Category: Lajme

  • Filipçe: Dimitrieska-Koçoska gënjen se nuk është informuar për ofertën e "Alta Banka"

    Filipçe: Dimitrieska-Koçoska gënjen se nuk është informuar për ofertën e “Alta Banka”

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, sot publikoi në rrjetet sociale procesverbalin e seancës së Qeverisë, të mbajtur më 23 shtator 2025, në të cilën u diskutuan çështjet që lidhen me ofertën e bankës serbe Alta për të blerë aksione në 16 institucione publike.

    Sipas Filipçes, procesverbali tregon se Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska u informua për procedurën dhe përfundimet e propozuara në lidhje me ofertën e bankës.

    Kjo vjen pas deklaratës së Ministres së Financave se ajo nuk u konsultua nga Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në lidhje me hyrjen e Alta Bankës në tregun e vendit dhe blerjen e “Stopanska Banka Bitola”.

    Ai kërkoi dorëheqjen e ministres, si dhe hapjen e një hetimi nga Prokuroria Publike ndaj saj dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

    Në të njëjtën kohë, ai kërkoi edhe përfshirjen e Prokurorisë Publike Evropiane, me qëllim kontrollin e rrjedhës financiare që lidhet me “Alta Bankën”.

    “Gordana Dimitrieska-Koçoska duhet të japë dorëheqjen, ajo po gënjen për Alta Bankën! Prokuroria Publike duhet të hapë menjëherë një hetim si për Hristijan Mickoskin ashtu edhe për Koçoskën, ndërsa Prokuroria Publike Evropiane duhet të përfshihet gjithashtu për të kontrolluar rrjedhën e të gjitha parave për Alta Bankën”, shkroi ai në Facebook.

  • Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dhe proceset integruese

    Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dhe proceset integruese

    Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dhe proceset integruese

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe proceset integruese të vendit.

    Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës në zhvillim dhe demokratizim, ndërsa e ka falënderuar Cassis për zgjatjen e mandatit të Swisscoy dhe rritjen e numrit të ushtarëve që mund të marrin pjesë në kuadër të KFOR-it.

    Kurti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e hyrjes në fuqi të marrëveshjes EFTA, e cila, sipas tij, hap një kapitull të ri në tregtinë e lirë, duke përfshirë jo vetëm mallrat, por edhe shërbimet.

    Në fund, Kurti ka bërë të ditur se Cassis e ka ftuar të marrë pjesë në Samitin e Dhjetë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Cyrih në prill të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, ministri zviceran është ftuar për vizitë në Shtëpinë e Kosovës në Davos, në janar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti hosts Swiss Foreign Minister, discuss co-operation, integration processes

    Acting Kosovo Prime Minister Albin Kurti has received Swiss Foreign Affairs Minister Ignazio Cassis, who also exercises the task of leading the Organisation for Security and Co-operation in Europe ( O SBE).

    Through a Facebook post, Kurti has announced that relations between Kosovo and Switzerland have been discussed at the meeting, expanding economic co-operation and integration processes in the country.

    He has expressed gratitude for Switzerland’s continued support of Kosovo in development and democratisation, while thanking Casis for extending the mandate of Swisscoy and increasing the number of soldiers who can participate under KFOR.

    Kurti has also stressed the importance of entering the deal into force E The FTA, which according to him, opens a new chapter in free trade, including not only goods but also services.

    In the end, Kurti has announced that Cassis has invited him to attend the 10th European Political Community Summit, to be held in Cyril in April next year. Meanwhile, the Swiss minister has been invited to visit the Kosovo House in Davos in January.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Banori i Big-ut: I kam përjetu tri vdekje klinike, tri overdoza prej abuzimeve me substanca

    Banori i Big-ut: I kam përjetu tri vdekje klinike, tri overdoza prej abuzimeve me substanca

    Banori i Big-ut: I kam përjetu tri vdekje klinike, tri overdoza prej abuzimeve me substanca

    Reperi Fuego në Big Brother VIP Kosova 5, ka bërë një bisedë me Norën, për jetën e tij dhe karrierën, duke zbuluar momente të vështira që ka përjetuar.

    Ai tregoi se pasioni për muzikën nisi që në moshën 10-vjeçare dhe tekstin e parë e shkroi pas vdekjes së gjyshit, me të cilin kishte një lidhje shumë të veçantë.

    “Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, rrëfeu Fuego.

    Artisti pranoi se ka kaluar periudha të errëta dhe se gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë ashtu siç kishte dëshiruar.

