Category: Lajme

  • Kosovo officials train for more organised co-operation with diaspora

    Organization G ERMIN has implemented three coaching modules for the Central and Lokal-Based Diaspora engagement in Kosovo, aimed at strengthening co-operation between Albanian institutions and diaspora.

    They confirmed this through a post in Faceebok, where they discovered details about training, about its purpose and results.

    According to the announcement, municipal officials, representatives of the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora ( MPJD, as well as the Kosovo Communist Association, writes Telegrafi.

    Through discussions, practical cases and working in groups, participants addressed the challenges and possibilities of institutional co-operation with the diaspora, exchanging experiences and identifying approaches that can be implemented in practice.

    One of the main parts of the training was the joint drafting of a practical manual on diaspora engagement. This document aims to offer officials concrete steps, models and tools to better organise co-operation with fellow countrymen abroad.

    The initiative aims for co-operation between institutions and diaspora to be more structured, more transparent and useful for both sides, creating opportunities for greater diaspora involvement in Kosovo’s development.

    Training was developed under the Programme for the Education of Original Migration ( MEG) in Kosovo, supported by GIZ Kosova./Telegraphy/

  • Tanket izraelite hyjnë në territorin e Sirisë

    Tanket izraelite hyjnë në territorin e Sirisë

    Tanke izraelite janë parë duke manovruar pranë zyrës së ish-guvernatorit në qytetin Kuneitra, në jug të Sirisë, në një kohë kur Damasku ka dënuar shtimin e inkursioneve ushtarake izraelite në këtë rajon.

    Ministria e Jashtme e Sirisë deklaroi të dielën se aktiviteti i forcave izraelite është intensifikuar në Kuneitra dhe në provincën fqinje Daraa. Sipas saj, në jug të vendit është shtuar edhe prania e helikopterëve, aeroplanëve zbulues dhe aeroplanëve luftarakë.

    Damasku i cilësoi operacionet izraelite si “shkelje flagrante” të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, duke paralajmëruar se inkursionet e vazhdueshme rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

    Ministria paralajmëroi gjithashtu se këto veprime po pengojnë përpjekjet për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Sirisë, raportojnë mediat.

    Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë masa për ndalimin e shkeljeve dhe të ushtrojë presion ndaj Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara.

    Forcat izraelite kanë kryer inkursione të përsëritura në jug të Sirisë që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit, në dhjetor të vitit 2024.

    Pas rënies së Assadit, Izraeli e shpalli të pavlefshme marrëveshjen e vitit 1974 për ndarjen e forcave dhe pushtoi zonën tampon në territorin sirian, duke zgjeruar praninë e tij ushtarake në këtë pjesë të vendit. /Telegrafi/

  • Konjufca në OKB: Sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm, as drejtësia për Banjskën

    Konjufca në OKB: Sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm, as drejtësia për Banjskën

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se sovraniteti i Kosovës nuk mund të negociohet dhe se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

    “Sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk është i negociueshëm, e as drejtësia për sulmin terrorist të Banjskës”, ka theksuar Konjufca.

    Gjatë fjalimit të tij, ai ka akuzuar Serbinë për mbështetjen e sulmit në Banjskë, duke përmendur Milan Radoiçiqin, të cilin e ka cilësuar si organizator të tij. Konjufca ka kritikuar faktin që Radoiçiqi është shfaqur në një tubim politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në vend që të përballet me drejtësinë.

    “Këto nuk janë provokime të izoluara, ato ekspozojnë një doktrinë armiqësore, ekspansionizëm territorial dhe pandëshkueshmëri për agresion të armatosur”, ka deklaruar ai.

    Konjufca i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë, siç është shprehur, politikën armiqësore ndaj Kosovës, pengimin e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe të pranojë njohjen e ndërsjellë si bazë për marrëdhëniet mes dy shteteve.

    “Duhet të ndalë pengimin sistematik të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të miratojë njohjen e ndërsjellë si bazë për marrëdhëniet ndërshtetërore”, ka thënë ai.

    Kryediplomati i Kosovës ka kritikuar gjithashtu homologun e tij serb, Marko Gjuriq, për mospërmendjen e viktimave shqiptare të luftës në Kosovë gjatë deklarimit të tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Zonja Presidente, shteti i Serbisë, me flamurin e Serbisë, ka vrarë në vendin tim 12 mijë njerëz të paarmatosur, të pafajshëm, shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 mijë shqiptarë të vrarë, këtë e quaj unë mohim të drejtësisë ndërsa edhe ai vetë e mohoi këtë”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë veprimet e Serbisë dhe të kërkojë llogaridhënie për sulmin në Banjskë.

