Category: Lajme

  • On December 21st, initial hearing against 20 war crimes indictees in Gjakova

    The hearing will be held at 09:30, while the trial will be conducted in absentia, with the Special Prosecutor’s Proposal, as the accused have been unable to maintain justice.

    The Act against 20 people has been established on 6 August this year. According to the Special Prosecutor, during the war, women and children were separated from men. Some of the men were killed in their homes and courtyards, while others near the Talic Bridge.

    The act also includes claims to plunder valuable items and to burn houses.

    Milan Radojic is also accused of organising the armed attack on Banjska.

    Source Layer: RTKLive

  • Musliu presents three demands for institutions after the case of Arlinda Zekiaj

    At today’s Assembly session, Musliu demanded that the police director report on the case, saying her request to invite her to the Security Affairs Commission had been rejected by members of the Vetevendosje Movement.

    Asking for a report does not mean declaring someone guilty without investigation. It means seeking transparency, response and responsibility for any action or inaction that may have affected this fatality, Musliu said.

    It submitted three requirements for institutions: urgent review of high-risk cases, specialising police teams for risk assessment, and legal and budgetary reform for women’s protection.

    Musliu requested co-ordination between police, Prosecution and social services for identifying women at risk, as well as practical implementation of defence orders.

    Every state official, prosecutor, judge or social worker who neglects the signals of violence must face immediate dismissal and prosecution, she said.

    The PDK MP also called for sustainable financing for shelters, stressing that women fleeing violence should not be forced to choose between security and economic survival.

    Arlinda Zekaj’s murder is not just a family tragedy. It is the most painful testimony to the failure of our system, Musliu said.

    At the end of MP Musliu’s speech, Parliament Speaker Albulen Haxhiu agreed with the MP’s statements.

    I completely agree, Haxhi said.

    Source Layer: RTKLive

  • Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt

    Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt

    Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt

    Seanca në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohen ankesat ndaj dënimeve për vrasjen e Liridona Ademajt, është mbyllur për publikun.

    Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.

    Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar rreth vendimit.

  • Rasti i Liridona Ademajt: Naim Murseli dhe të tjerët sillen para Apelit

    Rasti i Liridona Ademajt: Naim Murseli dhe të tjerët sillen para Apelit

    Rasti i Liridona Ademajt: Naim Murseli dhe të tjerët sillen para Apelit

    Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca ku do të shqyrtohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli fajtorë Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

    Gjykata Themelore e dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.

    Këtë seancë po e përcjell nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

  • Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale

    Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale

    Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi për zyrtarët që, sipas saj, nuk e mbrojtën atë.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kritikuar institucionet, duke theksuar se shkarkimet dhe dorëheqjet nuk mjaftojnë për të adresuar dështimin në mbrojtjen e Arlindës.

    “SHTETI E LA NË DUART E VDEKJES”, ka shkruar Osmani në reagimin e saj.

    Ajo ka kërkuar që përgjegjësia të mos kufizohet vetëm në masa administrative, por të përfshijë edhe përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas saj, kanë refuzuar ta mbrojnë Arlindën.

    “Për çdo zyrtar që refuzoi ta mbronte, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale”, ka deklaruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.

    Në fund të reagimit të saj, ish-presidentja ka bërë thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “DREJTËSI. PËRGJEGJËSI. BURG!”

  • “Peja nuk hesht”, protestë për Arlinda Zekajn, kërkohet llogaridhënie nga institucionet

    “Peja nuk hesht”, protestë për Arlinda Zekajn, kërkohet llogaridhënie nga institucionet

    Platforma “Peja Nuk Hesht” ka bërë thirrje për protestë në Pejë, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e vrasjes së saj.

    Protesta do të mbahet të premten, më 30 tetor, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu në Pejë. Qytetarët ftohen t’i bashkohen protestës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie nga institucionet që, sipas organizatorëve, kanë dështuar ta mbrojnë të ndjerën.

    Në thirrjen e tyre, organizatorët kanë ngritur shqetësime për veprimet e Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Qendrës për Punë Sociale në Pejë, duke pretenduar se një varg dështimesh institucionale i parapriu vrasjes së Zekajt.

    Sipas tyre, e ndjera kishte paraqitur ankesa lidhur me rastin, ndërsa vrasja ndodhi pak kohë pasi ajo ishte shoqëruar nga policia në shtëpi.

    “Peja nuk hesht! Kërkojmë drejtësi për Arlinda Zekajn!”, thuhet në thirrjen e organizatorëve, të cilët kërkojnë që rasti të trajtohet me seriozitet dhe të ketë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve. /Telegrafi/

  • Osmani për rastin e Arlinda Zekajt: Shteti e la në duart e vdekjen, kërkoj drejtësi dhe përgjegjësi penale

    Osmani për rastin e Arlinda Zekajt: Shteti e la në duart e vdekjen, kërkoj drejtësi dhe përgjegjësi penale

    Ish presidentja, njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demkratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka reaguar ndaj një video incizimi ku dëgjohet biseda e tashmë së ndjerës Arlinda Zekaj dhe një zyrtari policor.

    Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “Shteti e la në duart e vdekjes”.

    Ajo po ashtu ka shkruar se sot, kur zëri i Arlindës që lutej për shpëtim dëgjohet nga të gjithë, asnjë shkarkim nuk mjafton.

    “Sot, kur zëri i Arlindës që lutej për shpëtim dëgjohet nga të gjithë, asnjë shkarkim nuk mjafton. Asnjë dorëheqje nuk mjafton e nuk e shlyen këtë dështim. Për çdo zyrtar që refuzoi ta mbronte, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale. DREJTËSI. PËRGJEGJËSI. BURG!”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

  • Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, deputetja e PDK-së i kërkon Kurtit shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës

    Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, deputetja e PDK-së i kërkon Kurtit shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, Kabashi-Ramaj kërkoi përgjegjësi politike dhe institucionale, duke thënë se Arlinda kishte kërkuar ndihmë dhe i kishte paralajmëruar institucionet se jeta e saj ishte në rrezik, por nuk ishte arritur të mbrohej.

    Ajo iu referua edhe afatit prej 72 orësh që, sipas saj, kryeministri e kishte kërkuar për të siguruar llogaridhënie lidhur me rastin.

    “Nëse sot nuk kemi raport të plotë, përgjegjësi të identifikuara dhe masa konkrete, atëherë çfarë vlere ka fjala e kryeministrit? Më e pakta që mund të bëni është shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministres së Drejtësisë”, deklaroi Kabashi-Ramaj.

    Deputetja e PDK-së theksoi se përgjegjësia e ministrave nuk kufizohet vetëm në drejtimin e institucioneve kur gjithçka shkon mirë, por duhet të shtrihet edhe në rastet kur sistemi dështon.

    “Ministrat nuk janë aty vetëm për të drejtuar institucione kur gjithçka shkon mirë. Janë aty për të mbajtur përgjegjësi edhe kur sistemi dështon”, tha ajo.

    Gjatë fjalimit, Kabashi-Ramaj kritikoi qeverinë për atë që e cilësoi si mungesë rezultatesh në mbrojtjen e grave, duke theksuar se siguria e tyre duhet të garantohet në çdo rrethanë.

    “Siguria kombëtare nuk fillon vetëm në kufijtë tanë. Fillon në shtëpitë tona. Në rrugët tona. Në të drejtën e çdo vajze për t’u rritur pa frikë dhe të çdo gruaje për të jetuar e lirë”, u shpreh ajo.

    Në fund, deputetja kërkoi veprime konkrete dhe përgjegjësi për dështimet institucionale.

    “Mos kërkoni më kohë për të shpjeguar dështimet. Merrni përgjegjësinë për t’i korrigjuar ato. Sepse një Republikë që nuk i mbron gratë e vajzat, ende nuk e ka përmbushur premtimin e lirisë së saj”, përfundoi Kabashi-Ramaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Following Arlinda Zekiaj’s assassination, PDK deputy urges Kurti to sack Svecla and Gervala

    Democratic Party of Kosovo MP Besa Kabashi-Ramaj has asked the prime minister, Albin Kurti, the dismissal of Interior Affairs Minister Jjelal Svecla and Justice Minister Donika Grovalla, following the assassination of Arlinda Zekit.

    In her speech in the Kosovo Assembly, Kabashi-Ramaj sought political and institutional responsibilities, saying Arlinda had sought help and warned institutions that her life was in danger, but had failed to defend itself.

    She also referred to the 72-hour deadline that the prime minister, according to her, had asked for an account regarding the case.

    If we don’t have a full report today, identified responsibilities and concrete measures, what value does the prime minister’s word have? The least you can do is dismiss the minister of interior affairs and justice minister, Kabashi-Ramaj said.

    PDK MP stressed that the responsibility of ministers is not limited to running institutions when everything goes well, but should also be extended to cases when the system fails.

    The Ministers aren’t there just to run institutions when everything goes well. They are there to take responsibility even when the system fails, she said.

    During the speech, Kabashi-Ramaj criticised the government for what it described as a lack of results in protecting women, stressing that their security should be guaranteed under any circumstances.

    National security does not start at our borders alone. It starts in our homes. On our streets. In the right of every girl to grow up without fear and of every woman to live free.

    In the end, the MP called for concrete action and responsibility for institutional failures.

    Stop looking for time to explain failures. Take responsibility to correct them. Because a Republic that does not protect women and girls has not yet fulfilled its freedom pledge, Kabashi-Ramaj concluded.

    Source Layer: Dukeagini

  • Mes emocionesh dhe lotësh, Edona Llalloshi flet për vrasjen e Arlinda Zekajt: E kush nëse jo unë ka arsye të flasë për këtë, kushërira ime u vra 18 vite më parë

    Mes emocionesh dhe lotësh, Edona Llalloshi flet për vrasjen e Arlinda Zekajt: E kush nëse jo unë ka arsye të flasë për këtë, kushërira ime u vra 18 vite më parë

    Këngëtarja e njohur shqiptare dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka mbajtur një fjalim emocional gjatë seancës plenare të së enjtes, ku ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikujtuar njëkohësisht një tragjedi të rëndë që kishte goditur familjen e saj vite më parë.

    Interpretuesja e hitit “Pikë në zemër”, mes emocionesh dhe lotësh, ka rrëfyer se në vitin 2008 kushërira e saj, mjekja Igballe Llalloshi, ishte vrarë nga bashkëshorti, një ngjarje që, sipas saj, vazhdon të mbetet plagë e hapur për familjen edhe pas 18 vjetësh.

    “Vrasja e Arlindës duhet të na shërbejë si pikë kthese, edhe në momentet kur, përtej dallimeve politike që mund të kemi, pozitë-opozitë, duhet të bashkohemi kundër atyre burrave që e kanë kthyer dhunën në një mjet sundimi: ‘O do të më nënshtrohesh, o do të vdesësh’”, u shpreh ajo para deputetëve.

    Në një nga momentet më prekëse të fjalimit, Llalloshi solli në vëmendje historinë tragjike të familjes së saj.

    “E kush, nëse jo unë, ka arsye të flasë për këtë plagë? Në vitin 2008, kushërira ime, mjekja e respektuar Igballe Llalloshi, u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe pse kanë kaluar 18 vite, për ne dhimbja nuk është shuar kurrë”, deklaroi këngëtarja dhe deputetja.

    Edona Llalloshi në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

    Ajo theksoi se dhuna ndaj grave nuk mund të trajtohet vetëm përmes statistikave, pasi pas çdo viktime qëndrojnë familje të shkatërruara dhe fëmijë që bartin pasojat e tragjedive gjatë gjithë jetës.

    “Që nga paslufta, më shumë se 80 gra janë vrarë në Kosovë. Pas secilit prej këtyre numrave qëndron një jetë e shuar, një familje e shkatërruar dhe fëmijë që mbeten me plagë për gjithë jetën. Dhe sot duhet ta shtrojmë një pyetje: Edhe sa gra duhet të humbin jetën që ne të reagojmë me seriozitet?”, tha Llalloshi.

    Duke bërë thirrje për veprime konkrete institucionale, deputetja kërkoi që rasti i Arlindës të shërbejë si pikënisje për ndryshime të thella në sistemin e mbrojtjes sociale.

    “Andaj, të mos presim një tjetër tragjedi. Koha është të veprojmë tani me vendosmëri dhe ta kthejmë dhimbjen në veprim dhe fjalën në përgjegjësi”, theksoi ajo.

    Gjatë fjalimit, artistja ngriti shqetësime edhe për funksionimin e Qendrave për Punë Sociale në 38 komunat e Kosovës, duke vlerësuar se shumë prej tyre përballen me mungesë të stafit, kapaciteteve profesionale dhe kushteve të përshtatshme të punës.

    Ajo vuri në pikëpyetje edhe decentralizimin e shërbimeve sociale, duke kërkuar një rishikim të mënyrës se si janë shpërndarë përgjegjësitë ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave.

    “A ka qenë vendim i drejtë decentralizimi i shërbimeve sociale dhe bartja e përgjegjësive te komunat, pa garantuar kapacitetet dhe burimet e nevojshme?”, pyeti ajo.

    Në përmbyllje, Llalloshi theksoi se përtej rasteve që marrin vëmendje publike, ekzistojnë edhe mijëra raste të dhunës që mbeten të heshtura dhe të padukshme.

    “Rasti i fundit dhe mijëra raste të dhunës, të heshtura e të padukshme, që nuk arrijnë asnjëherë në vëmendjen e mediave apo në këtë sallë të Kuvendit, na kujtojnë se sistemi i shërbimeve sociale ka nevojë për reformim rrënjësor”, përfundoi deputetja.

    Kujtojmë se Llalloshi edhe më herët e ka ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave përmes muzikës. Në vitin 2009 ajo publikoi këngën “Thuaje me zë”, kushtuar kushërirës së saj të ndjerë, ndërsa më vonë solli edhe projektin “Deri kur”, me mesazh kundër vrasjes së grave. /Telegrafi/