Category: Lajme

  • Haxhiu për Grupin Punues: Çdo veprim i yni të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse!

    Haxhiu për Grupin Punues: Çdo veprim i yni të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse!

    Haxhiu për Grupin Punues: Çdo veprim i yni të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse!

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çdo veprim që ndërmerr shteti i Kosovës, duhet të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo u shpreh se prioritet duhet t’i jepet strategjisë dhe Grupit Punues, transmeton Klankosova.tv.

    “Grupit i lejohet, që në bazë të nevojave që i kanë të thërrasin edhe ekspertë që të iu ndihmojmë atyre në hartimin e strategjisë, prandaj unë mendoj që kjo është shumë e rëndësishme, sepse shumica dërrmuese janë përfaqësues politikë, institucional, prandaj edhe ka qenë e rëndësishme që t’i jepet mundësia Grupit Punues që të angazhojë edhe ekspertë, por edhe të koordinohet me ekipet mbrojtëse. Unë mendoj që çdo veprim i yni, duhet të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse”, u shpreh Haxhiu.

  • Kryesia e Kuvendit cakton seancën e radhës dhe grupin punues për Hagën

    Kryesia e Kuvendit cakton seancën e radhës dhe grupin punues për Hagën

    Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten, në orën 10:00, të mbahet seanca e radhës, në rendin e ditës të së cilës do të jetë edhe formimi i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes bëri të ditur se nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, është caktuar në krye të grupit punues për hartimin e strategjisë së Kosovës për Dhomat e Specializuara në Hagë.

    “Kuvendi i Kosovës duhet të japë kontribut maksimal. Do të ftohen edhe ekspertë të fushës që mund të japin kontributin e tyre. Vlerësoj se është rruga e duhur për përballjen e Kosovës në këtë proces të padrejtë”, ka thënë Haxhiu.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu kërkon që Grupi Punues për Hagën të koordinohet me ekipet mbrojtëse, jo “të veprojë vetëm sa për t’u dukur”

    Haxhiu kërkon që Grupi Punues për Hagën të koordinohet me ekipet mbrojtëse, jo “të veprojë vetëm sa për t’u dukur”

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Grupi Punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë duhet të koordinohet me ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së dhe të angazhojë ekspertë sipas nevojës.

    Në konferencë për media, Haxhiu theksoi se vendimi për formimin e grupit punues ua mundëson anëtarëve të kërkojnë ndihmën e ekspertëve për hartimin e strategjisë.

    Ajo tha se, meqë shumica e anëtarëve janë përfaqësues politikë dhe institucionalë, përfshirja e ekspertëve dhe koordinimi me ekipet mbrojtëse janë të rëndësishme për të siguruar që veprimet të kenë ndikim konkret në procesin gjyqësor.

    “Unë mendoj që çfarëdo veprimi i yni duhet të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse”, deklaroi Haxhiu.

    Ajo rikujtoi diskutimet për ligjin e miratuar nga Kuvendi, i cili pritet të dekretohet nga presidentja Justina Shiroka-Pula, duke theksuar se veprimet institucionale duhet të ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    “Unë mendoj që çfarëdo veprim i yni duhet të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse, për shkak se ju e dini që ne kemi pasur diskutimet të gjata sa i përket ligjit që është miratuar në Kuvendin e Republikës Kosovës dhe që pritet të dekretohet nga Presidenca Justina Shiroka – Pula, edhe në atë kohë e kam thënë, është shumë e rëndësishme që të ndërmarrim veprime që ndikojnë drejt për drejt në këtë proces, në kuptim natyrisht të mbrojtjes që ne duhet t’ia ofrojmë personave që janë në Hagë, përkatësisht Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit dhe jo të bëjmë veprime të cilat vetëm dukemi që bëjmë diçka”, ka deklaruar ajo.

    Haxhiu theksoi se prioritet duhet të jetë puna për hartimin e strategjisë, në bashkëpunim me ekspertët dhe ekipet mbrojtëse, duke shtuar se urgjencat që janë përpara kërkojnë veprim me prioritet.

    Ajo shprehu bindjen se grupi punues, i cili ka mandat të përcaktuar me vendim, do ta përfundojë punën në shërbim të drejtësisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Jashari pret komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë bashkëpunimin dhe sigurinë në Kosovë

    Jashari pret komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë bashkëpunimin dhe sigurinë në Kosovë

    Jashari pret komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë bashkëpunimin dhe sigurinë në Kosovë

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.

    Sipas njoftimit në Facebook, Jashari i ka uruar Vergorit suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë.

    “Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

  • Peshkimi ilegal, Vitia: Askush nuk është marrë me këtë (VIDEO)

    Peshkimi ilegal, Vitia: Askush nuk është marrë me këtë (VIDEO)

    Peshkimi ilegal, Vitia: Askush nuk është marrë me këtë (VIDEO)

    Peshkimi ilegal, është një nga temat që u trajtua sot në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, me kryetarin e Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, Milaim Vitia.

    Vitia deklaroi se me këtë problem janë përballur qysh nga pasluftës dhe nuk është marrë askush.

    “Vitin e fundit jam marrë me tregje, mas pari jam marrë me pastru Kosovën. Tash jam duke u marrë vetëm me tregje nga peshkimi ilegal”, deklaroi ai në Klan Kosova.

    Ai theksoi se kanë bashkëpunim dhe shkëmbejnë informacione edhe me Shoqatat e Peshkatarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

  • EULEX trajnon Policinë e Kosovës për përdorimin e qenve K-9

    EULEX trajnon Policinë e Kosovës për përdorimin e qenve K-9

    EULEX trajnon Policinë e Kosovës për përdorimin e qenve K-9

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka organizuar një trajnim praktik për avancimin e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës në përdorimin e qenve K-9 për zbulimin e kontrabandës në institucionet korrektuese.

    Sipas njoftimit të EULEX-it, trajnimi u mbajt nga data 12 deri më 15 tetor, me mbështetjen e një eksperti finlandez për qentë K-9, në kuadër të mandatit të misionit për monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e SHKK-së, transmeton Klankosova.tv.

    Fokusi i trajnimit ishte përmirësimi i kapaciteteve ekzistuese dhe shkëmbimi i përvojave lidhur me metodat dhe praktikat më të mira që zbatohen në sistemin e burgjeve të Finlandës.

    Qentë K-9 trajnohen në mënyrë të veçantë për të zbuluar substanca narkotike, eksplozivë dhe pajisje elektronike të paautorizuara. Përdorimi i tyre mund të ndihmojë në parandalimin e kontrabandës dhe në rritjen e sigurisë për të burgosurit dhe personelin brenda institucioneve korrektuese.

  • Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten

    Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten

    Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten me fillim nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, para mediave bëri të ditur se përpos deklarimeve jashtë rëndit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në rend të ditës do të formohet edhe komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

  • Vlora Çitaku caktohet anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

    Vlora Çitaku caktohet anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

    Vlora Çitaku caktohet anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

    Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku si anëtare në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij grupi punues.

    Pos tjerash, ajo foli edhe për përmbajtjen e këtij grupi. /Klankosova.tv.

  • Deputetja australiane Helen Haines në gjendje kritike pas sulmit me makinë

    Deputetja australiane Helen Haines ishte në gjendje kritike të hënën, pasi u godit qëllimisht nga një makinë jashtë zyrës së saj, ndërsa kryeministri Anthony Albanese tha se një grup pune kundër terrorizmit do të hetonte të dyshuarin e arrestuar.

    Albanese tha se ishte shumë herët për të përcaktuar motivin e sulmit, por vuri në dukje ndryshimin e pamjes së mediave sociale që ka rritur temperaturën rreth politikës në një vend ku një dhunë e tillë është jashtëzakonisht e rrallë, shkruan Reuters.

    Policia e Viktorias tha se një 43-vjeçar ishte arrestuar pas sulmit ndaj deputetit të pavarur Haines në Wangaratta, rreth tre orë larg me makinë në verilindje të Melburnit, transmeton Sinjali.

    Haines, 65 vjeç, u transportua me helikopter në spital, tha Albanese.

    Kur u pyet nga transmetuesi publik ABC nëse zemërimi në rritje rreth politikës kishte çuar në shqetësime për sulme ndaj politikanëve, kryeministri vuri në dukje anonimatin e përmbajtjes online.

    “Shqetësimi është se, nëse shikoni rrjetet sociale të kujtdo dhe komentet, njerëzit do të thonë gjëra që nuk do t’i thoshin kurrë ballë për ballë. Por padyshim që temperatura është rritur. Jo vetëm këtu në Australi, sigurisht. Kemi parë incidente edhe ndërkombëtarisht”, tha ai.

    “Këtu në Australi, është mirë që politikanët janë në gjendje të lëvizin në komunitetin e tyre dhe të angazhohen me njerëzit. Nuk dua të shoh një sistem politik në të cilin nuk mund të bisedosh me njerëzit në supermarket, në rrugë, në takime në rrugë, në forume publike. Kjo është një pjesë e rëndësishme e demokracisë sonë.”

    Superintendentja në detyrë e Policisë së Viktorias, Ashley Mason, tha në një konferencë për shtyp se nuk kishte kërcënim të mëtejshëm për publikun nga incidenti.

    Haines punoi në infermieri dhe mami, si dhe si akademike përpara se të zgjidhej në parlament si e pavarur në vitin 2019 në selinë e Indisë.

    Në faqen e saj të internetit thuhet se ajo ka kundërshtuar propozimet, duke përfshirë mbajtjen sekrete të donacioneve politike për partitë kryesore, ndalimin e telefonave celularë në qendrat e paraburgimit të imigrantëve dhe shpenzimin e miliarda dollarëve për subvencione për lëndët djegëse fosile.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Deputetja australiane Helen Haines në gjendje kritike pas sulmit me makinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova synon avancimin e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale

    Kosova synon avancimin e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale

    Në ditën e parë të samitit, Jagxhiu mori pjesë në Takimin Ministror për Inteligjencën Artificiale dhe Digjitalizimin, ku ishin të përfaqësuara 59 shtete. Takimi u kryesua nga Bae Kyung-Hoon, zëvendëskryeministër dhe ministër i Shkencës dhe TIK-ut i Republikës së Koresë, si dhe Sangbu Kim, zëvendëspresident për Digjitalizimin dhe Inteligjencën Artificiale në Grupin e Bankës Botërore.

    Gjatë takimit, ministri Jagxhiu prezantoi agjendën dhe objektivat e Republikës së Kosovës në fushën e transformimit digjital, me theks të veçantë në modernizimin e administratës publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe integrimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike.

    Përmes një postimi në Facebook, Jagxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të shkëmbimit të përvojave për avancimin e transformimit digjital në Kosovë.

    “Përvoja e vendeve të tjera dhe bashkëpunimi me Bankën Botërore dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë janë thelbësorë për të avancuar transformimin digjital dhe për të ndërtuar një administratë publike më moderne, më efikase dhe më të orientuar drejt nevojave të qytetarëve”, ka shkruar Jagxhiu.

    Ai gjithashtu vuri në pah se inteligjenca artificiale duhet të shërbejë jo vetëm për përshpejtimin e proceseve ekzistuese, por edhe për rishikimin dhe përmirësimin e mënyrës se si funksionon qeverisja dhe ofrohen shërbimet për qytetarët.

    “Inteligjenca artificiale nuk duhet të shërbejë vetëm për t’i përshpejtuar proceset ekzistuese, por edhe për të rimenduar dhe avancuar mënyrën se si funksionon qeveria dhe si u shërben qytetarëve”, theksoi ministri.

    Pjesëmarrja në këtë samit krijon mundësi për shkëmbimin e përvojave me përfaqësues të qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe për diskutimin e prioriteteve dhe sfidave që lidhen me zhvillimin teknologjik dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik.

    Burimi: RTKLive