Category: Lajme

  • KDI kritikon deputetët për pengimin e llogaridhënies së Autoritetit të Konkurrencës

    KDI kritikon deputetët për pengimin e llogaridhënies së Autoritetit të Konkurrencës

    KDI kritikon deputetët për pengimin e llogaridhënies së Autoritetit të Konkurrencës

    Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim për mosraportimin e vazhdueshëm të Autoritetit të Konkurrencës para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.

    Sipas KDI-së, kjo situatë po cenon mbikëqyrjen parlamentare dhe llogaridhënien e institucioneve publike, veçanërisht në një kohë kur ka raportime për mosfunksionimin e organit kolegjial të Autoritetit të Konkurrencës që nga prilli i vitit 2025, transmeton Klankosova.tv.

    KDI bën të ditur se çështja u ngrit në mbledhjen e Komisionit më 20 tetor, kur raportimi i kryetares së Autoritetit, Neime Binaku-Isufi, u caktua për 27 tetor. Megjithatë, ajo njoftoi se nuk mund të merrte pjesë dhe raportimi u shty.

    As mbledhja e 3 nëntorit nuk u mbajt, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë.

    Ndërkaq, në mbledhjen e 10 nëntorit, në Komision u paraqitën dy anëtare të Autoritetit të Konkurrencës, por jo edhe kryetarja. Deputetët e VV-së propozuan largimin ose shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, por propozimi nuk u mbështet nga opozita.

    KDI vlerëson se mosparaqitja e kryetares dhe veprimet e deputetëve për të pamundësuar raportimin e institucioneve publike cenojnë seriozisht llogaridhënien.

    “Deputetët janë aty për të kërkuar dhe garantuar llogaridhënie për të gjitha cështjet që prekin interesin publik. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 65, paragrafin 9, përcakton se Kuvendi mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike që, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit”.

    KDI u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të përmbushin përgjegjësitë e tyre institucionale, dhe të mos lejojnë që interesat politike të pengojnë mbikëqyrjen.

    Njëkohësisht, kërkon që Komisioni për Ekonomi ta rikthejë sa më parë në rend dite raportimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe të sigurojë trajtimin e çështjeve të ngritura.

  • ASK publikon të dhënat për tetorin: Inflacioni vjetor 7,1 për qind

    ASK publikon të dhënat për tetorin: Inflacioni vjetor 7,1 për qind

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2026.

    ASK njofton se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,0 % në muajin tetor 2026, krahasuar me muajin shtator 2026, d.m.th, inflacioni është i njëjtë me muajin tetor, 7.8 për qind.

    Përkundër mos-ndryshimit në muajin tetor 2026 të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, krahasuar me muajin shtator 2026, vërehen disa ndryshime në grupet kryesore të COICOP-it, si: strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1,7 %); ushqim dhe pije joalkoolike (1,1 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,3 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,3 %); mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,2 %); si dhe restorante dhe shërbime akomodimi (0,2 %).

    Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te grupet: transport (-2,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (-1,4 %); veshje dhe këpucë (-0,1 %); dhe informacion dhe komunikim (-0,1 %).

    Tetor 2025 /Tetor 2026 7,1 %

    Në muajin tetor 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 7,1 %, krahasuar me muajin tetor 2025.

    Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it, si: transport (21,5 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (9,7 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,0 %); restorante dhe shërbime akomodimi (4,5 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,7 %); ushqim dhe pije joalkoolike (3,2 %); mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (2,9 %); shëndetësi (2,9 %); veshje dhe këpucë (2,3 %); rekreacion, sport dhe kulturë (1,0 %); informacion dhe komunikim (0,7 %); si dhe sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %).

    Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e shërbimeve arsimore (-0,3 %). /Telegrafi/

  • Ambasada nderon themeluesin e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare për kontributin në arsim dhe kulturë

    Ambasada nderon themeluesin e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare për kontributin në arsim dhe kulturë

    Ambasadori i Shqipërisë, Ermal Dredha i dorëzoi themeluesit dhe drejtorit të Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare (ISEAL), Driton Kajtazi, një Certifikatë Mirënjohjeje në emër të Ambasadës, gjatë një mbrëmjeje të organizuar në Lozanë, shkruan Telegrafi.

    Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga shoqata “Miqtë e ISEAL-it”, në Lozanë, ku u prezantua revista studimore “La revue ISEAL”, me kryeredaktor gazetarin zviceran Alain Maillard.

    Gjatë kësaj veprimtarie, ambasadori Dredha i dorëzoi Driton Kajtazit, themelues dhe drejtor i Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare (ISEAL), një Certifikatë Mirënjohjeje në emër të Ambasadës, në shenjë vlerësimi për përkushtimin e tij shumëvjeçar në shërbim të arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

    Në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër theksohet se ambasadori vlerësoi rolin e institutit në promovimin e trashëgimisë dhe kontributit të shqiptarëve në Zvicër, si dhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

    “Ambasadori theksoi rolin e ISEAL-it në njohjen e trashëgimisë dhe kontributit të shqiptarëve në Zvicër, si dhe në forcimin e dialogut dhe miqësisë mes dy popujve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

    Veprimtaria në Lozanë u zhvillua në kuadër të angazhimit për promovimin e studimeve shqiptare dhe vlerësimin e kontributit në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Zvicër./Telegrafi/

  • Rasti i Arlinda Zekajt: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca mbahet pa praninë e publikut

    Rasti i Arlinda Zekajt: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca mbahet pa praninë e publikut

    Rasti i Arlinda Zekajt: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca mbahet pa praninë e publikut

    Të enjten, më 12 nëntor, ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, do të dalë para gjykatës nën dyshimet për veprën penale të kanosjes.

    Megjithatë, përballja e tij me drejtësinë nuk do të jetë e hapur për mediat dhe opinionin publik, pasi gjykata ka marrë vendim që seanca dëgjimore të zhvillohet tërësisht me dyer të mbyllura.

    Kjo për Klanin është konfirmuar edhe nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca s’do të jetë e hapur.

    “Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet me datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun.”

    Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzën ndaj Sylajt.

    Ai akuzohet se e kishte rrahur e kërcënuar me vdekje Arlindën, para se të ndodhte vrasja makabre e saj me sëpatë nga kunati, vëllai i tij, Albert Sylaj.

    Burimi: Insajderi

  • Arlinda Zekaj case: Living in front of the court Thursday, the hearing is held without public presence

    On Thursday, November 12th, the late ex-husband, Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj, will appear before the tribunal under suspicion of the rowing criminal conduct.

    However, his face with justice will not be open to media and public opinion, as the court has made the decision that hearing sessions will be conducted completely with closed doors.

    This has been confirmed by the Clan by the court, without giving the excuse why the session will be open.

    We announce that the initial hearing in the criminal case against indictees J. S, it’s scheduled to be held on 1211.26, but the same is closed to the public. )

    On October 23, 2026, the Constitutional Prosecutor in Pec filed the indictment against Sylaj.

    He is accused of beating and threatening Arlinda to death before the death of her macabre by brother – in – law brother Albert Syla.

    Source Layer: Insander

  • Kosovar doctors write stories at QKUK: perform rare operation on aortas, 52-year-old saved

    A significant achievement has been noted at the Cardiodrogy Clinic at the University Clinical Centre in Kosovo ( KKUK), where for the first time a local team of doctors has successfully completed the complete replacement of the arch of the aorta, one of the most complex interventions in heart surgery, the Signal newspaper reports.

    The operation was performed on a 52-year-old patient who was diagnosed with an acute design of Stanford A, an extremely dangerous condition for life that requires immediate surgical intervention.

    The patient had initially sought help at Ferizaj Regional Hospital, due to severe chest and back pain. After questioning a serious problem with the aorta, he had rushed to QKUK, where examinations confirmed diagnosis.

    During the operation, doctors concluded that the opening of the inner layer of the aorta was just in its bow, which made it necessary to replace the whole segment.

    In addition to this intervention, the medical team managed to maintain the patient’s natural aorta, repairing it without the need for an artificial valve to be installed.

    The combination of these two procedures is considered especially challenging, requiring advanced surgical techniques and extraordinary care for the preservation of the bloodstream toward the brain and other vital organs.

    52-year-old leaves hospital after 11 days

    After surgery, the patient’s health condition has marked rapid improvement.

    After 11 days of treatment and postoperial care, he has been released from the hospital in very good health to continue his recovery at home.

    Who are the doctors who carried out the historical intervention?

    The operation was carried out by the local KKKUK Cardiosurgy team, led by cardiosurgeons Dr. Andrew Shala and Dr. Arben Muji.

    Part of the team were anesthesiologists Dr. Dafina Matoshi, Dr. Flamur Krasniqi and Dr. Abednego Gallapin.

    In the realisation of the intervention, Flora Abazi and Zejnullah Merturias contributed to the intervention, as well as the Zenelaj winning players, Besiana Gashi and Shukije Rexha.

    This intervention marks an important step for Kosovo health system, as it proves that operations on this scale can also be realised by local teams, without the need for patients to be sent abroad for treatment.

    Achievement is estimated as a result of professional preparation, collaboration of medical teams and embezzlement of modern surgical techniques through training in European centres.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mjekët kosovarë shkruajnë histori në QKUK: Kryejnë operacionin e rrallë në aortë, shpëtohet 52-vjeçari

    Mjekët kosovarë shkruajnë histori në QKUK: Kryejnë operacionin e rrallë në aortë, shpëtohet 52-vjeçari

    Një arritje e rëndësishme është shënuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku për herë të parë një ekip vendor mjekësh ka realizuar me sukses zëvendësimin e plotë të harkut të aortës, një ndër ndërhyrjet më komplekse në kirurgjinë e zemrës, raporton Gazeta Sinjali.

    Operacioni është kryer te një pacient 52-vjeçar, i cili ishte diagnostikuar me diseksion akut të aortës të tipit Stanford A, një gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën që kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

    Pacienti fillimisht kishte kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për shkak të dhimbjeve të forta në kraharor dhe shpinë. Pas dyshimeve për një problem serioz me aortën, ai ishte transferuar urgjentisht në QKUK, ku ekzaminimet konfirmuan diagnozën.

    Gjatë operacionit, mjekët konstatuan se çarja e shtresës së brendshme të aortës ndodhej pikërisht në harkun e saj, çka e bëri të domosdoshëm zëvendësimin e plotë të këtij segmenti.

    Përveç kësaj ndërhyrjeje, ekipi mjekësor arriti të ruajë edhe valvulën natyrale të aortës së pacientit, duke e riparuar atë pa pasur nevojë për vendosjen e një valvule artificiale.

    Kombinimi i këtyre dy procedurave konsiderohet veçanërisht sfidues, pasi kërkon teknika të avancuara kirurgjikale dhe kujdes të jashtëzakonshëm për ruajtjen e qarkullimit të gjakut drejt trurit dhe organeve të tjera jetike.

    52-vjeçari largohet nga spitali pas 11 ditësh

    Pas operacionit, gjendja shëndetësore e pacientit ka shënuar përmirësim të shpejtë.

    Pas 11 ditësh trajtimi dhe kujdesi postoperator, ai është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore, për të vazhduar rikuperimin në shtëpi.

    Kush janë mjekët që realizuan ndërhyrjen historike?

    Operacioni është realizuar nga ekipi vendor i Kardiokirurgjisë në QKUK, i udhëhequr në aspektin kirurgjikal nga kardiokirurgët Dr. Endrit Shala dhe Dr. Arben Muji.

    Pjesë e ekipit ishin edhe anesteziologët Dr. Dafina Matoshi, Dr. Flamur Krasniqi dhe Dr. Abedin Gallapeni.

    Në realizimin e ndërhyrjes kontribuuan perfuzionistët Vlora Abazi dhe Zejnullah Merturias, si dhe instrumentistet Fitore Zenelaj, Besjana Gashi dhe Shkendije Rexha.

    Kjo ndërhyrje shënon një hap të rëndësishëm për sistemin shëndetësor të Kosovës, pasi dëshmon se operacione të kësaj shkalle kompleksiteti mund të realizohen edhe nga ekipet vendore, pa pasur nevojë që pacientët të dërgohen domosdoshmërisht jashtë vendit për trajtim.

    Arritja vlerësohet si rezultat i përgatitjes profesionale, bashkëpunimit të ekipeve mjekësore dhe përvetësimit të teknikave moderne kirurgjikale përmes trajnimeve në qendra evropiane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • "Rezistenca e Studentëve": MASH po godet përsëri xhepat e studentëve, tani synim i kanë bursat

    “Rezistenca e Studentëve”: MASH po godet përsëri xhepat e studentëve, tani synim i kanë bursat

    Në vend që të rrisë fushëveprimin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) po rishpërndan vetëm bursat, reagon nisma “Rezistenca e Studentëve”, pasi MASH shpalli një konkurs të ri pak ditë më parë për të dhënë 3.000 bursa studentore për vitin akademik 2026/2027.

    “Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë ndryshime të rëndësishme në kategorinë e bursave. Ka prezantuar një kategori të re prej 1.050 bursash ‘strategjike’ për studime me ‘rëndësi të veçantë për zhvillimin e ardhshëm të vendit’. Këto përfshijnë matematikën, fizikën, kiminë, bujqësinë, pylltarinë, biologjinë arsimore dhe minierat. Ato strategjike sjellin 18.000 denarë, krahasuar me 6.050 denarë për të tjerat.

    Numri i përgjithshëm mbetet 3.000 bursa, por studentët jashtë programeve ‘strategjike’ mund të aplikojnë vetëm në kategorinë me arritje të larta, me 750 vende dhe një mesatare prej të paktën 8.50. Është shumë më konkurruese dhe nuk ka kategori të veçanta për programet e tjera të studimit. Bursat shpërndahen në mënyrë disproporcionale dhe nuk ka garanci se studentët nga programet e tjera do të marrin një bursë”, thuhet në reagimin e “Rezistencës Studentore”.

    Sipas nismës, për sa i përket rishpërndarjes së bursave, grupit “kategoritë sociale” i zbriten minus 270, grupit “arritje të larta (kategoria e përgjithshme)” i zbriten minus 520 dhe 130 minus grupit “informacion, gjuhë, staf mësimdhënës”, ndërsa grupit “strategjik” i shtohen 920 bursa./Telegrafi/

  • Sadiku për ndryshimet në Presidencë: Shpresoj që presidentja të reflektojë

    Sadiku për ndryshimet në Presidencë: Shpresoj që presidentja të reflektojë

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas ndryshimeve të vërejtura në hapësirën e Presidencës, ku nga vendi ku ishte ekspozuar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është larguar ky dokument, ndërsa fotografia e presidentit historik Ibrahim Rugova është zhvendosur anash.

    Sadiku, në një konferencë për media, pasi lëshoi mbledhjen e Komisionit për Ekonomi në shenjë pakënaqësie për largimin nga rendi i ditës të pikës për raportimin e anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, e ka cilësuar të panevojshëm ndryshimin e bërë në hapësirën e Presidencës.

    Ai i ka bërë thirrje presidentes Justina Shiroka Pula që të reflektojë dhe të rikthejë gjendjen siç ishte më parë, duke theksuar rëndësinë historike të figurës së Ibrahim Rugovës.

    “Një gjest jo i mirë, i panevojshëm, duhet të ketë protokolle tw arta për këtë punë që duhet të zbatohen. Presidenti Rugova nuk është më ish president apo ish kryetar i LDK-së, është figurë historike i patejkalueshëm për secilin person i tashmes apo ardhmes. Po shpresoj që presidentja të reflektojë dhe të ktheje gjendjen si ka qenë, sepse ajo është mbi të dhe mbi secilin, jo vetëm ideja e fotografisë por ideja që përfaqëson presidenti Rugova tek gjeneratat e kaluara dhe që duhet të përfaqësojë tek gjeneratat e ardhshme”, tha ai.

    Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga hapësirat e institucionit.

    Në një sqarim për media, Presidenca ka bërë të ditur se të dyja vazhdojnë të jenë në vendet e tyre.

    “Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në reagim.

    Sqarimi vjen pas kritikave të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë kundërshtuar largimin e pretenduar të fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, më herët i kishte bërë thirrje presidentes që ta rishqyrtonte vendimin dhe t’i kthente këto simbole në vendin e tyre.

    Ai kishte theksuar rëndësinë historike dhe shtetërore të ish-presidentit Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë.

    Megjithatë, Presidenca këmbëngul se asnjëri prej këtyre elementeve nuk është larguar nga institucioni./kp/

  • Kina nuk e njohu Kosovën, por profesionistët shëndetsorë të Kosovës po i njeh

    Kina nuk e njohu Kosovën, por profesionistët shëndetsorë të Kosovës po i njeh

    Një tjetër prezantim ndërkombëtar i profesionistëve nga Kosova vjen nga fusha e mjekësisë, përkatësisht stomatologjisë.

    Stomatologut nga Kosova, Dr. Almedin Berisha i njihet rasti shkencor dhe klinik në fushën e mjeksisë, përkatësisht Stomatologjisë, nga kompania e njohur kineze në fushën e mjeksisë.

    Stomatologu nga Kosova po prezantohet në platformat ndërkombëtare të kompanisë kineze, me flamurin e Kosovës në publikimin e saj zyrtar por edhe në audiencën Kineze.

    Kompania kineze, prodhuese e njohur e produkteve mjeksore stomatologjike, me bazë në Kinë, ka publikuar në platformat e saj të komunikimit, material promovues me doktorin e stomatologjisë kosovare Dr. Almedin Berisha, duke e prezantuar atë si profesionist internacional, të angazhuar në përdorimin e produkteve të saj për raste komplekse endodontike.

    Në publikimin e kompanisë, Dr. Berisha prezantohet me flamurin e Republikës së Kosovës, duke e identifikuar qartë prejardhjen e tij profesionale dhe shtetërore.

    Përveç prezantimit të profesionistit kosovar, kompania ka publikuar edhe një rast klinik të trajtimit endodontik kompleks, ku Dr. Berisha i është njohur si rast kompleks nga kjo kompani, ku dhe i është kërkuar leje për përdorimin e saj në aspektin shkencor dhe klinik në platformat e saj.

    Publikimi paraqet një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e stomatologjisë dhe të përfshirjes së profesionistëve kosovarë në aktivitetet profesionale të kompanive ndërkombëtare.

    Një element që e bën këtë prezantim veçanërisht interesant është përdorimi i flamurit të Kosovës në komunikimin publik të një kompanie me bazë në Kinë, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Ky prezantim përbën një mundësi tjetër për promovimin e profesionistëve kosovarë dhe prezencës së tyre në industrinë ndërkombëtare të mjeksore.