    Pjesa më tronditëse e bisedës ishte kur përmendi tri mbidozat që përjetoi si pasojë e abuzimit me substanca dhe tri vdekjet klinike që përjetoi.

    “I kom tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve… tri herë kam dekë. Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, u shpreh ai.

    Fuego nuk rrëfeu asgjë në detaje sepse paralajmëroi një rrëfim të fuqishëm për jetën e tij tutje, në Big Brother VIP Kosova 5.

    Burimi: Insajderi

  • Big national: I’ve experienced three clinical deaths, three overdoses of substance abuses

    Repper Fuego in Big Brother V IP Kosova 5, has had a conversation with Nora, his life and career, revealing difficult times he has experienced.

    He showed that his passion for music began at the age of 10, and his first text was written after Grandpa’s death, with which he had a very special relationship.

    I’ve loved music, music starts when I was 10 years old. The first text was written when Grandpa died, I’m very close to them, so I saw you write, Fuego confessed.

    The artist admitted that there have been dark times and that things have not always worked out as he wished.

    The most shocking part of the conversation was when he mentioned three overdoses that he experienced as a result of substance abuse and the three clinical deaths he experienced.

    Three clinical deaths in 26 years, three overdoses of abuse… three times I’ve had a drink. Everything told me my family’s out of nowhere, he said.

    Fuego did not confess anything in detail because he warned a powerful story about his life away in the Big Brother V IP Kosovo 5.

    Source Layer: Insander

  • “Atmosferë” sjell festë në edicionin e 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon

    “Atmosferë” sjell festë në edicionin e 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon

    Një ngjarje e rëndësishme kulturore kushtuar kinemasë franceze, historisë dhe kujtesës vjen përmes Festivalit të Filmit Frankofon, që këtë vit shënon edicionin e 26-të. “Atmosferë”, që është edhe moto e këtij festivali, përgjatë një jave sjell një festë të vërtetë stilesh, ngjyrash dhe temash të ndryshme përmes kinematografisë franceze.

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, u shpreh se “Ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me Kosovën, duke shpresuar që edhe Kosova të bëhet anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Franca do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e industrisë kinematografike në Kosovë”. Gjithashtu, ai theksoi takimin me tri drejtoreshat e RTK-së, ku gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të ndryshme kulturore.

    Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, është shprehur se “Frankofonia dhe kinemaja janë elemente të rëndësishme të kulturës sonë, përfshirë edhe kulturën zvicerane. Kinemaja është gjithashtu një hapësirë dialogu, ajo na fton ta zbulojmë tjetrin, të kemi një këndvështrim të ri mbi botën dhe ta njohim njerëzimin tonë të përbashkët, përtej kufijve dhe gjuhëve”.

    Bashkëpunimi në fushën e kinematografisë ndërmjet Kosovës dhe Francës ka sjellë rezultate të suksesshme viteve të fundit, duke u shpërblyer edhe me çmime ndërkombëtare.

    Regjisorja Zana Hoxha, duke e vlerësuar ndikimin që ka kultura franceze në botë, theksoi se “Ky festival është unik, sepse feston kulturën frankofone, por edhe e afron publikun me këtë kulturë”.

    Për herë të parë në Kosovë është shfaqur filmi “Beteja e Charles de Gaulle – Epoka e Hekurit”, një vepër historike kinematografike.

    Atasheu për kulturë në Ambasadën Franceze, Valon Ibraj, theksoi se “Ky festival me logon ‘Atmosferë’ ka arritur ta bëjë publikun për vete, një publik që është rritur me ne. Gjithnjë mundohemi të sjellim filma që sapo janë shfaqur premierë botërore”.

    Festivali i Filmit Frankofon, që po mbahet nga 4 deri më 10 nëntor në Kino Armata, organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez në Prishtinë, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës, Kanadasë dhe Luksemburgut. 

     

    Burimi: RTKLive

  • Dyshohen për mashtrim kompjuterik, tre persona dërgohen në paraburgim

    Dyshohen për mashtrim kompjuterik, tre persona dërgohen në paraburgim

    Dyshohen për mashtrim kompjuterik, tre persona dërgohen në paraburgim

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre të pandehur, me inicialet M.P., I.H. dhe F.Z., të dyshuar për kryerjen e katër veprave penale.

    Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, mashtrim, hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe mashtrim kompjuterik, transmeton Klankosova.tv.

    Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore, me ç’rast gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit.

    Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurve, ndikimit në dëshmitarë dhe prova, si dhe përsëritjes së veprave penale apo kryerjes së veprave të tjera.

  • ​Sekuestrimi i 37 kg narkotikë, gjykata merr vendim për pesë të pandehurit

    ​Sekuestrimi i 37 kg narkotikë, gjykata merr vendim për pesë të pandehurit

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sot nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve I.S., F.S., A.C., A.E. dhe V.S., dy ditë pas sekuestrimit të 37 kilogramëve narkotikë në një aksion nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Dy nga personat e arrestuar janë shtetas turq, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës.

    Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope.

    Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, në një konferencë për media dje tha se aksioni është rezultat i një hetimi të nisur së fundmi, bazuar në informacione të siguruara nga AKI.

    Ndërsa, prokurori i rastit, Atdhe Dema, bëri të ditur se vlera e sasisë së sekuestruar të narkotikëve vlerësohet rreth 550 mijë euro.

    Përveç narkotikëve, policia ka sekuestruar edhe 5 mijë e 300 euro dhe 100 dollarë para të gatshme, një veturë, dhjetë telefona celularë, një pajisje DVR për kamerat e sigurisë, 15 fishekë dhe një prerëse.

    Sipas hetimeve, dyshohet se grupi kriminal sasinë e narkotikut e ka transportuar të kamufluar në mallra komerciale nga vendet aziatike të Lindjes së Mesme.

  • Jo vetëm Kosova dhe Shqipëria, edhe top gjigantët gjermanë në garë të madhe për Lutfi Dalipin

    Jo vetëm Kosova dhe Shqipëria, edhe top gjigantët gjermanë në garë të madhe për Lutfi Dalipin

    Ylli nga Presheva Lutfi Dalipi është pranë një vendimi të madh, se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Ai u largua nga Zvicra ndërsa do të zgjedhë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Por, ky nuk është vendimi i vetëm që Dalipi do ta merr brenda një periudhe të shkurtër.

    Mesfushori me tipare ofensive pritet edhe të bëhet me skuadër të re në verë, ndërsa kërkohet nga plot klube, përfshirë disa në Bundesliga, si Hoffenheim, Eintracht Frankfurt dhe Stuttgart. Në garë ndodhet edhe gjiganti austriak, RB Salzburg.

    “Transferfeed” raporton se të tre skuadrat duan ta transferojnë sa më parë yllin shqiptar, ani pse janë në dijeni se në janar një marrëveshje e tillë vështirë që do të realizohet, sepse për një shitje të mundshme duhet dhënë “drita e gjelbër” prej Vaduz, si dhe ekipit që e ka kartonin e përhershëm Young Boys.

    Young Boys kuptohet do ta ketë fjalën e fundit sepse Dalipi ka kontratë afatgjatë, më saktësisht deri në qershorin e vitit 2030.

    20-vjeçari aktualisht është i fokusuar për vendimin e karrierës ngase të enjten e informoi Federatën Zvicerane se më nuk do të luajë për Zvicrën shkaku që i ka premtuar gjyshit se do të përfaqësojë Kosovën apo Shqipërinë./Telegrafi/

  • Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve

    Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve

    Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve

    Banka “Raiffeisen” në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur lidhur me rastin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, meqë nga kabineti i këtij të fundit kanë konfirmuar se një zyrtar i kësaj banke është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare pa autorizim.

    Në përgjigje, “Raiffeisen” konfirmojnë se ka pasur ankesë nga kreu i Prishtinës dhe se pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë edhe njoftimin e institucioneve relevante.

    “Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”, ka thënë për Express nga banka “Raiffeisen”

    Nga kjo bankë s’kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, duke thënë se i kushtojnë rëndësi të veçantë ruajtjes së konfidencialitetit bankar të klientëve.

    “Sigurojmë klientët se Banka Raiffeisen i kushton rëndësi të posaçme mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe ruajtjes së konfidencialitetit bankar.Në këtë fazë, nuk mund të ofrojmë hollësi të tjera lidhur me rastin”, përfundon përgjigja e “Raiffeisen”.

    Kabineti i krytarit të Prishtinës në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se një zyrtar i bankës “Raiffeisen” është qasur pa autorizim në llogarinë dhe transaksionet e kryetarit Rama dhe se të njëjtat i ka shpërndarë. Për këtë thonë se Raiffeisen ka konfirmuar se e kanë identifikuar punëtorin dhe se të njëjtin e kanë shkarkuar.

    Nga Zyra e Ramës kanë paralajmëru se do të ndjekin edhe rrugë ligjore ndaj bankës dhe zyrtarit që dyshohet për veprimin

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali