Category: Lajme

  • I know everything, Trump says the U.S. and China spy on each other: We spy better than them.

    American President Donald Trump has reacted to claims that China is spying on the U.S., saying that even the United States is spying on China, and that, as Trump has said, Americans do better than Chinese.

    They say they’re spying on us. Well, we spy on them, too. I even think we spy better than them. I can’t tell you about this. I can’t tell you what we do. But let’s say so: I know everything. We spy on China, and they spy on us, Trump said.

    Asked if he’d ask China not to rat, Trump said he wouldn’t do that.

    No. Let him ask me to stop doing this, and I don’t know if I would. You know, when they say China is spying on us, I say: You’re right. But we also spy on them, you know. We rat ’em out too, Trump has declared it.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policia mbyll 15 lokale, arrestohen tetë persona për prostitucion

    Policia mbyll 15 lokale, arrestohen tetë persona për prostitucion

    Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, gjatë të cilit janë kontrolluar 40 lokale të muzikës live dhe 62 qendra masazhi në tërë vendin.

    Burimi: Dukagjini

  • Police close 15 locals, eight persons arrested for prostitution

    Kosovo police have carried out the operational plan “20266,” in the context of combating human trafficking, during which 40 local live music and 62 massage centres across the country have been controlled.

    Source Layer: Dukeagini

  • Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX

    Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX

    Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX

    Jakup Krasniqi ka qëndruar edhe sot në Kosovë, ku ka vizituar familjen e tij në shtëpinë e tyre.

    Krasniqi kishte ardhur në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Pas vizitës te familja, ai është nisur sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku do ta kalojë natën, njësoj sikurse mbrëmjen e kaluar.

  • Fuegos i mungon Olechka: Kam lënë hapësirë që të sqarohemi jashtë BBVK-së (VIDEO)

    Fuegos i mungon Olechka: Kam lënë hapësirë që të sqarohemi jashtë BBVK-së (VIDEO)

    Fuegos i mungon Olechka: Kam lënë hapësirë që të sqarohemi jashtë BBVK-së (VIDEO)

    Banori i Big Brother VIP Kosova, Fuego, ka folur për mungesën e Olechkës, duke thënë se dëshiron ta takojë atë pasi të përfundojë eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në vend.

    Në një bisedë me Kledjën, ai është shprehur se nuk e kishte pritur që Olechka të largohej nga gara në atë mënyrë, pasi, sipas tij, ajo ende nuk e kishte pasur kohën për t’u larguar, transmeton Klankosova.tv.

    Fuego ka bërë të ditur se dëshiron të takohet dhe të sqarohet me të jashtë shtëpisë, duke theksuar se mes tyre kishte lënë hapësirë për një takim të tillë.

    “Më mungon Olechka. Kjo është hera e parë që nuk ma ka marrë mendja se del kështu, se ka pasur kohën për me dalë. Kismet, kur të dal, do të takohem me të dhe do të sqarohem. Kemi lënë hapësirë për aq. Nuk kisha ardhur me u lidh këtu”, ka thënë Fuego.

  • Kompany reagon pas problemeve shëndetësore: Nuk ishte asgjë serioze, por...

    Kompany reagon pas problemeve shëndetësore: Nuk ishte asgjë serioze, por…

    Kompany reagon pas problemeve shëndetësore: Nuk ishte asgjë serioze, por...

    Vincent Kompany ka folur për problemin shëndetësor që e kishte kaluar, duke iu përgjigjur edhe kritikave dhe komenteve rreth intensitetit të punës së tij, konsumimit të kafesë dhe orëve të gjumit.

    Trajneri belg theksoi se shumë prej raportimeve janë bërë pa i ditur faktet e vërteta, duke nënvizuar se askush nuk e di saktësisht se sa kafe konsumon apo sa orë fle gjatë ditës. Ai sqaroi se kishte qenë thjesht i sëmurë, siç mund t’i ndodhë çdokujt gjatë muajve tetor ose nëntor.

    “Problemi nuk ishte asgjë serioze apo e pazakontë, por sigurisht që ishte një tronditje. Vazhdova të punoja edhe në një moment kur ndoshta duhej të merrja pak pushim, por atëherë ishte tashmë vonë. Ndoshta nuk e dëgjova mjaftueshëm trupin tim”, deklaroi Kompany.

    Belgu shtoi se tashmë ndihet mirë dhe se ka kaluar një proces të gjatë rikuperimi, ndërsa theksoi se është koha për të kaluar në fazën e radhës.

  • Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona

    Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona

    Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona

    Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, gjatë të cilit janë kontrolluar 40 lokale të muzikës live dhe 62 qendra masazhi në të gjithë vendin.

    Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është zhvilluar nga 3 deri më 17 nëntor 2026, në bashkëpunim me inspektorë të institucioneve të ndryshme, përfshirë Inspektoratin e Tregut, Inspektoratin e Punës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe inspektorët sanitarë.

    Gjatë kontrollit të 40 lokaleve të muzikës live janë identifikuar 285 persona, prej tyre 223 femra dhe 62 meshkuj. Nga ta, 117 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 168 shtetas të huaj, kryesisht nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kolumbia.

    Në këtë kategori, tetë lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për shkak të shkeljeve administrative.

    Ndërkaq, gjatë kontrollit të 62 qendrave të masazhit janë hasur 120 persona, përfshirë 94 femra dhe 26 meshkuj. Prej tyre, 73 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 47 shtetase të huaja, kryesisht nga Tajlanda dhe Shqipëria, si dhe nga Serbia.

    Për shkak të shkeljeve administrative, shtatë qendra masazhi janë mbyllur nga inspektorët.

    Tetë persona të arrestuar për kundërvajtjen “Marrje me prostitucion”

    Gjatë realizimit të planit operativ janë evidentuar edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, të njohura si shërbime eskorte.

    Në këto raste janë arrestuar tetë persona: katër meshkuj, tre shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë, si dhe katër femra shtetase të huaja, një nga Brazili dhe tri nga Kolumbia.

    Policia ka bërë të ditur se për rastet në fjalë janë dorëzuar fletëparaqitjet në gjykatë, ndërsa të dyshuarve u janë shqiptuar gjoba.

    Gjithashtu, shtetaseve të huaja, me vendim të gjykatës, u janë shqiptuar edhe masat plotësuese të dëbimit nga territori i Kosovës dhe ndalimit të hyrjes në vend, për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    Policia ka theksuar se gjatë kontrolleve, të gjitha punëtoreve të hasura në lokalet e muzikës live, qendrat e masazhit dhe shërbimet eskorte u është ofruar mundësia të deklarohen nëse janë viktima të ndonjë forme të shfrytëzimit apo trafikimit me qenie njerëzore.

    Sipas njoftimit, nga këto deklarime nuk është identifikuar asnjë rast i trafikimit me qenie njerëzore.

  • Banorët e Iowa-s përgatiten për një re pluhuri me përmbajtje plumbi

    Banorët e Iowa-s përgatiten për një re pluhuri me përmbajtje plumbi

    Banorët e Iowa-s përgatiten për një re pluhuri me përmbajtje plumbi

    Plani i ushtrisë amerikane për detonimin e pesë tonëve kimikate që përdoren për prodhimin e bombave ka bërë që banorët e pjesës jugperëndimore të Iowa-s të shprehin shqetësim për krijimin e një reje pluhuri me përmbajtje plumbi, e cila, sipas tyre, mund të shkaktojë ndotje të mjedisit dhe probleme shëndetësore.

    Detonimi në fabrikën e municioneve pritet të ndodhë të premten, ndërsa zyrtarët u kanë rekomanduar banorëve të zonës përreth që të evakuohen.

    Kjo pritet të shkaktojë krijimin e një shtylle ajri që do të përmbajë grimca plumbi, të cilat do të shpërndahen në ajër dhe më pas do të bien në tokë.

    Zyrtarët kanë publikuar gjithashtu harta që tregojnë zonat ku ky pluhur mund të bjerë, ndërsa disa shkolla do të pezullojnë mësimin Banorët e Iowa-s përgatiten për një re pluhuri me përmbajtje plumbi

  • Megaprojekti hotelier Devolli Corporation - InterContinental, jehonë në mediat ndërkombëtare

    Megaprojekti hotelier Devolli Corporation – InterContinental, jehonë në mediat ndërkombëtare

    Megaprojekti hotelier Devolli Corporation - InterContinental, jehonë në mediat ndërkombëtare

    IHG Hotels & Resorts (IHG), një nga kompanitë kryesore hoteliere në botë, njofton nënshkrimin e marrëveshjes për InterContinental Resort Tivat, duke sjellë në Malin e Zi brendin e parë dhe më të madh në botë të hoteleve luksoze dhe duke e shtuar më tej praninë në rritje të IHG në Ballkan, një rajon kyç për strategjinë e rritjes së IHG në Evropë. Resorti do të zhvillohet në partneritet me Devolli Corporation, një nga grupet kryesore të biznesit në rajon, në ndërmarrjen e parë të saj në sektorin e hotelerisë.

    I pritshëm të hapet në vitin 2029, InterContinental Resort Tivat, i ndërtuar nga e para, do të ofrojë 169 dhoma të gjera, përfshirë 18 suita, i vendosur buzë detit si pjesë e një zhvillimi emblematik me përdorim të përzier, me lidhje të drejtpërdrejtë me bregdetin e gjallë të Porto Montenegro. I rrethuar nga peizazhi spektakolar i Gjirit të Kotorit, i mbrojtur nga UNESCO, resorti do të ndodhet në një nga pozicionet më të dukshme dhe më të kërkuara të bregdetit malazez, më pak se 10 minuta në makinë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tivatit.

    Resorti do të ketë një restorant karakteristik, InterContinental Bar, së bashku me objekte të gjera “spa” dhe “wellness”, pishina të brendshme dhe të jashtme, një qendër fitnesi, hapësira fleksibël për takime dhe evente, si dhe kopshte të peizazhuara bukur, ideale për dasma dhe festime. Duke u shërbyer udhëtarëve të pushimeve, çifteve dhe turistëve kulturorë, si dhe duke ofruar hapësira për takime dhe evente, InterContinental Resort Tivat do të ketë tërheqje gjatë gjithë vitit në një destinacion të njohur prej kohësh për bukurinë e tij natyrore.

    Nënshkrimi pasqyron interesin në rritje ndërkombëtar për Malin e Zi, një nga destinacionet luksoze në zhvillim më dinamik të Ballkanit. Sipas të dhënave të MONSTAT (Zyra e Statistikave e Malit të Zi), vendi priti 2,73 milionë turistë në vitin 2025, me një rritje prej 4,7% krahasuar me vitin paraprak, duke forcuar pozicionin e tij si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar për udhëtarët ndërkombëtarë të pushimeve dhe stilit të jetesës.

    Willemijn Geels, Zëvendëspresidente e Zhvillimit për Evropën në IHG Hotels & Resorts, tha: “Jemi të kënaqur që po sjellim InterContinental, brendin e parë dhe më të madh në botë të hoteleve luksoze, në Tivat, si pjesë e zgjerimit tonë të vazhdueshëm në Ballkan. Me bregdetin e tij mahnitës dhe tërheqjen ndërkombëtare në rritje të shpejtë, ky rajon i Malit të Zi është skena e përkryer për të shfaqur luksin e arritshëm të brendit InterContinental dhe trashëgiminë 80-vjeçare të pionierit të udhëtimit. Jemi veçanërisht krenarë që po bashkëpunojmë me Devolli Corporation në ndërmarrjen e tyre të parë hoteliere dhe që po thellojmë angazhimin tonë ndaj Malit të Zi dhe rajonit më të gjerë, ku vazhdojmë të shohim potencial të jashtëzakonshëm rritjeje”.

    Shkëlqim Devolli, pronari i Devolli Corporation, shtoi: “Jemi krenarë që po bashkëpunojmë për herë të parë me IHG Hotels & Resorts në këtë projekt emblematik për Malin e Zi. InterContinental Resort Tivat do të sjellë një nivel të ri luksi ndërkombëtar në Porto Montenegro, dhe po presim me padurim të krijojmë një destinacion të jashtëzakonshëm që feston më të mirën e rajonit tonë”.

    InterContinental është brendi i parë dhe më i madhi në botë i hoteleve luksoze, pionier i udhëtimit luksoz prej 80 vitesh, që nga themelimi i tij në vitin 1946. Duke hapur dyert drejt një “Bote Magjepsjeje”, InterContinental i përfshin mysafirët në urtësinë kulturore vendore dhe njohuritë ndërkombëtare përmes shërbimit të shkëlqyer, dizajnit të shpërblyer dhe bareve e restoranteve dalluese. Në Evropë, brendi ka 35* hotele dhe resorte të hapura në 23 vende, me 9* prona të tjera në proces zhvillimi.

    Nënshkrimi përforcon angazhimin e IHG për zgjerimin e portofolit të saj në Evropën Jugore dhe Ballkan, ku aktualisht ka 21* hotele të hapura dhe në proces zhvillimi në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Vetëm në Malin e Zi, kompania tani ka 5* hotele të hapura dhe 3* në proces zhvillimi, ndërsa InterContinental forcon më tej praninë e saj në një nga destinacionet më të kërkuara të rajonit.

    (*Shifrat janë të datës 30 shtator 2026)

    Projekti shtrihet në një sipërfaqe toke prej 42,207 m², me gjithsej 57,534 m² sipërfaqe ndërtimore. Resorti përbëhet nga tetë objekte, duke përfshirë hotelin, rezidencat private dhe hapësirat përcjellëse, si dhe 277 vende parkimi nëntokësor.

    Në qendër të projektit do të jetë hoteli InterContinental Tivat, me pesë yje, i cili do të ofrojë 159 dhoma dhe suita, të projektuara për të ofruar komoditet, elegancë dhe pamje panoramike drejt Gjirit të Kotorrit.

    “InterContinental Resort Tivat përfaqëson një hap të rëndësishëm në vizionin afatgjatë të Devolli Corporation për zgjerimin e aktiviteteve tona në tregjet ndërkombëtare dhe për zhvillimin e projekteve me standarde të larta ndërkombëtare. Për ne, ky nuk është vetëm investim në një hotel luksoz, por krijimi i një destinacioni të veçantë që ndërthur hotelerinë, rezidencat ekskluzive dhe një përvojë të re të jetesës në një prej lokacioneve më të bukura të Adriatikut. Partneriteti me IHG Hotels & Resorts është dëshmi e ambicies sonë për të bashkëpunuar me brendet më prestigjioze botërore dhe për të sjellë vlerë afatgjatë në tregjet ku investojmë. Besojmë fuqishëm në potencialin e bregdetit në rajon dhe jemi krenarë që përmes InterContinental Resort Tivat po kontribuojmë në zhvillimin e mëtejmë të turizmit dhe ekonomisë së rajonit”, theksoi Adriatik Kelmendi, anëtar i Bordit të Devolli Corporation.

    Resorti do të përfshijë një ofertë të pasur të shërbimeve dhe hapësirave rekreative, ndër të cilat:

    •             Spa ekskluzive me sauna dhe pishinë të brendshme;

    •             Pishina të jashtme dhe pishinë në çati;

    •             Restorant kryesor me tarracë dhe restorant à la carte;

    •             Lobby bar, spa bar dhe beach bar;

    •             Klub tenisi;

    •             Kopshte dhe hapësira të gjelbra në çati;

    •             Hapësira të dedikuara për relaksim dhe argëtim.

    Të gjitha këto hapësira do të krijojnë një përvojë të integruar të mikpritjes luksoze, duke ndërthurur arkitekturën bashkëkohore, natyrën dhe peizazhin unik të gjirit.

    Një komponent i rëndësishëm i InterContinental Resort Tivat janë edhe 225 rezidencat private, me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 18,000 m², të cilat do të zhvillohen në tri faza.

    Rezidencat do të ofrojnë njësi me një, dy dhe tri dhoma gjumi, si dhe apartamente dupleks, të pajisura me tarraca private dhe pamje drejt detit.

    Vlera e veçantë e këtij koncepti qëndron në kombinimin e privatësisë dhe komoditetit të një rezidence private me përparësitë dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar të nivelit më të lartë, i cili rrit potencialin turistik dhe ekonomik të rajonit, duke krijuar një destinacion të ri të turizmit luksoz në Adriatik.

    Përmasat dhe kompleksiteti i projektit pritet të gjenerojnë vende të shumta pune gjatë fazës së ndërtimit, si dhe mundësi të qëndrueshme punësimi pas përfundimit dhe funksionalizimit të resortit.

    Partneriteti me IHG Hotels & Resorts përfaqëson një element kyç të projektit, duke bashkuar vizionin investues të Devolli Corporation me përvojën dhe ekspertizën ndërkombëtare të një prej operatorëve më të njohur të hotelerisë në botë.

    Për këtë megaprojekt hotelier mes Devolli Corporation dhe InterContinental, kanë raportuar edhe shumë media tjera ndërkombëtare, si në vijim:

    “La Revue Des Hotels”

    “Democrata”

    “The Hospitality Tribune”

    “RusTourismNews”

    “Investitor”

    “PressTur”

    “WestBalkan”

  • Trefish më shumë të sëmurë me grip se vitin e kaluar në Tetovë

    Trefish më shumë të sëmurë me grip se vitin e kaluar në Tetovë

    Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal në këtë periudhë kohore është tri herë më i lartë se në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar në Tetovë. Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se kanë dhënë një mijë vaksina kundër gripit dhe të njëjtat i kanë pranuar personat mbi moshën 65-vjeçare.

    “Në qendrën për shëndet publik ka të paraqitur 199 pacientë të paraqitur të sëmurë me grip që është tre herë më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kemi pasur 65 pacientë. Ndërsa vaksina për grip kemi pasur donacion nga ana e ministrisë një mijë copa dhe të njëjtat janë harxhuar dhe jemi në fazën që presin të arrijnë vaksinat e reja”, tha Suzana Subasiç – infektologe.

    Ndërsa specialisti i mjekësisë familjare, Bekim Ismaili, thotë se numri i pacientëve që ankohen nga gripi është shtuar dukshëm, por ai bën apel që pacientët të mos marrin antibiotikë dhe të pinë sa më shumë lëngje, ndërsa nëse gjendja përkeqësohet, duhet të paraqiten te mjeku amë.

    “Asnjëherë nuk duhet pacientët të fillojnë të marrin terapi më vete, veçanërisht të shmangin antibiotikët, pasi që virozat sezonale, vetë fjala virus do të thotë nuk është e shkaktuar nga bakteria, pra duhet t’i shmangin antibiotikët, mos i marrin kokë më vete antibiotikët. Fillimisht fillojnë me marrjen e lëngjeve, fillojnë me antipiretikë dhe nëse shohin për një-dy ditë se gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohet, atëherë sigurisht se duhet të paraqiten te mjekët e tyre amë, qofshin ato që e kanë tek mjekët për fëmijë apo për të rritur”, th Bekim Ismaili – mjek i përgjithshëm.

    Ndërkohë që Qendra për Shëndet Publik pret arritjen e dozave të reja të vaksinave, mjekët ritheksojnë se kujdesi i hershëm, hidratimi dhe shmangia e mjekimit vetjak mbeten të rëndësishme për të përballuar më lehtë këtë valë të gripit sezonal./TV21/