Category: Lajme

  • Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali - thotë Prokuroria

    Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali – thotë Prokuroria

    Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali - thotë Prokuroria

    Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një komunikatë, ku ka dhënë versionin zyrtar të këtij institucioni për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, në fshatin Vitomiricë të kësaj komune.

    Sipas Prokurorisë, më 16 tetor 2026, Gjykata kishte nxjerrë një vendim përmes të cilit ishte urdhëruar që ish-bashkëshorti i tani të ndjerës ta lejonte atë të kthehej dhe ta shfrytëzonte shtëpinë e përbashkët.

    “Po ashtu, ishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për një periudhë gjashtëmujore, i cili kishte hyrë në fuqi menjëherë.

    Sipas vendimit gjyqësor, zbatimi i urdhrit dhe njoftimi i Gjykatës për zbatimin e tij apo për pengesat eventuale ishin përgjegjësi e Policisë së Kosovës.” – thuhet në njoftim.

    Në ditën kur viktima kishte kërkuar zbatimin e urdhrit dhe kthimin në shtëpinë e përbashkët, Policia e Kosovës e kishte njoftuar prokurorin kujdestar për rrethanat e rastit.

    Në sqarimin e PTH thuhet se Prokurori kishte vlerësuar se kthimi i menjëhershëm paraqet rrezik për sigurinë e Arlindës, prandaj është bërë e ditur se ishin ftuar familjarët e saj.

    “Pas vlerësimit të situatës dhe të rrezikut të mundshëm për sigurinë e saj, prokurori i shtetit kishte vlerësuar se kthimi i menjëhershëm në shtëpinë e përbashkët mund të paraqiste rrezik për jetën dhe sigurinë e viktimës.

    Me qëllim të mbrojtjes së saj, prokurori kishte kontaktuar familjarët e viktimës, përkatësisht vëllezërit e saj, të cilët ishin ftuar në stacionin policor dhe ishin njoftuar për rrethanat e rastit.

    Pavarësisht insistimit të viktimës për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët, prokurori i shtetit, duke marrë parasysh rrethanat e paraqitura dhe rrezikun e mundshëm, kishte udhëzuar që ajo të dërgohej në shtëpinë e vëllezërve të saj.

    Me kërkesën e shprehur të viktimës, prokurori i shtetit dhe hetuesit policorë, në praninë e saj dhe të familjarëve, kishin përpiluar një shkresë zyrtare në të cilën ishin paraqitur arsyet përse ishte vlerësuar e nevojshme që ajo të qëndronte te vëllezërit e saj.

    Pas bisedimeve, viktima kishte pranuar të shkonte te familjarët, por kishte kërkuar që të nesërmen të shoqërohej nga një patrullë policore për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët.”

    Po atë natë, prokurori i shtetit, së bashku me hetuesit e rastit, kishte bërë vlerësimin profesional të nivelit të rrezikut dhe të masave të nevojshme të sigurisë.

    “Si rezultat, ishte vendosur që, gjatë kthimit të planifikuar të viktimës në shtëpinë e përbashkët, një patrullë policore të qëndronte në afërsi të shtëpisë.”

    Megjithatë, nuk është sqaruar për periudhën që patrulla policore do të qëndronte të shtëpia.

    “Për këto rrethana ishte përpiluar procesverbali i datës 22 tetor 2026. Prokurori i rastit kishte kërkuar që përmes së njëjtës shkresë të njoftohej edhe gjyqtari i çështjes që kishte nxjerrë vendimin për shfrytëzimin e shtëpisë së përbashkët nga bashkëshortët.” – njoftoi Prokuroria.

    Ditën e djeshme, kur ndodhi ngjarja tragjike, Policia e Kosovës kishte kontaktuar prokurorin për një rast të dhunës në familje, në shtëpinë e tani të ndjerës.

    Në stacionin policor ishin shoqëruar ish-bashkëshorti i saj, J.S., dhe viktima.

    “Në lidhje me rastin ishte iniciuar procedurë për veprën penale të mospërfilljes së gjykatës, ndërsa J.S. ishte ndaluar për 48 orë.”

    Gjatë trajtimit të rastit, viktimës i ishte ofruar mundësia për të shkuar në një strehimore, por ajo kishte refuzuar, duke kërkuar të kthehej në shtëpinë e përbashkët, ku ndodhej djali i saj dhe pasuria e saj.

    Aty, ajo gjeti vdekjen.

    Kunati, Albert Sylaj e goditi me sëpatë.

    Sipas Prokurorisë, në vendin e ngjarjes mbrëmë kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, Kryeprokurorja dhe prokurorja kujdestare, me qëllim të përcjelljes nga afër të situatës dhe ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore në vendin e ngjarjes.

    Ndryshe, Prokuroria ka njoftuar po ashtu se më 23 tetor kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të tani të ndjerës, për veprën penale të kanosjes në kuadër të marrëdhënies familjare.

  • Reagime ndërkombëtare pas fitores së Lula da Silvës në zgjedhjet presidenciale në Brazil

    Reagime ndërkombëtare pas fitores së Lula da Silvës në zgjedhjet presidenciale në Brazil

    Reagime ndërkombëtare pas fitores së Lula da Silvës në zgjedhjet presidenciale në Brazil

    Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka siguruar një mandat të katërt, jo të njëpasnjëshëm, pasi mundi senatorin e djathtë, Flavio Bolsonaro në balotazhin presidencial të 25 tetorit.

    Fitorja e tij ka nxitur reagime të shumta ndërkombëtare. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e përshëndeti rezultatin, duke deklaruar se fitorja i takon demokracisë dhe popullit brazilian.

    Kryeministri kanadez, Mark Carney, u shpreh se fitorja krijon mundësi për forcimin e marrëdhënieve mes Kanadasë dhe Brazilit, veçanërisht në tregti, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik.

    Edhe senatori amerikan, Bernie Sanders e përgëzoi Lulën, duke vlerësuar angazhimin e tij për të drejtat e punëtorëve dhe demokracinë. Ndërkohë, Donald Trump Jr. kritikoi rezultatin, duke ngritur shqetësime për zgjatjen me dy orë të orarit të votimit.

    Kundërshtari i Lulës, Flavio Bolsonaro, ka kërkuar anulimin e votimit, duke e cilësuar zgjatjen e orarit të votimit si të papranueshme.

    Urime për presidentin brazilian kanë ardhur edhe nga udhëheqës të tjerë të Amerikës Latine, përfshirë presidentët e Kubës, Kilit, Perusë, Bolivisë dhe Panamasë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin me Brazilin.

  • Gjykata amerikane shpreh dyshime për padinë e Trump ndaj Kalifornisë për listat e votuesve

    Gjykata amerikane shpreh dyshime për padinë e Trump ndaj Kalifornisë për listat e votuesve

    Gjykata amerikane shpreh dyshime për padinë e Trump ndaj Kalifornisë për listat e votuesve

    Një gjykatë federale e apelit në SHBA ka shprehur dyshime për padinë e Departamentit të Drejtësisë kundër Kalifornisë, përmes së cilës administrata e Donald Trump kërkon të përjashtojë mijëra fletëvotime me postë, që sipas saj mund t’u jenë dërguar personave pa shtetësi amerikane.

    Gjatë seancës së së dielës, gjyqtari Mark Bennett vuri në pikëpyetje bazën ligjore të kërkesës, duke theksuar se Kushtetuta amerikane u jep shteteve kompetencën për administrimin e zgjedhjeve.

    Padia, e paraqitur më 15 tetor, bazohet në një listë me rreth 20 mijë emra, të cilët administrata federale i konsideron të papërshtatshëm për të votuar për shkak të shtetësisë së tyre.

    Çështja vjen pak ditë para zgjedhjeve të mesmandatit, më 3 nëntor, të cilat do të përcaktojnë kontrollin mbi Kongresin amerikan dhe poste të rëndësishme shtetërore e lokale.

    Autoritetet e Kalifornisë i kanë kundërshtuar pretendimet e administratës Trump, duke deklaruar se shteti ka masa mbrojtëse për të parandaluar votimin nga personat që nuk plotësojnë kriteret ligjore. Guvernatori Gavin Newsom e ka cilësuar padinë si përpjekje për të kufizuar pjesëmarrjen e votuesve.

    Gjykata pritet të marrë një vendim sa më shpejt, ndërsa mbetet e paqartë nëse kërkesa e administratës federale do të pranohet.

  • Gazetari i Klanit raporton LIVE nga Vitomirica e Pejës (VIDEO)

    Gazetari i Klanit raporton LIVE nga Vitomirica e Pejës (VIDEO)

    Gazetari i Klanit raporton LIVE nga Vitomirica e Pejës (VIDEO)

    Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri ka raportuar direkt nga vendi i ngjarjes ku mbeti e vrarë Arlinda Zekaj mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.

    Përmes emisionit “Kosova Today”, Tahiri bëri të ditur se në vendin e ngjarjes, sipas banorëve, ka pasur forca të shtuara të policisë, transmeton Klankosova.tv.

    “Nga ajo që kemi kuptuar këtu në vendin e ngjarjes, është thënë nga vetë banorët përreth se në hyrje të rrugës ka pasur policë të shtuar në mëngjes, ndërkaq edhe mbrëmë këtu kanë qarkulluar vetura të policisë”, tha Tahiri.

    Sipas gazetarit, mes Zekajt dhe bashkëshortit të saj kishte pasur mosmarrëveshje edhe më parë, ndërsa jeta e saj u shua nga dora e kunatit.

    I njëjti është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.

  • Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra dje në Vitomiricë të Pejës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar rastin jo vetëm si femicid, por edhe si dështim të shtetit dhe të hierarkisë institucionale, duke përmendur institucionet e sundimit të ligjit, Policinë dhe qendrat për punë sociale.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se të gjithë ata që, përmes mosveprimit, kanë kontribuar në këtë situatë duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa kërkoi shkarkimin e personave përgjegjës në të gjitha nivelet, raporton KosovaPress.

    “Këtë akt barbar nuk e shohim vetëm si femicid, por edhe si dështim të shtetit të Kosovës. E shohim si dështim të hierarkisë institucionale të shtetit të Kosovës, duke përfshirë institucionet e sundimit të ligjit, Policinë dhe qendrat për punë sociale. Të gjithë ata që, në një formë apo tjetër, duke mos vepruar, na kanë sjellë një plagë. Aleanca kërkon shkarkimin në të gjitha nivelet të atyre që kanë pasur të bëjnë me rastin në fjalë. Aleanca kërkon komision hetimor në Kuvend që t’i hyjë kësaj teme, por edhe rasteve të tjera për hetim parlamentar. Aleanca po ashtu kërkon që të gjitha rastet që ndërlidhen me aspektin social të kenë trajtim të veçantë”, tha ai.

    Tahiri ka folur edhe për rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend. Ai ka thënë se Aleanca ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion që Zyra Ligjore e Kuvendit të përcaktojë procedurat e sakta për mënyrën se si do të procedohet me miratimin ose amendamentimin e këtij ligji.

    Sipas tij, kjo kërkesë ende nuk është trajtuar, ndërsa vonesat në këtë proces nuk janë në funksion të kauzës kombëtare.

    “Aleanca, si Grup Parlamentar, ka kërkuar në Komisionin për Legjislacion që Zyra Ligjore e Kuvendit të përcaktojë procedurat e sakta se si do të ndodhë miratimi apo amendamentimi i këtij ligji. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo zgjatje nuk është në funksion të kauzës sonë kombëtare”, tha ai. /kp/

  • I shënoi dygolësh Dukagjinit, Prapashtica fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

    I shënoi dygolësh Dukagjinit, Prapashtica fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

    Pas ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Feronikeli 74, Albin Prapashtica, i cili ishte protagonist kryesor në fitoren bindëse të skuadrës së tij ndaj FC Dukagjinit.

    Prapashtica realizoi dy gola në fitoren 3:0, duke dhënë kontribut vendimtar në sigurimin e tri pikëve të rëndësishme për skuadrën e tij.

    Me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, efikasitetin para portës dhe angazhimin gjatë gjithë takimit, ai u dallua si një nga futbollistët më meritorë të kësaj xhiroje.

    Burimi: RTKLive

  • He scored the Dukagini, butt wins the Java Star award.

    After the 11th lap matches, this award has been shared by FC Fernikelli 74 football player Albin Assetica, who was the chief protagonist in his team’s convincing victory over Dukagjin.

    The bottom line achieved two goals in the 3:0 victory, making a decisive contribution to securing three key points for his team.

    With its excellent appearance, efficiency in front of the gate and engagement throughout the meeting, he was singled out as one of the most meritier football players in this lap.

    Source Layer: RTKLive

  • I konfiskohet një thikë gjuetie një personi në Aeroportin e Prishtinës

    I konfiskohet një thikë gjuetie një personi në Aeroportin e Prishtinës

    Një thikë gjuetie me këllëf i është konfiskuar një personi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 02:00, kur gjatë kontrollit të bagazhit të dorës së një të dyshuari mashkull kosovar është gjetur arma e ftohtë.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/

  • A hunting knife confiscated at Pristina airport

    A capet-hunting knife has been confiscated from a person at Pristina International Airport édem Jasharı.

    According to the Kosovo Police report, the case occurred on October 25th, around 0200, when the cold weapon has been found during the search of the hand luggage of a Kosovo male suspect.

    After the interview, at the prosecutor’s order, the suspect was released in regular procedure.

    The case has been initiated for criminal work keeping possession, control or unauthorized possession of the weapon. /Telegraphy/

  • Haxhiu thotë se Kuvendi duhet të votojë pro ose kundër Ligjit për Specialen, Nagavci kërkon sqarime nga PDK-ja

    Haxhiu thotë se Kuvendi duhet të votojë pro ose kundër Ligjit për Specialen, Nagavci kërkon sqarime nga PDK-ja

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi duhet të vendosë përmes votimit nëse do të ketë plotësim-ndryshime të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu atë në Kuvend.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka bërë të ditur se Komisioni për Legjislacion është ngarkuar për shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe ka katër javë kohë për t’i analizuar të gjitha aspektet, para se t’i drejtohet Kuvendit me një raport.

    “Unë kam përmendur që sipas gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe sipas Rregullores së Kuvendit, kjo është veto e presidentes. Dhe në këtë rast, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të votojë për apo kundër”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se shkresa e presidentes do të bëhet publike nëse nuk është publikuar tashmë, duke theksuar se Kuvendi nuk ka asgjë për të fshehur.

    Haxhiu ka konfirmuar se ka pasur komunikime me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me këtë çështje, por ka theksuar se shqyrtimi i saj i takon Komisionit për Legjislacion.

    Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sqarime nga PDK-ja lidhur me ndryshimet që synon të bëjë në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Nagavci ka thënë se para se të ndërmerren hapa të mëtejshëm, duhet të dihet saktësisht se cilat nene të ligjit synon t’i ndryshojë PDK-ja dhe cilat janë propozimet konkrete.

    “Përfaqësues të PDK-së duan të ndryshojnë disa nene, por nuk e dimë cilat janë ato nene dhe çfarë propozojnë të ndryshojnë”, ka deklaruar Nagavci, duke e vlerësuar si të papërgjegjshme procedimin me ndryshime pa një pasqyrë të qartë të përmbajtjes së tyre.

    Ajo i është referuar edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Jahjaga, për të cilin ka thënë se nuk lë hapësirë për amendamentimin e ligjit në këtë fazë.

    Sipas Nagavcit, Kuvendi duhet ta hedhë poshtë propozimin e presidentes me 61 vota ose ta miratojë propozimin për rikthimin e ligjit, ndërsa Komisioni për Legjislacion duhet ta shqyrtojë shkresën e presidentes dhe të paraqesë raportin përkatës.

    Ligji për Dhomat e Specializuara është kthyer në Kuvend nga presidentja javën e kaluar, pas kërkesës së PDK-së për rikthimin e tij në lexim të tretë. /Telegrafi/