Category: Lajme

  • Skandal në Vjenë: KRIK zbulon rrjetin e lidhur me Vuçiqin që dyshohet se manipulon votuesit e diasporës serbe

    Skandal në Vjenë: KRIK zbulon rrjetin e lidhur me Vuçiqin që dyshohet se manipulon votuesit e diasporës serbe

    Një hulumtim i medias investigative KRIK ka zbuluar dyshime për një skemë të organizuar të manipulimit të votuesve serbë në Austri, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit.

    Sipas incizimeve të siguruara nga gazetarët, një shoqatë serbe në Vjenë, e afërt me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, po regjistron qytetarët për votim përmes kanaleve jozyrtare, duke i nxitur njëkohësisht të mbështesin partinë në pushtet.

    Sipas hulumtimit, Shoqata e Serbëve në Austri ka marrë përsipër një rol që ligjërisht u takon institucioneve diplomatike të Serbisë, duke mbledhur dokumente personale dhe duke ndërmjetësuar regjistrimin e votuesve për zgjedhjet parlamentare.

    Në këtë aktivitet, sipas KRIK-ut, është përfshirë edhe një furrë serbe në Vjenë, e quajtur “Pekarica”, punonjësit e së cilës i drejtonin qytetarët që kërkonin të regjistroheshin për votim te shoqata që ndodhej pranë saj.

    Incizimet tregojnë se përfaqësuesit e shoqatës plotësonin formularët e votuesve, mblidhnin të dhënat personale dhe pretendonin se dokumentacionin e dërgonin drejtpërdrejt në Ambasadën e Serbisë.

    Por, sipas hulumtimit, regjistrimi nuk ishte i hapur në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.

    Në disa prej bisedave të incizuara, përfaqësuesit e shoqatës i pyesnin qytetarët për bindjet e tyre politike dhe shprehnin hapur mbështetjen për Vuçiqin.

    “Nuk i regjistrojmë këta bllokues dhe budallallëqe. Ne komunikojmë me njerëzit tanë për të parë kush është për Vuçiqin dhe kush do të jetë më 25 tetor në Vjenë”, dëgjohet të thotë një person në një nga incizimet e publikuara nga KRIK-u.

    Në një rast tjetër, një qytetari i është thënë se nëse dëshironte të votonte për kandidatë të tjerë, duhej të kërkonte një vend tjetër për regjistrim.

    Përveç ndihmës për regjistrim, qytetarëve u shpërndaheshin edhe dhurata, përfshirë çakmakë, stilolapsa dhe qese me logon e SNS-së.

    Një nga personat kryesorë të identifikuar në këtë aktivitet është Andrej Leskovac, i cili, sipas KRIK-ut, kishte rol të rëndësishëm në organizimin e regjistrimeve dhe promovimin e partisë së Vuçiqit, megjithëse nuk mbante ndonjë pozitë zyrtare në shoqatë.

    Gazetarët e KRIK-ut janë takuar personalisht me Leskovacin në Vjenë. Ai ka mohuar që shoqata të regjistrojë votues ose të ketë lidhje organizative me SNS-në dhe Ambasadën e Serbisë.

    Megjithatë, ai ka pranuar se anëtarët e shoqatës e mbështesin presidentin serb.

    “Sa i përket bindjeve politike në shoqatë, po ju them menjëherë se këtu të gjithë e duan Vuçiqin. Prandaj do të fitojë Vuçiqi, sepse është presidenti i duhur”, ka deklaruar Leskovac.

    Hulumtimi ngre dyshime edhe për mënyrën se si Ambasada e Serbisë në Vjenë ka trajtuar kërkesat e qytetarëve për regjistrim.

    Disa shtetas serbë që jetojnë në Austri i kanë treguar KRIK-ut se janë përballur me vonesa, mungesë përgjigjesh dhe refuzime të kërkesave të tyre, ndonëse kishin dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

    Njëra prej tyre, Jelena Zhivanoviq Valtner, ka deklaruar se kërkesa e saj është refuzuar disa herë, pa marrë një shpjegim të qartë, duke e lënë atë me mundësinë për të votuar vetëm në Serbi.

    Avokati Vladimir Tupanjaq, i cili monitoron proceset zgjedhore në bashkëpunim me organizatën CRTA, ka vlerësuar se aktivitetet e dokumentuara nga KRIK-u përbëjnë shkelje të legjislacionit zgjedhor.

    Sipas tij, shoqatat e huaja nuk kanë të drejtë të zhvillojnë fushata partiake, të ofrojnë shërbime zgjedhore në emër të institucioneve shtetërore apo të shpërndajnë materiale promovuese të partive politike.

    “Të gjitha këto manipulime, abuzime dhe shkelje ligjore përbëjnë tregues se ekziston një mënyrë e organizuar sistematikisht për manipulimin e listës së votuesve, blerjen e votave dhe ndikimin në vullnetin zgjedhor të qytetarëve”, ka deklaruar Tupanjac.

    Ai ka paralajmëruar se praktika të tilla mund të shërbejnë për dekurajimin e votuesve që nuk e mbështesin pushtetin, ndërsa favorizojnë ata që konsiderohen mbështetës të SNS-së.

    Sipas KRIK-ut, Ambasada e Serbisë në Vjenë nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërsa i ka drejtuar ata te Ministria e Punëve të Jashtme, e cila gjithashtu nuk ka dhënë përgjigje.

    Zbulimet vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ndërsa Vjena përbën një nga qendrat më të rëndësishme të diasporës serbe, me rreth 100 mijë emigrantë serbë.

    Hulumtimi i KRIK-ut ngre pikëpyetje serioze për integritetin e procesit zgjedhor jashtë Serbisë, veçanërisht për mundësinë e përdorimit të strukturave jozyrtare dhe lidhjeve partiake për të ndikuar në pjesëmarrjen dhe orientimin politik të votuesve të diasporës.

  • Berisha: Plumb në sy studentit, krim shtetëror i rëndë

    Berisha: Plumb në sy studentit, krim shtetëror i rëndë

    Berisha: Plumb në sy studentit, krim shtetëror i rëndë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e konsideron si “akt kriminal” ndaj një studenti në protestën e sotme.

    Sipas Berishës studenti është qëlluar me plumb në sy nga efektivët e policisë.

    Përmes një postimi publik, Berisha ka publikuar pamjet e të riut të plagosur, duke e cilësuar ngjarjen si “një krim të rëndë shtetëror” dhe duke ngritur akuza të forta ndaj autoriteteve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Javën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm

    Javën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm

    6 muaj pas përfundimit të procesit gjyqësor, në shkallën e parë, familja e Liridona Ademajt do duhet të përballet sërish në gjykatore me të dënuarit për vrasjen e saj.

    Javën e ardhshme do të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, meqë avokatët e Naim Murselit e të Granit Plavës të dënuar me burgim të përjetshëm, u ankuan për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, seanca e kolegjit të Apelit lidhur me këtë çështje penale është caktuar më 29 tetor 2026, në ora 09:50.” – Gjykata e Apelit

    Familja e Liridonës, pret që vendimi i Themelores të mbetet në fuqi.

    “Ne e kemi parë ankesën e të gjithëve. Sa i përket ankesës së Naim Murselit ai për gati 3 vite vazhdimisht në seanca ka thënë që nuk ka qenë i përfshirë në këtë vrasje makabre. Tash kur kemi një vendim gjykate pajtohet plotësisht me dënimin, por kërkon një dënim më të lehtë. Prandaj një krimineli të tillë nuk duhet as t’i besohet e as t’i ulet dënimi. Ne si familje e mbështesim fuqishëm vendimin e Gjykatës Themelore dhe jemi pas saj. Çdo vendim tjetër e cenon dhe e denigron Liridonën dhe të gjitha viktimat e femicidit. Mesazhi duhet të jetë i qartë, kriminelët duhet të kalben në burg dhe të gjithë ata të cilët tentojnë të ngrisin duart mbi nënat dhe motrat tona t’i pret i njëjti vendim me burgim të përjetshëm.”- Leonard Ademaj- Vëllai i Liridona Ademajt.

    Sipas aktgjykimit 124 faqesh të Themelores me të gjitha provat materiale e dëshmitë e dëshmitarëve është provuar se Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, kishte organizuar të gjithë vrasjen.

    “Lidhjen shkakore në mes veprimeve të të akuzuarve dhe pasojës fatale në këtë rast penal, dhe dashjen e lartë të të akuzuarve Naim Murseli e Granit Plava dhe ndihma e të akuzuarit Kushtrim Kokalla në privimin e jetës së të ndjerës Liridona Ademaj, e kanë vërtetuar provat materiale, të cilat kanë fuqizuar, kompletuar dhe formësuar Institutin e bashkëkryerjes dhe asaj të ndihmës, sepse nga këto prova është gjetur saktë se dëshira e të akuzuarit Naim Murseli, ishte aq e lartë sa që i mungonte vetëm një person për ta ekzekutuar, ndërkaq që pas shpalosjes së idesë për ekzekutim tek i akuzuari Kushtrim Kokalla, si familjar i të akuzuarit Naim dhe si person që kishte biseduar e qëndruar më së shumti gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë, i njëjti edhe e ka ndihmuar të akuzuarin Naim Murseli, duke ia gjetur dhe njoftuar me të akuzuarin Granit Plava, i cili i entuziazmuar edhe për shpërblimin e premtuar ndërmerr edhe veprimet makabre duke e ekzekutuar të ndjerën Liridona Ademaj, në karrigen e pasagjeres në veturën BMË, e cila kishte qenë së bashku natën kritike me të akuzuarin Naim Murselin dhe dy fëmijët e saj. – Aktgjykimi i Gjykatës

    Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm. Ky i fundit për shkrepjen e armës ndaj Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

    Një vendim ndryshe nga Gjykata Themelore e kërkon avokati i Plavës, Skender Gojani. Ai tregon se çka përmban ankesa e drejtuar në Gjykatën e Apelit.

    “Ankesa mbështetet në pretendime për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penal, si dhe vendim të gabuar mbi sanksionin penal. Në kuadër të ankesës kemi paraqitur argumentet tona juridike, duke përfshirë kundërshtimet lidhur me mënyrën e vlerësimit të provave dhe arsyetimin e shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm.”– Skender Gojani – Avokat i Granit Plavës.

    Përveç Murselit e Plavës që u dënuan me burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim, për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”.

    Burimi: Dukagjini

  • Brestovci kundërshton gjobën prej 5 mijë eurosh: Ministria të tregojë ku të dërgohen mbeturinat

    Brestovci kundërshton gjobën prej 5 mijë eurosh: Ministria të tregojë ku të dërgohen mbeturinat

    Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka reaguar ndaj gjobës prej 5 mijë eurosh të shqiptuar nga Inspektorati i Mjedisit ndaj Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, duke e cilësuar atë si të kundërligjshme.

    Në një reagim publik, Brestovci i është drejtuar ministres Pacolli, duke kërkuar nga ajo që, krahas publikimit të gjobës, të japë llogari për përgjegjësitë e Ministrisë në menaxhimin e mbeturinave.

    Ai ka ngritur çështjen e mungesës së hapësirave të autorizuara për pranimin dhe trajtimin e mbeturinave vëllimore, si dhe të kapaciteteve për deponimin dhe riciklimin e mbeturinave ndërtimore.

    Brestovci ka kërkuar që Ministria të bëjë publike vendndodhjet e mundshme për deponimin e këtyre mbeturinave dhe kushtet e pranimit të tyre, duke kërkuar sqarime edhe për masat e ndërmarra për krijimin e infrastrukturës së nevojshme.

    Një tjetër çështje që ai ka ngritur lidhet me orarin e funksionimit të deponive që i shërbejnë Prishtinës. Sipas tij, këto deponi e ndërpresin pranimin e mbeturinave në mesnatë, ndërkohë që aktiviteti i bizneseve dhe nevoja për shërbime të pastrimit vazhdojnë edhe gjatë natës.

    Drejtori i Inspekcionit ka thënë se Kryeqyteti po përpiqet ta zvogëlojë shpërndarjen e mbeturinave vëllimore përmes organizimit të pikave të përkohshme të grumbullimit.

    Megjithatë, ai i ka kërkuar ministres që, nëse e kundërshton këtë mënyrë të organizimit, të tregojë se cila është zgjidhja konkrete për qytetarët dhe bizneset që duhet t’i largojnë këto mbeturina.

    “Askush nuk kërkon përjashtim nga ligji. Por edhe Ministria duhet të japë llogari për përgjegjësitë e veta. Publikimi i një gjobe nuk e zëvendëson infrastrukturën që mungon dhe as bashkëpunimin institucional që nevojitet”, ka shkruar Brestovci.

    Në fund, ai ka theksuar se qytetarët kanë nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo vetëm për publikimin e gjobave ndaj institucioneve komunale.

    “Qytetarëve u duhet zgjidhje, Ministre. Një postim triumfal për gjobën ndaj Kryeqytetit nuk ua zgjidh problemin”, ka përfunduar Brestovci.

  • Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

    Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, i cili mban numrin 17 në fletëvotim.

    Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar të drejtën e shqiptarëve të këtyre komunave për të jetuar e ndërtuar të ardhmen në vendlindje, me mundësi të barabarta. Sipas tij, përgjigjja ndaj diskriminimit, përjashtimit dhe shtypjes duhet të jetë demokratike, përmes pjesëmarrjes në votime.

    “Gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar”, ka shkruar ai.

    Kurti u ka kërkuar edhe shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës të dalin në zgjedhje dhe të votojnë listën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare.

    Ai ka kujtuar takimin e 29 shtatorit me drejtuesit e këtyre subjekteve në zyrën e tij, i cili, sipas tij, u përmbyll me marrëveshjen për të garuar së bashku në listën “Koalicioni Shqiptar”.

    “Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar Kurti.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti calls on Albanians in the Valley to vote for Albanian coalition

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has called on the Albanians of Presevo, Bujanovac and Medvedja to participate in parliamentary elections in Serbia and support the Albanian coalition, which keeps the number 17 on the ballot.

    In a Facebook post, Kurti has stressed the right of Albanians to live and build the future in the homeland, with equal opportunities. According to him, the response to discrimination, exclusion and oppression should be democratic, through voter turnout.

    All of you who are in Kosovo and are eligible to vote in Presevo, Bujanoc and Medvedja must be in the country tomorrow to vote, he wrote.

    Kurti has also asked Albanians living in the Presevo Valley to come to the polls and vote on the joint list of Albanian political subjects.

    He has remembered the 29 September meeting with the leaders of these subjects in his office, which, according to him, concluded with the agreement to compete together on the Albanian co-ordination list.

    The exercise weighs a little in hand, but the decision weighs on the future, it’s over, Kurt.

    Source Layer: Dukeagini

  • Tonight the clock changes, citizens gain an hour more sleep

    On the night between October 24 and 25th, citizens will be spent at winter hour, when the clock scorpions will be back 60 minutes, between 3:00 and 2:00.

    This change enables citizens to sleep an hour longer, while the mornings will become brighter and dark will fall earlier in the afternoon.

    However, the seasonal change of the clock can affect your body’s biological clock and sleep rate. Some experts support keeping the standard watch permanent, arguing it is better compatible with the body’s natural rhythm.

    Meanwhile, the European Union continues to block the effort to end the clock’s seasonal shifts.

    Although the European Parliament supported the proposal for the break of this practice in 2019, member states have not yet reached agreement on whether summer or wintertime should be held forever.

    Where truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sonte ndërrohet ora, qytetarët fitojnë një orë më shumë gjumë

    Sonte ndërrohet ora, qytetarët fitojnë një orë më shumë gjumë

    Sonte ndërrohet ora, qytetarët fitojnë një orë më shumë gjumë

    Në natën mes 24 dhe 25 tetorit, qytetarët do të kalojnë në orën dimërore, kur akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa, nga ora 03:00 në 02:00.

    Ky ndryshim u mundëson qytetarëve të flenë një orë më shumë, ndërsa mëngjeset do të bëhen më të ndritshme dhe errësira do të bjerë më herët gjatë pasdites.

    Megjithatë, ndryshimi sezonal i orës mund të ndikojë në orën biologjike të trupit dhe në ritmin e gjumit. Disa ekspertë mbështesin mbajtjen e përhershme të orës standarde, duke argumentuar se ajo përputhet më mirë me ritmin natyror të organizmit.

    Ndërkohë, në Bashkimin Evropian vazhdon të mbetet e bllokuar përpjekja për t’i dhënë fund ndërrimit sezonal të orës.

    Edhe pse Parlamenti Evropian e mbështeti në vitin 2019 propozimin për ndërprerjen e kësaj praktike, shtetet anëtare ende nuk kanë arritur marrëveshje nëse duhet të mbahet përgjithmonë ora verore apo ajo dimërore.

    injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nga Amerika në Kosovë, familja Hagan mahnitet nga mikpritja shqiptare: Ushqimi, muzika dhe njerëzit na kanë fituar zemrën!

    Nga Amerika në Kosovë, familja Hagan mahnitet nga mikpritja shqiptare: Ushqimi, muzika dhe njerëzit na kanë fituar zemrën!

    Jeta në Amerikë më nuk ishte shumë atraktive, prandaj eksplorimi i botës ishte mundësi e mirë për familjen e Chris dhe Terra Hagan, çiftit që, me pesë fëmijë, vendosën që të vinin në Ballkan për të parë se si është jeta këndej.

    Ata vizituan shumë shtete, por Kosova ishte destinacioni final i tyre. Jetesa në Kosovë, njerëzit e dashur, kultura interesante, por edhe ushqimi e muzika, janë disa nga detajet që e bindën këtë familje të jetonte në shtetin tonë.

    Që të shtatë, kanë nisur edhe mësimin e gjuhës shqipe dhe po i inkurajojnë të tjerët që ta vizitojnë Kosovën, e cila, sipas tyre, meriton më shumë vëmendje ndërkombëtare dhe nuk është vetëm ajo pjesë që paraqitet në media, me luftëra e konflikte.

    Chris, në një intervistë për Telegrafin, ka ndarë eksperiencën që po përjeton, madje ka folur edhe për viralitetin që kanë marrë si familje në faqet e tyre në Instagram apo Facebook.

    Më poshtë keni edhe këtë intervistë për amerikanët e pasionuar pas Kosovës!

    Telegrafi: Çfarë ju shtyu që të shpërnguleshit në Kosovë dhe me çfarë po merreni aktualisht këtu?

    Chris Hagan: Udhëtimi ynë në fakt filloi me një vendim shumë më të madh: të linim pas mënyrën tradicionale të jetesës që kishim ndërtuar në Shtetet e Bashkuara dhe të eksploronim botën së bashku si familje.

    Në shtator të vitit 2025, u larguam nga Amerika me fëmijët tanë, të vendosur për të përjetuar kultura të ndryshme, për të njohur njerëz të rinj dhe për të krijuar kujtime që do të na mbeten gjatë gjithë jetës. Donim që fëmijët tanë të kuptonin se bota është shumë më e madhe se komunitetet ku janë rritur dhe se përjetimi i jetës përtej zonës së rehatisë ka një vlerë të jashtëzakonshme.

    Udhëtimet tona na çuan në disa vende evropiane, përfshirë Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përpara se të mbërrinim në Kosovë në qershor të vitit 2026.

    Ajo që fillimisht ishte thjesht një destinacion tjetër në udhëtimin tonë, është shndërruar në diçka shumë më domethënëse. Kemi krijuar një lidhje të sinqertë me vendin dhe njerëzit e tij.

    Sot jetojmë në Prishtinë me pesë fëmijët tanë. Punoj në distancë si konsulent për ndryshimin e karrierës, duke ndihmuar profesionistët të përballojnë ndryshimet në karrierë, të përmirësojnë CV-të, të përgatiten për intervista dhe të identifikojnë mundësi të reja punësimi. Gjithashtu, drejtoj biznesin tim të konsulencës.

    Së bashku, krijojmë përmbajtje për familjen dhe udhëtimet në rrjetet sociale, duke ndarë përvojat tona si amerikanë që jetojnë në Kosovë. Përmes videove tona, shpresojmë t’u prezantojmë më shumë njerëzve në mbarë botën bukurinë, kulturën, mikpritjen dhe jetën e përditshme që e bëjnë këtë vend të veçantë.

    Telegrafi: Çfarë kishit dëgjuar për Kosovën para se të vinit dhe si ndryshuan përshtypjet tuaja pasi e keni parë vendin nga afër?

    Chris Hagan: Para se të mbërrinim, njohuritë tona për Kosovën ishin relativisht të kufizuara. Ashtu si shumë amerikanë, pjesa më e madhe e asaj që dinim lidhej me historinë e vendit, konfliktin e fundit të viteve 1990 dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në rajon.

    Fatkeqësisht, kur njerëzit jashtë Ballkanit dëgjojnë për Kosovën, perceptimi i tyre ndonjëherë formohet më shumë nga e kaluara e saj sesa nga vendi që është bërë sot.

    Përvoja e drejtpërdrejtë në Kosovë e ndryshoi plotësisht këndvështrimin tonë.

    Ajo që na befasoi më shumë nuk ishin vetëm peizazhet e bukura, qytetet plot gjallëri apo kostoja e përballueshme e jetesës. Ishin njerëzit.

    Që nga fillimi, kemi përjetuar një ngrohtësi, bujari dhe mikpritje që na ka bërë të ndihemi vërtet të mirëpritur. Njerëzit na janë afruar thjesht për t’u prezantuar, për të na ofruar ndihmë ose për të shprehur kënaqësinë e tyre që një familje amerikane kishte zgjedhur të kalonte kohë në vendin e tyre.

    Një nga zbulimet më domethënëse ka qenë dashuria dhe vlerësimi që shumë kosovarë kanë për Shtetet e Bashkuara. Si amerikanë, kjo lidhje e ka bërë përvojën tonë edhe më të veçantë.

    Erdhëm në Kosovë duke ditur relativisht pak për vendin. Tani e gjejmë veten duke ndarë historinë e tij me njerëz nga e gjithë bota.

    Telegrafi: Sa jeni përshtatur me jetën këtu? A keni mësuar ndonjë fjalë shqip? Nëse po, a mund t’i ndani disa me ne?

    Chris Hagan: Mendojmë se jemi përshtatur shumë mirë, veçanërisht duke pasur parasysh se po e ndërtojmë jetën në një vend të ri me pesë fëmijë të vegjël!

    Natyrisht, ka dallime mes jetës në Amerikë dhe asaj në Kosovë. Nga blerjet dhe transporti deri te komunikimi dhe rutinat e përditshme, gjithçka ka kërkuar njëfarë përshtatjeje.

    Megjithatë, kemi mësuar t’i përqafojmë këto dallime, në vend që t’i krahasojmë vazhdimisht me atë që jemi mësuar të përjetojmë në Shtetet e Bashkuara.

    Një nga pjesët më të këndshme të përvojës sonë ka qenë mësimi i gjuhës shqipe.

    Sigurisht, ende nuk e flasim rrjedhshëm, por kemi mësuar disa fjalë dhe shprehje, përfshirë:

    • “Përshëndetje” – Hello
    • “Faleminderit” – Thank you
    • “Mirëmëngjes” – Good morning
    • “Mirëdita” – Good day
    • “Natën e mirë” – Good night
    • “Shumë mirë” – Very good
    • “Të dua” – I love you

    Edhe fëmijët tanë po njihen me gjuhën dhe na pëlqen t’i ndajmë ato momente në rrjetet sociale.

    Kemi zbuluar se edhe thjesht përpjekja për të folur shqip u sjell buzëqeshje njerëzve. Shqiptarët duket se e vlerësojnë sinqerisht kur të huajt përpiqen ta mësojnë gjuhën e tyre, edhe kur shqiptimi ynë nuk është i përsosur!

    Telegrafi: A keni provuar ushqime tradicionale shqiptare? Cilat gatime ju kanë pëlqyer më shumë? A mund të ndani një përvojë të paharrueshme që lidhet me kuzhinën shqiptare?

    Ushqimi ka qenë padyshim një nga pikat më të bukura të përvojës sonë në Kosovë!

    Kemi shijuar eksplorimin e restoranteve lokale, furrave të bukës dhe përvojave tradicionale të të ngrënit. Një nga gjërat që kemi vlerësuar veçanërisht është rëndësia që ka ushqimi në bashkimin e njerëzve.

    Në Amerikë, vaktet ndonjëherë mund të jenë të nxituara, sepse të gjithë janë të zënë me punë, shkollë dhe përgjegjësi të tjera. Këtu kemi vënë re se të ngrënit shpesh është më shoqëror dhe më i qetë.

    Ajo që e bën këtë përvojë veçanërisht të paharrueshme është mikpritja që shoqëron ushqimin. Nuk është e pazakontë që njerëzit të na rekomandojnë gatime, të na shpjegojnë se si përgatitet diçka ose të na inkurajojnë të provojmë diçka të re.

    Kemi kuptuar se përjetimi i kuzhinës shqiptare nuk ka të bëjë vetëm me ngrënien e një vakti. Ai lidhet edhe me përjetimin e kulturës dhe bujarisë së njerëzve.

