Category: Lajme

  • Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

    Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

    Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët policorë janë angazhuar në shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese për shoferët, duke përcjellë mesazhe dhe këshilla për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte të pafavorshme atmosferike.

    Sipas njoftimit të Policisë, vëmendje e veçantë i kushtohet qarkullimit gjatë reshjeve të shiut dhe borës, pranisë së ngricave në rrugë dhe dukshmërisë së zvogëluar, të cilat mund të rrisin rrezikun për aksidente trafiku.

    Përmes kësaj fushate, shoferëve u bëhet thirrje që të mos tejkalojnë shpejtësinë e përshtatshme për kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë përgjegjësi të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

    Në fund të njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë e Jugut apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

    Burimi: RTKLive

  • Police appeal for traffic care during winter season in Mitrovica

    Within this activity, police officials have engaged in distributing information plates to drivers, conveying messages and counsel for increased caution during driving under unfavourable weather conditions.

    According to the Police’s announcement, special attention is paid to circulation during rainfall and snow, the presence of freezings on the streets, and reduced visibility, which can increase the risk of traffic accidents.

    Through this campaign, drivers are urged not to exceed the right speed of road conditions, to keep the distance of safety, and to show increased responsibilities along the direction of vehicles.

    At the end of the announcement, the South Mitrovica Regional Directorate appeals to all drivers to respect traffic regulations and contribute to the safety of all participants in communications.

    Source Layer: RTKLive

  • Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

    Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

    Një shtetas gjerman është arrestuar në Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

    Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet L.S. është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm.

    Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar një shtetas të Gjermanisë, L.S., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

    Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, i dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e verpave penale:
    · “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe
    · “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

    Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinisë dhe destinacionit të armëve.

    Policia e Kosovës dhe PSRK do ta informojë publikun lidhur me rastin, në përputhje me legjilsacionin në fuqi dhe duke mos cenuar integritetin e hetimit”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • German citizen arrested, 43 automatic long arms seized

    A German national has been arrested in Kosovo, under suspicion of involvement in criminal activities related to organised crime and illegal arms trafficking.

    According to a joint community of the Kosovo Police and Special Prosecutors, the suspect with the initial L.S. was detained in the Gjilan region, while the vehicle he was traveling with was sent for further control and scan.

    During the search, 43 long automatic weapons have been detected and seized.

    By order of the Special Prosecutor, investigators from Kosovo Police, the Directorate for Investigation of Organised Crime and Crime, have arrested a German citizen, L.S., under suspicion of involvement in criminal activities linked to organised crime and illegal arms trafficking.

    As a result of joint investigations, the suspect was initially detained in the Gjilan region, where, after the ban, the vehicle he was travelling with was sent for further control and scan, where 43 long automatic weapons were discovered and seized.

    By order of the Special Prosecutor, the suspects have been assigned the detention measure for 48 hours, under suspicion of committing criminal acts:
    · The participation or organisation of the organized criminal group and
    ·ė import, export, supply, transport, production, exchange, mediation or unauthorized sale of weapons or explosive matter.

    The Special Prosecutor, in co-ordination with the Kosovo Police, the Directorate for Investigation of Organised Crime and Randa Crime, is taking all necessary investigative actions to clear up the circumstances of the case, including verifying origin and the destination of weapons.

    Kosovo Police and P The SRK will inform the public about the case, in line with legislation in power and not violating the integrity of the investigation, the report said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Përplasje mes tre të rinjve, mollë sherri parkingu

    Përplasje mes tre të rinjve, mollë sherri parkingu

    Përplasje mes tre të rinjve, mollë sherri parkingu

    Një konflikt fizik mes tre të rinjve është raportuar të ketë ndodhur sot në Vlorë të Shqipërisë, për shkak të një vend parkimi

    Sipas informacioneve të Policisë, rreth orës 10:35, të dyshuarit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, janë kapur me një 25-vjeçar, të identifikuar si M.B.

    Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetet e tyre, zyrtarët policorë nuk kanë gjetur mjete prerëse apo sende të tjera të kundërligjshme, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

  • Stalling between three young people, apple parking argument

    – What?A physical conflict among three young people is reported to have occurred today in Vlora, Albania, due to a parking lot.

    According to police information, around 10:35, suspects E. L., 28, and D. LI., 28, have been caught with a 25-year-old, identified as M.B.

    During physical control and control in their vehicles, police officials have not found cutting tools or other illegal items, reports Top Channel, broadcast Klakosova. tv

  • Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim

    Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim

    Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim

    Dy persona të shpallur në kërkim janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.

    Në pranga ka rënë një shtetas turk, 31 vjeç, i identifikuar Enes Uguz, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, raporton Top Channel.

    Sipas Policisë, ndaj tij Gjykata Penale e Shkallës së Parë nr. 2 në Gebze kishte lëshuar urdhër arrest më 31 korrik 2026, për veprën penale të mashtrimit të kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare.

    Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

    Gjithashtu, në hyrje të Republikës së Shqipërisë është kapur edhe shtetasi Edison Vukaj, 27 vjeç, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

    Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 3 qershor 2025, me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. /Klankosova.tv

  • Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga

    Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga

    Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, se ka ulur pabarazinë në paga është mashtrim.

    Hoti shkroi se raportet nuk kanë ndryshuar në pesë vjetët e fundit, dhe se sipas tij gjysma e popullsisë në moshën e punës nuk marrin pjesë në treg.

    “E fsheh të vërtetën:

    – nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar;

    – nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara;

    – nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar;

    – gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës.”, shkroi Hoti në Facebook.

    Ai shtoi se edhe kosotoja e jetës është dyfishuar në pesë vitet e fundit duke.

    “Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, ka pyetur deputeti Hoti.

  • Hoti: Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

    Hoti: Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar sot qeverisjen aktuale, duke thënë se kryeministri Albin Kurti e mashtron veten dhe botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga.

    Hoti në një postim në Facebook shkruan se nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar.

    Lexoni të plotë postimin e Hotit:

    Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

    E fsheh të vërtetën:

    – nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar;

    – nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara;

    – nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar;

    – gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës.

    Këto raporte kanë mbetur të njëjta në pesë vitet e fundit, edhe pse janë shpenzuar miliona në skema të superpunës e të subvencioneve pa asnjë efekt real afatgjatë.

    Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta.

    Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?./Telegrafi/

  • Nga Google dhe Apple në Prishtinë: GrowthTank sjell mbi 15 folës botërorë të AI

    Nga Google dhe Apple në Prishtinë: GrowthTank sjell mbi 15 folës botërorë të AI

    Një ish-drejtues i Google, një krijues përmbajtjesh me mbi dy milionë ndjekës dhe një kapiten që ka udhëhequr 23 ekspedita në Arktik do të jenë në të njëjtën skenë në Prishtinë më 20 dhe 21 nëntor.

    Ata janë pjesë e GrowthTank 2026, konferencës për inteligjencën artificiale, marketingun dhe kreativitetin, e cila këtë vit mbahet në AMC Hall me temën “Lost in Tokens” dhe nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

    Organizatorët kanë njoftuar se në skenë do të ngjiten mbi 15 folës, nëntë prej të cilëve tashmë janë bërë publikë.

    Sipas tyre, edicioni i sivjetmë është tërësisht praktik: folësit do t’i hapin laptopët dhe do të punojnë drejtpërdrejt para publikut, pa prezantime teorike. Motoja e konferencës është “No boring talks. AI in action”.

    “Mjetet e reja të AI-së po dalin më shpejt sesa mund t’i mësojë kushdo”, thuhet në faqen e konferencës, ku premtohen punëtori, demonstrime të drejtpërdrejta dhe mënyra pune që pjesëmarrësit mund t’i zbatojnë që të hënën pasuese në punën e tyre.

    Ndër emrat kryesorë është Chris Heemskerk, i cili ka punuar më shumë se një dekadë në Google dhe Apple, ku ndër të tjera ka udhëhequr sektorin “Scaled Acquisitions” të Google për Amerikën Veriore.

    Ai paraqitet në dy raste studimore të Harvard Business School dhe ka folur para më shumë se 50 mijë njerëzve në mbi 17 shtete, përfshirë Kombet e Bashkuara, Amazon dhe Coca-Cola.

    Në Prishtinë vjen edhe Sebastien Jefferies, sipërmarrës dhe krijues përmbajtjesh për AI me mbi dy milionë ndjekës, bashkëthemelues i platformës VOSU dhe themelues i AI Creator Lab, i cili ka bashkëpunuar me Google, Adobe dhe Meta.

    Charlie Hills, themelues i buletinit MarTech AI që lexohet nga më shumë se 50 mijë njerëz të marketingut, nisi të postonte për AI-në në LinkedIn në fund të vitit 2023 pa asnjë ndjekës. Brenda dy vjetësh i kaloi 200 mijë.

    Joel Marlinarson, i njohur si “meteorologu i marketingut”, e pati klient të parë emisionin “Chicken Shop Date” kur ishte 18 vjeç. The Guardian e ka quajtur “guru të marketingut”, ndërsa këtë vit ishte njëri nga tre ambasadorët zyrtarë britanikë në Cannes Lions.

    Charlotte Stavrou, themeluese e agjencisë SevenSix, është autore e raportit të çmimeve të influencerëve (Influencer Pricing Report), për të cilin kanë shkruar The Guardian, Forbes dhe Business Insider. Në Prishtinë ajo do të mbajë një punëtori.

    Nga bota e kreativitetit rikthehet në GrowthTank DAvide Colla, themelues i agjencisë nga Milani i Italisë, 150UP, që ka udhëhequr projekte për Ferrari, Armani dhe Prada.

    Me të do të jetë edhe fotografja dhe drejtoresha kreative Sevda Albers, e cila ka gati 30 vjet në industri, ka punuar me brende si H&M, Zalando dhe ASOS dhe sot merret me krijimin e imazheve dhe videove me AI.

    Për mënyrën se si bordet dhe drejtuesit e kompanive duhet të vendosin për AI-në do të flasin bashkëthemeluesit e platformës zvicerane SwissCognitive, Dalith Steiger-Gablinger dhe Andy Fitze.

    Fitze, i shpallur “Top CIO i dekadës”, është edhe kapiten: ai ka udhëhequr 23 ekspedita në Arktik dhe Atlantikun Verior dhe në vitin 2023 arriti deri në 80°37′ gjerësi veriore, pranë Svalbardit.

    Biletat janë në shitje në growth-tank.com dhe vlejnë për të dyja ditët.

    Emrat e tjerë të folësve dhe agjenda e plotë pritet të publikohen në ditët në vijim.

    Ndryshe, GrowthTank organizohet nga agjencia Growzillas dhe mbahet në Prishtinë që nga viti 2021.