Burimi: Dukagjini
Category: Lajme
-

Fitoi zgjedhjet në Serbi, çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Aleksandar Vuçiç e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore të sigurojë shumicën në parlamentin e ri.
Sipas vlerësimeve paraprake të CRTA-s, Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave, kundrejt 40,42 për qind për listën “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”. Këto nuk janë rezultate përfundimtare zyrtare.
Lista Studentore doli nga lëvizja e protestave studentore kundër korrupsionit, të nisura pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 2024, ku humbën jetën 16 persona. Ajo nuk ka një udhëheqës të vetëm: studentët organizohen përmes plenumeve, ku vendimet merren kolektivisht, ndërsa për zgjedhjet mbështetën një listë kandidatësh nga fusha të ndryshme profesionale dhe shoqërore.
Por, çfarë planifikon Lista Studentore për Kosovën?
Gjatë fushatës, kandidatët e Listës Studentore u shprehën për rishqyrtimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, rikthimin e çështjes së statusit të saj në Kombet e Bashkuara dhe marrjen e vendimeve vetëm pas konsultimeve me serbët e Kosovës.
Mbetet të shihet nëse do t’u qëndrojnë këtyre qëndrimeve edhe pas zgjedhjeve.
Në qëndrimet publike në Serbi, të cilat Radio Evropa e Lirë i analizoi para zgjedhjeve të së dielës, qëndrimi i përbashkët i kësaj lëvizjeje politike, të dalë nga protestat studentore kundër korrupsionit, është: “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, siç shkruan në Kushtetutën e vendit”.
Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje mbanin simbolikisht me vete Kushtetutën e Serbisë gjatë fushatës, me mesazhin se do ta mbronin dhe se do të vepronin vetëm në përputhje me të.
Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, zhvillohen që nga viti 2011. Në këtë kuadër janë arritur dhjetëra marrëveshje, për të cilat shumë analistë politikë thonë se përbëjnë njohje “de facto” të pavarësisë së Kosovës.
Një nga marrëveshjet e fundit, të pranuara në nivel politik nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, është Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e njohur edhe si Marrëveshja Bazë, e dakorduar më 27 shkurt 2023 në Bruksel, pas propozimit franko-gjerman. Ajo parashikon respektimin e integritetit territorial dhe zotimin e Serbisë që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Aneksi për zbatimin e saj u dakordua më 18 mars 2023 në Ohër dhe njihet si Aneksi i Ohrit.
Kosova, nga ana tjetër, pranoi detyrimin që t’u sigurojë serbëve të Kosovës një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, përkatësisht ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Çfarë tani?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kushtëzon vazhdimin e dialogut në nivel të lartë politik me ekstradimin nga Serbia të Millan Radoiçiçit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë.
Lista Studentore, e cila mund të përcaktojë politikën shtetërore të Serbisë gjatë katër vjetëve të ardhshëm, deri më tani nuk ka shprehur qëndrim të qartë për këtë çështje.
Kritikat janë drejtuar kryesisht ndaj Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, të formuar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe të Aleksandar Vuçiçit. Deri në sulmin në Banjskë, Millan Radoiçiç ishte nënkryetar i kësaj partie.
Megjithatë, largimi i Vuçiçit nga pushteti dhe ardhja në pushtet e Listës Studentore mund të sjellin ndryshime në mënyrën se si Beogradi ushtron ndikim politik te serbët e Kosovës, veçanërisht përmes Listës Serbe. Ndikimi i Serbisë, megjithatë, shkon përtej saj: për mijëra serbë të Kosovës, institucionet e financuara nga Beogradi janë burim vendesh pune, pagash, pensionesh dhe ndihmash sociale. Arsimi dhe shëndetësia vazhdojnë të funksionojnë me financim nga Serbia dhe të punësojnë mijëra pjesëtarë të komunitetit serb.
Serbët nga veriu i Kosovës duke pritur për të votuar pranë një qendre votimi në Rashkë të Serbisë.
Në Listën Studentore ishin edhe katër përfaqësues të Universitetit në Mitrovicën e Veriut, i cili funksionon në sistemin e Serbisë. Mes tyre ishte edhe docenti i Fakultetit të Mjekësisë, Jugosllav Gashiç, i cili ka folur për gazetën beogradase “Danas” për integrimin e mundshëm të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që funksionojnë në sistemin e Serbisë në zonat e banuara me serbë në Kosovë.
“Nëse ai [integrimi] është vetëm regjistrim në të ashtuquajturin sistem të Kosovës, për mua është i pranueshëm, por integrimi si kosovarizim është absolutisht i papranueshëm”, tha ai.
Kosova e ngriti këtë çështje në shtator të vitit të kaluar, me arsyetimin se sistemi i dyfishtë është i paqëndrueshëm, ndërsa bashkësia ndërkombëtare këmbëngul që integrimi eventual duhet të zhvillohet në konsultim me komunitetin serb. Bashkësia ndërkombëtare i ka kritikuar edhe më herët veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë, pa siguruar mënyra alternative për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Marko Savkoviç vlerëson se infrastruktura politike e ndërtuar gjatë pushtetit të Vuçiçit do të vihej në pikëpyetje me largimin e tij.
“Ajo infrastrukturë do të përballej me kriza që do ta kishte shumë të vështirë t’i kapërcente: kriza financimi, kriza udhëheqjeje dhe kriza identiteti”, kishte thënë Savkoviç, bashkëpunëtor i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Beograd, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë në fillim të tetorit.
Aleksandar Vuçiç gjatë fjalimit të dorëheqjes nga posti i presidentit, 27 shtator 2026.
Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e mbështetjes së Serbisë për serbët e Kosovës, por ngre pyetjen se në çfarë forme do të vazhdonte ajo dhe sa do të mbetej e lidhur me kontrollin politik nga Beogradi.
Për Sonja Biserkon nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ndryshimi i pushtetit mund të krijojë hapësirë për një qasje tjetër.
“Për serbët e Kosovës do të ishte e rëndësishme që një pushtet i ri në Serbi të kishte një qasje realiste ndaj tyre, t’i ndihmonte ta forconin pozitën e tyre në Kosovë dhe t’i orientonte drejt dialogut me Prishtinën. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ta”, kishte thënë Biserko për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Ndërkaq, në një debat në transmetuesin publik të Serbisë, Jugosllav Gashiç tha se nëse Lista Studentore vjen në pushtet, do të këmbëngulë që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën t’i nënshtrohen procedurës parlamentare dhe shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, me mundësinë e rishikimit të tyre.
Për momentin nuk është e qartë nëse kjo do të nënkuptonte përpjekje për kundërshtimin juridik të detyrimeve të marra më herët, rishikimin e tyre politik apo ndryshimin e mënyrës se si Beogradi i zbaton ato.
Politologët që ndjekin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, Ognjen Gogiç dhe Aleksandar Shljuka, kanë vlerësuar më herët për REL-in se autoritetet e ardhshme në Serbi nuk do të mund të tërhiqen nga dialogu, sepse një veprim i tillë do të rrezikonte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Memorandumi për Kosovën
Në mesin e vitit, në njërin prej tubimeve, Lista Studentore publikoi edhe Memorandumin për Kosovën, në të cilin Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme dhe përbërëse e Republikës së Serbisë”.
Një pjesë e opinionit publik në Serbi e kritikoi tekstin e memorandumit, duke vlerësuar se me politika nacionaliste nuk mund të mposhtet Partia Përparimtare Serbe. Memorandumi për Kosovën përmban katër pika.
Në njërën prej tyre thuhet se çështja e Kosovës “nuk mund të zgjidhet në izolim, por vetëm brenda zhvillimeve komplekse të bashkësisë ndërkombëtare” dhe se autoritetet në Serbi duhet “të bashkëpunojnë në mënyrë aktive dhe konstruktive me të gjitha organizatat përkatëse ndërkombëtare”, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme “brenda kuadrit të Kushtetutës së tyre”.
Në fund të shtatorit, studentët publikuan edhe një episod të fushatës së tyre zgjedhore me titull “Tradhtia e Kosovës”.
Kritika e tyre ndaj Vuçiçit nuk është se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ata e kritikojnë për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tij: nga heqja e targave dhe dinarit serb në Kosovë deri te mbyllja nga autoritetet kosovare e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.
Megjithatë, qëndrimin e të gjitha qeverive pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviçit, se Kosova është pjesë e Serbisë, e ndan edhe shumica e qytetarëve të Serbisë. Sipas një hulumtimi të Institutit për Çështje Evropiane të vitit 2023, më shumë se 50 për qind e qytetarëve u shprehën kundër pavarësisë së Kosovës.
Duke qenë se kundërshtimi i shtetësisë së Kosovës, nuk filloi me Vuçiçin, sipas Marko Savkoviçit, dhe nuk ka gjasa të përfundojë me të.
Savkoviç i tha Radios Evropa e Lirë se hapësira politike në Serbi për një qasje thelbësisht tjetër ndaj statusit të Kosovës, vazhdon të jetë shumë e kufizuar.
“Kur bëhet fjalë për kundërshtimin e vetë shtetësisë së Kosovës si koncept, kjo është sigurisht politikë shtetërore dhe këtu mund të pritet njëfarë vazhdimësie, kushdo që të jetë në pushtet në Serbi. Opsionet politike që e pranojnë gjendjen de facto, sepse Kosova de facto është shtet, janë të pakta, janë në margjinat politike”, thotë Savkoviç për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
As Sonja Biserko nuk pret që qasja ndaj statusit të Kosovës të ndryshojë shpejt edhe nëse në Beograd vjen një pushtet tjetër, shkruan rel.
“Është e sigurt se, në situata të ndryshme krize, secili do të përpiqet ta përdorë Kosovën për mobilizim emocional, për të mbledhur njerëz rreth vetes. Mendoj se, në thelb, nuk do të ketë ndryshime sa i përket statusit të Kosovës. Kjo përjashtohet”, thotë Biserko për Exposenë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali
-

“Asgjë me rëndësi për të raportuar.” Vetëm një grua e kanë vrarë

“Asgjë me rëndësi për të raportuar” – vrasja e Arlindës nuk figuron në raportin policor të 24 orëve të fundit
Vrasja e Arlinda Sylaj Zekajt, e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, nuk është përfshirë në raportin policor të 24 orëve të fundit për Pejën.
Në rubrikat “Incidentet kriminale” dhe “Rastet tjera – ngjarjet” është shënuar: “Asgjë me rëndësi për të raportuar.”
Mbetet të sqarohet koha e hartimit të raportit dhe periudha e saktë që ai mbulon, për të përcaktuar nëse ngjarja kishte ndodhur brenda intervalit të raportimit.
Arlinda dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për kërkesat që viktima ua kishte drejtuar institucioneve para vrasjes. Në një letër të pranuar nga Prokuroria më 22 tetor, ajo kishte paralajmëruar rrezikun ndaj jetës së saj.
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Arlinda.
Prokuroria Themelore në Pejë ka deklaruar se parashtresa ishte regjistruar për vlerësim nga prokurori kompetent dhe ishte përcjellë për trajtim urgjent tek institucionet përkatëse.
Tri ditë pas pranimit të letrës, Arlinda u vra.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali
-
Nothing important to report. Only one woman was killed
Nothing important to report that Arlinda’s murder is found in the last 24 hours’ police report.
The murder of Arlinda Silla Zekaj, on Sunday night at Vitomirica in Pec, has not been included in the recent 24-hour police report on Pec.
In the address books criminal incidents and other cases, the events are marked: Nothing important to report. )
The time of drafting the report remains to be clarified and the exact period it covers, to determine whether the event had occurred within the interval of reporting.
Arlinda was allegedly killed with ax by her brother-in-law, Albert Sylaj, who later left the scene.
The signal newspaper also reported on requests the victim had addressed to institutions before the assassination. In a letter received by the Prosecutor’s Office on October 22nd, she had warned of the danger to her life.
I wish the day would not come when you and the responsible institutions were forced to render an account only after my life was taken, Arlinda wrote.
The Constitutional Prosecutor in Pec has stated that the parachute was registered for assessment by the competent prosecutor and was forwarded for urgent treatment to the relevant institutions.
Three days after the letter was received, Arlinda was killed.
Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.
The signal where the truth speaks before the news!
Source Layer: Signal
-

Hoxhaj për rastin e Arlinda Zekajt: Shteti ka dështuar në detyrën e tij më themelore – mbrojtjen e jetës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt në Pejë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një krim të rëndë dhe alarm për shtetin.
Përmes një reagimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se është e papranueshme që një grua të kërkojë mbrojtje nga institucionet dhe më pas të humbasë jetën, duke kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi për çdo dështim institucional.
“Kur një qytetare paralajmëron rrezikun, shteti ka detyrim ta mbrojë! Nuk mjaftojnë deklaratat e dënimit dhe ngushëllimet. Duhet hetim i plotë dhe përgjegjësi për çdo dështim institucional”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka theksuar se mbrojtja e jetës është detyrimi më themelor i shtetit dhe se dështimi për t’i mbrojtur gratë nga dhuna përbën dështim të rëndë institucional.
“Kur shteti nuk arrin t’i mbrojë gratë nga dhuna, dështon në detyrën e tij më themelore – mbrojtjen e jetës!”, ka deklaruar Hoxhaj./Klankosova.tv
-

“Nuk e la djalin në duart e tyre”, Kuçi kritikon shtetin: U bë shkelje për shtatë muaj me radhë!

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë që e ndjera, Arlinda Zekaj ka dashur domosdoshmërisht të kthehej mbrëmë në shtëpinë e saj.
Ajo tha se shteti ka bërë shkelje shtatë muaj me radhë në rastin e Arlinda Zekajt, transmeton Klankosova.tv.
“Në të njëjtën kohë, Policia e ka çu para dere Linden, nuk ka pritur as 5 minuta rreth shtëpisë, e ka lëshuar në atë derë ku ata kanë presupozuar që është rrezik për Linden me hy. Në shtëpinë që Linda e ka ndërtuar me burrin e saj, në shtëpinë ku fëmija ka qenë aty brenda, në atë shtëpi ku kunata e vjehrra kanë qëndru ilegalisht për me ushtru dhunë psiqike dhe fizike ndaj saj”.
“Pra Prokuroria e Pejës, ku guxon me na thënë që Linda nuk ka dëgjuar mbrëmë e qenka kthyer në shtëpi, por nuk ka marrë asnjë vendim për hetim, nuk është shkarkuar askush pse Linda dje është lënë vetëm te dyert e oborrit, ka hyrë te kunati e te vjehrra në shtëpinë e saj, për me nejt me djalin e saj. Për mos me lënë djalin në duart e dhunuesve. Qe çfarë shteti është ky? Shtet që ka bërë shkelje për shtatë muaj me radhë”, u shpreh Kuçi.
-

Ekskluzive: Flet avokatja e Arlinda Zekajt – kërkon drejtësi për të (VIDEO)

Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, në emisionin “Kosova Today” ka kërkuar që e ndjera të bëhet arsyeja që të ndryshohet sistemi i qasjes ndaj viktimave të dhunës.

