Category: Lajme

  • Dy muaj pa Laurentin, motra e tij prek me dedikimin për të

    Dy muaj pa Laurentin, motra e tij prek me dedikimin për të

    Dy muaj pa Laurentin, motra e tij prek me dedikimin për të

    Motra e Laurent Krasniqit, Xheneta, ka kujtuar vëllain e saj përmes një postimi prekës në TikTok.

    Ajo ka publikuar një video-kolazh me fotografi të Laurentit, ku në disa prej tyre shfaqet edhe vetë pranë tij.

    Videon e ka shoqëruar me mbishkrimin “I miss you”, ndërsa në përshkrim ka shkruar:

    “Na mungon çdo ditë e më shumë”.

    Kanë kaluar dy muaj që nga ndarja tragjike nga jeta e Laurentit, i cili humbi jetën në një aksident më 2 shtator.

    Ai la pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe e fejuara e tij, Laureta, me të cilën kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen.

    @xhenkrasniqi Na mungon cdo dite e ma shume 💔😭🥺 #brother #memoriesunlocked #laurent #imissyou #brotherlove ♬ Whats a soulmate – csbyeol

    Burimi: Insajderi

  • Two months without Laurent, his sister touches with dedication

    Laurent Krasniqi’s sister, Janet, has remembered her brother through a touching post in TikTok.

    She has published a video conference with Laurent’s photographs, where some of them also show up next to him.

    It accompanied the inscription “I miss you,” and it wrote:

    We miss each day and more.

    Two months have passed since the tragic separation from Laurent’s life, who lost his life in an accident on September 2nd.

    He left behind great pain in family, friends, and his fiancée, Laurette, with whom he planned to build the future.

    @genjkrasniqi We miss each day and more # Lord #Meresunlocked #Lourent #imisssu #brothelove ) What’s a rule

    Source Layer: Insander

  • Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ngre shqetësime në Komisionin për Siguri

    Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ngre shqetësime në Komisionin për Siguri

    Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ngre shqetësime në Komisionin për Siguri

    Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

    Nënkryetari i këtij komisioni, Fadil Hadërgjonaj, ka ngritur shqetësimin për vizitën e zhvilluar një ditë më parë, duke thënë se nuk ka informacione zyrtare nëse ajo është autorizuar nga institucionet përkatëse.

    Ai ka kërkuar sqarime lidhur me procedurat e ndjekura dhe mekanizmat përgjegjës për monitorimin e vizitave të tilla.

    “Dje ishte caktuar vizita e Listës Studentore serbe dhe mesazheve që i kanë dhënë. Nuk kemi ndonjë informacion, as ndonjë njoftim zyrtar nga institucionet përkatëse se a kanë pasur leje, a i kanë ardhur nga ministria përkatëse, a është i pavarur, a i ka mekanizmat e vet për monitorimin dhe kontrollimin e këtyre vizitave”, ka deklaruar Hadërgjonaj.

    Lidhur me këtë çështje, kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, ka thënë se pret që Ministria e Punëve të Brendshme ose ajo e Punëve të Jashtme të japë sqarime.

    “Besoj që edhe ministri i Brendshëm apo edhe ministri i Jashtëm do të dalë me një reagim apo me ndonjë informacion rreth saj. Edhe pse këta nuk përbëjnë politikën zyrtare derisa ta marrin pushtetin, ende mund të quhen që nuk janë futur në pushtet”, ka thënë Bajqinovci.

    Këto diskutime janë zhvilluar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku në rend dite ishte edhe procesi i përzgjedhjes së komisionerit të ri të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

    Komisioni ka shpallur konkursin për këtë pozitë, ndërsa në Kuvendin e Kosovës janë paraparë aktivitete në kuadër të procedurës së përzgjedhjes.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

    Detajet për afatet dhe procedurat e aplikimit pritet të publikohen përmes njoftimeve zyrtare të Kuvendit.

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka nisur procedurat për përzgjedhjen e komisionerit të ri të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).

    Në mbledhjen e sotme, kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, njoftoi se grupi punues do të nisë punën për përgatitjen e konkursit, përfshirë hartimin e kritereve për kandidatët që synojnë këtë pozitë.

    Gjatë diskutimeve u bë e ditur se komisioneres së deritanishme të Agjencisë për Informim dhe Privatësi i ka përfunduar mandati më 18 qershor 2026.

    Procesi i përzgjedhjes së komisionerit të ri do të zhvillohet në kuadër të procedurave parlamentare, ndërsa kriteret dhe hollësitë e konkursit pritet të përcaktohen nga grupi punues.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur, përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike në Kosovë. /Ksp

  • Serbia’s Student List visit to Kosovo raises concerns at Commission for Security

    VThe position of representatives of Serbia’s Student List in Kosovo has prompted discussions at the parliamentary Commission for Security and Defence Affairs.

    The deputy chairman of this commission, Fadil Hadrgjijna, has raised concerns about the visit held the previous day, saying there is no official information on whether it is authorised by the relevant institutions.

    He has requested clarifications regarding the procedures followed and mechanisms responsible for monitoring such visits.

    The day was scheduled to visit the Serbian Student List and the messages it was given. We don’t have any information, any official notice from the relevant institutions that they had permission, have they come from the relevant ministry, is he independent, has his own mechanisms for monitoring and checking these visits, Hadrjeljna has declared.

    In this case, Commission Chairman Mefail Bajqinovci has said he expects the Ministry of Internal Affairs or Foreign Affairs to provide clarifications.

    I believe that both the interior minister and the foreign minister will come up with a reaction or some information about it. Although these do not constitute official policy until they take power, they can still be called non-resistant, Bajqinovci said.

    These discussions were held during the meeting of the Commission for Security and Defence Affairs, where the selection process of the new Agency for Information and Privates was in order.

    The commission has announced the competition for this position, while in the Kosovo Assembly, activities under the selection procedure are envisioned.

    The Information and Private Agency is responsible for overseeing the implementation of access to public documents and the protection of personal data.

    Details on deadlines and application procedures are expected to be published through official reports of the Parliament.

    The Security and Defence Affairs Commission has launched procedures to select new Commissioner for Information and Privates Agency ( AIP).

    At today’s meeting, commission chairman Mefail Bajqinovci announced that the working group will start working on preparing the contest, including drafting criteria for candidates aimed at the position.

    During the discussions it became known that the Agency for Information and Private Commissioner has completed the mandate on June 18th 2026.

    The process of selecting the new commissioner will take place under parliamentary procedures, while the criteria and details of the competition are expected to be determined by the working group.

    The Information and Private Agency is an independent institution responsible for overseeing the implementation of personal data protection legislation and access to public documents in Kosovo. /Ksp

  • Filmi i shumëpritur “SAKRIFICA” vjen në Cineplexx

    Filmi i shumëpritur “SAKRIFICA” vjen në Cineplexx

    Filmi i shumëpritur i Halil dhe Merita Budakovës, “SAKRIFICA”, do të ketë premierën më 11 nëntor, në orën 20:00, në Cineplexx Prishtina. Interesimi i madh i publikut ka bërë që biletat për premierën të shiten me ritme të jashtëzakonshme.

    Një nga premierat më të shumëpritura të kinematografisë vendore po afron. Filmi “SAKRIFICA”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, vjen në ekranin e madh të Cineplexx më 11 nëntor 2026, duke ngjallur interesim të jashtëzakonshëm te publiku.

    Me një histori të fuqishme që trajton luftën e Kosovës, sakrificën dhe dashurinë për atdheun, filmi ka tërhequr vëmendje të madhe që para premierës. Interesimi për natën e parë ka qenë veçanërisht i lartë, me një numër të madh biletash të shitura dhe kërkesa të vazhdueshme nga publiku.

    “SAKRIFICA” sjell historinë e pesë vëllezërve që gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

    Filmi, nën regjinë e Halil dhe Merita Budakovës, pritet të jetë një nga realizimet vendore që do të zgjojë emocione të forta te publiku, duke rikthyer në vëmendje historitë e guximit dhe sakrificës së popullit të Kosovës.

    Premiera e filmit “SAKRIFICA” mbahet të mërkurën, më 11 nëntor, në orën 20:00, në Cineplexx Prishtina, në Albi Mall.

    Për shkak të interesimit të madh, publiku inkurajohet t’i sigurojë biletat sa më parë, përmes faqes zyrtare të Cineplexx ose në arkat e kinemasë.

    “SAKRIFICA”, një histori që meriton të përjetohet në ekranin e madh.

  • Kanosja ndaj Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës – seanca do të mbahet me dyer të mbyllura

    Kanosja ndaj Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës – seanca do të mbahet me dyer të mbyllura

    Kanosja ndaj Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës – seanca do të mbahet me dyer të mbyllura

    Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekaj, pritet të dalë të enjten, më 12 nëntor, para gjykatës lidhur me akuzën për kanosje ndaj saj, raporton Gazeta Sinjali.

    Seanca gjyqësore është caktuar të mbahet me dyer të mbyllura, çka nënkupton se publiku dhe përfaqësuesit e mediave nuk do të mund ta përcjellin drejtpërdrejt zhvillimin e saj.

    Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur më 26 tetor 2026 aktakuzë ndaj Jeton Sylajt për veprën penale “Kanosja”, lidhur me veprimet e dyshuara ndaj ish-bashkëshortes së tij.

    Rasti lidhet me ngjarjet që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.

    Për vrasjen e saj është arrestuar Albert Sylaj, kunati i viktimës, i cili dyshohet për kryerjen e krimit.

    Vrasja e Arlindës ka ngritur shqetësime serioze për trajtimin institucional të denoncimeve të mëhershme të saj, ndërsa rasti ka nxitur edhe veprime disiplinore ndaj zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë dhe Policisë.

    Seanca e së enjtes pritet të trajtojë përgjegjësinë penale të Jeton Sylajt për veprën e kanosjes, ndërsa procedura për vrasjen e Arlindës është çështje e veçantë penale.

    Shënim: I akuzuari gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    [/GazetaSinjali/]

    Burimi: Sinjali

  • Cano to Arlinda Zeqiaj, Jeton Sylaj appears in front of the court Thursday.

    Celaj, former husband of the late Arlinda Zekaj, is expected to leave on Thursday, November 12th, before the court over the prosecution of shelving, the Signal newspaper reported.

    The court hearing is scheduled to be kept on closed doors, which means that the public and media representatives will not be able to direct forward its development.

    The Constitutional Prosecutor in Pec had filed 2026 charges on October 26th against Sylajt for criminal work ‘%Kanosja, over his alleged actions against his ex-wife.

    The case relates to events preceding the assassination of Arlinda Zekiaj on October 25th, in Vitomirica, Peja.

    Albert Sylaj, brother-in-law of the victim suspected of committing a crime, has been arrested for her murder.

    Arlinda’s murder has raised serious concerns about the institutional treatment of its previous indictments, while the case has also prompted disciplinary action against officials of justice and police institutions.

    Thursday’s hearing is expected to address the criminal responsibility of Mr. Sylajt for the rowing work, while the procedure for killing Arlinda is a particular criminal issue.

    Note: The accused enjoys the presumption of innocence until a decision of the court’s formal form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    [/Gazeta Sinjali/]

    Source Layer: Signal

  • Kosova luan sot ndeshjen kthyese ndaj Italisë në futsall

    Kosova luan sot ndeshjen kthyese ndaj Italisë në futsall

    Kombëtarja e Kosovës në futsall zhvillon sot (e martë) ndeshjen kthyese ndaj Italisë, në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

    Dueli do të zhvillohet në palestrën “PalaDisfida” në Barletta, me fillim nga ora 20:00, ku Dardanët do të kërkojnë të marrin rezultat pozitiv pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë.

    Takimi i zhvilluar para disa ditësh në Prishtinë përfundoi me fitoren e Italisë, me rezultat 4-3, në një ndeshje mjaft të luftuar.

    Ramadan Alaj ishte më efikasi te Kosova, duke realizuar dy gola, ndërsa një herë tjetër rrjetën e gjeti Fitim Krasniqi.

    Në anën tjetër, për italianët shënuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

    Pas përballjes së sotme, Kosova do të vazhdojë rrugëtimin në këto kualifikime më 24 shkurt, kur do të përballet me Gjeorgjinë. /Telegrafi/

  • Vizita e Listës Studentore serbe në Kosovë, deputetët kërkojnë përgjigje nga MPB-ja dhe MPJ-ja

    Vizita e Listës Studentore serbe në Kosovë, deputetët kërkojnë përgjigje nga MPB-ja dhe MPJ-ja

    Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

    Nënkryetari i këtij komisioni, Fadil Hadërgjonaj, ka ngritur shqetësimin për vizitën e zhvilluar një ditë më parë, duke thënë se nuk ka informacione zyrtare nëse ajo është autorizuar nga institucionet përkatëse.

    Ai ka kërkuar sqarime lidhur me procedurat e ndjekura dhe mekanizmat përgjegjës për monitorimin e vizitave të tilla.

    “Dje ishte caktuar vizita e Listës Studentore serbe dhe mesazheve që i kanë dhënë. Nuk kemi ndonjë informacion, as ndonjë njoftim zyrtar nga institucionet përkatëse se a kanë pasur leje, a i kanë ardhur nga ministria përkatëse, a është i pavarur, a i ka mekanizmat e vet për monitorimin dhe kontrollimin e këtyre vizitave”, ka deklaruar Hadërgjonaj.

    Lidhur me këtë çështje, kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, ka thënë se pret që Ministria e Punëve të Brendshme ose ajo e Punëve të Jashtme të japë sqarime.

    “Besoj që edhe ministri i Brendshëm apo edhe ministri i Jashtëm do të dalë me një reagim apo me ndonjë informacion rreth saj. Edhe pse këta nuk përbëjnë politikën zyrtare derisa ta marrin pushtetin, ende mund të quhen që nuk janë futur në pushtet”, ka thënë Bajqinovci.

    Këto diskutime janë zhvilluar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku në rend dite ishte edhe procesi i përzgjedhjes së komisionerit të ri të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

    Komisioni ka shpallur konkursin për këtë pozitë, ndërsa në Kuvendin e Kosovës janë paraparë aktivitete në kuadër të procedurës së përzgjedhjes.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

    Detajet për afatet dhe procedurat e aplikimit pritet të publikohen përmes njoftimeve zyrtare të Kuvendit.

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka nisur procedurat për përzgjedhjen e komisionerit të ri të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).

    Në mbledhjen e sotme, kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, njoftoi se grupi punues do të nisë punën për përgatitjen e konkursit, përfshirë hartimin e kritereve për kandidatët që synojnë këtë pozitë.

    Gjatë diskutimeve u bë e ditur se komisioneres së deritanishme të Agjencisë për Informim dhe Privatësi i ka përfunduar mandati më 18 qershor 2026.

    Procesi i përzgjedhjes së komisionerit të ri do të zhvillohet në kuadër të procedurave parlamentare, ndërsa kriteret dhe hollësitë e konkursit pritet të përcaktohen nga grupi punues.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur, përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike në Kosovë. /KP/

  • Kurti: Demokracia dhe zhvillimi nuk duhet të sakrifikohen për stabilitetin

    Kurti: Demokracia dhe zhvillimi nuk duhet të sakrifikohen për stabilitetin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku ka folur për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin e shoqërive pas luftës.

    Në këtë panel, ku ishte i pranishëm edhe guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Carlo Monticelli, Kurti ka theksuar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen në emër të stabilitetit.

    Ai ka thënë se qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesorë të zhvillimit, ndërsa ka vënë në pah rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe arsim cilësor.

    Duke folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, Kurti ka bërë të ditur se rritja e Bruto Produktit Vendor ishte 5.4 për qind në tremujorin e parë të vitit dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë.

    Ai ka përmendur edhe uljen e diferencës ndërmjet pagës më të lartë dhe asaj më të ulët, nga raporti 20 me 1 para ardhjes së qeverisë së tij, në 4 me 1 aktualisht.

    Në fjalën e tij, Kurti është ndalur edhe te pasojat e luftës në Kosovë, duke thënë se rreth 20 mijë gra janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, e cila, sipas tij, është përdorur si armë nga aparati shtetëror i Serbisë.

    Ai ka theksuar se, përveç dënimit të përgjegjësve për këto krime, rëndësi jetike ka edhe trajtimi dhe rehabilitimi i viktimave.

    Burimi: RTKLive