Category: Lajme

  • Pristina primary school technical workers strike ends

    The chairman of this union, Yusuf Azemi, has announced that at 1500 today, a meeting with the heads of these school associations will be held in union offices.

    The developments related to the outcome of the strike are expected to be discussed at the meeting, as well as issues related to the realisation of technical workers’ demands.

    Source Layer: RTKLive

  • Policia paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga blerësit që kërkojnë të dhënat bankare

    Policia paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga blerësit që kërkojnë të dhënat bankare

    Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online, pas evidentimit të rasteve të mashtrimit përmes linqeve të rreme që synojnë marrjen e të dhënave bankare.

    Sipas Policisë, personat e dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe më pas u dërgojnë vegëza mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për të realizuar pagesën.

    Për të shmangur këto raste, Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos japin të dhënat e kartelave bankare, përfshirë numrin, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar.

    Gjithashtu, qytetarët këshillohen që çdo kërkesë për pagesë ta verifikojnë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse.

    Në rast se kanë ndarë të dhënat bankare në faqe të dyshimta, Policia rekomandon që menjëherë të kontaktojnë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin ta raportojnë në organet e rendit.

    “Për të shitur online, nuk keni nevojë të zbuloni të dhënat e kartelës suaj bankare”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

  • Nga paneli i opinionistëve te mbështetja për një banore, Leonora Jakupi zgjedh të preferuarën në BBVK 5

    Nga paneli i opinionistëve te mbështetja për një banore, Leonora Jakupi zgjedh të preferuarën në BBVK 5

    Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, duket se tashmë ka një të preferuar në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova.

    Ajo ka shprehur publikisht mbështetjen për këngëtaren Vjollca Haxhiu, e cila është një nga banoret e këtij edicioni, duke bërë thirrje që publiku ta mbështesë gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme.

    Leonora, ndërkaq, nuk është një emër i panjohur për këtë format.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Vitin e kaluar ajo ishte pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e katërt të BBVK-së, së bashku me Olta Gixharin.

    Ky edicion u përmbyll me fitoren e Londrim Mekajt, teksa dy opinionistet shoqëruan me komentet dhe analizat e tyre zhvillimet e banorëve gjatë gjithë sezonit.

    Tashmë, në një rol jashtë panelit të opinionistëve, Leonora duket se e ka bërë të qartë se cilën banore po e mbështet në këtë garë, duke ia dhënë përkrahjen Haxhiut.

    E në këtë edicion si opinionistë janë përzgjedhur: Resul Sinani dhe Rudina Dembacaj. /Telegrafi/

  • Simeone tregon largimin e parë të Atletico Madridit në janar

    Simeone tregon largimin e parë të Atletico Madridit në janar

    Qendërmbrojtësi 29-vjeçar i Atletico Madridit, Robin Le Normand, mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të dimrit. Sipas RNE Deportes, drejtuesit sportivë të klubit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për lojtarin spanjoll, performanca e të cilit ka ngritur shqetësime në mesin e stafit të trajnerëve. Kontrata e tij skadon në qershor 2029.

    Mundësia e largimit të një lojtari e ka shtyrë Mateu Alemanyn të shqyrtojë alternativa për të forcuar mbrojtjen. Ndër emrat e favorizuar në Metropolitano është Lisandro Martinez, aktualisht te Manchester United.

    Situata e Robin Le Normand ka ndryshuar ndjeshëm në muajt e fundit. Mbrojtësi mbërriti nga Real Sociedad në verën e vitit 2024, pasi Rojiblancos paguan një tarifë fikse prej 34.5 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse për transferimin e tij.

    Megjithatë, performancat e tij në fillim të këtij sezoni kanë çuar në pikëpyetje rreth të ardhmes së tij me klubin. Gabimet që bëri kundër Villarrealit dhe Alavesit, ku e bëri një penallti, kanë intensifikuar kritikat për performancën e tij.

    Ai u vu gjithashtu në dyshim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, kur një pavendosmëri mbrojtëse kontribuoi në një nga golat e ekipit gjerman.

    Qendërmbrojtësi kishte pasur mundësi gjatë ndeshjeve të para për shkak të integrimit gradual të Cristian Romeros dhe lodhjes së akumuluar nga disa lojtarë ndërkombëtarë pas Kupës së Botës. Pavarësisht kësaj, ai nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt si titullar.

    Sipas RNE Deportes, klubi po e shqyrton seriozisht largimin e tij. Mundësia e rikuperimit të një pjese të investimit të bërë dy sezone më parë po fiton rëndësi në planet e tyre sportive.

    Largimi i mundshëm i Le Normand do të kërkonte nënshkrimin e një tjetër qendërmbrojtësi. Simeone duhet të rivendosë stabilitetin mbrojtës pas humbjeve të fundit kundër Bayern Munich dhe Barcelona, të cilat ndërprenë vrullin pozitiv të ekipit.

    Këtu hyn në lojë Lisandro Martinez, mbrojtësi 28-vjeçar argjentinas i Manchester United. Lojtari argjentinas është nën kontratë deri në qershor 2027, megjithëse klubi anglez ka një mundësi për ta zgjatur atë për një sezon shtesë.

    Situata e kontratës së tij mund të lehtësojë negociatat gjatë janarit nëse klubi anglez vendos të pranojë ofertat. Vlera e tij në treg është rreth 45 milionë euro , një shumë më e lartë se vlerësimi aktual prej 20 milionë eurosh që Transfermarkt ia cakton Robin Le Normand.

    Për momentin, nuk ka prova për një ofertë zyrtare nga Atletico për Martinez ose për bisedime të avancuara për të finalizuar nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

  • KDI: Llogaridhënia publike duhet të bëhet standard, jo të pengohet nga vetë deputetët

    KDI: Llogaridhënia publike duhet të bëhet standard, jo të pengohet nga vetë deputetët

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin për siç thonë mosraportimin e vazhdueshëm të Autoritetit të Konkurrencës para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, që po cenon ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve publike.

    KDI thekson se kjo çështje është edhe më shqetësuese duke pasur parasysh raportimet për mosfunksionimin e organit kolegjial të Autoritetit të Konkurrencës që nga prilli i vitit 2025, si dhe nevojën për sqarimin e pretendimeve lidhur me ligjshmërinë dhe funksionimin e këtij institucioni.

    “Çështja e funksionimit të Autoritetit të Konkurrencës u ngrit në mbledhjen e 20 tetorit 2026 të Komisionit, për çka edhe raportimi i kryetares së këtij institucioni Neime Binaku-Isufi u vendos në rend dite për një javë me vonë, më 27 tetor me miratimin e anëtarëve të Komisionit. Megjithatë, ajo me 23 tetor e njoftoi Komisionin se nuk mund të merrte pjesë dhe raportimi u shty.

    Komisioni tentoi të mblidhet një javë pas, më 3 nëntor, mirëpo mbledhja dështoi për mungesë kuorumi, kësaj radhe pasi të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje munguan. Ndërkaq, një javë më vonë, në mbledhjen e 10 nëntorit, për të raportuar në Komision erdhën dy anëtare të Autoritetit, por jo edhe kryetarja. Për shkak të mospjesëmarrjes së kryeteres së Autoritetit në mbledhje, deputetët e VV-së propozuan largimin e kësaj pike nga rendi i ditës ose shtyrjen e saj, propozim që nuk mori mbështetjen e opozitës”, thuhet në njoftim.

    KDI vlerëson se mos raportimi i kryetares Binaku-Isufi para komisionit dhe veprimet e anëtarëve të VV-së për të pamundësuar raportimin e institucioneve publike e cenojnë seriozisht llogaridhënien publike, për çka të gjithë deputetët e të gjitha forcave politike duhet të angazhohen maksimalisht.

    “Deputetët janë aty për të kërkuar dhe garantuar llogaridhënie për të gjitha çështjet që prekin interesin publik. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 65, paragrafin 9, përcakton se Kuvendi mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike që, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit”, thuhet në njoftim.

    KDI u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të përmbushin përgjegjësitë e tyre institucionale, dhe të mos lejojnë që interesat politike të pengojnë mbikëqyrjen.

    “Njëkohësisht, kërkon që Komisioni për Ekonomi ta rikthejë sa më parë në rend dite raportimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe të sigurojë trajtimin e çështjeve të ngritura. Mbikëqyrja parlamentare nuk është çështje e vullnetit politik të shumicës, por përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit. Institucionet publike kanë detyrim të japin llogari, ndërsa Kuvendi ka përgjegjësi ta kërkojë dhe ta ushtrojë këtë mbikëqyrje”, thuhet tutje. /Telegrafi/

  • Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën

    Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën

    Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën

    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë të mërkurën, më 11 nëntor 2026, një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku do të diskutohet Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, raporton Gazeta Sinjali.

    Seanca është paraparë të nisë në orën 13:00, ndërsa në rendin e ditës është vetëm një pikë: debati parlamentar lidhur me gjetjet dhe vlerësimet e Komisionit Evropian për Kosovën.

    Raporti i publikuar më 4 nëntor trajton përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke përfshirë funksionimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe zhvillimin ekonomik.

    Në raport janë ngritur shqetësime edhe për sigurinë e gazetarëve dhe klimën në të cilën ushtrohet veprimtaria e mediave.

    Debati i së mërkurës pritet t’u japë mundësi deputetëve të diskutojnë për gjetjet e raportit, sfidat e identifikuara dhe masat që duhet të ndërmerren nga institucionet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Parliament meets tomorrow in extraordinary session, European Commission Report on Kosovo

    The Kosovo Assembly is expected to hold on Wednesday, November 11th, 2026, an extraordinary plenary session, where the European Commission’s Report on Kosovo will be discussed, the Signal newspaper reports.

    The session is set to start at 1: 00 a.m., while on the agenda it is only one point: parliamentary debate over the findings and assessments of the European Commission for Kosovo.

    The report released on November 4th addresses Kosovo’s progress in the European integration process, including the functioning of democratic institutions, rule of law, the fight against corruption, media freedom and economic development.

    Concerns have also been raised in the report about the safety of journalists and the climate in which media activity is being exercised.

    Wednesday’s debate is expected to enable MPs to discuss the report’s findings, identified challenges and measures that should be taken by Kosovo institutions within the European integration process.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Profili i kompanive të përfshira në tenderin milionësh të Përparim Ramës me çmime të fryra

    Profili i kompanive të përfshira në tenderin milionësh të Përparim Ramës me çmime të fryra

    Profili i kompanive të përfshira në tenderin milionësh të Përparim Ramës me çmime të fryra

    Kompania “FULI INŽENIRING”, në pronësi të Afrim Elshanit, është në mesin e operatorëve ekonomikë të përfshirë në kontratën milionëshe të Komunës së Prishtinës për eficiencë energjetike, ku krahasimi i çmimeve ka nxjerrë dallime të mëdha me kontratat e mëparshme dhe çmimet e tregut.

    Pavarësisht se në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) figuron e regjistruar që nga 9 marsi i vitit 2016, në platformën e prokurimit elektronik, e-Prokurimi, tenderi i fituar në Komunën e Prishtinës figuron si kontrata e parë e fituar nga kjo kompani.

    Sipas të dhënave të ARBK-së, Afrim Elshani është pronar i kompanisë dhe figuron si drejtor menaxhues. Florim Elshani është i regjistruar si person kompetent për pranimin e dokumenteve, ndërsa në të dhënat e kompanisë figuron edhe Nina Napret.

    Në regjistrin e bizneseve, aktiviteti kryesor i kompanisë është transporti rrugor i mallrave, ndërsa aktivitetet sekondare dhe të tjera përfshijnë transportin urban dhe ndërurban të pasagjerëve, shërbimet e taksive dhe transportin tjetër rrugor të pasagjerëve.

    Në anën tjetër, edhe kompania partnere në këtë konsorcium, “Gregoric Elektromehanika d.o.o.”, ka një histori relativisht të shkurtër të regjistrimit në Kosovë.

    Sipas të dhënave të ARBK-së, kjo kompani figuron e regjistruar më 31 maj 2024, ndërsa pronare e saj me 100 për qind të aksioneve është një subjekt nga Sllovenia dhe kapital të regjistruar prej 1 mijë eurosh.

    Ndryshe nga FULI INŽENIRING, aktiviteti kryesor i regjistruar i Gregoric Elektromehanika është instalimi elektrik. Si aktivitete të tjera figurojnë punimet e specializuara të ndërtimit, instalimet hidraulike, ngrohja dhe kondicionimi i ajrit, si dhe instalimet e tjera ndërtimore.

    Kështu, konsorciumi që fitoi kontratën milionëshe të Komunës së Prishtinës përbëhet nga një kompani kosovare, e regjistruar në vitin 2016, aktiviteti kryesor i së cilës është transporti rrugor i mallrave, dhe një kompani tjetër e regjistruar në Kosovë në maj të vitit 2024, me aktivitet kryesor instalimet elektrike.

    Të dyja kompanitë janë bërë pjesë e projektit trevjeçar për eficiencë energjetike, me vlerë indikative prej 10 milionë eurosh.

    Emri i kompanisë së Elshanit është vënë në fokus pas krahasimit të çmimeve të pajisjeve të përfshira në paramasën e kontratës. Në disa pozicione janë evidentuar dallime të mëdha me çmimet e kontraktuara më herët nga Komuna e Prishtinës.

    Për shembull, një trup ndriçues LED 150W është kontraktuar për 285 euro, ndërsa në një kontratë të mëparshme të Komunës kushtonte 90 euro. Pajisja LED 100W është rritur nga 85 në 267 euro, ndërsa ajo 50W nga 50 në 170 euro.

    Edhe më i madh është dallimi te disa pajisje të tjera. Një pajisje transmetuese e sistemit Smart, e kontraktuar më parë për 1.20 euro, në kontratën e re figuron me çmim prej 2 mijë e 300 eurosh për copë.

    Ndërkaq, shiriti plastik paralajmërues për kabllot elektrike është kontraktuar për 8.50 euro për metër, ndonëse një rolo prej 300 metrash ofrohet në treg për 6.25 euro.

    Këto dallime kanë ngritur pikëpyetje për çmimet e aplikuara në projektin milionësh, i cili tashmë ka përfunduar në prokurori./insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Të paktën 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga aksidenti masiv në autostradën e Bullgarisë

    Të paktën 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga aksidenti masiv në autostradën e Bullgarisë

    Një aksident i rëndë zinxhir ka tronditur Bullgarinë, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje masive në autostradë, raporton euronews.

    Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dhjetëra automjete, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë. Mjegulla e dendur dhe dukshmëria e kufizuar dyshohet se kanë ndikuar në shkaktimin e aksidentit.

    Ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.

    Autoritetet bullgare kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Numri i viktimave dhe i të plagosurve mund të ndryshojë në vijimësi.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në vend, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar në kushtet e motit të pafavorshëm.

    Burimi: Dukagjini

  • Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë në Kosovë, nxirren në shitje biletat e tyre

    Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë në Kosovë, nxirren në shitje biletat e tyre

    Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë në Kosovë, nxirren në shitje biletat e tyre

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka lëshuar një numër të biletave në shitje për ndeshjen që Kombëtarja e luan kundër Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Një gjë e tillë është bërë, pasi që FFK-ja është njoftuar se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë në Kosovë për ta përcjellë këtë ndeshje.

    “Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta, në përputhje me rregulloret e UEFA-s, tashmë është liruar dhe është në dispozicion për blerje nga tifozët vendas.”, thuhet në njoftim.

    FFK-ja ka ftuar të gjithë tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat e tyre dhe për të qenë pranë Kombëtares në këtë përballje të rëndësishme.

    Ndeshja Kosovë-Izrael do të luhet më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Klankosova.tv