Category: Lajme

  • Nuk do të dinë çfarë të bëjnë me paratë e tyre, Baba Vanga parashikoi një kthesë të pabesueshme për një shenjë zodiaku në vitin 2027

    Nuk do të dinë çfarë të bëjnë me paratë e tyre, Baba Vanga parashikoi një kthesë të pabesueshme për një shenjë zodiaku në vitin 2027

    Sipas interpretimeve të profecive të Baba Vangës së famshme, viti 2027 do të sjellë ndryshime të mëdha financiare për një shenjë të zodiakut.

    Pas vitesh pune të palodhur, sakrifice dhe durimi, ata më në fund hyjnë në një periudhë suksesi në biznes, fitimesh më të larta dhe stabiliteti të plotë financiar.

    Interpretimet astrologjike zbulojnë se paratë do të vijnë nga një sërë burimesh. Vlen të përmendet veçanërisht mundësitë e reja të biznesit, ngritjet në detyrë, pagat më të larta dhe fillimet e suksesshme të një udhëtimi sipërmarrës të pavarur.

    Një mundësi e papritur për Demin do të ndryshojë gjithçka

    Kjo shenjë me fat është Demi, dhe pika më e madhe e kthesës për ta do të vijë krejtësisht e papritur. Disa individë mund të gjejnë një punë me pagë dukshëm më të mirë, të tjerë do të fillojnë me sukses kompaninë e tyre, ndërsa të tjerë do të fillojnë të fitojnë para nga një ide që e kanë zhvilluar prej kohësh.

    Gjithashtu, dyert po hapen për Demin drejt partneriteteve dhe njohjeve të reja në biznes që do të kenë një ndikim vendimtar në karrierën e tyre.

  • Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës pas pjesës së parë

    Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës pas pjesës së parë

    Golin e epërsisë për kuqezinjtë e ka shënuar Ernest Muçi në minutën e tridhjetë e pestë të ndeshjes.

    Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi, duke pasur pesëdhjetë e katër për qind të posedimit të topit, kundrejt dyzet e gjashtë për qind sa kishte Finlanda.

    Megjithatë, finlandezët kanë pasur dy raste shënimi. 

    Edhe pse shqiptarët janë në avantazh, ndeshja ka edhe dyzet e pesë minuta të tjera dhe rezultati mund të ndryshojë.

    Ndeshja është pjesë e xhiros së pestë të Ligës C të Ligës së Kombeve.

    Burimi: RTKLive

  • Albania superior to Finland after first part

    The rising goal for the Reds has marked Ernest Muchi in the thirty-fiveth minute of the match.

    Albania has closed the first section in the preeminent, with fifty – four percent of the ball’s possession, against forty – six percent of Finland.

    However, Finnishs have had two cases of note. 

    Although Albanians are at the top, the match has another forty-five minutes, and the result could change.

    The match is part of the fifth lap of League of Nations C.

    Source Layer: RTKLive

  • Aleanca ia kujton VV-së sloganet, ia lidh me skandalet në pushtet

    Aleanca ia kujton VV-së sloganet, ia lidh me skandalet në pushtet

    Aleanca ia kujton VV-së sloganet, ia lidh me skandalet në pushtet

    Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me sloganet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i lidhur ato me zhvillimet dhe kritikat ndaj qeverisjes së kësaj partie gjatë gjashtë viteve në pushtet.

    Në një reagim të publikuar në Facebook, Xhemaili ka renditur disa nga sloganet e njohura të VV-së, duke pretenduar se ato janë jetësuar, por jo në shërbim të qytetarëve, por të interesave partiake.

    Duke iu referuar sloganit “Me zemër”, Xhemaili ka përmendur punësimet në KEK, për të cilat pretendon se janë bërë në baza partiake.

    Ndërsa sloganin “Erdhi dita” e ka lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe vështirësitë e qytetarëve për të përballuar faturat.

    Ai ka ironizuar edhe me sloganin “Krejt dhe drejt”, duke përmendur mbi një miliard euro të shpenzuara për importin e energjisë, si dhe me “Bashkë Qeverisim”, duke ngritur pretendime për ndërhyrje politike në punësime.

    Në reagimin e tij, Xhemaili ka përmendur edhe sloganet “Cep më cep”, “Mos lësho pe” dhe “Krejt për shtet, shtet për krejt”, duke i ndërlidhur me paralajmërimet për vështirësi energjetike, përgjimet e publikuara dhe akuzat për keqpërdorime.

    Në fund të reagimit, zëdhënësi i Aleancës i është drejtuar Prokurorisë me thirrjen: “Prokuroria, provat janë publike, qitja pikën!”

  • Alliance reminds VV’s slogans, links them to ruling scandals

    ZThe Alliance’s spokeswoman, the Xhemali Conservation, has ironised with the slogans of Vetevendosje Movement, linking them with developments and criticism of the ruling of this party over the six years in power.

    In a published Facebook response, Xhemaili has listed some of the VV’s popular slogans, claiming they have been lived, but not in the service of citizens, but in party interests.

    Referring to the slogan “With Heart, ” Xhemaili has mentioned employment at KEK, which he claims were done on party grounds.

    As day arrived, the slogan has linked it to expensive electricity and citizens’ difficulties in handling bills.

    It has been ironic with the slogan Krejt and directly, citing more than a billion euros spent on energy import, as well as with the Union Government, raising claims for political intervention in employment.

    In his reaction, Xhemaili also mentioned the slogans “Cep on the corner, don’t drop anything, and state, state for state, state for everything, linking them to warnings of energy difficulties, published wiretapping and abuse charges.

    At the end of the response, the Alliance’s spokesman has addressed the Prosecution with the call: Procuroria, evidence is public, drop point! )

  • Mbi 3,700 shkolla në Itali kërcënohen me bomba, shumica vendosin të mos mbyllen

    Mbi 3,700 shkolla në Itali kërcënohen me bomba, shumica vendosin të mos mbyllen

    Mbi 3,700 shkolla në Itali kërcënohen me bomba, shumica vendosin të mos mbyllen

    Mbi 3,700 shkolla në Itali kanë pranuar të enjten kërcënime për vendosjen e bombave, të cilat dyshohet se janë të rreme. Megjithatë, shumica dërrmuese e institucioneve arsimore kanë vendosur të qëndrojnë të hapura, pas udhëzimeve të reja të qeverisë për trajtimin e këtyre rasteve, transmeton klankosova.tv

    Sipas Reuters, kryeministrja Giorgia Meloni ka bërë të ditur se ndërtesat publike duhet të evakuohen vetëm në rastet kur ekzistojnë prova konkrete për rrezik, pasi vala e kërcënimeve të rreme të mërkurën kishte shkaktuar mbylljen e disa shkollave në mbarë Italinë.

    Sipas zyrës së kryeministres, të enjten kërcënime kanë pranuar gjithsej 3,778 shkolla, por vetëm 77 prej tyre janë evakuuar, disa vetëm për një periudhë të shkurtër.

    Përballë situatës, Meloni ka thirrur në zyrën e saj liderët e opozitës për të diskutuar mënyrën e trajtimit të incidenteve të ngjashme, ndërsa ka paralajmëruar hartimin e një protokolli për të kufizuar ndikimin e tyre.

  • Super gol nga Muçi, Shqipëria avancon ndaj Finlandës (VIDEO)

    Super gol nga Muçi, Shqipëria avancon ndaj Finlandës (VIDEO)

    Super gol nga Muçi, Shqipëria avancon ndaj Finlandës (VIDEO)

    Shqipëria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Finlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve, falë një supergoli të shënuar nga Ernest Muçi.

    Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 35-të me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës finlandeze.

  • Kurti takon Bersetin në Dublin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Kurti takon Bersetin në Dublin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Kurti takon Bersetin në Dublin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Dublin.

    “Në takimin që patëm sot në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, vazhduam bisedën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka theksuar gjithashtu se anëtarësimi do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    “Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shtoi më tej Kurti.

  • Anulimi i takimit nga ministri Vitia, reagon Racaj: Mos na detyroni të dalim në rrugë

    Anulimi i takimit nga ministri Vitia, reagon Racaj: Mos na detyroni të dalim në rrugë

    Anulimi i takimit nga ministri Vitia, reagon Racaj: Mos na detyroni të dalim në rrugë

    Pas anulimit të takimit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë reaguar përfaqësuesit e mjekëve të rinj.

    Ky takim ishte caktuar për nesër, por një ditë më parë, ata kanë pranuar një email që megjithatë një i tillë nuk do të mbahet.

    Nga kjo përgjigje e dikasterit me të cilin udhëheq Vitia të zhgënjyer dhe të indijuar janë shprehur përfaqësuesit e mjekëve të rinj.

    Besfort Racaj, në një postim në Facebook, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk po gjen kohë për ta dëgjuar zërin e tyre.

    “Ne përfaqësojmë profesionistë shëndetësorë, të cilët nesër pritet t’i shërbejnë këtij populli, por që sot nuk po gjejmë as hapësirën dhe as vëmendjen e institucioneve që duhet të na përfaqësojnë. Deri kur do të injorohemi? Deri kur do të presim? Deri kur do të na kërkohet durim, ndërkohë që problemet tona vetëm sa thellohen? KJO ËSHTË E PAPRANUESHME!”, ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se do të japin edhe një mundësi të fundit, ku do të presin deri të hënën që të mbahet takimi i caktuar, në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta.

    “Nuk do të tërhiqemi, nuk do të heshtim dhe nuk do të lejojmë që kërkesat tona legjitime të trajtohen si të parëndësishme. Kjo iniciativë nuk është çështje interesi personal dhe as përpjekje për privilegje. Është një betejë për dinjitetin, për të ardhmen tonë dhe për të ardhmen e shëndetësisë në Kosovë. Ne nuk po kërkojmë më shumë sesa mundësinë për t’i shërbyer popullit tonë! Nuk kemi sakrifikuar rininë për të mbetur të papunë, të papërkrahur dhe pa perspektivë. Kemi zgjedhur këtë profesion për të shëruar, për të shpëtuar jetë dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve tanë, të cilët presin me muaj e vite të tëra për të marrë shërbime mjekësore. Por, për ta bërë këtë, na duhet një shtet që na krijon mundësi, na dëgjon dhe na trajton me dinjitet.”, ka thënë ai.

  • Goli i Ernest Muçit po bën dallimin, Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës

    Goli i Ernest Muçit po bën dallimin, Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës

    Shqipëria e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.

    “Kuq e Zinjtë” ishin më të mirë në këta 45 minuta, ndërsa janë në epërsi minimale 1-0.

    Shqipëria e nisi më mirë për të krijuar disa aksione të shpejta, por që dështoi t’i finalizonte.

    Finlanda gjithashtu rrezikoi me dy aksione të shpejta, mirëpo Etrit Berisha me pritje fantastike ua mohoi golin.

    Heroi i Shqipërisë rezultoi të jetë Ernest Muçi, që shënoi një supergol nga distanca. Me një “raketë”, ylli i Trabzonsporit e la portierin mysafir plotësisht të shtangur.

    Berisha në fund faktikisht bëri edhe një pritje tjetër vendimtare për ta mbajtur rezultatin në 1-0.

    Kësisoj, Shqipëria është larg vetëm 45 minutave lojë për t’i marrë pikët e plota në “Air Albania”, stadium ky që sonte është plotësisht i mbushur./Telegrafi/