Category: Lajme

  • Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

    Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

    Një protestues është qëlluar me plumb gome në bark gjatë protestës, duke mbetur i plagosur rëndë.

    Siç mëson Top Channel, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Ende nuk ka detaje të plota mbi rrethanat në të cilat u plagos protestuesi.

  • Sulmohet mjeku në Emergjencën e Vushtrrisë – pacienti kërkon me ngulm kontrollin, e godet dhe e shtyn pas mosmarrëveshjes

    Sulmohet mjeku në Emergjencën e Vushtrrisë – pacienti kërkon me ngulm kontrollin, e godet dhe e shtyn pas mosmarrëveshjes

    Sulmohet mjeku në Emergjencën e Vushtrrisë – pacienti kërkon me ngulm kontrollin, e godet dhe e shtyn pas mosmarrëveshjes

    Një incident ndaj personelit shëndetësor është raportuar në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, ku një mjek kujdestar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person që kishte kërkuar të kontrollohej në repartin e Emergjencës.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 14:42, ndërsa viktimë e sulmit është mjeku R.D, rreth 56-vjeçar.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, një burrë ende i paidentifikuar kishte shkuar në Emergjencë dhe kishte insistuar që të kontrollohej pikërisht nga mjeku kujdestar.

    Meqenëse, sipas raportimit, gjendja për të cilën kërkonte kontroll nuk ishte vlerësuar si emergjente, atij i ishte shpjeguar se ku duhej të drejtohej për të marrë shërbimin përkatës.

    Por ky udhëzim dyshohet se ka shkaktuar reagimin agresiv të personit.

    Sipas deklarimit të mjekut, i dyshuari e ka goditur me dorë në krah dhe më pas e ka shtyrë, duke shkaktuar një incident brenda repartit të Emergjencës.

    Në ato momente kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë shëndetësorë, të cilët kanë arritur ta largojnë personin nga ambientet ku kishte ndodhur sulmi.

    Rasti është denoncuar në Polici, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

    Pas konsultimit me Prokurorinë, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Personi i dyshuar ende nuk është identifikuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar identitetin e tij dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The doctor is attacked in the City Emergency, the patient is earnestly seeking control, striking, and pushing after the dispute

    An incident to health personnel was reported to the Sheikh Zayedı Hospital in Vushtrri, where a caretaker doctor was allegedly physically assaulted by a person who had sought to be searched in the Emergency Department.

    Signal sources suggest that the event took place on October 19, 2026, at around 14:42, while the victim of the attack is the doctor R.D., about 56 years old.

    According to information provided by the signal, an unidentified man had yet gone to Emergency Emergency and insisted that he be checked just by the caregiver.

    According to the report, the situation for which he sought control was not valued as emergency, he had been explained where he should turn to receive his ministry.

    But this directive has allegedly caused the person’s aggressive reaction.

    According to the doctor’s statement, the suspect struck him by hand and then pushed him, causing an incident within the Emergency Department.

    At that time, other health – care workers have intervened, who have managed to distance the person from the environment where the attack had occurred.

    The case was reported to the police, and the State Attorney was notified of the event.

    After consulting the prosecution, the case was initiated as a solution to the official person.

    The suspected person has not yet been identified, while police are continuing to investigate his identity and to fully clarify the circumstances of the incident.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

    Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

    Pas arritjes së marrëveshjes politike, “Koalicioni Shqiptar” po zhvillon aktivitete parazgjedhore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Tetë subjektet politike garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, më 25 tetor 2026, me Shaip Kamberin bartës të listës.

    Koalicioni Shqiptar ka intensifikuar aktivitetet në prag të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë. Në ditët e fundit, përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare kanë zhvilluar takime me qytetarë dhe kanë mbajtur tubime të përbashkëta, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për forcimin e përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

    Tubimi në Samolicë, thirrje për përfaqësim më të fuqishëm

    Aktiviteti më i fundit i raportuar u mbajt të hënën, më 19 tetor, në restorantin “Bici”, në fshatin Samolicë të Komunës së Bujanocit. Në tubimin e përbashkët morën pjesë përfaqësues të subjekteve politike që përbëjnë koalicionin, mes tyre Shaip Kamberi, Visar Memeti, Nagip Arifi, Shqiprim Musliu, Ardita Sinani, Naser Aziridhe Ilir Sadriu.

    Bartësi i listës, Shaip Kamberi, theksoi nevojën për një përfaqësim më të fuqishëm të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke deklaruar se synimi është sigurimi i tri ose më shumë ulëseve.

    Gjatë fjalimit, ai ngriti shqetësime lidhur me diskriminimin, mungesën e investimeve, pengesat në punësim dhe moszbatimin e zotimeve institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës. Ai theksoi se zbatimi i Planit Shtatëpikësh mbetet ndër kërkesat kryesore të koalicionit.

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, vlerësoi se bashkimi politik mund ta fuqizojë përfaqësimin e shqiptarëve dhe të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    Takime me qytetarë para tubimit të përbashkët

    Një ditë më herët, më 18 tetor, Shaip Kamberi zhvilloi një takim me qytetarë të gjeneratave të vjetra nga vendbanime të ndryshme të Komunës së Bujanocit.

    Sipas raportimit të mediave lokale në takim morën pjesë qindra qytetarë. Kamberi e lidhi bashkimin politik me përvojat historike të shqiptarëve të Luginës dhe me nevojën për vazhdimin e angazhimit për të drejtat e tyre.

    Tubimi në Samolicë ishte paralajmëruar më 17 tetor, kur koalicioni u kishte bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që të merrnin pjesë në aktivitetin zgjedhor.

    Si u bashkuan partitë shqiptare?

    Marrëveshja politike u arrit më 29 shtator në Prishtinë, në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Më 30 shtator u bë publik bashkëpunimi për garimin me një listë të përbashkët, të emërtuar “Koalicioni Shqiptar”. Procesi erdhi pas bisedimeve dhe përpjekjeve për afrimin e qëndrimeve ndërmjet partive shqiptare.
    Në marrëveshje u përfshinë tetë subjekte politike:

    Partia për Veprim Demokratik (PVD), e përfaqësuar nga Shaip Kamberi;

    Alternativa për Ndryshim (APN), e përfaqësuar nga Visar Memeti;

    Partia Demokratike (PD), e përfaqësuar nga Nagip Arifi;

    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e përfaqësuar nga Agim Sabedini;

    Lëvizja për Progres Demokratik (LPD), e përfaqësuar nga Shqiprim Musliu;

    Lëvizja për Reforma (LR), e përfaqësuar nga Sami Salihu;

    Alternativa për Luginën (AL), e përfaqësuar nga Armend Aliu;

    Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH), i përfaqësuar nga Naser Aziri.

    Marrëveshja synon të kapërcejë dallimen ndërmjet partive dhe të bashkojë mbështetjen elektorale rreth një liste të vetme. Shaip Kamberi është bartës i listës, e cila garon me numrin 17.

    Sipas raporteve, lista ka dhjetë kandidatë, pesë gra dhe pesë burra, nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri. Për shpalljen e saj u mblodhën 6.319 nënshkrime mbështetëse, prej të cilave 5.988 u vlerësuan të vlefshme.

    Çfarë rëndësie ka bashkimi politik?

    Bashkimi i tetë subjekteve politike ka rëndësi për mënyrën se si shqiptarët e Luginës synojnë të përfaqësohen në institucionet qendrore të Serbisë. Në vend që mbështetja të shpërndahet ndërmjet listave të ndryshme shqiptare, partitë po garojnë së bashku, me synimin për të siguruar më shumë mandate parlamentare.

    Aktualisht, Shaip Kamberi është i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, institucion që ka 250 ulëse. Në zgjedhjet e vitit 2020, partitë shqiptare garuan gjithashtu me një listë të përbashkët dhe siguruan tri mandate, sipas një analize të PreshevaPRESS.

    Gjatë njoftimit për marrëveshjen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, argumentoi se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku pesë vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, duke iu referuar dhjetë ulëseve të garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Ky është qëndrim politik i Kurtit dhe jo një kuotë që aktualisht u garantohet shqiptarëve në Serbi.

    Përveç numrit të mandateve, koalicioni e ka vendosur në qendër të angazhimit zbatimin e Planit Shtatëpikësh të vitit 2013. Ky plan lidhet me çështje si përfaqësimi i drejtë në institucione, njohja e diplomave, arsimi në gjuhën shqipe, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, zhvillimi ekonomik dhe shqetësimet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

    Për këtë arsye, rëndësia e bashkimit nuk matet vetëm me rezultatin zgjedhor, por edhe me aftësinë e përfaqësuesve të zgjedhur për të koordinuar veprimet, për të kërkuar zbatimin e zotimeve dhe për t’i ngritur çështjet e shqiptarëve në institucionet e Serbisë dhe në arenën ndërkombëtare.

    Mbetet të shihet nëse bashkëpunimi elektoral do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve dhe nëse do të përkthehet në përfaqësim më të madh dhe rezultate konkrete për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./RTK

    Burimi: Dukagjini

  • Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim të korrigjohen në Apel

    Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim të korrigjohen në Apel

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime faktike dhe përmbajtësore.

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen për Kosovën, Konjufca ka shprehur pritjen që këto gabime të korrigjohen gjatë procesit të apelit.

    “Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime në fakte dhe në përmbajtje. Ne presim që këto gabime të korrigjohen në procesin e apelit. Drejtësia duhet të jetë e paanshme, të mbështetet në fakte dhe prova dhe të garantojë një proces të drejtë për të gjithë”, është shprehur Konjufca.

    Konjufca në OKB: Sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm, as drejtësia për Banjskën

    Burimi: Dukagjini

  • Përfaqësuesja amerikane në OKB: Trumpi dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën e Serbinë

    Përfaqësuesja amerikane në OKB: Trumpi dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën e Serbinë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa konkretë drejt ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme, duke kërkuar përmbajtje, ndërtim të besimit dhe angazhim konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka thënë se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve.

    “Paqja mes Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që është esenciale, Trump admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet e prosperitet. I bëjmë thirrje dy palëve që të tregojnë përmbajtje, të bëjnë hapa praktikë drejt ndërtimit të besimit dhe ruajtjes së stabilitetit, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Bruce.

    Ajo ka folur edhe për qëndrimin e Uashingtonit lidhur me misionin e UNMIK-ut në Kosovë, duke theksuar se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj për këtë çështje.

    Mes tjerash, Bruce ka vlerësuar se misioni i UNMIK-ut ka vazhduar të jetë i pranishëm përtej kohës kur, sipas saj, ka qenë i nevojshëm.

    “Qëndrimi ynë për sa i përket UNMIK-ut nuk ka ndryshuar. Misioni e ka jetuar shumë më gjatë se qëllimi i vet, dhe ky Këshill i Sigurimit duhet ta mbyllë atë mision”, deklaroi përfaqësuesja amerikane.

    Sipas saj, Kosova e vitit 2026 është ndryshe nga ajo e periudhës së pasluftës dhe UNMIK-u nuk ka më rol të konsiderueshëm në qeverisjen e vendit.

    Ajo përmendi praninë e KFOR-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe agjencive të tjera të OKB-së, duke vlerësuar se këto struktura janë më të përshtatshme për të kryer detyrat e kufizuara që, sipas saj, vazhdon t’i ketë UNMIK-u.

    Bruce kritikoi gjithashtu vazhdimin e financimit të një misioni që, sipas saj, ka shumë staf, por nuk kryen më funksionin e një misioni tradicional paqeruajtës.

    Ajo paralajmëroi se mbajtja e këtij misioni shpenzon burime që Kombet e Bashkuara mund t’i përdorin në zona të tjera ku nevojitet ndihmë dhe, njëkohësisht, dëmton kredibilitetin e Këshillit të Sigurimit.

    Burimi: Dukagjini

  • ​Konjufca: Serbia vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, ekspozon synimet e saj ekspansioniste territoriale

    ​Konjufca: Serbia vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, ekspozon synimet e saj ekspansioniste territoriale

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, duke ekspozuar synimet e saj ekspansioniste territoriale. Ai theksoi se zyrtarët serbë po e sfidojnë hapur Kosovën.

    Ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se personat që kanë kryer krime në Kosovë po vazhdojnë të jetojnë të lirë.

    “Zonja presidente, shteti i Serbisë, me flamurin e Serbisë, ka vrarë në vendin tim 12 000 njerëz të paarmatosur, të pafajshëm, shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 000 shqiptarë të vrarë! Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”,tha Konjufca.

    Ai vlerësoi se Kosova ka shënuar përparim në shumë fusha.

    E cilësoi raportin e UNMIK-ut si selektiv, duke thënë se një pjesë e tij bazohet në propagandën serbe dhe përmban dezinformata për Kosovën.

    Konjufca kritikoi raportin e UNMIK-ut për Kosovën, duke pretenduar se ai bazohet kryesisht në atë që e cilësoi si propagandë serbe dhe se nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes.

    Ai kritikoi edhe mënyrën se si raporti i referohet sulmit në Banjskë, më 24 shtator 2023.

    “Është po ashtu fatkeqësi të shohim që prapë edhe sulmi paramilitar në Banjskë, i orkestruar, i organizuar, i mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes Milan Radoiçiqit, referohet e përmendet në këtë raport si një ‘ngjarje e dhunshme’ në vend se të përmendet ashtu siç është: sulm terrorist”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka kundërshtuar gjithashtu atë që e ka cilësuar si keqpërdorim të konotacioneve etnike dhe keqinterpretim të veprimeve të institucioneve të Kosovës në raportin e UNMIK-ut.

    “Është dëshpëruese që shumë nga këto raste të trajtuara dhe të diskutuara në raportin e UNMIK-ut bazohen kryesisht te propaganda serbe”, ka thënë ai.

    Konjufca ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë një nga demokracitë më stabile të Evropës Juglindore, duke përmendur përparimin në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

    “Vlerësimet e pavarura tregojnë që kemi arritur sukses në luftën kundër korrupsionit, përforcim të sundimit të ligjit, si dhe institucione demokratike që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe avancojnë demokracinë”, ka deklaruar ai.

    Duke folur për situatën në veri, Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon për sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë territorin, përfshirë zonat e banuara nga komunitetet joshumicë.

    “Kemi mbyllur strukturat ilegale që operojnë nga Serbia, të cilat pengojnë integrimin etnik dhe cenojnë institucionet tona demokratike”, ka thënë ai, duke shtuar se mbyllja e tyre ofron siguri juridike dhe trajtim të drejtë për qytetarët.

    Konjufca ka përmendur edhe bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, si dhe hapjen e shërbimeve publike në komunat veriore, përfshirë kadastrin, regjistrimin e bizneseve, pensionet, zyrat e punësimit dhe administratën tatimore.

    Gjatë fjalimit, Konjufca ka folur edhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke pretenduar se ata përballen me diskriminim sistematik dhe përjashtim nga sektori publik.

    Ai ka thënë se shqiptarët përbëjnë 71 për qind të popullsisë së kombinuar të këtij rajoni, sipas regjistrimit të popullsisë në Serbi më 2022, por se përfaqësimi i tyre institucional mbetet i ulët.

    Konjufca ka krahasuar këtë situatë me Kosovën, ku, sipas tij, 20 nga 120 ulëset në Kuvend janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përfshirë dhjetë ulëse për komunitetin serb.

    – YouTube www.youtube.com

    Në pjesën tjetër të deklarimit, Konjufca ka folur për aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Ai ka thënë se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës, institucionet e tjera të OKB-së dhe gjykatat vendore për ndjekjen dhe dënimin e krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve.

    Konjufca ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar në vitin 2015, me insistimin e aleatëve të Kosovës, pas pretendimeve për krime të rënda nga pjesëtarë të UÇK-së.

    Ai ka pretenduar se pretendimet për trafikim organesh, të cilat i ka cilësuar si fabrikime, nuk kanë qenë pjesë e akuzës në aktgjykimin e fundit. Po ashtu, ka shprehur shqetësime për dënimet e shqiptuara, duke thënë se ato, sipas tij, përmbajnë gabime në përmbajtje dhe në vlerësimin e fakteve.

    “Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të perceptohet e të shihet si e paanshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Kosova pret që shqetësimet e saj të adresohen në procedurën e apelit.

    Në fund, Konjufca ka përmendur edhe rreth 20 mijë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ka theksuar se shumë kryerës të krimeve të luftës ende nuk janë ndëshkuar.

    “Kosova kërkon drejtësi për secilën viktimë, për secilin krim e për secilin kryerës të këtyre krimeve. Nuk mund të lejojmë barazim të fajësisë thjesht për shkak se dikush deshi ta ndërtonte një narrativë alternative. Plagët e luftës ende janë të freskëta në Kosovë”, ka përfunduar Konjufca.

  • Për autostradat këtë vit janë siguruar 243 milionë euro, një pjesë përmes kredive nga bankat vendore

    Për autostradat këtë vit janë siguruar 243 milionë euro, një pjesë përmes kredive nga bankat vendore

    Buxheti shtetëror do të ketë rol në financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe në shlyerjen e një pjese të kredive të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH), bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, në një intervistë televizive.

    Ai pranoi se financimi për projektin e autostradave që po ndërtohen nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” nuk ishte siguruar para fillimit të punimeve, për çka Qeveria tani është detyruar të kërkojë burime shtesë financimi.

    “Sa i përket kthimit të kredive, në këtë moment Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore thjesht po i shlyen kreditë. Se si do të zhvillohet kjo 10-15 vjet nga tani, mund vetëm të hamendësojmë. Kemi disa parashikime që po i shqyrtojmë me drejtorin Koce Trajanovski, por pritet që një pjesë të kredive të shlyhet edhe nga buxheti dhe këtu nuk ka asgjë të diskutueshme”, deklaroi Nikolloski.

    Ai theksoi se ndërtimi i autostradave nuk është përgjegjësi vetëm e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, por e gjithë shtetit, pasi bëhet fjalë për investime kapitale me rëndësi strategjike. Sipas tij, është normale që një pjesë e financimit të sigurohet nga buxheti shtetëror dhe pjesa tjetër përmes huamarrjes.

    Për ndërtimin e autostradave në Korridoret 8 dhe 10, këtë vit janë siguruar 103 milionë euro nga buxheti dhe 140 milionë euro të tjera përmes pesë bankave më të mëdha komerciale vendase. Shuma e përgjithshme që pritet të shpenzohet gjatë këtij viti për ndërtimin e autostradave arrin në 243 milionë euro.

    “Këtë vit do të shpenzojmë gjithsej 243 milionë euro për ndërtimin e autostradave”, tha Nikolloski.

    I pyetur se përse mjetet për “Bechtel dhe Enka” janë transferuar nga buxheti te Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, duke krijuar hapësirë për shpenzime të tjera brenda deficitit buxhetor, Nikolloski u përgjigj se buxheti ka hapësirë të kufizuar për investime kapitale.

    “Në atë rast, ‘Bechtel dhe Enka’ do të punonte me më pak se 140 milionë euro, sepse buxheti nuk mund të zgjerohet aq sa ju përshtatet juve. Ka rregulla të qarta për madhësinë e deficitit buxhetor, për investimet kapitale, mënyrën se si planifikohen ato e kështu me radhë”, deklaroi ai.

    Nikolloski pranoi se projekti për ndërtimin e segmenteve të autostradës Tetovë–Gostivar, Gostivar–Bukojçan, Prilep–Manastir dhe Trebenishtë–Qafë Thanë kishte nisur pa u siguruar plotësisht financimi. Sipas tij, burimet e mjeteve duhej të përcaktoheshin paraprakisht, por Qeveria aktuale është detyruar ta zgjidhë këtë çështje pasi punimet tashmë kishin filluar.

    “Ne tani, çdo vit, praktikisht punojmë për sigurimin e financimit për këtë projekt, gjë që natyrisht është shumë më keq sesa sikur kjo të ishte bërë nga qeveria e mëparshme, para fillimit të punimeve”, tha Nikolloski.

    Në intervistë u diskutua edhe gjendja financiare e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Raporti publik për tremujorin e parë të vitit 2026 tregon se detyrimet kreditore të ndërmarrjes arrijnë në rreth një miliard euro, ndërsa janë regjistruar edhe detyrime të konsiderueshme ndaj furnitorëve.

    Sipas raportit, fitimi në tremujorin e parë ishte 264,8 milionë denarë, ose rreth 4,31 milionë euro, që paraqet një rënie prej 86,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Megjithatë, Nikolloski vlerëson se Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore nuk mund të vlerësohet si një kompani private, pasi realizon projekte infrastrukturore me interes shtetëror.

    “Quhet ndërmarrje publike, nuk quhet ndërmarrje private dhe nuk është shoqëri aksionare. Investimet që realizohen nuk kanë vetëm karakter të pastër afarist, por edhe karakter strategjik shtetëror. Prandaj është normale që buxheti ta ndihmojë Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore”, deklaroi zëvendëskryeministri.

    Ai foli edhe për huamarrjen nga bankat vendase, duke vlerësuar se është më mirë që paratë të mbeten në vend, në vend që të shfrytëzohen kredi nga institucione të huaja financiare.

    Për kreditë prej 140 milionë eurosh, një për projektin “Bechtel dhe Enka” dhe tjetra për autostradën Ohër–Kërçovë, Nikolloski bëri të ditur se janë dakorduar tri vjet periudhë grejs, nëntë vjet për shlyerjen e kredisë dhe normë fikse interesi prej 3,95 për qind.

    Ndërkohë, mbetet e hapur çështja e publikimit të raportit financiar të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për tremujorin e dytë të vitit 2026. Gjatë intervistës u theksua se afati ligjor për publikimin e tij kishte përfunduar më 30 korrik, por dokumenti nuk ishte i qasshëm për publikun.

    Nikolloski tha se do të bisedojë me drejtorin Koce Trajanovski për të verifikuar nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik.

    Me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10, Maqedonia do ta forcojë pozitën e saj politike dhe ekonomike në rajon, vlerësoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në një intervistë televizive.

    Ai theksoi se Qeveria ka si synim ambicioz përfundimin e plotë të të dy korridoreve, duke nënvizuar se rëndësia e tyre shkon përtej përfitimeve infrastrukturore. Sipas tij, në vend po ndërtohen gjashtë autostrada dhe dy linja hekurudhore në kuadër të korridoreve evropiane.

    Nikolloski vlerëson se Korridori 8 ka rëndësi të veçantë ekonomike, ndërsa Korridori 10 është i rëndësishëm edhe nga aspekti i sigurisë për NATO-n. Sipas tij, funksionalizimi i plotë i tyre do të kontribuojë në lidhjen më të mirë rajonale dhe në forcimin e pozitës së Maqedonisë në rrjedhat ekonomike dhe të sigurisë në Evropë.

    Zëvendëskryeministri theksoi se projektet infrastrukturore janë ndër prioritetet e Qeverisë që nga formimi i saj në vitin 2024, kur kryeministri Hristijan Mickoski i kishte përcaktuar si pjesë të rëndësishme të politikës shtetërore.

    Ai nënvizoi se përfundimi i korridoreve është i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë dhe qëndrueshmërinë e shtetit, veçanërisht në kushtet e sfidave politike rajonale.

    Sipas Nikolloskit, investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore duhet të krijojnë kushte për zhvillim ekonomik, lidhje më të mira me vendet fqinje dhe rritje të rëndësisë strategjike të Maqedonisë.

  • Krokodilët flenë me një sy hapur, por kjo nuk është gjëja më e çuditshme që shkenca ka zbuluar për ta

    Krokodilët flenë me një sy hapur, por kjo nuk është gjëja më e çuditshme që shkenca ka zbuluar për ta

    Pas nofullave të fuqishme fshihet një botë e jashtëzakonshme: nëna që mbrojnë të vegjlit, grabitqarë që përdorin mjete për gjueti dhe një trup i përshtatur për mbijetesë

    Imagjinoni të qëndroni pranë një lumi të qetë, ku sipërfaqja e ujit duket krejtësisht e palëvizshme. Vetëm pak centimetra poshtë saj mund të fshihet një krokodil disa metra i gjatë. Ai nuk bën zhurmë, nuk lëviz dhe mund të presë me durim derisa gjahu t’i afrohet. Por ajo që e bën këtë kafshë të jashtëzakonshme nuk është vetëm aftësia për të vrarë.

    Krokodilët janë ndër grabitqarët me historinë më të gjatë evolutive në planet. Paraardhësit e tyre jetonin në kohën e dinosaurëve, ndërsa pasardhësit e sotëm kanë mbijetuar përmes ndryshimeve të mëdha klimatike dhe zhdukjeve masive.

    Pas pamjes së tyre të frikshme fshihen sjellje që shumica e njerëzve nuk i njohin. Ata dallojnë dridhje tepër të vogla në ujë, komunikojnë me të vegjlit, përdorin degë për të tërhequr zogjtë dhe mund të pushojnë duke mbajtur njërin sy hapur.

    Një histori që filloi përpara shumë dinosaurëve të njohur

    Historia evolutive e krokodilëve lidhet me arkosaurët, një grup i lashtë zvarranikësh nga i cili dolën edhe dinosaurët dhe zogjtë.

    Kjo do të thotë se krokodilët janë më të afërt nga ana evolutive me zogjtë sesa me hardhucat dhe gjarpërinjtë.

    Paraardhësit e tyre nuk dukeshin të gjithë si krokodilët e sotëm. Disa jetonin kryesisht në tokë, kishin këmbë më të gjata dhe lëviznin ndryshe.

    Shpesh thuhet se krokodilët kanë mbetur të pandryshuar për miliona vjet. Në të vërtetë, edhe ata kanë evoluar, por mënyra e tyre e gjuetisë në pritë ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme.

    Nofullat që ushtrojnë një forcë pothuajse të pabesueshme

    Një nga karakteristikat më mbresëlënëse të krokodilëve është kafshimi.

    Në një studim të drejtuar nga paleobiologu Gregory Erickson, krokodili i ujërave të kripura arriti një forcë kafshimi prej rreth 16.460 njutonësh, ndër më të mëdhatë të matura drejtpërdrejt te kafshët e gjalla.

    Por ekziston një hollësi interesante: muskujt që mbyllin nofullat janë shumë më të fuqishëm sesa ata që i hapin.

    Për këtë arsye, specialistët e trajnuar mund t’ua mbajnë nofullat të mbyllura gjatë procedurave profesionale. Megjithatë, kjo nuk i bën krokodilët më pak të rrezikshëm.

    Ata nuk e përtypin ushqimin si njerëzit. Kur gjahu është i madh, mund të rrotullohen rreth boshtit të trupit për të shkëputur pjesë të tij.

    Lëkurë e fortë si mburojë, por me ndjeshmëri të jashtëzakonshme

    Lëkura e krokodilit duket si një armaturë e trashë dhe e pandjeshme. Mirëpo, kërkimet kanë zbuluar se pjesë të saj, veçanërisht rreth nofullave, përmbajnë receptorë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj prekjes dhe lëvizjeve të ujit.

    Këta receptorë zbulojnë dridhje aq të vogla, saqë një peshk që lëviz në afërsi mund të tradhtojë praninë e tij edhe në errësirë.

    Një studim në Journal of Experimental Biology tregoi se ndjeshmëria e këtyre strukturave ndaj disa ngacmimeve mund të tejkalojë edhe atë të majave të gishtave të primatëve.

    Pra, një kafshë me pamje pothuajse të blinduar zotëron një sistem prekës jashtëzakonisht delikat, transmeton Telegrafi.

    A flenë vërtet krokodilët me njërin sy hapur?

    Një ndër zbulimet më interesante lidhet me mënyrën se si pushojnë krokodilët.

    Në një studim të vitit 2015, studiuesit vunë re se krokodilët e rinj të ujërave të kripura mund të qëndronin me njërin sy të hapur dhe tjetrin të mbyllur, veçanërisht kur pranë tyre ndodhej një njeri.

    Madje, ata e orientonin syrin e hapur drejt objektit që mund të përbënte kërcënim.

    Te disa zogj dhe gjitarë detarë ekziston gjumi njëhemisferik, gjatë të cilit njëra gjysmë e trurit pushon më shumë se tjetra. Ende nuk është vërtetuar se krokodilët flenë në të njëjtën mënyrë, por sjellja e tyre sugjeron një mekanizëm të veçantë vigjilence.

    Nëna që mund ta mbajë të voglin brenda gojës pa e lënduar

    Ndoshta kontrasti më i madh në jetën e krokodilëve qëndron mes fuqisë së tyre shkatërruese dhe kujdesit ndaj pasardhësve.

    Femrat e shumë llojeve ndërtojnë fole, mbrojnë vezët dhe qëndrojnë pranë tyre për javë të tëra.

    Pak para çeljes, të vegjlit lëshojnë tinguj nga brenda vezëve. Këto thirrje ndihmojnë në bashkërendimin e çeljes dhe tërheqin vëmendjen e nënës, e cila mund t’i ndihmojë të dalin.

    Më pas ndodh diçka e pabesueshme: nëna i merr me kujdes brenda gojës dhe i transporton drejt ujit.

    E njëjta gojë që copëton gjahun shndërrohet në mjet mbrojtjeje. Te disa lloje, përkujdesja vazhdon edhe pas çeljes së vezëve.

    foto: gettyimages

    A mund të përdorin krokodilët mjete për të gjuajtur?

    Po, të paktën sipas vëzhgimeve të dokumentuara te disa lloje.

    Studiuesit kanë përshkruar krokodilë që vendosin degëza mbi kokë ose pranë hundës, ndërsa qëndrojnë pothuajse të palëvizshëm në ujë.

    Gjatë sezonit të ndërtimit të foleve, zogjtë kërkojnë degëza. Kur afrohen për t’i marrë, mund të përfundojnë brenda rrezes së sulmit të krokodilit.

    Kjo sjellje është interpretuar si përdorim i objekteve për të tërhequr gjahun.

    Nuk do të thotë se çdo krokodil e përdor këtë teknikë, por vëzhgimet sfidojnë idenë se këta zvarranikë veprojnë vetëm përmes instinkteve të thjeshta.

    Seksi i të vegjëlve mund të përcaktohet nga temperatura e folesë

    Te njerëzit, kromozomet seksuale luajnë rolin kryesor në përcaktimin e seksit biologjik. Te krokodilët mekanizmi është ndryshe.

    Temperatura në të cilën zhvillohen vezët ndikon nëse pasardhësit do të jenë meshkuj apo femra.

    Në varësi të llojit, temperatura të caktuara favorizojnë meshkujt, ndërsa të tjera femrat.

    Kjo ka rëndësi të madhe për ruajtjen e krokodilëve. Ndryshimet klimatike dhe ngrohja e foleve mund të ndikojnë në raportin mes meshkujve dhe femrave, duke krijuar vështirësi për riprodhimin e popullatave.

    Si mbijetojnë për muaj të tërë pa ushqim?

    Krokodilët nuk kanë nevojë të ushqehen çdo ditë.

    Si kafshë ektoterme, temperatura e trupit dhe metabolizmi i tyre varen shumë nga kushtet e mjedisit. Kjo u mundëson të shpenzojnë relativisht pak energji kur qëndrojnë të palëvizshëm.

    Ata mund të kalojnë muaj mes vakteve, ndërsa individë të mëdhenj, në rrethana të caktuara, përballojnë periudha edhe më të gjata pa ushqim.

    Rezervat yndyrore, përfshirë ato në bisht, luajnë rol të rëndësishëm, sidomos kur gjahu është i pakët.

    Pse krokodilët kanë një zemër që u ngjan atyre të zogjve dhe gjitarëve?

    Shumica e zvarranikëve kanë një zemër me dy atriume dhe një barkushe jo plotësisht të ndarë.

    Krokodilët janë ndryshe: ata kanë një zemër me katër dhoma, ashtu si zogjtë dhe gjitarët.

    Megjithatë, qarkullimi i tyre i gjakut ka veçori që mundësojnë ndryshimin e rrjedhës në rrethana të caktuara, përfshirë zhytjen.

    Kjo anatomi e pazakontë u ofron biologëve të dhëna të vlefshme për evolucionin e sistemit të qarkullimit të gjakut te vertebrorët.

    Lotët e krokodilit: A qajnë vërtet këto kafshë?

    Shprehja “lot krokodili” përdoret për dikë që shtiret sikur është i pikëlluar.

    Por krokodilët vërtet prodhojnë lot!

    Lëngu lotor ndihmon në mbrojtjen dhe lagështimin e syve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se krokodili qan nga pikëllimi apo pendohet për gjahun që ka kapur.

    Prandaj, shprehja popullore nuk duhet ngatërruar me biologjinë e këtyre kafshëve.

    A janë krokodilët të rrezikshëm për njerëzit?

    Po. Disa lloje të mëdha, veçanërisht krokodili i Nilit dhe ai i ujërave të kripura, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshëm.

    Megjithatë, jo çdo krokodil e sheh njeriun si gjah. Rreziku ndryshon sipas llojit, madhësisë, vendndodhjes dhe rrethanave.

    Noti në ujëra ku jetojnë krokodilët, afrimi pranë brigjeve dhe përpjekjet për t’i ushqyer ose fotografuar nga afër mund të krijojnë situata të rrezikshme.

    Aftësia për të qëndruar pothuajse të padukshëm e bën veçanërisht të rëndësishëm respektimin e paralajmërimeve lokale.

    Krijesa që meritojnë më shumë sesa frikën tonë

    Krokodilët janë protagonistë të shpeshtë të filmave dhe tregimeve të frikshme, por jeta e tyre është shumë më komplekse.

    Ata komunikojnë me tinguj, mbrojnë të vegjlit, dallojnë lëvizje të imëta në ujë dhe përdorin strategji gjuetie që vazhdojnë t’i befasojnë studiuesit.

    Pavarësisht aftësive mbresëlënëse për mbijetesë, disa lloje përballen me humbjen e habitateve, gjuetinë e paligjshme dhe ndryshimet mjedisore.

    Ndoshta ky është paradoksi më i madh i krokodilëve: kafshë që kanë kaluar miliona vjet ndryshimesh në planet, por që sot, në disa pjesë të botës, varen nga përpjekjet e njerëzve për të mos u zhdukur.

    Sepse pas syve që qëndrojnë mbi sipërfaqen e ujit nuk fshihet vetëm një grabitqar i fuqishëm, por një histori e jashtëzakonshme e evolucionit, përshtatjes dhe mbijetesës. /Telegrafi/

  • Aksident zinxhiror në rrugën Ferizaj-Shtime, rreth shtatë persona të lënduar

    Aksident zinxhiror në rrugën Ferizaj-Shtime, rreth shtatë persona të lënduar

    Aksident zinxhiror në rrugën Ferizaj-Shtime, rreth shtatë persona të lënduar

    Një aksident zinxhiror ku janë përfshirë pesë automjete ka ndodhur në rrugën Ferizaj–Shtime, në dalje të fshatit Koshare, ku sipas informatave fillestare janë raportuar 6 deri në 7 persona të lënduar.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente nga Shtimja, ndërsa është kërkuar edhe angazhimi i ekipit emergjent nga Ferizaj.

    Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes, deri në momentin e raportimit nuk është njoftuar për lëndime serioze.

    “Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa për informata të tjera do të njoftoheni me kohë. Në ora 21:40 rruga është liruar plotësisht për qarkullim”, ka njoftuar Veseli.

    Për shkak të aksidentit, ky segment rrugor fillimisht ishte bllokuar për qarkullim në të dy drejtimet, por më pas është liruar plotësisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali