Category: Lajme

  • Former Donika Gervala advisor learned the position of ombudsman

    A former foreign minister’s political adviser, Donika Grovalla, is among the candidates aiming to become ombudsman.

    Rescue Hajdaraj, who has been engaged as Gervala adviser, is one of 13 names that have applied for the position. However, in public records identified so far, there is little information about his experience in the field of human rights.

    Albanian Ibraj-Mala, former deputy ombudsman, is also in the race. It has also directed the National Torture Prevention Mechanism within this institution.

    Basri Kastrati, also deputy ombudsman, has experience in protecting and assisting the victims. He has led the Office for Protection and Help of Victims under the State Prosecutor.

    Valbona Puka-Gola is engaged in the Ombudsman Institute, where she heads the Department for Co-operation, Reporting and Promovation of Human Rights.

    Salih Salihu is a legalist and researcher in the field of political science. In her academic work, she has, among other things, treated gender equality and human rights.

    Lumije Demi heads the Agency for Information and Private. Its experience relates to access to public documents and personal data protection.

    Mimoza Gavran has experience in European development, governance and integration programmes. She has also been engaged in the Western Balkan Fund.

    Milaim Cekaj has held positions in the Kosovo Agency for Comparison and Verification of Property. His profile also provides human rights training.

    On the candidate list are Makfirete Krasniqi, Valbona Shala-Thaqi, Muharrem Mustafa, Safet Beqiri and Bekim Berisha. For these candidates, public data so far does not provide enough information to build a full profile to assess their experience in the field of human rights.

    Candidates will undergo the process of assessment by the relevant Assembly Commission, which was established on Wednesday, before the procedure continues with the candidate selection for the institution.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Abdixhiku: Do të na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e Bashkimit Evropian me këtë trend ekonomik

    Abdixhiku: Do të na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e Bashkimit Evropian me këtë trend ekonomik

    Abdixhiku: Do të na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e Bashkimit Evropian me këtë trend ekonomik

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar politikat ekonomike të vendit, duke vlerësuar se Kosova po vazhdon të mbetet prapa vendeve evropiane në ekonomi, shëndetësi, arsim, teknologji dhe standard të jetesës.

    Ai ka thënë se orientimi kryesor i politikave shtetërore duhet të jetë rritja e investimeve dhe jo mbështetja e vazhdueshme vetëm përmes ndihmave financiare.

    “Do të vazhdojmë të mbesim të fundit në Evropë kështu. Në ekonomi, të fundit në Evropë, shëndetësi, të fundit në arsim, të fundit në teknologji, të fundit si standardin e jetesës. Vite do të kalojnë, do të na rriten edhe më shumë çmimet siç po rriten sot. Do të kemi nevojë për më tepër ndihma për t’i përballuar këto çmime. Dhe këto ndihma kanë për të rritur prapë çmimet, sepse këtë punë ndihmat bëjnë, rrisin konsumin”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Ai ka paralajmëruar se kjo qasje rrezikon ta lërë Kosovën pa investimet për të cilat ka nevojë vendi.

    “Dhe në fund do të mbesim vetëm me çmime në rritje dhe me nevojë për më tepër ndihma. Dhe në gjithë këtë spirale ekonomike, do të mbesim pa gjënë e vetme për të cilën ka nevojë Republika jonë, pa investime dhe natyrisht me më pak vite jetë”, është shprehur ai.

    Kreu i LDK-së ka theksuar se kritikat e tij nuk nënkuptojnë kundërshtim të rritjes së pagave apo ndihmave për qytetarët. Ai ka bërë të ditur se LDK-ja synon koeficientin e pagave prej 150.

    “Dhe mos më keqkuptoni. Kjo kritikë vjen nga unë dhe nga LDK-ja që për koeficient page ka synim koeficientin 150. Pra ambicia jonë për paga është shumë e lartë, por ambicia për investime është shumëfish më e lartë. Dhe po, mund të bëhen të dyja. Edhe ndihma, edhe investimet. Por fillimisht shumë më shumë investime sesa ndihma”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Sipas tij, investimet duhet të jenë prioritet i politikave ekonomike të Kosovës, duke marrë parasysh nevojat në pothuajse të gjithë sektorët.

    “Kjo duhet të jetë politika e vendit më të varfër në Evropë. E vendit që ka nevojë për investime gjithandej, madje nuk ka fushë, nuk ka sektor, nuk ka drejtim që nuk ka nevojë për investime drastike në Kosovë. Jemi kesh, jemi shkreh, jemi të fundit në Evropë”, ka thënë ai.

    Abdixhiku ka veçuar energjetikën si një prej sektorëve ku, sipas tij, mungesa e investimeve po i kushton shumë Kosovës. Ai ka thënë se vendi vazhdon të shpenzojë qindra miliona euro çdo vit për blerjen e energjisë elektrike.

    “Dhe duhet të kemi investime në energjetikë për shembull, sepse çdo vit po blejmë me qindra milionë euro rrymë, blejmë rrymë sepse s’po prodhojmë rrymë. Miliarda euro do të na shkojnë në blerje të energjisë e të tutje, kur mundemi lehtësisht me një pjesë të tyre, të ndërtojmë centrale të reja. Centrali i fundit në Kosovë është ndërtuar në vitin 1982, e para tij në vitin 1964. Kosova, disa vite para se të njerëzit të zbarkojnë në Hënë”, ka deklaruar ai.

    Një tjetër sektor ku Abdixhiku ka kërkuar investime është infrastruktura rrugore. Ai ka kritikuar vonesat në përfundimin e projekteve rrugore.

    “Duhet të ketë investime në infrastrukturë, rrugë, sepse po bëhen dekada në Kosovë që autoudhat s’po përfundojnë asnjëherë. Marrë e madhe për besë, shumë marrë e madhe që ende flasim për asfalt. Kur veç rrugë bre duhet me shtru. Kur e pyet ministrinë thotë po bëjmë analiza, po me analiza s’shtrohet rruga. Shtrohet me investime, pare dhe me njerëz në kantier, atje në terren, që më pak se gjysmë mandati i përfundojnë të gjitha rrugët e Kosovës”, është shprehur Abdixhiku.

    Abdixhiku ka kërkuar investime edhe në sistemin e arsimit, duke vënë theksin te nevoja për mësim tërëditor në të gjithë Kosovën.

    “Duhet të ketë investime në edukim, sepse pa mësim tërëditor, ta kuptojmë, pa mësim tërëditor gjithandej Kosovës, kemi me marrë në qafë një brez të tonë, fëmijët tanë”, ka thënë ai.

    Në fjalën e tij, kreu i LDK-së ka veçuar edhe teknologjinë si një mundësi për Kosovën që të ngushtojë dallimin me shtetet më të zhvilluara.

    “Duhet të investojmë në teknologji, se është dritarja e vetme e Kosovës për t’i zënë shtetet që janë dekada larg prej nesh. A kuptojmë sot ne që me këtë trend, me këtë strukturë ekonomike, do të na duhen 80 vite, 80 vite, për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian? Jemi popull i ri në moshë, në Evropë, më i riu në Evropë, po i përcjellim trendet moderne të teknologjisë si të dorëzuar para kohe. A jemi të vetëdijshëm se kështu nuk kemi kah? 80 vjet për të dalë nga fundi në mes të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Kryetari i LDK-së ka përmendur edhe turizmin si sektor me potencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai ka thënë se vendi ka pasuri natyrore që mund të shfrytëzohen përmes investimeve dhe krijimit të komplekseve turistike.

    “Duhet investime në turizëm, sepse kemi pasuri natyrore që duhet të hapen për këto investime. Malet pa investime për besë na duhen. Brezovica po na pret. E ne s’jemi në gjendje si shoqëri, tash e 28 vjet në liri, me bërë një kompleks të vetëm turistik. Që është kjo mungesë ambicie kështu”, shtoi Abdixhiku.

    Burimi: Insajderi

  • Haxhiu për projektbuxhetin: Pak për paga, pak për investime kapitale

    Haxhiu për projektbuxhetin: Pak për paga, pak për investime kapitale

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në pah rritjen e vogël të mjeteve për paga dhe ndarjet, sipas saj, të pamjaftueshme për investime kapitale.

    Burimi: Dukagjini

  • Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues

    Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues

    Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, duke e cilësuar atë si buxhet konsumues dhe jo zhvillimor.

    Gjatë seancës së Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti i vitit të ardhshëm, Haxhiu tha se buxheti i planifikuar në vlerë prej mbi katër miliardë eurosh nuk parasheh investime të mjaftueshme për zhvillimin e vendit.

    Ajo theksoi se AAK-ja do të japë kontributin e saj gjatë shqyrtimit të projektligjit mes dy leximeve, njofton Klankosova.tv.

    “Ky buxhet nuk është zhvillimor, është buxhet konsumues. Nuk është paraparë sa ka rritje të importit. Aty ku duhet të ketë zhvillim dhe investime, normal që ju si Qeveri ngecni”, deklaroi Haxhiu.

    Ajo përmendi edhe inflacionin prej 7.8 për qind për vitin 2027, duke thënë se kjo nënkupton zvogëlim real të buxhetit.

  • ​A është i sigurt uji që konsumojnë qytetarët? ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

    ​A është i sigurt uji që konsumojnë qytetarët? ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur auditimin për të vlerësuar sa efektivisht institucionet përgjegjëse monitorojnë dhe mbikëqyrin furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm.

    Auditimi i performancës, me temën “Efektiviteti i monitorimit dhe mbikëqyrjes së furnizimit me ujë të pijshëm”, do të përfshijë periudhën nga janari 2024 deri në shtator 2026.

    Sipas ZKA-së, qëllimi është të vlerësohet efektiviteti i masave institucionale për sigurimin e qasjes në shërbimet publike të ujësjellësit, vazhdimësia e furnizimit dhe identifikimi me kohë i rreziqeve që mund të cenojnë sigurinë e ujit të pijshëm.

    Në fokus të auditimit do të jetë Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), ndërsa si raste studimi janë përzgjedhur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

    Po ashtu, auditimi do të përfshijë proceset e monitorimit të cilësisë së ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

    Përmes këtij procesi, ZKA synon të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse po ndërmarrin masa efektive për mbikëqyrjen e furnizimit dhe trajtimin e rreziqeve që mund të ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e ujit.

    Auditimi po realizohet në kuadër të Planit Vjetor të Auditimit 2026–2027, në koordinim me Iniciativën për Zhvillim të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI).

    Ky proces ndërlidhet edhe me Objektivin 6 të Zhvillimit të Qëndrueshëm, që synon sigurimin e qasjes në ujë të pijshëm të sigurt për të gjithë.

    ZKA ende nuk ka publikuar gjetje apo përfundime, pasi auditimi është në fazën fillestare.

  • Abdixhiku kritikon projektbuxhetin 2027: Me ndihma sociale dhe pa investime nuk ka jetë të mirë

    Abdixhiku kritikon projektbuxhetin 2027: Me ndihma sociale dhe pa investime nuk ka jetë të mirë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sot projektbuxhetin 2027, duke thënë se politikat e Qeverisë janë të përqendruara në ndihma sociale, ndërsa vendi ka nevojë për investime që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm, Abdixhiku tha se ndihmat financiare janë të nevojshme për qytetarët, por sipas tij, ato nuk mund të jenë zgjidhje afatgjatë për problemet ekonomike të vendit.

    Ai theksoi se rritja e çmimeve dhe inflacioni po e rëndojnë gjendjen e familjeve kosovare, ndërsa mungesa e investimeve po e pengon përmirësimin e mirëqenies së tyre.

    “Një buxhet që premton paga më të larta, shtesa për fëmijë, nevoja e njerëzve është e madhe, çdo ndihmë pritet me shpresë dhe rrethanat e tanishme kjo ndihmë është e vetmja. Shihni inflacionin e këtij viti, pastaj tregoni një familjes kosovare që pret ndihmat e shtetit, sesi mjet vetëm ndihmese i këtyre ndihmave është edhe burimi i problemeve tyre. Prandaj, e kuptoj vështirësinë e një teme si kjo në sy të publikut. Kjo e vërtetë na thotë qartë se me shtet social, me ndihma, pa investime nuk kemi për të pasur asnjëherë jetë të mirë në Kosovë, do vazhdojmë të mbesin të fundit në Evropë kështu”, tha Abdixhiku.

    Kreu i LDK-së paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme në ndihma financiare, pa investime të mjaftueshme, sipas tij, mund të krijojë një cikël të rritjes së çmimeve dhe nevojës për mbështetje të mëtejshme nga shteti.

    Ai kërkoi që Qeveria t’u japë përparësi investimeve në sektorët strategjikë, veçanërisht në energji dhe infrastrukturë, duke theksuar se vendi ka nevojë për projekte të mëdha zhvillimore.

    “Do na rriten më shumë çmimet, do kemi nevojë për më shumë ndihma për këto çmime, e këto ndihma do të rrisin përsëri çmimet. Dhe në gjithë këtë spirale ekonomike do të mbesim pa gjënë e vetme, pa investime.. Mund të bëhen dyja edhe ndihmat edhe investimet, por më shumë investime sesa ndihma. Kjo duhet të jetë politika e vendit më të varfër në Evropë. Nuk ka sektorë që nuk ka nevojë për investime drastike. Duhet të kemi investime në energji, po blejmë rrymë. Mundemi të ndërtojmë centrale të reja. Duhet të ketë investime në infrastrukturë, në rrugë. Marre e madhe për besë që ende flasim për asfalt, vetëm rrugë duhet me shtrua”, tha Abdixhiku.

    Ndryshe, projektbuxheti për vitin 2027, i prezantuar nga kryeministri Albin Kurti, parasheh 4,27 miliardë euro. /KP

  • BIK-u për Projektkodin Civil: Të hiqen dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes

    BIK-u për Projektkodin Civil: Të hiqen dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes

    BIK-u për Projektkodin Civil: Të hiqen dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur një mbledhje, në të cilën u tha se është trajtuar edhe Projektkodi Civil, i cili pritet të dërgohet në Kuvend për miratim.

    BIK-u tha se ndër diskutimet për përgatitjet dhe planifikimin e aktiviteteve fetare, në mbledhjen e kryesuar nga myftiu Naim Tërnava u diskutua edhe për Kodin Civil, i cili kishte dështuar të miratohej në vitin 2022, për shkak se aty përfshihej një nen i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

    “Pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e saj të mëparshëm, duke shprehur mbështetjen për miratimin e Kodit Civil, por vetëm pasi të rishikohen dhe të hiqen nga përmbajtja e tij dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes, natyrshmërinë njerëzore dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar familja në shoqërinë tonë”, thuhet në një deklaratë.

    BIK-u tha se kryesia e saj vlerëson se “çdo legjislacion që rregullon jetën familjare duhet të mbështetet në vlerat universale, parimet morale, traditën dhe besimin, duke respektuar njëkohësisht natyrën e krijimit të njeriut nga Zoti me dy gjini dhe konceptin e familjes së ndërtuar mbi bashkimin e burrit dhe gruas, si bazë themelore e vazhdimësisë dhe shëndetit të shoqërisë”.

    “Në këtë frymë, Bashkësia Islame e Kosovës rithekson se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil si një nevojë e rëndësishme për sistemin juridik të vendit, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që bien ndesh me bindjet e saj fetare, mësimet hyjnore, natyrshmërinë njerëzore dhe vlerat tradicionale të popullit tonë”, thuhet në deklaratë.

    BIK-u u bëri thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i kenë parasysh shqetësimet e shprehura nga ta.

    “Me këtë rast, Kryesia e BI-së u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, në veçanti Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit të Kosovës, që gjatë shqyrtimit të Projektkodit Civil të kenë parasysh shqetësimet e shprehura dhe të bëjnë rishikimin e dispozitave kontestuese, në mënyrë që Kodi Civil të jetë gjithëpërfshirës, të reflektojë vlerat dhe traditat e shoqërisë sonë dhe të mos cenojë parimet themelore fetare e morale”, thuhet në deklaratë.

    Bashkësia Islame e Kosovës tha se mbështet “një Kod Civil që garanton drejtësinë, mbron familjen, forcon vlerat morale dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, me dinjitet dhe përgjegjësi për brezat e ardhshëm”.

    Burimi: Insajderi

  • BIK for Civil Billwork: Eliminate provisions that violate traditional family concept

    The head of the Islamic Community of Kosovo has held a meeting at which the Civil Projectcodi, which is expected to be sent to the Assembly for approval, was reportedly addressed.

    BIK said that among the discussions on the preparation and planning of religious activities, in the meeting led by mufti Naim Ternava was discussed also on the Civil Code, which had failed to be adopted in 2022, because it included a provision that would enable the drafting of a special law through which the registration of civil co-ordination would be allowed among the same-gender people.

    After a broad and comprehensive discussion, the Chief of the Islamic Community of Kosovo reaffirmed its earlier position, expressing support for the adoption of the Civil Code, but only after the provisions that violate traditional family concept, human nature and the fundamental principles upon which the family is built in our society are revised and removed from its contents, a statement is said.

    BIK said its leadership estimates that any legislation regulating family life should be based on universal values, moral principles, tradition and trust, while simultaneously respecting the nature of human creation by God with two genders and the concept of a family built on the union of husband and wife, as the fundamental basis of the continuity and health of society.

    In that spirit, the Islamic Community of Kosovo re-exemplifies that it is not against adopting the Civil Code as an important need for the country’s judicial system, but opposes the involvement of provisions that conflict with its religious beliefs, divine teachings, human nature and traditional values of our people, the statement said.

    BIK called on the Government and the Parliament to take into account the concerns expressed by them.

    In this case, the BI leadership calls on all responsible institutions — in particular, the Government of the Republic of Kosovo, the Ministry of Justice and the Assembly of Kosovo — to take into account the concerns expressed and to review the conflicting provisions so that the Civil Code is comprehensive, to reflect the values and traditions of our society, and not to violate the fundamental religious principles of each other, the statement said.

    The Islamic Community of Kosovo said it supports a Civil Code that guarantees justice, protects the family, strengthens moral values and contributes to building a healthy society, with dignity and responsibility for future generations.

    Source Layer: Insander

  • Gazetarët që udhëtonin me presidentin Trump u urdhëruan të dorëzonin telefonat e tyre në bordin e Air Force One

    Gazetarët që udhëtonin me presidentin Trump u urdhëruan të dorëzonin telefonat e tyre në bordin e Air Force One

    Gazetarëve që udhëtonin me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, iu urdhërua të dorëzonin telefonat e tyre celularë në bordin e Air Force One të enjten në një masë të rrallë sigurie.

    Ky urdhër erdhi ndërsa aeroplani u nis nga Kina pas një samiti të liderëve botërorë.

    “Në orën 6:45 pasdite, konsiderojeni këtë si një rrëmujë. Telefonat tanë po na sekuestrohen për momentin për arsye sigurie”, raportoi një gazetare e AFP-së në bordin e aeroplanit menjëherë pasi ai u nis nga Shenzhen.

    Nuk u dha menjëherë asnjë shpjegim i mëtejshëm për masën paraprake të pazakontë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Korrespondentja e Fox News, Jacqui Heinrich, presidente e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, tha se telefonat e gazetarëve nuk ishin sekuestruar pas vizitës së mëparshme të Trump në Kinë në maj.

    Ajo sugjeroi që masa, së bashku me ndryshimet në kufizimet e fluturimit mbi Alaska, ngritën pyetje nëse Air Force One po shkonte direkt në shtëpi.

    Trump kishte ngritur vazhdimisht mundësinë e takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un gjatë udhëtimit të tij në Azi, megjithëse nuk ishte njoftuar një takim i tillë.

    Kujtojmë se samiti i paprecedentë mes presidentit amerikan, Donald Trump, liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, përfundoi me një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në reformat e Kombeve të Bashkuara, furnizimin me karburante dhe uljen e rreziqeve bërthamore.

    Megjithatë, dokumenti nuk përmend luftërat në Ukrainë dhe Iran.

    Sipas mediave botërore, pavarësisht pritshmërive të mëdha dhe deklaratave të fuqishme në fillim të takimit, samiti nuk prodhoi ndonjë përparim të menjëhershëm diplomatik. Ai përfundoi pa deklarata të përbashkëta për media, ndërsa Trump u largua menjëherë drejt aeroportit. /Telegrafi/

  • Journalists travelling with President Trump were ordered to deliver their phones to Air Force One board

    Journalists travelling with US President Donald Trump were ordered to hand over their mobile phones aboard Air Force One on Thursday to a rare security measure.

    This order came as the plane left China after a summit of world leaders.

    At 6:45 p.m., consider this a mess. Our phones are being seized for security reasons right now, an AFP journalist reported on board the plane shortly after he left Shenzhen.

    No further explanation was immediately given for the unusual precautionary measure, the foreign media wrote, records Telegrafi.

    Fox News correspondent Jacques Heinrich, president of the White House Correspondent Association, said the journalists’ phones were not seized after Trump’s previous visit to China in May.

    She suggested that the move, along with changes in flight restrictions on Alaska, raised questions whether Air Force One was going directly home.

    Trump had repeatedly raised the possibility of meeting with North Korean leader Kim Jong Un during his trip to Asia, though no such meeting had been announced.

    We remember that the unprecedented summit between US President Donald Trump, Chinese leader Xi Jinping, and Russian President Vladimir Putin concluded with a joint declaration of co-operation in United Nations reforms, fuel supply and nuclear risk reduction.

    However, the document does not mention wars in Ukraine and Iran.

    According to world media, despite major expectations and strong statements at the start of the summit, the summit did not produce any immediate diplomatic progress. He ended up without joint media statements, while Trump immediately left for the airport. /Telegraph/