Category: Lajme

  • Studentët protestojnë para Rektoratit të UP-së, kërkojnë nga rektori Hajrullahu të tërheqë emailin dhe të kërkojë falje

    Studentët protestojnë para Rektoratit të UP-së, kërkojnë nga rektori Hajrullahu të tërheqë emailin dhe të kërkojë falje

    Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas pakënaqësive lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit Arben Hajrullahu me studentët.

    Protesta është organizuar pas një emaili të dërguar nga rektori, të cilin studentët e kanë interpretuar si kërcënues.

    Gjatë protestës, njëri nga studentët i është drejtuar drejtpërdrejt rektorit Hajrullahu, duke i kërkuar që ta tërheqë emailin dhe të kërkojë falje.

    Studenti ka kundërshtuar edhe krahasimin që, sipas tij, rektori ua ka bërë studentëve me “regjimin serb”, duke e konsideruar një gjuhë të papranueshme ndaj tyre.

    Ndërkaq, rektori Arben Hajrullahu i ka ftuar protestuesit që të hyjnë në objektin e Rektoratit për të zhvilluar dialog.

    Ai ka thënë gjithashtu se Policia nuk ka çfarë të kërkojë në oborrin e Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar që situata të trajtohet përmes komunikimit dhe dialogut.

  • Buxheti 2027 në Shqipëri, rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit

    Buxheti 2027 në Shqipëri, rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka prezantuar disa nga prioritetet e projektbuxhetit për vitin 2027, duke theksuar rritjen e mbështetjes financiare për familjet shqiptare dhe investimet në sigurinë publike. Një nga masat kryesore të parashikuara është rritja mesatare me 27% e pagave për 8.174 punonjës të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë.

    Gjatë fjalës së tij, Demo u shpreh se projektbuxheti i vitit 2027, i pari që kalon vlerën 10 miliardë euro, synon që rritja ekonomike të reflektohet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

    “Suksesi i ekonomisë nuk matet vetëm me miliardat në euro, por me atë që ndryshon në jetën e çdo familjeje”, deklaroi ministri.

    Sa i përket mbështetjes sociale, Demo bëri të ditur se parashikohet dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, ndërsa bonusi i bebeve do të jepet çdo muaj deri në moshën 5 vjeç. Gjithashtu, projektbuxheti parashikon dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rritjen e bursave për studentët në nevojë nga 10 mijë në 25 mijë lekë.

    Një tjetër masë e prezantuar nga ministri është ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte bazë të shportës ushqimore, me synimin për të lehtësuar shpenzimet e përditshme të familjeve.

    “Që nga buka, qumështi, mielli, vaji e vezët, synimi ynë është që familjet të paguajnë më pak për nevojat e përditshme”, u shpreh Demo.

    Ai përmendi gjithashtu lehtësimin e tatimit mbi pagën për shtresën e mesme, si një tjetër instrument për rritjen e të ardhurave që mbeten në dispozicion të familjeve.

    Në fokus të projektbuxhetit është edhe forcimi i sigurisë publike, përmes rritjes së financimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, investimeve në teknologji, pajisje dhe përmirësimit të kushteve të punës për punonjësit e Policisë së Shtetit.

    “Pas çdo uniforme është një njeri, është një familje, është një sakrificë e përditshme që meriton vlerësim”, theksoi ministri, duke iu referuar rritjes së pagave për efektivët.

    Demo u ndal edhe te financimi për pushtetin vendor, duke theksuar se mbështetja për bashkitë duhet të përkthehet në shërbime më cilësore, përmirësim të infrastrukturës në lagje dhe zhvillim të komuniteteve.

    “Ky është qëllimi ynë: që rritja e ekonomisë të ndihet në çdo shtëpi shqiptare. Te pensioni i gjyshërve, te paga e prindërve, te mundësitë për fëmijët dhe te siguria e familjes”, përfundoi Demo.

  • Albania’s 2027 budget, salary growth at 27% for 8 thousand state police employees

    Interior Minister Ervin Demo has introduced some of the project priorities for 2027, stressing increased financial support for Albanian families and investments in public security. One of the main measures envisioned is average growth of 27% of wages for 8,174 State Police employees, including the effect of seniority on the job.

    During his speech, Demo said that the 2027 draft budget, the first to exceed 10 billion euros, aims for economic growth to be reflected directly in the lives of citizens.

    )The success of the economy is measured not only by billions in euros but by what changes in each family’s lifeThe Minister said.

    As far as social support is concerned, Demo indicated that a double monthly bonus for pensioners is forecast, while the baby bonus will be given every month until the age of 5. The project also envisions doubling support for disabled children and increasing scholarships for needy students from 10,000 to 25 thousand dollars.

    Another measure presented by the minister is the VAT reduction to 6% for 54 basic food basket products, with the aim of facilitating daily household expenses.

    )Since bread, milk, flour, oil, and eggs, our goal is for families to pay less for their daily needsDemo said.

    He also mentioned easing the income tax for the middle class, as another instrument for raising income available to families.

    The focus of the draft budget is also strengthening public safety through increased financing for the Ministry of Internal Affairs, investments in technology, equipment and improved working conditions for state police employees.

    )Behind each uniform is a human, is a family, is a daily sacrifice worthy of recognitionʹ, the minister stressed, referring to wage increases for the effective.

    Demo also stopped by funding for local government, stressing that support for municipalities should be translated into better quality services, improved infrastructure in neighbourhoods and communities development.

    This is our goal: for economic growth to be felt in every Albanian home. The pension of grandparents, of parents’ salary, of opportunities for children and family safety, Demo concluded.

  • SPAK merr dosjen e 700 mijë eurove të zhdukura në Postën e Durrësit, dyshime për grup të strukturuar kriminal

    SPAK merr dosjen e 700 mijë eurove të zhdukura në Postën e Durrësit, dyshime për grup të strukturuar kriminal

    Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e rreth 700 mijë eurove nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës, pasi Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm shpalli moskompetencën dhe ia përcolli çështjen SPAK-ut.

    Këtë të enjte, më 19 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme është hedhur shorti për caktimin e prokurorit që do të marrë në shqyrtim dosjen. Shkak për kalimin e hetimeve në SPAK janë dyshimet se përvetësimi i shumës mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

    Sipas burimeve, hetimet mund të shtrihen edhe drejt ish-zyrtarëve, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të mësuar emrin ose emrat konkretë, nuk ka pasur konfirmim zyrtar.

    Ngjarja u zbulua pas një kontrolli të brendshëm të Postës Shqiptare, ku rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, 69 milionë lekë ishin regjistruar si transferta drejt degëve të Shijakut dhe Krujës, por nuk kishin mbërritur asnjëherë në destinacion.

    Sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për 11 mandat-pagesa, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar lëvizjen e shumave të parave nga arka drejt zyrave të drejtuesve të filialit.

    Për këtë çështje janë arrestuar ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

  • Aksion kundër trafikimit me njerëz, kontrollohen mbi 100 lokale, 15 mbyllen

    Aksion kundër trafikimit me njerëz, kontrollohen mbi 100 lokale, 15 mbyllen

    Aksion kundër trafikimit me njerëz, kontrollohen mbi 100 lokale, 15 mbyllen

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar plan operativ kundër trafikimi me qenie njerëzore, aksion të cilin e ka zhvilluar në në koordinim dhe bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Qendror i Tregut,  Inspektorati Qendror i Punës, inspektorë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe inspektorë sanitar dhe mbështetur po ashtu nga: Departamenti i Kufirit –Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Njësit Speciale NJSO, NJRSH dhe zyrtarë nga Drejtoritë Rajonale përkatëse.

    Gjatë këtij aksioni, është bërë kontrollimi i 40 lokaleve (Muzikë Live) në tërë territorin e vendit, ku janë hasur gjithsej 285 persona (223  femra dhe 62 meshkuj), prej tyre 117 shtetas të Kosovës ndërsa 168 shtetas të huaj (155 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë,  3 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Kolumbisë), ku 8 prej këtyre lokaleve janë mbyllur.

    ‘’ Kontrollimi i 62 ‘Qendrave të Masazhit’, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 120 persona (94 femra dhe 26 meshkuj), prej tyre 73 shtetase të Kosovës ndërsa 47 shtetase të huaj ( 19 femra shtetase te Shqipërisë,  27 femra shtetase të Tajlandës,  1 femër shtetase e Serbisë). Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’,  7  janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Komunikata e plotë:

    Policia realizon plan operativ kundër trafikimit me qenie njerëzore

    Prishtinë, më 19 nëntor 2026

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka hartuar Planin Operativ ‘Vjeshta 2026’, dhe të njëjtin e ka realizuar me aktivitete në teren. Nga data 03-17.11.2026, Policia në koordinim dhe bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Qendror i Tregut -MINT,  Inspektorati Qendror i Punës, inspektorë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe inspektorë sanitar dhe mbështetur po ashtu nga: Departamenti i Kufirit –Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Njësit Speciale NJSO, NJRSH dhe zyrtarë nga Drejtoritë Rajonale përkatëse, janë kryer aktivitet në vijim:

    Kontrollimi i 40 lokaleve (Muzikë Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 285 persona (223  femra dhe 62 meshkuj), prej tyre 117 shtetas të Kosovës ndërsa 168 shtetas të huaj (155 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë,  3 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Kolumbisë).

    Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.

    Kontrollimi i 62 ‘Qendrave të Masazhit’, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 120 persona (94 femra dhe 26 meshkuj), prej tyre 73 shtetase të Kosovës ndërsa 47 shtetase të huaj ( 19 femra shtetase te Shqipërisë,  27 femra shtetase të Tajlandës,  1 femër shtetase e Serbisë).

    Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’,  7  janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët.

    Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të kundërvajtjeve “Marrje me prostitucion” – Eskorta ku janë arrestuar gjithsejtë 8 persona: 4 meshkuj  (3 kosovarë dhe 1 shtetas i Shqipërisë), 1 femër shtetase e Brazilit dhe 3 femra shtetase të Kolumbisë

    Për kundërvajtjet  “Marrje me Prostitucion”,  janë dorëzuar fletëparaqitjet në Gjykatë ku të  dyshuarve u është shqiptuar dënimi me gjobë, ndërsa shtetaseve të huaja me vendim të Gjykatës u është shqiptuar edhe masat plotësuese  ‘Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës ‘ dhe ndalës hyrje ne RKS  prej 6 muaj deri në 3 vite.

    Gjatë realizimit të këtij plani të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në Lokale muzikës, Qendra masazhi dhe Esacorta u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk  ka rezultuar me ndonjë rast të kësaj natyre.

    Burimi: Insajderi

  • Anti- human trafficking action, over 100 locals controlled, 15 closed

    Kosovo police have announced that they have carried out operational plan against trafficking in human beings, action they have conducted in co-ordination and co-operation with inspectors from the Market Central Inspectorate, Central Labour Inspectorate, inspectors from the Kosovo Tax Administration and the Sanitary Inspectors, and supported also by: The Department of Borders Director for Migration and Foreigners, Special Unit NJSO, NJRSH and officials from relevant Regional Directors.

    During this action, the search has been made of 40 locals (Music Live) throughout the country, where a total of 285 persons — (223 women and 62 men), of them 117 citizens of Kosovo, while 168 foreign nationals (155 female citizens of Albania, 9 female citizens of Serbia, 3 female citizens in Northern Macedonia, 1 female citizen of Colombia — with 8 of these locals closed.

    A total of 120 persons (94 women and 26 males), of them 73 citizens of Kosovo, while 47 foreign nationals (19 female citizens of Albania, 27 female citizens of Thailand, 1 female citizens of Serbia). From these stations, the Massage Centre, 7 are closed for violations of administrations by inspectors, said in the announcement.

    Full communication:

    Police carry out operational plan against human trafficking

    Pristina, November 19, 2026

    Police investigators from the Directorate for Trafficking in Human Beings have drafted the Operational Plan, including 2026, and carried out the same with activity in the field. From the date 03-17.11.2026, police in co-ordination and collaboration with inspectors from the Central Market Inspectorate – MINT, Central Labour Inspectorate, inspectors from the Kosovo Tax Administration and the Sanitary Inspectors, and also supported by: The Border Department for Migration and Foreign Affairs, Special Unit NJSO, NJRSH and officials from relevant Regional Directors have conducted ongoing activities:

    Control of 40 locals (Music Live) throughout the territory of the Republic of Kosovo, where a total of 285 persons were encountered (223 females and 62 males), of them 117 citizens of Kosovo, while 168 foreign nationals (155 female citizens of Albania, 9 female citizens of Serbia, 3 female citizens of Northern Macedonia, 1 female citizen of Colombia).

    Of these surveyed establishments, 8 have been closed for administrative violations by MINT inspectors.

    Control of 62 Massage Centres, throughout the territory of the Republic of Kosovo, where a total of 120 persons (94 women and 26 males) have been encountered, of them 73 citizens of Kosovo, while 47 foreign nationals (19 female citizens of Albania, 27 female citizens of Thailand, 1 female citizen of Serbia).

    From these stations the Massage Centre, 7 have been closed for violations of administrations by inspectors.

    Four cases of illegal prostitution involving prostitution have been recorded in this plan. A total of 8 people have been arrested — 4 male (3 Kosovars and 1 citizen of Albania), 1 female citizen of Brazil and 3 female citizens of Colombia

    For wrongdoings with prostitution, papers have been handed over to the Court where suspects have been sentenced with fines, while foreign citizens with the court’s ruling have also been given additional measures of duty from the territory of the Republic of Kosovo PACE and halting access to RKS for 6 months to 3 years.

    During this plan, all the workers encountered working in local music, the massage centre and Esassarta have been given the opportunity to declare whether any of them are victims of some form of exploitation (trafiction), but it has not resulted in any case of this nature.

    Source Layer: Insander

  • Institucionet në takim, kërkojnë zgjidhje të përhershme të problemit me lëvizjen e pakontrolluar të bagëtive në Kriva Pallankë

    Institucionet në takim, kërkojnë zgjidhje të përhershme të problemit me lëvizjen e pakontrolluar të bagëtive në Kriva Pallankë

    Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u mbajt një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve kompetente dhe Komunës së Kriva Palankës, i dedikuar për harmonizimin e hapave të përbashkët për zgjidhje të përhershme të problemit të lëvizjes së pakontrolluar të bagëtive në territorin e komunës.

    Në takim morën pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Jovica Andovski, Drejtoresha e Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Irena Ilievska, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe koordinatori kombëtar nga Qeveria.

    Në Komunën e Kriva Palankës morën pjesë Kryetari i Bashkisë Sashko Mitovski, Komandanti i Shtabit të Krizave të Komunës, si dhe Kryetari i Këshillit të Komunës, Mile Trajkovski.

    Diskutimet kishin për qëllim koordinimin e institucioneve kompetente dhe harmonizimin e veprimeve të mëtejshme, me qëllim mbrojtjen e sigurisë, shëndetit dhe pronës së qytetarëve.

    Diskutimet dhe koordinimi do të vazhdojnë nesër, me qëllim harmonizimin e një qëndrimi të përbashkët dhe përcaktimin e aktiviteteve të ardhshme. Qytetarët dhe publiku do të informohen me kohë për rezultatin e diskutimeve dhe hapat e dakorduar.

    Komuna e Kriva Palankës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente dhe për veprime konkrete për tejkalimin e përhershëm të problemit.

  • Institutions at the meeting, require permanent solution to the problem with the uncontrolled movement of livestock in Kriva Pallanca

    In the Ministry of Agriculture, Forestry and Water Economy, a co-ordination meeting was held with representatives of competent institutions and the Kriva Palanka municipality, dedicated to harmonising joint steps for permanent resolution of the problem of the uncontrolled movement of livestock on the territory of the municipality.

    Agriculture, Forestry and Water Economy Minister Borce Serafimovski, Food and Veterinary Agency Director Jovica Andovski, Director of the Agency for Confirmed Property Management, Irena Ilievska, Directorate for Protection and Rescue Director Stojance Angelov, representatives of the Interior Ministry and national co-ordinator from the government.

    Mayor Sasko Mitovski, Commander of the Komuna Crisis Staff, and Communist Council Chairman Mile Trajkovski participated in the Kriva Palanka municipality.

    Discussions aimed at co-ordinating competent institutions and harmonising further actions, aimed at protecting the safety, health and property of citizens.

    Discussions and co-ordination will continue tomorrow, aimed at harmonising a common position and determining future activities. Citizens and the public will be informed in time about the outcome of discussions and agreed steps.

    The Kriva Palanka municipality remains committed to co-operation with all competent institutions and concrete actions for the permanent overcoming of the problem.

  • Jona pretendon se ka një informacion për Kledjën, i drejtohet Nichit: Besoj që ti ki me kanë ai që ki me ndërru mendim për të

    Jona pretendon se ka një informacion për Kledjën, i drejtohet Nichit: Besoj që ti ki me kanë ai që ki me ndërru mendim për të

    Jona dhe Nichi kanë zhvilluar një diskutim lidhur me Kledjën, gjatë të cilit Jona i sugjeroi reperit se do të ndryshonte mendim për të nëse do të merrte vesh një informacion të caktuar.

    Gjatë diskutimit të djeshëm, Jona pretendoi se kishte një informacion për Kledjën, të cilin nuk mund ta ndante brenda, për shkak të rregullave.

    Ajo po përpiqej t’i tregonte Nichit diçka lidhur me Kledjën, ndërsa reperi këmbëngulte të dinte se për çfarë bëhej fjalë.

    “Unë besoj që ti ki me kanë ai që ki me ndërru mendim për të. S’je tu kuptu ku po du me dalë. E merr veshë jashtë. Se as ty jashtë nuk të kish lind pëlqimi”.

    “Janë do sene që shumë kisha pas qejf me t’i thënë, ama smuj me t’i thënë… është informatë nga jashtë”,vazhdoi Jona.

    Më pas, Nichi e pyeti Jonën nëse Kledja ishte në një lidhje jashtë, por Jona e mohoi një gjë të tillë. /Telegrafi/

  • E sulmoi gjyqtarin me gur gjatë ndeshjes, futbollisti mbetet tetë vjet jashtë fushës

    E sulmoi gjyqtarin me gur gjatë ndeshjes, futbollisti mbetet tetë vjet jashtë fushës

    E sulmoi gjyqtarin me gur gjatë ndeshjes, futbollisti mbetet tetë vjet jashtë fushës

    Një futbollist ekuadorian është dënuar me tetë vjet pa të drejtë loje, pasi goditi me gur një gjyqtar asistent gjatë një ndeshjeje të kategorisë së tretë të futbollit në Ekuador.

    Bëhet fjalë për Jhon Perlazan, i cili ishte pjesë e Club Ciudad de Yantzaza në përballjen ndaj Club Rio Aguarico FC, kur ndodhi incidenti.

    Në minutën e 96-të, një gur e goditi në fytyrë gjyqtarin asistent Lenin Giovanni Ojeda Nunez, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Për shkak të incidentit, ndeshja u ndërpre.

    Federata e Futbollit e Ekuadorit njoftoi se gjyqtarit iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa rikuperimi i tij zgjati 60 ditë.

    Si pasojë e këtij veprimi, Perlaza është dënuar me pezullim deri më 19 tetor 2034, pa të drejtë loje apo ushtrimi të çfarëdo aktiviteti që lidhet me futbollin.

    Ndëshkimi nuk përfundoi me kaq. Klubi i tij u gjobit me 2 mijë dollarë dhe u obligua t’i paguante edhe 4 mijë e 369 dollarë për shpenzimet mjekësore të gjyqtarit.

    Pas incidentit, Club Ciudad de Yantzaza e largoi futbollistin nga ekipi dhe i kërkoi falje gjyqtarit të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali