Category: Lajme

  • Shqiptari hidhet nga dritarja gjatë kontrollit të policisë në Zvicër, nuk arrin të arratiset

    Shqiptari hidhet nga dritarja gjatë kontrollit të policisë në Zvicër, nuk arrin të arratiset

    Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në kantonin e Lucernit, në Zvicër, nën dyshimet për trafik droge. Gjatë një kontrolli policor në një pronë në Pfeffikon LU, i dyshuari është hedhur nga dritarja, nga një lartësi prej rreth tre metrash e gjysmë, në përpjekje për t’u arratisur. Ai është plagosur nga rënia, por fillimisht ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak më vonë nga policia.

    Sipas informacioneve të publikuara nga mediat zvicerane, bazuar në njoftimin e policisë së Lucernit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 21 tetor 2026, pasi autoritetet kishin marrë informacione për veprimtari të dyshuar kriminale dhe kishin nisur monitorimin e një prone në Pfeffikon.

    Kur zyrtarët policorë tentuan të kontrollonin dhomën ku ndodhej 35-vjeçari, ai u hodh nga dritarja në një lartësi prej afërsisht tre metrash e gjysmë, me qëllim që t’i shmangej kontrollit policor, shkruan Blick.

    Pavarësisht lëndimeve të pësuara nga rënia, i dyshuari arriti të ikte nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, arratisja e tij nuk zgjati shumë, pasi policia arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte pak më vonë.

    Pas arrestimit, 35-vjeçari mori trajtimin e parë nga ekipet mjekësore. Për shkak të lëndimeve, ai më pas u transportua me helikopter në spital për trajtim të mëtejshëm.

    Sekuestrohen heroinë, kokainë, para të gatshme dhe një armë

    Pas ngjarjes, hetuesit kryen një kontroll të mëtejshëm në pronën ku qëndronte i dyshuari. Gjatë këtij kontrolli, policia zbuloi dhe sekuestroi disa qindra gramë substanca narkotike të dyshuara, konkretisht heroinë dhe kokainë, transmeton Telegrafi.

    Përveç lëndëve narkotike, autoritetet gjetën edhe disa mijëra franga zvicerane në para të gatshme. Gjatë kontrollit u sekuestrua gjithashtu një dokument identifikimi i falsifikuar, si dhe një pistoletë.

    Zbulimet e bëra gjatë kontrollit kanë shtuar dyshimet e autoriteteve ndaj 35-vjeçarit, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e tij të mundshme penale.

    Hetimet i udhëheq Prokuroria Publike e Lucernit

    Hetimi për këtë rast po zhvillohet nga Zyra e Prokurorit Publik të Lucernit, përkatësisht Departamenti 4 i Krimeve të Veçanta.

    Autoritetet zvicerane po hetojnë dyshimet për trafik droge, ndërsa sekuestrimi i heroinës, kokainës, parave të gatshme, dokumentit të falsifikuar dhe armës përbën pjesë të provave që do të shqyrtohen gjatë procedurës hetimore.

    Deri në përfundimin e hetimeve dhe një vendimi përfundimtar nga autoritetet kompetente, 35-vjeçari konsiderohet i dyshuar dhe jo person i shpallur fajtor./Telegrafi/

  • I zhdukur prej disa ditësh, gjendet në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar, dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri

    I zhdukur prej disa ditësh, gjendet në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar, dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri

    Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën e Felloniche, në territorin e komunës Longiano, në provincën Forlì-Cesena të Italisë.

    Prokuroria e Forlì-t ka nisur hetimet për vrasje, ndërsa një nga pistat kryesore është ajo e ekzekutimit me armë zjarri.

    Sipas mediave italiane, viktima dyshohet se mund të jetë një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Denaldo Maxhallakui cili rezultonte i zhdukur prej disa javësh, por mbetet ende për tu monfirmuar zyrtarisht.

    Trupi u zbulua paraditen e së mërkurës, më 28 tetor, rreth orës 10:00, në një pus pranë një banese fshati, përgjatë rrugës provinciale 85, që lidh Savignano sul Rubicone me zonën e Felloniche.

    Sipas raportimit të medias italiane Teleromagna, pranë pusit janë gjetur edhe disa gëzhoja pistolete, të cilat po shqyrtohen nga hetuesit për të përcaktuar nëse kanë lidhje me ngjarjen.

    Dyshimet për identitetin e viktimës janë shtuar për shkak të zhdukjes së 31-vjeçarit shqiptar, i cili frekuentonte zonën ku u gjet trupi. Rreth tri javë më parë, makina e tij ishte gjetur e djegur plotësisht, disa kilometra larg, përgjatë rrugës Fondovalle del Rubicone.

    Zbulimi i trupit u bë pas verifikimeve në pus, ku dyshohej se mund të kishte diçka brenda. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga mediat italiane, hedhja e një guri në pus dhe mungesa e zhurmës së zakonshme të kontaktit me ujin ngritën dyshime, duke nxitur kontrolle më të hollësishme.

    Në vendngjarje mbërritën karabinierët e Cesenatico-s, një njësi e specializuar me qen kërkimi nga Firence, zjarrfikësit dhe mjeku ligjor. Operacioni i nxjerrjes së trupit u krye nga ekipet e specializuara për ndërhyrje në puse dhe zona të vështira.

    Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Forlì-t, në bashkëpunim me karabinierët. Autoritetet po punojnë për të konfirmuar identitetin e viktimës, për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes, si dhe për të zbardhur lidhjen e mundshme mes zhdukjes së shqiptarit, makinës së djegur dhe trupit të gjetur në pus.

    Deri në këtë fazë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta dhe hetimet vijojnë.

  • Shtatë zakone të njerëzve që ndiheshin të vetmuar dhe të keqkuptuar si fëmijë

    Shtatë zakone të njerëzve që ndiheshin të vetmuar dhe të keqkuptuar si fëmijë

    Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional të fëmijëve dhe nevojat e tyre shkojnë përtej ushqimit, sigurisë dhe nevojave të tjera themelore të jetës. Fëmijët që nuk ndihen të kuptuar dhe të pranuar mund të zhvillojnë ndjenja vetmie dhe neglizhence emocionale.

    Përvoja të tilla mund të ndikojnë në vetëbesimin e tyre, marrëdhëniet me të tjerët dhe mënyrën se si i shprehin ndjenjat e tyre.

    Fëmijët që ndihen të vetmuar dhe të keqkuptuar nga prindërit e tyre shpesh i mbajnë këto zakone në moshë madhore.

    Vështirësi në vendosjen e kufijve

    Njerëzit që janë ndjerë të keqkuptuar si fëmijë, ndonjëherë vazhdojnë të tolerojnë sjelljen e keqe të prindërve të tyre si të rritur. Ata shpresojnë që marrëdhënia e tyre të ndryshojë dhe që më në fund të marrin vëmendjen dhe pranimin që u mungonte. Kjo mund ta bëjë të vështirë për ta që të vendosin kufij, edhe kur marrëdhënia është shumë e lodhshme emocionalisht, shkruan YourTango.

    Shqetësim i tepërt për mendimet e të tjerëve

    Frika nga refuzimi mund t’i bëjë ata të analizojnë vazhdimisht fjalët, mesazhet dhe sjelljen e të tjerëve. Ata shpesh pyesin veten nëse kanë zemëruar dikë apo kanë lënë përshtypjen e gabuar. Për shkak të kësaj pasigurie, ata e kanë të vështirë të relaksohen në marrëdhënie dhe të pranojnë se të tjerët i duan vërtet.

    Vështirësi në shprehjen e ndjenjave

    Njerëzit që rriten duke u ndjerë të keqkuptuar nga prindërit e tyre mund të mësojnë të fshehin emocionet e tyre. Ata kanë frikë nga cenueshmëria dhe presin që as të tjerët të mos i kuptojnë, kështu që rrallë flasin hapur për ndjenjat e tyre. Një mbyllje e tillë mund ta bëjë të vështirë krijimin e marrëdhënieve të ngushta.

    Dyshime për dashurinë e dikujt tjetër

    Nëse shpesh dyshonin në dashurinë e prindërve të tyre ndërsa rriteshin, disa njerëz mund ta kenë të vështirë të besojnë se të tjerët kujdesen vërtet për ta. Edhe kur dikush u tregon dashuri, ata mund ta vënë në dyshim atë sepse nuk përputhet me imazhin negativ që kanë për veten.

    Ndjenjë e vazhdueshme e mospërkatësisë

    Ndjenjat e vetmisë që nga fëmijëria mund të vazhdojnë edhe në moshë madhore. Individë të tillë ndonjëherë ndihen të izoluar edhe kur janë të rrethuar nga miq dhe të dashur. Meqenëse kanë vështirësi të hapen dhe t’u besojnë të tjerëve, mund të jetë sfiduese për ta të arrijnë lidhje më të thella.

    Shmangia e kërkimit të ndihmës

    Njerëzit që nuk janë ndjerë të mbështetur nga prindërit e tyre si fëmijë mund të rriten duke besuar se duhet ta zgjidhin gjithçka vetë. Edhe pse duan ndihmë, e kanë të vështirë ta kërkojnë atë sepse nuk janë mësuar të mbështeten te të tjerët. Në vend të kësaj, ata shpesh shpresojnë se dikush do t’i vërë re vështirësitë e tyre dhe do t’u ofrojë mbështetje.

    Kënaqësia e tepërt e të tjerëve

    Frika nga refuzimi mund të nxisë nevojën për t’i kënaqur vazhdimisht të tjerët. Individë të tillë përpiqen të shmangin konfliktet dhe t’i bëjnë njerëzit përreth tyre të lumtur në mënyrë që të mos humbasin favorin e tyre. Duke vepruar kështu, ata shpesh neglizhojnë nevojat, dëshirat dhe ndjenjat e tyre.

  • LEX | KGJK del me raport pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Thotë se kishte urdhër mbrojtës, zbulon se aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes

    LEX | KGJK del me raport pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Thotë se kishte urdhër mbrojtës, zbulon se aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes

    LEX | KGJK del me raport pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Thotë se kishte urdhër mbrojtës, zbulon se aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka dalë me një komunikatë të detajuar lidhur me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, e cila u vra mizorisht në Vitomiricë të Pejës, duke bërë publike rezultatet e inspektimit të jashtëzakonshëm në Gjykatën Themelore të Pejës.

    Sipas KGJK-së, inspektimi ka konstatuar se e ndjera kishte urdhër për mbrojtje gjatë gjithë kohës, ndërsa aktakuza ndaj bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, ishte pranuar në gjykatë vetëm më 26 tetor 2026, një ditë pas vrasjes së saj.

    Në komunikatën e publikuar më 28 tetor, KGJK njofton se kryesuesi i saj, Rrustem Thaçi, më 26 tetor kishte kërkuar urgjentisht nga Njësia për Inspektim Gjyqësor shqyrtimin e të gjitha veprimeve të ndërmarra nga Gjykata Themelore në Pejë lidhur me rastin C.nr.1300/2026.

    Inspektimi është realizuar më 26 tetor, ndërsa raporti përfundimtar është dorëzuar në KGJK më 28 tetor.

    KGJK: Arlinda kishte urdhër mbrojtës që nga 7 shtatori

    Sipas rezultateve të inspektimit, Gjykata Themelore në Pejë kishte pranuar më 7 shtator 2026 kërkesën për shqiptimin e urdhrit për mbrojtje emergjente.

    Po atë ditë, gjykata kishte nxjerrë aktvendim për caktimin e urdhrit për mbrojtje emergjente për Arlinda Zekaj-Sylajn.

    Megjithatë, kundër këtij vendimi ishte paraqitur kundërshtim nga pala e mbrojtur dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e viktimave, vetëm në pjesën që kishte të bënte me besimin e fëmijës dhe alimentacionin.

    Më 16 tetor 2026, Gjykata Themelore në Pejë kishte nxjerrë një aktvendim tjetër, përmes të cilit kishte aprovuar kërkesën e palës mbrojtëse.

    KGJK thekson se ndaj këtij aktvendimi nuk ishte paraqitur ankesë.

    Sipas Këshillit, të dy aktvendimet i ishin përcjellë Policisë së Kosovës për ekzekutim.

    Aktakuza ndaj bashkëshortit u pranua pas vrasjes së Arlindës

    Një tjetër detaj i rëndësishëm që del nga raporti është koha kur Gjykata Themelore në Pejë kishte pranuar aktakuzën ndaj bashkëshortit të viktimës.

    KGJK ka bërë të ditur se më 26 tetor 2026, në orën 08:56, gjykata kishte pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, me numër PP/II Nr.1340/2026, kundër Jeton Sylajt.

    Aktakuza ishte pranuar në gjykatë pasi Arlinda Zekaj-Sylaj ishte vrarë.

    Sipas komunikatës, aktakuza ishte regjistruar menjëherë në regjistrin fizik dhe elektronik, me numër P.nr.832/2026.

    KGJK: Albert Sylaj nuk figuronte në shkresat e kësaj lënde

    Një tjetër konstatim i inspektimit lidhet me personin e dyshuar për vrasjen e Arlindës.

    Sipas KGJK-së, në shkresat e lëndës së inspektuar figuronin vetëm Arlinda Zekaj-Sylaj si palë e mbrojtur dhe bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, si palë përgjegjëse.

    Në asnjë shkresë të kësaj lënde, sipas Këshillit, nuk ishte përfshirë Albert Sylaj, i cili dyshohet për kryerjen e vrasjes.

    Ky konstatim ka të bëjë me dokumentacionin e lëndës së inspektuar dhe jo domosdoshmërisht me të gjitha informacionet që mund të kenë pasur institucionet e tjera.

    Arlinda ishte ankuar te kryetari i Gjykatës për vendimmarrje të kundërligjshme

    Raporti zbulon gjithashtu se Arlinda Zekaj-Sylaj, më 17 shtator 2026, i ishte drejtuar me kërkesë kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë.

    Në këtë kërkesë, ajo kishte pretenduar se gjyqtari i çështjes kishte vendosur në mënyrë të kundërligjshme dhe jashtë afateve ligjore.

    Sipas KGJK-së, kryetari i gjykatës, po atë ditë, kishte kërkuar sqarime nga gjyqtari për veprimet e ndërmarra.

    Gjyqtari ishte përgjigjur po më 17 shtator, ndërsa më 20 tetor kryetari i gjykatës i kishte kthyer përgjigje Arlindës, duke i sqaruar veprimet e ndërmarra nga institucioni.

    Vetëm pesë ditë më vonë, Arlinda Zekaj-Sylaj u vra.

    KGJK mohon se kishte pranuar kërkesë nga Arlinda

    Në komunikatën e saj, KGJK ka reaguar edhe ndaj raportimeve se kryesuesi i Këshillit kishte pranuar kërkesë nga viktima.

    Institucioni i ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se nga kontrollimi i evidencave fizike dhe elektronike nuk rezulton të jetë pranuar ndonjë kërkesë nga Arlinda Zekaj-Sylaj.

    KGJK ka sqaruar se verifikimi është bërë në regjistrin fizik të pranimit të shkresave, në Sekretariat dhe në postën elektronike zyrtare.

    Në fund, Këshilli Gjyqësor ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë masa eventuale ndaj personave për të cilët konstatohet se veprimet apo mosveprimet e tyre kanë qenë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

    Megjithatë, komunikata nuk bën të ditur nëse inspektimi ka identifikuar shkelje konkrete disiplinore nga ndonjë gjyqtar apo zyrtar gjyqësor.

    Rasti i Arlinda Zekaj-Sylajt ka shkaktuar reagime të shumta publike dhe ka ngritur pyetje serioze për funksionimin e mekanizmave institucionalë të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje.

    Pavarësisht ekzistimit të urdhrit mbrojtës, Arlinda nuk arriti t’i shpëtonte vrasjes, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse dhe si janë zbatuar në praktikë masat e përcaktuara nga gjykata.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX The KGS report appears after Arlinda Zekaj’s murder: He says he had a defense order, reveals that the indictment against his husband arrived after the murder.

    Kosovo Judiciary Council ( The KCJ has come up with a detailed communiqué concerning the case of Arlinda Zekay-Sylaj, who was brutally killed in Vitomirica of Pec, publicising the results of extraordinary inspection at the Pec Foundation Court.

    According to the KDR, the inspection has concluded that the late one had a defense order all the time, while the indictment against her husband, Jeton Sylaj, was accepted in court only on October 26, 2026, the day after her murder.

    In the communiqué published on October 28th, the KDR reports that its leader, Rrustem Thaci, had urgently requested from the Judiciary Inspectation Unit, reviewing all actions undertaken by the Constitutional Court in Pec concerning the C.n.1300/2026 case.

    The inspection is conducted on October 26th, while the final report has been submitted to the KDR on October 28th.

    K JC: Arlinda had a protective order since September 7th.

    According to the results of the inspection, the Constitutional Court in Pec had accepted on September 7th 2026 the request for the pronunciation of the emergency defence order.

    The same day, the court had made a decision to appoint an emergency defence order for Arlinda Zekiay-Sylay.

    However, opposition to this decision was presented by the protected side and representative for the protection of the victims only in the part involved in the child’s faith and allimentation.

    On October 16, 2026, the Constitutional Court in Pec had issued another ruling through which it approved the request of the defense party.

    The CGEC points out that no complaint was filed against this act.

    According to the Council, both decisions were forwarded to the Kosovo Police for execution.

    The act against her husband was accepted after Arlinda’s murder

    Another important detail derived from the report is the time when the Constitutional Court in Pec had accepted the indictment against the victim’s husband.

    K JCK has announced that on October 26, 2026, at 8:56, the court had accepted the act of Constitutional Prosecution in Pec in number PP/ II No.1340/2026, versus Sylayt.

    The indictment was admitted to court after Arlinda Zekaj-Sylaj was killed.

    According to the communiqué, the indictment was immediately registered in the physical and electronic registry, numberd P.N.832/2026.

    K JCK: Albert Syley didn’t figure out the paperwork on this subject

    Another inspection conclusion is linked to the suspect in Arlinda’s murder.

    According to the KGS, only Arlinda Zekay-Sylay as a protected party and her husband, Jeton Sylaj, as a responsible party.

    No letter of this subject, according to the Council, was included by Albert Sylaj, who was suspected of committing the murder.

    This consisting is about the documentation of the controlled subject and not necessarily all the information other institutions may have had.

    Arlinda had complained to the president of the Court about illegal decision-making

    The report also finds that Arlinda Zekiaj-Sylaj, on 17 September 2026, was addressed at the request to the head of the Foundation Court in Pec.

    In that request, she had claimed that the judge of the case had illegally and outside legal terms.

    According to the KDR, the court’s chairman, the same day, had sought clarification from the judge of the actions taken.

    The judge had responded on September 17th, while on October 20, the court chief had responded to Arlinda, clarifying the actions taken by the institution.

    Just five days later, Arlinda Zekaj-Sylaj was killed.

    K JSK denies accepting request from Arlinda

    In its communiqué, the KDR has also responded to reports that the chairman of the Council had accepted requests from the victim.

    The institution has denied these claims, stressing that from controlling physical and electronic evidence does not result in any request from Arlinda Zekiaj-Sylay.

    K The JPS has clarified that verification was made in the physical registry of paperwork, in secretaries and in official E – mail.

    In the end, the Judiciary Council has warned that it will take all necessary legal actions, including eventual measures against those for whom their actions or inactions have been in conflict with the legislation in force.

    However, the communiqué does not reveal whether the inspection has identified concrete disciplinary violations by any judge or judicial official.

    The Arlinda Zekiaj-Sylaj case has prompted numerous public reactions and has raised serious questions about the functioning of institutional mechanisms to protect victims of domestic violence.

    Despite the existence of the defense order, Arlinda failed to escape the murder, while remaining to clarify whether and how the court-set measures have been implemented in practice.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Balaj për arrestimin e Albert Sylajt: Angazhimi i FIT-it tregon se rrezikshmëria ishte e lartë

    Balaj për arrestimin e Albert Sylajt: Angazhimi i FIT-it tregon se rrezikshmëria ishte e lartë

    Eksperti i sigurisë, Jahë Balaj, ka thënë se angazhimi i njësisë speciale FIT në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt tregon se vlerësimi i rrezikshmërisë ka qenë i lartë.

    Në emisionin FIVE, Balaj ka vlerësuar punën e policisë për arrestimin e të dyshuarit, duke theksuar se qëllimi i saj është që personat e dyshuar të kapen të gjallë dhe të minimizohet rreziku për zyrtarët policorë.

    “Kjo është arsyeja, pra, që ka shkuar njesia FIT-i. Jam i sigurt që kjo është, dhe ka lëshu një mesazh. Pra, sipas mediave që do t’ju vras. Edhe na e dimë gjithë, edhe unë e di që kemi një njësinë shumë mirë, njohur edhe në rajon. Edhe fakti që ka hy FIT, do me thonë, rrezikshmëria ka qenë e lartë. Edhe i përgëzoj për sukseset që e ka ba, se nuk është që janë vonu me e kap te dyshuari”, ka deklaruar ai.

    Ai ka shpjeguar se Policia e Kosovës ka persona të trajnuar për negociim dhe se kjo metodë përdoret në situata të ndryshme për të qetësuar situatën dhe për të mundësuar arrestimin.

    Sipas Balajt, negociimi ka rol kyç në raste të tilla, pasi policia mund të shqyrtojë disa nga kërkesat e të dyshuarit pa dhënë premtime që nuk mund t’i përmbushë.

    Balaj ka theksuar se i dyshuari duhet të trajtohet në përputhje me procedurat ligjore dhe se prioritet mbetet arrestimi i tij në mënyrë të sigurt.

    Burimi: Dukagjini

  • Balaj for Albert Sylajt’s arrest: FIT engagement shows risk was high

    Security expert Jahe Balaj has said the FIT special unit’s commitment to arresting the suspect in the assassination of Arlinda Zekaj shows that the risk assessment has been high.

    On show F. IVE, Balaj has praised the police’s work for arresting the suspect, stressing that its goal is for suspected persons to be caught alive and the danger to police officials is downplayed.

    That’s why the FIT unit went. I’m sure this is it, and it left a message. So according to the media I’m going to kill you. Even we all know, and I know we have a very good unit, known in the region. Even the fact that FIT has entered, they will tell me, risk has been high. I also congratulate them on the successes he has made, that they are not late to apprehend the suspect, he has declared.

    He has explained that Kosovo police have trained persons for negotiating and that this approach is used in different situations to calm the situation and enable arrest.

    According to Balaj, negotiating has a key role in such cases, as police can consider some of the suspects’ demands without giving promises they cannot fulfil.

    Balaj has stressed that the suspect should be treated in accordance with legal procedures and that the priority remains his arrest safely.

    Source Layer: Dukeagini

  • Studentët ngrenë alarmin në Serbi: Po përgatitet një sulm për të na fajësuar neve për dhunë

    Studentët ngrenë alarmin në Serbi: Po përgatitet një sulm për të na fajësuar neve për dhunë

    Studentët në Serbi kanë paralajmëruar se kanë marrë informacione për një sulm të mundshëm të inskenuar ndaj redaksisë së medias Informer në Beograd, i cili, sipas tyre, mund të ndodhë gjatë mbrëmjes së sotme.

    Përmes një reagimi në rrjetin social X, studentët kanë shprehur dyshimin se incidenti mund të organizohet nga persona të caktuar me qëllim që përgjegjësia t’u atribuohet atyre dhe lëvizja studentore të paraqitet si e dhunshme.

    Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen thirrjeve për veprime të tilla dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj informacioneve që mund të përhapen gjatë mbrëmjes.

    Studentët kanë theksuar se janë të vetëdijshëm se kujt mund t’i shërbejë një skenar i tillë, duke shtuar se nuk do të lejojnë që lëvizja e tyre të diskreditohet.

    Paralajmërimi vjen pas incidentit të së hënës në mbrëmje, kur një grup qytetarësh hyri në ndërtesën e televizionit Informer në Beograd, duke ndërprerë transmetimin e programit. Ngjarja u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë para objektit.

    Kryeredaktori i Informerit, Dragan J. Vuçiqeviq, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë i kërkoi Ilija Srdanoviqit, bartësit të Listës Studentore, që të ndërhynte për t’i bindur protestuesit të largoheshin. Srdanoviqi tha se duhej ta verifikonte informacionin, pasi nuk i besonte.

    Pas incidentit, studentët në bllokadë u distancuan nga hyrja me forcë në redaksinë e medias, duke theksuar se nuk mbështesin sulmet ndaj mediave dhe institucioneve.

    Ata deklaruan se synojnë të luftojnë për lirinë e mediave dhe gazetarinë profesionale përmes institucioneve, ndërsa u kërkuan mbështetësve të tyre të shmangin dhunën dhe të ruajnë qetësinë.

    Ndërkohë, ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e dënoi hyrjen në Informer, duke e cilësuar atë si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe gazetarisë. Ai u bëri thirrje institucioneve shtetërore të reagojnë, ndërsa qeveria në detyrë dënoi dhunën dhe bëri thirrje për një proces paqësor politik.

    Deri më tani, paralajmërimi i studentëve për një sulm të mundshëm të inskenuar mbetet një pretendim i tyre dhe nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/

  • KGJK-ja mbulohet nga tymi i kuq

    KGJK-ja mbulohet nga tymi i kuq

    KGJK-ja mbulohet nga tymi i kuq

    Protesta e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe te Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pasi protestuesit kanë kaluar më herët në Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

    Në hyrje të objektit të KGJK-së janë shkruar parulla që shprehin pakënaqësi ndaj sistemit të drejtësisë dhe funksionimit të tij.

    Protesta po mbahet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KRC is covered with red smoke

    Protest organised after the assassination of Arlinda Zekaj has continued at the Kosovo Judiciary Council ( The KDR), after protesters passed earlier to the Ministry of Justice, the Kosovo Prosecutorial Council and the Kosovo Police.

    In the introduction of the KDR facility, slogans have been written that express dissatisfaction with the justice system and its functioning.

    The protest is held in the wake of Arlinda Zekiaj’s murder, which has prompted reactions and demands for institutional responsibility.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal