Category: Lajme

  • Cili është ndryshimi midis kosit të rregullt dhe atij grek?

    Cili është ndryshimi midis kosit të rregullt dhe atij grek?

    Kosi grek dhe kosi i rregullt bëhen në të njëjtën mënyrë, nga qumështi dhe kulturat e gjalla bakteriale.

    Gjatë fermentimit, këto kultura i japin kosit shijen e tij të thartë dhe strukturën kremoze. Megjithatë, këto dy lloje nuk janë po aq të mira për çdo qëllim.

    Dallimi ndodh pas fermentimit. Kosi grek kullohet disa herë për të hequr pjesën më të madhe të hirrës. Kjo është arsyeja pse është i trashë, pothuajse si kremi i tortës me djathë. Kosi i thjeshtë mban më shumë lëng, kështu që është më i hollë dhe më i lehtë për t’u përzier.

    Duke e shtrydhur, kosi grek merr një aciditet më të theksuar. Meqenëse është më i koncentruar, një porcion mund të ketë deri në dyfishin e proteinave sesa kosi i rregullt, varësisht nga prodhuesi.

    Kosi grek është një zgjedhje më e mirë për recetat që kanë nevojë për trashësi dhe shije më të plotë. Për shkak të shijes dhe strukturës së ngjashme, ai mund të zëvendësojë salcën e kosit në shumicën e gatimeve të kripura, siç janë tako, patatet e pjekura, supat dhe salcat.

    Kosi i thjeshtë është më i mirë kur keni nevojë për diçka më të lehtë, për smoothie, salca dhe salca që janë të lehta për t’u përzier.

    Nuk ka zgjedhje të gabuar. E gjitha varet nga shija personale dhe nga qëllimi i kosit. /Telegrafi/

  • Konjufca në OKB: Serbia shfaq hapur synime ekspansioniste ndaj Kosovës

    Konjufca në OKB: Serbia shfaq hapur synime ekspansioniste ndaj Kosovës

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës dhe po shfaq hapur synime për zgjerim territorial.

    Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Konjufca tha se zyrtarët serbë po e sfidojnë hapur vendin. Sipas tij, qëndrimet e tyre dëshmojnë vazhdimësinë e kërcënimeve nga Beogradi.

    Në këtë kontekst, ai kritikoi mënyrën se si raporti i UNMIK-ut e trajton sulmin në Banjskë, duke kundërshtuar përshkrimin e tij si “ngjarje e dhunshme”.

    Konjufca tha se ai ishte sulm terrorist i organizuar dhe i mbështetur nga Beogradi zyrtar.

    “Është po ashtu fatkeqësi të shohim që prapë edhe sulmi paramilitar në Banjskë, i orkestruar, i organizuar, i mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes Milan Radoiçiq-it, referohet e përmendet në këtë raport si një ‘ngjarje e dhunshme’ në vend se të përmendet ashtu siç është: sulm terrorist”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ngriti edhe çështjen e pandëshkueshmërisë për krimet e kryera në Kosovë, duke deklaruar se Serbia ka vrarë 12 mijë shqiptarë, ndërsa personat që kanë kryer krime vazhdojnë të jetojnë të lirë.

    Konjufca në OKB: Raporti i UNMIK-ut bazohet kryesisht në propagandën serbe

    Burimi: Dukagjini

  • UN Conjufca: Serbia openly displays expansionistic goals towards Kosovo

    First Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs and Diaspora Glauk Konjufca has accused Serbia of continuing the threats to Kosovo and is openly displaying goals for territorial expansion.

    Speaking at the UN Security Council meeting for Kosovo, Konjufca said Serbian officials are openly challenging the country. According to him, their positions testify to the continuation of threats from Belgrade.

    In this context, he criticised the way the report did UNMIK deals with the attack in Banjska, rejecting his description as a violent event.

    Konjufca said it was an organised and supported terrorist attack by official Belgrade.

    It is also a disaster to see that even the pre-milial attack on Banjsk, orchestrated, organized, supported by official Belgrade through Milan Radojciq, refers to and mentioned in this report as a violent incident instead of being mentioned as “terrorist attack,” Conjufca has declared.

    He also raised the issue of impunity for crimes committed in Kosovo, claiming Serbia has killed 12,000 Albanians, while persons who committed crimes continue to live at large.

    UN Conjufca: Report UNMIK based largely on Serbian propaganda

    Source Layer: Dukeagini

  • Gratë shqiptaro-amerikane bashkohen në Nju-Jork kundër dhunës në familje

    Gratë shqiptaro-amerikane bashkohen në Nju-Jork kundër dhunës në familje

    Në Qendrën Botërore të Tregtisë në Manhattan u mbajt një takim me të mbijetuar të dhunës në familje, profesionistë të shëndetit mendor, akademikë dhe përfaqësuese të policisë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e viktimave.

    Gratë shqiptaro-amerikane kanë organizuar një aktivitet në Nju-Jork për të ngritur vetëdijen mbi dhunën në familje dhe për të diskutuar mënyrat e mbështetjes së personave që përjetojnë këtë formë dhune.

    Aktiviteti, i titulluar “Breaking the Silence” (Thyejmë heshtjen), u mbajt në One World Trade Center, në Manhattan, dhe u organizua nga organizata “Albanian Women in USA”.

    Në takim morën pjesë të mbijetuar të dhunës në familje, profesionistë të shëndetit mendor, akademikë, ekspertë të çështjeve ligjore dhe police shqiptaro-amerikane, duke bashkuar përvoja personale dhe profesionale rreth një problemi që prek familjet në komunitete të ndryshme.

    Takimi krijoi hapësirë për diskutimin e përvojave të personave që kanë përjetuar dhunë në familje, si dhe për rolin e profesionistëve në parandalimin e saj dhe mbrojtjen e viktimave, shkruan First Balkan Media, transmeton Telegrafi.

    Përfshirja e përfaqësueseve të policisë dhe ekspertëve të shëndetit mendor synoi të sjellë perspektiva të ndryshme mbi sigurinë, pasojat psikologjike të dhunës dhe rëndësinë e mbështetjes për të mbijetuarit.

    Organizimi i këtij takimi pasqyron përfshirjen e grave shqiptaro-amerikane në çështje me rëndësi shoqërore, duke nxitur diskutimin publik për dhunën në familje dhe nevojën që viktimat të kenë qasje në mbështetje dhe mbrojtje.

    Nisma të tilla synojnë të ndihmojnë në thyerjen e heshtjes rreth dhunës, një problem që shpesh mbetet i fshehur për shkak të frikës, stigmatizimit ose vështirësive për të kërkuar ndihmë.

    Detaje të mëtejshme për numrin e pjesëmarrësve nuk janë bërë të ditura në raportimin e publikuar./Telegrafi/

  • Gjuriq kërkon ballafaqim me të vërtetën në OKB, por Serbia ende nuk jep përgjigje për 1.577 të zhdukurit në Kosovë

    Gjuriq kërkon ballafaqim me të vërtetën në OKB, por Serbia ende nuk jep përgjigje për 1.577 të zhdukurit në Kosovë

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, është ankuar për atë që e ka përshkruar si jetë jonormale dhe nën presion të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të martën.

    Duke folur për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale në Hagë, Gjuriq ka kritikuar Kosovën dhe Shqipërinë për reagimet kundër gjykatës.

    Ai ka bërë thirrje për, siç është shprehur, “guxim për t’u ballafaquar me të vërtetën”, duke iu referuar viktimave të luftës në Kosovë. Gjuriq ka folur edhe për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës, duke thënë se zbardhja e fatit të tyre “nuk mund të varet nga negociatat politike”.

    Megjithatë, 1.577 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta në Kosovë. Autoritetet kosovare i kanë kërkuar vazhdimisht Serbisë bashkëpunim për zbardhjen e fatit të tyre, si dhe qasje në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.

    Pavarësisht kërkesave të përsëritura të Kosovës, Serbia nuk ka ofruar bashkëpunimin e nevojshëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

    Gjuriq ka theksuar gjithashtu se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk nënkupton fajësi kolektive të shqiptarëve.

    “Aktgjykimi përcakton përgjegjësinë individuale, nuk shpall fajësi kolektive mbi popullin shqiptar”, ka deklaruar ai.

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, shefi i diplomacisë serbe ka kritikuar edhe ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

    – YouTube www.youtube.com

  • Djuric seeks face-to-face with truth at UN, but Serbia still fails to answer 1,577 missing in Kosovo

    Serbia’s Foreign Affairs Minister, Marko Djurovic, has complained about what he described as an abnormal life and under pressure from Serbs living in northern Kosovo during the United Nations Organisation Security Council ( The UN on Tuesday.

    Commenting on the condemnation of former Kosovo Liberation Army leaders ( U n CK) by The Hague Special Court, Djuric has criticised Kosovo and Albania for reactions to the tribunal.

    He has been calling for, as it has been expressed, a trial to face the truth, referring to the victims of war in Kosovo. Djurovic also spoke of persons missing violently during the war, saying that dawning their fate cannot depend on political negotiations.

    However, 1,577 people continue to figure missing from the war in Kosovo. Kosovo authorities have repeatedly urged Serbia to co-operate in whitewashing their fate, as well as access to military archives that can help identify possible tomb locations.

    Despite Kosovo’s repeated demands, Serbia has not offered the necessary co-operation to clarify the fate of missing persons.

    Djuric has also stressed that the act of prejudice against former KLA leaders does not imply the collective guilt of Albanians.

    The verdict stipulates individual responsibility, does not declare collective guiltyness over the Albanian people, he has declared.

    At the Security Council meeting, the chief of Serbian diplomacy has also criticised changes to the Special Court Law adopted by the Kosovo Assembly.

    YouTube www.youtube.com

  • Ekskluzive | Denoncoi se ia vodhën pistoletën nga kasaforta në Viti – Policia zbulon se e kishte dhënë për ta shlyer një borxh

    Ekskluzive | Denoncoi se ia vodhën pistoletën nga kasaforta në Viti – Policia zbulon se e kishte dhënë për ta shlyer një borxh

    Ekskluzive | Denoncoi se ia vodhën pistoletën nga kasaforta në Viti – Policia zbulon se e kishte dhënë për ta shlyer një borxh

    Një rast i raportuar fillimisht si vjedhje e rëndë në Viti ka marrë një kthesë të papritur pas hetimeve policore. Një 42-vjeçar, i cili kishte denoncuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur kasafortën me pistoletë nga dhoma e gjumit, ka pranuar më vonë se arma nuk ishte vjedhur fare, por se e kishte dhënë për të shlyer një borxh.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ajet Nezirin, rreth 42-vjeçar, nga fshati Ballancë i Vitisë, ndaj të cilit tashmë është iniciuar procedurë penale për dyshimin e lajmërimit apo kallëzimit të rremë.

    Gjithçka kishte nisur më 9 maj 2026, kur Neziri ishte paraqitur në Nënstacionin Policor në Pozheran, duke raportuar zhdukjen e një pistolete Tisas, të kalibrit 9 mm, për të cilën kishte deklaruar se posedonte leje të vlefshme.

    Sipas denoncimit të tij fillestar, pistoleta, së bashku me dy karikatorë dhe 12 fishekë, ndodhej në një kasafortë të fshehur brenda një dollapi në dhomën e gjumit.

    Ai kishte deklaruar se më 7 maj ishte nisur për në Pejë për t’i vizituar disa shokë, duke e lënë shtëpinë pa njeri dhe derën hyrëse të pambyllur me çelës.

    Kur ishte kthyer dy ditë më vonë, rreth mesditës, kishte vërejtur se kasaforta ku mbante armën mungonte. Në atë kohë kishte deklaruar se nuk dyshonte tek askush për vjedhjen.

    Pas denoncimit, Policia kishte iniciuar rastin “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet i ishin besuar njësisë hetimore në Viti.

    Por hetimet zbuluan dyshime se historia e vjedhjes mund të mos ishte e vërtetë.

    Pas sigurimit të informacioneve të reja, hetuesit e kanë intervistuar Nezirin në prani të avokatit mbrojtës.

    Gjatë intervistimit, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ai ka ndryshuar versionin fillestar dhe ka deklaruar se pistoleta nuk i ishte vjedhur, por ia kishte dhënë një personi të panjohur si pjesë të shlyerjes së një borxhi.

    Kështu, arma që për muaj të tërë ishte trajtuar si e vjedhur rezulton, sipas deklarimit të ri të pronarit, të ishte dorëzuar prej tij tek një person tjetër.

    Pas këtij zhvillimi, Prokurori i Shtetit është njoftuar për rezultatet e hetimeve dhe ka bërë rikualifikimin e rastit nga “Vjedhje e rëndë” në “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

    Ndaj Ajet Nezirit do të paraqitet kallëzim penal në procedurë të rregullt.

    Ndërkohë, mbetet e paqartë se ku ndodhet aktualisht pistoleta, kush është personi që e ka marrë dhe çfarë borxhi pretendohet se është shlyer me dorëzimin e saj.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The police found out he had to pay off a debt.

    A case reported initially as heavy theft in the year has taken a sudden turn after police investigations. A 42-year-old man who had denounced unknown persons who had stolen the safe with his gun from the bedroom later admitted that the gun had not been stolen at all but that it had been lent to pay off a debt.

    Signal sources suggest this is about Ace Naziri, about 42-year-old, from the village of Ballance of the Year, to which criminal procedure has already been initiated for allegedly reporting or slandering.

    It had all started on May 9, 2026, when Nezir was shown at the Pozhran Police Substation, reporting the disappearance of a Tisas pistol, a 9mm calibre, which he had declared possessed valid permits.

    According to his initial denouncing, the pistol, along with two rounds and 12 bullets, was in a hidden vault inside a closet in the bedroom.

    He had declared that on May 7th he had left for Pec to visit some friends, leaving the house without anyone and the door unlocked door.

    By the time he returned two days later, about noon, he had noticed that the safe containing the weapon was missing. By that time, he had declared that he had no doubt about stealing.

    After reporting, the police had initiated the caseHeavy RobberyWhile the investigation was entrusted to the investigative unit in the year.

    But investigations revealed suspicions that the story of the theft might not be true.

    After providing new information, investigators interviewed Nezir in the presence of a defense attorney.

    During the interview, according to information provided by the signal, he changed the original version and declared that the gun had not been stolen but had given it to an unknown person as part of a debt write-off.

    Thus, the weapon that had been treated for months as stolen results, according to the owner’s new statement, had been handed over from him to another person.

    After this development, the State Prosecutor has announced the results of the investigation and made re-qualification of the case by Heavy death in warning or false gossip.

    So Ajet Neziri will present criminal speculation in regular procedure.

    In the meantime, it remains unclear where the pistol is currently located, who is the person who received it, and what debt is claimed to have been repaid with its delivery.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Burrat zbuluan se tërhiqen veçanërisht nga qafat e grave: terapistet femra shpjeguan pse është kështu

    Burrat zbuluan se tërhiqen veçanërisht nga qafat e grave: terapistet femra shpjeguan pse është kështu

    Burrat kanë diskutuar në rrjetet sociale se cila pjesë e trupit të një gruaje i tërheq veçanërisht, dhe Metro deklaron se nuk janë gjoksi apo vithet, por qafa.

    Një përdorues i Reddit tha se tërhiqej nga qafa sepse është një pjesë intime e trupit që shpesh neglizhohet gjatë seksit. Përdorues të tjerë në rrjetin social shprehën ndjenja të ngjashme.

    “Kur flokët e saj janë të lëshuara dhe i kthen nga njëra anë në tjetrën duke zbuluar qafën… Është shumë nxehtë”, shkroi njëra prej tyre.

    Terapistja e seksit dhe marrëdhënieve Cate Campbell, e regjistruar në Shoqatën Britanike për Këshillim dhe Psikoterapi (BACP), i tha Metro se shumë njerëz kënaqen duke prekur ose puthur qafën e tyre dhe se të dish që partneri yt ngacmohet nga vëmendja e drejtuar në qafën e tij mund të jetë një entuziazëm i fuqishëm në vetvete.

    Hannah Jackson-McCamley, gjithashtu një terapiste e regjistruar në BACP, tha se qafa mund të jetë tërheqëse pikërisht sepse nuk është një pjesë e trupit e seksualizuar në mënyrë të hapur. Sipas saj, hollësia mund të jetë po aq joshëse sa shenjat më të qarta të tërheqjes.

    Campbell shtoi se qafa është një vend i prekshëm, kështu që ekspozimi i saj ndaj partnerit mund të ndihet veçanërisht intim. Megjithatë, ajo paralajmëroi se të lejosh dikë të të prekë qafën është një akt i madh besimi dhe se disa njerëz mund ta gjejnë të pakëndshme një prekje të tillë.

    Metro gjithashtu thekson lidhjen midis qafës dhe asfiksisë erotike, ose mbytjes gjatë seksit. Një studim i vitit 2024 zbuloi se më shumë se gjysma e njerëzve të moshës 18 deri në 35 vjeç kishin marrë pjesë në mbytje konsensuale gjatë seksit, por thekson se një praktikë e tillë mbart rreziqe serioze, përfshirë fatalitet. /Telegrafi/

  • Putin po e përgatit vajzën e tij që ta drejtojë Rusinë?

    Putin po e përgatit vajzën e tij që ta drejtojë Rusinë?

    A po merr kontrollin mbi qeverinë vajza e Putinit? Në Rusi po zhvillohen ndryshime të mëdha në kabinetin qeveritar.

    Irina Okladnikova, 41 vjeçe, pritet të bëhet zëvendëskryeministrja më e re dhe të marrë drejtimin e zyrës ekzekutive të qeverisë.

    Një detaj interesant është se vëllai i saj, Alexander Wolf, ka punuar për fondacionin Innopraktika, i cili lidhet me Katerina Tikhonovan, vajzën e presidentit rus, Vladimir Putin.

    Ndërkohë, 70-vjeçari Yuri Trutnev po largohet nga postet e zëvendëskryeministrit dhe të të dërguarit presidencial për Lindjen e Largët, pas 13 vjetësh në këto funksione. Sipas raportimeve të mediave, ai mund ta vazhdojë karrierën e tij në Kremlin.

    Vlen të kujtohet gjithashtu se Sergei Ivanov, 73 vjeç, një nga bashkëpunëtorët e kahershëm të Putinit, vdiq në qershor.

    Në vjeshtë, u përhapën zëra se Sergei Mironov, po ashtu 73 vjeç, ishte i sëmurë rëndë, por vetë politikani i mohoi këto pretendime.

    Duket se elita drejtuese e Rusisë po kalon një ndryshim brezash. A mund të ketë Katerina Tikhonova informacione për gjendjen shëndetësore të babait të saj, të cilat po e shtyjnë të promovojë njerëzit e saj në poste qeveritare? /Telegrafi/