Category: Lajme

  • Drenica barazon me Dukagjinin në Klinë

    Drenica barazon me Dukagjinin në Klinë

    Dukagjini e ka nisur mirë ndeshjen, por nuk ka arritur ta ruajë epërsinë deri në fund.

    Kapiteni Elton Basri e ka shënuar golin e epërsisë për vendasit në minutën e pestë, me goditje me kokë. Dy minuta më herët, Altin Merlaku e kishte humbur një penallti.

    Situata për Dukagjinin është vështirësuar në minutën e gjashtëmbëdhjetë, kur Kushtrim Gashi është ndëshkuar drejtpërdrejt me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

    Drenica e ka shfrytëzuar epërsinë numerike dhe e ka barazuar rezultatin në minutën e njëzet. Agim Zeka ka shënuar për 1:1, që ka qenë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

    Pas këtij barazimi, Drenica renditet në vendin e shtatë me njëmbëdhjetë pikë, ndërsa Dukagjini zë vendin e pestë me shtatëmbëdhjetë pikë, aq sa kanë edhe Drita dhe Gjilani.

    Më herët gjatë ditës, Prishtina ka arritur fitore në udhëtim, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 0:1 në Suharekë.

    Pas kësaj fitore, Prishtina ka njëzet e tri pikë aq sa ka edhe Malisheva në kreun e tabelës, kurse, Ballkani renditet e gjashta me trembëdhjetë sosh.

     

    Burimi: RTKLive

  • Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër

    Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër

    Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër

    Banorët e disa rrugëve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, për shkak të dëmtimit të një gypi të ujësjellësit.

    Sipas njoftimit për konsumatorët, dëmtimi ka ndodhur në një gyp me diametër DN 150 milimetra, ndërsa ekipet përkatëse janë duke u marrë me sanimin e tij.

    Ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë këto rrugë dhe zona:

    Rruga “Hyzri Talla”

    Rruga “Ilir Durmishi”

    Rruga “Besa”

    Rruga “Fadil Ferati”

    Zona e qendrës tregtare

    Për shkak të kompleksitetit të punimeve, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.

    Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe sanimin e dëmtimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestuesit e dhunshëm rrezikojnë të futen në “listën e zezë” për hyrje në BE

    Protestuesit e dhunshëm rrezikojnë të futen në “listën e zezë” për hyrje në BE

    Personat që kryejnë akte dhune gjatë protestave në Shqipëri mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

    Sipas raportimit të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parasheh identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave dhe regjistrimin e tyre në këtë sistem.

    Nisma vjen pas paketës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama të hënën, ndërsa grupi i punës po përgatit masat që synojnë trajtimin e rasteve të dhunës.

    Sipas raportimeve, përfshirja në listën e zezë do të kishte për qëllim kufizimin e hyrjes në vendet e BE-së për personat e identifikuar.

    Megjithatë, propozimi është në fazën e shqyrtimit dhe nuk është bërë e ditur nëse masa do të miratohet dhe si do të zbatohej në praktikë.

    Burimi: Dukagjini

  • Irani akuzon Netanyahun se po e shtyn SHBA-në drejt një lufte të re

    Irani akuzon Netanyahun se po e shtyn SHBA-në drejt një lufte të re

    Irani akuzon Netanyahun se po e shtyn SHBA-në drejt një lufte të re

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta përfshijë SHBA-në në një luftë të re me Iranin për t’i shpëtuar burgut.

    “Netanyahu po e çon Amerikën drejt një lufte tjetër për të mos përfunduar në burg”, ka shkruar Araghchi në platformën X, duke paralajmëruar Uashingtonin për pasojat e një ndërhyrjeje të re ushtarake.

    Ai pretendoi se Netanyahu nuk po i merr parasysh pasojat që një konflikt i ri mund të ketë për Izraelin dhe presidentin amerikan, Donald Trump.

    Netanyahu përballet me një proces gjyqësor në Izrael për akuza korrupsioni, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij lidhur me dyshimet për krime lufte në Gaza.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Irani akuzon Netanyahun se po e shtyn SHBA-në drejt një lufte të re appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Jurisprudenca në shqip, 12 provime në shqip, dy në maqedonisht

    Jurisprudenca në shqip, 12 provime në shqip, dy në maqedonisht

    Dymbëdhjetë provime në shqip dhe dy në maqedonisht. Kjo është zgjidhja që ofroi Ministria e Drejtësisë në takimin e sotëm me studentët për provimet e jurisprudencës. Studentët këtë zgjidhje e cilësojnë si fitore të pjesshme,duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në gjuhën shqipe.

    “Kjo që u arrit me një fjalë sot ishte, do ta kushtëzoja dhe do t’i thoja si një fitore e Lëvizjes Studentore dhe gjithë atyre që kanë dalë. Nga një zgjidhje gjysmake që u ofrua në fillim, u ofrua një zgjidhje prej 12 provimeve në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase”, tha Mevlan Ademi.

    Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari para dallimit të takimit me studentët paralajmëroi se çështja e provimit të jurisprudencës do të trajtohet nga ana e Komisionit të Venecias.

    “Parashikojmë të kërkojmë edhe një mendim në afat të shkurtë nga Komisioni i Venecias si organi më prestigjioz, këshillëdhënës evropian për çështje kushtetuese dhe juridike”, tha Jeton Shasivari Ministër i Drejtësisë së RMV-së.

    Studentët kanë protestuar disa herë deri më tani në Shkup,me kërkesën që provimi jurisprudencës tu mundësohet ta japin në gjuhën shqipe.

    Burimi: RTKLive

  • MASh harton strategjinë e arsimit 2035+, me fokus edhe inteligjencën artificiale

    MASh harton strategjinë e arsimit 2035+, me fokus edhe inteligjencën artificiale

    Në shtatë takime me punëtorët e arsimit janë diskutuar çështje kyçe për reformën arsimore, nga fuqizimi i autonomisë së shkollave deri te zbatimi i provimit shtetëror për hyrjen në profesionin e mësimdhënësit.

    “Po e dizajnojmë fazën e ardhshme të reformës në arsim, që në fokus do ta ketë rritjen e cilësisë, pra është epoka e cilësisë në arsim dhe na duhet mbështetja e të gjithëve, edhe mësimdhënësve, e shkollave, edhe prindërve, edhe komunave, dhe gjithë komunitetit, në mënyrë që arsimin ta kemi në zhvillim të përshpejtuar viteve të ardhshme dhe në dekadën e ardhshme”, tha Hajrulla Çeku,ministër i Arsimit

    “Gjatë rrugëtimit të përbashkët dhe bazuar në respektin dhe besimin e ndërsjellë  mes MASH-it dhe SBASHKU-t do të vazhdojmë angazhimet për rritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim”, tha Rrahman Jasharaj, kryesindikalist i arsimit.

     Në strategjinë e hartuar dhjetëvjeçare 2035+ do të parashihen edhe sfidat që mund të sjellë inteligjenca artificiale.

    “Për të mos na sfidua duhet ta përdorim pra ne ta mbizotërojmë inteligjencën artificiale atë ta bëjmë pjesë të kontrolluar të sistemit tona arsimor që të t’i vjelim dobitë dhe të mirat e inteligjencës artificiale dhe të jemi te kujdesshëm në raport me dëmet potenciale që mund te sjellë në sistem”, tha Çeku.

     Plani strategjikë arsimor 2035+ ka në fokus rritjen e cilësisë së arsimit për të gjithë sistemin në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

    Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat që po shoqërohen me tensione e përplasje.

    Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se po i përcjell me dhimbje ngjarjet në Shqipëri, duke shprehur shpresën që situata të zgjidhet përmes dialogut politik dhe pa dhunë.

    “Me dhimbje po i përcjelli zhvillimet atje. Lutem që të arrihet një zgjidhje për atë gjendje politike, pa dhunë. Shpresoj pa viktima”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se ajo që po ndodh në Shqipëri prek emocionalisht edhe qytetarët e Kosovës.

    “Na dhemb sikur ta kishim në familje, gjithë atë që po ndodh”, është shprehur ai.

    Haradinaj u ka bërë thirrje institucioneve dhe protestuesve që të gjejnë një marrëveshje për t’i dhënë fund situatës së krijuar.

    “Lutem të gjithëve, vëllezërve e motrave, edhe institucioneve edhe protestuesve, që të arrihet një marrëveshje e të ndalet kjo situatë”, ka thënë ai.

    Në fund, Haradinaj ka shprehur shpresën që Shqipëria të tejkalojë sa më shpejt krizën dhe t’u rikthehet proceseve të saj politike.

    Burimi: Dukagjini

  • Milano: Policia ndalon mbi 160 persona pas incidenteve në qendër të qytetit

    Milano: Policia ndalon mbi 160 persona pas incidenteve në qendër të qytetit

    Milano: Policia ndalon mbi 160 persona pas incidenteve në qendër të qytetit

    Qendra e Milanos është përfshirë nga trazira të rënda dhe akte vandalizmi gjatë orëve të fundit, duke çuar në prangosjen e të paktën 160 personave brenda vetëm katër orësh. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve italiane, rreth 80 për qind e të ndaluarve janë të mitur.

    Përleshjet dhe shkatërrimet më masive janë regjistruar në “Via Torino”, një nga rrugët më të frekuentuara tregtare të qytetit raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv.

    Grupe të mëdha të rinjsh kanë sulmuar bizneset lokale, duke hedhur tavolina e karrige dhe duke goditur fasadat e vitrinat e dyqaneve të veshjeve e këpucëve.

    Gjithashtu, koshat e mbeturinave u tërhoqën dhe u përmbysën në mes të rrugëve kryesore.

    Mediat italiane raportojnë se disa prej grupeve arritën të depërtojnë me dhunë brenda ambienteve tregtare, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Për shkak të eskalimit të situatës dhe si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë mbyllur stacionin qendror të metrosë në sheshin kryesor “Piazza Duomo”.

    Ndaj të miturve të ndaluar pritet të nisë menjëherë ndjekja penale nën akuzat për shkaktim të dëmeve materiale dhe rezistencë të dhunshme ndaj forcave të rendit.

    Nga përleshjet e djeshme mbetën të lënduar edhe disa pjesëtarë të policisë, të cilët në prononcime për mediat vendase theksuan domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve në qytet.

  • Dita e shtatë: Përballje polici-protestues edhe sot - Rexha direkt nga Tirana (VIDEO)

    Dita e shtatë: Përballje polici-protestues edhe sot – Rexha direkt nga Tirana (VIDEO)

    Dita e shtatë: Përballje polici-protestues edhe sot - Rexha direkt nga Tirana (VIDEO)

    Gazetari Xhemajl Rexha, në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka raportuar për zhvillimet në Tiranë pas protestës së sotme, e cila sërish u shoqërua me përplasje ndërmjet protestuesve dhe policisë.

    “Në përgjithësi, dita e sotme, krahasuar me gjashtë ditët e kaluara, ka qenë më e qetë, që prej orës 12:00, protesta si zakonisht te Ministria e Arsimit, për t’u bartur në bulevardin kryesor, te Kryeministria dhe në sheshin “Skënderbej”, në afërsi të të cilit ndodhem aktualisht”, tha Rexha.

    Ai tregoi se policia i kishte ndjekur protestuesit nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar, duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji.

    “Tirana vazhdon të jetojë me erën e gazit lotsjellës. Kemi parë gjithashtu arrestime të protestuesve, ndërsa disa furgonë të policisë shqiptare të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët kryesore të Tiranës për të kapur, për të arrestuar protestues, si nga dita e sotme, ashtu edhe nga ditët e kaluara”, raportoi ai.

    Sipas Rexhës, protesta e sotme ishte edhe reagim ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili kishte përsëritur se nuk do të japë dorëheqje, ndërsa kishte paralajmëruar lidhur me dëmet e shkaktuara në kryeqytet./Klankosova.tv

  • Uashingtoni mban në fuqi statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit e Ukrainës dhe Sudanit

    Uashingtoni mban në fuqi statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit e Ukrainës dhe Sudanit

    Uashingtoni mban në fuqi statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit e Ukrainës dhe Sudanit

    Emigrantët nga Ukraina dhe Sudani që përfitojnë nga Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) do të mund të vazhdojnë përkohësisht të qëndrojnë dhe të punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, në pritje të një vendimi zyrtar nga administrata amerikane.

    Ky status u mundëson personave të qëndrojnë në SHBA kur vendet e tyre përballen me konflikte të armatosura, fatkeqësi natyrore ose rrethana të jashtëzakonshme.

    Sipas Reuters, rreth 240 mijë ukrainas janë regjistruar për të përfituar nga kjo mbrojtje, ndërsa numri i përfituesve nga Sudani vlerësohet në 6.800 persona, transmeton Klankosova.tv.

    Organizata Global Refuge e mirëpriti vazhdimin e përkohshëm të mbrojtjes, por kërkoi një vendim zyrtar për t’u ofruar siguri përfituesve, familjarëve të tyre dhe punëdhënësve.

    “Familjet që varen nga ky status për të qëndruar të sigurta dhe për të vazhduar punën meritojnë një vendim formal, të dokumentuar me shkrim”, deklaroi Krish O’Mara Vignarajah, drejtuese e organizatës.