    Burimi: Dukagjini

  • UN Conjufca: Kosovo Sovereignty Not negotiable, Justice for Banjska

    First Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs and Diaspora Glauk Konjufca has declared before the UN Security Council that Kosovo’s sovereignty cannot be negotiated and that Serbia must take responsibility for the September 24th 2023 attack on Banjska.

    The independence of the Republic of Kosovo is not negotiable, nor is justice for Banjska’s terrorist attack, Konjufca has stressed.

    During his speech, he has accused Serbia of supporting the attack on Banjska, citing Milan Radojici, whom he has named as his organiser. Konjufca has criticised the fact that Radovici has appeared at a Serbian President Aleksandar Vuciq political rally in Kragujevc, instead of facing justice.

    These are not isolated provocations, they display a hostile doctrine, territorial expansionism and impunity for armed aggression, he has declared.

    Konjufca has called on Serbia to stop, as expressed, the hostile policy towards Kosovo, preventing its membership in international organisations and accepting mutual recognition as the basis for relations between the two states.

    He must halt the systematic obstruction of Kosovo’s membership in international organisations and approve bilateral recognition as the basis for interstate relations, he has said.

    Kosovo’s top diplomat has also criticised his Serbian counterpart, Marko Djuric, for not remembering Albanian war victims in Kosovo during his statement before the UN Security Council.

    Mrs. President, the state of Serbia, with the flag of Serbia, has killed 12 thousand unarmed, innocent, Albanian people in my country. No word by Minister Djurovic for 12 thousand Albanians killed, that is what I call denial of justice, while he himself denied it, Konjufca has declared.

    He has asked the international community to condemn Serbia’s actions and seek accountability for the attack on Banjska.

    Source Layer: Dukeagini

  • Gjuriq flet për drejtësi në OKB, por ankohet për reagimet e Kurtit e Begajt dhe sloganin “Liria ka Emër”

    Gjuriq flet për drejtësi në OKB, por ankohet për reagimet e Kurtit e Begajt dhe sloganin “Liria ka Emër”

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e shfrytëzoi fjalimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të kritikuar reagimet e udhëheqësve në Kosovë dhe Shqipëri ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër ish-krerëve të UÇK-së. Në një adresim ku kërkoi drejtësi për të gjitha viktimat, ai përfshiu në listën e ankesave edhe sloganin “Liria ka Emër” dhe protestat në mbështetje të ish liderëve të UÇK-së.

    Gjuriq veçoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke i akuzuar se kishin sulmuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    “Dhe çfarë ndodhi më pas? Në vend që të bënin thirrje për reflektim, disa nga figurat më të shquara politike në Prishtinë dhe Tiranë u përgjigjën duke sulmuar aktgjykimin dhe duke festuar burrat që kishin qenë të dënuar. Albin Kurti i quajti dënimet padrejtësi të papranueshme. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se asgjë nuk mund ta njolloste të ashtuquajturën UÇK dhe përsëriti sloganin ‘Liria ka Emër’”, ka deklaruar Gjuriq.

    Kështu, krahas diskutimit për përgjegjësinë penale, në fjalimin e ministrit serb zunë vend edhe pakënaqësitë ndaj deklaratave politike dhe tubimeve publike. Ai përmendi protestat në Prishtinë, Hagë, Nju Jork dhe qytete të tjera evropiane.

    Gjuriq deklaroi se aktgjykimi përcakton përgjegjësi individuale dhe nuk nënkupton fajësi kolektive të shqiptarëve. Megjithatë, duke folur për drejtësi të barabartë, ai iu referua vazhdimisht UÇK-së me cilësimin “e ashtuquajtura”.

    “Le ta them këtë pa paqartësi: aktgjykimi përcakton përgjegjësinë individuale. Ai nuk shpall faj kolektiv mbi popullin shqiptar. Edhe familjet shqiptare pësuan krime të kryera nga aktorë të ndryshëm, përfshirë të ashtuquajturën UÇK”, ka deklaruar ai.

    Ministri serb tha se aktgjykimi lidhet, ndër të tjera, me vrasjen e 96 personave. Ai përmendi edhe raste të tjera të krimeve ndaj serbëve dhe joshqiptarëve, duke pretenduar se drejtësia nuk ka shkuar mjaftueshëm larg.

    Në të njëjtin fjalim, Gjuriq kundërshtoi atë që e cilësoi reduktim të luftës në një narrativë të vetme të viktimave dhe autorëve.

    “Luftërat dhe konfliktet e armatosura nuk janë kurrë bardh e zi. Ato janë tragjedi komplekse dhe me shumë shtresa, në të cilat vuajtja nuk mund të reduktohet në një narrativë të vetme të viktimave dhe autorëve. Ne duhet të kemi guximin të përballemi me të vërtetën e plotë. Serbët dhe shqiptarët ishin viktima”, ka deklaruar Gjuriq.

    Ai kritikoi edhe amendamentet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat, sipas tij, synonin kufizimin e mandatit të Dhomave të Specializuara. Gjuriq i paraqiti reagimet politike dhe përpjekjet për ndryshime ligjore si arsye për shqetësim lidhur me drejtësinë dhe sigurinë e dëshmitarëve.

    “Konsideroni mesazhin që dërgon kjo. Së pari, një gjykatë flet. Pastaj, udhëheqësit politikë dënojnë konkluzionet e saj. Pastaj, politikanët përpiqen të ndryshojnë rregullat që rregullojnë atë gjykatë të njëjtë. Si mund të ketë besim në drejtësi në rrethana të tilla një dëshmitar që ka rrezikuar sigurinë e familjes së tij për të dëshmuar?”, ka pyetur ai.

    Në përmbyllje të qëndrimit të tij për këtë çështje, Gjuriq deklaroi se Serbia kërkon drejtësi për çdo viktimë, pavarësisht përkatësisë etnike.

    “Jo një version serb të drejtësisë, jo një version shqiptar të drejtësisë. Drejtësi që është e njëjtë për të gjithë”, ka theksuar ai.

    Thirrjen për drejtësi universale, megjithatë, e shoqëroi me një listë të gjatë kritikash ndaj Prishtinës e Tiranës, ku vend pati edhe për një slogan solidarizues.

    Burimi: Dukagjini

  • Djuric speaks of justice at the UN, but complains about the reactions of Kurti and Begaj and the slogan “Liria Has Name”

    Serbia’s Foreign Affairs Minister, Marko Djurovic, used the address to the UN Security Council to criticise the leaders’ reactions in Kosovo and Albania to the act of first degree against former KLA leaders. In an address requiring justice for all victims, he included the slogan “Liria has the name and protests in support of former KLA leaders.

    Djuric singled out Kosovo Prime Minister Albin Kurti, and Albania’s president, Bajram Begaj, charging that they had attacked the act of prejudice against Hashim Thaci, Kadri Veselini, Rexhep Selimi and Jakup Krasniqi.

    And what happened next? Instead of calling for reflection, some of the most prominent political figures in Pristina and Tirana responded by attacking the bias and celebrating men who had been convicted. Albin Kurti called the sentences unacceptable. Albania’s president, Bajram Begaj, said nothing could tarnish so-called The KLA and repeat the slogan “Liria has a name, Djuric has declared.

    Thus, in addition to the discussion of criminal responsibility, frustrations against political statements and public gatherings took place in the Serbian minister’s speech. He cited protests in Pristina, The Hague, New York and other European cities.

    Djuric stated that the indictment stipulates individual responsibilities and does not imply the collective guilt of Albanians. However, speaking of equal justice, he repeatedly referred to the KLA as the so-called KLA.

    Let me say this without any uncertainty: the judgment determines individual responsibility. He does not declare collective guilt against the Albanian people. Albanian families suffered crimes committed by various actors, including so-called KLAH, he declared.

    The Serbian minister said the indictment is linked, among other things, to killing 96 people. He cited other cases of crimes against Serbs and non-Albanians, claiming that justice has not gone far enough.

    In the same speech, Djuric rejected what he described as the reduction of the war in a single torturer of victims and authors.

    Wars and armed conflicts are never black and white. They are complex tragedies and many layers in which suffering cannot be reduced to a single tertiary tertiary torture of victims and authors. We must have the courage to face the complete truth. Serbs and Albanians were victims, Djuric has declared.

    He also criticised amendments adopted in the Kosovo Assembly, which, according to him, aimed at limiting the mandate of the Specialised Chambers. Djuric presented political reactions and efforts at legal changes as reasons for concern over justice and witness safety.

    Consider the message this sends. First, a court speaks. Then political leaders condemn its conclusions. Then politicians try to change the rules that regulate that same court. How can he have faith in justice under such circumstances a witness who has risked his family’s confidence in witnessing?

    In closing his stance on the issue, Djuric said Serbia seeks justice for each victim, despite ethnic affiliation.

    Not a Serbian version of justice, not an Albanian version of justice. Justice, which is the same for all, he has emphasized.

    The appeal for universal justice, however, accompanied him with a long list of criticisms against Pristina and Tirana, where the country also had a solidatory slogan.

    Source Layer: Dukeagini

  • Roli i ri mund t’i sjellë John Turturro-s çmimin e parë Oscar: Ai zbulon sekretin e personazheve të tij të paharrueshëm

    Roli i ri mund t’i sjellë John Turturro-s çmimin e parë Oscar: Ai zbulon sekretin e personazheve të tij të paharrueshëm

    John Turturro luan rolin e Harry Lehman, një hajdut xhepash në Nju Jork, në filmin “The Only Gjallë Xhepaxhi në Nju Jork”. Filmi, të cilin Sony Pictures Classics e publikon në kinema të caktuara duke filluar nga e premtja, është shkruar dhe drejtuar nga Noah Segan.

    Krahas Turturros, në rolet kryesore luajnë Steve Buscemi si pronari i dyqanit të pengjeve dhe Giancarlo Esposito si një detektiv policie, ndërsa filmi është menduar gjithashtu si një odë për Nju Jorkun e vjetër dhe një brez aktorësh të Nju Jorkut.

    Turturro, një aktor 69-vjeçar i cili u rrit në Hollis, Queens, jeton në Park Slope, Brooklyn, që nga viti 1988. Ai thotë se shpesh gjente frymëzim për personazhet e tij në trotuare dhe në metro, veçanërisht në linjën 7.

    “Shih larmi dhe diversitet. Është gjithmonë përreth teje. Kur jam në tren, ka kaq shumë njerëz të ndryshëm. Sidomos në trenin 7. Marr shumë gjëra nga treni 7”, tha Turturro.

    Pino i tij nga “Do The Right Thing” u modelua sipas njerëzve me të cilët u rrit, ndërsa Jesus Quintana nga “The Big Lebowski” u bazua në një burrë nga Lower East Side që takoi pasi doli nga burgu.

    Turturro thotë se shpesh flet me njerëz dhe merr detaje prej tyre, ndonjëherë duke qëndruar në kontakt dhe ndonjëherë duke u ndjerë i shqetësuar për këtë.

    Roli i ri i solli gjithashtu vëmendje të rrallë në sezonin e çmimeve, duke përfshirë përmendjen e një nominimi të mundshëm për herë të parë për Oscar. Filmi u shfaq në Festivalin e Filmit në Nju Jork, ku ai u mbështet nga miq dhe bashkëpunëtorë të hershëm, përfshirë Joel dhe Ethan Coen.

    Turturro beson se Nju Jorku ka ndryshuar, por se fryma e qytetit ende ekziston në disa lagje. Gjatë xhirimeve, thotë ai, ekipi punonte shumë përtej Coney Island, dhe ai ndonjëherë kishte një dhomë zhveshjeje në një sallon flokësh dhe vëzhgonte klientët. Ai ende udhëton nëpër Bruklin dhe merr metronë, të cilën e sheh si një mënyrë për të qëndruar i lidhur me jetën e qytetit. /Telegrafi/

  • Gjuriqi në OKB flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja

    Gjuriqi në OKB flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja

    Gjuriqi në OKB flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar se serbët që jetojnë në veri të Kosovës përballen me jetë jonormale dhe presion. Këto deklarata ai i ka bërë të martën, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku ka folur edhe për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale, si dhe ka kritikuar Kosovën dhe Shqipërinë për reagimet e tyre ndaj gjykatës.

    Gjatë fjalimit të tij, Gjuriq ka kërkuar, siç e ka cilësuar ai, “guxim të ballafaqohemi me të vërtetën”, duke iu referuar viktimave të luftës në Kosovë. Ai ka theksuar gjithashtu se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës nuk duhet të kushtëzohet nga proceset politike.

    Megjithatë, 1.577 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të tyre, përfshirë qasjen në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varrezave të mundshme. Deri më tani, Serbia nuk ka ofruar bashkëpunimin e kërkuar në këtë drejtim.

    “Aktgjykimi përcakton përgjegjësinë individuale, nuk shpall fajësi kolektive mbi popullin shqiptar”, ka thënë Gjuriq.

    Ai ka kritikuar gjithashtu miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq e pranon se është duke humbur

    Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq e pranon se është duke humbur

    Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar nga portali hulumtues “Mendimi i Ri Politik Serb”(NSPM), i drejtuar nga Gjorgje Vukadinoviq.

    Sipas hulumtimit, zgjedhjet që do të mbahen të dielën (25 tetor), 44,5 për qind e të anketuarve do të votonin për Listën e Studentëve, me sloganin “Studentët Fitojnë”, ndërsa 42,7 për qind do të mbështesnin listën e Vuçiqit, “Serbia e Bashkuar”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar se diferenca mes listës së tij zgjedhore, “Serbia e Bashkuar”, dhe kundërshtarëve politikë është 1.5 për qind, shkruan Nova.rs.

    Në një intervistë për televizionin Informer, Vuçiq tha se mbështetja për listën e tij është rritur në sondazhet e opinionit publik, por theksoi se vëmendja kryesore duhet të jetë te dita e zgjedhjeve.

    Ai deklaroi se do t’i përgëzonte fituesit nëse lista e tij humb zgjedhjet parlamentare, duke shtuar se këtë do ta bënte rreth orës 22:00 ose 22:30.

    Ndërkohë, sipas një sondazhi të publikuar nga NSPM, 79.8 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se me siguri do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026, ndërsa 13.3 për qind thanë se me gjasë do të marrin pjesë në votime.

    Lista studentore në Serbi prin ndaj listës së presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të vjeshtës të publikuar nga portali hulumtues Nova srpska politička misao (NSPM), i drejtuar nga Đorđe Vukadinović.

    Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme, lista studentore “Studentët fitojnë” do të merrte 44.5 për qind të votave, ndërsa lista “Serbia e Bashkuar”, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, 42.7 për qind.

    Listat e tjera do të mbeteshin nën pragun zgjedhor prej tre për qind. Partia Socialiste e Serbisë, e udhëhequr nga Ivica Daçiq, do të merrte 2.9 për qind, ndërsa lista “Serbia Evropiane”, e lidhur me Marinika Tepiqin dhe Zdravko Ponošin, 2.7 për qind.

    Sondazhi tregon gjithashtu se 44 për qind e të anketuarve mendojnë se për Serbinë do të ishte më mirë fitorja e studentëve dhe opozitës. Në anën tjetër, 22.5 për qind preferojnë vazhdimin e pushtetit aktual, ndërsa 19 për qind mbështesin vazhdimin e tij me disa ndryshime.

    Sipas të dhënave, 79.8 për qind e të anketuarve janë shprehur se me siguri do të merrnin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026.

    Sondazhi është realizuar përmes telefonit, në një mostër përfaqësuese prej 1.050 të anketuarish, nga 25 shtatori deri më 5 tetor. Sipas NSPM-së, hulumtimi është kryer për nevojat e veta, pa porositës.

    Portali thekson se rezultatet nuk duhet të konsiderohen si projeksion zgjedhor, ndonëse mund të interpretohen në këtë mënyrë.

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca në OKB: Sulmi në Banjskë ishte terrorist, raporti i UNMIK-ut pasqyron propagandën serbe

    Konjufca në OKB: Sulmi në Banjskë ishte terrorist, raporti i UNMIK-ut pasqyron propagandën serbe

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar raportin e UNMIK-ut për zhvillimet në Kosovë, duke e cilësuar atë si selektiv dhe duke pretenduar se një pjesë e rasteve të përfshira mbështeten në propagandën serbe.

    Gjatë fjalimit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku po diskutohet për situatën në Kosovë, Konjufca ka vlerësuar se vendi ka shënuar përparim në demokraci, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

    Ai ka përmendur zgjedhjet parlamentare të qershorit, konsolidimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit, duke thënë se proceset e fundit kanë dëshmuar qëndrueshmërinë e sistemit demokratik të Kosovës.

    “Unë pranoj raportin e Përfaqësuesit Special, i cili përsëri ofron një pasqyrë selektive të zhvillimeve kryesore politike në Kosovë, ndërkohë që lë pas dore të tjera të rëndësishme”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin të lira, të drejta dhe demokratike, duke iu referuar edhe vlerësimit të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili i kishte monitoruar ato.

    Konjufca ka thënë se, pas konsolidimit të institucioneve, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin në zhvillimin socio-ekonomik, drejtësi dhe siguri.

    Situata në veri dhe strukturat e mbështetura nga Serbia

    Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ministri ka deklaruar se masat e Qeverisë për promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit po japin rezultate.

    Sipas tij, mbyllja e strukturave që i ka cilësuar si ilegale dhe të operuara nga Serbia synon forcimin e institucioneve demokratike dhe garantimin e sigurisë juridike për të gjithë qytetarët.

    “Ne kemi mbyllur strukturat ilegale të operuara nga Serbia, të cilat synojnë të parandalojnë integrimin etnik dhe të minojnë institucionet tona demokratike. Mbyllja e strukturave ilegale siguron siguri më të madhe juridike, trajtim të drejtë dhe siguri për çdo bashkësi etnike”, ka thënë ai.

    Konjufca ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in, vazhdon të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    Ai ka përmendur gjithashtu hapjen e zyrave për çështje kadastrale, regjistrim të bizneseve, pensione, punësim, energji elektrike dhe administratë tatimore në komunat veriore.

    Sipas tij, institucionet kanë investuar edhe në infrastrukturë dhe kanë liruar prona publike e private të uzurpuara në mënyrë të paligjshme.

    Kritika për raportimin e sulmit në Banjskë

    Pjesën kryesore të kritikave ndaj raportit të UNMIK-ut, Konjufca ia ka kushtuar trajtimit të situatës së sigurisë, incidenteve në veri dhe sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

    Ai ka kundërshtuar përshkrimin e sulmit si një “ngjarje e dhunshme”, duke thënë se ai duhet të cilësohet si sulm terrorist.

    “Është për të ardhur keq që shumë prej këtyre rasteve të trajtuara dhe të diskutuara në raportin e UNMIK-ut bazohen kryesisht në propagandën serbe. Për më tepër, është për të ardhur keq të shohësh se edhe një herë sulmi paramilitar serb në Banjskë, i orkestruar, i organizuar dhe i mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes Milan Radoiçiçit, përmendet në këtë raport si një ‘ngjarje e dhunshme’ në vend të asaj që është në të vërtetë: një sulm terrorist”, ka deklaruar Konjufca.

    Ministri ka kritikuar gjithashtu raportimin e 92 rasteve nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke pretenduar se ato janë përdorur për qëllime mediatike dhe diplomatike, pa dëshmi të qarta për motive etnike.

    – YouTube www.youtube.com

    Sipas tij, disa prej rasteve përmbajnë dezinformata ose paraqesin veprimet e zbatimit të ligjit dhe shkeljet e rendit publik si incidente të motivuara etnikisht.

    Konjufca ka kundërshtuar edhe mënyrën se si raporti trajton disa raste të kundërvajtjeve, duke thënë se ato nuk përbëjnë arrestime apo ndjekje penale të synuara ndaj serbëve.

    Konjufca kundërshton paraqitjen e incidenteve fetare si raste etnike

    Shefi i diplomacisë kosovare ka kritikuar edhe trajtimin e incidenteve të raportuara në objektet fetare në Kosovë, duke pretenduar se raporti i UNMIK-ut u kushton atyre rëndësi joproporcionale.

    Ai ka theksuar se Policia e Kosovës ka hapur hetime për incidentet e regjistruara, por sipas tij, nuk ka prova që ato janë kryer nga shqiptarët apo se kanë pasur motive etnike.

    “Prandaj, është palogjikike që UNMIK-u t’i regjistrojë ato si incidente zyrtare etnike. Ato ekzistojnë vetëm në raportet serbe dhe në pretendimet e Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe”, ka deklaruar Konjufca.

    Në fund, ai i ka bërë thirrje UNMIK-ut që të shmangë, siç është shprehur, keqparaqitjen e incidenteve të izoluara, të cilat mund të krijojnë përshtypjen se paqja dhe marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë janë të brishta.

    “Prandaj, i bëjmë thirrje UNMIK-ut të shmangë keqkarakterizimin e mikro-incidenteve në Kosovë që portretizojnë në mënyrë të rreme paqen dhe marrëdhëniet etnike si të brishta”, ka përfunduar Konjufca./Telegrafi.