Category: Lajme

  • Ekskluzive | Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

    Ekskluzive | Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

    Ekskluzive | Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

    Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar bashkëshortin e saj Jeton Sylaj pranë Policisë së Kosovës në Pejë.

    Në deklaratën e siguruar ekskluzivisht nga Sinjali, Zekaj e kishte denoncuar atë për kanosje.

    “Deklaroj se me datë 25.10.2026 diku rreth orës 17 pasi unë kam dal nga banjo dhe e kam pritur lavatriqen që t’ i përfundoj rrobat e anëtarëve të Jetonit dhe pasi përfundoj lavatriqja unë i kam futur rrobat e mija që të pastrohen e kam lëshuar lavatriqen dhe shkova në kuzhinë për të ngren bukë dhe vetëm kur e kam dëgjuar Jetonin duke bërtit me të madhe dhe ka filluar që të më kërcënoj me fjalët “unë të thej, të mbys, çka lyp ti ne shtëpinë time ti nuk guxon kështu me vepru kush je ti, dhe më pas i kishte marrë rrobat e mija dhe i ka gjuajtur në oborrin e shtëpisë sic edhe e kanë parë Policia. Unë menjëherë nga frika e kam thirrur Policinë. A duhet me më vra Jetoni që ju Policia atëherë ta arrestoni shizofenin.”, thuhet në deklaratën e dhënë pranë Policisë.

    E njëjta kishte kërkuar që pas dhënies së deklaratës të kthehej në shtëpi, mirëpo e pyetur nëse ndihej e sigurt duke qenë se aty jetonin familjarët e tij, ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt për shkak të familjarëve të bashkëshortit.

    “Jo unë nuk pranoj që të shkoj në strehimore unë dua të shkoj në shtëpinë time. Nuk e di vetën të sigurt sa duhet por nuk heq dorë nga djali dhe pasuria ime. Shteti ka pasur obligim dhe ka për t’ i larguar uzurpatoret nga shtëpia ime”, thuhet tutje në deklaratën e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Djali i vogël më jep forcë të luftoj” – Rrëfimi prekës i Saranda Jakupit për betejën me kancerin e gjirit në podcastin "Shëndeti në rend të parë"

    “Djali i vogël më jep forcë të luftoj” – Rrëfimi prekës i Saranda Jakupit për betejën me kancerin e gjirit në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

    Prej rreth gjashtë vjetësh e gjysmë, Saranda Jakupi po përballet me kancerin e gjirit.

    Nëntë ndërhyrje kirurgjikale, trajtime të vazhdueshme dhe sfida të mëdha fizike e emocionale janë pjesë e rrugëtimit të saj, të cilin e rrëfeu në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.

    Jakupi tregoi se përpara diagnostikimit kishte një jetë të qetë dhe nuk e kishte menduar se një ditë do të përballej vetë me këtë sëmundje.

    – YouTube www.youtube.com

    Ajo kujtoi se simptomat e para ishin therjet në gjirin e majtë, rrjedhja dhe skuqja, të cilat fillimisht i kishte lidhur me një infeksion të mundshëm.

    Pas vizitës mjekësore dhe ekzaminimit me ultrazë, iu rekomandua biopsia, rezultati i së cilës konfirmoi diagnozën e kancerit të gjirit.

    “M’u duk që m’u shemb krejt ajo ndërtesë”, u shpreh Saranda, duke përshkruar tronditjen që përjetoi kur mori lajmin.

    Ajo tregoi se pas diagnostikimit iu desh të merrte vendime të shpejta për trajtimin, ndërsa një ndër shqetësimet më të mëdha ishte mënyra se si do t’ua komunikonte sëmundjen prindërve, bashkëshortit dhe tre djemve të saj.

    Saranda rrëfeu se pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale, momenti kur e pa veten në pasqyrë ishte veçanërisht i vështirë.

    Më vonë iu nënshtrua edhe ndërhyrjeve të tjera. Sipas saj, deri tani ka kryer nëntë operime, përfshirë ndërhyrjet në të dy gjinjtë dhe në pjesë të tjera të trupit.

    Edhe pse thotë se është përshtatur me ndryshimet fizike, ajo pranon se përballja emocionale vazhdon të jetë e vështirë, veçanërisht pasi sëmundja ka prekur edhe pjesë të tjera të trupit.

    Aktualisht, Saranda po vazhdon trajtimin onkologjik dhe tregon se terapia e fundit ka qenë më e rëndë për të sesa trajtimet e mëparshme.

    “Djali i vogël është arsyeja më e madhe pse vazhdoj”

    Një nga momentet më prekëse të intervistës ishte rrëfimi për mbështetjen që merr nga familja, sidomos nga djali i saj më i vogël.

    Saranda tregoi se bashkëshorti, prindërit, familjarët dhe shoqëria kanë luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e sëmundjes, por djali i vogël mbetet motivimi i saj më i madh.

    “Ai më shtyn dhe më jep vullnet për me luftu sot këtë sëmundje”, tha ajo.

    Ajo kujtoi edhe momentet kur djali e përqafon dhe përpiqet t’i japë kurajë, ndërsa pranoi se ai shpesh i mban brenda shqetësimet që përjeton për gjendjen e nënës.

    Përveç përvojës personale, Saranda foli edhe për vështirësitë që hasin pacientët me sëmundje onkologjike në Kosovë.

    Ajo vlerësoi përkushtimin e stafit shëndetësor në Onkologji, por theksoi se nevojitet mbështetje më e madhe institucionale, veçanërisht për sigurimin e barnave dhe lehtësimin e shpenzimeve.

    Saranda tregoi rastin e një pacienteje nga Malisheva, e cila, sipas rrëfimit të saj, kishte ardhur për trajtim, por nuk kishte mundësi financiare të blinte një injeksion. Pacientes i kishin dalë në ndihmë njerëzit e pranishëm.

    “Kjo të shkatërron me emocion, ta shkatërron trupin, ta shkatërron xhepin”, u shpreh ajo, duke përshkruar ndikimin e sëmundjes në jetën e pacientëve.

    Jakupi kërkoi gjithashtu që shërbimet onkologjike të jenë më të qasshme edhe jashtë Prishtinës, për të zvogëluar barrën e udhëtimeve të vazhdueshme.

    Një tjetër temë që Saranda ngriti ishte rëndësia e komunikimit ndërmjet mjekut dhe pacientit.

    Ajo tregoi se shpjegimet e qarta për gjendjen shëndetësore, terapinë dhe efektet anësore e kanë ndihmuar të ndihet më e përgatitur emocionalisht.

    Sipas saj, pacientët nuk kanë nevojë vetëm për trajtim mjekësor, por edhe për kohë, mirëkuptim dhe mbështetje gjatë konsultave.

    “Ma mirë kryej 20 pacientë, po qysh duhet, jo dyzet”, ishte mesazhi i saj për nevojën e një komunikimi më cilësor.

    Ky podcast mbështetet nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. /Telegrafi/

  • Anulohet vizita e planifikuar e Zelenskyt - për bisedime paqeje - në Bruksel

    Anulohet vizita e planifikuar e Zelenskyt – për bisedime paqeje – në Bruksel

    Vizita e planifikuar e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Bruksel, këtë javë, për bisedime të nivelit të lartë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, raportohet se është anuluar.

    Dmytro Lytvyn, këshilltari për komunikim i Zelenskyt, u tha gazetarëve të hënën se Kievi nuk mund ta konfirmonte më vizitën, për shkak të ndryshimeve në planet e palës amerikane.

    Duke folur për mediat ukrainase të dielën, Zelensky tha se bisedimet ishin planifikuar për datat 27 ose 28 tetor dhe në to pritej të merrnin pjesë përfaqësues të Ukrainës, SHBA-së dhe BE-së, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

    I pyetur nga Euronews lidhur me bisedimet e planifikuara, Komisioni Evropian deklaroi se mbetet i angazhuar në përpjekje diplomatike, por nuk dha detaje të mëtejshme, përcjell Telegrafi.

    “Komisioni vazhdon të marrë pjesë në bisedime dhe përpjekje me aleatët dhe partnerët për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”, tha një zëdhënës i Komisionit për Euronews.

    “Në këtë fazë, nuk kemi informacione të tjera për të ndarë”.

    Takimi në Bruksel synonte të pasonte një sërë diskutimesh diplomatike të zhvilluara në Oslo javën e kaluar, përfshirë bisedimet midis Zelenskyt dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, në të cilat morën pjesë gjithashtu presidenti finlandez Alexander Stubb dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre.

    Sipas Zelenskyt, në diskutime më të gjera përfshiheshin edhe këshilltarët e sigurisë të liderëve të Britanisë, Francës dhe Italisë, si dhe Björn Seibert, shefi i kabinetit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Zelensky tha se SHBA-ja i informoi më pas partnerët e saj, pas bisedimeve që Witkoff zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg.

    “Ne morëm një informim nga amerikanët; tani ata nuk kërkojnë thjesht të na informojnë, por duan të diskutojnë për sigurinë, garancitë, si dhe për përfshirjen e BE-së në një kuptim më të gjerë”, theksoi Zelensky.

    “Ata kërkojnë një takim në Bruksel këtë javë. Amerikanët, Ukraina, BE-ja në nivel presidencial dhe NATO-ja në nivel të Sekretarit të Përgjithshëm. Nuk e di nëse do të ketë edhe të tjerë pjesë të këtij grupi në Bruksel”.

    Ky zhvillim vjen në prag të një raundi tjetër negociatash midis ekipeve ukrainase, amerikane dhe ruse, të cilat, sipas Zelenskyt, ishin planifikuar për gjysmën e parë të nëntorit.

    Abu Dabi është përmendur si një vend i mundshëm, ndonëse data dhe vendndodhja ende nuk janë konfirmuar. /Telegrafi/

  • Zelensky’s planned visit &#82/11; for peace talks &#82/11; in Brussels

    Ukrainian President Wolfymyr Zelensky’s planned visit to Brussels this week for high-level talks with the US, the EU and NATO, reportedly has been cancelled.

    Dmytro Lytvyn, Zelensky’s communications adviser, told reporters Monday that Kiev could no longer confirm the visit, due to changes to American side plans.

    Speaking to Ukrainian media on Sunday, Zelensky said the talks were scheduled for October 27th or 28th, and representatives of Ukraine, the US and the EU were expected to participate, as well as the Secretary General NATO, Mark Rutte.

    Asked by Euronews concerning the planned talks, the European Commission said it remains committed to diplomatic efforts, but did not provide further details, Telegrafi conveys.

    The commission continues to participate in talks and efforts with allies and partners to achieve a fair and lasting peace for Ukraine, a Commission spokesman for Euronews said.

    At this stage, we have no other information to share.

    The meeting in Brussels was intended to follow a series of diplomatic discussions held in Oslo last week, including talks between Zelensky and US special envoy Steve Witkoff, in which Finnish President Alexander Stubb and Norwegian Prime Minister Jonas Gahr Støre also participated.

    According to Zelensky, security advisers of the leaders of Britain, France and Italy were included in broader discussions, as well as Björn Seibert, chief of the European Commission president’s cabinet, Ursula von der Leyeen.

    Zelensky said the US later briefed its partners following talks Witkoff conducted with Russian President Vladimir Putin in St Petersburg.

    We got a tip from Americans; now they don’t just want to inform us, but they want to discuss security, guarantees, as well as EU involvement in a broader sense, Zelensky stressed.

    They want a meeting in Brussels this week. Americans, Ukraine, the EU at the presidential level and NATO level of the Secretary General. I don’t know if there will be any other parts of this group in Brussels.

    This development comes on the eve of another round of negotiations between Ukrainian, American and Russian teams, which, according to Zelensky, were scheduled for the first half of November.

    Abu Dhabi has been mentioned as a possible location, although the date and location have not yet been confirmed. /Telegraph/

  • Burn a car in Podujevo, police start investigating

    A car with local license plates is involved in a fire in Podujevo in the early hours Sunday.

    According to the Kosovo Police report, the case was reported on October 25th, about 01:50.

    Police units and firemen are on the scene, who have managed to extinguish the fire.

    The case has been initiated as a witch and is being investigated by competent organs. /Telegraphy/

  • Digjet një veturë në Podujevë, policia nis hetimet

    Digjet një veturë në Podujevë, policia nis hetimet

    Një veturë me targa vendore është përfshirë nga zjarri në Podujevë, në orët e para të së dielës.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 01:50.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

    Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

  • “Nobody Wants This” në vend të parë në Netflix në 22 vende, sezoni i ri mund të shikohet brenda një mbrëmjeje

    “Nobody Wants This” në vend të parë në Netflix në 22 vende, sezoni i ri mund të shikohet brenda një mbrëmjeje

    Sezoni i tretë i “Nobody Wants This ” me Kristen Bell dhe Adam Brody është i pari në Netflix në 22 vende, dhe të 10 episodet mund të shikohen brenda një mbrëmjeje.

    Sezoni i ri mbërriti në Netflix më 22 tetor. Episodet zgjasin midis 25 dhe 30 minutave, kështu që i gjithë sezoni, sipas ScreenRant, zgjat katër orë e 13 minuta, pothuajse sa dy filma radhazi.

    Sipas FlixPatrol, një faqe interneti që gjurmon renditjet më të mira të Netflix, seriali ishte në vendin e parë si në Kanada ashtu edhe në Australi më 24 tetor. Ai ishte në vendin e dytë në listën botërore, menjëherë pas sezonit të ri të “Lupin”.

    Vlerësime më të mira se sezoni i dytë

    Në Rotten Tomatoes, sezoni i tretë ka një vlerësim pozitiv prej 87 përqind, bazuar në 15 recensione. Vlerësimi i audiencës nuk është publikuar ende sepse votuan më pak se 50 shikues. Sipas ScreenRant, sezoni kishte një vlerësim 100 përqind në ditën e hapjes, sezoni i parë përfundoi me 95 përqind dhe sezoni i dytë përfundoi me 80 përqind.

    Collider i dha një vlerësim 8/10, duke thënë se historia po ecën përpara përsëri pas një sezoni të dytë të dobët. ScreenRant i dha një vlerësim 6/10, duke lavdëruar kiminë e aktorëve kryesorë, por duke menduar se sezonit i mungon shkëndija e të parit.

    Çfarë sjell sezoni i ri?

    I krijuar nga Erin Foster, seriali ndjek marrëdhënien midis Joanne (Kristen Bell) dhe Rabbi Noah (Adam Brody). Në episodin e parë, ata festojnë zhvendosjen së bashku, por shpejt zbulojnë zakonet bezdisëse shtëpiake të njëri-tjetrit.

    Justine Lupe, Timothy Simons dhe Jackie Tohn rikthehen, me Sarah Silverman, Andrew Rannells dhe Keyla Monterroso Mejia që i bashkohen kastit.

  • Rakitic vlerëson planin e Mourinhos ndaj Barcelonës: Funksionoi pothuajse në mënyrë të përsosur

    Rakitic vlerëson planin e Mourinhos ndaj Barcelonës: Funksionoi pothuajse në mënyrë të përsosur

    Rakitic vlerëson planin e Mourinhos ndaj Barcelonës: Funksionoi pothuajse në mënyrë të përsosur

    Ivan Rakitic ka vlerësuar planin taktik të Jose Mourinhos ndaj Barcelonës, duke theksuar se Real Madridi arriti t’ia vështirësonte ndjeshëm lojën skuadrës katalanase.

    Sipas Rakiticit, madrilenët u përqendruan veçanërisht në neutralizimin e lojës nga krahët, duke e pasur në fokus edhe yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

    Ai ka thënë se Yamal shpesh përballej me dy ose tre lojtarë të Real Madridit njëkohësisht, gjë që ia vështirësoi krijimin e rasteve dhe zhvillimin e lojës së zakonshme Barcelonës.

    “Real Madridi arriti t’ia ndalte Barcelonës lojën nga krahët. Lamine Yamal pati shumë vështirësi, sepse gjithmonë kishte dy ose tre lojtarë pranë tij. Barcelona e pati të vështirë ta zhvillonte lojën e saj. Plani i Mourinhos funksionoi pothuajse në mënyrë të përsosur!”, është shprehur Rakitic.

    Kujtojmë se Real Madridi mbrëmë triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”, në një përballje ku skuadra madrilene arriti të marrë fitoren ndaj rivalit të saj të përbetuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rakitic praises Mourinho’s plan to Barcelona: It worked almost perfectly

    Ivan Rakic has praised Jose Morinho’s tactical plan to Barcelona, stressing that Real Madrid managed to make the Catalan team more difficult.

    According to Rakic, the Magrillians focused particularly on neutralising the game from the wings, also having Barcelona star Lamine Yamal on focus.

    He has said Yamal often faced two or three Real Madrid players simultaneously, which made it difficult to create cases and develop the usual Barcelona game.

    Real Madrid managed to stop Barcelona from playing. Lamine Yamal had many difficulties because there were always two or three players beside him. Barcelona had a hard time running her game. Maureenho’s plan worked almost perfectly!

    We remember that Real Madrid last night triumphed by 2-1 over Barcelona at the Cump Nou Stadium, in a confrontation where the Madrile team succeeded in winning its staunch rival.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • IKD kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

    IKD kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

    IKD vlerëson se informacionet e bëra publike, sipas të cilave viktima kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe ishte trajtuar nga Policia si viktimë e dhunës në familje pak para vrasjes, ngrenë dyshime serioze për dështime të mundshme në mbrojtjen e jetës së saj.

    Organizata kërkon që të hetohen veprimet e Policisë, Prokurorisë, Gjykatës, Qendrës për Punë Sociale dhe mekanizmave të tjerë përgjegjës, ndërsa për çdo shkelje të konstatuar të ndërmerren masa konkrete penale, disiplinore dhe administrative.

    IKD u ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se pritja e këtij procesi nuk duhet të pengojë llogaridhënien për rastet konkrete.

    Po ashtu, ka kërkuar masa më efektive për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje dhe nga Ministria e Drejtësisë një shqyrtim të legjislacionit penal për vrasjet e grave, përfshirë mundësinë e njohjes së shprehur të femicidit.

    IKD ka shprehur gatishmërinë që familjes së së ndjerës t’i ofrojë këshillim dhe përfaqësim juridik falas për të shqyrtuar mundësinë e kërkimit të përgjegjësisë së shtetit për cenimin e mundshëm të së drejtës për jetë.

    Burimi: RTKLive