Një kontratë milionëshe e Komunës së Prishtinës për eficiencë energjetike ka ngritur pikëpyetje për çmimet e pajisjeve të kontraktuara dhe profilin e kompanive fituese. Projekti trevjeçar, me vlerë indikative prej 10 milionë eurosh, përfshin çmime që në disa pozicione rezultojnë shumëfish më të larta sesa në kontratat e mëparshme të komunës, raporton Gazeta Sinjali.
Në qendër të kësaj kontrate është konsorciumi i përbërë nga kompanitë “FULI INŽENIRING” dhe “Gregoric Elektromehanika d.o.o.”.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), kompania “FULI INŽENIRING” është në pronësi të Afrim Elshanit dhe është regjistruar më 9 mars 2016.
Megjithatë, ajo që bie në sy është aktiviteti kryesor i regjistruar i kësaj kompanie: transporti rrugor i mallrave, ndonëse kontrata e fituar lidhet me eficiencën energjetike dhe ndriçimin publik.
Sipas të dhënave të paraqitura nga platforma e prokurimit elektronik, kjo figuron si kontrata e parë e fituar nga kompania në Komunën e Prishtinës.
Partnerja e saj në konsorcium, “Gregoric Elektromehanika d.o.o.”, është regjistruar në Kosovë më 31 maj 2024, me kapital të regjistruar prej 1 mijë eurosh. Aktiviteti kryesor i saj është instalimi elektrik, ndërsa pronare figuron një kompani nga Sllovenia.
Çmime disa herë më të larta se në kontratat e mëparshme
Krahasimi i çmimeve të përfshira në kontratë nxjerr dallime të konsiderueshme.
Një trup ndriçues LED 150W, që më parë ishte kontraktuar për 90 euro, në kontratën e re figuron me çmim prej 285 eurosh.
Pajisja LED 100W, nga 85 euro, është kontraktuar për 267 euro, ndërsa ajo LED 50W, nga 50 euro, ka arritur në 170 euro.
Dallimi më i madh i raportuar është te një pajisje transmetuese e sistemit Smart, çmimi i së cilës nga 1.20 euro në kontratën e mëparshme ka arritur në 2 mijë e 300 euro në kontratën e re.
Edhe shiriti plastik paralajmërues për kabllot elektrike figuron me çmim prej 8.50 eurosh për metër, ndërsa në materialin e publikuar është paraqitur një ofertë tregu prej 6.25 eurosh për një rolo prej 300 metrash.
Këto dallime ngrenë pyetje për mënyrën e përllogaritjes së çmimeve dhe përputhshmërinë e specifikimeve teknike ndërmjet kontratave të krahasuara.
Megjithatë, vetëm dallimet në çmime nuk provojnë keqpërdorim, pa u verifikuar specifikimet, sasitë, kushtet e furnizimit dhe dokumentacioni i plotë i prokurimit.
Çështja merr rëndësi të veçantë edhe për shkak të vlerës së projektit, i cili është zhvilluar gjatë mandatit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Mbetet të sqarohet nëse çmimet e kontraktuara janë të arsyetuara teknikisht dhe financiarisht, si dhe nëse procedurat e prokurimit janë zhvilluar në përputhje me kërkesat ligjore.
A million-euro contract by the Pristina Community for Energy Efficiency has raised questions about the prices of contracted equipment and the profile of winning companies. The three-year project, worth indicator of 10m euros, includes prices that in some positions result in multiple higher than in previous municipality contracts, the Signal newspaper reports.
At the heart of this contract is the consortium consisting of companies FU LEAININRINING and RHORgoric Elektromehanika d.o.o.
According to data published by the Kosovo Business Recording Agency ( ARBK), company FULL INCHAENINRINInge was owned by Africa Elshan and registered on March 9, 2016.
However, what appears to be the main registered activity of this company: Road transport of goodsAlthough the contract won is related to energy efficiency and public enlightenment.
According to data presented by the electronic procurement platform, it figures as the first contract won by the company in the Pristina municipality.
Her partner in the consortium, Ryrogoric Elektromehanika d.o.o, is registered in Kosovo on May 31st, 2024, with capital registered of 1,000 euros. Its main task is electrical installation, while the owner figures out a company from Slovenia.
Prices Several times higher than in previous contracts
Comparing prices included in the contract reveals considerable differences.
An enlightening LED 150W body, previously contracted for 90 euros, in the new contract figures at the price of 285 euros.
The LED 100W device, up from 85 euros, has been contracted for 267 euros, while that LED 50W — up from 50 euros — has reached 170 euros.
The biggest difference reported is to a Smart System broadcasting device, the price of which from 1.20 euros in the previous contract has reached 2 thousand and 300 euros in the new contract.
Even the warning plastic tape for electrical cables figures at the price of 8,50 euros per meter, while a market offer of 6.25 euros for a 300m role has been presented in the published material.
These differences raise questions about the way prices are calculated and the compatibility of technical specifications between compared contracts.
However, only the differences in prices do not prove misuse, without confirmation of specifications, quantities, supply conditions and full procurement documentation.
The issue also takes on special importance due to the value of the project, which has been developed during the Pristina chairman’s mandate of Progress Rama.
It remains to be clarified whether contracted prices are technically and financially justified, as well as whether procurement procedures are conducted in line with legal requirements.
The signal where the truth speaks before the news!
Kostoja e jetesës për qytetarët e Kosovës vazhdon të mbetet e lartë. Të dhënat më të fundit të çmimeve të konsumit për muajin tetor tregojnë se inflacioni vjetor ka arritur në 7,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndonëse në krahasim me muajin shtator niveli i përgjithshëm i çmimeve ka mbetur i pandryshuar (0,0%), ndikimi i rritjes vjetore po vërehet dukshëm në xhepat e konsumatorëve, veçanërisht në sektorët bazë.
Goditjen më të madhe e ka pësuar sektori i transportit, ku çmimet janë ngritur me 21,5 për qind brenda një viti. Menjëherë pas tij renditen shpenzimet për strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse, të cilat janë shtrenjtuar me 9,7 për qind.
Përballja me çmime më të larta ka prekur edhe shportën e konsumit:
Ushqimet dhe pijet joalkoolike: Rritje prej 3,2% (me një ngritje mujore prej 1,1% gjatë tetorit).
Pijet alkoolike dhe duhani: Shtrenjtim prej 5%.
Restorantet dhe akomodimi: Rritje prej 4,5%.
Kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme: Shtrenjtuar me 3,7%.
Shëndetësia, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake: Rritje prej 2,9%.
Veshjet dhe këpucët: Shtrenjtuar me 2,3%.
E vetmja kategori që ka shënuar ulje vjetore të çmimeve janë shërbimet arsimore, me një rënie minimale prej 0,3 për qind.
Ndërkohë, brenda vetë muajit tetor janë vërejtur lëvizje të ndryshme: derisa shpenzimet për strehim dhe energji u rritën me 1,7 për qind, çmimet e transportit pësuan një rënie mujore prej 2,2 për qind, ndërsa rekreacioni dhe kultura u ulen me 1,4 për qind
The cost of living for Kosovo citizens continues to remain high. Recent consumer prices data for October show that annual inflation has reached 7.1 per cent compared to the same period last year. Although by September the overall price rate has remained unchanged (0.0%), the impact of annual growth is evident in consumer pockets, especially in basic sectors.
The biggest shock has suffered the transport sector, where prices have risen by 21.5 percent in one year. Soon after it are housing, water, electricity, gas, and other fuels that have been expensive by 9.7 percent.
Facing higher prices has also affected the consumer basket:
Food and nonalcohol beverages: The 3.2% increase (with a monthly rise of 1.1% during October).
