Category: Lajme

  • Jargët e kërmillit në fytyrë? Ja pse gjithnjë e më shumë gra po përdorin këtë përbërës

    Jargët e kërmillit në fytyrë? Ja pse gjithnjë e më shumë gra po përdorin këtë përbërës

    Nga hidratimi dhe zbutja e rrudhave të imëta te qetësimi i lëkurës së irrituar, ky përbërës i kozmetikës koreane po fiton popullaritet. Por sa nga përfitimet e tij mbështeten në prova shkencore?

    Në dëgjim të parë, jargët e kërmillit mund të mos tingëllojnë si diçka që do të dëshironit ta vendosnit në fytyrë. Megjithatë, në industrinë bashkëkohore të kozmetikës, ky përbërës ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm dhe është bërë pjesë e shumë produkteve për kujdesin ndaj lëkurës.

    I njohur si snail mucin ose snail secretion filtrate, sekrecioni i kërmillit është përhapur veçanërisht falë kozmetikës koreane, duke u shndërruar në përbërës të serumeve, kremrave dhe esencave për fytyrën.

    Interesimi për të nuk lidhet vetëm me rrjetet sociale. Përbërja e tij përmban substanca që mund të ndihmojnë në hidratimin, qetësimin dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

    Megjithatë, studimet klinike mbeten të kufizuara dhe jo të gjitha përfitimet që reklamohen janë vërtetuar shkencërisht.

    Çfarë përmbajnë jargët e kërmillit dhe si ndikojnë në lëkurë?

    Sekrecioni i kërmillit përmban një përzierje substancash biologjikisht aktive, përbërja e të cilave ndryshon sipas llojit të kërmillit dhe mënyrës së përpunimit.

    Ndër përbërësit më të rëndësishëm përmenden:

    • Acidi hialuronik: Ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, duke i dhënë lëkurës pamje më të butë dhe më të hidratuar.
    • Peptidet: Po studiohen për ndikimin e mundshëm në rigjenerimin e lëkurës dhe prodhimin e kolagjenit.
    • Alantoina: Njihet për vetitë qetësuese dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e irritimeve të lehta.
    • Antioksidantët dhe glikoproteinat: Mund të kontribuojnë në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe ruajtjen e barrierës së saj mbrojtëse.

    Megjithatë, efektiviteti varet nga përqendrimi i përbërësve, formulimi dhe mënyra e përdorimit të produktit.

    Foto: Magnific

    Hidratim intensiv pa ndjesinë e yndyrës në fytyrë

    Një nga arsyet kryesore të popullaritetit të këtij përbërësi është tekstura e tij e veçantë, e ngjashme me xhelin.

    Produktet me sekrecion kërmilli mund të ofrojnë hidratim pa lënë domosdoshmërisht shtresë të yndyrshme ose ndjesi rëndese në fytyrë.

    Për këtë arsye, ato mund të jenë të përshtatshme për lëkurë të thatë, të kombinuar apo të yndyrshme, varësisht nga formulimi.

    Një studim klinik i publikuar në literaturën shkencore ka shqyrtuar ndikimin e një kremi me përbërës nga kërmilli në hidratimin dhe rikuperimin e lëkurës pas trajtimit me laser fraksional CO₂.

    Rezultatet sugjeruan përfitime të mundshme, por numri i vogël i pjesëmarrësve nuk lejon përgjithësimin e tyre për të gjitha produktet kozmetike.

    A ndihmojnë kundër rrudhave dhe shenjave të akneve?

    Jargët e kërmillit janë bërë të kërkuara edhe për kujdesin ndaj lëkurës me skuqje, njolla dhe shenja të mbetura pas akneve.

    Disa kërkime laboratorike sugjerojnë se përbërësit e tyre mund të mbështesin proceset natyrore të rigjenerimit. Gjithashtu, hidratimi i mirë mund t’i bëjë vijat e imëta më pak të dukshme.

    Megjithatë, provat shkencore për reduktimin e rrudhave të thella, shenjave të akneve dhe njollave të pigmentimit mbeten të kufizuara.

    Prandaj, këto produkte nuk zëvendësojnë trajtimet dermatologjike të vërtetuara, si retinoidet apo procedurat profesionale për trajtimin e shenjave të akneve.

    Si t’i përfshini në rutinën e përditshme?

    Sekrecioni i kërmillit gjendet kryesisht në formën e serumit, esencës ose kremit hidratues.

    Serumet dhe esencat zakonisht aplikohen pas pastrimit të fytyrës, mbi lëkurë paksa të lagësht. Më pas përdoret një krem hidratues për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë.

    Ky përbërës mund të kombinohet me niacinamid, ceramide dhe pantenol, substanca të njohura për mbështetjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

    Personat me lëkurë të ndjeshme duhet ta provojnë produktin fillimisht në një zonë të vogël, për të kontrolluar mundësinë e irritimit.

    Kujdes i veçantë rekomandohet për personat me alergji ndaj kërmijve ose merimangave të pluhurit, për shkak të mundësisë së reaksioneve alergjike.

    A ia vlen të përdoren produktet me jargë kërmilli?

    Për personat që kërkojnë hidratim shtesë dhe përmirësim të pamjes së përgjithshme të fytyrës, produktet me sekrecion kërmilli mund të jenë një alternativë interesante.

    Megjithatë, ato nuk janë zgjidhje universale për çdo problem dermatologjik.

    Përfitimi më i besueshëm mbetet hidratimi, ndërsa ndikimi në rrudha, shenja të akneve dhe rigjenerim të thellë kërkon ende studime më të plota.

    Në fund, rëndësi nuk ka vetëm popullariteti i një përbërësi, por mënyra se si produkti i përshtatet nevojave të lëkurës. /Telegrafi/

  • Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti u drejtohet shqiptarëve të Luginës: Mbështeteni numrin 17

    Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti u drejtohet shqiptarëve të Luginës: Mbështeteni numrin 17

    Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti u drejtohet shqiptarëve të Luginës: Mbështeteni numrin 17

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët ndodhen në Kosovë dhe kanë të drejtë vote në këto komuna, që të udhëtojnë nesër drejt vendlindjes për të marrë pjesë në votime.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka kërkuar votuesve që të mbështesin numrin 17, përkatësisht “Koalicionin Shqiptar”.

    Ai bëri të ditur se më 29 shtator kishte pritur në zyrën e tij drejtuesit e subjekteve politike shqiptare, takim që, sipas tij, përfundoi me marrëveshjen për garim të përbashkët në një listë zgjedhore.

    Kurti theksoi se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë të ndërtojnë jetën në vendlindje me mundësi të barabarta, duke bërë thirrje për pjesëmarrje demokratike përballë diskriminimit dhe përjashtimit.

    “Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, shkroi Kurti në mesazhin e tij drejtuar votuesve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A day before the elections in Serbia, Kurti addresses Albanians in the Valley: Support Number 17

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has called on Albanian citizens of Presevo, Bujanoc and Medvedja, who are in Kosovo and have the right to vote in these municipalities, to travel towards their home country tomorrow to participate in the vote.

    Through a Facebook post, Kurti has asked voters to support the number 17, respectively.

    He announced that on 29 September he had waited in his office for the leaders of Albanian political subjects — the meeting, which, according to him, ended with the agreement for joint competition on an election list.

    Kurti stressed that Presevo Albanians, Bujanovac and Medvedja have the right to build life in their homeland with equal opportunities, calling for democratic participation in the face of discrimination and exclusion.

    The exercise weighs little in the hand, but the decision weighs on the future, Kurti wrote in his message to voters.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Fetoshi: Pa qartësi strategjike, rrezikojmë pasoja fatale

    Fetoshi: Pa qartësi strategjike, rrezikojmë pasoja fatale

    Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka theksuar se kuptimi i dimensionit hibrid të konfliktit gjeopolitik është premisë për përcaktimin e saktë të interesave aktuale shqiptare në Ballkan.

    Këto vlerësime Fetoshi i shprehu në Rrethin Liberal të Dardhës në Korçë gjatë sesionit “Gjeopolitika e re dhe ekonomia globale”, ku studiues, figura publike dhe sipërmarrës shqiptarë nga vendet e Ballkanit po diskutojnë sfidat e rendit liberal dhe implikimet e ndryshimeve gjeopolitike në hapësirën shqiptare.

    “Sot lufta është më shumë se përplasje ushtarake, prandaj duhet ta kuptojmë se jemi në luftë. Nëse s’nisemi nga kjo premisë, nuk i definojmë dot interesat aktuale shqiptare në Ballkan”, tha Fetoshi.

    Duke iu referuar koncepteve të “krizës së legjitimitetit” të Jürgen Habermasit dhe “krizës së përfaqësimit”, të trajtuar në veprën Post-Democracy të Colin Crouch-it, ai foli për shkëputjen e sistemit politik nga pritjet dhe nevojat reale të qytetarëve.

    Megjithatë, sipas Fetoshit, përtej këtyre vështirësive të demokracisë, rreziqet kryesore me të cilat përballen sot shqiptarët lidhen me sigurinë.

    Ai paralajmëroi për operacione hibride që synojnë destabilizimin dhe dobësimin e besimit në orientimin dhe përkatësinë euroatlantike të shqiptarëve.

    Në këtë kontekst, Fetoshi kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse të shoqërisë civile, akademisë, bizneseve dhe politikës për ndërtimin e një përgjigjeje të përbashkët ndaj këtyre sfidave.

    Sipas tij, kjo përgjigje duhet të mbështetet në qartësi strategjike dhe në forcimin e partneriteteve brenda përcaktimit euroatlantik.

    “Çdo rrugë tjetër është gabim dhe me pasoja fatale për shqiptarët”, theksoi Fetoshi.

    Burimi: Dukagjini

  • Fetoshi: Without strategic clarity, we risk fatal consequences

    Institute of Octopus Director Arben Fetosti has stressed that the meaning of the hybrid dimension of the geopolitical conflict is promise for the exact definition of current Albanian interests in the Balkans.

    These assessments Fetos expressed to the next Liberal Circle in Korca during the new geopolitical and global economy session, where Albanian researchers, public figures and entrepreneurs from the Balkan countries are discussing the challenges of liberal order and the implications of geopolitical changes in Albanian space.

    Today, war is more than a military crash, so we must realize that we are at war. If we get out of this premiere, we cannot define the current Albanian interests in the Balkans, Fethoshi said.

    Referring to concepts of legitimacy of Jürgen Habermas and representation Cresis discussed in the work Post-Democrace Colin Crouch’s, he talked about cutting off the political system from expectations and real needs of citizens.

    However, according to Fethoshi, beyond these difficulties of democracy, the main risks facing Albanians today are related to security.

    He warned of hybrid operations aimed at destabilising and weakening confidence in the orientation and Euro-Atlantic belonging of Albanians.

    In this context, Fetos sought a comprehensive approach to civil society, academy, business and policy to build a common response to these challenges.

    According to him, this response should be based on strategic clarity and on strengthening partnerships within the Euro-Atlantic determination.

    Every other road is wrong and with fatal consequences for Albanians, Fetos stressed.

    Source Layer: Dukeagini

  • Bojkot në shkollën e Frëngovës në Strugë, prindërit kundërshtojnë bashkimin e klasave

    Bojkot në shkollën e Frëngovës në Strugë, prindërit kundërshtojnë bashkimin e klasave

    Për një javë të tërë, prindërit e Shkollës Fillore në fshatin Frëngovë të Strugës nuk i kanë lënë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, pasi u mor vendimi për bashkimin e dy klasave nga klasa e parë dhe e tretë në një klasë të kombinuar, ku dhjetë fëmijë, shtatë nxënës të klasës së parë dhe tre të klasës së tretë, do të duhet të mësojnë së bashku. Kjo vjen pasi një nga mësuesit doli në pension.

    Prindërit nuk pajtohen që fëmijët e tyre të ndjekin mësimet në një klasë të kombinuar. Ata kërcënojnë se do të vazhdojnë me bojkotin e mësimit.

    “Ne nuk duam që arsimimi i tyre të zhvillohet në një klasë të kombinuar. Ne duam që fëmijët tanë të mësojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, në një klasë të veçantë vetëm për klasën e parë. Gjithashtu i kërkojmë drejtorit, Ministrisë ose çdo organi kompetent që e menaxhon këtë çështje të na japë një kopje të vendimit. Ne kërkojmë që vendimi të rishqyrtohet. Ne besojmë se arsimi i kombinuar nuk është aq i mirë sa arsimi i rregullt, sepse mësuesja duhet t’i përkushtohet klasës së parë ashtu siç duhet të japë mësim në çdo klasë tjetër.” – Egzona Jonuzi, Prind.

    “Nxënësit e klasës së parë duhet të mësojnë shkronjat. Si do të arrijë mësuesja t’u përkushtohet të gjithëve? Ajo do të punojë me nxënësit e klasës së parë për dhjetë minuta, me nxënësit e klasës së dytë për dhjetë minuta. Nëse duan, mund t’i ndajnë fëmijët në grupe më të vogla dhe të organizojnë dy klasa, siç kanë bërë në vende të tjera, sepse edhe fëmijët e tyre mësojnë atje. Por edhe fëmijët tanë meritojnë kushte të përshtatshme. Nuk ka logjikë që nxënësit e klasës së tretë të mësojnë së bashku me nxënësit e klasës së parë. Thjesht nuk ka kuptim.” – Lirim Ilazi, Prind.

    “Asnjë nga prindërit nuk është dakord me këtë organizim. Ne kërkojmë që fëmijët të kenë mësuesen e tyre dhe të ndjekin mësimet në kushte të përshtatshme dhe të kenë mësuesen e tyre.” – Vlora Iljazi ,Prind.

    Prindërit kërkojnë që Komuna e Strugës dhe Ministria e Arsimit, të miratojnë menjëherë klasa të ndara. Thonë se fëmijët e tyre nuk janë numra për shkurtime buxhetore ose për të mbuluar lëshimet administrative. Ata njoftojnë se nuk heqin dorë nga qëllimi i tyre./Alsat.mk

  • Vdes Hajzer Zyhrani nga Llausha, i njohur për shprehjen virale “Ka mu kallë krejt”

    Vdes Hajzer Zyhrani nga Llausha, i njohur për shprehjen virale “Ka mu kallë krejt”

    Vdes Hajzer Zyhrani nga Llausha, i njohur për shprehjen virale “Ka mu kallë krejt”

    Ka ndërruar jetë Hajzer (Mursel) Zyhrani nga Llausha, i moshuari që u bë i njohur për publikun përmes një videoje virale, ku përdorte shprehjen tashmë të njohur “Ka mu kallë krejt”.

    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor të publikuar nga familjarët.

    Varrimi i të ndjerit është bërë sot, më 24 tetor 2026, në orën 17:00, në varrezat e lagjes Zyhrani në Llaushë.

    Shprehja e tij karakteristike u përhap gjerësisht në rrjetet sociale, duke e bërë atë të njohur për shumë qytetarë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hayzer Zyhanni of Lausha, known for his viral expression, has been a mess.

    Hayzer (Mursel) Zyhanni from Lausha, the old man who became public – known through a viral video using the now – known expression “I’m completely confused.”

    News of his death has been made known through a weekly announcement published by family members.

    The burial of the deceased has been done today, on October 24, 2026, at 5: 00 p.m., at the Zyhrani Village in Lausa.

    His distinctive expression spread widely to social networks, making it known to many citizens.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Juniku me efiçience te energjise ne 5 institucione vitale

    Juniku me efiçience te energjise ne 5 institucione vitale

     “Me implementimin e këtij projekti ne presim të kemi fatura shumë më të ulëta të energjisë elektrike sepse ngrohjen nuk e bëjmë më me naftë por përmes paneleve solare ndërsa do të rriten në një masë shumë të madhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë që është e një rëndësie të veçantë”, ka thënë Dr Ali Kuçi, udhëheqës në QKMF në Junik

    Pas përfundimit me sukses të këtij programi, përfaqësuesja e BE, Rita Heikkinen tha se projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt promovimit të energjisë së ripërtëritshme dhe ndërtimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore në nivel lokal në komunën e Junikut dhe Bashkisë së Mirditës.

    “Jam shumë e lumtur që këto investime do të mundësojnë përfitime mjaft të mëdha të komunitetit të këtushëm në aspektin e efiçiencës së energjisë dhe zvogëlimit të kostove energjetike. Ky projekt ndërkufitar ka bërë bashkë komintetet e dy anënëve të kufirit rreth sfidave të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve qoftë përmes transmisionit të gjelbërt, mbrojtjes mjedisore, turizmit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik”., ka thënë Ritva Heikkinen, përfaqësuese e BE-së

     “Ne jemi shumë mirënjohës fillimisht Bashkimit Evropian që me fondet e tyre na e dhanë mundësinë për të bërë këto investime, pastaj edhe komunës së Junikut e cila ka ndikuar drejtpërdrejt që procesi të jetë sa më thjeshtë edhe të bëhet me i prekshëm për të gjithë qytetarët. Nafta dhe peleti nuk do të përdorën më në këto objekte kështu që kemi së paku 50 mijë euro kursime në vit. Pra përveç impaktit mjedisor, reduktimeve të emetimit të karbonit kështu që ne flasim për një rritje të ndjeshme të kursimeve por edhe të mirëqenies”, ka thënë Elvis Ndreka, menaxher i projektit “EFFORT”

     “Objektet kryesisht kanë pasur investime në masat e efiçiencës, vendosjen e paneleve solare, ndërrimin e ngrohtoreve nga ato me naftë në sistem me pompa si dhe ndërrimin e dritareve të objektit të komunës së Junikut dhe QKMF, ndërsa të gjitha këto investime janë sipas standardeve të BE-së ”. Demokrat Ganijaj, koordinator i projektit (KK Junik)

    Sipas koordinatorëve, projekti ndërkufitar IPA Shqipëri–Kosovë kap vlerën mbi 463 mijë euro.

    Burimi: RTKLive

  • The energy efficiency Yunik in 5 vital institutions

     With the implementation of this project, we expect to have much lower electricity bills because heating is no longer in oil, but through solar panels as health services will grow to a very large extent for our patients, which is of particular importance, said Dr Ali Kuci, leader at the KKMF in Junic.

    After successfully completing this programme, EU representative Rita Heikkinen said the project represents an important step towards promoting renewable energy and building sustainable development policies at the local level in the municipality of Yunik and Mirday municipality.

    I am very happy that these investments will enable substantial benefits of the community here in terms of energy efficiency and reduction of energy costs. This cross-border project has combined the municipalities of two sides of the border about common challenges in order to improve the lives of citizens, whether through green transmission, environmental protection, tourism, culture and economic development. Ritva Heikkinen, EU representative, said.

     We are very grateful first that with their funds, we were given the opportunity to make these investments, and then the Yunik municipality, which has directly influenced the process to become more vulnerable to all citizens. Oil and diapers will no longer be used in these facilities so we have at least 50 thousand euros in savings annually. So besides environmental impact, carbon emissions reductions so we talk about a significant increase in savings but also well-being, Elvis Ndreka, project manager, said. EFFORT)

     The activities have mainly had investments in efficiency measures, the establishment of solar panels, the change of heating from oil to pump, as well as the changing windows of the Yunik and KKMF municipality, while all these investments are according to EU standards. Democratic Ganijaj, project co-ordinator ( KK Junic)

    According to co-ordinators, cross-border project IPA Albania stands at more than 463 thousand euros.

    Source Layer: RTKLive