Category: Lajme

  • Haxhiu paralajmëron deputetët për duhanin në Kuvend: Do të kërkojmë gjoba për shkelësit e ligjit

    Haxhiu paralajmëron deputetët për duhanin në Kuvend: Do të kërkojmë gjoba për shkelësit e ligjit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve që të mos konsumojnë duhan në ambientet e mbyllura të institucionit, duke paralajmëruar se në rast të vazhdimit të shkeljeve do të kërkojë ndërhyrjen e Inspektoratit dhe shqiptimin e gjobave.

    Gjatë një adresimi në Kuvend, Haxhiu ka shprehur shqetësimin për pirjen e duhanit brenda hapësirave të institucionit, duke thënë se era e duhanit po arrin deri në zyrën e saj dhe po ia vështirëson punën.

    “Do të doja që të adresoj një shqetësim tjetër në lidhje me pirjen e duhanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë nuk po mundem me funksionu as vetë si kryetare e Kuvendit, se deri këtu po më mbërrin era e duhanit”, ka deklaruar Haxhiu, përcjell Telegrafi.

    Ajo u ka kërkuar deputetëve që ta respektojnë ligjin përkatës, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura.

    “Kërkoj nga deputetët që ta respektojnë ligjin që e ka miratuar ky Kuvend. Në ambientet e mbyllura të Kuvendit të mos pinë duhan”, ka theksuar ajo.

    Haxhiu ka paralajmëruar se, nëse deputetët vazhdojnë ta shkelin ligjin, do të kërkojë që Inspektorati të intervenojë në ambientet e Kuvendit për të identifikuar dhe gjobitur personat që nuk e respektojnë ndalimin.

    “Përndryshe, do të detyrohemi menjëherë që të kërkojmë nga Inspektorati që të vijë në ambientet e Kuvendit, që të marrin gjoba deputetët të cilët e shkelin ligjin në ambientet e Kuvendit”, ka thënë ajo.

    Kryetarja e Kuvendit e ka cilësuar këtë si thirrjen e fundit ndaj deputetëve që konsumojnë duhan në hapësirat e mbyllura, duke lënë të hapur mundësinë e masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të ligjit.

    Ajo ka kërkuar që deputetët të japin shembull në respektimin e ligjeve që miratohen nga vetë Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/

  • Haxhiu warns MPs about smoking in the Assembly: We’ll seek fines for lawbreakers

    Kosovo Parliament Speaker Albulen Haxhiu has called on MPs not to consume tobacco in the institution’s closed environments, warning that in the event of continuing violations, it will seek the Inspectorate’s intervention and the pronunciation of fines.

    During an address to the Assembly, Haxhiu has expressed concern about smoking within the institution’s spaces, saying the smell is reaching its office and is making it difficult for her.

    I would like to address another concern over smoking in the Republic of Kosovo Assembly. I can’t even function as head of the Parliament, that this is where I’m having the smell of tobacco, Haxhi has declared, follows Telegrafi.

    It has urged MPs to respect the relevant law, which prohibits smoking in closed environments.

    I’m asking the MPs to respect the law this nation has passed. In the closed premises of the Parliament not to smoke, she stressed.

    Haxhiu has warned that, if MPs continue to violate the law, it will require that the Inspectorate intervene in the Parliament’s environments to identify and fine persons who do not respect the ban.

    Otherwise, we will immediately be forced to ask the Inspectorate to come to the premises of the Parliament to receive fines from MPs who violate the law in the Parliament’s environments, she said.

    The Speaker of the Parliament has named this as the last call to MPs who consume tobacco in closed spaces, leaving open the possibility of punitive measures in the event of violations of the law.

    It has demanded that MPs set an example in respecting laws adopted by the Kosovo Assembly itself. /Telegraphy/

  • Rrustemi: Nisja e strategjisë për apelin në Hagë, përgjegjësi shtetërore

    Rrustemi: Nisja e strategjisë për apelin në Hagë, përgjegjësi shtetërore

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se me nisjen e punës së grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore për fazën e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, drejtuar nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, për herë të parë po ndërtohet një përgjigje e organizuar shtetërore ndaj një procesi gjyqësor që, siç tha, ka prodhuar pasoja të rënda politike, juridike dhe njerëzore.

