Category: Lajme

  • Jennifer Lopez e ktheu një fustan të zi në spektakël mode: Gjithçka falë një veshjeje që rrëmbeu vëmendjen

    Jennifer Lopez e ktheu një fustan të zi në spektakël mode: Gjithçka falë një veshjeje që rrëmbeu vëmendjen

    Në tapetin e kuq të Los Angelesit, këngëtarja u shfaq me një krijim luksoz të Dolce & Gabbana, duke dëshmuar se një detaj i vetëm mund ta ndryshojë krejtësisht një paraqitje

    Jennifer Lopez dëshmoi edhe një herë se një fustan i zi nuk ka pse të jetë i zakonshëm. Në tapetin e kuq të një mbrëmjeje gala të Operës së Los Angelesit, këngëtarja dhe aktorja u shfaq me një kombinim që bashkonte elegancën klasike të Hollivudit me guximin dhe ekstravagancën e modës së lartë.

    Edhe pse baza e veshjes ishte një fustan i gjatë dhe elegant në ngjyrë të zezë, gjithë vëmendjen e mori një pelerinë luksoze me motive shumëngjyrëshe lulesh, jakë të gjerë me efekt gëzofi dhe detaje të pasura dekorative.

    Pelerina që e shndërroi gjithë kombinimin

    Elementi më mbresëlënës i paraqitjes ishte pelerina me sfond të errët, e zbukuruar me lule në nuanca të gjelbra, të kuqe, rozë, blu dhe të arta.

    Kombinimi i këtyre ngjyrave krijonte një pamje të pasur dhe romantike, ndërsa jaka voluminoze në ngjyrë kafe i jepte veshjes një karakter dramatik.

    I njëjti material zbukuronte edhe skajet e mëngëve të gjera, duke theksuar siluetën dhe luksin e krijimit. Nga fotografitë nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhej fjalë për gëzof natyral apo artificial.

    Një tjetër detaj interesant ishte astari prej sateni në ngjyrë të gjelbër menteje, i cili krijonte kontrast me tonet e errëta të pelerinës.

    Ndërkaq, thekët e gjatë të zinj, që vareshin përgjatë pjesës së poshtme, i shtonin veshjes një frymë boheme dhe njëkohësisht aristokratike.

    profimedia

    Fustani i zi që theksonte elegancën dhe siluetën

    Nën pelerinën madhështore, Jennifer Lopez kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi, me pjesën e sipërme të ngushtë që ndiqte linjat e trupit.

    Dekolteja e thellë dhe prerja e strukturuar theksonin siluetën femërore, ndërsa fundi prej materiali të lehtë, pjesërisht transparent, krijonte një kontrast mes elegancës klasike dhe sensualitetit.

    Ngjyra e zezë shërbente si bazë ideale për pelerinën, duke i lejuar motivet e luleve dhe detajet dekorative të binin plotësisht në sy.

    Kombinimin e plotësonin sandalet e zeza me taka të larta dhe një çantë e vogël, me dizajn minimalist.

    Dy emra të mëdhenj të modës në një paraqitje

    Pelerina e zgjedhur nga këngëtarja ishte pjesë e koleksionit Dolce & Gabbana Alta Moda, të prezantuar në Taormina në vitin 2026.

    Krijimi ishte frymëzuar nga estetika e shalleve tradicionale spanjolle, të njohura për qëndisjet e pasura me lule dhe thekët dekorativë.

    Ndërkohë, fustani i zi ishte modeli Cecilia i stilistes Maria Lucia Hohan.

    Kështu, Lopez bashkoi dy qasje të ndryshme: thjeshtësinë elegante të një fustani mbrëmjeje dhe ekstravagancën e një krijimi të modës së lartë.

    Bizhuteritë dhe grimi që plotësuan pamjen

    Vëmendje të veçantë tërhoqi edhe gjerdani në stilin art déco, me elemente metalike të punuara hollësisht dhe zbukurime në nuanca blu e të gjelbra.

    Bëhej fjalë për një bizhuteri Georges Fouquet nga fillimi i shekullit XX, e cila harmonizohej me dekorimet e pelerinës.

    Flokët ngjyrë kafe ishin mbledhur lart, me disa fije të lëshuara pranë fytyrës, ndërsa grimi në nuanca të ngrohta bronzi theksonte sytë dhe buzët me ngjyrë natyrale.

    Me këtë paraqitje, Jennifer Lopez tregoi se edhe një fustan i thjeshtë i zi mund të shndërrohet në një krijim mbresëlënës, kur kombinohet me një veshje të zgjedhur me kujdes. /Telegrafi/

  • Goli i Pilos nuk mjafton, Phil Foden me het-trik i ndihmon Man Cityt ta mposht thellë AEK-un

    Goli i Pilos nuk mjafton, Phil Foden me het-trik i ndihmon Man Cityt ta mposht thellë AEK-un

    Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj AEK-ut, duke triumfuar me rezultat 5-1 në një ndeshje ku skuadra angleze dominoi dhe tregoi forcën e saj në fazën ofensive.

    Man City e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 12-të, kur Elliot Anderson përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe realizoi për 1-0.

    Phil Foden e dyfishoi epërsinë në minutën e 34-t, pas asistimit të Rico Lewis, duke i dhënë skuadrës vendase një avantazh të merituar në pjesën e parë (2-0).

    AEK-u reagoi pas pushimit dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 52-të. Mbrojtësi shqiptar Stavro Pilo përfitoi nga një pasim që çau mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi për 2-1, duke rikthyer përkohësisht emocionet në ndeshje.

    Megjithatë, përgjigjja e Manchester Cityt ishte e menjëhershme. Rayan Cherki shënoi për 3-1 në minutën e 57-të, pas asistimit të Phil Foden, ndërsa anglezi realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 65-të, duke e çuar rezultatin në 4-1.

    Phil Foden ishte në formë të shkëlqyer dhe kontribuoi drejtpërdrejt në dominimin e skuadrës së tij. Në minutën e 76-të, ai kompletoi paraqitjen me golin e tretë personal, pas asistimit të Ryan McAidoo, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-1.

    Kështu, goli i Stavro Pilos nuk mjaftoi për AEK-un, që u mposht thellë nga Manchester City, ndërsa skuadra angleze konfirmoi epërsinë e saj me një paraqitje bindëse në të dyja pjesët e lojës. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Konjufca për dënimet e Speciales në OKB: Kanë gabime, presim të korrigjohen në apel

    Konjufca për dënimet e Speciales në OKB: Kanë gabime, presim të korrigjohen në apel

    Konjufca për dënimet e Speciales në OKB: Kanë gabime, presim të korrigjohen në apel

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke e kritikuar për mos përmendjen e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

    Konjufca, duke folur për aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka thënë se Gjuriq nuk i përmendi 12 mijë shqiptarët e vrarë gjatë luftës.

    “ Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 mijë shqiptarët e vrarë. Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka theksuar se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe gjykatat e tjera për ndjekjen dhe dënimin e krimeve të luftës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të kryerësve.

    Duke folur për Dhomat e Specializuara, Konjufca ka thënë se ato janë themeluar me insistimin e aleatëve të Kosovës, si përgjigje ndaj pretendimeve të Serbisë se pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer vepra të rënda, përfshirë trafikimin e organeve.

    “E kemi ditur që nga fillimi që këto kanë qenë fabrikime me qëllim të diskreditimit të forcës sonë mbrojtëse dhe luftës sonë çlirimtare”, ka deklaruar Konjufca.

    Sipas tij, Dhomat e Specializuara kanë sqaruar se UÇK-ja nuk është në gjykim dhe se aktgjykimi nuk synon ta zhvlerësojë luftën çlirimtare apo shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

    Ndërsa, sa u përket dënimeve të shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Konjufca ka thënë se ato përmbajnë gabime dhe ka shprehur pritjen që këto të korrigjohen gjatë procedurës së apelit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Conjufca for UN Special Sentences: They Have Errors, Waiting to Correct on Appeals

    Foreign Affairs and Diaspore Minister Glauk Konjufca has reacted to statements by Serbia’s Foreign Minister Marko Djuric at the UN Security Council meeting, criticising him for not mentioning Albanians killed during the war in Kosovo.

    Konjufca speaking of the recent act of Kosovo Specialised Chambers on former Kosovo Liberation Army leaders ( U n The CK, has said Djuric did not mention the 12,000 Albanians killed during the war.

    ) No word from Minister Djurovic for the 12 thousand Albanians killed. That’s what I call denial of justice, Conjufca has declared.

    He has stressed that Kosovo has co-operated with The Hague Tribunal and other courts for the prosecution and condemnation of war crimes, regardless of the perpetrators’ ethnic affiliation.

    Speaking to the Specialised Chambers, Konjufca has said they were founded with the insistence of Kosovo allies in response to Serbia’s claims that KLA members had committed serious works, including organ trafficking.

    We’ve known from the very beginning that these were factories with the aim of discrediting our defence force and our liberation war, Conjufca has declared.

    According to him, the Specialised Chambers have clarified that the KLA is not in trial and that the act is not intended to depreciate the liberation war or Kosovo’s declaration of independence.

    While, in terms of sentences pronounced against former KLA leaders, Konjufca has said they contain errors and have voiced expectations that these be corrected during the appeals procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tragjike në Ferizaj | Vdes në QKUK 68-vjeçari që pësoi djegie të rënda – familjarët kishin ndërhyrë për ta shpëtuar

    Tragjike në Ferizaj | Vdes në QKUK 68-vjeçari që pësoi djegie të rënda – familjarët kishin ndërhyrë për ta shpëtuar

    Tragjike në Ferizaj | Vdes në QKUK 68-vjeçari që pësoi djegie të rënda – familjarët kishin ndërhyrë për ta shpëtuar

    Ka përfunduar tragjikisht rasti i rëndë i raportuar të dielën mbrëma në Ferizaj, ku një 68-vjeçar kishte pësuar djegie të rënda në rrethana që po hetoheshin si tentim vetëvrasjeje.

    Burimet e Sinjalit konfirmojnë se Ragip Sopa, rreth 68-vjeçari ka ndërruar jetë më 19 tetor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte transferuar për trajtim mjekësor pas incidentit.

    Ngjarja kishte ndodhur më 18 tetor, rreth orës 20:10, në rrugën “Mehmet Begraca” në Ferizaj.

    Sipas informacioneve të raportuara më herët, familjarët kishin dëgjuar britma në oborrin e shtëpisë dhe, pasi kishin dalë jashtë, e kishin gjetur 68-vjeçarin të përfshirë nga flakët.

    Ata kishin ndërhyrë menjëherë për ta shuar zjarrin dhe kishin njoftuar ekipet emergjente, të cilat i kishin ofruar ndihmën e parë.

    Sopa ishte dërguar fillimisht në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda ishte transferuar në QKUK, ku, fatkeqësisht, nuk arriti të mbijetonte.

    Pas konfirmimit të vdekjes, hetuesit rajonalë të Ferizajt kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit.

    Me autorizim të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut të vdekjes.

    Rasti, i cili fillimisht ishte evidentuar si “Tentim vetëvrasjeje”, po trajtohet më tej nga hetuesit rajonalë të Ferizajt.

    Hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragic at Ferizaj I die at 68-year-old QKUK, who suffered severe burns.

    The case reported on Sunday evening, in Ferizaj, where a 68-year-old had suffered severe burns under circumstances that were being investigated as attempted suicide.

    Signal sources confirm that Ragip Sopa, about 68-year-old, has passed away on October 19th at the University Clinical Centre in Kosovo, where he had been transferred to medical treatment after the incident.

    The event took place on October 18th, about 20:10, on the Mehmet Begraca Street in Ferizaj.

    According to information reported earlier, the family had heard screams in the backyard and, after going out, found the 68-year-old man involved in flames.

    They had immediately intervened to put out the fire and had announced the emergency teams, which had offered first aid.

    Sopa was originally sent to Ferizaj Emergency, while because of severe injuries she had been transferred to KKUK, where, unfortunately, she failed to survive.

    After confirming the death, Ferizaj regional investigators have announced the State Attorney.

    By authorisation of the prosecution, the lifeless body has been sent to the Pristina Institute of Legal Medicine for Obligation, with the aim of fully clarifying the cause of death.

    The case, which was originally recorded as attempted suicide, is further being handled by Ferizaj regional investigators.

    Investigations into the complete record of the events are ongoing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lassen: Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

    Lassen: Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

    Përfaqësuesja e përhershme e Danimarkës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ambasadorja Christina Markus Lassen, ka kërkuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, më 20 tetor, Lassen tha se Kosova duhet të ecë përpara me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet ta përmbushë zotimin për të mos e kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Ajo theksoi se të dyja palët kanë përgjegjësi dhe se përparimi i qëndrueshëm kërkon zbatimin e zotimeve me mirëbesim, pa përzgjedhur vetëm obligimet që u përshtaten.

    Danimarka mirëpriti formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, si dhe zgjedhjen e presidentit, duke vlerësuar se këto zhvillime krijojnë mundësi për rikthimin e vazhdimësisë institucionale dhe avancimin e reformave të nevojshme.

    Lassen tha se stabiliteti institucional duhet të krijojë hapësirë të re për angazhim thelbësor në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ajo vlerësoi përparimin praktik të arritur gjatë këtij viti, përfshirë marrëveshjen për zbatimin e Ligjit për të Huajt, si shembull të bashkëpunimit që mund të sjellë zgjidhje për qytetarët.

    Ambasadorja daneze kërkoi gjithashtu përfshirje më të madhe të serbëve të Kosovës në institucionet publike dhe trajtim të shqetësimeve të komuniteteve joshumicë. Ajo theksoi se vendimet që i prekin këto komunitete, përfshirë çështjet pronësore, shembjet dhe dëbimet, duhet të merren pas konsultimeve kuptimplota.

    Ajo kërkoi që pretendimet për keqpërdorim të detyrës nga policia të hetohen në mënyrë të paanshme, si dhe që të sigurohet përfaqësim efektiv i komuniteteve joshumicë në institucionet e drejtësisë.

    Duke folur për sigurinë, Lassen u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet ose të dëmtojnë dialogun. Ajo shprehu keqardhje për mungesën e përparimit të mjaftueshëm nga Serbia për të siguruar përgjegjësi për sulmin në Banjskë të vitit 2023.

    Lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës, ajo kërkoi respektimin e pavarësisë së gjyqësorit, duke theksuar se çdo kundërshtim ndaj aktgjykimeve duhet të ndiqet përmes procedurave të rregullta të ankimimit.

    Lassen vlerësoi punën e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit dhe nxitjen e dialogut, në bashkëpunim me KFOR-in, EULEX-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ajo tha se një rishikim strategjik i mandatit të misionit, të përcaktuar më 1999, mund të ndihmojë që ai t’u përshtatet më mirë nevojave aktuale në terren.

    Në përfundim, ambasadorja riafirmoi mbështetjen e Danimarkës për integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, duke theksuar se ky angazhim do të vazhdojë edhe pas përfundimit të anëtarësimit të Danimarkës në Këshillin e Sigurimit.

    Burimi: RTKLive

  • Lassen: Serbia not prevents Kosovo membership in international organisations

    Denmark’s permanent representative to the United Nations Organization ( The UN, Ambassador Christina Markus Lassen, has called for full implementation of the 2023 Agreement on the road towards normalising relations between Kosovo and Serbia.

    At the UN Security Council meeting for Kosovo on 20 October, Lassen said that Kosovo should move forward with the establishment of the Association of Serb majority municipalities, while Serbia must fulfil its pledge not to oppose Kosovo’s membership in international organisations.

    She stressed that both sides have responsibilities and that sustainable progress requires the implementation of trustful pledges, not short-listing only the commitments they make.

    Denmark welcomed the formation of the Assembly and the Government of Kosovo, as well as the election of the president, praising that these developments create opportunities for restoring institutional continuity and advancing needed reforms.

    Lassen said institutional stability should create new space for substantial engagement in the facilitated dialogue by the European Union. She praised the practical progress achieved this year, including the agreement on implementing the Foreign Law, as an example of co-operation that could bring solutions to citizens.

    The Danish ambassador also called for greater involvement of Kosovo Serbs in public institutions and treatment of concerns of non-US communities. She stressed that decisions affecting these communities, including property issues, collapses and expulsions, should be made after meaningful consultations.

    It demanded that allegations of abuse of office by police be investigated impartially, as well as to ensure effective representation of non-party communities in justice institutions.

    Speaking of security, Lassen urged all sides to show restraint and avoid unilateral actions that could increase tensions or undermine dialogue. She expressed regret over Serbia’s lack of sufficient progress to secure responsibility for the 2023 Banjska attack.

    Regarding Kosovo’s Specialised Chambers, it called for respecting the independence of the judiciary, stressing that any opposition to the bias should be followed through regular complaint procedures.

    Lassen praised UNMIK’s work on confidence building and promoting dialogue, in co-operation with KFOR, EULEX and other international partners. She said a strategic review of the mission’s mandate, defined in 1999, could help him better adapt to current needs on the ground.

    In the end, the ambassador reaffirmed Denmark’s support for Kosovo’s full integration into the international community, stressing that this commitment will continue even after Denmark’s membership in the Security Council ends.

    Source Layer: RTKLive

  • Zviceranët shpenzojnë mbi 414 milionë franga në OnlyFans gjatë vitit 2026

    Zviceranët shpenzojnë mbi 414 milionë franga në OnlyFans gjatë vitit 2026

    Përdoruesit në Zvicër pritet të shpenzojnë gjithsej 414.9 milionë franga zvicerane në platformën OnlyFans gjatë vitit 2026.

    Platforma OnlyFans, e njohur për përmbajtjen me pagesë dhe veçanërisht për materialet për të rritur, vazhdon të tërheqë përdorues që paguajnë për qasje në përmbajtje ekskluzive të krijuesve.

    Shuma prej 414.9 milionë frangash tregon përmasat e tregut të kësaj platforme në Zvicër dhe interesimin e përdoruesve për përmbajtjen që ofrohet përmes abonimeve dhe pagesave shtesë, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    OnlyFans u mundëson krijuesve të përmbajtjes të fitojnë para drejtpërdrejt nga abonentët, ndërsa të ardhurat mund të krijohen përmes abonimeve mujore, mesazheve me pagesë dhe përmbajtjeve të veçanta.

    Megjithatë, shpenzimet e përdoruesve nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht fitimin neto të krijuesve, pasi platforma mban një pjesë të të ardhurave dhe mund të ketë edhe kosto të tjera të lidhura me krijimin e përmbajtjes.

    Shifra prej 414.9 milionë frangash i referohet vitit 2026 dhe duhet të kuptohet si vlerësim për këtë periudhë, jo domosdoshmërisht si shumë përfundimtare e shpenzuar deri më tani./Telegrafi/

  • Swiss spend over 1414 million francs on OnlyFans during 2026

    Users in Switzerland are expected to spend a total of 414.9 million Swiss francs on the OnlyFans platform during 2026.

    The OnlyFans platform, known for its content and especially for adult materials, continues to attract users who pay for access to exclusive content of creators.

    The 414.9 million francs show the size of this platform market in Switzerland and the interest of users in the content offered through subscriptions and additional payments, writes 20MinuteTelevision broadcast.

    OnlyFans enables content creators to earn money directly from subscribers, while revenues can be created through monthly subscriptions, payment messages, and specific content.

    However, users’ expenses do not necessarily represent net profit for creators, as the platform holds some of the revenue and may also have other costs related to the creation of content.

    The figure of 414.9 million francs refers to 2026 and should be understood as an assessment of this period, not necessarily as very final spent so far./Telegraphy/