Category: Lajme

  • Portugezi Pinheiro gjykon ndeshjen Shqipëri-Finlandë

    Portugezi Pinheiro gjykon ndeshjen Shqipëri-Finlandë

    38-vjeçari ka marrë së fundmi besimin për të drejtuar disa ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, megjithëse paraqitjet e tij në disa prej këtyre përballjeve janë shoqëruar me polemika.

    Një prej ndeshjeve më të komentuara të drejtuara nga Pinheiro ishte gjysmëfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve 2025/26, ndërmjet Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit, ku disa nga vendimet e tij shkaktuan pakënaqësi te drejtuesit e klubit gjerman.

    Portugezi ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Zvicrës në Kupën e Botës 2026.

    Në atë përballje, ai ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin zviceran Breel Embolo për simulim, në një moment kur rezultati ishte 1:1, vendim që ndikoi në rrjedhën e ndeshjes.

    Tashmë, Pinheiro do të ketë përgjegjësinë për të drejtuar duelin Shqipëri – Finlandë, në një përballje të rëndësishme për vazhdimësinë e të dyja përfaqësueseve në Ligën e Kombeve.

    Burimi: RTKLive

  • Në Vushtrri gjendet një portofol me para, Policia kërkon pronarin

    Në Vushtrri gjendet një portofol me para, Policia kërkon pronarin

    Në Vushtrri gjendet një portofol me para, Policia kërkon pronarin

    Policia në Vushtrri ka pranuar një portofol me një shumë parash, të cilin një qytetar e kishte gjetur në rrugë dhe më pas e kishte dorëzuar në polici.

    Policia bën me dije se portofoli nuk përmban dokumente identifikuese, prandaj është kërkuar ndihma e qytetarëve për identifikimin e pronarit.

    “Ftohet personi që e ka humbur portofolin apo kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e pronarit, të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri, ku pas verifikimit të rrethanave dhe dëshmive përkatëse do t’i dorëzohet pronarit legjitim”, thotë policia në një njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e përgjegjshëm.

  • Bozhinovska–BAE Systems: Konfirmohet partneriteti për sigurinë kibernetike në sektorin energjetik

    Bozhinovska–BAE Systems: Konfirmohet partneriteti për sigurinë kibernetike në sektorin energjetik

    Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në takimin e punës të organizuar në kuadër të programit Falcon, në bashkëpunim me kompaninë globale BAE Systems dhe me mbështetjen e ambasadës së SHBA-së.

    Në takim u prezantuan rezultatet e vlerësimit të kryer dhe të analizave në terren të sistemeve të TI-së të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale. Ekspertët e BAE Systems e vlerësuan ekipin e TI-së së ministrisë si një nga më të përgatiturit me të cilët kanë bashkëpunuar deri më tani, duke theksuar përkushtimin e tij të lartë ndaj sigurisë kibernetike dhe zbatimin e vazhdueshëm të standardeve ndërkombëtare.

    Duke vënë në pah rëndësinë e mbrojtjes digjitale në sektorin energjetik, në takim u diskutua për krijimin e një Qendre Sektoriale për Operacione të Sigurisë (SOC), si dhe për mundësitë e financimit të saj përmes fondeve evropiane dhe Agjendës së Reformave.
    Me krijimin e kësaj qendre synohet që institucionet në sektorin energjetik t’i identifikojnë me kohë kërcënimet kibernetike dhe të reagojnë në mënyrë të koordinuar, duke ruajtur kështu vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve energjetike për qytetarët dhe bizneset.

    “Siguria e infrastrukturës së TI-së është thelbësore për stabilitetin tonë energjetik. Me krijimin e kësaj qendre sektoriale dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, sigurojmë mbrojtje moderne nga kërcënimet digjitale dhe garantojmë funksionimin e pandërprerë të sistemit energjetik”, theksoi ministrja Bozhinovska.

    Në takim u rikonfirmuan edhe një herë partneriteti strategjik dhe përpjekjet e përbashkëta për forcimin e infrastrukturës kritike dhe sigurisë energjetike të vendit.

  • Lajm i mirë për Bayernin, Vincent Kompany rikthehet në stërvitje

    Lajm i mirë për Bayernin, Vincent Kompany rikthehet në stërvitje

    Tekniku belg ka mbërritur herët të martën në mëngjes në kompleksin stërvitor të kampionëve rekord të Gjermanisë, duke rifilluar punën pas një periudhe pushimi të detyruar për arsye shëndetësore.

    Rikthimi i Kompanyt përbën një lajm pozitiv për bavarezët, të cilët tashmë e kanë sërish trajnerin në dispozicion për të vazhduar përgatitjet dhe punën me skuadrën.

    Kështu, pas 18 ditësh mungesë, Kompany i është rikthyer detyrave të tij në krye të Bayern Munichut.

    Burimi: RTKLive

  • Good news for Bayern, Vincent Company returns to training

    Belgian technician has arrived early Tuesday morning at Germany’s training complex record champions, restarting work after a period of forced vacation for health reasons.

    Company’s restoration provides positive news to the bavarres, who already have the coach available to continue preparing and working with the team.

    So after 18 days of absence, Company has returned to his duties at the helm of Baiern Munichu.

    Source Layer: RTKLive

  • Franca thërret ambasadorin iranian pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

    Franca thërret ambasadorin iranian pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

    Franca ka thirrur ambasadorin e Iranit në Paris, pasi autoritetet franceze akuzuan Teheranin për një sulm kibernetik që paralizoi sistemet e frigoriferëve në qindra supermarkete në vend.

    Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila raporton se ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, paralajmëroi se Franca mund të ndërmarrë masa kundër Iranit.

    Sipas autoriteteve franceze, sulmet ndodhën në muajin tetor dhe prekën sistemet e ftohjes në shumë pika shitjeje, duke shkaktuar dëme dhe humbje të produkteve ushqimore.

    Ministria e Jashtme franceze konfirmoi se ambasadori iranian u thirr të martën në mëngjes, pas akuzave ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

    Barrot deklaroi se Franca do të kërkojë edhe sanksione në nivel të Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se Parisi nuk përjashton masa të tjera, përfshirë operacione kibernetike.

    “Do të marrim të gjitha masat e nevojshme, përfshirë ato për të cilat nuk do të flasim publikisht”, deklaroi kryediplomati francez, duke shtuar se veprimet do të jenë proporcionale dhe të nevojshme për të parandaluar sulme të tjera.

    Ndërkohë, Irani nuk ka komentuar zyrtarisht akuzat, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të tensionuara.

    Rasti shënon një përshkallëzim të ri të tensioneve mes Parisit dhe Teheranit, në një kohë kur sulmet kibernetike po shndërrohen në një tjetër front të përplasjes mes shteteve.

    Burimi: Dukagjini

  • France calls Iranian ambassador after cyber attack on supermarkets

    France has called Iran’s ambassador to Paris after French authorities accused Tehran of a cyberattack that paralysed refrigerator systems in hundreds of supermarkets in the country.

    The news was made known by the news agency. Reuters, which reports that French Foreign Minister Jean-Noble Barrot warned that France could take measures against Iran.

    According to French authorities, the attacks occurred in October and affected cooling systems at many shopping stations, causing damage and loss of food products.

    The French Foreign Ministry confirmed that the Iranian ambassador was summoned Tuesday morning, following charges against Iran’s Islamic Revolutionary Guard.

    Barrot said France would also seek sanctions at the European Union level, while stressing that Paris does not exclude other measures, including cyber operations.

    We will take all necessary measures, including those we will not talk about publicly, the French chief diplomat stated, adding that actions will be proportional and necessary to prevent further attacks.

    Meanwhile, Iran has not officially commented on the accusations, while relations between the two countries continue to be tense.

    The case marks a new escalation of tensions between Paris and Tehran, at a time when cyberattacks are becoming another front of confrontation between states.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme, kjo është arsyeja

    Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme, kjo është arsyeja

    Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme, kjo është arsyeja

    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

    Seanca është thirrur për në orën 13:00.

    Në këtë seancë pritet të debatohet për Raportin e Progresit, që Kosova pranoi para pak ditësh nga Komisioni Evropian.

    Burimi: Insajderi

  • The Assembly tomorrow holds extraordinary session, that’s why

    The Kosovo Assembly tomorrow will hold extraordinary sessions.

    The hearing was called by 1: 00 p.m.

    This session is expected to be debated on the Progress Report, which Kosovo accepted a few days ago by the European Commission.

    Source Layer: Insander

  • Pristina primary school technical workers strike ends

    The chairman of this union, Yusuf Azemi, has announced that at 1500 today, a meeting with the heads of these school associations will be held in union offices.

    The developments related to the outcome of the strike are expected to be discussed at the meeting, as well as issues related to the realisation of technical workers’ demands.

    Source Layer: RTKLive