    Si familje me pesë fëmijë, i vlerësojmë veçanërisht vendet ku familjet janë të mirëpritura dhe ku ndarja e një vakti shihet si mundësi për të kaluar kohë cilësore së bashku.

    Telegrafi: Çfarë keni dëgjuar ose vënë re për traditat shqiptare, veçanërisht për jetën familjare? Familjet shqiptare njihen shpesh për numrin e madh të fëmijëve. Cilat janë përshtypjet tuaja për këtë aspekt të kulturës?

    Chris Hagan: Kjo është një nga gjërat që vlerësojmë më shumë në Kosovë.

    Si prindër të pesë fëmijëve, familja është në qendër të pothuajse gjithçkaje që bëjmë. Vendimi ynë për të udhëtuar jashtë vendit u motivua kryesisht nga dëshira për të kaluar më shumë kohë cilësore së bashku dhe për t’u dhënë fëmijëve përvoja që shkojnë përtej një klase tradicionale apo mjedisit të njohur.

    Kemi vënë re se marrëdhëniet familjare kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në kulturën shqiptare.

    Duket se ekziston një respekt i thellë për prindërit, gjyshërit, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes së gjerë. Shpesh shohim disa breza që kalojnë kohë së bashku, qoftë duke shëtitur nëpër qytet, duke ngrënë apo duke u mbledhur në kafene lokale.

    Një gjë që na ka bërë përshtypje është mënyra e ngrohtë se si njerëzit reagojnë ndaj fëmijëve tanë.

    Në disa vende, udhëtimi me pesë fëmijë të vegjël mund të të bëjë të ndihesh sikur po i shqetëson të tjerët. Në Kosovë, shpesh kemi përjetuar të kundërtën. Njerëzit buzëqeshin, pyesin për fëmijët tanë dhe tregojnë interes të sinqertë për familjen tonë.

    Edhe pse madhësia e familjeve ndryshon natyrshëm në shoqërinë moderne, ne e admirojmë rëndësinë që i kushtohet unitetit familjar, besnikërisë dhe mbështetjes së ndërsjellë.

    Për ne, kjo është një nga arsyet pse jemi ndier kaq rehat në Kosovë. Familja këtu nuk është thjesht diçka për të cilën flitet. Është diçka që e shohim të pasqyruar në jetën e përditshme.

    Telegrafi: A dëgjoni muzikë shqiptare? Nëse po, cilët artistë shqiptarë ju pëlqejnë më shumë?

    Chris Hagan: Patjetër që jemi njohur me muzikën shqiptare që nga mbërritja në Kosovë, qoftë në restorante, dyqane, kafene apo përmes rrjeteve sociale.

    Muzika është një pjesë shumë e rëndësishme e njohjes së kulturës së një vendi dhe na ka pëlqyer të dëgjojmë tingujt dhe stilet e ndryshme që janë të njohura këtu.

    Ende jemi duke zbuluar artistë shqiptarë dhe duke mësuar më shumë për skenën muzikore vendase, ndaj nuk do të donim të hiqeshim sikur jemi ekspertë në këtë fushë!

    Telegrafi: Çfarë do t’u thoshit njerëzve që po mendojnë ta vizitojnë Kosovën? A do t’ua rekomandonit dhe pse?

    Chris Hagan: Pa asnjë hezitim, do ta rekomandonim vizitën në Kosovë.

    Në fakt, një nga arsyet kryesore pse jemi bërë kaq të apasionuar pas krijimit të përmbajtjes këtu është bindja jonë se ky vend meriton shumë më tepër vëmendje ndërkombëtare.

    Kosova ofron një ndërthurje të peizazheve të bukura, historisë interesante, ushqimit të shijshëm, komuniteteve mikpritëse dhe mundësive për të udhëtuar me kosto relativisht të përballueshme.

    Por, më e rëndësishmja, besojmë se vizitorët do ta mbajnë mend mënyrën se si i kanë bërë të ndihen njerëzit.

    Ka diçka të veçantë kur viziton një vend ku të panjohurit janë të gatshëm të ndajnë një pjesë të kohës së tyre për të të ndihmuar, për të biseduar me ty ose për të të bërë të ndihesh i mirëpritur.

    Do t’i inkurajonim njerëzit, veçanërisht amerikanët, të mos i krijojnë përshtypjet për Kosovën vetëm nga titujt e lajmeve, ngjarjet historike apo paragjykimet.

    Ejani dhe përjetojeni vetë.

    Shëtisni nëpër Prishtinë, eksploroni Prizrenin, vizitoni malet, provoni restorantet lokale dhe gjeni kohë për të biseduar me njerëzit.

    Në fakt, po përgatitemi të nisim një udhëtim familjar për të eksploruar pjesë të ndryshme të Kosovës. Qëllimi ynë është të prezantojmë qytetet, bukuritë natyrore, restorantet, atraksionet kulturore dhe vendet e veçanta që nuk njihen aq shumë, përmes platformave tona të rrjeteve sociale.

    Duam që njerëzit që nuk e kanë menduar kurrë ta vizitojnë Kosovën t’i shohin videot tona dhe të mendojnë: Ky është një vend që do të doja ta vizitoja.

    Ndërsa për njerëzit nga Kosova që jetojnë jashtë vendit, shpresojmë që përmbajtja jonë t’u japë edhe një arsye tjetër për t’u ndier krenarë për atdheun e tyre.

    Telegrafi: Cili do ishte mesazhi juaj për fund?

    Chris Hagan: Nëse ka një gjë që do të donim që njerëzit të nxirrnin nga historia jonë, është se ndonjëherë përvojat më domethënëse në jetë ndodhin kur je i gatshëm të dalësh përtej asaj që njeh.

    Kur u larguam nga Shtetet e Bashkuara me fëmijët tanë, nuk e dinim saktësisht se ku do të na çonte udhëtimi apo cilat vende do të kishin ndikimin më të madh në familjen tonë.

    Sigurisht që nuk e kishim parashikuar se do të krijonim një lidhje kaq të fortë me Kosovën.

    Ajo që nisi si një përvojë udhëtimi është bërë një kapitull domethënës në jetën e familjes sonë.

    Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mirësinë, inkurajimin dhe mbështetjen që kemi marrë nga njerëzit në mbarë vendin, veçanërisht nga ata që e kanë ndjekur udhëtimin tonë në internet.

    Reagimi ndaj videove tona ka qenë jashtëzakonisht pozitiv. Kemi marrë mesazhe të panumërta nga njerëz që na kanë mirëpritur, na kanë rekomanduar vende për t’i vizituar dhe kanë ndarë histori personale për domethënien që ka vendi i tyre për ta.

    Përmes përmbajtjes sonë në rrjetet sociale, familja jonë tashmë ka arritur miliona shikues dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i ndihmuar më shumë njerëz të zbulojnë anën pozitive të Kosovës.

    Dëshirojmë gjithashtu të theksojmë se nuk jemi këtu për të thënë se ndonjë vend është i përsosur. Çdo vend ka sfidat e veta, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Por besojmë se ka një vlerë të jashtëzakonshme në njohjen dhe vlerësimin e të mirave që ekzistojnë në kultura të ndryshme.

    Njerëzve të Kosovës duam t’u themi thjesht: Faleminderit shumë!

    Faleminderit që e mirëpritët familjen tonë, i përqafuat fëmijët tanë dhe na bëtë të ndihemi si në shtëpi.

    Presim me padurim të vazhdojmë udhëtimin tonë, të eksplorojmë më shumë nga vendi juaj i bukur dhe t’i ndajmë këto përvoja me botën./Telegrafi/

  • Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

    Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

    Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra ka kaluar me sukses raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027, duke e eliminuar Estoninë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Prishtinë.

    Fitorja vendimtare për Kosovën erdhi të premten, kur hendbollistet tona triumfuan me rezultat bindës, 39:22.

    Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar të shtunën, Estonia fitoi me rezultat 27:25, por kjo nuk mjaftoi për ta ndalur Kosovën, e cila siguroi kalimin në raundin tjetër falë epërsisë së krijuar në ndeshjen e parë.

    Merlinda Qorraj ishte më efikasja për Kosovën me nëntë gola, ndërsa Mirela Gjikokaj realizoi katër. Portierja Aurora Kryeziu regjistroi 12 pritje.

    Me këtë sukses, Kosova e kalon për të tretën herë radhazi raundin e parë kualifikues për Kampionatin

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali