Category: Lajme

  • IPK recommends suspension of police procurement director

    Kosovo Police Inspectorate ( The IPK has recommended the Kosovo Police Director General’s suspension from the task of the procurement director in this institution, under suspicion of misuse of office or official authority and conflict in public procurement processes.

    According to the IPK communiqué, investigators are conducting preliminary investigation into the official in question, with allegations involving circumstances linking to dozens of procurement contracts conducted through negotiated and confidential procedures.

    The investigation includes considering decision-making, the way of developing procurement procedures, as well as respecting criteria and legal obligations by responsible persons.

    Kosovo Police Inspectorate has recommended today to Kosovo Police Director General Suspension from the post of Kosovo Police Procurement Director.

    IPK investigators are conducting a preliminary investigation into the official in question of abuse of official position or authority, as well as issues related to conflict of interest in public procurement processes.
    Investigations include circumstances linking with dozens of procurement contracts, carried out through negotiated and confidential procedures, which are under consideration for decision-making, the way to develop procedures and respect the criteria and legal obligations of responsible persons.
    To guarantee the integrity and the prosperity of the investigation process, The IPK has recommended the Kosovo Police Director General’s suspension from office in question until the outcome of the criminal investigation.
    The IPK in co-ordination with the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo is taking the necessary investigative actions for the full lighting of these allegations.
    Kosovo’s police inspector remains committed to exercising the legal mandate, addressing with priority any allegations of abuse of official office, violation of institutional integrity and violation of law by police officials, regardless of the position or office they exercise.
    Because of maintaining the integrity of the investigation, The IPK at this phase of the investigation cannot offer further details regarding this case, it has announced. IPK.

    Source Layer: Dukeagini

  • Konsulli Vigan Berisha takon Presidentin zviceran Guy Parmelin, i dhuron një punim artistik kushtuar grave të mbijetuara të luftës

    Konsulli Vigan Berisha takon Presidentin zviceran Guy Parmelin, i dhuron një punim artistik kushtuar grave të mbijetuara të luftës

    Konsulli Vigan Berisha është takuar me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në kuadër të një takimi të shkurtër dhe pritjeje zyrtare në Bernë, ku me këtë rast i ka dhuruar një punim artistik me domethënie të veçantë, të realizuar nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Telegrafi.

    “Me këtë rast, patëm nderin t’i dhuronim Presidentit një punim artistik me domethënie të veçantë, të realizuar nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në kuadër të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave. Ky punim simbolizon historinë, qëndresën, guximin dhe dinjitetin e grave që përjetuan dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.

    Në vijim të kësaj dite, Berisha, së bashku me kolegët e Korit Konsullor në Cyrih, ka zhvilluar edhe një vizitë në Sallën e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës në Bernë, ku janë njohur më nga afër me traditën parlamentare, organizimin dhe funksionimin e institucioneve federale zvicerane.

    Sipas Ambasadës, kjo vizitë përbënte një mundësi të çmuar për shkëmbim institucional dhe forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit në kuadër të komunitetit diplomatik dhe konsullor në Zvicër./Telegrafi/

  • Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksionin në Prizren – prangosen dy persona, konfiskohen barna pa banderola në vlerë prej 10 mijë eurosh

    Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksionin në Prizren – prangosen dy persona, konfiskohen barna pa banderola në vlerë prej 10 mijë eurosh

    Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksionin në Prizren – prangosen dy persona, konfiskohen barna pa banderola në vlerë prej 10 mijë eurosh

    Dy persona janë arrestuar në Prizren, pas një aksioni të zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të një hetimi për dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

    Siç raportoi më herët ekskluzivisht Gazeta Sinjali, hetuesit kanë bastisur dy lokacione në Prizren, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në këtë qytet.

    Policia ka bërë të ditur se kontrollet janë zhvilluar në dy biznese farmaceutike, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me asistimin e Inspektoratit Shëndetësor/Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Gjatë bastisjeve janë zbuluar depo të fshehta, ku mbaheshin barna pa banderola, në kushte që nuk i përmbushnin standardet për ruajtjen e produkteve mjekësore.

    Sipas Policisë, vlera e barnave të konfiskuara në të dy lokacionet arrin rreth 10 mijë euro në treg. Konfiskimi i tyre është kryer nga Njësia Kundër Kontrabandës e Doganës së Kosovës.

    Në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dy burra kosovarë, të cilët, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata

    IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata

    IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të Prokurimit, ndaj të cilit po zhvillohet një hetim paraprak për dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe konflikt të interesit në proceset e prokurimit publik.

    Sipas njoftimit të IPK-së, dyshimet hetimore përfshijnë dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

    Hetuesit janë duke shqyrtuar vendimmarrjen, mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, si dhe respektimin e kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

    Për të garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e hetimit, IPK ka rekomanduar që zyrtari të suspendohet deri në përfundimin e hetimit penal.

    Inspektorati ka bërë të ditur se hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, IPK ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • IPK seeks suspension of Kosovo Police Procurement Director, suspicion of misuse in dozens of contracts

    Kosovo Police Inspectorate ( The IPK has recommended the Kosovo Police General Director’s suspension from the task of the Procurement Director, to whom a preliminary investigation is under way on suspicion of misuse of official position or authority and conflict of interest in public procurement processes is under way.

    According to IPK’s announcement, investigative allegations include dozens of procurement contracts, carried out through negotiated and confidential procedures.

    Investigators are considering decision-making, the way to develop these procedures, as well as respecting the criteria and legal obligations by responsible persons.

    To guarantee the integrity and the prosperity of the investigation, The IPK has recommended that the official be suspended until the outcome of the criminal investigation.

    The inspector has announced that investigations are being conducted in co-ordination with the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo.

    Because of maintaining the integrity of the investigation, The IPK has stressed that at this stage it cannot offer further details concerning the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Confirmed report of the action signal in Prizren two persons, seized without banners worth 10,000 euros

    Two people have been arrested in Prizren, following an action conducted by investigators from the Directorate for Investigation of Economic Crimes and Corruption, under an investigation into allegations of production and distribution of harmful medical products.

    As the Herald of Signal earlier exclusively reported, investigators have raided two locations in Prizren, under a Constitutional Court ordinance in this city.

    Police have announced that controls are conducted in two pharmaceutical businesses, in co-ordination with the State Attorney and with the assistance of the Health Inspectorate/ The Health Ministry pharmaceutical.

    Hidden warehouses have been discovered during the raids, where unscathed drugs were kept, under conditions that failed to meet the standards for the preservation of medical products.

    According to police, the value of medicines confiscated in both locations totals about 10,000 euros in the market. Their seizure was carried out by the Kosovo Customs Anti-Contract Unit.

    Two Kosovo men have been arrested in the quality of the suspects, who, at the prosecutor’s decision, have been sent to maintenance for 48 hours.

    The case has been initiated for criminal work production and distribution of harmful medical products.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

    Vrasja e Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

    Vrasja e Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë mbarëkombëtare në Prishtinë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt. Marshi protestues do të nisë të shtunën nga Katedralja “Nënë Tereza“, duke filluar nga ora 12:00.

    “Vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe me duart e veta i dërgon drejt vrasjes.”, thuhet në njoftim.  

    Përveç kërkesave për drejtësi, kjo organizatë kërkon nga shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare, si zotim për të gjitha vajzat e gratë e Kosovës.

    “Arlinda Zekaj na e ka lënë amanet që të kërkojmë përgjegjësi, e këtë amanet ne po e zgjasim jo veç për Arlindën dhe çdo grua të vrarë por edhe për çdo vajzë e grua të gjallë. Patriarkisë shtetërore Arlinda ia ka lëkundë themelet, tani është e jona që këtë ta çojmë deri në fund, për t’i dhënë fund njëherë e mirë dhunës së shumëfishtë ndaj vajzave e grave në Kosovë.”, thuhet tutje në njoftim.

    Kjo organizatë ka renditur gjashtë kërkesa, të cilat sipas saj duhet të përmbushen.

    “1. Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë; 2. Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit; 3. Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare; 4. Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje; 5. Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë. 6. Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.”, është thënë në njoftim.

    Burimi: Insajderi

  • Pakënaqësi për papastërtinë, prindërit kërkojnë që nesër të bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”

    Pakënaqësi për papastërtinë, prindërit kërkojnë që nesër të bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”

    Pakënaqësi për papastërtinë, prindërit kërkojnë që nesër të bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”

    Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kërkuar që të premten të bojkotohet procesi mësimor.

    Kjo kërkesë është bërë për shkak të niveli të papastërisë në ambientet e shkollës, me ç’rast një situatë e tillë është vlerësuar si shqetësuese.

    Në një njoftim të prindërve thuhet se mësimi në këto kushte paraqet rrezik për fëmijët e tyre.

    “Duke marrë parasysh gjendjen tejet shqetësuese higjieno-sanitare në shkollën tonë, mungesën e një zgjidhjeje konkrete për problemin e pastrimit dhe mirëmbajtjes, si dhe rrezikun e mundshëm që këto kushte paraqesin për shëndetin e fëmijëve tanë, ju njoftojmë se: TË PREMTEN, MË 6 NËNTOR 2026, BOJKOTOHET NË TËRËSI PROCESI MËSIMOR NË SHFMU “ISMAIL QEMALI”.”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, edhe prindër të tjerë kanë treguar për nivelin e papastërisë në këtë shkollë, duke shpërndarë edhe fotografi nga klasat, në të cilat shihet gjendja e rëndë në të cilën mësojnë nxënësit e këtij institucioni. /Klankosova.tv

  • Dhjetëra kontrata nën hetim, IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të prokurimit në Polici

    Dhjetëra kontrata nën hetim, IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të prokurimit në Polici

    Dhjetëra kontrata nën hetim, IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të prokurimit në Polici

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga detyra të drejtorit të prokurimit në Policinë e Kosovës, ndaj të cilit po zhvillohet një hetim paraprak për dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe konflikt interesi.

    Sipas njoftimit të IPK-së, dyshimet lidhen me proceset e prokurimit publik dhe përfshijnë dhjetëra kontrata të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

    Hetuesit janë duke shqyrtuar mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, vendimmarrjen dhe respektimin e kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

    Për të garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e hetimit, IPK i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit deri në përfundimin e hetimit penal.

    Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa IPK ka bërë të ditur se po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të dyshimeve.

    Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, Inspektorati ka njoftuar se në këtë fazë nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin.

  • Kush mund të jetë “zhigolo” i BBVK-së? - zbulohet në Big Cast (VIDEO)

    Kush mund të jetë “zhigolo” i BBVK-së? – zbulohet në Big Cast (VIDEO)

    Kush mund të jetë “zhigolo” i BBVK-së? - zbulohet në Big Cast (VIDEO)

    Një deklaratë e bërë nga moderatori Alaudin Hamiti para nisjes së edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova ka ngjallur kureshtje të madhe te publiku.

    Ai kishte paralajmëruar se brenda shtëpisë do të jetë edhe një “zhigolo”, duke lënë hapësirë për shumë aludime rreth identitetit të banorit misterioz.

    Kjo temë u diskutua edhe në emisionin “Big Cast”, ku Agon Rexhepi, producent i “BiG Talk”, ndau dyshimet e tij lidhur me atë se kush mund të jetë personazhi në fjalë.

    “Ardianin po mendoj, nuk e di pse… Ardiani po duket shumë misterioz, po lë shumë hapësirë për t’i interpretuar gjërat që po i thotë. Ndoshta mund të jetë ndonjë banor që mund të futet edhe më vonë”, u shpreh Rexhepi.