Alcohol beverages and tobacco: 5% weight.
Restaurants and accommodation: 4.5% growth.
Personal care and various services: Deployed by 3.7%.
Health, furniture and household equipment: A 2.9% increase.
Dress and shoes: Deployed by 2.3%.
The only category that has marked annual price reductions are educational services, with a minimum drop of 0.3 percent.
Meanwhile, within the month of October itself various movements have been observed: until housing and energy expenditures increased by 1.7 percent, transportation prices suffered a monthly decline of 2.2 percent, while recreation and culture decreased by 1.4 percent.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën euroatlantike të vendit.
Çitaku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve për forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Në përmbyllje, Çitaku ritheksoi gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës. /Telegrafi/
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka paralajmëruar se Evropa duhet të ndalojë së kërkuari me ngulm përfshirjen në negociatat e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara mes Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, duke theksuar se ndikimi në këto bisedime duhet të fitohet përmes fuqisë dhe kontributit konkret, e jo përmes “lutjeve”.
Në një intervistë për Euronews, Rasmussen tha se Evropa duhet të dëshmojë se është një aktor i domosdoshëm në procesin diplomatik, në vend që të presë që të tjerët t’i japin një vend në tryezën e negociatave, transmeton Telegrafi.
“Evropa tashmë është në një pozitë të dobët. Evropa po lutet për një vend në tryezë. Duhet ta bëni veten të pazëvendësueshme duke sjellë kontribut konkret në këto bisedime, prandaj shpresoj që Evropa të zgjohet tani”, deklaroi ai.
Komentet e tij vijnë në kohën kur përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara po zhvillojnë negociata në Abu Dhabi, të martën dhe të mërkurën, me synimin për t’i dhënë fund pushtimit të plotë rus të Ukrainës.
Zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë udhëtuar gjithashtu drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për diskutime të veçanta. Megjithatë, ata nuk do të marrin pjesë në takimin kryesor trepalësh mes Kievit, Moskës dhe Uashingtonit.
Prania e tyre synon të dëshmojë vendosmërinë e Evropës për të pasur ndikim në negociatat, rezultatet e të cilave mund të ndryshojnë ndjeshëm arkitekturën e sigurisë në kontinent.
Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, kishte deklaruar javën e kaluar se një “arkitekturë e re evropiane e sigurisë” do të ishte një nga temat e diskutimeve. Edhe zyrtarët rusë kanë përdorur formulime të ngjashme, duke kërkuar një prani më të kufizuar të NATO-s në Evropë.
Rasmussen kritikoi gjithashtu qëndrimin e presidentit Trump ndaj Rusisë, duke pretenduar se ai ka anuar në favor të Moskës.
“E kemi parë presidentin amerikan, Donald Trump, të zgjedhë Moskën dhe të rreshtohet në anën e Putinit”, tha ai.
Sipas ish-kreut të NATO-s, kjo situatë duhet të merret seriozisht nga vendet evropiane.
“Evropianët duhet të zgjohen. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të ecim si në gjumë drejt një lufte të përhershme në kontinentin evropian”, paralajmëroi ai.
Rasmussen komentoi edhe një bisedë telefonike 90-minutëshe me presidentin rus, Vladimir Putin, e iniciuar nga kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre dhe presidenti finlandez Alexander Stubb.
Kjo bisedë nxori në pah dallimet mes liderëve nordikë dhe vështirësitë e Evropës për të paraqitur një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, kritikoi nismën e Norvegjisë dhe Finlandës, duke thënë se ajo nuk ishte koordinuar me liderët e tjerë evropianë.
“Jam shumë skeptike ndaj kësaj nisme të pavarur të Norvegjisë dhe Finlandës. Ajo nuk ishte koordinuar me asnjërin prej nesh”, deklaroi Frederiksen.
Rasmussen, i cili ishte kryeministër i Danimarkës nga viti 2001 deri në vitin 2009, tha se dialogu me Rusinë është i rëndësishëm, por theksoi se nisma të tilla duhet të koordinohen mes vendeve evropiane.
“Është gjë e mirë të flitet me Rusinë, por duhet të kuptojmë se ne në Evropë nuk mund të jemi ndërmjetësues neutralë. Ne do të jemi në anën e ukrainasve”, u shpreh ai.
Edhe ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, ka kërkuar që vendet e Evropës Lindore të kenë zë në negociatat e mundshme të paqes, pasi ato janë veçanërisht të ekspozuara ndaj pasojave të luftës ruse në Ukrainë.
“Gjëja e fundit që duam është që Evropa Perëndimore të merret vesh me Rusinë mbi kokat e vendeve të Evropës Lindore”, deklaroi ai javën e kaluar.
Rasmussen drejtoi NATO-n nga viti 2009 deri në vitin 2014. Ai theksoi se interesat e sigurisë së vendeve të Evropës Lindore, përfshirë shtetet baltike, duhet të merren parasysh në çdo marrëveshje të ardhshme.
I pyetur nëse interesat e tyre duhej të ishin marrë parasysh që në fillim të procesit, ai u përgjigj: “Duhej t’i kishim dëgjuar evropianët lindorë”.
Përveç negociatave të paqes, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s kritikoi edhe vonesat e Uashingtonit në miratimin e dërgesave të raketave amerikane të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar në fund të tetorit se po priste prej gati një muaji miratimin amerikan për furnizimin me raketa për sistemet Patriot dhe NASAMS.
Këto vonesa kanë shtuar shqetësimet për aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa balistike dhe kërcënimet e tjera ajrore ruse, të cilat vazhdojnë të godasin edhe kryeqytetin Kiev.
Rasmussen e cilësoi vonesën si një goditje serioze për mbrojtjen ukrainase.
“Jam shumë i zhgënjyer që amerikanët nuk kanë dorëzuar atë që kanë premtuar. Nuk do të spekuloj për arsyet, por kjo vetëm e thekson nevojën që Evropa të jetë në gjendje të qëndrojë e pavarur”, tha ai.
Në fund, i pyetur nëse kishte parë ndonjëherë NATO-n kaq të përçarë sa sot, në një kohë kur SHBA-ja po zvogëlon praninë e trupave, Trump ka kërcënuar me tërheqje nga aleanca dhe ekzistojnë tensione për Grenlandën, Rasmussen u përgjigj negativisht.
“Ajo ishte një periudhë kur mund t’i besonim aleatit amerikan”, tha ai.
Megjithatë, ai shtoi se Evropa duhet të jetë e aftë të mbështetet në forcat dhe kapacitetet e veta, pavarësisht se kush ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.
“Kur të vijë momenti vendimtar, amerikanët do t’i vijnë në ndihmë Evropës, por ne duhet të jemi në gjendje të qëndrojmë në këmbët tona. Është koha e fundit që në Evropë të marrim vendime të pavarura, pa marrë parasysh se kush banon në Shtëpinë e Bardhë”, përfundoi Rasmussen. /Telegrafi/
Liverpooli ka identifikuar portierin e Brightonit, Bart Verbruggen, si një nga objektivat kryesorë të transferimeve, pasi drejtuesit e klubit po përgatiten për largimin e mundshëm të portierit të tyre afatgjatë, Alisson Becker. Përveç 24-vjeçarit holandez, klubi anglez po monitoron edhe portierin e Aston Villës, Zion Suzuki, si një alternativë të mundshme për të ardhmen.
Sipas TEAMtalk, Liverpooli ka nisur të vëzhgojë aktivisht portierë që mund ta zëvendësojnë Alissonin në planin afatgjatë, pasi kontrata aktuale e brazilianit në Anfield skadon në vitin 2027.
