Category: Lajme

  • Kuvendi të enjten mban seancë plenare

    Kuvendi të enjten mban seancë plenare

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare të enjten, në orën 10:00.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Haxhiu njoftoi se në këtë seancë, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të formohet edhe komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

    Ajo bëri të ditur se në rend dite mund të përfshihen edhe projektligjet që kanë kaluar leximin e parë, nëse komisionet parlamentare e përfundojnë shqyrtimin e tyre. Për këtë, sipas saj, mund të kërkohet shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Po ashtu, Haxhiu njoftoi se Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren Vlora Çitaku si anëtare të grupit punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Burimi: Dukagjini

  • Jashari pret komandantin e ri të KFOR-it, në fokus bashkëpunimi dhe siguria

    Jashari pret komandantin e ri të KFOR-it, në fokus bashkëpunimi dhe siguria

    Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

    Jashari e uroi Vergorin për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë e FSK-së për të vazhduar dhe avancuar bashkëpunimin profesional me KFOR-in, bazuar në partneritet dhe besim të ndërsjellë.

    Roberto Vergori mori komandën e KFOR-it të mërkurën e javës së kaluar, duke pasuar gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş.

    Burimi: RTKLive

  • Në kërkim nga policia, qytetarët ftohen të ndihmojnë në lokalizimin e tij

    Në kërkim nga policia, qytetarët ftohen të ndihmojnë në lokalizimin e tij

    Në kërkim nga policia, qytetarët ftohen të ndihmojnë në lokalizimin e tij

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarët janë ftuar të ofrojnë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

    Policia ka apeluar te të gjithë ata që kanë informacione për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit që t’i ndajnë ato me organet e rendit.

    Informacionet mund të përcillen në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

  • Rama i bashkohet Policisë: Respekt! Jeni më të mirët

    Rama i bashkohet Policisë: Respekt! Jeni më të mirët

    Rama i bashkohet Policisë: Respekt! Jeni më të mirët

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar Policisë së Shtetit gjatë ditës së hënë, derisa protestat e studentëve po zhvillohen edhe sot.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shprehur respektin ndaj zyrtarëve policorë, derisa ka theksuar se ata, sipas tij, janë më të mirët në këto ditë siç i quan ai, të agresionit, transmeton Klankosova.tv.

    “RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, ka shkruar ai.

  • Maqedonci takon komandantin e KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Maqedonci takon komandantin e KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Maqedonci takon komandantin e KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.

    Përmes një njoftimi, Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

    Ai theksoi gjithashtu nevojën për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit me misionin e NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

    Maqedonci ritheksoi se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit.

    “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e ministrit.

  • Çmimi i naftës bie nën 108 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth

    Çmimi i naftës bie nën 108 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth

    Çmimi i naftës bie nën 108 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth

    Nafta bruto Brent ra nën 108 dollarë për fuçi të hënën, duke ruajtur pjesën më të madhe të fitimeve të javës së kaluar, ndërsa përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore rriti shqetësimet në lidhje me sigurinë e rrjedhave të energjisë.

    Nafta bruto Brent po tregtohet me 107.26 dollarë për fuçi, me 2.6% më pak, ndërsa nafta bruto amerikane West Texas  Intermediate (WTI) është në 99.3 dollarë, me 2%.

    Në Lindjen e Mesme, konflikti midis Arabisë Saudite dhe Huthive të mbështetur nga Irani nuk tregon shenja qetësimi. Një helikopter saudit u rrëzua pranë kufirit me Jemenin, ndërsa Huthitët goditën Yanbu-në, një qendër e madhe e eksportit të naftës në anën saudite të Detit të Kuq.

    Ndërkohë, tre anije cisternë u dëmtuan në Ngushticën e Hormuzit gjatë fundjavës. Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit këmbënguli se rruga ujore mbeti e mbyllur dhe se anijet mund të kalonin vetëm me lejen e saj, shkuran euronews.al.

    Zhvillimet shtojnë pasigurinë rreth njërës prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Kufizimet e zgjatura në transportin detar mund të ndikojnë në furnizim dhe të mbajnë çmimet të larta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Çmimi i naftës bie nën 108 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

    Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

    Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën e përdorur nga protestuesit dhe policia, si dhe djegien e institucioneve në Shqipëri.

    Kadrijaj ka thënë se qytetarët duhet të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre, duke gjetur një gjuhë mirëkuptimi përmes dialogut.

    “Është e drejtë e secilit për të protestuar, ngase, sikurse në Kosovë, edhe në çdo vend demokratik, popullata ka të drejtë të reagojë për çdo çështje. E shoh në Perëndim, për shembull, kur rritet çmimi i energjisë elektrike, popullata reagon, sepse e konsideron të padrejtë. Është e drejtë, mirëpo ajo që nuk më pëlqen është dhuna që po zhvillohet, si nga protestuesit, ashtu edhe nga policia. Edhe djegiet që po bëhen atje, nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria; të ulen, të diskutojnë, të gjejnë një gjuhë mirëkuptimi dhe të diskutojnë, e jo të shkatërrohet Shqipëria. Njësoj sikurse në protestat që janë zhvilluar në Kosovë, po t’i kishim sulmuar institucionet tona dhe po t’i kishim djegur ato, për mua kjo do të ishte e papranueshme”, ka deklaruar ajo.

    Deputetja e AAK-së ka thënë se nuk do të dëshironte që Kosova apo Shqipëria të përballeshin me shkatërrimin e institucioneve, duke theksuar se ndërtimi i Kosovës ka kërkuar shumë mund dhe përgjegjësi.

    “Unë thashë, është e drejtë, është e drejtë qytetare për të protestuar, është demokraci, por unë nuk jam për përdorimin e dhunës, as për djegien dhe shkatërrimin e institucioneve. Në asnjë rrethanë, çfarëdo që të ishte situata, nuk do të kisha dashur që Kosova të digjej dhe të shkatërrohej, sepse e dimë me sa mund dhe me sa përgjegjësi është krijuar dhe ndërtuar Kosova. Njëjtë më dhemb shpirti edhe për Shqipërinë dhe nuk do të kisha dashur ta shihja Shqipërinë me institucione të djegura e të përfshira nga zjarri. Duhet ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat konkrete që kanë qytetarët dhe protestuesit, e jo të shkatërrohet gjithçka. Domethënë, është tmerr”, ka thënë Kadrijaj.

    E pyetur për protestën kundër kryeministrit Albin Kurti, Kadrijaj ka thënë se nuk ka informata të mjaftueshme për këtë çështje.

    “Nuk kam informata se kush e ka thirrur. Në momentin që siguroj informata të mjaftueshme, atëherë mund t’ju përgjigjem. Për këtë nuk kam informata”, është shprehur ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

    Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

    Në njoftimin për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se strukturat e specializuara po vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

    “Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

    Autoritetet nënvizojnë se mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur kërcënime të ngjashme janë përcjellë përmes adresave elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

    “Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit”, sqaron Policia.

    Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende origjinën përfundimtare të mesazhit dhe as identitetin e personave që qëndrojnë pas dërgimit të tij. Verifikimi i adresës elektronike nga e cila është përcjellë kërcënimi mbetet një prej elementeve të hetimit, ndërsa burimi i mesazhit dhe autenticiteti i tij janë ende objekt verifikimi.

    “Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

    Hetimet po zhvillohen nga strukturat e specializuara të hetimit kibernetik dhe antiterrorit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

    Deri në përfundimin e verifikimeve, mbetet e paqartë nëse kërcënimi ka pasur një autor të identifikueshëm dhe nëse mesazhi përbën një kërcënim real apo një alarm të rremë.

    Burimi: RTKLive

  • Jashari pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

    Jashari pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim mirëseardhës Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.

    Sipas njoftimit, Gjeneral Jashari i uroi Gjeneral Vergorit suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë.

    Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë.

    Burimi: Dukagjini

  • Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

    Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

    Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

    Policia e Kosovës ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor më 19 tetor, për shkak të vizitës së Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj vizite do të ndërmerren masa të sigurisë, ndërsa do të bëhet edhe rregullimi i trafikut përgjatë itinerarit të lëvizjes së eskortës presidenciale.

    Eskorta pritet të lëvizë nga pika kufitare Kullë në drejtim të Pejës, ku do të zhvillohen aktivitete në kuadër të agjendës zyrtare të vizitës.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë –Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative,” thuhet në njoftimin e Policisë

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim gjatë realizimit të masave të parapara për vizitën zyrtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali