Category: Lajme

  • Andonovski: Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit përmes "m.Uslugi" nuk mund të përdoren ende gjatë kontrolleve të policisë

    Andonovski: Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit përmes “m.Uslugi” nuk mund të përdoren ende gjatë kontrolleve të policisë

    Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sqaron se letërnjoftimi dixhital dhe patenta e shoferit përmes aplikacionit “m.Uslugi” për momentin nuk do të mund të përdoren gjatë kontrolleve policore, sepse sistemet e institucioneve ende nuk janë përshtatur për të kontrolluar dokumentet elektronike.

    Ai shpjegoi se Ministria e Brendshme duhet të përshtatë sistemet në mënyrë që oficerët e policisë të mund të kontrollojnë dokumentet digjitale.

    “Nuk do të jemi në gjendje të identifikohemi me kartën elektronike të identitetit, sepse policia ende nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar nëse portofoli ynë digjital është i vlefshëm”, tha Andonovski në promovimin e djeshëm të aplikacionit “m.Uslugi”.

    Edhe pse portofoli digjital parashikohet nga Ligji për Dokumentet Elektronike dhe Identifikimin Elektronik, nevojiten ndryshime shtesë në aktet nënligjore, sepse disa nga rregulloret ende kërkojnë që qytetarët të dorëzojnë dokumente fizike.

    Aplikacioni “m.Uslugi” është i disponueshëm për pajisjet me sistemet operative Android dhe iOS. Aktualisht, ai mund të përdoret për të aksesuar një kartë elektronike identiteti, patentë shoferi dhe formularët M1, M2 dhe M4.

    Derisa të përshtaten sistemet dhe rregulloret, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete karta identiteti dhe patenta shoferi./Telegrafi/

  • Andonovski: The driver’s ID and license through “m. Uslugi” cannot still be used during police checks

    Digital Transformation Minister Stefan Andonovski explains that digital ID and driver’s license through the app. Uslugi) at the moment will not be able to be used during police checks, because institutions’ systems have not yet been adapted to check electronic documents.

    He explained that the Interior Ministry must adjust systems so police officers can control digital documents.

    We will not be able to identify ourselves with the electronic ID, because the police still have no way of checking if our digital portfolio is valid, Andonovski said in yesterday’s promotion of the app. Uslugi.

    Although the digital portfolio is designed by the Law on Electronic Documents and Electronic Identification, additional changes in sublegal acts are needed, because some of the regulations still require citizens to submit physical documents.

    Aplication range. Uslugi’s available for equipment with Android and iOS operating systems. Currently, it can be used to access an electronic ID card, driver’s license and M1, M2 and M4 forms.

    Until systems and regulations are adjusted, citizens must continue to carry ID cards and driver licenses./Telegraphy/

  • LEX | I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sot para Gjykatës së Apelit

    LEX | I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sot para Gjykatës së Apelit

    LEX | I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sot para Gjykatës së Apelit

    Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt rikthehet sot, më 29 tetor 2026, në gjykatë. Naim Murseli, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, pritet të dalë para Gjykatës së Apelit të Kosovës, ku do të shqyrtohet çështja pas kundërshtimit të aktgjykimit të shkallës së parë.

    Vrasja e Liridona Ademajt, e ndodhur më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës, kishte tronditur opinionin publik, ndërsa procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve ishte përcjellë me interesim të madh.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, vrasja ishte planifikuar paraprakisht, ndërsa Naim Murseli akuzohej se kishte organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij.

    Liridona Ademaj ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri derisa ndodhej në veturë, ndërsa fillimisht rasti ishte paraqitur si grabitje.

    Gjatë hetimeve, autoritetet kishin ngritur dyshime se ngjarja nuk ishte një grabitje e zakonshme, por një vrasje e organizuar.

    Nga vrasja në Bërnicë te dënimi me burgim të përjetshëm

    Procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë kishte nxjerrë në pah pretendimet e Prokurorisë lidhur me planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes.

    Sipas aktakuzës, Naim Murseli kishte bashkëpunuar me persona të tjerë për realizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij.

    Në këtë rast ishte përfshirë edhe Granit Plava, i akuzuar për kryerjen e vrasjes, si dhe Kushtrim Kokalla, ndaj të cilit Prokuroria kishte ngritur akuza lidhur me rastin.

    Murseli, gjatë procedurës gjyqësore, kishte kundërshtuar akuzat ndaj tij.

    Rasti sot para Gjykatës së Apelit

    Pas dënimit me burgim të përjetshëm në shkallën e parë, çështja ndaj Naim Murselit ka kaluar në Gjykatën e Apelit.

    Në seancën e sotme pritet të shqyrtohen pretendimet e palëve lidhur me aktgjykimin dënues.

    Gjykata e Apelit do të vlerësojë kundërshtimet e paraqitura në kuadër të procedurës ankimore, ndërsa mbetet të shihet nëse do ta konfirmojë, ndryshojë apo anulojë aktgjykimin e shkallës së parë.

    Gazeta Sinjali do të përcjellë zhvillimet nga Gjykata e Apelit dhe deklarimet e palëve në këtë proces gjyqësor.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX I sentence myself to life in prison for the murder of Liridona Ademiaj, Naim Murseli today before Court of Appeals

    The case of Liridona Ademiaj’s murder returned to court today on October 29, 2026. Naim Murseli, sentenced to life in prison for his wife’s murder, is expected to appear before the Kosovo Court of Appeals, where the case will be considered following the rejection of the first degree act of judgment.

    The murder of Liridona Ademiaj, located on November 29th 2023 in the village of Brnica in Pristina, had shaken public opinion, while the trial process against the accused was conveyed with great interest.

    According to the prosecution’s indictment, the murder was planned in advance, while Naim Mursel was accused of having organised the murder of his wife.

    Liridona Ademiaj had been shot to death while in the car, while the case was originally presented as a robbery.

    During the investigation, authorities had raised doubts that the event was not a common robbery, but an organised murder.

    From the murder in Brnica to the life sentence

    The trial process against Naim Mursel and other indictees had highlighted the prosecution’s claims regarding the planning and execution of the murder.

    According to the indictment, Naim Mursel had cooperated with others in realising his wife’s murder.

    Granit Plava, charged with committing the murder, was involved, as well as the Cocallus, against which the prosecution had pressed charges in connection with the case.

    Mursel, during the trial procedure, had rejected the charges against him.

    The Case Today Before the Court of Appeal

    After being sentenced to life in prison on the first degree, the case against Naim Mursel has gone to the Court of Appeals.

    At today’s session, the parties’ claims regarding the condemned act are expected to be considered.

    The Court of Appeals will assess the objections presented under the complaint procedure, while it remains to be seen whether it will confirm, amend or annul the first degree act.

    The Signal newspaper will forward developments by the Court of Appeals and statements of the parties in this judicial process.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tahiri-Fejzës: Mos përfito nga tragjedia, edhe unë mund t’i akuzoj Kurtin e Sveçlën për foton me Naim Murselin

    Tahiri-Fejzës: Mos përfito nga tragjedia, edhe unë mund t’i akuzoj Kurtin e Sveçlën për foton me Naim Murselin

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar për përpjekje për të përfituar politikisht nga vrasja e Arlinda Zekajt.

    Duke folur në Kuvend, Tahiri iu referua publikimit të një fotografie të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, me personin e dyshuar për vrasjen e Zekajt, duke e cilësuar të ulët përpjekjen për të ndërlidhur politikisht një tragjedi të tillë.

    Ai tha se rasti kërkon reagim të shpejtë institucional, hetim penal dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse.

    “Tragjedia e cila ndodhi para disa ditësh, nga vrasja barbare e cila e tronditi një shtet, e cila nuk po e lë rehat secilin prind që ka vajzë, secilin vëlla që ka motër, është tragjedi e cila kërkon veprim të shpejtë institucional, shtetëror, përgjegjësi, hetim penal dhe mbi të gjitha, përgjegjësi nga institucionet që janë në vend”, tha Tahiri.

    Ai iu drejtua veçanërisht deputetëve të Vetëvendosjes, duke kritikuar atë që e cilësoi si përfitim politik nga rasti.

    “Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasur evidencë, se cili prej nesh e se cili prej jush të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende nuk ka qenë në dhe. E këtu po ju drejtohem juve, kolegë të nderuar të Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaroi ai.

    Tahiri kritikoi edhe deputetin e VV-së, Taulant Kelmendi, lidhur me reagimin e tij për fotografinë e Daut Haradinajt me të dyshuarin për vrasjen e Arlindës.

    “Po i drejtohem deputet Taulantit, qysh ka mundësi Taulant me dalë me lexu fjalim në foltore e me u sjellë e pështjellë rreth forcave të Dukagjinit për çka që ka dalë dikush një foto që e paska hëngër dikush një drekë. Po ju deputetë që jeni të Dukagjinit këtu. E na bo vaki kemi në familjet tona njerëz psikopatë. E mu çu me e lidhë e me e pështjellë një njeri, një deputet, që familja e tij e njeh mirë kush. Kjo është e ulët”, tha Tahiri.

    Kritika pati edhe për deputeten e Vetëvendosjes, Arlinda Fejza, lidhur me një deklaratë të saj në një emision televiziv për ish-kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilin ajo e kishte ndërlidhur me pretendime për dhunë ndaj gruas.

    Tahiri vuri në pikëpyetje bazën e këtyre pretendimeve dhe tha se nuk duhet të bëhen akuza pa dëshmi.

    “Po e dimë prej mediave për juve. A e dini çka shoh unë në media? Për Xhelal Sveçlën, e kam pa me atë vrasësin e tri vrasjeve. E unë me akuzu Xhelal Sveçlën e me akuzu Albin Kurtin që e kam pa me atë Naim Murselin, që s’di a është e vërtetë, a rren”, shtoi ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Tahiri-Fyza: Don’t take advantage of the tragedy, I can also accuse Steve’s Kurt for the picture with Naim Mursel

    Alliance Parliamentary Group chief Besnik Tahiri has criticised the deputies of the Vetevendosje Movement, accusing them of trying to profit politically from the murder of Arlinda Zekij.

    Speaking in the Assembly, Tahiri referred to the publication of an AAK MP’s photo by Daut Haradinaj, with the person suspected of killing Zekaj, citing the low attempt to politically interlock such a tragedy.

    He said the case requires rapid institutional response, criminal investigation and responsibility from relevant institutions.

    The tragedy that happened a few days ago by the barbarian murder that shocked a country, which is not leaving any parent with a daughter, each brother with a sister, a tragedy that requires quick institutional, state, responsibility, criminal investigation and, above all, responsibility from the institutions in the country, Tahir said.

    He specifically addressed Vetevendosje deputies, criticising what he described as political benefits from the case.

    It’s low in any circumstance, without evidence, which one of us would try to profit politically from a tragedy, from a body that hasn’t yet been in the ground. And here I am addressing you, esteemed colleagues of the Vetevendosje Movement, he said.

    Tahiri also criticised VV deputy Taulant Kelmendi, over his reaction to Daut Haradinaj’s photo of the suspect in the Arlinda assassination.

    I’m addressing MP Taulant, who’s probably going out with a reading speech at the folk room, and he’s been messing around about the Dukagjin forces for what happened to a picture someone ate a lunch. But you MPs are here. And we’ve got psychopaths in our families. He was able to connect and confuse a man, an MP, whom his family knows very well. This is low, Tahiri said.

    The criticism also took place for Vetevendosje MP Arlinda Feyza, over a statement in a TV show for former AAK leader Ramush Haradinaj, whom she had linked with allegations of violence against women.

    Tahiri questioned the basis of these claims and said no charges should be made without evidence.

    We know from the media about you. You know what I see in the media? For Jelal Sveschla, I saw him with that killer of three murders. And I’m the one who identified Jelal Svechla and then identified Albin Kurti, who I saw with that Naim Mursel, who didn’t know if it was true, did he, he added.

    Source Layer: Dukeagini

  • Konjufca: Lidhjet e Kosovës me Gjermaninë shkojnë përtej raporteve institucionale

    Konjufca: Lidhjet e Kosovës me Gjermaninë shkojnë përtej raporteve institucionale

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në ditën e dytë të Forumit të 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar, që po mbahet në Prishtinë, shkruan Telegrafi.

    Gjatë fjalimit të tij, Konjufca ka theksuar rëndësinë e diasporës në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke vënë në pah se lidhjet mes dy vendeve shkojnë përtej raporteve zyrtare dhe institucionale.

    “Diaspora është pjesë e pandashme e Kosovës. Lidhjet tona me Gjermaninë shkojnë përtej raporteve institucionale, sepse ato janë të ndërtuara mbi lidhjet e drejtpërdrejta mes njerëzve dhe familjeve tona.”, ka thënë Konjufca.

    Konjufca ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së bizneseve dhe krijimit të rrjeteve të bashkëpunimit, në mënyrë që lidhjet me diasporën të ruhen dhe të forcohen edhe më tej.

    Ai ka nënvizuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë duhet të zhvillohen përtej bashkëpunimit institucional, duke krijuar mundësi për bashkëpunim më të madh ekonomik mes dy vendeve.

    Forumi i 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar mbledh përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe investitorë për të diskutuar mundësitë e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë./Telegrafi/

  • Flick kërkon ta rikthejë Barcelonën në rrugën e duhur, merr një vendim për të bashkuar skuadrën pas dy humbjeve radhazi

    Flick kërkon ta rikthejë Barcelonën në rrugën e duhur, merr një vendim për të bashkuar skuadrën pas dy humbjeve radhazi

    Hansi Flick po punon për të rikthyer unitetin dhe moralin në skuadrën e Barcelonës, pas dy humbjeve radhazi ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, sipas raportimeve të Mundo Deportivo.

    Humbja 4-2 në Paris ishte e para për katalunasit këtë sezon, ndërsa më pas ata u mposhtën 2-1 nga Real Madridi në El Clasico, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Camp Nou’.

    Për të përmirësuar atmosferën brenda skuadrës, të mërkurën lojtarët, trajneri Flick dhe stafi i tij u mblodhën në kompleksin stërvitor Joan Gamper, ku organizuan një drekë të përbashkët me skarë.

    Sipas raportimit, ideja ishte propozuar nga Raphinha dhe Rodri, me synimin për të forcuar lidhjet mes futbollistëve dhe për të rikthyer harmoninë në ekip.

    Flick po e sheh bashkimin e skuadrës si një nga prioritetet kryesore në këtë periudhë. Në vend që të përqendrohet vetëm te aspekti taktik, trajneri gjerman dëshiron fillimisht të ruajë moralin dhe të forcojë frymën kolektive, në mënyrë që Barcelona të reagojë sa më shpejt pas rezultateve negative.

    Katalunasit i presin tri ndeshje të rëndësishme në ditët në vijim. Më 31 tetor do të përballen me Alavesin, më 3 nëntor do të luajnë ndaj Aston Villas, ndërsa më 8 nëntor do të udhëtojnë për t’u përballur me Atletico Madridin.

    Barcelona synon të rikthejë formën që i mundësoi të regjistronte 11 fitore radhazi, por përveç rezultateve negative, skuadra po përballet edhe me probleme në repartin defensiv për shkak të lëndimeve.

    Eric Garcia dhe Andreas Christensen vazhdojnë të rikuperohen, ndërsa Jules Kounde po përpiqet të jetë gati për t’u rikthyer në fushë.

    Situata në kampionat mbetet e ngushtë, pasi Atletico Madridi ndodhet vetëm dy pikë prapa Barcelonës, ndërsa Real Madridi ka një epërsi prej tri pikësh ndaj rivalit të tij katalunas.

    Për Flickun, rikthimi i stabilitetit dhe unitetit brenda skuadrës mund të jetë çelësi që Barcelona të lërë pas këtë periudhë të vështirë dhe të rikthehet te rezultatet pozitive. /Telegrafi/

  • Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademaj

    Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademaj

    Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

    Naim Murseli, Granit Plava, Granit Kokalla kanw kërkuar ulje të dënimit për vrasjen e Liridona Ademaj.

    Ndryshe, Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në Bërnicë të Prishtinës, derisa ndodhej në veturë me dy fëmijët e saj.

    Ankesë ndaj aktgjykimit ka paraqitur edhe përfaqësuesi i familjes së Liridona Ademajt, i cili ka kërkuar burgim të përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën. /Telegrafi/

  • “Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

    “Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

    Ky veprim i IPK-së vjen pas raportimeve në media për mënyrën se si Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga policia.

    Në media janë bërë publike fjalët e saj drejtuar një zyrtari policor, përfshirë shprehjen: “Faruk, jam lodh, të lutem”, si dhe pretendimin se polici i kishte thënë: “Nuk të pranoj më”.

    Në përgjigjen për Telegrafin, IPK ka konfirmuar se veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të Arlindës.

    “Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

    IPK ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media, përfshirë komunikimin e zyrtarëve policorë me viktimën dhe kohën e reagimit ndaj raportimeve të saj.

    “Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, përfshirë, por pa u kufizuar, edhe komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe secilin raportim që ndërlidhet me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e institucionit.

    Inspektorati ka theksuar se do të punojë në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë për të siguruar trajtim profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të rastit.

    “IPK mbetet e përkushtuar që, në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë, të sigurojë trajtim profesional, të paanshëm dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje, në përputhje me mandatin ligjor dhe duke respektuar integritetin e procesit hetimor”, thuhet më tej në përgjigje.

    Hetimet synojnë të sqarojnë nëse zyrtarët policorë kanë vepruar në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat përkatëse, si dhe nëse ka përgjegjësi eventuale individuale apo institucionale në trajtimin e raportimeve të Arlinda Zekajt. /Telegrafi/