    Ai ka rikujtuar se Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se qëndrimi i partisë ndaj saj nuk ka ndryshuar.

    “Ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale. Nuk kemi harruar as mënyrën se si u themelua, as votimin e saj në Kuvend, as paralajmërimet që u shpërfillën”, ka deklaruar Rrustemi në seancën e sotme të kuvendit.

    Ai ka theksuar se përgjegjësia penale duhet të jetë individuale dhe se askush nuk duhet të dënohet për përkatësinë në një ushtri çlirimtare apo për historinë e një organizate.

    “UÇK-ja nuk ka nevojë për rehabilitim historik. Lufta e saj ishte luftë për liri. Drejtësia ka detyrim të gjykojë individët sipas provave, pa e shndërruar historinë e çlirimit në objekt të një fajësie kolektive”, ka thënë ai.

    Rrustemi ka kritikuar edhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore në Hagë, duke përmendur vitet e kaluara në paraburgim nga ish-drejtuesit e UÇK-së dhe pritjen e familjeve të tyre për përfundimin e proceseve.

    Sipas tij, nisja e punës për strategjinë shtetërore të apelit shënon marrjen e përgjegjësisë në nivel institucional, ndërsa ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe koordinim të të gjitha institucioneve.

    “Kemi para vetes një betejë komplekse. Na nevojitet bashkërendim, bashkëpunim, bashkëveprim, sot më shumë se kurrë”, ka përfunduar Rrustemi.

    Burimi: RTKLive

  • We run: Initiating appeals strategy at The Hague, state responsibility

    Vetevendosje Movement MP Adnan Rrustemi has said that with the launch of the task of the working of the state-run group for drafting an appeal phase in The Hague Specialised Chambers, led by Deputy Prime Minister Glauk Konjufca, a state-organised response is being built to a judicial process that, as he said, has produced serious political, judicial and human consequences.

    He has recalled that the Vetevendosje Movement had rejected the founding of the Special Court, stressing that the party’s attitude towards it has not changed.

    We haven’t changed our position for the Special Court. We have not forgotten the way it was founded, nor its vote in the Parliament, nor warnings ignored, has declared Rrustemi at today’s assembly session.

    He has stressed that criminal responsibility should be individual and that no one should be punished for belonging to a liberation army or for the history of an organisation.

    ) The NLA does not need historical rehabilitation. Her war was a struggle for freedom. Justice has the obligation to judge individuals according to evidence, without turning the story of liberation into the object of collective guilt, he has said.

    Rrustemi has also criticised the length of the court processes in The Hague, citing years in detention by former KLA leaders and their families waiting for the completion of the processes.

    According to him, launching work for the state appeals strategy marks taking responsibility at the institutional level, while calling for co-operation and co-ordination of all institutions.

    We have a complex battle ahead of us. We need co-ordination, cooperation, interaction, today more than ever, is over.

    Source Layer: RTKLive

  • Tahiri akuzon VV-në për përfitim politik nga vrasja e Arlinda Zekajt: Është e ulët të përfitosh nga një tragjedi

    Tahiri akuzon VV-në për përfitim politik nga vrasja e Arlinda Zekajt: Është e ulët të përfitosh nga një tragjedi

    Tahiri akuzon VV-në për përfitim politik nga vrasja e Arlinda Zekajt: Është e ulët të përfitosh nga një tragjedi

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje se po tentojnë të përfitojnë politikisht nga vrasja e Arlinda Zekajt, duke e ndërlidhur të dyshuarin me udhëheqësit e Aleancës.

    Arlinda Zekaj u vra pak ditë pasi kishte raportuar në institucione kërcënimet nga bashkëshorti dhe u kishte dërguar një letër institucioneve të sigurisë, përmes së cilës kishte kërkuar mbrojtje. Për rastin dyshohet kunati i saj.

    Duke iu drejtuar deputetit të VV-së, Taulant Kelmendi, Tahiri tha se ai ishte përpjekur ta lidhte të dyshuarin me udhëheqësit e AAK-së, pasi ata ishin parë në një fotografi dhe në një drekë të përbashkët.

    Tahiri kritikoi edhe deputeten e VV-së, Arjeta Fejza, e cila, sipas tij, kishte përmendur ish-kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në kontekstin e pretendimeve për dhunë në familje.

    “Përfitimi i ulët politik i cili synohet të fitohet nga një tragjedi e cila ka goditur secilin njeri normal në këtë vend. Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasur evidencë, secili prej nesh e prej jush të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende s’ka qenë në dhe”, u shpreh Tahiri në foltoren e Kuvendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tahiri accuses the VV of political gain from the murder of Arlinda Zekaj: It Is Low to Benefit From Tragedy

    Alliance for Future of Kosovo Parliamentary Group Chief ( AAK), Besnik Tahiri, has accused the deputies of the Vetevendosje Movement that they are trying to profit politically from the murder of Arlinda Zekaj, linking the suspect with Alliance leaders.

    Arlinda Zekiaj was killed a few days after reporting threats from his husband to institutions and sending a letter to security institutions through which he had sought protection. Her brother-in-law was suspected.

    Addressing VV deputy Taulant Kelmendi, Tahiri said he had tried to connect the suspect with AAK leaders, as they were seen in a photograph and at a joint lunch.

    Tahiri also criticised VV deputy Arjeta Feyza, who, according to him, had mentioned former AAK leader Ramush Haradinaj, in the context of family violence claims.

    The low political profit intended to be won by a tragedy that has hit every normal person in this country. It is low in any circumstance, without evidence, that each of us and your own people is trying to profit politically from a tragedy, from a body that still has been in and out, Tahiri said in the Parliament’s folk.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Peja nuk hesht” – të premten protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn

    “Peja nuk hesht” – të premten protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn

    Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, organizon të premten protestë për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

    Protesta do të mbahet më 30 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Sheshin Skënderbeu në Pejë.Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e saj.

    Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, QIKA dhe Rrjeti i Grave të Kosovës u bëjnë thirrje mediave që ta përcjellin protestën dhe të kontribuojnë në informimin e publikut për këtë ngjarje./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Reshitaj: Çfarë sigurie ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shteti, kur merr përgjigje ‘‘s’jam i obliguar me u marrë me ty’’

    Reshitaj: Çfarë sigurie ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shteti, kur merr përgjigje ‘‘s’jam i obliguar me u marrë me ty’’

    Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, në seancën e sotme në Kuvend, ka folur për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Reshitaj ka shtuar pyetjen se “çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shtetit nëse përgjigja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’’.

    “Vrasja e Arlindës na ka tronditur, por ajo që po dëgjojmë këto ditë e bënë edhe më të rëndë edhe më të trisht. Po publikohen audio-incizime ku Arlinda dëgjohet duke iu lutur për ndihmë zyrtarëve policorë, ndërsa njëri prej tyre përgjigjet ‘’nuk jam i obliguar me u marrë me ty’’. Po ashtu është raportuar se tri ditë para vrasjes kur Arlinda kishte thirrur policinë, zyrtarë ishin vonuar 70 minuta sepse nuk kishin pas veturë zyrtare në dispozicion.

    Unë pyes sot se çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shtetit nëse përgjigja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’’. Dhe fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që përballemi me të. Vetëm në 10 muajt e fundit i kemi 8 vrasje. A po arrijnë institucionet tona ti mbrojnë qytetarët, kur ata kanë më së shumti nevojë. Sot qeveria po paralajmëron masa të reja për mbrojtën e grave. Mirëpo si prisni që qytetarë të iu besojnë se këto masa do të zbatohen vërtetë, kur ende nuk kemi përgjigje të qarta për përgjegjësinë institucionale të rasteve të mëparshme’’, ka thënë ajo./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Reshim: What security does a woman feel asking for help from the State when she receives answers I am obliged to deal with you?

    LDK MP Albena Resiti, at today’s session in the Assembly, has spoken of the tragic case of Arlinda Zekiaj’s murder.

    Reshimaj has added to the question that what security a woman can feel asking for help from the state if the answer she gets is that nobody is obliged to deal with her.

    The murder of Arlinda has shocked us, but what we are hearing these days makes it even worse. Audio recordings are being published where Arlinda is heard praying for help to police officials, while one of them answers I’m not obliged to deal with you. It was also reported that three days before the assassination, Arlinda had called the police, officials had been late for 70 minutes because they did not have the official car available.

    I ask today what security a woman who needs help from the state if the answer she gets is that nobody is obliged to deal with it. And unfortunately, this is not the first time we’ve ever faced him. We only have eight murders in the last 10 months. Are our institutions managing to protect citizens when they need them most. Today, the government is warning new measures to protect women. But how do you expect citizens to believe that these measures will really be implemented, when we still have no clear answers to the institutional responsibility of previous cases, she said. /EO

    Source Layer: Dukeagini

  • Gjatë vitit 2025 komunat në Maqedoni kanë lidhur tenderë me vlerë 356 milionë euro, Tetova e para në listë

    Gjatë vitit 2025 komunat në Maqedoni kanë lidhur tenderë me vlerë 356 milionë euro, Tetova e para në listë

    Në vitin 2025, komunat në Maqedoni dhe Bashkia e Shkupit lidhën 4,300 kontrata prokurimi publik me vlerë rekord prej 21.9 miliardë denarë, ose 356 milionë euro.

    Vlera e tenderëve në vitin zgjedhor pothuajse u dyfishua krahasuar me vitin e kaluar dhe arriti shumën në dy vitet e mëparshme së bashku, sipas një hulumtimi nga Qendra për Komunikime Qytetare.

    Komuna e Tetovës kishte vlerën më të lartë totale të prokurimit publik, me 22.5 milionë euro, ndërsa Komuna e Nagoriçanit të Vjetër lidhi më pak kontrata, me vlerë më pak se gjysmë milioni euro.

    Tetova regjistroi gjithashtu rritjen më të madhe vjetore të vlerës së tenderëve – me deri në 20 milionë euro. Strumica, nga ana tjetër, pati rënien më të madhe, ku vlera e prokurimit publik u ul me gjashtë milionë euro.

    Bashkia e Shkupit nuk është në vendin e parë për të dytin vit radhazi për sa i përket vlerës së prokurimit publik. Pasi ra në vendin e gjashtë vitin e kaluar, këtë vit është në vendin e 14-të, me tenderë me vlerë 8.5 milionë euro.

    Kur llogaritet vlera e prokurimit publik për kokë banori, Çairi është në vendin e parë me 2,381 euro për kokë banori. Në anën tjetër është Qendra Zhupa, me vetëm 12 euro për kokë banori.

    Hulumtimi tregon se komunat kanë lidhur kontrata prokurimi publik me gjithsej 1,185 kompani vitin e kaluar. Megjithatë, më shumë se një e katërta e vlerës totale të tenderëve lokalë përfunduan me vetëm dhjetë kompani.

    Vlera më e madhe totale e kontratave të lidhura është me kompaninë e Strumicës “Zhikol”, me kontrata me vlerë një miliard denarë, ose rreth 16 milionë euro.

    Qendra për Komunikime Qytetare ka publikuar hulumtimin dhe bazën e të dhënave mbi prokurimin publik të komunave në vitin 2025. Të dhënat mbi prokurimin publik komunal nga viti 2015 deri më sot janë gjithashtu të disponueshme në bazën e të dhënave speciale javninabavki.opendata.mk./Telegrafi/