Category: Lajme

  • Kosova dhe Shqipëria në fokus të “Rubikonit” sonte, diskutohet bashkëpunimi mes dyja shteteve

    Kosova dhe Shqipëria në fokus të “Rubikonit” sonte, diskutohet bashkëpunimi mes dyja shteteve

    Kosova dhe Shqipëria në fokus të “Rubikonit” sonte, diskutohet bashkëpunimi mes dyja shteteve

    Emisioni “Rubikon” në Klan Kosova do t’ia kushtojë diskutimin e sontëm marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke vënë në fokus bashkëpunimin politik, diplomatik dhe ekonomik mes dy vendeve.

    Ku pajtohen dhe ku s’durohen Kosova dhe Shqipëria?

    A janë shqiptarët më të bashkuar sesa qeveritë e tyre?

    Sa po bashkëpunojnë Kosova dhe Shqipëria në politikë dhe diplomaci?

    Pse dy qeveritë nuk janë mbledhur bashkë që nga viti 2022?

    Sa përfitojnë ekonomikisht Kosova dhe Shqipëria nga njëra-tjetra?

    A po ecin dy shtetet drejt një të ardhmeje të përbashkët, apo po ndjekin rrugë të ndara?

    Në panel: Vehbi Kajtazi, Armand Shkullaku, Meliza Haradinaj, Arbër Vllahiu, Lirak Çelaj dhe Rrahman Paçarizi.

    Klan Kosova, 20:45.

  • 4 burra shpallen fajtorë për abuzim seksual ndaj një gruaje që drogohej nga bashkëshorti i saj

    4 burra shpallen fajtorë për abuzim seksual ndaj një gruaje që drogohej nga bashkëshorti i saj

    4 burra shpallen fajtorë për abuzim seksual ndaj një gruaje që drogohej nga bashkëshorti i saj

    Katër burra në Britani të Madhe janë shpallur fajtorë të enjten për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj një gruaje, e cila drogohej nga ish-bashkëshorti i saj dhe më pas u ofrohej për marrëdhënie seksuale personave të panjohur.

    Joanne Young zbuloi se ish-bashkëshorti i saj e kishte droguar vazhdimisht dhe e kishte reklamuar në internet për marrëdhënie seksuale me persona të panjohur për më shumë se një dekadë, transmeton klankosova.tv.

    Ish-bashkëshorti i saj, Philip Young, 50-vjeçar dhe ish-këshilltar lokal, kishte pranuar fajësinë në janar për më shumë se 50 akuza ndaj saj, përfshirë 11 raste përdhunimi, si dhe akuza që lidhen me incizimin e abuzimeve dhe publikimin e tyre në internet qindra herë.

    “Ky abuzim ma ka marrë jetën që njihja deri atëherë. Personi të cilit i besoja më shumë në botë më tradhtoi në mënyrën më të tmerrshme”, deklaroi Joanne Young para gjykatës.

    Sipas BBC, abuzimet u zbuluan nga policia vetëm pasi një llogari e lidhur me Philip Young publikoi në internet materiale me përmbajtje seksuale me kafshë në vitin 2024. Pas kësaj, autoritetet sekuestruan pajisjet e tij elektronike, ku gjetën video dhe fotografi që dokumentonin abuzimet ndaj gruas.

    Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani bëri të ditur këtë vit se kishte zbuluar një “rrjet vërtet ndërkombëtar” të përdhunimeve dhe sulmeve seksuale të lehtësuara përmes drogave, i cili organizohej në internet dhe kishte anëtarë në vende të ndryshme të botës.

    Zyrtarë të zbatimit të ligjit nga 10 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke bashkëpunuar në një operacion ndërkombëtar për të goditur këto krime.

    Joanne Young ka kërkuar që rasti i saj të shërbejë si shtysë për rishikimin e legjislacionit mbi pëlqimin në marrëdhëniet seksuale.

    “Ky rast ngre pyetje serioze se si ligji e trajton çështjen e pëlqimit. I bëj thirrje qeverisë që ta trajtojë këtë çështje si prioritet, në mënyrë që gratë të jenë të mbrojtura siç duhet në të ardhmen”, deklaroi ajo.

  • Zbulohen afatet kur pritet të nisë prodhimi i ekraneve për iPhone 18 dhe iPhone Air 2

    Zbulohen afatet kur pritet të nisë prodhimi i ekraneve për iPhone 18 dhe iPhone Air 2

    Apple prezantoi në shtator modelet iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe iPhone Duo, ndërsa versioni standard i iPhone 18 dhe modeli iPhone Air 2 pritet të lansohen gjatë pranverës së ardhshme.

