Category: Lajme

  • Kusari-Lila and CDF representatives discuss support for businesses

    Trade and Industry Minister Mimoza Kusari-Lila has met with CDF Executive Director Nermin Mahmutti, and Finance Officer Sara Habipaj Polloska, with whom she has discussed the possibilities for co-operation and support of local businesses.

    Development of local businesses requires support at every stage, from the initial idea to expanding their activity. For this reason, partnerships with organisations that have experience in supporting businesses are important to create more development opportunities, wrote Kusari-Lila.

    She has stressed that CDF has experience in supporting businesses since the first stages of development, as well as environmental protection organisations and the advancement of green policies.

    This experience is related to our priorities in MINTI, where through grant programmes we are continuing to support businesses that invest in innovation, circuit economies and sustainable practices, she has declared.

    Kusari-Lila has added that through co-operation they aim to combine experiences and capacities to create more opportunities and conditions for the growth and development of local businesses. 

    ### Kusari-Lila meets with CDF representatives, discuss local business support Minister of Trade and Industry Mimoza Kusari-Lila, has hosted CDF executive director Nermin Mahmutti, and Finance Officer Sara Habipaj Polloska, with which she has discussed the possibilities of co-operation and support of local businesses. Development of local businesses requires support at every stage, from the initial idea to expanding their activity. For this reason, partnerships with organisations that have experience in supporting businesses are important to create more development opportunities, wrote Kusari-Lila. She has stressed that CDF has experience in supporting businesses since the first stages of development, as well as environmental protection organisations and the advancement of green policies. This experience is related to our priorities in MINTI, where through grant programmes we are continuing to support businesses that invest in innovation, circuit economies and sustainable practices, she has declared. Kusari-Lila has added that through co-operation they aim to combine experiences and capacities to create more opportunities and conditions for the growth and development of local businesses.

    Source Layer: RTKLive

  • Peci prezanton projektet në zonën e Ibrit: Urë, spital rajonal dhe fusha sportive

    Peci prezanton projektet në zonën e Ibrit: Urë, spital rajonal dhe fusha sportive

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka prezantuar disa nga projektet infrastrukturore dhe zhvillimore që, sipas tij, po realizohen në zonën e Ibrit.

    Përmes një postimi në Facebook, Peci ka përmendur ndërtimin e urës që lidh Zhabarin me Gushavcin, sigurimin e lokacionit për Spitalin Rajonal, ndërtimin e fushave të futbollit dhe rregullimin e zgjerimin e rrugëve.

    Ai ka bërë të ditur se ura strategjike që lidh Zhabarin me Gushavcin është në fazën finale të punimeve.

    Po ashtu, ka njoftuar se është siguruar lokacioni për Spitalin Rajonal, ndërsa fushat e futbollit janë në proces për fillimin e ndërtimit.

    Peci ka theksuar edhe investimet në infrastrukturën rrugore, duke e cilësuar Ibrin si simbol të bashkimit dhe zhvillimit.

    “Ibri, sinonim i bashkimit dhe zhvillimit!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

  • Fero zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova: Nuk kam nevojë për lejen e askujt

    Fero zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova: Nuk kam nevojë për lejen e askujt

    Reperi Fero ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka folur për vendimin e tij për të mos u bërë pjesë e spektaklit, Big Brother VIP Kosova.

    Përmes disa deklaratave të publikuara në Instagram, ai ka bërë të qartë se nuk ka pranuar ofertën për t’iu bashkuar këtij formati, duke theksuar se vendimet për karrierën dhe jetën e tij i merr vetë, pa pasur nevojë për miratimin e të tjerëve.

    Fero ka reaguar edhe ndaj atyre që, sipas tij, mund të përpiqen t’ia dëmtojnë imazhin për shkak të refuzimit të kësaj oferte.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Nëse dikush mendon që mundet me ma përly emrin vetëm pse nuk kam pranuar një ofertë, e ka shumë gabim”, ka shkruar reperi.

    Ai ka shtuar se emri dhe karriera e tij nuk varen nga televizionet apo gazetarët, duke paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga ata që, sipas tij, shpërndajnë të pavërteta për të.

    “Emrin FERO nuk ma ka ndërtuar asnjë televizion dhe nuk ka me ma shkatërru asnjë gazetar. Kush ka fakte për mua, le t’i publikojë. Kush shpërndan të pavërteta, le të jetë i gatshëm të mbajë përgjegjësi”, thuhet në reagim.

    Në fund, reperi ka theksuar se nuk hesht përballë shpifjeve, por nuk dëshiron as ta përdorë jetën private të personave të tjerë për të fituar vëmendje.

    FeroFoto: Screenshot/Instagram

    “Sa i përket Big Brother VIP Kosova, unë kam vendosur të mos jem pjesë e atij formati. Nuk kam nevojë për lejen e askujt për vendimet e mia”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

  • “Marakliu i Audisë”, skema të tjera mashtrimi dalin në shesh për Kenan Behramin - Pjesa II (VIDEO)

    “Marakliu i Audisë”, skema të tjera mashtrimi dalin në shesh për Kenan Behramin – Pjesa II (VIDEO)

    “Marakliu i Audisë”, skema të tjera mashtrimi dalin në shesh për Kenan Behramin - Pjesa II (VIDEO)

    Pas transmetimit të emisionit për Kenan Behramin, në redaksinë e Kiks Kosovës kanë arritur mesazhe të shumta nga qytetarë dhe kompani që pretendojnë se janë mashtruar nga ai përmes shitblerjes së veturave.

    Njëri nga qytetarët që iu drejtua Kiksit tregon se pas marrëveshjes me Behramin, të cilit në vitin 2022 ia kishte shitur veturën për më shumë se 10 mijë euro, i kanë mbetur pa u paguar edhe mbi 2 mijë euro.

    Ai thotë se kjo çështje i ka rënduar edhe gjendjen shëndetësore. Ai ka treguar se që nga ajo kohë vuan nga hipertensioni.

    Një tjetër rast është ai i një kompanie të taksive në Prishtinë, e cila pretendon se Behrami i mori 20 vetura, në vlerë prej 200 mijë eurosh, por pagoi vetëm 15 mijë euro. Nga 20 automjetet, kompania thotë se ka arritur t’i rikthejë vetëm pesë.

    Këto pretendime vijnë pas rasteve të tjera të raportuara në emisionin paraprak, përfshirë atë të një veture të markës “Porsche” dhe pesë veturave të kompanisë Golden Taxi, për të cilat pronarët pretendonin se nuk ishin paguar sipas marrëveshjeve.

    Ndërkohë, në përgjigjen për Kiks Kosovën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ndaj Kenan Behramit janë duke u zhvilluar dy raste në procedurë gjyqësore.

    Ato lidhen me veprat penale “Shmangie nga tatimi” dhe “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

  • “Nepotizmi i VV-së”, Hoxha: Familjarët sot i ke nëpër ministri, institucione e ambasada (VIDEO)

    “Nepotizmi i VV-së”, Hoxha: Familjarët sot i ke nëpër ministri, institucione e ambasada (VIDEO)

    “Nepotizmi i VV-së”, Hoxha: Familjarët sot i ke nëpër ministri, institucione e ambasada (VIDEO)

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për emërimet nëpër institucione dhe ambasada, të njerëzve të lidhur me partinë në pushtet, apo të familjarëve të tyre.

    Në DPT te Fidani në Klan Kosova, Hoxha ka thënë se pikërisht VV-ja ka kundërshtuar praktikat e tilla, derisa sot sipas saj, po ndodh krejtësisht e kundërta.

    “VV-ja ka ardhur në pushtet me flamurin që nuk ka nepotizëm, nuk ka korrupsion. Kontratat njëburimore janë korruptive. Edhe nepotizmi është korrupsion. Nuk po amnistojë asgjë nga e kaluara. Por, përpara ka qenë komplet kontekst tjetër. Nga 2008-ta e deri më tash, a e din sa studenti ka dalë…dhe ti sot një çikë të re, që ende 1 vit nuk i ka bë në ministri…po e çon një çikë të re për ta bërë njeriun e dytë në ambasadë. Derisa, ti ke plot në rend që kanë bagazh.”, ka thënë Hoxha.

    Ajo ka thënë se veprime të tilla ndikojnë te të rinjtë që shkollohen e presin të punësohen në institucione mbi baza meritore.  

    “Kjo është kur t’ia prenë ëndrrat secilit të ri, që nuk e ka ministrin dajë, apo familjar. Familjarët sot i ke nëpër ministr, institucione dhe ambasada.”, ka deklaruar Hoxha. /Klankosova.tv

  • VV Nepotism, Hoxha: Your family today is at ministries, institutions, and embassies ( VIDEOS)

    DPDK’s exclusive, Eliza Hoxha, has criticised Vetevendosje Movement for appointment through institutions and embassies of people linked to the ruling party, or their family members.

    In the DPT at Fidan in Klan Kosova, Hoxha has said that the very VV has rejected such practices, until today, the opposite is happening.

    The VV has come to power with a flag that has no nepotism, no corruption. Human contracts are corrupt. Nepotism is also corruption. It’s not a goddamn thing from the past. Before, however, it has been a whole other context. From 2008 until now, do you know how many students have been out… and today you’re a little new, that he hasn’t done in the ministry… you’re taking a little new to make the second man in the embassy. As long as you’re full of luggage.

    She has said that such actions affect youths who are educated and expect to be employed in institutions on merit grounds.  

    That’s when each young man’s dreams, who doesn’t have his uncle or his family. Your family today is in the ministers, institutions and embassies. /I did. tv

  • The Maracles of Audi, other fraud schemes are exposed to Kenan Behramin &#82/11; Part II ( VIDEOS)

    PNor has the broadcast of the show for Kenan Behram, in the newsroom of Kiks Kosovo, received numerous messages from citizens and companies claiming to be deceived by it through car trading.

    One citizen who addressed Kicks shows that after the agreement with Behram, which in 2022 had sold his car for more than 10 thousand euros, he has lost more than 2 thousand euros.

    He says that the issue has also burdened his health. He has shown that he has been suffering from hypertension since then.

    Another case is that of a taxi company in Pristina, which claims that Behram took 20 cars, worth 200 thousand euros, but paid only 150,000 euros. From 20 vehicles, the company says it has managed to restore only five.

    These claims come after the other cases reported on the preliminary show, including that of a brand-decade branding car, dealt with by the Golden Taxi company, which owners claimed were not paid according to the deals.

    Meanwhile, in response to Kiks Kosovo, the Constitutional Court in Pristina has indicated that two cases in judicial procedure are under way against Kenan Behram.

    They are related to criminal acts ‘%Smanja from tax and use of foreign property.

  • Ukraina do të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja e BE-së në projekte të përbashkëta të mbrojtjes

    Ukraina do të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja e BE-së në projekte të përbashkëta të mbrojtjes

    Ukraina pritet të ndajë deri në 1 miliard euro nga huaja që po merr nga Bashkimi Evropian për financimin e projekteve të përbashkëta me industrinë evropiane të mbrojtjes.

    Nisma synon të afrojë më shumë industrinë ushtarake ukrainase me partnerët evropianë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore dhe raketore, dronëve, sistemeve kundër dronëve dhe municioneve, transmeton Telegrafi.

    Kjo masë do të rriste më shumë se katërfish financimin për Instrumentin e Mbështetjes së Ukrainës (Ukraine Support Instrument), në kuadër të përpjekjeve të Brukselit dhe Kievit për të integruar industritë e tyre të mbrojtjes dhe për të shtuar prodhimin e armëve.

    Në kuadër të huasë për mbështetjen e Ukrainës, BE-ja po i siguron Kievit 90 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e tij në luftë gjatë viteve 2026 dhe 2027. Për shkak të rritjes së nevojave financiare të Ukrainës, Brukseli ka vendosur së fundmi të përshpejtojë një pjesë të pagesave për ta ndihmuar vendin të mbulojë mungesën në buxhet.

    Megjithatë, sipas një dokumenti konfidencial të Komisionit Evropian, të siguruar nga Euronews, Kievi pritet të transferojë deri në 1 miliard euro nga këto fonde në Programin Evropian të Industrisë së Mbrojtjes dhe Instrumentin e Mbështetjes së Ukrainës.

    Ky instrument, që aktualisht ka një buxhet prej 300 milionë eurosh, synon të nxisë prodhimin e përbashkët ukrainas dhe evropian përmes ndërmarrjeve të përbashkëta dhe marrëveshjeve për licencimin e teknologjive. Ai gjithashtu synon të lehtësojë prokurimin e përbashkët të pajisjeve ushtarake nga prodhuesit e të dyja palëve.

    Rritja e financimit është pjesë e Partneritetit Strategjik Industrial të Mbrojtjes BE-Ukrainë, i cili synon të ndërthurë teknologjitë e testuara në fushën e betejës nga Ukraina me kapacitetet prodhuese të Evropës.

    Partneriteti u lançua në korrik të vitit 2026, me nënshkrimin e një letre që shpreh synimin për bashkëpunim. Mbi këtë bazë, Komisioni Evropian po harton një Pakt Industrial të Mbrojtjes, për të cilin po kërkon mandat nga shtetet anëtare.

    Sipas dokumentit të ndarë me vendet e BE-së, objektivat kryesore të paktit janë përshpejtimi i dërgesave të pajisjeve të mbrojtjes në Ukrainë dhe zgjerimi e integrimi i kapaciteteve industriale ushtarake evropiane dhe ukrainase.

    Përveç rritjes së financimit, pakti synon të identifikojë mënyra për të hequr pengesat rregullatore që vështirësojnë bashkëpunimin industrial mes BE-së dhe Ukrainës. Kjo mund të përfshijë edhe arritjen e marrëveshjeve të gjera për teknologjitë e dronëve dhe raketave.

    Një tjetër drejtim i nismës synon të nxisë shtetet anëtare që të përdorin fondet e reja të papërdorura nga programi SAFE (Security Action for Europe) për financimin e projekteve të përbashkëta me industrinë ukrainase. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk mund t’i detyrojë vendet anëtare të marrin pjesë në këto projekte.

    Brukseli shpreson se këto masa do të krijojnë një mekanizëm të posaçëm për rritjen e prodhimit evropian të mbrojtjes gjatë vitit 2027. Kjo do t’i mundësonte Ukrainës të përdorte fondet e huasë për të blerë sasi më të mëdha pajisjesh nga prodhuesit evropianë, me çmime më të favorshme.

    Dokumenti thekson gjithashtu se qeveritë kombëtare duhet të nxiten të zvogëlojnë rezervat e tyre të armëve, në mënyrë që furnizimet për Ukrainën të vazhdojnë shpejt dhe pa ndërprerje.

    Ambasadorët e vendeve të BE-së pritet ta diskutojnë këtë nismë për herë të parë të mërkurën. Synimi është që pakti të përfundojë deri në fund të këtij viti, pas së cilës teksti përfundimtar do të duhet të miratohet nga shtetet anëtare. /Telegrafi/

  • Nga Truman Show te realiteti digjital - Si e ndërtojnë propaganda dhe algoritmet realitetin që besojmë

    Nga Truman Show te realiteti digjital – Si e ndërtojnë propaganda dhe algoritmet realitetin që besojmë

    Filmi The Truman Show i vitit 1998, me Jim Carrey në rolin kryesor, nuk është vetëm një histori për një njeri që jeton pa e ditur brenda një spektakli televiziv. Ai është një metaforë për kontrollin e informacionit, prodhimin e narrativave, manipulimin e perceptimit dhe kufijtë mes realitetit dhe propagandës.

    Në epokën e rrjeteve sociale, algoritmeve dhe inteligjencës artificiale, historia e Truman Burbankut duket më aktuale se kurrë. Pyetjet që ngre filmi nuk lidhen më vetëm me televizionin dhe industrinë e argëtimit, por edhe me mënyrën se si njerëzit informohen, krijojnë bindjet e tyre dhe e perceptojnë botën përmes platformave digjitale.

    Në vitin 1998, regjisori Peter Weir solli në ekran një film që, në shikim të parë, dukej si një histori satirike për industrinë televizive dhe etjen e publikut për argëtim. Por, pas historisë së Trumanit, personazhit të interpretuar nga Jim Carrey, fshihej një pyetje shumë më e thellë, çfarë ndodh kur dikush tjetër kontrollon gjithçka që ne shohim, dëgjojmë dhe besojmë për botën?

    Ajo që e bën këtë histori veçanërisht interesante është se Christof nuk ka nevojë ta detyrojë Trumanin të besojë një gënjeshtër të caktuar. Ai ka ndërtuar një realitet të tërë ku gënjeshtra nuk duket më si gënjeshtër. Gjithçka që Trumani sheh dhe përjeton është organizuar në mënyrë që të përputhet me botën që i është krijuar. Ai nuk e di se po mashtrohet, sepse nuk ka mundësi ta krahasojë jetën e tij me një realitet tjetër.

    Pikërisht këtu filmi shndërrohet në një analizë të fuqishme të propagandës moderne.

    Një prej keqkuptimeve më të zakonshme për propagandën është ideja se ajo funksionon vetëm përmes gënjeshtrave të drejtpërdrejta. Në realitet, ndikimi propagandistik mund të ushtrohet edhe përmes përzgjedhjes së informacionit, heshtjes për fakte të caktuara, përsëritjes së mesazheve dhe krijimit të një kornize të caktuar interpretimi. Nuk është gjithmonë e nevojshme të shpikësh një realitet tërësisht të rremë. Ndonjëherë mjafton të kontrollosh se cilat pjesë të realitetit do t’i shohë publiku dhe cilat do të mbeten jashtë vëmendjes së tij.

    Kjo lidhet me një prej teorive themelore të komunikimit masiv, agenda-setting, të zhvilluar nga studiuesit Maxwell McCombs dhe Donald Shaw në vitin 1972.

    Sipas kësaj teorie, media mund të ndikojë jo domosdoshmërisht në atë që njerëzit mendojnë për një çështje, por në atë se cilat çështje i konsiderojnë të rëndësishme. Pra, ndikimi nuk qëndron vetëm te mënyra se si paraqitet një informacion, por edhe te vendimi se cili informacion meriton vëmendje dhe cili jo.

    Në botën e Trumanit, Christof vendos se çfarë duhet të shohë protagonisti, cilat ngjarje duhet të ndodhin dhe cilat informacione duhet të mbeten jashtë fushëpamjes së tij. E njëjta logjikë mund të shfaqet edhe në komunikimin politik dhe në operacionet propagandistike, pasi një ngjarje mund të jetë faktikisht reale, por interpretimi i saj të manipulohet përmes informacionit të përzgjedhur dhe mënyrës se si i prezantohet publikut.

    Krahas agenda-setting, rëndësi ka edhe koncepti i framing, që shpjegon se si një ngjarje vendoset në një kornizë të caktuar interpretimi. Studiuesi Robert Entman, në punimin e tij të vitit 1993, e përshkroi këtë proces si përzgjedhje dhe theksim të disa aspekteve të realitetit, në mënyrë që të promovohet një përkufizim i caktuar i problemit, një interpretim shkakor, një vlerësim moral ose një zgjidhje.

    Kjo është pikërisht ajo që ndodh në Seahaven. Kur Trumani fillon të dyshojë në botën që e rrethon, njerëzit nuk i japin përgjigje reale. Përkundrazi, përpiqen t’ia paraqesin dyshimet si gabime, rastësi ose probleme personale. Në vend që të përballen me faktet që ai vëren, ata përpiqen të kontrollojnë kuptimin që ai u jep atyre. Pra, nuk kontrollojnë vetëm informacionin që arrin te Trumani, por edhe mënyrën se si ai duhet ta interpretojë atë.

    Nëse në vitin 1998 Christof kontrollonte një studio televizive, në vitin 2026 sfida e kontrollit të informacionit është shumë më komplekse. Rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën se si prodhohet, shpërndahet dhe konsumohet informacioni. Përmbajtja nuk përzgjidhet më vetëm nga redaksitë tradicionale. Një pjesë e madhe e asaj që përdoruesit shohin në platformat digjitale renditet dhe rekomandohet nga sisteme algoritmike, të cilat analizojnë sjelljen, interesat dhe ndërveprimet e tyre.

    Këto sisteme nuk janë domosdoshmërisht instrumente propagande dhe nuk funksionojnë njësoj si kontrolli i drejtpërdrejtë që Christof kishte mbi Trumanin. Megjithatë, mënyra se si renditet dhe rekomandohet informacioni mund të ndikojë ndjeshëm në ekspozimin e individëve ndaj pikëpamjeve të ndryshme. Nëse një përdorues sheh vazhdimisht përmbajtje që përputhet me bindjet e tij, mund të krijojë përshtypjen se pikëpamja e vet është më e përhapur dhe më e pranuar sesa është në të vërtetë.

    Koncepti i filter bubble, i popullarizuar nga Eli Pariser, përshkruan rrezikun që personalizimi algoritmik të kufizojë informacionin dhe perspektivat me të cilat përballet individi. Ndërkaq, echo chambers lidhen me mjediset ku njerëzit ekspozohen kryesisht ndaj bindjeve të ngjashme me të tyret, duke përforcuar qëndrimet ekzistuese.

    Megjithatë, këto fenomene nuk janë universale dhe nuk ndodhin automatikisht te çdo përdorues. Kërkimet shkencore dallojnë mes ndikimit të algoritmeve, zgjedhjeve individuale dhe strukturës së rrjeteve shoqërore. Rreziku nuk qëndron te ideja se të gjithë përfundojnë në një flluskë informacioni, por te mundësia që personalizimi dhe ekspozimi selektiv të kufizojnë gradualisht kontaktin me këndvështrime alternative.

    Pse The Truman Show është aktual edhe sot?

    Mjafton të shohim se si funksionojnë platformat si TikTok, Facebook, Instagram dhe YouTube. Dy persona që kërkojnë informacion për të njëjtën ngjarje mund të përballen me përmbajtje krejtësisht të ndryshme, varësisht nga llogaritë që ndjekin, videot që shikojnë dhe ndërveprimet e tyre të mëparshme. Algoritmet ndikojnë në atë se cilat tema marrin më shumë vëmendje dhe cilat këndvështrime bëhen më të dukshme.

    Një shembull konkret është lufta në Ukrainë. Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje reale nga fronti, por edhe video të vjetra të paraqitura si zhvillime të reja, pamje nga lojërat kompjuterike të publikuara si bombardime reale dhe pretendime të pavërtetuara për humbjet ushtarake. Përdoruesit që ndjekin burime të ndryshme mund të krijojnë perceptime krejtësisht të kundërta për të njëjtën luftë, jo vetëm për shkak të interpretimit të ngjarjeve, por edhe për shkak të informacionit që u është ekspozuar.

    E njëjta gjë ndodh edhe në Ballkan. Në Serbi, gjatë protestave të studentëve kundër qeverisë, demonstruesit janë paraqitur në disa narrativa proqeveritare si faktorë destabilizues, të manipuluar nga fuqitë e huaja ose si kërcënim për shtetin. Në anën tjetër, protestuesit i kanë paraqitur demonstratat si revoltë kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies. E njëjta ngjarje, por dy korniza krejtësisht të ndryshme interpretimi.

    Rreziku më i madh nuk është domosdoshmërisht që njerëzit të kenë mendime të ndryshme për të njëjtën ngjarje. Problemi shfaqet kur ata humbin edhe bazën e përbashkët të fakteve mbi të cilat mund të zhvillojnë një debat. Kur secili grup informohet përmes burimeve dhe narrativave krejtësisht të ndryshme, mosmarrëveshja nuk zhvillohet më vetëm për interpretimin e realitetit, por edhe për vetë atë që ka ndodhur.

    Kësaj sfide i shtohet edhe inteligjenca artificiale, e cila po krijon mundësi të reja për manipulimin e informacionit. Përmes teknologjive si deepfake, klonimit të zërit dhe gjenerimit të fotografive e videove, mund të prodhohen materiale që duken bindëse, por që nuk pasqyrojnë ngjarje reale. Një politikan mund të paraqitet në një video duke thënë diçka që nuk e ka thënë kurrë, ndërsa një fotografi e gjeneruar me AI mund të shpërndahet si dëshmi e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur.

    Nëse më parë propaganda përpiqej kryesisht të manipulonte interpretimin e një ngjarjeje reale, sot inteligjenca artificiale mund të përdoret edhe për të prodhuar vetë dëshmitë e rreme mbi të cilat ndërtohet një narrativë. Kur këto materiale shpërndahen përmes llogarive të shumta dhe përforcohen nga rrjetet sociale, bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët të dallojnë informacionin autentik nga manipulimi.

    Në këtë pikë, ngjashmëria me The Truman Show bëhet edhe më domethënëse. Nuk është e domosdoshme që dikush të na bindë drejtpërdrejt të besojmë një gënjeshtër. Mjafton të na ekspozojë vazhdimisht ndaj të njëjtave narrativa, të na kufizojë qasjen në këndvështrime alternative dhe të na krijojë përshtypjen se ajo që shohim përfaqëson të gjithë realitetin.

    Në fund, ngjashmëria mes filmit dhe realitetit të sotëm nuk qëndron te ideja se dikush kontrollon çdo aspekt të jetës sonë, ashtu siç Christof kontrollonte jetën e Trumanit. Ajo që i lidh është mundësia që perceptimi ynë për botën të formësohet nga një sistem informacioni, përzgjedhjen dhe shpërndarjen e të cilit nuk e kontrollojmë plotësisht.

    Në një mjedis ku algoritmet ndikojnë në atë që shohim, platformat shpërblejnë përmbajtjen që tërheq vëmendje dhe inteligjenca artificiale mund të prodhojë materiale gjithnjë e më bindëse të rreme, sfida nuk është vetëm të dallojmë një gënjeshtër nga e vërteta. Është të kuptojmë se si ndërtohet realiteti që na paraqitet çdo ditë.

    Trumani filloi të dyshonte kur vërejti se diçka nuk përputhej në botën e tij. E çështja kryesore është se si mund ta kuptojmë se po jetojmë brenda një realiteti të kufizuar informativ, nëse gjithçka që shohim na krijon përshtypjen se po e shohim të gjithë realitetin?/Telegrafi.

  • Tërmet me magnitudë 4.7 godet ishullin e Kretës në Greqi

    Tërmet me magnitudë 4.7 godet ishullin e Kretës në Greqi

    Tërmet me magnitudë 4.7 godet ishullin e Kretës në Greqi

    Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur të hënën ishullin e Kretës në Greqi.

    Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet janë regjistruar në orën 18:49, rreth 56 kilometra në juglindje të Goudouras, në një thellësi prej më shumë se 29 kilometrash.

    Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

    Kreta ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, për shkak të përplasjes së pllakave tektonike evropiane dhe afrikane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali