pa furnizim me ujë kanë mbetur edhe zona e Hereqit, Palabardhit dhe një pjesë e fshatit Dujakë.

    “Furnizimi me ujë do të rikthehet pas stabilizimit të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

    Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë varet nga stabilizimi i energjisë elektrike në zonat e prekura. /Telegrafi/

  • Electricity shortages cut water supply in some areas of Gjakova, Rahoveci

    KRU Gyakova has announced consumers for temporary water supply cuts in some areas as a result of lack of electricity at pump stations.

    According to this company’s announcement, the suspension has affected the Rahovec 1 and 2, and the surrounding areas.

    Also, no water supply has been left in the area of Herech, Palabandhi, and a section of the village of Dujaca.

    The water supply will be restored after stabilising the power supply, the CRU Gjakova reported.

    The company has thanked consumers for understanding, while restoring the water supply depends on stabilising electricity in affected areas. /Telegraphy/

  • Ndahet nga jeta Hysen Bukoshi, atdhetari që vuajti burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë komuniste

    Ndahet nga jeta Hysen Bukoshi, atdhetari që vuajti burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë komuniste

    Ndahet nga jeta Hysen Bukoshi, atdhetari që vuajti burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë komuniste

    Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Hysen Bukoshi, ish-i burgosur politik, atdhetar dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

    Bukoshi, i lindur më 1 janar 1941 në Bukosh të Therandës, u përball që në moshë të re me përndjekjet politike për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare.

    Ai ishte arrestuar në Prizren, ku më pas ishte dënuar dhe kishte vuajtur burgun e Nishit në ish-Jugosllavi.

    Gjatë jetës së tij, Bukoshi përjetoi edhe burgjet e Shqipërisë komuniste, duke kaluar një pjesë të jetës nën përndjekje për shkak të bindjeve dhe angazhimit të tij kombëtar.

    Vdekja e tij shënon ndarjen nga jeta të një ish-të burgosuri politik dhe veprimtari që përjetoi burgosjet në dy sisteme komuniste.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hysen Bukoshi, a native who suffered prisons of former Yugoslavia and communist Albania

    He has passed away at the age of 85, Hysen Bukoshi, former political prisoner, native and national activist.

    Bukoshi, born January 1, 1941, in Bukosh, in Theranda, faced political persecution at an early age because of his national activity.

    He had been arrested in Prizren, where he was later sentenced and served the Nis prison in the former Yugoslavia.

    During his lifetime, Bukoshi also experienced prisons of Communist Albania, spending part of his life under persecution because of his national beliefs and engagement.

    His death marks the separation of life from a former political prisoner and activities that experienced imprisonment in two communist systems.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shpuan murin dhe vodhën 6 kilogramë ari nga argjendaria, dy persona përballen me aktakuzë

    Shpuan murin dhe vodhën 6 kilogramë ari nga argjendaria, dy persona përballen me aktakuzë

    Shpuan murin dhe vodhën 6 kilogramë ari nga argjendaria, dy persona përballen me aktakuzë

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të dyshuar për vjedhjen e rëndë të një argjendarie në kryeqytet, mbajtje të paautorizuar të armës dhe shpërlarje të parave.

    Sipas aktakuzës, vjedhja dyshohet se është kryer gjatë natës së 18 dhe 19 janarit, në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

    I pandehuri X.V., në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kishte depërtuar përmes murit të argjendarisë, duke përdorur një mjet elektrik prerës. Më pas, ata kishin hapur kasafortën dhe kishin marrë rreth gjashtë kilogramë ari, stoli dhe një armë zjarri.

    Vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vjedhje, sipas Prokurorisë, kap shumën prej 1 milion e 236 mijë eurosh, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së X.V., më 30 mars 2026, Policia kishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të llojit “Ekol Tuna”, një karikator dhe tre fishekë, të cilat dyshohet se i mbante pa autorizim.

    Dy të pandehurit, X.V. dhe B.B., dyshohet gjithashtu se kanë shpërlarë paratë e përfituara nga vjedhja, duke i përdorur ato për blerjen e një banese në Prishtinë.

    Sipas aktakuzës, B.B. kishte deponuar në gjashtë raste gjithsej 44 mijë e 300 euro në llogarinë e saj bankare, duke deklaruar se bëhej fjalë për kursime familjare dhe të ardhura nga veprimtari të ligjshme biznesore.

    Prokuroria dyshon se paratë ishin qarkulluar disa herë përmes llogarive bankare, me qëllim të fshehjes së prejardhjes së tyre të kundërligjshme. Ndërkaq, banesa, çmimi real i së cilës ishte 85 mijë euro, ishte paguar me para të gatshme nga B.B., në prani të X.V.

    Në kuadër të aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës konfiskimin e përhershëm të banesës dhe një veture, të cilat aktualisht janë nën urdhër ndalues përfundimtar.