Category: Lajme

  • Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

    Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

    Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

    Manchester City është përballur me një goditje në aspektin financiar, pasi gjiganti amerikan i investimeve, Apollo, është tërhequr nga një marrëveshje huadhënieje në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, e paraparë për City Football Group, kompaninë që zotëron klubin anglez.

    Negociatat mes palëve kishin arritur në një fazë të avancuar, por marrëveshja nuk u finalizua.

    Sipas raportimeve, tërheqja e Apollo-s erdhi pas vendimit të një komisioni të pavarur, i cili e shpalli Manchester Cityn fajtor për shkeljen e rregullave financiare të Premier League.

    Si pasojë, City Football Group ka humbur një mundësi të rëndësishme financimi, në një kohë kur çështjet financiare dhe pasojat e tyre vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

    Kjo tërheqje përbën një zhvillim të rëndësishëm për kompaninë që menaxhon Manchester Cityn dhe klubet e tjera në pronësi të saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Manchester City gets financial shock, American giant withdraws from $2 billion deal.

    Manchester City has faced a financial blow, since the American investment giant Apollo has withdrawn from a $2 billion loan deal, formerly for City Football Group, the company that owns the English club.

    Negotiations between the sides had reached an advanced phase, but the agreement was not finalised.

    According to reports, Apollo’s withdrawal came after the decision of an independent commission, which convicted Manchester City of violating Premier League financial regulations.

    As a result, City Football Group has lost a significant funding opportunity, at a time when financial issues and their consequences continue to be the focus of attention.

    This attraction represents an important development for the company managing Manchester City and other clubs owned by it.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Abdixhiku: Me ndihma dhe pa investime nuk ndërtohet ekonomia e Kosovës

    Abdixhiku: Me ndihma dhe pa investime nuk ndërtohet ekonomia e Kosovës

    Gjatë debatit në Kuvend për shqyrtimin e Projektbuxhetit 2027, Abdixhiku tha se mbështetja financiare për familjet dhe rritja e pagave janë të nevojshme, por nuk mund të zëvendësojnë investimet në sektorët që gjenerojnë vende të reja pune dhe rrisin produktivitetin.

    “Me shtet social, me ndihma, pa investime, s’kemi për të pasur kurrë jetë të mirë në Kosovë. Kurrë hiç”, deklaroi Abdixhiku.

    Ai tha se Kosova rrezikon të mbetet në fund të Evropës për nga zhvillimi ekonomik dhe standardi i jetesës, nëse vazhdon të mbështetet kryesisht në ndihma dhe transfere, pa krijuar kapacitete të reja prodhuese.

    Sipas tij, rritja e ndihmave mund të shtojë konsumin, por pa rritje të prodhimit dhe investimeve nuk e ndryshon gjendjen ekonomike të vendit.

    “Dhe në gjithë këtë spirale ekonomike, do të mbesim pa gjënë e vetme për të cilën ka nevojë Republika jonë: pa investime dhe natyrisht me më pak vende të reja të punës”, tha ai.

    Abdixhiku theksoi se LDK-ja synon rritjen e koeficientit të pagave në 150, por, sipas tij, krahas rritjes së pagave duhet të ketë edhe investime shumë më të mëdha.

    “Dhe mos më keqkuptoni: kjo kritikë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës që për koeficient pagash ka synim koeficientin 150. Pra ambicia jonë për paga është shumë më e lartë, por ambicia për investime është shumëfish më e lartë. Dhe po, mund të bëhen të dyjat: edhe ndihma, edhe investimet. Por fillimisht me shumë më shumë investime sesa ndihma”, u shpreh ai.

    LDK kërkon investime në energjetikë, infrastrukturë, arsim dhe turizëm

    Kryetari i LDK-së renditi disa sektorë ku, sipas tij, nevojiten investime të mëdha, duke veçuar energjetikën, infrastrukturën rrugore, arsimin, teknologjinë dhe turizmin.

    Në sektorin e energjisë, Abdixhiku kritikoi mungesën e kapaciteteve të reja prodhuese dhe varësinë nga importi i energjisë elektrike.

    Ai rikujtoi se termocentralet e fundit në Kosovë janë ndërtuar në vitet e 80-ta, duke vlerësuar se vendi ka nevojë për kapacitete të reja për të zvogëluar shpenzimet për blerjen e energjisë nga jashtë.

    “Milionat e eurove do të na shkojnë në blerjen e energjisë së huaj, kur mundemi lehtësisht me dhjetëra të tyre të ndërtojmë centrale të reja”, tha Abdixhiku.

    Sa i përket infrastrukturës rrugore, ai kritikoi vonesat në realizimin e projekteve, duke thënë se Kosova vazhdon të merret me përfundimin e rrugëve që, sipas tij, është dashur të përfundonin shumë më herët.

    “Po me analiza s’shtrohen rrugët; shtrohen me investime në pare dhe me njerëz në kantier, atje në terren, me pak fjalë me punë të realizuara në gjitha rrugët e Kosovës”, deklaroi ai.

    Në arsim, Abdixhiku tha se rezultatet e Kosovës në testin ndërkombëtar PISA tregojnë nevojën për investime në shkolla dhe përmirësimin e kushteve të mësimit.

    Ai e cilësoi teknologjinë si një mundësi të rëndësishme për Kosovën që të zvogëlojë hendekun me shtetet më të zhvilluara. Sipas tij, me ritmet aktuale të rritjes ekonomike, Kosovës do t’i duheshin rreth 80 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian.

    Abdixhiku kërkoi gjithashtu investime në turizëm, duke përmendur potencialin e Brezovicës dhe mungesën e një kompleksi të mirëfilltë turistik në vend.

    “E ne s’jemi në gjendje si shoqëri, tash e 28 vjet në liri, me bërë një kompleks të vetëm turistik”, tha ai.

    Abdixhiku: Kosova mund të marrë deri në tri miliardë euro kredi

    Një pjesë të fjalimit, Abdixhiku ia kushtoi mundësive për financimin e investimeve përmes rritjes së borxhit publik.

    Ai tha se borxhi publik i Kosovës është rreth 19 për qind e bruto produktit vendor, ndërsa sipas tij, korniza ligjore mundëson që ai të arrijë deri në 40 për qind, pa cenuar stabilitetin financiar.

    “Në cilin popull po i ruajmë këto mundësi? Për cilin popull po i presim ditë më të mira? Për kurrë po i ruajmë mundësitë tona që na garantohen me ligj, me stabilitet financiar që kemi sot?”, pyeti Abdixhiku.

    Sipas tij, Kosova mund të sigurojë deri në tri miliardë euro kredi me kushte të favorshme për projekte në sektorë të ndryshëm.

    Ai përmendi gjithashtu rreth tri miliardë euro të tjera në fondin pensional, të cilat, sipas tij, janë të investuara jashtë vendit.

    Abdixhiku vuri në pikëpyetje edhe rritjen nominale të Projektbuxhetit për vitin 2027, duke e krahasuar atë me nivelin e inflacionit.

    Ai tha se buxheti është rreth 300 milionë euro më i lartë, apo afërsisht shtatë për qind në krahasim me vitin paraprak, por shtoi se edhe inflacioni vjetor, sipas të dhënave që përmendi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, është në nivel të ngjashëm.

    “Pra thënë ndryshe, vlera e këtyre 4.3 miliardë eurove sot si fuqi blerëse është e njëjtë me 4 miliardë eurot e vitit të kaluar”, tha ai.

    Sipas Abdixhikut, rritja e shumës së përgjithshme të buxhetit nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të fuqisë së tij reale për të financuar shërbime dhe investime.

    Ai kritikoi edhe nivelin e investimeve kapitale, duke vlerësuar se ndarja e rreth një miliard eurove, apo 23 për qind e buxhetit, nuk mjafton për të siguruar ritmet e zhvillimit që i nevojiten Kosovës.

    Sipas tij, vendit i duhet rritje ekonomike vjetore prej shtatë deri në tetë për qind për dhjetë vjetët e ardhshme, ndërsa ritmet prej tre, katër apo pesë për qind nuk do të mjaftonin për ta nxjerrë Kosovën nga pozita e saj aktuale.

    Abdixhiku foli edhe për deficitin tregtar, duke thënë se dallimi mes eksporteve dhe importeve të Kosovës ka arritur në rreth gjashtë miliardë euro në vit.

    Ai tha se gjashtë vjet më parë kjo diferencë ishte rreth 2.5 miliardë euro dhe paralajmëroi se vazhdimi i këtij trendi do të ndikonte në daljen e kapitalit nga vendi.

    “Paramendoni: plot 6 miliardë euro në vit Kosova i qet jashtë vendit. Dhe ky trend është në rritje: gjashtë vite më parë ka qenë 2.5 miliardë euro; gjashtë vite më pas, 6 miliardë euro është diferenca mes eksporteve dhe importeve në Kosovë”, tha ai.

    Sipas llogaritjeve që paraqiti në Kuvend, nëse vazhdon ky trend, gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm nga Kosova mund të dalin 60 deri në 80 miliardë euro.

    Ai vlerësoi se rritja ekonomike nuk duhet të matet vetëm në raport me vitet paraprake, por edhe në raport me nivelin e zhvillimit të vendeve të tjera.

    Në përfundim të fjalimit, kryetari i LDK-së tha se ndihmat sociale dhe pensionet kanë nevojë për një ekonomi që krijon të ardhura dhe vende pune, ndërsa pagat duhet të mbështeten në produktivitet.

    “Jepuni njerëzve të Kosovës zhvillim, s’ka me pasur nevojë për ndihma fare. Kosovarët janë punëtorë: krijojnë, ndërtojnë, bëjnë mrekulli. Jepuni mundësi!”, përfundoi Abdixhiku.

    Burimi: RTKLive

  • Lushtaku: Rritja e buxhetit nuk po përkthehet në mirëqenie për qytetarët

    Lushtaku: Rritja e buxhetit nuk po përkthehet në mirëqenie për qytetarët

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka vënë në pikëpyetje ndikimin e projektbuxhetit të vitit 2027 në jetën e qytetarëve, duke thënë se shifrat e mëdha buxhetore nuk po shoqërohen me përmirësim të kushteve ekonomike.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti për Lojërat Mesdhetare 2030: Do t’i bëjmë me çdo kusht pa korrupsion

    Kurti për Lojërat Mesdhetare 2030: Do t’i bëjmë me çdo kusht pa korrupsion

    Kurti për Lojërat Mesdhetare 2030: Do t’i bëjmë me çdo kusht pa korrupsion

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 po përballet me vështirësi, duke përmendur mungesën e unitetit të brendshëm dhe bashkëpunimin jo të mirë me Komunën e Prishtinës.

    Kurti, duke folur për përgatitjet për këtë ngjarje sportive, ka thënë se është për keqardhje që diskutimet dhe mbledhjet e Komitetit Organizativ po përcillen me sulme të brendshme në opinionin publik.

    “Ne po i bëjmë të gjitha përgatitjet, kemi pasur edhe një mbledhje të Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, dhe natyrisht që aty jemi bashkë. Është për të ardhur keq që kur po përfundojnë mbledhjet, diskutimet shteruese që po mbahen aty, më pastaj po dalin në opinionin publik kush qysh votoi dhe me sulme të brendshme. Duhet të jemi unikë për këtë gjë, dhe kjo mungesë e unitetit të brendshëm na ka sjellë në këtë pikë ku edhe po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030”, ka deklaruar Kurti në Kuvend, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka thënë se vazhdon të jetë optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare, por optimizmi i tij është i përmbajtur për shkak të mosmarrëveshjeve dhe mungesës së bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës.

    “Vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur, për shkak se kush bën mirë nuk e ka kollaj të shtyhet me dikë që e bën të kundërtën dhe në këtë aspekt, bashkëpunimi ynë me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë tejet i mirë, por kjo nuk mund të thuhet edhe me Komunën e Prishtinës, prandaj edhe ndodhemi në këtë situatë”, ka thënë ai.

    Kurti e ka cilësuar fitore të madhe marrjen e përgjegjësisë për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive, duke përmendur përfshirjen e dhjetë komunave të Kosovës dhe të Durrësit në Shqipëri.

    “Është fitore e madhe që ne e kemi marrë përgjegjësinë në organizimin e këtyre lojërave, 10 komuna të Kosovës bashkë edhe me një komunë në Shqipëri, Durrësin dhe në anën tjetër planifikimet për investimet, libri me të cilin kemi aplikuar dhe kemi fituar duhet të zbatohet në plotni.

    Ka pasur dallime e mospajtime, ka edhe mosbesime, kjo është situata në të cilën ndodhemi. Do ta bëjmë më të mirën e mundshme, por do ta bëjmë me çdo kusht pa korrupsion, kjo është e rëndësishme për neve, prandaj edhe besoj që dikush ka hasur në vështirësi tek ne”, ka deklaruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe vonesat në miratimin e Ligjit për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke thënë se qëndrimi i gjatë i tij në Gjykatën Kushtetuese ka ndikuar në ngecjen e përgatitjeve.

    “Në anën tjetër duhet theksuar që vonesat kryesore i kemi për shkak se Ligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 ka qëndruar në Gjykatën Kushtetuese tepër gjatë dhe neve na ka bllokuar në ecjen përpara. Në mungesë të këtij ligji është dashur të shqyrtohen modalitetet që natyrisht kanë sjellë shpesh më shumë probleme se zgjidhje”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv

  • Tre zyrtarë nga Kosova diplomohen në Akademinë Kombëtare të FBI-së

    Tre zyrtarë nga Kosova diplomohen në Akademinë Kombëtare të FBI-së

    Tre zyrtarë nga Kosova diplomohen në Akademinë Kombëtare të FBI-së

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se tre zyrtarë nga Kosova janë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

    Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka shprehur krenarinë për këtë arritje, duke theksuar se Kosova është partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit.

    Sipas Ambasadës, Kosova ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global, transmeton Klankosova.tv.

    “Kosova është një partner i fortë i SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

  • Lushtaku kritikon Qeverinë për projektbuxhetin 2027: Po rritet, por qytetarët po varfërohen

    Lushtaku kritikon Qeverinë për projektbuxhetin 2027: Po rritet, por qytetarët po varfërohen

    Lushtaku kritikon Qeverinë për projektbuxhetin 2027: Po rritet, por qytetarët po varfërohen

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2027.

    Lushtaku ka thënë se, ndonëse Qeveria po e paraqet rritjen e buxhetit të shtetit si sukses ekonomik, mirëqenia e qytetarëve nuk është përmirësuar. Ai ka kërkuar nga ekzekutivi të japë llogari për premtimet që, sipas tij, nuk janë realizuar.

    “Sot kemi përpara projektbuxhetin në vlerë prej 4 miliardë eurosh. Qeveria e paraqet këtë shumë si dëshmi të suksesit ekonomik, por pyetja është: a do të rritet edhe mirëqenia e qytetarëve aq sa po rritet buxheti i shtetit?

    Qytetarët nuk jetojnë me miliona në letër. Ata jetojnë me pensione e paga të ulëta dhe me shpenzime të larta. Kanë kaluar shtatë vjet nga zgjedhjet e tetorit 2019, kur e morët besimin e qytetarëve. Keni pasur mundësi të mjaftueshme për të sjellë ndryshime. Sot nuk është koha për të kërkuar besim, por për të dhënë përgjegjësi për gjërat që nuk i keni bërë.

    Ku janë çerdhet që i premtuat? Ku janë 4 mijë banesat për familjet e reja? Ku janë hekurudhat dhe rrugët? Mbi të gjitha, ku është zhvillimi ekonomik që do t’i mbajë qytetarët këtu?”, ka deklaruar Lushtaku, transmeton Klankosova.tv.

    Deputeti i PDK-së ka pretenduar se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit ka pasur rreth një miliard euro më pak investime kapitale, duke thënë se kjo ka ndikuar në mungesën e investimeve në shkolla, rrugë dhe infrastrukturë tjetër të rëndësishme.

    “Qeveria po premton investime kapitale prej 1 miliard eurosh, por, sipas Institutit GAP, kemi 1 miliard euro më pak investime gjatë qeverisjes suaj. Këto janë humbje në rrugë, në shkolla dhe në çerdhe.

    Kryeministër, me cilat ekipe do t’i realizoni këto projekte që i keni premtuar? Keni premtuar përfundimin e autostradës për Gjilan. Keni premtuar me vite dhe jemi në vitin 2026, ndërsa ajo ende nuk është përfunduar. Qytetarët presin dhe, nëse premtimet nuk realizohen, ata e humbin besimin në Qeveri”, ka thënë ai.

    Lushtaku ka kritikuar edhe mosrealizimin e skemës së banimit të përballueshëm për familjet e reja, duke thënë se qytetarët kanë nevojë për rezultate konkrete dhe jo vetëm për konferenca për shtyp.

    “A po i planifikoni këto investime për t’i përdorur në fushatat e ardhshme apo për t’i përmbushur premtimet? Keni premtuar banim të përballueshëm përmes skemës për familjet e reja, por ende asnjë çift i ri nuk ka hyrë në banesë. Konferencat për shtyp nuk mjaftojnë, familjet kanë nevojë për çelësa”, ka deklaruar deputeti.

    Ai tha se rritja e buxhetit nuk po reflektohet në mirëqenien e qytetarëve, të cilët, sipas tij, po përballen me varfërim dhe rritje të shpenzimeve.

    “Buxheti po rritet, por qytetarët po varfërohen. Qeveria flet për rritje prej 7.5 për qind, por krahasuar me buxhetin e vitit 2026, rritja është 4 për qind. Ndërsa, nëse e krahasojmë me inflacionin, kjo shifër arrin afërsisht në 9 për qind.

    Të hyrat nga TVSH-ja pritet të jenë mbi 100 milionë euro. Sa nga kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së çmimeve që po i paguajnë qytetarët?”, ka përfunduar Lushtaku.

  • Goditje financiare për Manchester Cityn, dështon marrëveshja e rëndësishme

    Goditje financiare për Manchester Cityn, dështon marrëveshja e rëndësishme

    Goditje financiare për Manchester Cityn, dështon marrëveshja e rëndësishme

    Manchester City ka marrë një lajm të keq në aspektin financiar, pasi gjiganti amerikan i investimeve, Apollo, ka hequr dorë nga një marrëveshje huadhënieje në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, e cila ishte paraparë për City Football Group, kompaninë që zotëron klubin anglez.

    Negociatat mes palëve kishin arritur në një fazë të avancuar, por marrëveshja nuk u finalizua. Sipas raportimeve, vendimi erdhi pasi një komision i pavarur e shpalli Manchester Cityn fajtor për shkeljen e rregullave financiare të Premiere League.

    Kështu, City Football Group humbet një mundësi të rëndësishme financimi, në një moment kur çështjet financiare dhe pasojat e tyre vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

  • Trump, Xi dhe Putin pajtohen për një “Deklaratë të Paqes” në takimin historik trepalësh

    Trump, Xi dhe Putin pajtohen për një “Deklaratë të Paqes” në takimin historik trepalësh

    Trump, Xi dhe Putin pajtohen për një “Deklaratë të Paqes” në takimin historik trepalësh

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ai amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, janë pajtuar për një “Deklaratë të Paqes” gjatë takimit të tyre të paprecedentë trepalësh të mbajtur të enjten.

    Sipas Kinës dhe Rusisë, në këtë deklaratë tre liderët kanë riafirmuar që një luftë bërthamore nuk duhet të zhvillohet kurrë.

    Sipas raportimeve të Reuters, deklarata shënoi përmbylljen e vizitës treditore diplomatike të Trumpit në Azi, e cila, pavarësisht deklaratave të tij për arritje historike dhe ndërmjetësim të paqes, prodhoi pak rezultate konkrete, transmeton Klankosova.tv.

    Përkundrazi, vizita ka ngritur shqetësime të reja te aleatët e SHBA-së lidhur me afrimin gjithnjë e më të madh të Trumpit me Putinin, i cili vazhdon luftën kundër Ukrainës.

    Në dokumentin e përbashkët, tre liderët janë zotuar gjithashtu të avancojnë reformat e Kombeve të Bashkuara, të rrisin furnizimin me produkte të rafinuara të naftës për të gjitha shtetet dhe të mbështesin imunitetin e zyrtarëve shtetërorë në gjykatat ndërkombëtare.

  • Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës

    Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës

    Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës

    Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës për situatën me energjinë elektrike dhe planifikimet për vitet e dekadat e ardhshme, ka thënë se gjatë pesë vjetëve e gjysmë të fundit kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar edhe në politikat energjetike.

    Kurti është pajtuar me deputetin Besnik Tahiri se situata aktuale dallon dukshëm nga ajo e vitit 2021, duke përmendur ndryshimet gjeopolitike, gjeostrategjike dhe në zinxhirët e prodhimit e furnizimit.

    “Do të kemi diskutime të reja, vendime të reja, sa i përket situatës me energjinë elektrike dhe vizionit dhe planifikimeve në vitet dhe dekadat në vijim, por ajo që është e rëndësishme të theksohet tani është që midis programit tonë qeveritar nga pranvera e vitit 2021 dhe programit qeveritar që do të vijë në vjeshtën e vitit 2027, janë pesë vjet e gjysmë me shumë zhvillime kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Pajtohem me Besnik Tahirin që ka ndryshime substanciale sa i përket gjeopolitikës, gjeostrategjisë, pastaj zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka përmendur edhe ndryshimet në politikat ndërkombëtare të energjisë, luftën në Ukrainë pas agresionit rus dhe luftën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se këto zhvillime kanë shkaktuar tronditje në skenën ndërkombëtare dhe kanë pasur pasoja edhe në furnizimin me energji.

    “Në këto pesë vjet e gjysmë, ajo çfarë kishim është zbehja e valës së gjelbër dhe në kuptimin ideologjik për gjenerimin dhe furnizimin me energji elektrike, pastaj jo vetëm që shpërtheu lufta në Ukrainë si pasojë e agresionit rus, por edhe kjo luftë nuk përfundoi. Lufta s’përfundoi, por nisi edhe një tjetër në Lindjen e Mesme, dhe kjo ka shkaktuar tronditje të madhe në skenën ndërkombëtare, por edhe me pasoja për furnizimin te ne”, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

    Duke folur për vizionin energjetik të Qeverisë, Kurti ka thënë se mbeten të përkushtuar ndaj burimeve të ripërtëritshme, por se në zgjedhjet e fundit kanë marrë edhe zotimin për shqyrtimin serioz të mundësisë së gazifikimit të linjitit dhe shfrytëzimit të gazit të lëngshëm përmes terminalit të Vlorës.

    “Për vizionin tonë përpara, jo vetëm që kemi theksuar burime të ripërtëritshme e që i qëndrojmë asaj, por njëkohësisht në zgjedhjet e fundit kemi fituar edhe me zotimin tonë për shqyrtimin serioz sa më parë të mundësisë për gazifikimin e linjitit, dhe jo vetëm kaq, por edhe për shfrytëzimin e gazit të lëngshëm që vjen në terminalin e Vlorës, prej nga ne mund ta marrim rrymën me interkoneksionin prej 400 kilovolt.

    Kemi marrëveshje me Shqipërinë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka deklaruar ai.

    Kurti ka folur edhe për rezervat e linjitit në Kosovë, duke thënë se vendi ka rezerva të mëdha të këtij burimi energjetik.

    “Kosova thuhet se i ka prej 10 deri në 14 miliardë tonë qymyr. Këto janë rezervat e pesta në botë e të dytat në Evropë”, ka theksuar Kurti.

    Si një tjetër zhvillim të rëndësishëm për planifikimin energjetik, Kurti e ka përmendur situatën në veri të Kosovës, ku sipas tij, është vendosur sundimi i ligjit, është siguruar pagesa e energjisë elektrike dhe është marrë kontrolli mbi Liqenin e Ujmanit.

    Ai ka vlerësuar se kontrolli mbi këtë liqen është i domosdoshëm për hartimin e strategjive dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike.

    “Ajo që ka ndryshuar është fakti i rëndësishëm me dy zhvillime pozitive, në njërën anë janë zhvillimet në veri të Kosovës, ka sundim të ligjit, ka pagesë të rrymës dhe mbi të gjitha ka kontroll të Liqenit të Ujmanit. Nuk mund të bësh planifikime të reja, s’mund të zhvillosh vizione e strategji për kapacitetet energjetike përderisa nuk e kontrollon Ujmanin.

    Ujmani ka më shumë se trefish ujë krahasuar me tri liqenet e tjera të Kosovës, marrë së bashku”, ka deklaruar Kurti në Kuvend./Klankosova.tv