Category: Lajme

  • Çfarë ndodhi pak minuta para rastit të Arlinda Zekajt? - Prokuroria jep versionin e saj

    Çfarë ndodhi pak minuta para rastit të Arlinda Zekajt? – Prokuroria jep versionin e saj

    Çfarë ndodhi pak minuta para rastit të Arlinda Zekajt? - Prokuroria jep versionin e saj

    Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka sqaruar veprimet e ndërmarra institucionale lidhur me rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u godit për vdekje me një mjet të fortë brenda shtëpisë nga kunati i saj, A.S.

    Sipas prokurorisë, viktima më 22 tetor 2026 i ishte drejtuar Kryeprokurores së Pejës me një kërkesë ku pretendonte lëshime në trajtimin e rasteve të mëparshme dhe kërkonte zbatimin e një urdhri gjyqësor.

    Pas pranimit të saj, rasti u adresua me urgjencë te Policia, Gjykata, Qendra për Punë Sociale dhe Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, ndërsa u iniciua hetim për të verifikuar nëse zyrtarët kanë kryer keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

    Më herët, më 16 tetor 2026, Gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për gjashtë muaj dhe kishte urdhëruar që ish-bashkëshorti ta lejonte viktimën të kthehej në shtëpi, zbatim ky që i takonte Policisë së Kosovës.

    Megjithatë, për shkak të vlerësimit të rrezikut, prokurori fillimisht kishte udhëzuar që ajo të qëndronte te vëllezërit e saj, marrëveshje e arritur në stacion policor, me kushtin që kthimi i saj të bëhej nën përcjellje policore.

    Po ashtu, më 23 tetor, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj, J.S., për veprën penale të kanosjes.

    Si ndodhi ngjarja tragjike më 25 tetor?

    Sipas Prokurorisë, më 25 tetor rreth orës 19:48, policia njoftoi prokurorin kujdestar për dhunë në familje në shtëpinë e viktimës. Ish-bashkëshorti, J.S., u shoqërua në polici dhe u ndalua për 48 orë për mospërfillje të gjykatës.

    Viktimës iu ofrua dërgimi në strehimore, mirëpo ajo refuzoi duke kërkuar të shkonte në shtëpi te djali dhe pasuria e saj.

    Rreth orës 21:00, ajo u shoqërua nga një patrullë policore për në shtëpi, por vetëm pak minuta më vonë, prokurori u njoftua se ajo ishte sulmuar për vdekje me mjet të fortë nga kunati i saj, A.S.

    Prokuroria Themelore në Pejë shprehu ngushëllime për familjen dhe theksoi përkushtimin për zbardhjen e plotë të rrethanave, teksa njoftoi se i dyshuari A.S. ende ndodhet në arrati dhe Policia e Kosovës po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

  • Shkëlqen në Bundesligë, Leon Avdullahu në 11-shen e javës

    Shkëlqen në Bundesligë, Leon Avdullahu në 11-shen e javës

    Shkëlqen në Bundesligë, Leon Avdullahu në 11-shen e javës

    Mesfushori kosovar, Leon Avdullahu, ka marrë një vlerësim të madh për paraqitjen e tij të shkëlqyer me fanellën e Hoffenheimit në elitën e futbollit gjerman, raporton Klankosova.tv.

    Hoffenheimi arriti një fitore bindëse gjatë fundjavës duke e mposhtur me rezultat të pastër 3:0 kampionin në fuqi, Bayer Leverkusenin, transmeton Klankosova.tv.

    Falë paraqitjes fantastike në këtë përballje, revista prestigjioze gjermane e sportit, “Kicker”, e ka përfshirë Avdullahun në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë.

    Përveç mesfushorit kosovar, në 11-shen më të mirë të xhiros nga radhët e Hoffenheimit është përzgjedhur edhe Andrej Kramariq, i cili u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

    Pjesë e këtij formacioni janë edhe yje të tjerë të njohur të kampionatit, si Michael Olise dhe Dayot Upamecano të Bayern Munichut.

  • Në tre ditët e fundit janë regjistruar 2.720 shkelje të rregullave të trafikut në Maqedoni, ndalohen 67 persona

    Në tre ditët e fundit janë regjistruar 2.720 shkelje të rregullave të trafikut në Maqedoni, ndalohen 67 persona

    Gjatë tre ditëve të fundit (23/24/25.10.2026) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha Sektorët e Punëve të Brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga një total prej 2720 urdhërpagesash të lëshuara, 1360 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë.

    Janë ndaluar 67 persona për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshëm, nga të cilët shtatë për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 21 për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, tetë për shkak të një ndalimi të vendosur më parë për drejtim automjetit, tre për drejtim me shpejtësi që tejkalon shpejtësinë e lejuar jashtë një zone urbane dhe një person për drejtim të automjetit me shpejtësi që tejkalon shpejtësinë e lejuar jashtë një zone urbane.

    Gjatë së njëjtës periudhë, 27 automjete u sekuestruan sipas nenit 300-b të Kodit Penal.

    Për më tepër, sipas një rishikimi statistikor të aktiviteteve të policisë, gjatë tre ditëve të fundit, u regjistruan 328 shkelje për parkim të paligjshëm, si dhe 57 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit./Telegrafi/

  • Vrasja e gruas në Pejë, sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

    Vrasja e gruas në Pejë, sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

    Vrasja e gruas në Pejë, sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

    Në orën 16:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e një gruaje në Pejë.

    Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion.

    Të dielën, në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Zekaj u vra, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Prokuroria sqaron veprimet para vrasjes së Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti ishte nën aktakuzë për kanosje

    Prokuroria sqaron veprimet para vrasjes së Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti ishte nën aktakuzë për kanosje

    Prokuroria sqaron veprimet para vrasjes së Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti ishte nën aktakuzë për kanosje

    Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim lidhur me veprimet institucionale të ndërmarra para vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 22 tetor, Kryeprokurorja kishte pranuar një kërkesë nga tani e ndjera, përmes së cilës ajo kishte paraqitur pretendimet e saj lidhur me trajtimin e rasteve të mëparshme dhe kishte kërkuar zbatimin e një urdhri gjyqësor.

    Pas pranimit të kërkesës, Kryeprokurorja e kishte adresuar çështjen te institucionet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Gjykatën Themelore në Pejë, Qendrën për Punë Sociale dhe institucionet e tjera përkatëse, duke kërkuar vlerësimin urgjent të situatës dhe verifikimin e pretendimeve për lëshime të mundshme.

    Po ashtu, ishte iniciuar një rast për të hetuar nëse në veprimet ose mosveprimet e personave zyrtarë të përmendur në kërkesë kishte elemente të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas Prokurorisë, më 16 tetor, Gjykata kishte nxjerrë një vendim që urdhëronte ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt ta lejonte atë të kthehej dhe ta shfrytëzonte shtëpinë e përbashkët. Gjithashtu, asaj i ishte lëshuar një urdhër mbrojtjeje për gjashtë muaj, i cili kishte hyrë në fuqi menjëherë.

    Në njoftim thuhet se, kur Arlinda kishte kërkuar zbatimin e urdhrit dhe kthimin në shtëpi, Policia e Kosovës e kishte njoftuar prokurorin kujdestar. Pas vlerësimit të rrethanave dhe rrezikut të mundshëm për sigurinë e saj, prokurori kishte vlerësuar se kthimi i menjëhershëm mund të paraqiste rrezik për jetën e saj.

    Për këtë arsye, prokurori kishte kontaktuar vëllezërit e viktimës dhe, pas bisedimeve, Arlinda kishte pranuar të shkonte te familjarët, duke kërkuar që të nesërmen të shoqërohej nga një patrullë policore për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët. Sipas Prokurorisë, ishte hartuar edhe një procesverbal lidhur me këto rrethana dhe ishte kërkuar njoftimi i gjyqtarit që kishte nxjerrë vendimin.

    Prokuroria njofton gjithashtu se më 23 tetor kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, J.S., për veprën penale të kanosjes në kuadër të marrëdhënies familjare.

    Ndërkohë, më 25 tetor, rreth orës 19:48, Policia e Kosovës e kishte njoftuar prokurorin kujdestar për një rast të dyshuar të dhunës në familje në shtëpinë e Arlindës. Në stacion policor ishin shoqëruar ish-bashkëshorti i saj dhe viktima, ndërsa ndaj J.S. ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë, në kuadër të procedurës për veprën penale të mospërfilljes së gjykatës.

    Sipas njoftimit, Arlindës i ishte ofruar mundësia për të shkuar në një strehimore, por ajo kishte refuzuar, duke kërkuar të kthehej në shtëpinë e përbashkët, ku ndodhej djali i saj dhe pasuria e saj.

    Ajo ishte shoqëruar nga një patrullë policore për në shtëpi rreth orës 21:00. Pak minuta pas kthimit, prokurori kujdestar ishte njoftuar se ajo ishte goditur me një mjet të fortë brenda shtëpisë nga kunati i saj, A.S., i dyshuar në këtë rast.

    Siç ka raportuar më parë Gazeta Sinjali, Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e goditi me sëpatë.

    Sinjali ka raportuar gjithashtu se viktima kishte denoncuar dhunë në familje dhe se ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga një patrullë policore pak minuta para se të gjendej pa shenja jete. Avokatja që e kishte përfaqësuar në çështjet e dhunës në familje, Adelina Hoxha Shabani, kishte deklaruar për Sinjalin se Arlinda i kishte shprehur frikën se mund të vritej.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka shprehur keqardhje për humbjen e jetës së Arlindës, duke theksuar rëndësinë e një hetimi të plotë, objektiv dhe profesional për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe vlerësimin e përgjegjësive eventuale.

    Në fund, Prokuroria ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili, sipas njoftimit, ende nuk është arrestuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The prosecution explains the actions before Arlinda Zekaj’s murder: The ex-husband was under indictment for the beating

    The Constitutional Prosecutor in Pec has come up with an announcement concerning the institutional actions taken prior to the assassination of Arlinda Zekiaj, who was killed Sunday evening in Vitomirica of Pec.

    According to the prosecution’s announcement, on October 22nd, the chief prosecutor had accepted a request from now on, through which she had submitted her claims regarding the treatment of previous cases and had requested implementation of a judicial order.

    After accepting the request, the chief prosecutor had addressed the issue to competent institutions, including the Kosovo Police, the Constitutional Court in Pec, the Centre for Social Affairs and other relevant institutions, seeking urgent assessment of the situation and verification of claims of possible concessions.

    Also initiated was an opportunity to investigate whether in the actions or inactions of official persons mentioned in the request there were elements of the criminal act of misuse of official office or authority.

    According to the prosecution, on October 16th, the Court had issued a ruling ordering former husband of Arlinda Zekaj to allow him to return and exploit the common house. She was also issued a six – month protection order that had immediately entered into force.

    The report reportedly said that when Arlinda had requested the implementation of the command and return home, Kosovo police had announced the guardian prosecutor. After assessing circumstances and the potential danger to her safety, the prosecutor had estimated that the immediate return could pose a danger to her life.

    For this reason, the prosecutor had contacted the victim’s brothers, and after the talks Arlinda had agreed to visit the family, demanding that the next day be accompanied by a police patrol to return to the common house. According to the prosecution, a processrbal on these circumstances had also been drafted and the judge’s announcement had been requested.

    The prosecution also reports that on October 23rd, it has filed charges against the victim’s former husband, J.S., for the crime of rowing within the family relationship.

    Meanwhile, on October 25th, around 7:48, Kosovo police had announced the caretaker prosecutor for an alleged family violence case at the Arlinda house. Her former husband and victim were accompanied to the police station, while towards J.S. The detention measure was set for 48 hours, under the procedure for criminal contempt of the court.

    According to the announcement, Arlinda had been offered an opportunity to go to a shelter, but she had refused, seeking to return to the common house where her son and her wealth were located.

    She was accompanied by a house patrol around 9:00. A few minutes after her return, the presiding prosecutor had reportedly been hit with a strong tool inside the house by her brother – in – law, A.S., suspected in this case.

    As the Signal newspaper reported earlier, Arlinda Zekaj was killed on the evening of October 25th in Vitomirica, Peja, while her brother-in-law, Albert Sillaj, suspected of striking her with an axe.

    The signal has also reported that the victim had denounced domestic violence and that he had returned home accompanied by a police patrol minutes before he was found without signs of life. The lawyer who had represented him in domestic violence cases, Adelina Hoxha Shabani, had claimed the signal that Arlinda had expressed fears that he could be killed.

    The Constitutional Prosecutor in Pec has expressed regret over the loss of Arlinda’s life, stressing the importance of a thorough, objective and professional investigation for the dawning of all circumstances and the assessment of eventual responsibilities.

    In the end, the prosecution has indicated that Kosovo Police are taking action to locate and arrest the suspect, who, according to the announcement, has not yet been arrested.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • The murder of women in Pec today holds the extraordinary session in the Assembly

    At 4: 00 a.m., the extraordinary session will be held in the Kosovo Assembly for the murder of a woman in Pec.

    This was made known at today’s meeting of the Commission for Legissation.

    On Sunday, at Vitomirica in Peja, Arlinda Zekaj was killed, while the suspect continues to be on the run.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nagavci: VV-ja do të propozojë komision hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

    Nagavci: VV-ja do të propozojë komision hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, ku VV-ja do të propozojë formimin e një komisioni hetimor parlamentar për të shqyrtuar përgjegjësitë në të gjitha hallkat institucionale.

    Nagavci ka thënë se të gjithë personat që kanë përgjegjësi për mosreagimin ndaj kërkesave të Zekaj për drejtësi dhe siguri duhet të mbajnë përgjegjësi, duke theksuar se hetimi parlamentar synon edhe parandalimin e rasteve të ngjashme.

    “Përveç kësaj, më lejoni që të adresohem shkurtimisht për shkak se keni pasur interesim disa prej jush për rastin e fundit tragjik të vrasjes së tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj në Vitomericë të Pejës, për çka jo vetëm se e dënojmë, por besojmë si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, si deputet, si qytetar, që çdokush që ka qenë në zinxhirin, pra udhëheqës, secili që është përgjegjës për mospërgjegjjen ndaj kërkesës së Arlindës për drejtësi dhe për siguri, duhet të jetë përgjegjës. Në këtë drejtim kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme për sot në ora 16:00, ku do të propozojmë, përveç të tjerash, edhe formimin e një komisioni hetimor parlamentar që duhet të shqyrtojë dhe të hetojë në të gjitha hallkat personat përgjegjës, jo vetëm për të adresuar më të drejtë rastin tragjik, gjithësisht rastin kriminal të vrasjes së tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, por mbi të gjitha edhe për parandalimin e rasteve të tilla në të ngjashme. Janë raste të shumta të njëpasnjëshme që po na trondisin si shoqëri”, tha Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Ndërkaq, Nagavci ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit është caktuar për të enjten, më 26 tetor, në orën 10:00, ku ndër pikat e rendit të ditës do të jenë shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të Buxhetit dhe Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    “Seanca e radhës u vendos që të mbahet në ditën e enjte me fillim në ora 10:00, ku përveç pikave të zakonshme që janë deklarimi, jashtë rendit të ditës, debati parlamentar, edhe pyetjet parlamentare, do të shqyrtohet në lexim të dytë edhe projektligjin për plotësim ndryshimin e ligjit të buxhetit. Dhe po ashtu do të shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë pa justifikueshme, i cili ka kaluar të gjitha procedurat në komisionet parlamentare”, tha ajo./EO

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme sot pas vrasjes së gruas në Pejë

    Burimi: Dukagjini

  • Thirret protestë për të mërkurën në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Thirret protestë për të mërkurën në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të mbahet protestë me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

    Protesta organizohet pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ndërsa organizatorët kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.

    Në thirrjen për protestë, kolektivi ka theksuar se rasti i Arlindës duhet të shërbejë si alarm për institucionet dhe shoqërinë.

    “Duhet t’i lëmë shtëpitë, punët, klasat e mësimit për t’i mbushur sheshet e dyert e institucioneve që po shpërfillin totalisht jetën dhe sigurinë e grave cep më cep Kosovës”, thuhet në thirrjen e organizatorëve.

    Sipas tyre, vrasja e Arlinda Zekajt është veçanërisht shqetësuese pasi, sipas informacioneve të bëra publike, ajo kishte kërkuar ndihmë nga institucionet para se të vritej.

    “Arlinda Zekaj u vra me ndërmjetësim të shtetit”, thuhet në reagimin e kolektivit, i cili kritikon mënyrën se si institucionet i trajtojnë rastet e dhunës ndaj grave.

    Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu veprime protestuese edhe në ditët në vijim, duke përmendur Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Policinë dhe Qeverinë si institucione para të cilave synojnë të protestojnë.

    “Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara. Na u bashkoni!”, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist. /Telegrafi/

  • "Aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit" - Prokuroria reagon sërish për rastin e Arlinda Zekajt, tregon çfarë ndodhi para vrasjes

    “Aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit” – Prokuroria reagon sërish për rastin e Arlinda Zekajt, tregon çfarë ndodhi para vrasjes

    Prokuroria Themelore në Pejë ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë, duke dhënë detaje për veprimet e ndërmarra pas kërkesës së saj për ndihmë dhe trajtimin e rasteve të mëparshme.

    Në një njoftim të publikuar të hënën, Prokuroria ka bërë të ditur se Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj, pas pranimit të një kërkese nga Zekaj më 22 tetor, e kishte adresuar çështjen te institucionet përkatëse dhe kishte iniciuar rast për hetimin e pretendimeve për veprime ose mosveprime të mundshme të zyrtarëve.

    “Pas pranimit të kërkesës, Kryeprokurorja ka vlerësuar rrethanat e paraqitura dhe e ka adresuar çështjen te institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

    Sipas Prokurorisë, kërkesa u ishte përcjellë Policisë së Kosovës, Gjykatës Themelore në Pejë, Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, me kërkesë për vlerësim urgjent të situatës dhe ndërmarrjen e veprimeve brenda kompetencave të tyre.

    Prokuroria ka bërë të ditur se më 16 tetor, Gjykata kishte nxjerrë vendim përmes të cilit ish-bashkëshorti i Zekajt ishte urdhëruar ta lejonte atë të kthehej dhe ta shfrytëzonte shtëpinë e përbashkët. Po ashtu, ishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për gjashtë muaj.

    Sipas njoftimit, më 22 tetor, kur Zekaj kishte kërkuar zbatimin e vendimit gjyqësor, Policia e kishte njoftuar prokurorin kujdestar për rastin. Pas vlerësimit të rrezikut, prokurori kishte konsideruar se kthimi i menjëhershëm në shtëpi mund të rrezikonte jetën dhe sigurinë e saj.

    “Me qëllim të mbrojtjes së saj, prokurori kishte kontaktuar familjarët e viktimës, përkatësisht vëllezërit e saj”, thuhet në komunikatë.

    Prokuroria bën të ditur se Zekaj kishte pranuar të shkonte te familjarët, por kishte kërkuar që të nesërmen të shoqërohej nga Policia për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët. Për këtë ishte paraparë që një patrullë policore të qëndronte në afërsi të shtëpisë gjatë kthimit të saj.

    Pak minuta pas kthimit në shtëpi, u njoftua për vrasjen

    Sipas kronologjisë së paraqitur nga Prokuroria, më 25 tetor, në orën 19:48, Policia e kishte kontaktuar prokurorin kujdestar lidhur me një rast të dyshuar të dhunës në familje në shtëpinë e Zekajt.

    Në stacionin policor ishin shoqëruar Zekaj dhe ish-bashkëshorti i saj, J.S., i cili ishte ndaluar për 48 orë. Gjatë trajtimit të rastit, viktimës i ishte ofruar mundësia për të shkuar në strehimore, por ajo kishte refuzuar, duke kërkuar të kthehej në shtëpinë e përbashkët, ku ndodhej djali i saj dhe pasuria e saj.

    “Pas kësaj, viktima ishte shoqëruar nga një patrullë policore për në shtëpi, rreth orës 21:00”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria ka bërë të ditur se pak minuta pas kthimit të saj, prokurori kujdestar ishte njoftuar se Zekaj ishte goditur me një mjet të fortë brenda shtëpisë nga kunati i saj, A.S., i dyshuar për rastin.

    Policia e Kosovës, sipas njoftimit, është duke ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili ende nuk është arrestuar.

    Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit

    Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se më 23 tetor, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të së ndjerës, J.S. për veprën penale të kanosjes në kuadër të marrëdhënies familjare.

    Ndërkohë, lidhur me pretendimet e paraqitura në kërkesën e saj, Prokuroria ka theksuar se është iniciuar rast për të vlerësuar nëse veprimet ose mosveprimet e personave zyrtarë përmbushin elementet e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka shprehur keqardhje për vrasjen dhe ka theksuar nevojën për zbardhjen e plotë të rastit.

    “Prokuroria thekson rëndësinë e një hetimi të plotë, objektiv dhe profesional për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti dhe vlerësimin e përgjegjësive eventuale të të gjithë personave të përfshirë”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/