Javën e kaluar u raportua se edhe portieri i Kombëtares së Japonisë, Zion Suzuki, ishte në listën e kandidatëve. Megjithatë, transferimi i tij nga Aston Villa pritet të jetë i vështirë, pasi ai iu bashkua klubit verën e kaluar dhe ka kontratë deri në vitin 2031.
Për këtë arsye, Verbruggen shihet nga drejtuesit e rekrutimit si një opsion ideal për t’i garantuar Liverpoolit stabilitet afatgjatë dhe cilësi të nivelit të lartë në portë.
Holandezi ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2028 dhe këtë sezon është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së trajnerit Fabian Hurzeler. Ai ka regjistruar numrin më të lartë të portave të paprekura në Ligën Premier, së bashku me një tjetër portier, duke ndihmuar Brightonin të ngjitet në vendin e dytë të tabelës.
Megjithatë, nëse Liverpooli vendos të konkretizojë interesimin, do të përballet me konkurrencë të fortë nga Real Madridi, i cili po e vlerëson Verbruggenin si një pasues të mundshëm të Thibaut Courtois.
Sipas raportimit, holandezi do ta kishte shumë të vështirë ta refuzonte një ofertë nga Santiago Bernabeu, nëse klubi madrilen do të bënte një lëvizje konkrete, pasi një transferim i tillë do të përfaqësonte një mundësi që mund t’i paraqitet vetëm një herë në karrierë.
Ndërkohë, edhe rivalët e Ligës Premier, Chelsea dhe Manchester United, vazhdojnë ta pëlqejnë portierin 24-vjeçar. Interesim për të ka shfaqur edhe Bayern Munichu, i cili e ka përcjellë zhvillimin e tij dhe më parë ka bërë kontakte për të mësuar më shumë rreth situatës së tij./Telegrafi/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një tryezë diskutimi të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku ka trajtuar tema lidhur me qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik.
Teksa u pyet mbi mënyrën se si duhet të udhëhiqet dhe drejtohet ekonomia, Kurti ka dhënë një mesazh për klasën politike, duke theksuar se politikanët duhet të shmangin atë që ai e quajti një “kurth” të zakonshëm në vendimmarrje.
Sipas tij, politikanët nuk duhet të tentojnë të menaxhojnë apo të ulin pritshmëritë e qytetarëve, por përkundrazi, duhet të lejojnë që ato të jenë sa më të larta.
“Dua të përmend një kurth në të cilin politikanët s’duhet të bien. Kjo mantra për menaxhim të pritshmërive. Unë mendoj që s’duhet të menaxhojmë pritshmëritë. Le të rriten sa më shumë që munden, ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive, aftësive dhe dijes,” është shprehur ai.
Kreu i qeverisë nënvisoi se detyra kryesore e qeverisjes është të angazhohet maksimalisht me të gjitha kapacitetet e veta, ndërsa qytetarët duhet të mbajnë pritshmëri të larta ndaj institucioneve.
Kosovo Prime Minister Albin Kurti has attended a discussion table organised under the Peace Forum in Paris today, where he has addressed topics related to governance and economic development.
As he was asked how the economy should be managed and directed, Kurt has delivered a message to the political class, stressing that politicians should avoid what he called a common decision making.
According to him, politicians should not try to manage or lower citizens’ expectations, but rather allow them to be higher.
I want to mention a trap that politicians should not fall into. This mantra for waiting management. I think we should manage expectations. Let them grow as much as they can while I do my best on the basis of ability, ability, and knowledge, he has expressed himself.
The head of the government signed that the main task of governance is to engage fully with all its capacities, while citizens must maintain high expectations of institutions.
The signal where the truth speaks before the news!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Kurti ka deklaruar se, në rastet kur një palë nuk është e kënaqur me një vendim gjyqësor, duhet të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta apeluar atë.
Ai ka theksuar se, pavarësisht vendimeve, nuk duhet humbur besimi në të vërtetën dhe as përpjekjet për drejtësi.
“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka thënë Kurti.