    Ndërkohë, një raport i ri nga Koreja e Jugut ka zbuluar se kur pritet të nisë prodhimi masiv i ekraneve për këto dy modele, transmeton Telegrafi.

    Sipas burimeve të paidentifikuara nga industria, LG Display planifikon të nisë prodhimin masiv të paneleve OLED për modelet e reja drejt fundit të këtij viti, ndërsa Samsung Display pritet ta fillojë këtë proces në janar.

    “Prodhuesit e paneleve po u japin përparësi modeleve me vlerë më të lartë, Pro, Pro Max dhe iPhone Duo, deri në fund të vitit”, tha njëri prej burimeve, duke shtuar se ekranet për modelet standarde dhe Air kërkojnë sasi më të vogla dhe janë më pak komplekse për t’u prodhuar.

    Të dy kompanitë thuhet se po i përshtatin planet e prodhimit me lansimin e pritshëm në mars. Ky afat përputhet edhe me informacionet e publikuara muajin e kaluar nga një burim informues në platformën Weibo, sipas të cilit iPhone 18 do të prezantohet në mars, së bashku me iPhone 18e.

    Sipas raportimit, si Samsung Display, ashtu edhe LG Display do të furnizojnë panelet për iPhone 18. Ndërsa për iPhone Air 2, Samsung pritet të jetë furnizuesi i vetëm.

    Kjo lidhet me pritshmëritë për porosi më të kufizuara të ekraneve OLED për modelin Air, pasi gjenerata e parë e iPhone Air thuhet se pati një pritje të vakët në treg.

    Raporti pretendon se Apple ka vendosur të mos ndryshojë specifikimet e ekranit të iPhone Air 2, në mënyrë që të shfrytëzojë sa më shumë rezervat ekzistuese të paneleve. Për këtë arsye, porositë e reja pritet të jenë minimale.

    Ndërkohë, modelet standarde dhe Air zakonisht përbëjnë më shumë se 30 për qind të shitjeve të përgjithshme të iPhone-ve, ku modeli standard shitet në sasi më të mëdha sesa versioni Air.

    Kërkesa e lartë për iPhone 17 thuhet se ka ndikuar në suksesin e gjeneratës së mëparshme, çka shpjegon edhe interesimin e Samsungut dhe LG-së për të siguruar një pjesë më të madhe të porosive për serinë e ardhshme iPhone 18. /Telegrafi/

  • “Pa frikë”, Mauricio Pochettino flet për debutimin si trajner i Man Utd ndaj Liverpoolit

    “Pa frikë”, Mauricio Pochettino flet për debutimin si trajner i Man Utd ndaj Liverpoolit

    Mauricio Pochettino do ta nisë aventurën e tij te Manchester United me një përballje të madhe, pasi të dielën do të përballet me Liverpoolin në “Anfield”, në kuadër të Ligës Premier.

    Pavarësisht se dy skuadrat ndodhen në pozita krejtësisht të ndryshme në tabelën e klasifikimit, trajneri argjentinas ka bërë të qartë se Unitedi nuk do të udhëtojë në Liverpool me frikë, por me synimin për të marrë fitoren.

    “E dimë shumë mirë se çfarë përfaqëson kjo ndeshje dhe sa e rëndësishme është. Mendoj se jemi të vetëdijshëm se do të jetë një përballje e vështirë, por në të njëjtën kohë besojmë në mënyrën tonë të lojës”.

    Ai theksoi se skuadra e tij do të hyjë në fushë me ambicie për të fituar, duke kërkuar një paraqitje me guxim në një prej stadiumeve më të vështira në Angli.

    “Sigurisht që do të konkurrojmë. Do të shkojmë në ‘Anfield’ me synimin për të fituar, për të luajtur me guxim dhe për të qenë Manchester Unitedi, apo jo? Historia flet vetë për ne dhe për atë që duhet të presim nga Manchester Unitedi”.

    Pochettino kërkoi nga futbollistët e tij të mos kenë frikë nga kundërshtari dhe të marrin iniciativën gjatë ndeshjes.

    “Duhet të sigurohemi që të jemi guximtarë, ta marrim iniciativën dhe të shkojmë atje pa frikë, për t’u përballur me një skuadër shumë të mirë si Liverpooli”, përfundoi ai./Telegrafi/

  • Filli dentar inteligjent mat sheqerin dhe acidin urik: Rezultatet i dërgon drejtpërdrejt në telefon

    Filli dentar inteligjent mat sheqerin dhe acidin urik: Rezultatet i dërgon drejtpërdrejt në telefon

    Një pajisje e re shfrytëzon lëngun që gjendet mes dhëmbëve për të zbuluar ndryshime në organizëm. Rezultatet e para janë premtuese, por sa e besueshme është kjo metodë?

    Gjithnjë e më shumë studime tregojnë se shëndeti i dobët i gojës lidhet me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë demencën, diabetin, goditjen në tru, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

    Tani, një pajisje e re për pastrimin e hapësirave ndërmjet dhëmbëve mund të ofrojë një mënyrë për të monitoruar njëkohësisht shëndetin oral dhe metabolizmin e organizmit, pa qenë e nevojshme të shkohet në laborator.

    Në një studim paraprak, të publikuar në revistën shkencore Science Advances, matjet e glukozës dhe acidit urik me këtë pajisje treguan përputhje të konsiderueshme me rezultatet e analizave të gjakut.

    Si e analizon filli dentar inteligjent lëngun mes dhëmbëve?

    Pajisja është zhvilluar nga një ekip shkencëtarësh, i udhëhequr nga bioteknologia Hnin Yin Yin Nyein, në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Hong Kongut (HKUST).

    Ajo ngjan me një mjet të zakonshëm për pastrimin e dhëmbëve me fill dentar, por përmban një mekanizëm që mbledh lëngun dhe e drejton drejt një dhome mikrofluidike me biosensorë.

    Brenda pak minutash, sensorët matin nivelin e glukozës, acidit urik, peroksidit të hidrogjenit dhe vlerën e pH-së. Rezultatet transmetohen më pas pa tela në telefonin inteligjent.

    Lëngu që analizon pajisja nuk është pështymë. Bëhet fjalë për lëngun e brazdës gingivale, i cili gjendet në hapësirat e ngushta ndërmjet dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

    Për shkak të afërsisë me indet gingivale dhe qarkullimin e gjakut, ky lëng përmban metabolitë, proteina dhe tregues inflamatorë që mund të japin informacione për gjendjen shëndetësore.

    Shkencëtarët prej dekadash përpiqen ta shfrytëzojnë këtë lëng për diagnostikimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe çrregullimeve të tjera. Megjithatë, mbledhja e tij ka qenë e vështirë për shkak të sasisë shumë të vogël.

    Pastrimi me fill dentar mundëson lirimin dhe grumbullimin e një sasie të këtij lëngu, duke e bërë analizimin më praktik.

    Pajisja u testua te pjesëmarrës të shëndetshëm, por edhe te persona me diabet, hiperuricemi (nivel të rritur të acidit urik) dhe probleme të shëndetit oral.

    Matjet e glukozës treguan lidhje të fortë me vlerat e gjakut, ndërsa rezultatet e acidit urik gjithashtu shfaqën përputhje të rëndësishme.

    Përmes matjes së aciditetit dhe peroksidit të hidrogjenit, pajisja mund të ndihmojë edhe në vlerësimin e thellësisë së xhepave gingivalë, një tregues që stomatologët përdorin për diagnostikimin e sëmundjeve periodontale, transmeton Telegrafi.

    HKUST

    Rezultate premtuese, por nevojiten studime të tjera klinike

    Studiuesit besojnë se kjo teknologji mund të krijojë mundësi të reja për monitorimin jo-invaziv të glukozës dhe acidit urik.

    Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientët me diabet, hiperuricemi dhe periodontit, pasi çrregullimet metabolike dhe inflamacioni i mishrave të dhëmbëve mund të ndikojnë negativisht te njëri-tjetri.

    Megjithatë, pajisja ende nuk mund të konsiderohet zëvendësuese e analizave të gjakut.

    Një kufizim i rëndësishëm është se pothuajse gjysma e lëngut të mbledhur në disa mostra përbëhej nga pështyma, ndërsa në mostra mund të përzihej edhe gjak.

    Kur pështyma u analizua veçmas, ajo nuk tregoi informacion të mjaftueshëm për nivelin e glukozës. Prania e gjakut gjithashtu mund të ndikojë në rezultatet e matjeve.

    Autorët theksojnë se teknologjia ka nevojë për përmirësime dhe prova klinike më të mëdha, për të vërtetuar saktësinë dhe dobinë e saj në praktikën e përditshme.

    Sipas Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Hong Kongut, synimi është që një veprim i zakonshëm i higjienës orale të shndërrohet në një mënyrë të thjeshtë për monitorimin e personalizuar të shëndetit.

    Nëse studimet e ardhshme i konfirmojnë rezultatet, filli dentar inteligjent mund të bëhet një mjet plotësues në kujdesin ndaj pacientëve me sëmundje metabolike dhe probleme të mishrave të dhëmbëve. /Telegrafi/

  • Trumpin e zë ‘gjumi’ gjatë fjalimit të Xi Jinpingut në samitin e APEC-ut

    Trumpin e zë ‘gjumi’ gjatë fjalimit të Xi Jinpingut në samitin e APEC-ut

    Presidenti amerikan, Donald Trump, është vënë në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje nga seanca plenare e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ku ai shihet me sytë e mbyllur ndërsa presidenti kinez, Xi Jinping, po mbante fjalim.

    Teksa Xi po fliste në një tryezë të rrumbullakët për rëndësinë e tregtisë së lirë dhe të hapur, kamera u përqendrua te Trumpi, i cili dukej se i kishte sytë mbyllur për rreth 10 sekonda.

    Pamjet, të transmetuara fillimisht nga Televizioni Qendror i Kinës (CCTV), u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

    Kritikët e presidentit amerikan, përfshirë grupin “Republicans Against Trump”, pretenduan se videoja e tregonte atë duke fjetur gjatë takimit.

    Trumpi, 80 vjeç, është përballur vazhdimisht me pikëpyetje lidhur me moshën e tij, veçanërisht pas disa rasteve të mëparshme kur është dukur sikur po e zinte gjumi gjatë paraqitjeve publike.

    Megjithatë, ai i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime. Në janar, duke iu përgjigjur kritikave, Trump kishte deklaruar se takimet i duken “relaksuese” dhe se në ato raste thjesht po “i mbyllte dhe hapte sytë”.

    Në të kaluarën, Trump kishte kritikuar shpesh paraardhësin e tij, Joe Biden, i cili është tre vjet më i moshuar, duke e quajtur “Sleepy Joe” dhe duke vënë në pikëpyetje energjinë dhe aftësinë e tij për të ushtruar detyrën e presidentit. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 1.200 eurosh për kanosje, përfundon në burg për 60 ditë – ky është i arrestuari në Obiliq

    Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 1.200 eurosh për kanosje, përfundon në burg për 60 ditë – ky është i arrestuari në Obiliq

    Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 1.200 eurosh për kanosje, përfundon në burg për 60 ditë – ky është i arrestuari në Obiliq

    Një gjobë prej 1.200 eurosh, e shqiptuar për veprën penale “Kanosja”, i është shndërruar në 60 ditë burgim një personi në Obiliq, pasi nuk e kishte paguar shumën e përcaktuar. Ai është arrestuar nga Policia në bazë të urdhëresës së Gjykatës dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Samed Salihun, ndaj të cilit ekzistonte një urdhëresë aktive për arrestim.

    Sipas informacioneve të siguruara, Salihu ishte dënuar me gjobë në vlerë prej 1.200 eurosh për veprën penale “Kanosja”.

    Mirëpo, për shkak të mospagesës së gjobës, dënimi financiar i ishte zëvendësuar me burgim në kohëzgjatje prej 60 ditësh.

    Arrestimi i tij është realizuar të mërkurën, më 18 nëntor, rreth orës 20:20, në Obiliq.

    Pas zbatimit të urdhëresës gjyqësore, Salihu është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

    Nga informacionet e siguruara nuk bëhen të ditura rrethanat e rastit të kanosjes për të cilin ishte dënuar.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive He didn’t pay the 1,200-euro fine for the jump, ends up in jail for 60 days. He’s an Obilic prisoner.

    A fine of 1,200 euros, pronounced for criminal work ãozya, has been returned to a person’s 60 days in Obilic because he had not paid the set amount. He has been arrested by police on the basis of the Court’s ordinance and sent for the suffering of punishment, teaches exclusively the Signal newspaper.

    Signal sources suggest this is about Samed SalihTo whom there was an active warrant for arrest.

    According to information provided, Salih had been sentenced to fines worth 1,200 euros for criminal work AtjeCanosja.

    However, because of his failure to pay the fine, his financial sentence had been replaced in prison for 60 days.

    His arrest was carried out on Wednesday, November 18th, around 20:20, in Obilic.

    After implementing the court order, Salihu has been sent to the correct institution for the suffering of the sentence.

    Information provided does not reveal the circumstances of the canning for which he was convicted.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Lëreni propagandën”, Bajrami sfidon Qeverinë për 100 mijë vendet e punës

    “Lëreni propagandën”, Bajrami sfidon Qeverinë për 100 mijë vendet e punës

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar pretendimin e Qeverisë se gjatë mandatit të saj janë krijuar 100 mijë vende të reja pune, duke iu referuar të dhënave për numrin e kontribuuesve në Trustin Pensional të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Let the propaganda go, Bajrami challenges government for 100,000 jobs.

    Democratic League of Kosovo MP Hykmete Bajrami has criticised the government’s claim that 100 thousand new jobs have been created during its mandate, referring to data for the number of contributors to the Kosovo Pension Trust.

    Source Layer: Dukeagini