Category: Lajme

  • Mickoski nga Berlini: Maqedonia e Veriut mbështet paqen e drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

    Mickoski nga Berlini: Maqedonia e Veriut mbështet paqen e drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë në Berlin në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve, kushtuar situatës aktuale në Ukrainë dhe përpjekjeve për arritjen e paqes. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

    Takimi, i organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, u përqendrua në intensifikimin e përpjekjeve për përfundimin e luftës dhe bashkërendimin e veprimeve mes partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara.

    Mickoski bëri të ditur se Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar mbështetjen për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

    Në deklaratën e tij, kryeministri Mickoski theksoi:

    “E konfirmuam mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, përmes dialogut, diplomacisë dhe koordinimit me aleatët tanë”, ka shkruar Mickoski.

  • Mickoski from Berlin: Northern Macedonia backs fair and lasting peace in Ukraine

    Northern Macedonia Prime Minister Hristian Mickoski has participated in Berlin at the Coalition of Volnets meeting, dedicated to the current situation in Ukraine and efforts to achieve peace. Minister of Foreign Affairs and Foreign Trade Timcho Mukunski attended the meeting.

    The meeting, organised by German Chancellor Friedrich Merz, focused on intensifying efforts to end the war and co-ordination of actions between European partners and the United States.

    Mickoski announced that North Macedonia has confirmed support for achieving a just and lasting peace in Ukraine.

    In his statement, Prime Minister Mickoski stressed:

    We confirmed our country’s support for efforts to achieve a fair and lasting peace in Ukraine through dialogue, diplomacy and co-ordination with our allies, Mickoski wrote.

  • OVL e UÇK-së kërkon përshpejtimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    OVL e UÇK-së kërkon përshpejtimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e këtij procesi, duke e cilësuar të papranueshme që një çështje kaq e rëndësishme të pengohet nga përplasjet politike apo presioni i bashkësisë ndërkombëtare.

    “Qeveria dhe shumica parlamentare duhet ta kenë të qartë se përgjegjësia e tyre është të veprojnë dhe të mos lejojnë që vonesat të bëhen pengesë për përfundimin e këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

    Organizata ka kritikuar edhe përdorimin e kësaj çështjeje për krijimin e ndasive politike dhe thellimin e përçarjeve ndërmjet subjekteve politike.

    OVL e UÇK-së ka paralajmëruar se, nëse procesi vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti, do të kundërshtojë këtë qasje përmes organizimit të protestave gjithëpopullore.

    Në komunikatë, organizata kërkon që ndryshimet ligjore të miratohen brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.

    Burimi: RTKLive

  • KLA OVL urges acceleration of changes to Special Law

    In a media communiqué, the KLA’s OVL has voiced concern about procrastinating this process, noting it unacceptable that such an issue is hampered by political clashes or pressure from the international community.

    The government and the parliamentary majority should have it clear that their responsibility is to act and not allow delays to become an obstacle to the outcome of this process, the communique said.

    The organisation has also criticised the use of this issue for creating political divisions and deepening divisions among political subjects.

    The KLA’s OVL has warned that, if the process continues to drag on and does not end soon, it will challenge this approach through organising widespread protests.

    In the communiqué, the organisation requires legal changes to be adopted within the shortest deadline allowing parliamentary and institutional procedures.

    Source Layer: RTKLive

  • Policia interviston 6 zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Inspekcionit

    Policia interviston 6 zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Inspekcionit

    Policia e Kosovës ka intervistuar gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Inspekcionit, ndërsa Prokuroria i ka lënë në procedurë të rregullt.

    Policia e Kosovës ka intervistuar gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Bekim Brestovcin. Pas përfundimit të intervistave dhe konsultimit me prokurorin, është vendosur që ndaj gjashtë të dyshuarve të vazhdohet në procedurë të rregullt, me kallëzim penal. Sipas burimeve të RTKLive ata janë intervistuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Zyrtarët e intervistuar janë:

    1. Bekim Brestovci – drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit;

    2. Menduh Halili – shef i Sektorit të Ndërtimit;

    3. Blerim Thaçi – inspektor;

    4. Veton Demolli – inspektor;

    5. Lorik Zhubi – inspektor;

    6. Mergim Shala – inspektor.

    Burimi: RTKLive

  • Police interview 6 Pristina municipality officials, including the Director of Information

    Kosovo police have interviewed six Pristina municipality officials, including the Director of Inscition, while the prosecution has left them in regular procedure.

    Kosovo police have interviewed six Pristina municipality officials, including the Director of the Directorate of Incision, Bekim Brestovcin. After the completion of interviews and consultation with the prosecutor, it is decided that six suspects will continue in regular procedure, with criminal speculation. According to RTKLi sources, they have been interviewed under suspicion of misuse of official duty.

    Officials interviewed are:

    1. Bekim Brestovci .. director of the Directorate of Inspection;

    2. Menduh Halili chief of Construction Sector;

    3. Blem Thaci inspector;

    4. Veton Demolli ? Inspector;

    5. Lorik Jubei Inspector;

    6. Mergim Shala Inspector.

    Source Layer: RTKLive

  • Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës

    Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës

    Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, duke theksuar se një ndër prioritetet do të jetë mbështetja për kategoritë e shoqërisë që nuk janë pjesë e tregut të punës.

    Gjatë diskutimit për projektbuxhetin, Murati tha se synimi është që mbështetja të orientohet te këto grupe shoqërore.

    Ai bëri të ditur se Kosova vitin e ardhshëm do të ketë 8 për qind të Bruto Produktit Vendor, pa dhënë në deklaratën e tij më shumë detaje rreth kësaj shifre.

    Sipas tij, qëllimi është që planifikimi të bëhet në mënyrë më të mirë, në mënyrë që të sigurohet edhe ekzekutimi më i mirë i projekteve.

    Murati shtoi se, nëse tejkalohen sfidat globale, Kosova do të ketë një periudhë më të qetë.

  • OVL e UÇK-së paralajmëron protesta gjithëpopullore nëse zvarritet ndryshimi i Ligjit për Specialen

    OVL e UÇK-së paralajmëron protesta gjithëpopullore nëse zvarritet ndryshimi i Ligjit për Specialen

    OVL e UÇK-së paralajmëron protesta gjithëpopullore nëse zvarritet ndryshimi i Ligjit për Specialen

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet politike rreth plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Përmes një reagimi publik, OVL e UÇK-së ka vlerësuar se është e papranueshme që një çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare.

    “Për ne, si veteranë të UÇK-së, është tërësisht e papranueshme që kjo çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u bën thirrje shumicës parlamentare dhe të gjitha subjekteve politike që t’i lënë anash dallimet partiake dhe ta përfundojnë sa më parë këtë proces.” – thuhet në njoftim.

    OVL e UÇK-së ka ritheksuar se është e papranueshme dhe e pandershme që një çështje kaq e ndjeshme të shfrytëzohet për të krijuar ndasi politike apo për të thelluar përçarjet mes subjekteve politike.

    “Pavarësisht deklarimeve publike për vullnet politik, nëse ky proces vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti, OVL e UÇK-së paralajmëron se do t’i kundërvihet kësaj qasjeje përmes organizimit të protestave gjithëpopullore”

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon që plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.

  • Putini vendos kusht për përfshirjen evropiane në bisedimet për luftën në Ukrainë

    Putini vendos kusht për përfshirjen evropiane në bisedimet për luftën në Ukrainë

    Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka deklaruar se Kremlini është i gatshëm të përfshijë përfaqësues evropianë në negociatat për Ukrainën, por vetëm pasi ata të shkojnë në Moskë për të diskutuar propozimet e tyre.

    Ai i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp pas një takimi trepalësh me liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në Shenzhen, raportoi shërbimi rus i BBC-së, sipas agjencisë Ukrinform, përcjell Telegrafi.

    Kreu i Kremlinit pohoi se Rusia është pajtuar që siguria e Ukrainës “duhet të përfshihet në sigurinë evropiane”, duke shtuar se “do të ishte e çuditshme të diskutohej për sigurinë e Evropës pa Evropën”.

    “Kjo është arsyeja pse ne ramë dakord (për përfshirjen evropiane – shën. red.), por fillimisht ata duhet të vijnë në Moskë që të mund ta diskutojmë këtë me ta”, citohet të ketë thënë Putini.

    Njëkohësisht, ai i cilësoi si “të kota” përpjekjet e vendeve perëndimore për “të na shtyrë diku ku nuk kemi ndërmend të shkojmë”, veçanërisht sa i përket çështjes së territorit.

    Sipas kreut të Kremlinit, Rusia nuk do të “lëvizë” nga qëndrimi i saj për këtë çështje.

    Putini përsëriti se Moska niset nga “realitetet në terren”, që do të thotë se Rusia nuk ka ndërmend t’i kthejë Ukrainës territoret që ka pushtuar që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të gjerë, thuhet në raportim.

    “Ne nuk do të sakrifikojmë asgjë; synojmë të kërkojmë kompromise dhe besojmë se ato janë të mundshme”, tha ai.

    Sipas Putinit, dhënia fund e luftës do të kërkonte që qeveritë e Ukrainës dhe të vendeve evropiane t’i pranojnë këto të ashtuquajtura realitete në terren dhe të bien dakord për formalizimin e tyre.

    Kujtojmë se të enjten, në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen të Kinës, presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një takim trepalësh. /Telegrafi/

  • Jona i rrëfehet Vëllait të Madh: Fuego e ka shprehur pëlqimin ndaj meje

    Jona i rrëfehet Vëllait të Madh: Fuego e ka shprehur pëlqimin ndaj meje

    Jona Krasniqi, banorja e Big Brother VIP Kosova, i ka rrëfyer Vëllait të Madh se Fuego i ka shprehur asaj pëlqim.

    “Fuego ma ka shpreh pak a shumë pëlqimin ndaj meje, u kanë edhe pak prej javës të parë, në ditët në fillim, si në mënyrë indirekte, direkte, por tani u patëm distancu, tani ai u kanë edhe me Olechkën e tash ma ka shpreh pëlqimin, nuk më pengon se është e drejta e tij. Për momentin po e ruan një lloj distance, dhe respekti”, u shpreh Jona.

    Në një video paraprake, shihet një bashkëbisedim mes dyshes, çka duket se konfirmon atë çfarë ka deklaruar Jona.

    “Unë në moment që më ke pëlqy si çikë kam ardhë ta kom thënë edhe tani mo nuk kena pas raport”, ka thënë Fuego mes tjerash, duke permendur gjithashtu raportin e tij me Olechkën.

    “Besoj që në rregull jena. Unë apet kom qejf me pas muhabet me ty e kena nji muhabet të mirë, kena tema boll për çka me folë, edhe jena në rregull”, shtoi reperi tutje pa elaboruar më tutje diçka për raportin e tyre.

    Në një video tjetër, ata sqaruan edhe më tutje derisa Jona i përmendi edhe relacionin që ka patur me Olechkën.

    “Jashtë që the ma shumë më pëlqen Olechka, edhe pram ma ke thënë edhe është totalisht e kuptueshme edhe arsyet që mi ke thënë janë të kuptueshme”, tha Jona.

    “Qata mos të lë najsen për me mendu ti diçka”, i ka kthyer Fuego.

    Megjithatë mbetet të shihet në vijim se si do të zhvillohet raporti i tyre brenda shtëpisë së BBVK-së.