Category: Lajme

  • Protesta në Çeki kundër ndryshimeve për financimin e mediave

    Protesta në Çeki kundër ndryshimeve për financimin e mediave

    Dhjetëra protestues u përpoqën të hynin me forcë në ndërtesën e parlamentit çek gjatë një proteste natën e kaluar kundër ndryshimeve në financimin e mediave publike.

    Ndërkohë, në një votim gjatë natës, koalicioni qeverisës siguroi miratimin e propozimit në fazën e parë të procesit parlamentar.

    Qeveria e kryeministrit çek Andrej Babish, e mbështetur nga partia “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”, e ka kritikuar shpesh mënyrën se si mediat publike dhe private raportojnë mbi politikat e saj, duke akuzuar disa media për anshmëri.

    Opozita ka krahasuar ndryshimet e propozuara me reformat e zbatuara në Hungari nën kryeministrin Viktor Orban, një periudhë gjatë së cilës pati një zgjerim të ndjeshëm të mediave pro-qeveritare.

    Qeveria deklaroi se po heq tarifën mujore për shërbimin publik të transmetimit, e cila arrin në 205 korona (18,41 euro) për familje, me qëllim uljen e kostove për qytetarët. Në vend të kësaj, mediat publike do të financohen përmes buxhetit të shtetit.

    Qindra protestues u mblodhën para parlamentit, ndërsa disa prej tyre qëndruan aty gjatë gjithë natës. Disa individë u përpoqën të hynin në ndërtesë, por nuk ia dolën.

    Gazetarët dhe stafi tjetër në media kanë paralajmëruar grevë për datën 3 nëntor, ndërsa një grup qytetar ka bërë thirrje për një protestë publike të dielën.

    Burimi: Dukagjini

  • Hilary Swank zbulon si e mbajti sekret shtatzëninë deri në muajin e shtatë

    Hilary Swank zbulon si e mbajti sekret shtatzëninë deri në muajin e shtatë

    Aktorja fituese e çmimit Oscar, Hilary Swank, 52 vjeçe, ka treguar se si arriti ta mbante private shtatzëninë e saj të tretë deri në muajin e shtatë.

    Ajo dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, ndërsa aktorja ka zbuluar se privatësia e banorëve të qytetit ku jeton e ndihmoi të ruante sekretin.

    Gjatë një interviste në podkastin Question Everything, Swank tregoi se njerëzit në qytetin e vogël ku është rritur kanë respektuar gjithmonë jetën e saj private, shkruan DailyMail.

    Ajo tha se nuk kishte pasur nevojë të qëndronte e mbyllur në shtëpi për të shmangur vëmendjen dhe se kishte vazhduar punën deri rreth javës së 17-të të shtatzënisë.

    Aktorja shpjegoi se nuk ndjeu nevojën ta bënte lajmin publik më herët, pasi preferon ta mbajë jetën personale larg vëmendjes.

    Ajo e përshkroi shtatzëninë si një zhvillim që erdhi në momentin e duhur për të, duke theksuar se jo gjithçka ndodh sipas planeve apo afateve që njerëzit vendosin për veten.

    Swank dhe Schneider u bënë prindër të binjakëve, Aya dhe Ohm, në prill të vitit 2023, kur aktorja ishte 48 vjeçe.

    Në intervista të mëparshme, ajo ka treguar se kishte ngrirë vezët në moshën 37-vjeçare, duke e konsideruar këtë një mundësi të rëndësishme për të ardhmen.

    Ylli i Hollywood-it ka thënë se përvoja e të qenit nënë në një moshë më të pjekur e ka ndihmuar të jetë më e pranishme në jetën e fëmijëve.

    Pas një karriere të gjatë në aktrim, ajo shprehet se tani dëshiron t’u kushtojë më shumë kohë fëmijëve të saj. /Telegrafi/

  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Edi Rama ironizon me një video

    Protestat e dhunshme në Tiranë, Edi Rama ironizon me një video

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video lidhur me protestat masive dhe të dhunshme që po zhvillohen sot.

    Në video shfaqen protestues, të cilët Rama i specifikon si studentë, të mbledhur në selinë e Partisë Demokratike.

    Kryeministri e ka shoqëruar videon me përshkrimin: “Studentët” në Universitetin e Dhunës.

    Protestat e ditëve të fundit në Tiranë janë shoqëruar me tensione të larta, përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe dëmtime të institucioneve.

    Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Nga ana tjetër, Rama ka dënuar aktet e dhunës dhe ka bërë thirrje për dialog. /Telegrafi/

  • Kush janë befasitë më të mëdha deri tani në Ligën e Kampionëve sipas gazetarit Bardh Maxhuni

    Kush janë befasitë më të mëdha deri tani në Ligën e Kampionëve sipas gazetarit Bardh Maxhuni

    Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet më të rëndësishme në futbollin evropian, me fokus te Liga e Kampionëve, gara për çmimet individuale, Superliga e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

    Gazetari Bardh Maxhuni ka përmendur dy ekipe – Real Betisin dhe Comon si dy befasitë e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, falë lojës qw po shfaqin të dyjat.

    “Po, e pamë që pas tri xhirovo të para, tash i kemi pesë ekipe, të cilat e kanë arritë bilancin perfekt, pra, i kanë tri fitore, pra nëntë pikë maksimumin e kanë arritë”.

    Ekipi që ka shkaktu befasi të madhe për mua është Real Betisi edhe Como. Betisi për faktin se pe shohim që po udhëhiqet nga një Isoc, i cili ndonëse është në perëndim të karrierës, po e shohim që atë përvojën që e ka pas që e ka ndërtu ndër vite, e ka sjellë te Betisi edhe nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, po kanë rezultate të mira si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”.

    “Como një tjetër befasi, ndoshta jo befasi për neve që e përcjellim edhe në kampionat,pothuajse vazhdimisht, Como prej se është Fabregasi trajner ka bo një futboll atraktiv, tash në Ligën e Kampionëve ka marrë vëmendje më të madhe, për shkak se dihet që është gara më prestigjioze dhe e përcjellin krejt”, ka thënë mes tjerash Maxhuni.

    Episodin e plotë të podcastit “Arena e Yjeve” me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

  • Kurti: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar

    Kurti: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar

    Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se shqiptarët e këtyre komunave kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje me mundësi të barabarta, duke theksuar se diskriminimi dhe përjashtimi kërkojnë përgjigje demokratike përmes pjesëmarrjes në zgjedhje.

    “Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje, me mundësi të barabarta”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka bërë thirrje edhe për bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë dhe kanë të drejtë vote në këto komuna, që të udhëtojnë drejt vendlindjes për të votuar.

    “Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, ‘Koalicionin Shqiptar’”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka theksuar rëndësinë e votës për përfaqësimin politik dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    “Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti: Vote Number 17, Albanian Coalition

    In a Facebook post, Kurti has said Albanians of these municipalities have the right to build their lives in their homeland with equal opportunities, stressing that discrimination and exclusion require democratic answers through participation in the elections.

    The Albanians of Presevo, Bujanoc and Medvedja have the right to build life in their homeland, with equal opportunities, Kurti wrote.

    He has also called for fellow countrymen in Kosovo and have the right to vote in these municipalities to travel towards their homeland to vote.

    If, after all, I call on my countrymen in Presevo, Bujanoc and Medvedja to actively get involved and each to vote and support the number 17, Albanian coalition, Kurti wrote.

    He has stressed the importance of voting for political representation and the future of Albanians in the Presevo Valley.

    The exercise weighs a little in hand, but the decision weighs on the future, it’s over, Kurt.

    Source Layer: RTKLive

  • LEX – Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

    LEX – Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

    LEX – Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim dhe mashtrim kompjuterik, të cilët dyshohet se kanë vepruar përmes qendrave të thirrjeve (Call Center), duke mashtruar shtetas të huaj me investime të rreme financiare.

    Siç ka raportuar më parë Gazeta Sinjali, në mesin e të dyshuarve janë Toni Salihu, rreth 27-vjeçar, Durim Morina, rreth 36-vjeçar, Diamant Hasani, rreth 25-vjeçar, Rea Hashani, rreth 23-vjeçare, Përparim Reka, rreth 36-vjeçar, Dorent Hajredini, rreth 27-vjeçar, Faik Zuka, rreth 19-vjeçar, Ariana Plakici, rreth 32-vjeçare dhe Bidaim Emini, rreth 23-vjeçar.

    Sipas vendimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbajtjes së seancës dëgjimore.

    Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të dyshuarit të arratisen, veçanërisht duke marrë parasysh se tre prej tyre janë shtetas gjermanë dhe se janë evidentuar udhëtime të shpeshta jashtë vendit.

    Po ashtu, sipas gjykatës, ekziston rreziku që të dyshuarit të ndikojnë në rrjedhën e procedurës penale, të fshehin, ndryshojnë ose asgjësojnë prova materiale, si dhe të ndikojnë te të dëmtuarit, dëshmitarët apo bashkëpjesëmarrësit e mundshëm.

    Sipas dyshimeve të paraqitura në vendim, gjatë vitit 2026 deri më 23 tetor, në lokacione të ndryshme në Prishtinë, të dyshuarit kanë vepruar në mënyrë të organizuar, me role të ndara, përmes qendrave të thirrjeve të përshtatura për këtë qëllim.

    Ata dyshohet se, duke u paraqitur rrejshëm si përfaqësues të kompanive të investimeve financiare, kanë vënë në lajthim shtetas të huaj dhe i kanë nxitur të kryejnë veprime që dëmtonin pasurinë e tyre, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar.

    Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX KH nine fraud suspects through a center call were assigned a month of detention

    The Constitutional Court in Pristina has appointed a month of detention for nine computer fraud suspects who allegedly acted through call centres (Call Center), misleading foreign citizens with false financial investments.

    As the Signal newspaper reported earlier, among the suspects are Tony Salihu, about 27-year-old Durim Morina, about 36-year-old, Diamonds Hasani, about 25-year-old Rea Hashani, about 23-year-old Progress Reka, about 36-year-old Dorent Hajredini, about 27 years old, Faik Zuka, about 19-year-old Ariana Placi, about 32-year-old and Bidaim Amyni, about 23.

    Under the court’s ruling, the detention measure is scheduled following the request of the Basic Prosecutor in Ferizaj and the holding of the hearing.

    The court has estimated there is the danger of the suspects escaping, especially considering that three of them are German citizens and that frequent trips abroad are being recorded.

    Similarly, according to the court, there is the danger that suspects will influence the course of criminal procedure, hide, change or eliminate material evidence, and influence the injured, witnesses or potential collaborators.

    According to allegations presented in the decision, during 2026 to 23 October, at various locations in Pristina, suspects have acted organised, with separate roles, through call centres adapted to that end.

    They allegedly, posing as representatives of financial investment companies, have launched foreign nationals and urged them to commit actions that damaged their property with the aim of illegal financial gain.

    Against that decision, the parties are eligible for complaint at the Kosovo Court of Appeals.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • ChatGPT prezanton “Bisedat e kyçura”, qasja mbrohet me PIN ose identifikim biometrik

    ChatGPT prezanton “Bisedat e kyçura”, qasja mbrohet me PIN ose identifikim biometrik

    OpenAI ka prezantuar funksionin “Locked Chats” në ChatGPT, i cili u mundëson përdoruesve të mbrojnë biseda të caktuara me një kod PIN katërshifror ose përmes autentifikimit biometrik në telefon.

    Bisedat e kyçura do të vendosen në një hapësirë të veçantë dhe nuk do të shfaqen në historikun e zakonshëm, në listën e bisedave të fiksuara apo në rezultatet e kërkimit.

    Funksioni synon të kufizojë qasjen e personave të tjerë në përmbajtjet private, veçanërisht kur përdoruesit ndajnë pajisjen me dikë ose e përdorin atë në ambiente publike.

    Megjithatë, kyçja nuk ofron enkriptim nga skaji në skaj dhe nuk i ndryshon detyrimet ligjore të OpenAI-t për të dhënat. Gjithashtu, ajo nuk ndryshon automatikisht cilësimet për përdorimin e bisedave në trajnimin e modeleve apo afatet e ruajtjes së tyre.

    Kompania paralajmëron se rivendosja e kodit të qasjes do të sjellë fshirjen e përhershme të të gjitha bisedave të kyçura dhe skedarëve të ngarkuar në atë hapësirë. Këto përmbajtje nuk do të mund të rikthehen as nga shërbimi i mbështetjes.

    Veçoria po shpërndahet gradualisht për përdoruesit e versionit falas dhe abonentët e planeve Go, Plus dhe Pro. Në Android dhe iOS, ajo do të mbështesë edhe bisedat me zë, ndërsa bisedat në Codex nuk do të mund të kyçen.

    Burimi: Dukagjini

  • ChatGPT represents locked chats, access to PIN or biometric identification

    OpenAI introduced the function “Locked Chats” on ChatGPT, which allows users to protect certain conversations with a code PIN 4 quadfral or biometric authentication on the phone.

    The closed conversations will be placed in a separate space and will not appear in the common history, on the fixed chat list or on the search results.

    The function aims to limit the approach of others to private content, especially when users share equipment with someone or use it in public environments.

    However, the key does not offer encryption from end to end and does not change OpenAI’s legal obligations for data. Also, it does not automatically change the quality of the use of calls on model training or their conservation deadlines.

    The company warns that restoring the access code will bring permanent elimination of all locked conversations and busy files in that space. Such content will not be restored by even the service of support.

    The feature is gradually being distributed to users of free version and signatures of plans Go, Plus and Pro. In Android and iOS, it will also support talking aloud, while conversations in the Codex will not be able to lock.

    Source Layer: Dukeagini