Category: Lajme

  • Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

    Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), tha se Kosova ka shënuar përparim në shumë fusha.

    Ai e cilësoi raportin e UNMIK-ut si selektiv, duke thënë se një pjesë e tij bazohet në propagandën serbe dhe përmban dezinformata për Kosovën.

    Lajm në përditësim

     

    Burimi: RTKLive

  • Shefi i UNMIK-ut, Due në KS të OKB-së: Të mbahen përgjegjës autorët e sulmeve në Banjskë dhe ndaj kanalit të Ibër-Lepencit

    Shefi i UNMIK-ut, Due në KS të OKB-së: Të mbahen përgjegjës autorët e sulmeve në Banjskë dhe ndaj kanalit të Ibër-Lepencit

    Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka kërkuar bashkëpunim të plotë nga autoritetet në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

    Gjatë raportimit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, Due theksoi gjithashtu rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

    Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke nënvizuar nevojën për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

    Due mirëpriti zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës dhe formimin e institucioneve, duke i cilësuar si hapa inkurajues drejt tejkalimit të ngërçit politik. Sipas tij, këto zhvillime duhet të përkthehen në qeverisje efektive për të gjitha komunitetet.

    Ai përmendi edhe miratimin nga Kuvendi i Kosovës të amendamenteve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Shefi i UNMIK-ut rikonfirmoi përkushtimin e misionit për dialog, ndërtimin e besimit dhe gjithëpërfshirjen ndërmjet komuniteteve, si dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar në Kosovë dhe rajon.

    Burimi: Dukagjini

  • Reçel i rrushit sipas recetës së gjysheve: Kokrrat mbeten të plota dhe shurupi bëhet i përkryer

    Reçel i rrushit sipas recetës së gjysheve: Kokrrat mbeten të plota dhe shurupi bëhet i përkryer

    Reçeli i rrushit është një nga ëmbëlsirat tradicionale që sjell ndër mend kuzhinën e gjysheve. Kokrrat e rrushit, të ziera në shurup sheqeri me aromë limoni, dikur u shërbeheshin mysafirëve me ujë të ftohtë dhe kafe

    Përgatitja është e thjeshtë. Sekreti qëndron te zgjedhja e rrushit me kokrra të forta dhe zierja e kujdesshme, në mënyrë që ato të mbeten të plota dhe shurupi të arrijë dendësinë e duhur.

    Përbërësit:

    • 1 kg rrush me kokrra të forta, të pastruara nga bishtat
    • 1 kg sheqer
    • 100–200 ml ujë
    • 1 limon i prerë në feta
    • 1 qese sheqer vaniljeje, sipas dëshirës

    Koha e përgatitjes: 20 minuta
    Koha e zierjes: Rreth 30–45 minuta

    Si të përgatisni reçelin tradicional të rrushit

    1. Përgatitni rrushin

    Ndajini me kujdes kokrrat nga bishtat, largoni ato që janë dëmtuar ose janë tepër të pjekura dhe lajini mirë me ujë të ftohtë.

    Lërini të kullojnë plotësisht. Për këtë recetë mund të përdorni rrush të bardhë ose të zi, por preferohen varietetet me pak fara dhe kokrra të forta, që nuk shpërbëhen lehtë gjatë zierjes.

    2. Përgatitni shurupin

    Në një tenxhere të gjerë, me fund të trashë, hidhni sheqerin dhe shtoni ujin.

    Vendoseni në zjarr mesatarisht të ulët dhe përziejeni derisa sheqeri të tretet. Vazhdoni zierjen edhe për disa minuta, derisa të krijohet një shurup i kthjellët dhe paksa i trashë.

    Kujdes që sheqeri të mos karamelizohet, sepse mund t’ia ndryshojë ngjyrën dhe shijen reçelit.

    3. Shtoni kokrrat e rrushit

    Hidhini me kujdes kokrrat e rrushit në shurupin e përgatitur.

    Gjatë zierjes shmangni përzierjen me lugë, sepse kokrrat mund të shtypen. Në vend të kësaj, tundeni lehtë tenxheren herë pas here, në mënyrë që shurupi të shpërndahet njëtrajtshëm.

    Nëse në sipërfaqe krijohet shkumë, largojeni me kujdes.

    4. Ziejeni deri në trashësinë e duhur

    Vazhdoni zierjen për rreth 30–45 minuta, varësisht nga lloji i rrushit dhe sasia e lëngut që lëshojnë kokrrat.

    Për të kontrolluar dendësinë, vendosni disa pika shurupi në një pjatë të ftohtë. Nëse pas ftohjes nuk përhapen shpejt, reçeli është afër gatishmërisë.

    Mbani parasysh se shurupi trashet edhe më shumë gjatë ftohjes.

    5. Shtoni limonin

    Pak para përfundimit të zierjes, shtoni fetat e limonit dhe, sipas dëshirës, sheqerin e vaniljes.

    Lëreni të ziejë edhe disa minuta, që aromat të bashkohen. Limoni i jep reçelit një freski të lehtë dhe balancon ëmbëlsinë e sheqerit.

    6. Ftohja dhe vendosja në kavanoza

    Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni reçelin të ftohet, të mbuluar me një pecetë të pastër.

    Nëse do ta konsumoni së shpejti, vendoseni në kavanoza të pastër, mbyllini dhe ruajini në frigorifer.

    Për ruajtje afatgjatë jashtë frigoriferit, nevojitet një metodë e provuar konservimi. Vetëm kavanozat e sterilizuar dhe përmbajtja e lartë e sheqerit nuk garantojnë sigurinë e produktit.

    shutterstock

    Sekretet që e bëjnë reçelin të përkryer

    Për të ruajtur kokrrat e plota, zgjidhni rrush jo tepër të pjekur dhe mos e trazoni vazhdimisht gjatë zierjes.

    Mos e zieni shurupin më gjatë sesa nevojitet, sepse mund të trashet tepër dhe t’i rrudhë kokrrat e rrushit.

    Nëse rrushi është shumë i lëngshëm, filloni me më pak ujë.

    Si të shërbehet?

    Reçeli tradicional i rrushit shërbehet në enë të vogla qelqi, shoqëruar me një gotë ujë të ftohtë dhe kafe.

    Mund ta përdorni edhe si shtesë për krepa, krem vaniljeje ose ëmbëlsira të thjeshta shtëpie.

    Me kokrrat e tij të shndritshme, aromën e limonit dhe shurupin e dendur, ky reçel mbetet një mënyrë e këndshme për të ruajtur shijen e rrushit dhe për të rikthyer në tryezë një traditë të dashur familjare. /Telegrafi/

  • Gerasimovski: OBRM-PDUKM tregoi se nuk di ta drejtojë vendin, pakënaqësia te qytetarët rritet

    Gerasimovski: OBRM-PDUKM tregoi se nuk di ta drejtojë vendin, pakënaqësia te qytetarët rritet

    “Për dy vjet, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka treguar se nuk di ta drejtojë vendin, dhe pakënaqësia tek qytetarët është duke u rritur”, tha nënkryetari i LSDM-së, Goran Gerasimovski. Gerasimovski theksoi se situata katastrofike ekonomike, punëtorët e pakënaqur, fermerët, janë një tregues i politikave të gabuara të qeverisë Mickoski.

    “OBRM-PDUKM ka treguar se në këto dy vjet nuk dinte ta drejtonte vendin. Vendi u drejtua shumë më keq se çdo qeveri e mëparshme. Dhe vetë sondazhet e tregojnë këtë, pakënaqësinë dhe revoltën tek qytetarët. Dhe atë disponim të madh opozitar që tregohet në sondazhe”, tha Gerasimovski.

    Ai theksoi se qeveria e OBRM-PDUKM-së nuk po e drejtonte mirë vendin, dhe pakënaqësia nuk kufizohet vetëm në një kategori qytetarësh, por përfshin të gjithë ata që përballen me pasojat e politikave ekonomike të qeverisë në baza ditore.

    “Çdo gjë që po ndodh në vend, veçanërisht në fushën e ekonomisë, është katastrofike. Shohim një administratë të pakënaqur, shohim fermerë të pakënaqur, biznesmenë të pakënaqur. Jam i sigurt se me formimin e opozitës, me një opozitë të qëndrueshme dhe një bllok opozitar të qëndrueshëm, qytetarët do të dekurajohen dhe se do ta shprehin revoltën dhe pakënaqësinë e tyre në një mënyrë tjetër”, tha Gerasimovski.

  • Shefi i UNMIK-ut në OKB kërkon përgjegjësi për Banjskën dhe sulmin ndaj Ibër-Lepencit

    Shefi i UNMIK-ut në OKB kërkon përgjegjësi për Banjskën dhe sulmin ndaj Ibër-Lepencit

    Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka thënë se e ritheksojnë brengosjen e Bashkimit Evropian për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shtuar se duhet të respektohet integriteti dhe pavarësia e gjyqësorit. Due ka kritikuar Policinë e Kosovës për shkak se nuk ka ndarë informata gjatë kohës së protestave në Kosovë që u mbajtën pas vendimit të Gjykatës Speciale më 16 shtator. Ndër të tjera, Due ka kërkuar përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe kanalin e Ibër-Lepencit.

    Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po raportohet për Kosovën, Due ka thënë se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-komandantëve të tjerë, u organizuan demonstrata në vende të ndryshme, shumica prej të cilave, sipas tij, mbetën paqësore.

    Due u shpreh se Policia e Kosovës është sjellë në mënyrë paqësore dhe adekuate gjatë 21 ditëve të protestave që pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Por ka thënë se nuk kanë ndarë informata me Kombet e Bashkuara, por vetëm me vendet partnere.

    “Pas periudhës së 16 shtatorit, aktgjykimi i Dhomave të Specializuara dënoi Thaçin dhe tre ish-komandantë për krime lufte, por jo për krime kundër njerëzimit. Demonstratat gjetiu pasuan këtë aktgjykim, shumica prej të cilave mbetën paqësore. Përgjithësisht, Policia e Kosovës është sjellë në mënyrë paqësore gjatë këtyre 21 ditëve të protestave. Koordinimi dhe ndarja e informatave me Kombet e Bashkuara ishte joadekuate, por jo edhe me vendet ndërkombëtare. I kam ngritur këto çështje në Prishtinë dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kuvendi miratoi ndryshime, duke kufizuar kompetencat e Speciales. E riktheksojmë brengosena e BE-së… Të pandehurit kanë të drejtën e apelit… integriteti dhe pavarësinë e procedurave gjyqësore duhet të respektohen, dhe çdo veprim legjislativ duhet të jetë në përputhje me obligimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Due.

    Shefi i UNMIK-ut ka thënë se një aktgjykim tjetër për administrimin e drejtësisë është caktuar për 17 nëntor. Sipas Due, këto zhvillime ndodhin në një kohë kur tensionet vazhdojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku narrativat përçarëse të së kaluarës mbeten të pranishme, pavarësisht kohës së kaluar.

    Në raportin e tij, shefi i UNMIK-ut gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim të plotë të autoriteteve në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

    Sipas Due, në gjashtë muajt e fundit janë shënuar tensione të larta në Kosovë dhe rajon.

    Ai ka thënë se, ndonëse zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë ishin paqësore, pasiguria politike dhe retorika e nxitur kanë vazhduar. Sipas tij, incidentet që lidhen me rrënimet dhe dëbimet, veçanërisht në veri të Kosovës, kanë ngritur shqetësime për të drejtat pronësore dhe pasojat e mundshme socio-ekonomike për komunitetet lokale dhe bizneset.

    Due ka përmendur edhe çështjen e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, kufizimet ndaj lirisë së shprehjes dhe pretendimet për keqtrajtim të serbëve nga Policia e Kosovës, pas veprimeve të autoriteteve ligjzbatuese më 28 qershor në Gazimestan. Ai ka bërë të ditur se Inspektorati ka hapur hetimet e veta.

    Shefi i UNMIK-ut ka thënë se institucionet e udhëhequra nga Serbia në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, vazhdojnë të përballen me sfida që, sipas tij, burojnë nga veprimet e Policisë së Kosovës, përfshirë ato që lidhen me organizimin e pelegrinazheve.

    “Nëse i marrim individualisht, disa prej këtyre zhvillimeve mund të duken të lokalizuara dhe administrative, por, të marra së bashku, përforcojnë perceptimin e pasigurisë dhe të trajtimit të pabarabartë të serbëve të Kosovës, duke ndikuar në karakterin shumëetnik të Kosovës”, ka thënë Due.

    Ai e ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente, ndërsa ka theksuar rëndësinë e ripërtëritjes së progresit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Përkushtimi i vërtetë nga të dyja palët është i domosdoshëm për të arritur progres të dukshëm. I vlerësoj përpjekjet e vazhdueshme të BE-së. I inkurajoj t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, të formojnë Asociacionin dhe të ndërmarrin hapat për uljen e tensioneve”, ka deklaruar ai.

    Në fund, Due ka përmendur edhe çështjen e personave të pagjetur, duke thënë se i dërguari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, ka vazhduar përpjekjet për këtë çështje, të cilat mbështeten edhe nga Kombet e Bashkuara. Sipas tij, aktualisht 1.577 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur.

  • Zelensky i gatshëm për negociata, kërkon bisedime trepalëshe për paqe

    Zelensky i gatshëm për negociata, kërkon bisedime trepalëshe për paqe

    Zelensky i gatshëm për negociata, kërkon bisedime trepalëshe për paqe

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm për negociata, pas takimit me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, raporton BBC.

    Takimi u zhvillua në Oslo, në një kohë kur marrëdhëniet mes presidentit ukrainas dhe presidentit amerikan, Donald Trump, janë përkeqësuar.

    Zelensky bëri të ditur se Witkoff do të udhëtojë të mërkurën drejt Rusisë. Ai tha se pret që SHBA-ja t’i paraqesë idetë e diskutuara gjatë takimit, të cilat synojnë të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme paqësore.

    Kreu i shtetit ukrainas shtoi se një nga propozimet e diskutuara është mbajtja e një takimi mes tre udhëheqësve, por theksoi se mbetet të shihet se si do të përgjigjet presidenti rus, Vladimir Putin.

    Në konferencën për media, Zelensky u shoqërua nga presidenti finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre.

    Stubb deklaroi se bisedimet e zhvilluara gjatë ditës kishin shënuar përparim të vërtetë, duke shtuar se palët kishin identifikuar disa elemente që mund të kontribuojnë në arritjen e paqes.

    Ndërkohë, Zelensky shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për rikthimin e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës që ndihmojnë në paralajmërimin e sulmeve ruse.

    Ai theksoi se sistemet e paralajmërimit të hershëm janë të rëndësishme për sigurinë e popullit ukrainas.

    Shtetet e Bashkuara kanë mohuar më herët se e kanë kufizuar ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka cilësuar si skandaloze akuzat se ukrainasit po humbnin jetën për shkak se Uashingtoni po i mbante të fshehta informacionet e inteligjencës nga Kievi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky ready for negotiations, urges tripartite peace talks

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky has declared he is ready for negotiations after meeting with US Special Envoy Steve Whitkoff, the BBC reports.

    The meeting took place in Oslo, at a time when relations between the Ukrainian president and the American president, Donald Trump, have deteriorated.

    Zelensky announced that Witkoff will travel to Russia on Wednesday. He said he expects the US to present the ideas discussed during the meeting, aimed at helping find a possible peaceful solution.

    The head of the Ukrainian state added that one of the proposals discussed is holding a meeting between the three leaders, but stressed that it remains to be seen how Russian President Vladimir Putin will respond.

    At the media conference, Zelensky was accompanied by Finnish President Alexander Stubbb, and Norwegian Prime Minister Jonas Gahr Støre.

    Stubbb said negotiations held during the day had marked real progress, adding that the parties had identified some elements that could contribute to the achievement of peace.

    Zelensky, meanwhile, expressed gratitude to the United States for restoring intelligence information that helps warn Russian attacks.

    He pointed out that early warning systems are important to the safety of the Ukrainian people.

    The United States has earlier denied that it has limited intelligence sharing with Ukraine. U.S. Secretary of State Marco Rubio has described allegations that Ukrainians were losing their lives as scandalous because Washington was hiding intelligence information from Kiev.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal