Category: Lajme

  • Llumnica: Letra e Ramës është alarmante, ka ardhur momenti për reflektim (VIDEO)

    Llumnica: Letra e Ramës është alarmante, ka ardhur momenti për reflektim (VIDEO)

    Llumnica: Letra e Ramës është alarmante, ka ardhur momenti për reflektim (VIDEO)

    Analisti i emisionit Sport Show, Ardian Llumnica, ka ngritur alarmin për letrën e dërguar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) drejt institucioneve relevante për organizimin e “Prishtina 2030”.

    Llumnica ka deklaruar se është momenti i fundit për të reaguar dhe të vazhdohet puna drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive, transmeton Klankosova.tv.

    Ndër të tjera, Lluminca ka shtuar se harmonia mes institucioneve duhet të jetë në nivelin më të lartë, duke lënë anash dallimet politike.

  • Skenderaj marshon për sensibilizimin e kancerit të gjirit

    Skenderaj marshon për sensibilizimin e kancerit të gjirit

    Skenderaj marshon për sensibilizimin e kancerit të gjirit

    Në Skenderaj sot u marshua në sensibilizimin për sëmundjen e kancerit të gjirit.

    Detaje për këtë ngjarja dha gazetarja Vesa Hoda.

    Ecja nga pjesëmarrësit u bë nga Komuna e Skenderajt e deri në sheshin “Adem Jashari”.

    Tetori njihet si muaji ku zhvillohen aktivitete të shumta për informimin e publikut dhe mbështetjen e grave që janë prekur nga kjo sëmundje.

    Ndiqni detajet mëposhtë:

  • Vrasje me armë zjarri në Kamëz, vdesin dy persona

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz, vdesin dy persona

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz, vdesin dy persona

    Dy persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në Kamzë të hënën.

    Sipas, Euronews.al, thuhet se viktimat janë vëllezër, transmeton Klankosova.tv

    Konflikti që çoi në vrasjen e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

    Policia shqiptare ka arrestuar autorin.

  • Rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, reduktime për shkak të rrymës (VIDEO)

    Rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, reduktime për shkak të rrymës (VIDEO)

    Rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, reduktime për shkak të rrymës (VIDEO)

    Furnizimi me ujë është rikthyer në disa fshatra të Prizrenit pas sanimit të një defekti në gypin kryesor furnizues.

    Nderona Kurtaj, zëdhënëse e KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka bërë të ditur se furnizimi është rikthyer të dielën në orën 17:30, ndërsa aktualisht ndërprerje ka në fshatrat Planej, Gorozhup dhe Mile për shkak të problemeve me energjinë elektrike.

    Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve ta kursejnë ujin e pijshëm dhe t’i kryejnë obligimet financiare ndaj kompanisë.

    Ndiqni detajet e plota:

  • Bekë Berisha, anëtari i Aleancës në Grupin Punues që kundërshton verdiktin e 16 shtatorit

    Bekë Berisha, anëtari i Aleancës në Grupin Punues që kundërshton verdiktin e 16 shtatorit

    Bekë Berisha, anëtari i Aleancës në Grupin Punues që kundërshton verdiktin e 16 shtatorit

    Kryetari i Komisionit të AKI-së, Bekë Berisha do të përfaqësojë Aleancën në Grupin Punues për Apelin në Hagë.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, në emisionin “Kosova Today” bëri të ditur po ashtu se nga PDK anëtare do të jetë Vlora Çitaku, ndërsa nga VV, Adnan Rrustemi, transmeton Klankosova.tv.

    “Përveç Vlora Çitakut që njëherësh është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, në këtë Grupin Punues që do ta hartojë strategjinë për të kundërshtuar vendimin e 16 shtatorit, do të jenë edhe përfaqësues të tjerë të partive politike”.

    “Nga Lëvizja Vetëvendosje është kuptuar se do të jetë Adnan Rrustemi, derisa nga Aleanca do të jetë Bekë Berisha, ky i fundit edhe si kryetar i komisionit së AKI-së, njëherësh edhe luftëtar”, u shpreh Tërshani.

    Ndërsa nuk është bërë e ditur se kush do jetë anëtar në këtë grup punues nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

  • Rama me efektivët e policisë: Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë, forcë me gurëhedhësit e zjarrvënësit

    Rama me efektivët e policisë: Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë, forcë me gurëhedhësit e zjarrvënësit

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me veprimet e dhunshme të regjistruara gjatë protestave në këto 7 ditë.

    Ai është ndalur kryesisht në sulmin e ushtruar ndaj punonjësve të policisë të cilët i cilëson më të mirët në gjithë agresionin e krijuar.

    Kryeministri u bën thirrje efektivëve të cilët përballen me këto sulme, që të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje.

    “Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e  Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, ka deklaruar Rama.

    Rama: 2,500 euro për çdo polic në frontin e protestës dhe rritje pagash nga 1 janari

    Burimi: Dukagjini

  • Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 10 mijë eurosh për armëmbajtje dhe përdorim të armës – përfundon me 500 ditë burg

    Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 10 mijë eurosh për armëmbajtje dhe përdorim të armës – përfundon me 500 ditë burg

    Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 10 mijë eurosh për armëmbajtje dhe përdorim të armës – përfundon me 500 ditë burg

    Një gjobë prej 10 mijë eurosh i është shndërruar në 500 ditë burgim një qytetari nga Prishtina, pasi nuk kishte kryer pagesën e dënimit të shqiptuar për vepra penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe përdorimin e armës.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 19 tetor, rreth orës 02:00, në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, Policia ka arrestuar Avni Fazlijën rreth 40-vjeç, ndaj të cilit ekzistonte një urdhërarrest aktiv.

    Gjatë verifikimit është konstatuar se Fazlija kërkohej për zbatimin e një vendimi gjyqësor lidhur me veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, Gjykata i kishte shqiptuar dënim me gjobë prej 10,000 eurosh, mirëpo për shkak të mospagesës, kjo shumë ishte zëvendësuar me dënim efektiv me burgim në kohëzgjatje prej 500 ditësh.

    Pas arrestimit dhe verifikimit të urdhëresës, Avni Fazlija është dërguar për vuajtje të dënimit.

    Rasti është proceduar si “Urdhëresë e realizuar”.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 10 mijë eurosh për armëmbajtje dhe përdorim të armës – përfundon me 500 ditë burg appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kërkesat e qytetarëve të trajtohen seriozisht

    Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kërkesat e qytetarëve të trajtohen seriozisht

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu deklaroi se Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca në Shqipëri kanë përgjegjësi që t’u japin vëmendjen e duhur kërkesave të protestuesve, përfshirë edhe shqetësimet e ngritura ndër vite.

    Ajo u shpreh kundër dhunës, duke theksuar se ajo duhet të ndalet nga të dyja palët, si nga protestuesit, ashtu edhe nga Policia. Sipas saj, institucionet duhet të tregojnë qasje serioze dhe të shmangin arrogancën, e cila, siç tha, mund të nxisë më tej protestat.

    Haxhiu bëri thirrje që situata të tejkalohet përmes maturisë dhe seriozitetit, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të ndasive në mënyrë të përgjegjshme.

    Duke komentuar pretendimet për përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në protesta, ajo tha se partia nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje dhe se nuk mund të mbahet përgjegjëse për vendimin individual të qytetarëve nga Kosova për t’iu bashkuar protestave.

    Ajo shtoi se pjesëmarrja e qytetarëve në këto protesta nuk mund t’i atribuohet automatikisht LVV-së për shkak të mbështetjes që kjo parti gëzon.

    Burimi: RTKLive

  • Tahiri: Vendi po përballet me varfëri, probleme në shëndetësi e arsim, Qeveria duhet të reflektojë

    Tahiri: Vendi po përballet me varfëri, probleme në shëndetësi e arsim, Qeveria duhet të reflektojë

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke thënë se varfëria, shëndetësia dhe arsimi janë ndër problemet kryesore që po i shqetësojnë qytetarët.

    Tahiri në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se pakënaqësitë në shoqëri po rriten për shkak të vështirësive ekonomike, shërbimeve të dobëta shëndetësore dhe problemeve në sistemin arsimor.

    Ai paralajmëroi se, nëse institucionet nuk reflektojnë ndaj këtyre shqetësimeve, pakënaqësia mund të thellohet edhe më shumë.

    “Shqiptarët nuk po mund ta lidhin muajin me muaj. Njerëzit që janë në punë po kanë problem, dikush në familje sëmuret dhe kanë problem do të thotë të blejë ilaçet apo të marrë një shërbim që nuk egziston”, tha Tahiri.

    Sipas tij, edhe arsimi po përballet me probleme serioze, ndërsa te të rinjtë po shtohet pakënaqësia ndaj shtetit dhe politikës.

    “Kërkesa ime për Qeverinë, Ministrin e Financave, shtetin, problemet dihet ku janë. Problemet janë në çmimet e larta, në varfëri, në shërbime të dobëta, në shëndetësi dhe në arsim. Këto janë katër problemet kryesore”, ka deklaruar ai.

    Tahiri tha se AAK-ja do të kërkojë politika konkrete për adresimin e këtyre çështjeve.

    Ai foli edhe për nevojën e funksionalizimit të Kuvendit, duke thënë se duhet të përmbushen detyrimet që lidhen me punën e institucionit dhe të miratohen çështjet e mbetura pezull.

    Tahiri theksoi se institucionet duhet të përqendrohen në problemet e qytetarëve dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për varfërinë, shëndetësinë, arsimin dhe koston e lartë të jetesës.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekskluzive | Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit

    Ekskluzive | Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit

    Ekskluzive | Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit

    Një ndalesë policore në orët e vona të së dielës në Prishtinë është kthyer në një incident të pazakontë, pasi pasagjeri i një veture Audi A3 ka tentuar t’u ikë policëve, duke hedhur në tokë një sëpatë që e mbante me vete. Situata është përshkallëzuar edhe gjatë arrestimit, kur i dyshuari ka shfaqur sjellje agresive dhe ka përfunduar duke marrë trajtim mjekësor.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 23:35, në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një Audi A3 të bardhë.

    Në veturë ndodhej edhe Rijad Isufi (1996), të cilit policët i kanë kërkuar t’i largojë sendet që mbante me vete për t’iu nënshtruar kontrollit.

    Por në vend që t’i nënshtrohej kontrollit, i dyshuari papritur ka nisur të vrapojë në drejtim të Rrethit të Viktorisë.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, gjatë ikjes ai ka nxjerrë nga trupi një sëpatë, e ka hedhur në tokë dhe ka vazhduar të vrapojë, ndërsa policët janë vënë në ndjekje të tij.

    Pas disa metrash, njësia policore ka arritur ta ndalojë dhe ta arrestojë, megjithëse ai dyshohet se ka rezistuar dhe ka shfaqur sjellje agresive gjatë arrestimit.

    Situata nuk është qetësuar as pasi është futur në automjetin policor.

    I dyshuari ka nisur ta godasë xhamin e veturës, duke i shkaktuar lëndime vetes, për çka është kërkuar ndërhyrja e ekipit emergjent.

    Pas shoqërimit në stacion policor, Isufi është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Rijad Isufi pritet të intervistohet pas përfundimit të trajtimit mjekësor, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali