Category: Lajme

  • Tahiri: Zvarritja e amandamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është në funksion të kauzës kombëtare

    Tahiri: Zvarritja e amandamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është në funksion të kauzës kombëtare

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar vonesat në përcaktimin e procedurës për amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se ende nuk ka veprime konkrete nga institucionet.

    Tahiri ka thënë se Aleanca ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion dhe Zyra Ligjore që të përcaktojnë procedurën e saktë për miratimin, përkatësisht amandamentimin e ligjit, por sipas tij, kjo ende nuk ka ndodhur.

    Ai ka theksuar se partia e tij e mbështet këtë ligj pa kushte, ndërsa ka kritikuar zvarritjen e procesit, duke e lidhur me nevojën për mbështetjen e katër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    “Alenaca ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, nga Zyra ligjore, të përcakton procedurën e saktë se si do të ndodhë miratimi, respektivisht amandamentimi i këtij ligji. Kjo deri tani nuk ka ndodhur, kjo zgjatje nuk është në funksion të kauzës tonë kombëtare, të shtetit të Kosovës, që duhet të jetë mbrojtje të atyre 4 burrave të cilët po ashtu ia dhanë Kosovës një dhimbje të madhe me 16 shtator. Koha po kalon, veprimi i shtetit nuk po ndodh ende, nuk është takuar Komisioni Shtetëror, ende nuk ka veprime konkrete të cilat duhet të merren. Aleanca këto çështje do t’i përcjellë për shkak se ka qenë në mbështetje të këtij ligji, pa asnjë kusht. Pa asnjë kërkesë me bindjen tonë që duhet t’ju japim krah atyre burrave atje”, tha ai./EO

    Burimi: Dukagjini

  • 882 milionë euro nga BE-ja, Zulfaj: Reformat nuk humben - Kosova do t’i zbatojë pavarësisht vonesave në afate

    882 milionë euro nga BE-ja, Zulfaj: Reformat nuk humben – Kosova do t’i zbatojë pavarësisht vonesave në afate

    Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do të mbetet pa u zbatuar, pavarësisht vonesave në përmbushjen e afateve.

    Ai ka theksuar se, ndonëse është e pafavorshme që Kosova të mos i përfitojë me kohë mjetet financiare të Bashkimit Evropian, reformat e parapara për afatin e 30 qershorit mbeten pjesë e agjendës së vendit.

    Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), me temën “Rruga e Kosovës drejt BE-së pas bllokadës politike: Nga momentumi në reforma”, Zulfaj ka thënë se shumica e reformave të mbetura pritet të zbatohen gjatë këtij viti.

    “Ne tashmë e kemi thënë disa herë që reformat nuk humben, ne jemi në një proces të reformave, titulli është “Agjenda e reformave”, sigurisht është keq kur mjetet nuk arrijnë të fitohen në kohë, kjo është çështje edhe e afateve, por të gjitha reformat të cilat kanë qenë të parapara për afatin e 30 qershorit ato janë prapë në agjendën tonë të reformave, shumica që zbatohen këtë vit. Pra, asnjë reformë nuk do të mbetet mbrapa, pra kur jemi tek procesi i reformues, është keq ngecja por sot kemi kohë të diskutojmë”, tha Zulfaj.

    Ai ka vlerësuar se kritikat e bazuara në fakte dhe informimi i drejtë i publikut janë të rëndësishme për përmirësimin e punës së institucioneve dhe avancimin e procesit të reformave.

    Sipas tij, Plani i Rritjes parasheh 111 hapa reformues në pesë fusha, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve publike, rritjen ekonomike, krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë, avancimin social dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

    Zulfaj ka bërë të ditur se Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nga ky plan, prej të cilave një e treta janë grante, ndërsa dy të tretat kredi.

    “Kritika e mbështetur në fakte e ndihmon punën tonë dhe i përmirëson institucionet. Roli juaj është tejet i rëndësishëm, jo vetëm në kritikën konstruktive, por edhe në informimin e drejtë të opinionit publik. Siç e dini, plani i rritjes me 111 hapa të reformave, të ndarë në 5 fusha, do të sjellë reformë të madhe në shoqëri. Ato synojnë të jetë më të mirë për qytetarët, rritje ekonomike, shërbime publike më të mira, më shumë mundësi për të rinjtë, përkrahje e avancim social, mbrojtje e të drejtave, lirive, dhe etj.

    Reformat sigurisht lidhen me kufizimin; plani i rritjes i ka 4 shtylla, 2 shtyllat e fundit janë agjenda e reformave dhe incentivat për zbatimin e këtyre reformave. Për 882 milionë euro, sa Kosova mund të përfitojë, 1/3 janë grante dhe 2/3 janë kredi. Rëndësia e tyre nuk është vetëm tek fondet; është tek përmbajtja dhe ndikimi i tyre në jetën e qytetarëve. Këtu po besoj jemi të gjithë në të njëjtën anë, 18 institucione përgjegjëse: ministri dhe institucione të pavarura, duke përfshirë edhe Kuvendin, dhe të gjithë ju si partnerë në këtë proces me qytetarët si përfitues përfundimtarë”, tha ai.

    Kryenegociatori i Kosovës ka theksuar se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave, duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe përgjegjësitë e secilit institucion.

    “Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon qasje dhe angazhim gjithë-shoqëror, këtë e kemi thënë disa herë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, por pushtetet janë të ndara, qeveria është bartëse e procesit, por nuk mund të kryejë punën e drejtësisë, sepse këtë duhet ta bëjë drejtësia. Nuk mund të miratojë ligjet, sepse këtë duhet ta bëjë Kuvendi. Dhe nuk mund të kryejë punën e Agjensioneve të Pavarura. Sigurisht, edhe mediat edhe shoqëria civile pastaj duhet të luajnë rolin e tyre si shtyllë e rëndësishme e jetike për demokracinë, në informim të drejtë të qytetarëve”, tha Zulfaj. /kp/

  • “Shteti të japë llogari”, pas vrasjes së Arlinda Zekajt paralajmërohet protestë të mërkurën

    “Shteti të japë llogari”, pas vrasjes së Arlinda Zekajt paralajmërohet protestë të mërkurën

    “Shteti të japë llogari”, pas vrasjes së Arlinda Zekajt paralajmërohet protestë të mërkurën

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.

    Protesta është paralajmëruar për të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ku protestuesit pritet të marshojnë drejt institucioneve të vendit.

    Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, marshimi do të vazhdojë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.

    Kolektivi ka kritikuar institucionet për, siç shprehet, shpërfilljen e jetës dhe sigurisë së grave, duke pretenduar se vrasja e Arlinda Zekajt ishte paralajmëruar nga vetë viktima, e cila kishte kërkuar ndihmë.

    “Arlinda Zekaj u vra me ndërmjetësim të shtetit i cili nuk iu beson grave, i përbuz, i neglizhon ato dhe vazhdon t’i shoh parësisht si prona të burrave”, thuhet në reagimin e organizatës.

    Sipas Kolektivit, dhuna ndaj grave lidhet me patriarkinë në shoqëri dhe neglizhencën institucionale, për të cilat kërkon llogaridhënie.

    Organizata ka paralajmëruar se mobilizimi nuk do të përfundojë me protestën e së mërkurës, duke deklaruar se do të vazhdojë të dalë në rrugë dhe të bllokojë institucione edhe në ditët në vijim.

    “Andaj, të mërkurën, të enjten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari”, thuhet në thirrje.

    Në fund, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të solidarizohen në kërkesën për përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje më të madhe të grave nga dhuna.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The state to answer, following the assassination of Arlinda Zekaj, warns protest Wednesday

    The Movement for Religious Thoughts and Action movement has called for national revolt after the assassination of Arlinda Zekaj, demanding institutional responsibility for the protection of women’s lives and security in Kosovo.

    The protest has been warned for Wednesday, at 4: 00 p.m., in Zahir Pajaziti Square in Pristina, where protesters are expected to march towards the country’s institutions.

    According to the report published on Facebook, the march will continue towards the Ministry of Justice, the Kosovo Prosecutorial Council, the Kosovo Judiciary Council, the Kosovo Police and Government.

    The target has criticised institutions for, as it puts out, ignoring women’s life and security, claiming that the murder of Arlinda Zekij had been warned by the victim himself, who had sought help.

    Arlinda Zekij was killed with state mediation, which does not trust women, despises them, neglects them, and continues to see them primarily as the property of men, said the organisation’s response.

    According to Kolestik, violence against women relates to the patriarchy in society and institutional neglect, which requires accountability.

    The organisation has warned that mobilisation will not end with Wednesday’s protest, declaring it will continue to hit the streets and block institutions in the coming days.

    So, on Wednesday, Thursday, the next Friday, we’re going out on the streets, we’re blocking institutions because it’s the last time this country is accountable, it’s said.

    In the end, the Council of Thoughts and Feminist Action has called on citizens to join the protest and solidify in demanding institutional responsibility and greater protection of women from violence.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Carrick drejt largimit? Eddie Howe shihet si pasuesi i mundshëm

    Carrick drejt largimit? Eddie Howe shihet si pasuesi i mundshëm

    “Djajtë e Kuq” pësuan humbje të thellë 3:0 ndaj Bournemouthit në “Old Trafford”, rezultat që e ka zgjatur në tetë numrin e ndeshjeve pa fitore dhe e ka lënë skuadrën vetëm pak mbi zonën e rënies nga Premier League.

    Sipas raportimeve të “Sky Sports”, drejtuesit e Manchester Unitedit kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për postin e trajnerit edhe para humbjes së fundit, pas startit më të dobët të klubit në historinë e Premier League.

    Procesi pritet të përshpejtohet në ditët e ardhshme. Carrick pritet të zhvillojë bisedime për të ardhmen e tij, ndërsa drejtori i futbollit, Jason Wilcox, dhe shefi ekzekutiv, Omar Berrada, pritet të takohen me bashkëpronarin e klubit, Sir Jim Ratcliffe.

    Në këtë situatë, Eddie Howe shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Carrickun, përpara ish-përzgjedhësit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

    Howe, i cili u largua nga Newcastle Unitedi gjatë verës, mund të jetë një alternativë më e lehtë për t’u angazhuar, pasi Manchester Unitedi nuk do të duhej të paguante dëmshpërblim për të. Sipas raportimeve, ai është i gatshëm të diskutojë mundësinë e marrjes së drejtimit të klubit nga Manchesteri.

    Megjithatë, Howe pritet të presë fillimisht vendimin përfundimtar të drejtuesve të Unitedit për të ardhmen e Carrickut, përpara se të zhvillojë bisedime konkrete për këtë post.

    Burimi: RTKLive

  • Carrick to leave? Eddie Howe Seen as Possible Successor

    The Red Days suffered a deep loss of 3:0 to Bournemouth at Old Tuffford, a result of extending to eight match-free matches and leaving the team just over the drop zone from Premier League.

    According to reports Sky Sport, the leaders of Manchester United, have begun considering alternatives to the coach’s post even before the recent loss, following the club’s worst start in Premier League history.

    The process is expected to accelerate in the coming days. Carrick is expected to hold talks on his future, while football director Jason Wilcox, and chief executive Omar Berrada, are expected to meet with club co-owner Sir Jim Ratcliffe.

    In this situation, Eddie Howe is seen as the main candidate to replace Carrick, ahead of former German elector Julian Nagelsmann.

    Howe, who left Newcastle Unitedi during the summer, may be an easier option to engage, since Manchester Unitedi would not have to pay compensation for it. According to reports, he is willing to discuss the possibility of taking over the club from Manchester.

    However, Howe is expected to initially host United’s final decision on the future of Carrick, before holding concrete talks on the post.

    Source Layer: RTKLive

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Albert Sylajt

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Albert Sylajt

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kërkesa është lëshuar më 26 tetor, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar, Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

    Albert Sylaj është i dyshuar për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose në stacionin më të afërt policor.

    Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë në numrat 192 dhe 0800 19999, pa pagesë, si dhe në numrin 039 432 327 të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

    Burimi: RTKLive

  • Rasti në Pejë, Tahiri thotë se është dështim i shtetit - kërkon shkarkime

    Rasti në Pejë, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

    Rasti në Pejë, Tahiri thotë se është dështim i shtetit - kërkon shkarkime

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke e cilësuar rastin si dështim të institucioneve të shtetit.

    Tahiri tha se vrasja e saj është një akt barbar që ka shkaktuar dhimbje të madhe në vend, ndërsa ka theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te kryerësi i dyshuar i veprës, raporton Klankosova.tv

    “Ky akt barbar nuk e shohim vetëm si femicid, por edhe si dështim të shtetit të Kosovës. E shohim si dështim të hierarkisë institucionale të shtetit të Kosovës, duke i përfshirë institucionet e sundimit të ligjit, të prokurorisë, të policisë, të qendrave për punë sociale dhe të gjithë ata të cilët, në një formë ose tjetër, duke mos vepruar me qëllim apo pa qëllim, na kanë sjellë një plagë e cila nuk është e para”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka bërë të ditur se Aleanca kërkon shkarkimin e të gjithë zyrtarëve në nivele të ndryshme që kanë pasur të bëjnë me rastin, si dhe themelimin e një komisioni hetimor në Kuvendin e Kosovës.

    “Aleanca kërkon shkarkimin në të gjitha nivelet të atyre që kanë pasur të bëjnë me rastin në fjalë. Aleanca kërkon komision hetimor në Kuvend, për këtë rast dhe për rastet e tjera të ngjashme…”, tha Tahiri./Klankosova.tv

  • Ligji për Specialen sërish në Kuvend, Haxhiu tregon se cili është roli i Parlamentit

    Ligji për Specialen sërish në Kuvend, Haxhiu tregon se cili është roli i Parlamentit

    Ligji për Specialen sërish në Kuvend, Haxhiu tregon se cili është roli i Parlamentit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar rreth kthimit të Ligjit për Specialen në Parlament nga ana e presidentes, Justina Shiroka-Pula.

    Ajo tha se roli i Kuvendit në këtë pikë, sipas saj, është nëse do të ketë apo jo ndryshim/plotësim të Ligjit për Specialen, transmeton Klankosova.tv.

    “Roli i Kuvendit në këtë pikë është se a do të ketë plotësim/ndryshim të Ligjit apo nuk do të ketë. Ne kemi pasur komunikime edhe me Grupin Parlamentar të PDK-së, sot në mëngjes si dhe gjatë vikendit, por natyrisht që i përket Komisionit për Legjislacion që t’i trajtojë të gjitha këto aspekte. Ky është vetëm gjykimi im”, u shpreh Haxhiu.

    Ndërkohë, Haxhiu potencoi se është e rëndësishme që puna e Grupit Punues për Apelin të vazhdojë.

  • LVV-ja propozon komision hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

    LVV-ja propozon komision hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të propozojë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, me synimin që të hetohet përgjegjësia e institucioneve përkatëse dhe të identifikohen personat që nuk kanë vepruar pas kërkesave të saj për siguri dhe drejtësi.

    Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se formimi i komisionit do të propozohet në seancën e sotme të jashtëzakonshme, që është thirrur në orën 16:00.

    Sipas saj, përgjegjësia për vrasjen duhet të shtrihet në të gjitha hallkat institucionale që kanë qenë të përfshira në trajtimin e rastit.

    “Besojmë si Grup Parlamentar i LVV-së, si deputetë dhe si qytetarë se çdokush që ka qenë përgjegjës në zinxhirin udhëheqës, secili që është përgjegjës për mospërgjigje ndaj kërkesës së Arlindës për drejtësi dhe siguri, duhet të jetë përgjegjës. Në këtë drejtim kemi propozuar seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 16:00, ku do të propozojmë, përveç të tjerash, edhe formimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili duhet të shqyrtojë dhe të hetojë në të gjitha hallkat personat përgjegjës. Jo vetëm për të adresuar më drejt rastin kriminal të vrasjes së tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, por edhe për parandalimin e rasteve të tilla të ngjashme”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Sipas Nagavcit, qëllimi nuk është vetëm të shqyrtohen rrethanat institucionale që i paraprinë vrasjes së Zekajt, por edhe të kontribuohet në parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

    Nagavci theksoi se personat që nuk kanë vepruar në këtë rast, përfshirë prokuroren e rastit dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës, duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjës, nëse konstatohet se kanë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre.

    “Personat që nuk kanë vepruar në këtë rast, qoftë prokurorja e rastit dhe personat e tjerë përgjegjës, duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjës. Por, gjithsesi, duhet ta keni parasysh se është çështje komplekse dhe shkon përtej një individi. Synimi ynë është që diskutimi të bëhet jo vetëm si diskutim, por të hetohen edhe personat përgjegjës. E dimë që Qendra për Punë Sociale dhe institucionet e tjera përgjegjëse jo rrallëherë kanë dështuar t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e veta”, tha ajo.

    Krahas kësaj, Nagavci bëri të ditur se deputetët do të mblidhen edhe të enjten, më 29 tetor, ku pritet të shqyrtohen Projektligji për Buxhetin dhe ai për Byronë. /Telegrafi/