Category: Lajme

  • Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën

    Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën

    Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga homologu i tij belg, Bart De Wever, me rastin e marrjes së mandatit të tretë në krye të Qeverisë së Kosovës.

    Në letrën e tij, De Wever ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, veçanërisht në fushën ekonomike, të sigurisë dhe të drejtësisë.

    Kryeministri belg ka vlerësuar shtimin e kontakteve politike ndërmjet dy qeverive gjatë viteve të fundit, duke i cilësuar ato si dëshmi të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve.

    “Këto shkëmbime reflektojnë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar De Wever në letrën drejtuar Kurtit.

    Një vëmendje të veçantë në mesazhin e tij, De Wever i ka kushtuar bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, me theks në luftimin e krimit të organizuar.

    “Ju lutem, më lejoni të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona në fushat e policisë dhe gjyqësisë, sikurse përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar, një çështje që përbën shqetësim të madh për të dyja, Belgjikën dhe Kosovën”, thuhet në letrën e kryeministrit belg.

    De Wever ka shprehur gjithashtu shpresën që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në sektorë të tjerë, përfshirë mbrojtjen dhe sistemin e burgjeve.

    Ai ka theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike, duke përmendur edhe rolin e diasporës kosovare në Belgjikë në krijimin e lidhjeve të forta mes qytetarëve të të dyja vendeve.

    “Shpresoj që do të kemi mundësi të zgjerojmë bashkëpunimin tonë më tej në fusha të tjera, përfshirë mbrojtjen dhe burgjet, gjithashtu duke thelluar lidhjet tona ekonomike, posaçërisht duke ndërtuar mbi lidhjet e forta njerëzore të krijuara nga diaspora”, ka shkruar De Wever.

    Ndërkohë, Kurti ka nisur mandatin e tij të tretë si kryeministër, pas një periudhe të gjatë të bllokadës institucionale në Kosovë.

    Formimi i institucioneve të reja ka shënuar fundin e ngërçit institucional, duke krijuar mundësi për funksionalizimin e plotë të tyre dhe vazhdimin e angazhimeve të Kosovës në politikën e jashtme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Araujo i lumtur te Liverpool, por e ardhmja mbetet e paqartë

    Araujo i lumtur te Liverpool, por e ardhmja mbetet e paqartë

    Mbrojtësi uruguaian është huazuar nga Barcelona dhe ka pasur paraqitje të mira në fillim të aventurës së tij në Anfield. Ai është vendosur në formacionin bazë si mbrojtës i djathtë, ndonëse pozita e tij e preferuar është ajo e qendërmbrojtësit.

    Liverpool e ka mundësinë ta blejë përfundimisht Araujon për dyzet e shtatë milionë funte, por ende nuk dihet nëse klubi anglez do ta shfrytëzojë këtë mundësi.

    “Është shumë herët të flasim për këto gjëra. Jam shumë i lumtur këtu, edhe familja ime është e lumtur, por është pak herët për të diskutuar për të ardhmen”, ka thënë Araujo para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Villarreal, që zhvillohet të martën.

    Uruguaiani, i cili deri më tani i ka zhvilluar dhjetë ndeshje për Liverpoolin, ka fituar shpejt simpatinë e tifozëve dhe duket se është përshtatur me kërkesat e Premier League.

    “Të vish te Liverpool nuk është e lehtë. Ka shumë kërkesa dhe përgjegjësi. Personalisht, këtë e kam përjetuar edhe te Barcelona”, ka thënë ai.

    Araujo ka shtuar se përshtatja varet edhe nga personaliteti i secilit futbollist dhe mënyra se si përballet me sfidat.

    “E dija se ardhja në Premierligë ishte një sfidë e re, por që nga momenti i parë e kam ditur se duhej të jepja gjithçka. Kështu e jetoj këtë përvojë”, ka deklaruar mbrojtësi.

    Liverpool i drejtuar nga Andoni Iraola renditet në vendin e pestë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, me dy fitore në dy ndeshjet e para, kundër Atletico Madrid dhe LASK.

    Burimi: RTKLive

  • Policia identifikon një të dyshuar për dhunë në familje në Ferizaj

    Policia identifikon një të dyshuar për dhunë në familje në Ferizaj

    Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 19 tetor, rreth orës 19:50, pasi në rrjetet sociale po qarkullonte një video në të cilën dëgjohej një person duke bërtitur.

    Pas pranimit të informatës, njësitë reaguese kanë identifikuar lokacionin në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku më pas kanë shoqëruar personin e dyshuar në stacionin policor për intervistim dhe sqarimin e rrethanave.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit për dhunë në familje që të merren me hetimin e mëtejmë dhe të sqarojnë plotësisht rrethanat e rastit.

    Hetimet për zbardhjen e rastit janë në vazhdim.

    Burimi: RTKLive

  • Meloni planifikon masa emergjente kundër trazirave në Itali

    Meloni planifikon masa emergjente kundër trazirave në Itali

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pritet të miratojë të martën një dekret emergjent për të frenuar trazirat, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme në veri të Italisë.

    Trazirat vijnë pas protestave në Francë, ku demonstruesit u përleshën me policinë për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike.

    Sipas Sky News, masat e propozuara përfshijnë zgjerimin e mundësive për ndalimin parandalues të të miturve, luftimin e grupeve kriminale të të rinjve dhe arrestimin e të dyshuarve pas rasteve të plaçkitjeve në grup.

    Qeveria italiane ka autorizuar gjithashtu dërgimin e personelit shtesë ushtarak në Milano për të përforcuar sigurinë.

    Burimi: RTKLive

  • DKA dhe Kamenicës e Instituti Pedagogjik diskutojnë për mbështetjen e shkollave

    DKA dhe Kamenicës e Instituti Pedagogjik diskutojnë për mbështetjen e shkollave

    Në takim morën pjesë kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, përfaqësues të Institutit Pedagogjik, drejtorë të shkollave dhe zyrtarë të DKA-së.

    Pjesëmarrësit diskutuan për sfidat me të cilat përballen shkollat dhe mundësitë për rritjen e cilësisë në arsim. Përfaqësuesit e Komunës dhe të Institutit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes profesionale për institucionet arsimore.

    Tryeza synon të rezultojë me rekomandime konkrete për bashkëpunimin e mëtejmë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit në Kamenicë.

    Burimi: RTKLive

  • Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

    Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Në emisionin Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Krasniqi po i sulmon ata për shkak se, sipas tij, nuk po i nënshtrohen pushtetit.

    “Pse duhet ky me sulmu Dautin ose Saminë? Se këta s’po tutën, po ua thonë disa sene. Ka njerëz që s’tutën në këtë vend. Pra, nuk është kah i sulmon ata për këto që po i thotë. Po ju siguroj që ky është multimilioner, ky dhe këta tjerët si ky. Klubi i tyre, lidhja e shkurt e korrupsionit. Mirëpo është duke i sulmuar se dikush nuk po iu nënshtrohet”, ka deklaruar Haradinaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Vetura ia shkel të dyja këmbët polices në Mitrovicë të Veriut – shoferi ikën pa u ndalur

    Një zyrtare e Policisë së Kosovës është lënduar mëngjesin e së hënës në Mitrovicë të Veriut, pasi një veturë civile i ka kaluar mbi të dyja këmbët dhe është larguar nga vendi i aksidentit pa u ndalur për t’i ofruar ndihmë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 07:30, në rrugën “Tetovës”, ku një zyrtare policore, e lindur në vitin 1981, është goditur nga një automjet, drejtuesi i të cilit ende nuk është identifikuar.

    Sipas informatave fillestare, policja ndodhej në rrugë kur automjeti i ka kaluar mbi të dyja këmbët, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Por shoferi nuk është ndalur pas aksidentit. Ai ka vazhduar lëvizjen, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa identiteti i tij mbetet i panjohur.

    Në vendin e aksidentit ka dalë Njësia e Trafikut Rrugor, e cila ka nisur ekzaminimin e rrethanave dhe veprimet për identifikimin e automjetit të përfshirë.

    Zyrtarja policore ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa sipas vlerësimit të mjekëve kujdestarë, lëndimet e saj janë të natyrës së lehtë.

    Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar drejtuesin e automjetit dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vetura ia shkel të dyja këmbët polices në Mitrovicë të Veriut – shoferi ikën pa u ndalur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

    Haradinaj për Krasniqin e VV-së: Po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Në emisionin Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Krasniqi po i sulmon ata për shkak se, sipas tij, nuk po i nënshtrohen pushtetit.

    “Pse duhet ky me sulmu Dautin ose Saminë? Se këta s’po tutën, po ua thonë disa sene. Ka njerëz që s’tutën në këtë vend. Pra, nuk është kah i sulmon ata për këto që po i thotë. Po ju siguroj që ky është multimilioner, ky dhe këta tjerët si ky. Klubi i tyre, lidhja e shkurt e korrupsionit. Mirëpo është duke i sulmuar se dikush nuk po iu nënshtrohet”, ka deklaruar Haradinaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

    Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

    Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

    Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët janë sekuestruar, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë hetimore.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 18 tetor, rreth orës 18:00, kur B. K (1984) ka kontaktuar Policinë për të treguar se kishte gjetur armë zjarri në shtëpinë familjare.

    Sipas deklarimit të tij, armët ndodheshin mes gjësendeve të babait, Xh. K (1945), i cili kishte ndërruar jetë më 14 tetor 2026.

    Gjatë kontrollimit të gjësendeve, djali ka gjetur dy pistoleta të tipit “Zastava”, njërën me dy karikatorë dhe tjetrën me një karikator.

    Përveç armëve, janë gjetur edhe 14 fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe një këllëf pistolete.

    Pas njoftimit, Policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse dhe ka sekuestruar armët, karikatorët dhe municionin.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa çështja i është referuar njësisë së hetimeve për veprime të mëtejshme.

    Rasti është evidentuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Ende nuk është sqaruar statusi ligjor i armëve dhe rrethanat në të cilat ato ishin mbajtur në shtëpi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Raportoi se hajnat ia vodhën pushkën në Vushtrri – Policia zbulon se pronari nuk kishte leje për armën

    Raportoi se hajnat ia vodhën pushkën në Vushtrri – Policia zbulon se pronari nuk kishte leje për armën

    Raportoi se hajnat ia vodhën pushkën në Vushtrri – Policia zbulon se pronari nuk kishte leje për armën

    Një qytetar nga Vushtrria, i cili fillimisht kishte kërkuar ndihmën e Policisë pasi persona të panjohur i kishin vjedhur pushkën e gjuetisë nga shtëpia, tashmë është bërë vetë subjekt i hetimeve penale. Gjithçka ka ndodhur pasi verifikimet kanë zbuluar se arma e raportuar si e vjedhur ishte mbajtur pa lejen përkatëse.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Slavisha Stoliqin, 44 vjeçar nga fshati Prelluzhë i Vushtrrisë, i cili më 18 tetor kishte raportuar se persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe i kishin marrë një pushkë gjuetie të prodhimit rus, me dy tyta horizontale, të kalibrit 16 GA.

    Pas denoncimit, Policia kishte iniciuar rastin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa krahas hetimeve për identifikimin e autorëve, ishte kërkuar edhe verifikimi i dokumentacionit të armës.

    Pikërisht ky verifikim ka nxjerrë në pah një tjetër problem për pronarin.

    Më 19 tetor, njësia e hetimeve ka marrë konfirmimin nga zyra përkatëse e armëve se Stoliqi nuk posedonte leje për pushkën e raportuar si të vjedhur.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, ai kishte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për leje, por jo autorizimin përkatës për posedimin e armës.

    Pas këtij konstatimi, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që pronari të intervistohet, këtë herë në cilësinë e të dyshuarit.

    Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pas intervistimit, Slavisha Stoliqi është liruar në procedurë të rregullt.

    Kështu, rasti që nisi me denoncimin e vjedhjes së një pushke ka përfunduar me dy çështje penale: njërën për vjedhjen e armës dhe tjetrën për posedimin e saj pa leje.

    Hetimet për identifikimin e autorëve të vjedhjes dhe rrethanat e posedimit të armës po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Raportoi se hajnat ia vodhën pushkën në Vushtrri – Policia zbulon se pronari nuk kishte leje për armën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali