Category: Lajme

  • He attacked the judge with stones during the match, the footballer remains eight years out of the field.

    An equadorian football player has been sentenced to eight years without a game, after stoning an assistant judge during a third football category match in Ecuador.

    It’s Jhoon Perlazan, who was part of Club Ciudad de Yantza in confronting Club Rio Aguarico FC when the incident occurred.

    In the 96th minute, a stone hit Assistant Judge Lenin Giovanni Ojeda Nunez’s face, causing him serious injuries. Because of the incident, the match was interrupted.

    Ecuador’s Football Federation announced that the judge had to undergo surgery while his recovery lasted 60 days.

    As a result of this action, Perlaza has been sentenced to suspension until October 19, 2034, without the right to play or exercise any activity related to football.

    The punishment was not over. His club was fined $2,000 and was charged with another $4,39 for the judge’s medical expenses.

    After the incident, Club Ciudad de Yantzaza removed the footballer from the team and apologized to the injured judge.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kina shpreh interesim për investime në Shqipëri, ambasadorja: Bizneset tona duan të investojnë në industrinë e rëndë

    Kina shpreh interesim për investime në Shqipëri, ambasadorja: Bizneset tona duan të investojnë në industrinë e rëndë

    Kina shpreh interesim për investime në Shqipëri, ambasadorja: Bizneset tona duan të investojnë në industrinë e rëndë

    Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, ka bërë të ditur interesimin e bizneseve kineze për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e industrisë së rëndë.

    “Bizneset tona duan të investojnë në industrinë e rëndë shqiptare”, është shprehur ambasadorja kineze.

    Sipas raportimit të TCH, deklarata u bë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 77-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës.

    Me këtë rast, në qytetin e Elbasanit u mbajt një takim ku morën pjesë ambasadorja Pang Chunxue, ish-studentë shqiptarë të diplomuar në universitetet kineze, si dhe inxhinierë të njohur që kanë kontribuar në zhvillimin dhe drejtimin e disa prej ndërmarrjeve më të mëdha industriale në Shqipëri.

    Takimi u fokusua në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik, me theks të veçantë në industrinë e rëndë.

  • Rüdiger mbron Mbappén: A duhet t’i kërkoj një lojtari me 100 gola të bëjë punën time

    Rüdiger mbron Mbappén: A duhet t’i kërkoj një lojtari me 100 gola të bëjë punën time

    Rüdiger mbron Mbappén: A duhet t’i kërkoj një lojtari me 100 gola të bëjë punën time

    Antonio Rüdiger ka dalë në mbrojtje të yjeve të Real Madridit, të cilët shpesh kritikohen për kontributin e tyre në fazën defensive, duke marrë si shembull Kylian Mbappén dhe numrin e golave që francezi ka shënuar për madrilenët.

    “A duhet t’i them një lojtari që ka shënuar 100 gola për Real Madridin në dy vite, si Kylian Mbappé, që të bëjë punën time? Nuk ka kuptim”, deklaroi mbrojtësi gjerman në një intervistë për ‘The Athletic’.

    Rüdiger rikujtoi gjithashtu periudhën kur në sulmin e Real Madridit luanin Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, duke theksuar se skuadra kishte arritur suksese të jashtëzakonshme edhe pa qenë e nevojshme që të gjithë sulmuesit të përqendroheshin te detyrat defensive.

  • Rüdiger defends Mbppén: Should I ask a player with 100 goals to do my job?

    ANewtono Rüdiger has come to the defense of Real Madrid stars, who are often criticised for their contribution to the defensive stage, taking as an example Kylian Mbppén and the number of goals the French has scored for the madriles.

    Should I tell a player who scored 100 goals for Real Madrid in two years, like Kylen Mbppé, to do my job? It doesn’t make any sense, the German defender declared an interview for the Aztec.

    Rüdiger also recalled the period when Real Madrid’s attack played Gareth Bae, Carim Benzema and Cristiano Ronaldo, stressing that the team had achieved remarkable successes even without the need for all attackers to focus on defensive tasks.

  • Mihrije Braha dhe Remzie Osmani banore në BBVK? Labinot Haxhiu shpreh dëshirën (VIDEO)

    Mihrije Braha dhe Remzie Osmani banore në BBVK? Labinot Haxhiu shpreh dëshirën (VIDEO)

    Mihrije Braha dhe Remzie Osmani banore në BBVK? Labinot Haxhiu shpreh dëshirën (VIDEO)

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu, ka përmendur dy emra që, sipas tij, do të mund të ishin pjesë e këtij formati televiziv.

    I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Haxhiu ka përmendur këngëtaret e njohura Mihrije Braha dhe Remzie Osmani.

    Ai ka kujtuar se vitin e kaluar ato kishin përfaqësuesit e tyre në shtëpinë e BBVK-së, duke iu referuar vetes dhe Londrimit, ndërsa këtë vit, sipas tij, mund të bëhen pjesë e spektaklit personalisht.

    “Mihrije Braha dhe Remzie Osmani… vjet i kanë pas përfaqësuesit, mu edhe Londrimin, e sivjet munden me hi ato dyja personalisht”, ka deklaruar Haxhiu.

    Për më shumë:

  • Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin gjerman

    Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin gjerman

    Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin gjerman

    Friedrich Merz, Kancelari Federal i Gjermanisë organizoi takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin.

    I ftuar ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Takimi është zhvilluar në Kancelarinë Federale Gjermane dhe ka në përbërje vende të konsideruara pro Ukrainës, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas zyrës së shtypit në kryeministri ftesa për pjesëmarrje e kryeministrit Edi Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.

  • Kledja në lidhje shtëpisë? Flet ish-banori i BBVK-së (VIDEO)

    Kledja në lidhje shtëpisë? Flet ish-banori i BBVK-së (VIDEO)

    Kledja në lidhje shtëpisë? Flet ish-banori i BBVK-së (VIDEO)

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Haxhiu ka komentuar lojën e banorëve të edicionit aktual të shtëpisë më të madhe në vend.

    I ftuar në “BIG Cast”, Haxhiu ka folur për raportin mes Kledjes dhe Bejtës, duke thënë se, sipas informacioneve që ka, të dy kanë lidhje jashtë shtëpisë, por megjithatë, ai ka vlerësuar se dy banorët kanë kimi të mirë me njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.

    “Kledja po merr vëmendje prej Nichit, prej Bejtës. Çdo vit është një bukuroshe që djemtë iu shkojnë pas, këtë vitë është Kledja. Unë kam dëgjuar që edhe Kledja ka lidhje jashtë. Edhe Bejta, edhe Kledja janë të lidhur, por si shikues, e kanë një kimi shumë të mirë.”, ka thënë Haxhiu.

    Për bisedën e plotë:

  • Zvicra zgjat edhe për një muaj përdorimin e rezervave të detyrueshme të naftës

    Zvicra zgjat edhe për një muaj përdorimin e rezervave të detyrueshme të naftës

    Zvicra ka zgjatur edhe për një muaj qasjen në rezervat e saj të detyrueshme të naftës dhe ka rritur sasinë e karburantit që mund të tërhiqet, me qëllim të sigurimit të furnizimit të vendit.

    Delegati për furnizimin e vendit, Roland Pfister, ka miratuar rritjen e tërheqjeve të karburantit për 35 mijë metra kub, për periudhën nga 23 nëntori deri më 20 dhjetor 2026, shkruan 24heures.

    Kjo sasi i shtohet 45 mijë metrave kub që ishin autorizuar më herët, duke e çuar në gjithsej 80 mijë metra kub vëllimin e karburantit të vënë në dispozicion nga rezervat e detyrueshme.

    Sipas njoftimit të Zyrës Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar (FONES), kjo sasi përfaqëson 6.5 për qind të karburantit dizel që Zvicra është e detyruar të mbajë në rezerva, transmeton Telegrafi.

    Furnizimi me produkte të naftës është ndërprerë prej muajsh për shkak të lundrueshmërisë së reduktuar të lumit Rain.

    Sa i përket naftës dizel, situatën po e përkeqësojnë edhe mbingarkesa e transportit hekurudhor dhe problemet me shpërndarjen nga rafineritë./Telegrafi/

  • Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij

    Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e ditës së dytë në familjen e tij në Prishtinë, pas disa orësh qëndrimi në shtëpinë e tij.

    Krasniqi është larguar nga shtëpia me veturat e EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie, raporton KosovaPress.

    Raportohet se Krasniqi do të qëndroj në Kosovë edhe dy ditë të tjera. Mësohet se pas largimit nga shtëpia, Krasniqi po mbahet në zyrat e EULEX-it.

    Krasniqi ka qëndruar edhe dje në familjen e tij në Prishtinë për disa orë.

    Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje të Jakup Krasniqit në Kosovë.

    Jakup Krasniqi më 16 shtator është dënuar nga Dhomat e Specializuara në shkallën e parë prej 25 vitesh burgim.

  • Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

    Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

    Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Berlin, ku do të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetit, ku në fokus janë avancimi i negociatave për paqen dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

    Takimi po organizohet nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, në Kancelarinë Federale. Në Berlin kanë mbërritur edhe të dërguarit specialë të SHBA-së, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe kryeministri britanik Andy Burnham.

    Në samit pritet të marrin pjesë përfaqësues nga afro 40 vende, ndërsa seanca kryesore plenare është paraparë të mbahet gjatë pasdites.

    Diskutimet do të përqendrohen në gjetjen e rrugëve drejt një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, vazhdimin e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Kievin, si dhe hartimin e garancive konkrete të sigurisë, të cilat do të aktivizoheshin në rast të arritjes së një armëpushimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali