Category: Lajme

  • Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

    Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

    Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

    Për të nëntën ditë me radhë ka vazhduar protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Gjatë së enjtes, protestuesit e kanë bllokuar rrugën para stacionit policor në Prishtinë, duke vendosur parullën “Gjumi s’ka me ju marrë”.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Ajo u vra pak ditë pasi u kishte dërguar një letër institucioneve, duke i paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Vrasja ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për kanosje.

    Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa brenda institucioneve.

    Ndër zhvillimet pas rastit janë edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.

    Ndërkohë, për të shtunën është thirrur një protestë mbarëkombëtare nga ora 12:00, që do të nisë nga Katdedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë.

  • Day nine of the protest, the trial won’t take you to the streets before the police station.

    PFor the ninth day in a row, protests have continued to seek justice for the murder of Arlinda Zekimaj.

    During Thursday, protesters have blocked the road in front of the police station in Pristina, setting up the Prom Procum Sjeka slogan with you taken away.

    Arlinda Zekaj was killed on October 25th in Vitomirica in Pec by her former pact. She was killed a few days after sending a letter to institutions, warning them that her life was in danger.

    The murder occurred after she had returned from the police, where she had denounced her ex-husband for the bombing.

    Its murder has sparked numerous reactions, protests and measures within institutions.

    Among the following developments are the resignation of Kosovo Police Director General Gazmend Hoxha, as well as the suspension of prosecutors and police officials.

    Meanwhile, a nationwide protest has been called for Saturday by 12:00, which will be initiated by Katdedral Mother Teresa in Pristina.

  • Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

    Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

    Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

    Senatori i zgjedhur demokrat nga Michigan-i, Abdul El-Sayed, ka kritikuar ashpër zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, gjatë një interviste për CNN.

    Fillimisht, El-Sayed u shpreh se është “i gatshëm të punojë së bashku” me Vance-in, por më pas e quajti atë “frikacak”, duke e akuzuar se po përpiqet të distancohet nga presidenti Donald Trump vetëm pas humbjeve historike që republikanët pësuan në zgjedhjet e mesmandatit.

    Deklarata e tij vjen në një kohë kur rezultatet e zgjedhjeve kanë shkaktuar tronditje brenda Partisë Republikane dhe kanë nxitur diskutime për të ardhmen politike të administratës Trump.

    El-Sayed kritikoi atë që e konsideron përpjekje të Vance-it për t’u larguar nga përgjegjësia politike për humbjet, pasi më parë kishte qenë pjesë e administratës së Trumpit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Senator Democrat addresses JD Vance: You’re a coward, accused of being distanced from Trump after losing your choice.

    The Senator-elect Democrat by Michigan, Abdul El-Sayed, has sharply criticised US vice president JD Vance, during an interview for CNN.

    Initially, El-Sayed said he was willing to work together with Vance, but then he called him “freaktakcak”, accusing him of trying to distance himself from President Donald Trump only after the historical losses the Republicans suffered in the Muslim elections.

    His statement comes at a time when election results have caused shock within the Republican Party and have sparked discussions on the political future of the Trump administration.

    El-Said criticised what he considers Vance’s attempt to flee political responsibility for the losses, since he had previously been part of the Trump administration.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore

    25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore

    Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me organizatën “Sharjah Charity International” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka ndihmuar 25 familje në nevojë me nga katër metra kub dru për ngrohje dhe pako ushqimore.

    Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, financimi është siguruar nga organizata nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa realizimi i aktivitetit është bërë nga Shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët”.

    Po ashtu, në kuadër të këtij aktiviteti, me pako ushqimore janë ndihmuar edhe pesë familje të tjera që jetojnë në lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët”.

    Ky aktivitet synon të ofrojë mbështetje për familjet në nevojë, duke ua lehtësuar përballimin e shpenzimeve për ngrohje dhe furnizim me ushqime.

    Burimi: RTKLive

  • Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    Në shfaqje interpretojnë aktorët Armond Morina, Shengyl Ismajli, Armend Smajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri.

    Skenografia është realizuar nga Bekim Korça, kostumografia nga Alma Krasniqi, muzika nga kompozitorja Rona Castrioti, asistente e regjisorit është Xheraldina Krasniqi, ndërsa inspicientja Nazmije Krasniqi.

    Burimi: RTKLive

  • Mbi 6,500 qytetarë të Prishtinës vaksinohen kundër gripit sezonal

    Mbi 6,500 qytetarë të Prishtinës vaksinohen kundër gripit sezonal

    Sipas njoftimit të Komunës, kryetari Përparim Rama dhe drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku janë njoftuar nga afër me procesin e vaksinimit dhe kanë falënderuar personelin shëndetësor për angazhimin dhe kujdesin ndaj qytetarëve. 

    Burimi: RTKLive

  • Over 6,500 Pristina citizens vaccinated against seasonal flu

    According to Komuna’s announcement, Chairman for Progress Rama and Health Director Bujar Gashi have visited today the Main Centre of Family Medicine, where they have been informed closely with the vaccine process and thanked health personnel for their commitment and care of citizens. 

    Source Layer: RTKLive

  • Saveski: Prokuroria Publike po e monitoron situatën me Alta Banka-n, është shumë herët të thuhet nëse po ndërmerren veprime hetimore

    Saveski: Prokuroria Publike po e monitoron situatën me Alta Banka-n, është shumë herët të thuhet nëse po ndërmerren veprime hetimore

    Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski në një deklaratë për mediat, tha se për momentin është shumë herët për t’iu përgjigjur konkretisht pyetjes nëse institucioni që ai drejton po ndërmerr ndonjë veprim hetimor në lidhje me rastin “Alta Banka”.
    Sipas tij, Prokuroria Publike po e monitoron nga afër situatën me bankën dhe nëse përcakton se ka elementë që tregojnë se është kryer një krim, do të duhet të reagojë.

    Por në këtë pikë, shton ai, është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

    “Si çdo situatë që është me interes të veçantë për publikun, kjo situatë po monitorohet nga Prokuroria Publike dhe nëse zbulojmë se është diçka që lidhet me një ngjarje juridike penale, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të reagojmë. Megjithatë, nuk mund t’ju jap një përgjigje specifike në këtë pikë sepse është shumë herët”, tha Saveski.

    Lidhur me atë nëse është kërkuar ndonjë informacion nga Prokuroria e Serbisë, duke pasur parasysh se atje ka një hetim dhe pronarin e Alta Banka – Davor Macura, Saveski tha se deri më tani nuk është bërë asnjë komunikim në lidhje me rastin konkret.

    “Kemi bashkëpunim të mrekullueshëm me kolegët nga republika fqinje e Serbisë, kështu që nëse ka nevojë për të dhëna të tilla dhe komunikim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Serbisë, kjo sigurisht që do të arrihej pa probleme”, tha Saveski./Telegrafi/

  • Nesër bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, shkak kushtet higjienike

    Nesër bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, shkak kushtet higjienike

    Përmes një njoftimi, Këshilli i Prindërve ka bërë të ditur se vendimi është marrë për shkak të rrezikut të mundshëm që kushtet aktuale paraqesin për shëndetin e nxënësve.

    “Ky është vendim i Këshillit të Prindërve të Shkollës (KPSH), si reagim ndaj gjendjes së krijuar dhe mungesës së garancive konkrete për sigurimin e një ambienti të pastër dhe të sigurt për nxënësit”, thuhet në njoftim.

    Sipas Këshillit të Prindërve, pavarësisht përpjekjeve dhe komunikimeve të vazhdueshme me institucionet përgjegjëse, situata ende nuk ka marrë zgjidhje të qëndrueshme.

    “Njoftimet për marrëveshje në mes të sindikatës dhe Komunës nuk përbëjnë garanci se shërbimet e pastrimit do të rifillojnë menjëherë dhe se shkolla do të ofrojë kushte të pranueshme higjienike”, thuhet më tej.

    Në njoftim theksohet se shqetësimi është rritur edhe për shkak të raportimeve për raste të reaksioneve alergjike te fëmijët, të cilat kërkojnë vlerësim nga autoritetet kompetente shëndetësore.

    “Nuk jemi kundër procesit mësimor. Përkundrazi, kërkojmë që ai të zhvillohet rregullisht dhe në kushte dinjitoze. Respektojmë plotësisht të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve që janë në grevë”, thuhet në reagim.

    Këshilli i Prindërve ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Arsimit dhe institucionet përgjegjëse ndërhyrje të menjëhershme, pastrim të plotë të ambienteve shkollore dhe një zgjidhje të qëndrueshme për mirëmbajtjen.

    “Nuk kërkojmë privilegje apo kushte të jashtëzakonshme. Kërkojmë vetëm të drejtën themelore të çdo fëmije: një shkollë të pastër, të shëndetshme dhe të sigurt”, theksohet në njoftim.

    Në fund, Këshilli i Prindërve u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që të premten të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.

    “Ky veprim nuk ndërmerret për të dëmtuar procesin arsimor, por për të kërkuar përgjegjësi dhe veprime konkrete nga ata që kanë detyrimin të garantojnë kushtet për zhvillimin e tij”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve të SHFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë.

     

    Burimi: RTKLive