Category: Lajme

  • Uashingtoni mban në fuqi statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit e Ukrainës dhe Sudanit

    Uashingtoni mban në fuqi statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit e Ukrainës dhe Sudanit

    Uashingtoni mban në fuqi statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit e Ukrainës dhe Sudanit

    Emigrantët nga Ukraina dhe Sudani që përfitojnë nga Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) do të mund të vazhdojnë përkohësisht të qëndrojnë dhe të punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, në pritje të një vendimi zyrtar nga administrata amerikane.

    Ky status u mundëson personave të qëndrojnë në SHBA kur vendet e tyre përballen me konflikte të armatosura, fatkeqësi natyrore ose rrethana të jashtëzakonshme.

    Sipas Reuters, rreth 240 mijë ukrainas janë regjistruar për të përfituar nga kjo mbrojtje, ndërsa numri i përfituesve nga Sudani vlerësohet në 6.800 persona, transmeton Klankosova.tv.

    Organizata Global Refuge e mirëpriti vazhdimin e përkohshëm të mbrojtjes, por kërkoi një vendim zyrtar për t’u ofruar siguri përfituesve, familjarëve të tyre dhe punëdhënësve.

    “Familjet që varen nga ky status për të qëndruar të sigurta dhe për të vazhduar punën meritojnë një vendim formal, të dokumentuar me shkrim”, deklaroi Krish O’Mara Vignarajah, drejtuese e organizatës.

  • Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në”

    Topalli përmend emra të shqiptarëve që “ishin të lidhur me UDB-në”

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka përmendur emra të personave shqiptarë për të cilët ka pretenduar se kishin lidhje me UDB-në, gjatë intervistës në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”.

    Duke folur për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë dhe zhvillimet në konviktet e studentëve, Topalli ka përmendur Nevruz Isufin, për të cilin ka pretenduar se mbështeste dy persona nga Peja që synonin arrestimin e Ali Lajçit më 25 mars 1981.

    Sipas rrëfimit të tij, Abdullah Prapashtica kishte ndërhyrë për ta penguar arrestimin, duke u thënë personave të përfshirë se ekzistonte një vendim për të mos kryer arrestime në vende publike.

    Topalli ka përmendur edhe Zymber Zymberin, të cilin e ka përshkruar si pjesëtar të strukturave të sigurisë së asaj kohe dhe ka folur për rolin e një personi me mbiemrin Pepshi, të cilin e ka identifikuar si informator brenda grupit të studentëve.

    “UDB-ja e ka pasë një spiun brenda, mes grupit të studentëve, i cili e ka mbiemrin Pepshi”, ka deklaruar Topalli.

    Ai ka thënë se Pepshi, sipas informacioneve që ka, e informonte Nevruz Isufin për zhvillimet brenda konvikteve.

    Topalli ka folur edhe për mënyrën se si, sipas tij, informacionet nga konviktet arrinin te strukturat politike dhe të sigurisë në Kosovë.

    Burimi: Dukagjini

  • Laporta thumbon Real Madridin para “El Clasicos”: Më shumë se një gjel në të njëjtin kafaz nuk funksionon

    Laporta thumbon Real Madridin para “El Clasicos”: Më shumë se një gjel në të njëjtin kafaz nuk funksionon

    Laporta thumbon Real Madridin para “El Clasicos”: Më shumë se një gjel në të njëjtin kafaz nuk funksionon

    Derbi i madh mes Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur si “El Clasico”, po afrohet, ndërsa tensionet mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll nuk mungojnë as jashtë fushës.

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thumbuar rivalin e përjetshëm, Real Madridin, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e një skuadre me shumë yje, në një deklaratë që lidhet edhe me përbërjen e ekipit madrilen dhe transferimin e Kylian Mbappes.

    “E thashë! Të kesh më shumë se një gjel në të njëjtin kafaz pule nuk mund të funksionojë, kurrë. Prioriteti në futboll është ekipi dhe fryma e ekipit. Nëse nuk i ke këto gjëra, projekti nuk do të funksionojë. Kjo është një nga pikat e forta të Barcelonës. Ne kemi talente të shkëlqyera, lojtarë të La Masias, lojtarë që vijnë nga kultura të tjera të futbollit, dhe më pas arrijmë të formojmë një ekip midis tyre me harmoni që funksionon mirë”, deklaroi Laporta për gazetën “L’Équipe”.

    Ai vlerësoi gjithashtu punën e trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Deco, duke i cilësuar si figura të rëndësishme në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe harmonike.

    Përplasjet mes dy klubeve janë shtuar edhe për shkak të çështjes “Negreira”, në të cilën Real Madridi ka ngritur akuza ndaj Barcelonës. Kjo çështje ka thelluar tensionet mes drejtuesve të dy klubeve.

    “El Clasico” i parë i këtij sezoni do të zhvillohet të dielën në “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00, në një përballje që pritet të tërheqë vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Laporta thumbon Real Madridin para “El Clasicos”: Më shumë se një gjel në të njëjtin kafaz nuk funksionon appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dani Carvajal gjen skuadër të re, mbetet në La Liga dhe debuton sonte si titullar te Getafe

    Dani Carvajal gjen skuadër të re, mbetet në La Liga dhe debuton sonte si titullar te Getafe

    Dani Carvajal gjen skuadër të re, mbetet në La Liga dhe debuton sonte si titullar te Getafe

    Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal, ka zgjidhur përfundimisht çështjen e së ardhmes duke gjetur skuadër të re.

    Anësori i djathtë ka vendosur të mos ndryshojë as qytet dhe as kampionat, pasi i është bashkuar zyrtarisht Getafes me parametra zero (transferim i lirë).

    Përfshirja e tij te skuadra madrilene do të jetë e menjëhershme, transmeton Klankosova.tv.

    Trajneri Jose Bordalas nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur t’i japë minutat e para qysh sonte, duke e hedhur në fushë si titullar nga minuta e parë në përballjen ndaj Rayo Vallecanos.

    Derbi lokal ndërmjet Getafes dhe Rayo Vallecanos është i paraparë të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, ku vëmendja kryesore do të jetë pikërisht te debutimi i Carvajalit me fanellën e klubit të tij të ri.

  • Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

    Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

    Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

    Përveç parandalimit, trajtimi i kancerit të gjirit në Kosovë po synohet të rregullohet me ligj përmes krijimit të një Qendre të specializuar të Gjirit, sipas standardeve evropiane.

    Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po angazhohet që për çdo rast të vendosë një bord i përbashkët multidisiplinar i përbërë nga radiologë, patologë, onkologë, kirurgë torakalë, kirurgë plastikë dhe specialistë të mjekësisë nukleare, një koordinim ky që aktualisht mungon në sistemin vendor shëndetësor.

    Alban Neziri, gjinekolog në Zvicër dhe pjesë e Kolegjit të Kirurgëve, theksoi se edhe shtetet evropiane kishin probleme të ngjashme, derisa u vendos kuadri ligjor.

    Drejtoresha e Departamentit të Kirurgjisë së Gjirit në Tokio, Hiroko Masuda, konfirmoi se programi i shkëmbimit do t’u mundësojë kirurgëve torakalë, plastikë dhe onkologëve të rinj nga Kosova të mësojnë drejtpërdrejt praktikat bashkëkohore dhe modelin e ngritjes së qendrës së gjirit.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Policia e Tiranës: Zbulohet depo që furnizonte protestuesit (VIDEO)

    Policia e Tiranës: Zbulohet depo që furnizonte protestuesit (VIDEO)

    Policia e Tiranës: Zbulohet depo që furnizonte protestuesit (VIDEO)

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka zbuluar një ambient (depo) që dyshohet se shërbente për furnizimin e personave me sjellje të dhunshme gjatë tubimeve, ndërsa në pranga ka rënë një 23-vjeçar.

    I arrestuari është shtetasi Orges Male, 23 vjeç, sipas raportimit zyrtar të autoriteteve policore, i riu është kapur në flagrancë duke iu shitur llastiqe dhe sfera metalike e të forta pjesëmarrësve në protestat e organizuara gjatë ditëve të fundit.

    Policia dyshon se këto mjete janë përdorur ose synohej të përdoreshin nga grupe protestuesish për goditjen e forcave të rendit dhe dëmtimin e institucioneve.

    Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Kontrabandimi në Viti: Emigrantët ‘tutin’ dobreshasit, duan siguri (VIDEO)

    Kontrabandimi në Viti: Emigrantët ‘tutin’ dobreshasit, duan siguri (VIDEO)

    Kontrabandimi në Viti: Emigrantët ‘tutin’ dobreshasit, duan siguri (VIDEO)

    Gjashtë shtetas të Bangladeshit kaluan ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut, duke hyrë në Kosovë.

    Automjeti që po i barte ata u diktua nga policia në Dobresh të Vitisë.

    Kjo situatë e kontrabandimit me migrantë i shqetësoi banorët të cilët thanë që u ndjenë të pasigurt.

    Pas intervisimit, i dyshuari dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë shtetasve të huaj u është lëshuar  vërtetimi për akomodim.

    Ministria e Brendshme e Maqedonisë i tha Klanit se po mundohen të parandalojnë kalimet ilegale pasi çdo ditë ka raste të tilla.

    Ish-drejtuesi i Drejtorisë së Emigracionit në kuadër të policisë thotë se shpesh prapa kësaj qëndron një veprimtari kriminale.

    Ai i përmend disa raste nga e kaluara që kishin qëllim dëmtimin e Kosovës.

    Javën e kalaur një person nga Kenia dyshohet se kishte kalaur ilegalisht kufurin nga Serbia dhe ishte ndaluar nga Policia në Kamenicë.

  • Tetori rozë: Skenderaj marshon kundër kancerit të gjirit (VIDEO)

    Tetori rozë: Skenderaj marshon kundër kancerit të gjirit (VIDEO)

    Tetori rozë: Skenderaj marshon kundër kancerit të gjirit (VIDEO)

    Nxënës, staf mjekësor dhe zyrtarë komunalë të Skenderajt kanë marshuar së bashku, të hënën, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

    Në kuadër të aktiviteteve për “Tetorin Rozë”, thirrja e tyre kryesore ishte për kontrolle të rregullta dhe zbulim të hershëm të sëmundjes.

    Ecja sensibilizuese, e cila tashmë është kthyer në tradicionale, u nis nga ndërtesa e komunës dhe përfundoi në sheshin “Adem Jashari”, prirë nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

    Pjesëmarrësit përcollën mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi për gratë dhe vajzat.

    Të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësi t’i kryejnë ekzaminimet falas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, një mundësi që nuk e ofrojnë shumë komuna të tjera.

    Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hasan Hoti, theksoi rëndësinë e këtij shërbimi.

    Pavarësisht apeleve të vazhdueshme dhe kushteve të ofruara, numri i grave që paraqiten për kontroll mbetet ende nën pritshmëritë e mjekëve.

    Gjatë tërë muajit tetor, aktivitete të ngjashme ndërgjegjësuese po mbahen në të gjithë Kosovën, me synim informimin e qytetarëve mbi rëndësinë jetike të mamografisë dhe ekzaminimeve parandaluese.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027

    Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027

    Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027

    Qeveria e Austrisë ka prezantuar një program të ri financiar, përmes të cilit synon t’u sigurojë fëmijëve një shumë fillestare prej 500 eurosh, me qëllim të nxitjes së kursimit dhe investimeve afatgjata.

    Programi, i emërtuar “Zukunftsdepot” (Fondi i së Ardhmes), parasheh që çdo fëmijë i lindur nga 1 janari 2027 të përfitojë 500 euro nga shteti. Sipas planit, zbatimi i tij pritet të nisë më 1 korrik 2027.

    Kjo shumë nuk do t’u jepet drejtpërdrejt prindërve, por do të investohet në një llogari të veçantë në emër të fëmijës, me synimin që vlera e saj të rritet me kalimin e viteve.

    Përveç shumës së ndarë nga shteti, prindërit, gjyshërit dhe familjarët e tjerë do të kenë mundësi të kontribuojnë në fondin e fëmijës. Kontributet shtesë mund të arrijnë deri në 5 mijë euro në vit për secilin fëmijë.

    Paratë e grumbulluara do të mund të tërhiqen pa tatim pasi fëmija të mbushë moshën 18-vjeçare. Ato mund të përdoren për financimin e studimeve, investime personale apo për të ndihmuar në blerjen e një prone.

    Kancelari austriak, Christian Stocker, ka theksuar se qëllimi i kësaj nisme është t’u krijojë të rinjve mundësi më të mira financiare në fillim të jetës së tyre të pavarur.

    Përmes këtij programi, Austria synon të promovojë kulturën e kursimit dhe investimeve afatgjata, duke u ofruar brezave të rinj një mbështetje financiare për të ardhmen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja”

    Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja”

    Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja”

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh për rëndësinë e të rinjve në shoqëri.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka shpërndarë një video me pamje nga protestat, të cilën e ka shoqëruar me mesazhin: “Të rinjtë janë e ardhmja”.

    Reagimi i saj vjen në një kohë kur studentë dhe qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, ndërsa zhvillimet dhe pamjet nga protestat po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

    Me këtë mesazh, Bebe Rexha ka vënë në pah rëndësinë e brezit të ri dhe rolin e tij në përcaktimin e së ardhmes.

    Protestat në kryeqytetin shqiptar janë përshkallëzuar ditët e fundit, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave prej gome.

    Ajo që fillimisht nisi me kërkesa për kushte më të mira në universitete, mbështetje më të madhe për studentët dhe mundësi punësimi, është zgjeruar edhe në protesta kundër qeverisë, me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali