Category: Lajme

  • Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje

    Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje

    Përplasjet me batuta mes ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 4 po vazhdojnë edhe pas përfundimit të spektaklit.

    Këtë herë, në një shkëmbim thumbimesh janë përfshirë Labinot Haxhiu, Ludo dhe Labinot Rexha.

    Shkak për këtë situatë u bë një video e publikuar në TikTok, ku Labinot Haxhiu shfaqej duke kërcyer së bashku me Klodian Mihajn, nën tingujt e këngës “Barbie Girl”.

    Kjo ishte shoqëruar me mbishkrimin ironik “Si na sheh Ludo dhe Noti”, duke iu referuar diskutimeve të mëparshme mes tyre.

    Videoja nuk kaloi pa reagime. Ludo komentoi me një batutë, duke i cilësuar dyshen si ‘çift të mrekullueshëm’ dhe duke u uruar jetë të gjatë e të lumtur bashkë.

    Edhe Labinot Rexha iu bashkua, duke i quajtur ‘çiftin e vitit’ dhe duke thënë se do t’i emëronte ambasadorë martesorë.

    Foto: Screenshot/TikTok

    Por Labi duket se kishte përgatitur përgjigjen e tij.

    Ai publikoi në Instagram një foto të Ludos dhe Labinot Rexhës gjatë trajtimeve estetike të fytyrës, duke i shoqëruar me të njëjtën këngë që ishte përdorur në videon e tij dhe të Klodit.

    “Come on Barbie, let’s go party”, shkruhej mbi fotografitë, në një kundërpërgjigje që duket se u drejtohej drejtpërdrejt dy ish-banorëve. /Telegrafi/

  • Litar në qafë, goditje në kokë dhe gjurmë gjaku: Detaje nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

    Litar në qafë, goditje në kokë dhe gjurmë gjaku: Detaje nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

    Goditje me grushte në kokë dhe trup, një mjet i fortë, një litar i vendosur rreth qafës dhe gjurmë gjaku në shtratin ku u gjet e pajetë foshnja.

    Këto janë disa nga detajet e përshkruara në dosjen e Prokurorisë Themelore në Gjilan, të cilën e ka siguruar Dukagjini, lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj.

    Sipas dosjes, Braim Demiri dyshohet se më 1 nëntor 2026, pas orës 00:27 dhe deri në orët e mëngjesit, pas një konflikti fizik me djalin e tij, Adonis Demirin, e ka privuar atë nga jeta.

    Në përshkrimin e ngjarjes, Prokuroria pretendon se i dyshuari fillimisht e ka goditur Adonisin me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, dyshohet se e ka goditur me një mjet të fortë në anën e djathtë të kokës dhe e ka përplasur për tokë.

    “Me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfat”, thuhet në përshkrimin e dyshimeve në dosjen e Prokurorisë.

    Por, sipas të njëjtës dosje, në këtë ngjarje dyshohet se është vrarë edhe foshnja.

    Në përshkrimin e veprës penale, Prokuroria pretendon se foshnja D. ishte gjetur e pajetë në shtratin e babait të saj, Adonis Demirit, me shenja dhune dhe njolla gjaku në atë hapësirë.

    “…ndërsa më parë edhe fëmija D., është gjetur e pajetë me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit Adonis, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj, tani i ndjeri Adonis, ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtarë të familjes së tyre”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Në një pjesë tjetër të dosjes, Prokuroria përshkruan edhe gjendjen në të cilën janë gjetur viktimat.

    “Viktima Adonis Demiri është gjetur me lëndime të dukshme në fytyrë, i mbuluar me gjak dhe me një litar të shtrënguar rreth qafës, ndërsa foshnja D. është gjetur e pajetë me shenja dhune”, thuhet në dosje.

    Prokuroria thekson se mënyra e saktë e privimit nga jeta të të dy viktimave ende nuk është përcaktuar, pasi deklaratat e të pandehurve nuk përputhen me atë që shihet në incizimet e kamerave të sigurisë.

    “Po ashtu, duhet potencuar se mënyra e saktë e privimit nga jeta të djalit Adonis, por edhe e mbesës së tij D., për momentin është ende e paqartë, pasi ekzistojnë kundërthënie të qarta në mes të deklaratave të të pandehurve dhe incizimeve të kamerave të sigurisë”, thuhet në dosje.

    Kundërthënie mes deklaratave dhe incizimeve të kamerave të sigurisë

    Në këtë rast, përveç Braim Demirit, e pandehur është edhe H. Demiri, bashkëshortja e tij, e dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

    Sipas Prokurorisë, të dy të pandehurit kanë dhënë versione të ngjarjes që bien ndesh me incizimet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga një pajisje DVR e sekuestruar në shtëpinë e Xh. Demirit, vëllait të të dyshuarit.

    Pikërisht këto kundërthënie dhe raportet familjare janë ndër arsyet që Prokuroria i ka paraqitur gjykatës si bazë për caktimin e paraburgimit.

    Në dosje thuhet se personat që mund të kenë dijeni të drejtpërdrejtë për ngjarjen janë kryesisht anëtarë të familjes së të dyshuarit, përfshirë bashkëshorten e tij, H. D., dhe vëllain e tij, Xh. D.

    Prokuroria vlerëson se, për shkak të raporteve të ngushta familjare, këta persona mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndikimit të të dyshuarit.

    “…dy të pandehurit kanë dhënë versione të ngjarjes që bien ndesh me incizimet e kamerave të sigurisë, ekziston rrezik real që i pandehuri, nëse do të ndodhet në liri, do të bashkërendojë deklaratat me bashkëpandehurën, me çka do të pengonte zhvillimin e rregullt të procedurës penale”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

    Autopsia dhe ekspertizat ende nuk kanë përfunduar

    Prokuroria bën të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe se ende nuk janë pranuar rezultatet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    Në pritje janë edhe rezultatet e ekspertizave të gjurmëve biologjike, të litarit dhe të pajisjeve elektronike të sekuestruara.

    Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se duhet të intervistohen edhe persona të tjerë që mund të kenë informacione për rrethanat e rastit.

    Përveç dyshimit për vrasje të rëndë, Braim Demiri dyshohet edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve.

  • Detaje të rënda nga dosja për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Lëndime në trup dhe litar në qafën e viktimës

    Detaje të rënda nga dosja për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Lëndime në trup dhe litar në qafën e viktimës

    Detaje të rënda nga dosja për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Lëndime në trup dhe litar në qafën e viktimës

    Detaje të reja janë bërë të ditura nga dosja e Prokurorisë Themelore në Gjilan lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj, ku jetën e humbën Adonis Demiri dhe foshnja e tij.

    Sipas dosjes së siguruar nga TV Dukagjini, Braim Demiri dyshohet se më 1 nëntor, pas një konflikti fizik me djalin e tij, e ka sulmuar atë me grushte dhe me një mjet të fortë në kokë.

    Prokuroria pretendon se më pas i dyshuari i ka vendosur një litar rreth qafës viktimës, duke e privuar nga jeta.

    Ndërkaq, foshnja është gjetur e pajetë në shtratin e babait të saj, me shenja dhune, ndërsa në atë hapësirë janë vërejtur edhe njolla gjaku.

    Në dosje thuhet se mënyra e saktë e vdekjes së të dy viktimave ende nuk është përcaktuar, pasi ekzistojnë kundërthënie mes deklarimeve të të dyshuarve dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë.

    Përveç Braim Demirit, në këtë rast është e pandehur edhe H. Demiri, e dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

    Prokuroria ka kërkuar paraburgim, duke vlerësuar se ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët dhe i koordinimit të deklaratave mes të pandehurve.

    Hetimet janë ende në fazën fillestare. Rezultatet e autopsisë dhe ekspertizat e gjurmëve biologjike, litarit dhe pajisjeve elektronike të sekuestruara ende nuk janë pranuar.

    Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur edhe një armë gjuetie me leje të skaduar.

    Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar Braim Demirit një muaj paraburgim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Heavy details from the double homicide file in Gjilan: Body and rope injuries to the victim’s neck

    New details have been made known by the Foundation Prosecution File in Gjilan about the double murder in the village of Demaj, where Adonis Demiri and his baby lost their lives.

    According to the file provided by Dukaagjini TV, Braim Demiri is suspected that on November 1st, following a physical conflict with his son, he attacked him with fists and a strong tool on his head.

    The prosecution claims that the suspect later placed a rope around the victim’s neck, deprived him of life.

    Meanwhile, the baby has been found lifeless on her father’s bed, with signs of violence, and blood stains have been observed in that space.

    The file reports that the exact manner of death of the two victims has yet to be determined, as there is a contradiction between alleged statements and images by security cameras.

    In addition to Braim Demiri, H. Demiri, suspected of helping him commit a criminal murder.

    The prosecution has sought detention, assessing the danger of influence on witnesses and co-ordination of statements among defendants.

    Investigations are still in the initial phase. The results of autopsypsy and biotrack expertise, rope and sequencing electronic devices have yet to be accepted.

    Also, during home search, an expired hunting weapon has been found.

    The Foundation Court in Gjilan has assigned Braim Demiri a month of detention.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pesë kilogramë në kufirin Zvicër–Itali: Çfarë shkruan Prokuroria për komunikimet e Rexhep Nikqit

    Pesë kilogramë në kufirin Zvicër–Itali: Çfarë shkruan Prokuroria për komunikimet e Rexhep Nikqit

    Pesë kilogramë në kufirin Zvicër–Itali: Çfarë shkruan Prokuroria për komunikimet e Rexhep Nikqit

    Në dokument përmendet një mesazh për një shofer që dyshohet se ishte ndaluar me pesë “copa” gjatë hyrjes në Zvicër, ndërsa një tjetër komunikim lidhet me një BMW X6 prej 105 mijë eurosh

    Gazeta Insajderi

    Në pjesën e parë të kërkesës për vazhdimin e paraburgimit, Prokuroria Speciale përshkruan komunikimet që ia atribuon Rexhep Nikqit në platformën Sky ECC dhe pretendon se ato lidhen me koordinimin e transportit të heroinës.

    Sipas dokumentit, Nikqi dyshohet se ka komunikuar me Abedin Gjakovën, Ragip Bislimin, Safet Ljajiqin, Artan Gjoçajn, Erduan Ismajlin, Kurbin Dezadar-in, Roland Beqirin dhe persona të tjerë nga Kosova dhe jashtë saj.

    Prokuroria pretendon se Nikqi dhe Abedin Gjakova kanë pasur role të ndara në përpunimin e heroinës. Në kërkesë thuhet se Gjakova dyshohet se merrej me testimin e pastërtisë, ndërsa Nikqi me përzierjen e substancës me përbërës të tjerë.

    “M’ka ra shoferi me 5 copa”

    Në një fragment të komunikimit të datës 3 mars 2021, të përfshirë në dokument, llogaria që Prokuroria ia atribuon Nikqit shkruan: “Se pata pak telashe m’ka ra pram shoferi me 5 copa tu hi zvicer pej italise.”

    Në dokument thuhet se kjo bisedë lidhet me një rast ku rreth pesë kilogramë heroinë dyshohet se ishin konfiskuar në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë. Prokuroria pretendon se narkotiku ishte transportuar për llogari të Nikqit, Gjakovës dhe personave të tjerë të dyshuar.

    Në këtë pjesë, dokumenti nuk e paraqet vetëm komunikimin. Prokuroria e lidh atë me një rast konkret të ndalimit të një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, i cili, sipas kërkesës, po transportonte narkotik.

    Megjithatë, për ta verifikuar plotësisht këtë pretendim nevojiten aktet e sekuestrimit, vendimet e autoriteteve zvicerane dhe italiane, si dhe dokumentet që dëshmojnë se transporti lidhej me personat e përmendur në kërkesë.

    BMW X6 dhe 105 mijë euro

    Në faqet 12 dhe 13 të dokumentit, Prokuroria përmend edhe një BMW X6 të zezë me targa PR-609-BD. Sipas kërkesës, në komunikim shfaqen shumat “105000 euro” dhe një bisedë për 100 kilogramë substancë të cilës i janë shtuar 10 kilogramë përzierës.

    Prokuroria pretendon se në këtë rast automjeti ishte blerë me para të përfituara nga shitja e narkotikëve dhe se ishte regjistruar në emër të djalit të Nikqit. Sipas dokumentit, automjeti është sekuestruar më 3 qershor 2026.

    Kjo pjesë e materialit ngre disa pyetje që duhet të marrin përgjigje në fazën e mëtutjeshme të hetimit: a është verifikuar burimi i parave; çfarë përmban procesverbali i sekuestrimit; a është kryer ekspertizë e komunikimeve dhe fotografive; dhe si është lidhur automjeti me personin që Prokuroria e identifikon si përdorues të llogarisë Sky ECC.

    Prokuroria: komunikimet lidhen me prova të tjera

    Në pjesën e përgjithshme të kërkesës, Prokuroria thotë se komunikimet e Sky ECC duhet të lexohen bashkë me kalimet kufitare, automjetet, telefonat e sekuestruar dhe rastet e kapjes së narkotikëve.

    Pra, dokumenti nuk pretendon se një mesazh i vetëm e provon të gjithë veprimtarinë. Sipas Prokurorisë, dyshimi ndërtohet nga kombinimi i mesazheve, fotografive, udhëtimeve dhe provave materiale.

    Rexhep Nikqi dhe personat e tjerë të përmendur në këtë artikull e gëzojnë prezumimin e pafajësisë. Pretendimet e Prokurorisë do të duhet të vlerësohen nga gjykata dhe të ballafaqohen me qëndrimet e mbrojtjes.

    Operacioni “Qielli i Thyer” është bërë publik për herë të parë më 3 qershor 2025, kur Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan për arrestimin e 22 personave të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje parash. Operacioni ishte zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ndërsa sipas njoftimit të autoriteteve ishin kontrolluar 47 lokacione. Në atë fazë u raportua për sekuestrimin e narkotikëve, veturave, parave, armëve, pajisjeve elektronike dhe dokumenteve, ndërsa hetimi lidhej me komunikimet në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC.

    Më 24 shtator 2025, Prokuroria njoftoi për një zgjerim tjetër të operacionit, me shtatë arrestime dhe kontrolle në 25 lokacione. Sipas njoftimit të publikuar nga Insajderi, personat dyshoheshin për pjesëmarrje në grup të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për pastrim parash. Në këtë valë u raportua për sekuestrimin e më shumë se gjysmë kilogrami kokainë, 11 mijë eurove, 34 veturave, shtatë armëve dhe dokumenteve me identitete të rreme. Autoritetet thanë se operacioni ishte mbështetur nga bashkëpunimi me Belgjikën, Francën, Holandën dhe EUROPOL-in.

    Në qershor 2026, Insajderi publikoi se dosja ishte zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë Mentor Imamin dhe Princ Dobroshin. Sipas dokumenteve të siguruara nga Insajderi, Imami ishte lidhur nga Prokuroria me një ngarkesë prej 83.5 kilogramësh heroinë, të sekuestruar në shkurt 2022 në Han të Elezit, në një kamion që transportonte ngrohës elektrikë nga Turqia drejt Prishtinës. Në të njëjtin raportim u tha se hetimet e Prokurorisë Speciale mbështeteshin në komunikime të koduara të Sky ECC dhe se rrjeti dyshohej për trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe shpëlarje parash.

    Kërkesa e Prokurorisë Speciale e datës 27 tetor 2026 për vazhdimin e paraburgimit paraqet një fazë të re të këtij hetimi. Në të përmenden transkripte të Sky ECC, raporte të ekzaminimit të pajisjeve elektronike, prova financiare, pasuri, automjete, sekuestrime dhe kërkesa për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Prokuroria thotë se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se komunikimet e Sky ECC po ndërlidhen me prova të tjera.

    Për këtë rast në qershor 2025 u arrestuan Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismajli, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic.

    Në shtator 2025 pastaj u arrestuan edje  Arxhend/Argjent Qupevaj, Arben Qupevaj, Albin Qupevaj, Ekrem Bajrami, Visar Muriqi, Astrit Kazmi dhe Fatmir Mujaj.

    Të arrestuar më herët dhe të liruar me dorëzani janë Armend Ismajli, Edin Berisha dhe Lorik Tigani – 10 mijë euro secili, sipas vendimit të raportuar më 3 shtator 2026.

    Të identifikuar publikisht si nën hetime, pa arrestim të konfirmuar janë edhe  Princ Dobroshi, Mentor Imami, Mërgim Demiri, Erduan Vokshi, Egemen Vokshi, Shenasi Loha, Xhevat Vuçetaj/Dzevad Prelvukaj, Ragip Ahmetaj, Nekë Përgjegjaj, Fadil Baleci, Fuad Hajdari, Agim Hoti, Mustafë Hajdini, Hajridin Habiballar, Besart Bekteshi dhe Lulzim Halimi.

    Në mesin e 22 personave të arrestuar në valën e parë të operacionit ‘Qielli i Thyer’ ishte edhe Rifat Vuçetaj që  është babai i gjyqtares së Albina Vuçetaj, ndërsa Xhavit Vuçetaj, vëllai i tij, u përmend në të njëjtin raportim lidhur me bastisjen në familjen Vuçetaj. Edhe Rifat Vuçetaj më vonë u lirua me dorëzani nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, derisa në këtë rast, gjyqtar i procedurës paraprake është Kushtrim Shyti. 

    Burimi: Insajderi

  • MINTI dhe CDF diskutojnë bashkëpunimin për zhvillimin e bizneseve në Kosovë

    MINTI dhe CDF diskutojnë bashkëpunimin për zhvillimin e bizneseve në Kosovë

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të CDF-së, Nermin Mahmuti, dhe zyrtaren e Financave, Sara Habipaj Polloshka.

    Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e bizneseve vendore në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre.

    Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e partneriteteve me organizatat që kanë përvojë në mbështetjen e bizneseve, nga faza e ideimit deri te zgjerimi i veprimtarisë.

    Ajo ka bërë të ditur se CDF ka përvojë në mbështetjen e bizneseve që nga fazat fillestare, si dhe të organizatave që angazhohen për mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e politikave të gjelbra.

    Sipas saj, kjo përvojë përputhet me prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila përmes programeve të granteve po mbështet bizneset që investojnë në inovacion, ekonomi qarkore dhe praktika të qëndrueshme.

    “Përmes këtij bashkëpunimi synojmë të ndërthurim përvojën dhe kapacitetet për të krijuar më shumë mundësi dhe kushte për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve vendore”, ka deklaruar Kusari-Lila.

  • Dimitrijeviq: Fondi Shëndetësor të mos paguajë pensionet në bankën e përfshirë në skandal për të mbrojtur qytetarët

    Dimitrijeviq: Fondi Shëndetësor të mos paguajë pensionet në bankën e përfshirë në skandal për të mbrojtur qytetarët

    Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandra Sasha Dimitrijeviq, vizitoi Manastirin këtë pasdite. Në një deklaratë për mediat, Dimitrijeviq tha se për shkak të situatës me “Alta Banka” dhe pamundësisë së qytetarëve për të tërhequr para nga llogaritë e tyre, Fondi për Sigurim Shëndetësore dhe Invalidor nuk duhet të paguajë pensionet në llogari në “Alta Bank”, me qëllim mbrojtjen e pensionistëve dhe sigurimin e aksesit të sigurt në fondet e tyre.

    Ai theksoi se pas skandalit me “Alta Banka”, qytetarët po përballen me pasiguri në lidhje me paratë dhe kursimet e tyre, dhe situata e pensionistëve që nuk mund të tërheqin pensionet e tyre është veçanërisht shqetësuese.

    “Ne po i kërkojmë FSSHI-it të mos paguajë pensione në llogaritë e pensionistëve në “Alta Banka”, për të mbrojtur veten”, tha Dimitrijevq.

    Ai shtoi se për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë, pensionistët që kanë llogari në këtë bankë nuk mund të tërheqin pensionet e tyre, të cilat janë të ardhurat e tyre bazë për jetën, ndërsa Mickoski mbron kapitalin e kriminelëve.

    “Pensionistët, ja i dyti, kanë mbetur pa pensione. Degët janë të mbyllura, bankomatët janë bosh, nuk ka karta. Ata nuk kanë asnjë mënyrë për të tërhequr as ato 10.000 denarë. Njerëzit pa karta nuk mund të kenë qasje në paratë e tyre sepse degët nuk po punojnë. Shumë bankomate janë bosh, dhe të tjerët duhet të presin me orë të tëra. Fatura, energji elektrike, ngrohje, ushqim, ilaçe. Nëse kursimtarët duhen mbrojtur, atyre duhet t’u lejohet të tërheqin kursimet e tyre plotësisht. Por kjo qeveri kriminale synon të mbrojë kapitalin e kriminelëve, në kurriz të viktimave, depozitat e të cilëve janë sekuestruar”, tha Dimitrijeviq.

    Dimitrijeviq theksoi se qytetarët e Manastirit po përballen me probleme serioze pas skandalit me “Alta Banka”, i cili ka ngritur shqetësime në lidhje me kursimet dhe sigurinë e tyre financiare./Telegrafi/

  • Dikur shiste petulla në plazh, sot drejton një perandori miliardëshe: Tradhtia që i shkatërroi martesën dhe jeta e Kris Jenner

    Dikur shiste petulla në plazh, sot drejton një perandori miliardëshe: Tradhtia që i shkatërroi martesën dhe jeta e Kris Jenner

    Nga një vajzë që ëndërronte sigurinë financiare në gruan që e shndërroi familjen Kardashian-Jenner në markë botërore. Pas pasurisë, famës dhe ndikimit të saj fshihen dy divorce, një lidhje jashtëmartesore që e ka pranuar publikisht dhe një aftësi e jashtëzakonshme për ta kthyer vëmendjen e publikut në biznes

    Kris Jenner është një nga gratë më me ndikim në industrinë amerikane të argëtimit. Ajo nuk u bë e famshme si aktore apo këngëtare, por si gruaja që arriti ta shndërronte jetën private të familjes së saj në një biznes me përmasa ndërkombëtare.

    Sot emri Kardashian-Jenner lidhet me kompani kozmetike, marka veshjesh, kontrata reklamash dhe prodhime televizive. Megjithatë, rruga drejt kësaj perandorie nuk ka qenë pa skandale, divorce dhe vendime për të cilat vetë Kris ka pranuar se është penduar.

    Fëmijëria pa luks dhe ambicia për një jetë tjetër

    Kris Jenner lindi më 5 nëntor 1955, në San Diego të Kalifornisë, me emrin Kristen Mary Houghton.

    Prindërit e saj u divorcuan kur ishte fëmijë dhe ajo u rrit kryesisht nën kujdesin e nënës. Familja nuk jetonte në luksin që do ta karakterizonte jetën e saj më vonë.

    Në rrëfime biografike përmendet se Kris, kur ishte e re, shiste petulla të ëmbla në plazh për të fituar para. Megjithatë, kjo hollësi nuk është dokumentuar mjaftueshëm në burime të pavarura.

    Ajo nuk përfundoi studime universitare, por shfaqi interes për biznesin, marrëdhëniet shoqërore dhe mundësitë që ofronte Los Anxhelosi.

    Martesa me Robert Kardashian dhe hyrja në shoqërinë e pasur

    Në rininë e saj, Kris pati një lidhje me lojtarin profesionist të golfit, Cesar Sanudo, përpara se të njihte avokatin Robert Kardashian.

    Roberti vinte nga një familje e pasur dhe kishte krijuar një karrierë të suksesshme. Ata u martuan në vitin 1978 dhe patën katër fëmijë: Kourtney, Kim, Khloé dhe Rob.

    Jeta familjare dukej e qëndrueshme. Kris organizonte festa, shoqërohej me njerëz të njohur dhe jetonte në një mjedis ku nuk mungonte rehatia financiare.

    Por martesa nisi të përballej me probleme serioze.

    Lidhja jashtëmartesore që i kushtoi martesën

    Në fund të viteve 1980, Kris nisi një lidhje jashtëmartesore me Todd Waterman, një burrë më të ri se ajo.

    Në autobiografinë e saj, Kris e ka pranuar tradhtinë dhe më vonë e ka përshkruar si një nga gabimet më të mëdha të jetës.

    Në disa rrëfime mediatike është pretenduar se ajo përdorte edhe para nga buxheti familjar për shpenzime që lidheshin me të dashurin. Megjithatë, kjo pjesë e historisë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Martesa me Robert Kardashian përfundoi me divorc në vitin 1991.

    Kris ka treguar më vonë se ndarja e përballi me një realitet financiar të ndryshëm. Një nga kujtimet që ka rrëfyer lidhet me një vizitë në dyqan, kur zbuloi se karta e saj e kreditit nuk funksiononte.

    Për gruan që ishte mësuar me një jetë të rehatshme, ky ishte një moment i vështirë.

    Martesa e dytë dhe fillimi i karrierës si menaxhere

    Në vitin 1991, Kris u martua me kampionen olimpike, atëherë të njohur publikisht si Bruce Jenner, sot Caitlyn Jenner.

    Nga kjo martesë lindën dy vajzat, Kendall dhe Kylie.

    Caitlyn kishte fituar medaljen e artë në dhjetëgarësh në Lojërat Olimpike të vitit 1976. Kris filloi të merrej me organizimin e angazhimeve profesionale, paraqitjeve publike dhe aktiviteteve komerciale të bashkëshortes së atëhershme.

    Kjo përvojë e ndihmoi të zhvillonte aftësitë që më vonë do ta bënin një nga menaxheret më të njohura në botën e argëtimit.

    Si e shndërroi jetën familjare në një biznes milionash

    Viti 2007 shënoi kthesën vendimtare në karrierën e Kris Jenner.

    Në bashkëpunim me producentin Ryan Seacrest, familja nisi programin televiziv Keeping Up with the Kardashians.

    Publiku filloi të ndiqte përditshmërinë e tyre, konfliktet, martesat, ndarjet dhe marrëdhëniet familjare.

    Ajo që dukej si një program i zakonshëm realiteti u shndërrua në fenomen televiziv.

    Kris kuptoi se fama mund të krijonte mundësi shumë më të mëdha sesa vetë televizioni.

    Vajzat e saj nisën të ndërtonin biznese të pavarura. Kim Kardashian zhvilloi markën SKIMS, ndërsa Kylie Jenner krijoi kompaninë Kylie Cosmetics.

    Kris luajti rol të rëndësishëm në menaxhimin e karrierave dhe marrëveshjeve të tyre tregtare, duke fituar reputacionin e një nëne-menaxhereje, të njohur si momager.

    Edhe martesa e dytë përfundoi me divorc

    Pavarësisht sukseseve profesionale, jeta personale vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes.

    Kris dhe Caitlyn Jenner njoftuan ndarjen në vitin 2013, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2015.

    Po atë vit, Caitlyn bëri publik identitetin e saj gjinor.

    Marrëdhëniet mes tyre u tensionuan më tej pas botimit të kujtimeve të Caitlyn në vitin 2017, ku ajo trajtoi edhe çështje nga jeta e tyre e përbashkët.

    Kris kundërshtoi disa prej pretendimeve, ndërsa mosmarrëveshjet u pasqyruan gjerësisht në media.

    Dashuria me një burrë 25 vjet më të ri

    Në vitin 2014, Kris nisi lidhjen me Corey Gamble, një burrë 25 vjet më të ri.

    Diferenca e moshës tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, por marrëdhënia e tyre vazhdoi për më shumë se një dekadë.

    Në shtator 2026, burime pranë çiftit konfirmuan për revistën People se Kris dhe Corey vazhdonin të ishin bashkë dhe se nuk kishin plane konkrete për martesë.

    Pasuria, fama dhe perandoria familjare

    Pasuria personale e Kris Jenner vlerësohet në qindra miliona dollarë, ndërsa bizneset e familjes Kardashian-Jenner përfaqësojnë një rrjet kompanish me vlera shumë më të mëdha.

    Ajo ka investuar në prona luksoze dhe vazhdon të jetë e përfshirë në menaxhimin e projekteve familjare.

    Megjithatë, suksesi nuk e ka përjashtuar kritikën. Për vite me radhë është diskutuar se deri ku mund të shkojë ekspozimi i jetës private kur marrëdhëniet familjare bëhen pjesë e një biznesi televiziv.

    Historia e Kris Jenner nuk është thjesht rrëfimi i një gruaje që u martua me burra të pasur dhe u bë e famshme.

    Ajo është historia e një gruaje që shfrytëzoi mundësitë e industrisë së argëtimit, ndërtoi marrëdhënie biznesi dhe e shndërroi mbiemrin e familjes në një nga markat më të njohura të kulturës pop.

    Nga të gjitha rolet që ka pasur në jetë, më fitimprurësi rezultoi ai që e krijoi vetë: menaxherja e një perandorie familjare. /Telegrafi/

  • Bajrami: Çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind që nga viti 2021

    Bajrami: Çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind që nga viti 2021

    Bajrami: Çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind që nga viti 2021

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021 deri më sot.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka thënë se rritja nominale e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor nuk pasqyron domosdoshmërisht përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

    Sipas Bajramit, qytetarët sot mund të kenë më shumë të ardhura në euro, por me to blejnë më pak se para pesë vjetësh.

    Ajo ka kritikuar edhe gjendjen ekonomike, duke pretenduar se rreth 250 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova që nga viti 2021.

    “Rritja e shifrave në letër nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bajrami: Prices in Kosovo have increased by about 34 percent since 2021

    LDK MP Hykmete Bajrami has declared that prices in Kosovo have increased about 34 per cent from 2021 to the present.

    Through a social networking post, she has said nominal budget growth and the local Bruto Product does not necessarily reflect improved citizens’ welfare.

    According to Bajrami, citizens today may have more income in euros, but with them they buy less than five years ago.

    It has also criticised the economic situation, claiming that some 250 thousand citizens have fled Kosovo since 2021.

    The increase in figures on paper does not necessarily mean increased citizens’ welfare, Bajrami wrote.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal