Category: Lajme

  • Real Madridi ia cakton çmimin Ferland Mendyt

    Real Madridi ia cakton çmimin Ferland Mendyt

    Real Madridi është i gatshëm ta shesë Ferland Mendyn gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2027, për një shumë prej 10 milionë eurosh.

    Mbrojtësi i majtë francez, 31-vjeçar, është pranë rikthimit nga lëndimi, por konkurrenca në këtë pozitë e vështirëson vazhdimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

    Sipas raportimeve, trajneri Jose Mourinho ka në dispozicion Marc Cucurellan dhe Alvaro Carrerasin për krahun e majtë të mbrojtjes, çka ka bërë që Mendy të humbasë hapësirën në planet e skuadrës. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit madrilen do të shqyrtonin ofertat që arrijnë vlerën e 10 milionë eurove.

    Mendy ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2028, por problemet e vazhdueshme fizike kanë ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij gjatë sezoneve të fundit. Gjatë edicionit të kaluar, francezi regjistroi vetëm nëntë paraqitje, duke luajtur gjithsej 452 minuta.

    Në maj të vitit 2026, mbrojtësi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së tendinit të muskulit rektus femoris në këmbën e djathtë.

    Që nga ajo kohë, ai ka qenë në proces rikuperimi dhe është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

    Megjithatë, së fundmi Mendy ka bërë përparim në rikuperimin e tij, duke punuar me top dhe duke marrë pjesë në stërvitjet në fushat e qendrës stërvitore të Valdebebasit.

    Rikthimi në gjendje të plotë fizike do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, ndonëse kjo nuk garanton se do të ketë sërish hapësirë në ekipin e parë.

    Konkurrenca në krahun e majtë është një tjetër faktor që e shtyn Real Madridin drejt shitjes së francezit.

    Sipas raportimit, klubi ka investuar gjithsej 105 milionë euro për Cucurellan dhe Carrerasin, të cilët janë pjesë e alternativave për këtë pozitë.

    Me dy futbollistë në dispozicion, Mourinho nuk ka nevojë të mbështetet te Mendy, i cili ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në sezonin aktual.

    Për më tepër, francezi nuk është përfshirë në listën e Real Madridit për fazën e parë të Ligës së Kampionëve 2026/27, duke ia vështirësuar edhe më shumë mundësinë për të kontribuar në garën evropiane.

    Afati kalimtar i janarit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e mbrojtësit.

    Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë ofertat prej 10 milionë eurosh, por fillimisht lojtari duhet ta rifitojë formën fizike dhe ritmin e garave pas disa muajsh jashtë fushave.

    Mendy iu bashkua Real Madridit në vitin 2019, kur u transferua nga Lyoni.

    Tashmë, pas disa sezoneve të karakterizuara nga lëndimet dhe mungesa e vazhdimësisë, largimi i tij nga “Santiago Bernabeu” mund të konkretizohet në fillim të vitit 2027. /Telegrafi/

  • Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë rritet në 69

    Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë rritet në 69

    Numri i personave që humbën jetën në aksidentin hekurudhor të ndodhur të mërkurën në Spanjë është rritur në 69, sipas presidentit të rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page Sánchez.

    Prej 110 personave që u dërguan në spitalet e këtij rajoni, 60 janë liruar nga trajtimi, ndërsa 50 të tjerë vazhdojnë të marrin kujdes mjekësor, me gjendje të ndryshme shëndetësore.

    García-Page Sánchez bëri të ditur gjithashtu se gjendja e katër prej 15 pacientëve që ndodheshin në gjendje kritike është përmirësuar, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, të paktën 98 persona të lënduar janë trajtuar në spitalet e Madridit dhe nuk përfshihen në këto shifra.

    Në shenjë zie për viktimat e aksidentit, Ministria e Mbrojtjes e Spanjës ka urdhëruar uljen e flamujve në gjysmështizë në të gjitha qendrat dhe njësitë e saj.

    Ministria ka publikuar pamje që tregojnë flamujt duke u ulur në disa prej objekteve të saj, si shenjë nderimi për personat që humbën jetën në tragjedi. /Telegrafi/

  • Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

    Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

    Naim Murseli dhe Granit Plava ishin dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.

    Seanca ka nisur të enjten, ndërsa gjyqtari referues, Xhevdet Abazi, ka bërë të ditur se në të do të elaborohen ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësve të të akuzuarve dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Leutrim Sylaj.

    Gjyqtari referues ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë e mbyllur për publikun për shkak të rrethanave të rastit dhe raporteve familjare të palëve.

    Burimi: RTKLive

  • Shutting down for public hearings in Appeal for Liridona Ademiaj murder

    Naim Murseli and Granit Plava were sentenced to life in prison, while Cocall Concert to 30 years in prison.

    The hearing was launched on Thursday, while the referred judge, Xhevdet Abazi, has indicated that the Pristina Constitutional Prosecutor’s complaints, defenders of the accused and representatives of the damaged party, lawyer Leutrim Sylaj will be cleared.

    The reference judge has indicated that the session will continue closed to the public due to the occasional circumstances and family reports of the parties.

    Source Layer: RTKLive

  • FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë Mercedes-Benz, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

    FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë Mercedes-Benz, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

    FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë Mercedes-Benz, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

    Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar 12 kamionë ushtarakë UNIMOG 5T, 4×4, të tipit Mercedes-Benz, ndërsa dhjetëra automjete të tjera pritet të arrijnë gjatë vitit 2027.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për pajisjen e FSK-së me automjete të reja që do të shërbejnë për transport dhe mbështetje logjistike.

    Sipas Kurtit, 12 kamionët e rinj UNIMOG i janë shtuar flotës prej 15 kamionësh Rheinmetall, ndërsa ditë më parë kanë arritur edhe tetë kamionë të tjerë KX 8×8, të blerë nga kompania Rheinmetall. Me këto prurje, numri i kamionëve të këtyre dy kategorive arrin në 35 automjete.

    “Dhjetëra kamionë të tjerë Unimog dhe Rheinmetall janë blerë dhe do të vijnë në vitin 2027”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka theksuar se kamionët UNIMOG 5T janë të përshtatshëm për lëvizje në terrene të vështira, përfshirë rrugët e paasfaltuara dhe zonat malore, ndërsa kamionët Rheinmetall me konfigurim 8×8 rrisin kapacitetet transportuese dhe forcojnë mbështetjen logjistike të FSK-së.

    Kurti ka vënë në pah se modernizimi i një force ushtarake nuk kufizohet vetëm te armatimi dhe pajisjet luftarake, por përfshin edhe kapacitetet për lëvizje, furnizim dhe operim efikas.

    “Këto investime janë pjesë e angazhimit tonë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Republikës së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s dhe me synimin për të garantuar sigurinë e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

    Për pranimin e kamionëve ka njoftuar edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai ka bërë të ditur se në ceremoninë e dorëzimit kanë marrë pjesë edhe kryeministri Kurti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe Daniel Zittel, përfaqësues i Daimler Truck Defence dhe Mercedes-Benz Special Trucks.

    “Sot, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, dhe Daniel Zittel, përfaqësues i Daimler Truck Defence dhe Mercedes-Benz Special Trucks, morëm në dorëzim 12 kamionë ushtarakë UNIMOG – Mercedes Benz 5T, 4×4, të blerë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka bërë të ditur se përkrah blerjeve, Gjermania po kontribuon edhe përmes donacioneve për FSK-në.

    “Përveç blerjeve, Gjermania po e mbështet FSK-në edhe përmes donacioneve. Në vitin 2024 pranuam pesë kamionë Rheinmetall KX 8×8 si donacion nga Gjermania. Sipas planifikimit, gjatë vitit 2027 presim të pranojmë edhe dy kamionë Rheinmetall KX 8×8 dhe katër kamionë zjarrfikës UNIMOG – Mercedes Benz si donacion nga Gjermania. E vlerësojmë këtë mbështetje konkrete dhe partneritetin e vazhdueshëm mes vendeve tona”, ka shkruar Maqedonci.

    Ministri ka theksuar se investimet në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore do të vazhdojnë, me synimin për të ndërtuar një forcë profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët, në shërbim të sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Në kuadër të zgjerimit të personelit, Kurti ka njoftuar gjithashtu se të premten e kaluar janë betuar 515 rekrutë të rinj të FSK-së, ndërsa në fillim të kësaj jave kanë nisur trajnimin edhe 209 rekrutë të tjerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KSF is added to 12 Mercedes-Benz military trucks, dozens more come in 2027

    Kosovo Security Force ( KSF has been added to 12 military trucks U ndo NIMOG 5T, 424, Mercedes-Benz, and dozens of other vehicles are expected to arrive during 2027.

    The news has revealed to Kosovo Prime Minister Albin Kurti through a Facebook post, announcing KSF equipment with new vehicles that will serve for transport and logistical support.

    According to Kurt, the 12 new trucks U ndo NIMOG has been added to the fleet of 15 Rheinmetall trucks, while days ago, eight more KX 8%8 trucks, purchased by Rheinmetall Company. With these lines, the number of trucks in these two categories reaches 35 vehicles.

    Ten more Unimog and Rheinmetall trucks were bought and will come in 2027, Kurti wrote.

    He stressed that trucks. U n NIMOG 5T are suitable for movement in difficult terrain, including unexaltated roads and mountainous areas, while Rheinmetal trucks with configuration 858 increase transport capacity and strengthen the logistical support of KSF.

    Kurti has noted that modernising a military force is not limited to weapons and combat equipment, but it also includes capacity for efficient movement, supply, and operation.

    These investments are part of our commitment to strengthening the defence capacities of the Republic of Kosovo, in line with NATO standards and with the aim of ensuring the security of the country and all our citizens, he has written.

    Defence Minister Ejup Macedonci has also announced the truck admission. He has announced that Prime Minister Kurti, KSF Commander Lieutenant General Union Jashari, Germany’s ambassador to Kosovo, Rainer Rudolph, as well as Daniel Zittel, representative of Daimler Truck Defence and Mercedes-Benz Special Trux.

    Today, together with Prime Minister Albin Kurti, KSF Commander, Lieutenant General Union Jashari, Germany’s ambassador to Kosovo, Rainer Rudolph, and Daniel Zittel, representative of Daimler Truck Defence and Mercedes-Benz Special Truks, we took over 12 military trucks. U n NIMOG Mercedes Benz 5T, 4, purchased for the needs of the Kosovo Security Force, wrote Macedonia.

    He has announced that alongside the acquisitions, Germany is also contributing through donations to the KSF.

    Besides buying, Germany is supporting the KSF through donations. In 2024 we received five Rheinmetall KX 858 trucks as a donation from Germany. According to planning, during 2027 we expect to accept two Rheinmetall KX8 and four fire trucks U ndo NIMOG Mercedes Benz as a donation from Germany. We appreciate this concrete support and continued partnership between our countries, Macedonia has written.

    The minister has stressed that investments in equipment, infrastructure and human capacities will continue, with the aim of building a professional, modern and interactive force with partners, in the service of Kosovo security and its citizens.

    Under staff expansion, Kurti has also announced that 515 new KSF recruits have been sworn in last Friday, while early this week they have started training another 209 recruits.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Banka Qendrore Evropiane mbetet pa presidente, Lagarde njofton largimin në 2027

    Banka Qendrore Evropiane mbetet pa presidente, Lagarde njofton largimin në 2027

    Christine Lagarde do të largohet nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE) më 7 shkurt 2027, rreth nëntë muaj para përfundimit të mandatit të saj tetëvjeçar.

    Njoftimi vjen në një kohë kur BQE-ja pritet të bëjë të ditur vendimin e saj të radhës për normat e interesit.

    Sipas deklaratës zyrtare, Lagarde ka informuar Këshillin Drejtues të BQE-së, i cili përcakton normat e interesit në eurozonë, si dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, për vendimin e saj.

    Banka nuk ka dhënë arsye për largimin e parakohshëm.

    “Këshilli Drejtues e falënderoi përzemërsisht presidenten Lagarde dhe e duartrokiti”, thuhet në deklaratë.

    Edhe António Costa e falënderoi Lagarde për punën e saj, duke vlerësuar përkushtimin në drejtimin e BQE-së që nga nëntori i vitit 2019.

    “Për të siguruar një tranzicion të qetë drejt udhëheqjes së re të BQE-së, procesi për emërimin e pasardhësit të saj do të nisë sot dhe do të vazhdojë pa vonesa”, deklaroi Costa.

    Pasardhësi i Lagarde do të emërohet nga Këshilli Evropian, i cili përbëhet nga udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas rregullave të BE-së, emërimi bëhet me shumicë të cilësuar, pas një rekomandimi nga ministrat e financave të unionit dhe konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Drejtues të BQE-së.

    Lagarde, ish-ministre e Financave e Francës dhe ish-drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), mori detyrën në nëntor të vitit 2019. Spekulimet për largimin e saj para përfundimit të mandatit ishin shtuar gjatë muajve të fundit.

    Ndërkohë, BQE-ja pritet të mbajë të pandryshuar normën e interesit për depozitat në nivelin 2.5%. /Telegrafi/

  • The European Central Bank remains without president, Lagarde announces departure at 2027

    Christine Lagarde will leave the post of European Central Bank ( BECH) on February 7, 2027, about nine months before the end of its eight-year mandate.

    The announcement comes at a time when the ECB is expected to announce its next decision on interest rates.

    According to the official statement, Lagarde has informed the ECB Steering Council, which defines the interest rates in the eurozone, as well as the president of the European Council, Antónnio Costa, of its decision.

    The bank has given no reason for early departure.

    The Steering Council warmly thanked President Lagarde and applauded him, the statement said.

    Even António Costa thanked Lagarde for her work, praising her devotion to running the ECB since November 2019.

    To ensure a smooth transition towards the new BEC leadership, the process of appointing its successor will begin today and continue without delay, Costa said.

    Lagarde’s successor will be appointed by the European Council, which is made up of the leaders of the European Union member states. Under EU rules, the appointment is made by much named, following a recommendation by the union finance ministers and consultations with the European Parliament and the ECB Steering Council.

    Lagarde, former French Finance Minister and Former Director of International Monetary Fund ( The IMF took office in November 2019. Speculations about its departure prior to the end of the mandate had increased over the past few months.

    Meanwhile, the ECB is expected to keep the interest rate for deposits unchanged at 2.5%. /Telegraphy/

  • Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt

    Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt

    Në seancën e sotme të Kuvendit, Musliu kërkoi që drejtori i policisë të raportojë për rastin, duke thënë se kërkesa e saj për ta ftuar atë në Komisionin për Çështje të Sigurisë ishte kundërshtuar nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Të kërkosh raportim nuk do të thotë ta shpallësh dikë fajtor pa hetim. Do të thotë të kërkosh transparencë, përgjigje dhe përgjegjësi për çdo veprim apo mosveprim që mund të ketë ndikuar në këtë fatalitet”, deklaroi Musliu.

    Ajo paraqiti tri kërkesa për institucionet: rishikimin urgjent të rasteve me rrezik të lartë, specializimin e ekipeve policore për vlerësimin e rrezikut dhe reformën ligjore e buxhetore për mbrojtjen e grave.

    Musliu kërkoi koordinim mes Policisë, Prokurorisë dhe shërbimeve sociale për identifikimin e grave në rrezik, si dhe zbatim praktik të urdhrave të mbrojtjes.

    “Çdo zyrtar shtetëror — polic, prokuror, gjyqtar apo punëtor social — që neglizhon sinjalet e dhunës duhet të përballet me shkarkim të menjëhershëm dhe ndjekje penale”, tha ajo.

    Deputetja e PDK-së kërkoi edhe financim të qëndrueshëm për strehimoret, duke theksuar se gratë që largohen nga dhuna nuk duhet të detyrohen të zgjedhin ndërmjet sigurisë dhe mbijetesës ekonomike.

    “Vrasja e Arlinda Zekaj nuk është thjesht një tragjedi familjare. Ajo është dëshmia më e dhimbshme e dështimit të sistemit tonë”, u shpreh Musliu.

    Në përfundim të fjalimit të deputetes Musliu, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u pajtua me deklarimet e deputetes.

    “Pajtohem plotësisht”, tha Haxhiu.

    Burimi: RTKLive

  • Më 21 dhjetor seanca fillestare ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte në Gjakovë

    Më 21 dhjetor seanca fillestare ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte në Gjakovë

    Seanca do të mbahet në orën 09:30, ndërsa gjykimi do të zhvillohet në mungesë, me propozim të Prokurorisë Speciale, pasi të akuzuarit kanë qenë të paarritshëm për drejtësinë.

    Aktakuza ndaj 20 personave është ngritur më 6 gusht të këtij viti. Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë luftës, gratë dhe fëmijët ishin ndarë nga burrat. Disa prej burrave u vranë në shtëpitë dhe oborret e tyre, ndërsa të tjerë pranë Urës së Taliqit.

    Aktakuza përfshin edhe pretendime për plaçkitjen e sendeve me vlerë dhe djegien e shtëpive.

    Milan Radoiçiq akuzohet gjithashtu për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë.

    Burimi: RTKLive