Category: Lajme

  • Ngjarje e rëndë në Ferizaj – 68-vjeçari pëson djegie të rënda, familjarët ndërhyjnë për t’ia shpëtuar jetën

    Ngjarje e rëndë në Ferizaj – 68-vjeçari pëson djegie të rënda, familjarët ndërhyjnë për t’ia shpëtuar jetën

    Ngjarje e rëndë në Ferizaj – 68-vjeçari pëson djegie të rënda, familjarët ndërhyjnë për t’ia shpëtuar jetën

    Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në Ferizaj, ku një 68-vjeçar ka pësuar djegie serioze në rrethana që po hetohen si tentim vetëvrasjeje. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të familjarëve, ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar është transferuar në QKUK.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 20:10, në rrugën “Mehmet Begraca” në Ferizaj.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, viktima është R. S. rreth 68-vjeç, ndërsa familjarët e tij kanë qenë të parët që kanë vërejtur se diçka e rëndë po ndodhte në oborrin e shtëpisë.

    Ata kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndihmuar dhe kanë kërkuar ndihmën e emergjencës mjekësore.

    Ekipet e urgjencës dhe Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes brenda pak minutash, ndërsa 68-vjeçari është transportuar fillimisht për trajtim në Ferizaj.

    Megjithëse informacionet e para e përshkruanin gjendjen e tij si stabile, vlerësimi i mëvonshëm mjekësor ka konstatuar djegie serioze dhe gjendje të rënduar shëndetësore, për çka është vendosur transferimi i tij në QKUK në Prishtinë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë grumbulluar prova për të sqaruar rrethanat e incidentit.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është evidentuar si “Tentim vetëvrasjeje” dhe i është referuar njësisë së hetimeve rajonale.

    Hetimet po vazhdojnë, ndërsa vëmendja kryesore mbetet te gjendja shëndetësore dhe trajtimi i mëtejshëm i 68-vjeçarit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ngjarje e rëndë në Ferizaj – 68-vjeçari pëson djegie të rënda, familjarët ndërhyjnë për t’ia shpëtuar jetën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedi në festivalin hindu, shkon në 19 numri i të vdekur nga paniku në turmë

    Tragjedi në festivalin hindu, shkon në 19 numri i të vdekur nga paniku në turmë

    Incidenti ndodhi gjatë një reshjeje të papritur shiu, e cila, sipas dëshmitarëve, bëri që shumë njerëz të përpiqeshin të gjenin strehim, duke shkaktuar shtyrje dhe rrëmujë në turmë.

    Kryeministri i shtetit të Bengalit Perëndimor, Suvendhu Adhikari, tha se në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë shtatëvjeçare, ndërsa 25 persona po trajtohen për lëndimet e marra. Deri më tani, janë identifikuar gjashtë nga viktimat.

    Një zyrtar i lartë policor i tha agjencisë së lajmeve AFP se një njoftim shkaktoi rrëmujë pasi filloi shiu, ndërsa njerëzit nisën të shtyheshin dhe të lëviznin me nxitim përpara, duke u rrëzuar përtokë.

    Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e cilësoi ngjarjen si tragjike dhe tha se autoritetet rajonale po u ofrojnë ndihmë familjeve të prekura.

    Ngjarjet me pasoja fatale për shkak të mbipopullimit në tubime publike, përfshirë festivalet fetare, nuk janë të rralla në Indi, ku shpeshherë probleme të tilla lidhen me menaxhimin e turmave dhe mungesën e masave të mjaftueshme të sigurisë.

    Dy vjet më parë, 121 persona humbën jetën gjatë një tubimi fetar hindu në shtetin e Uttar Pradeshit.

    Burimi: RTKLive

  • Nagavci thotë se do të angazhohen që projektligjet të shqyrtohen në seancën e së enjtes, kërkon miratimin e atyre që janë pjesë e Planit të Rritjes

    Nagavci thotë se do të angazhohen që projektligjet të shqyrtohen në seancën e së enjtes, kërkon miratimin e atyre që janë pjesë e Planit të Rritjes

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se ka kërkuar që disa projektligje të shqyrtohen në komisione dhe të sillen për votim në seancën e së enjtes, por se për këtë nuk ka pasur pajtueshmëri nga grupet e tjera parlamentare.

    Nagavci ka bërë të ditur se në mesin e projektligjeve janë nëntë që janë pjesë e Planit të Rritjes, të cilat, sipas saj, me miratimin në lexim të dytë mundësojnë përfitimin nga ky plan.

    “Sikurse e dini, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës u caktua për të enjten në orën 10:00. Në mbledhjen e ditës së sotme, ndërkaq, si kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkova miratimin në Kryesi të shqyrtimit po ashtu edhe të disa nga projektligjet të cilat do të arrijnë të finalizohen dhe të jenë të gatshme në seancë. Jeni në dijeni që në seancën e datës 5 tetor ishin shqyrtuar dhe miratuar në lexim të parë 14 projektligje. Prej tyre janë nëntë të cilat janë pjesë e Planit të Rritjes, që nënkupton se me miratimin e tyre në lexim të dytë, ne kemi mundësi të përfitojmë nga Plani i Rritjes, sepse janë në kuadër të kritereve për miratimin e këtyre projektligjeve”, ka thënë ajo.

    “Duke pasur parasysh se një numër i konsiderueshëm i këtyre janë shqyrtuar edhe në seanca paraprake, por për shkak se kemi qenë në një situatë ku nuk kemi pasur kuvend funksional, nuk kanë arritur të shqyrtohen në lexim të dytë. Kërkova që të njëjtat të shqyrtohen në komisione dhe të vijnë për votim e shqyrtim në seancën e ditës së enjte. Megjithatë, nuk pati një pajtueshmëri nga grupet e tjera parlamentare.

    Megjithatë, duke qenë se nesër përfundon afati për dërgimin e amendamenteve nga deputetët në lidhje me këto projektligje të cilat janë në shqyrtim, ne do të angazhohemi me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerët tanë që t’i shqyrtojmë në komisione në ditën e mërkurë, por edhe nesër ato të cilat janë të gatshme, dhe nëse ndonjëri prej këtyre projektligjeve mund të shqyrtohet në seancën e ditës së enjte, do të kërkojmë që t’i kalojmë, sepse janë projektligje të cilat janë me interes.

    Duke pasur parasysh se agjenda legjislative e Qeverisë paraqet një numër të madh të projektligjeve që do të shqyrtohen në ditët e muajt në vijim, ne jemi të angazhuar dhe të përkushtuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës që të shqyrtojmë dhe të angazhohemi çdo ditë, në mënyrë që të japim një performancë të mirë për këtë sesion”, ka thënë Nagavci./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Situata në Tiranë: 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 vijojnë të marrin mjekim

    Situata në Tiranë: 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 vijojnë të marrin mjekim

    Situata në Tiranë: 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 vijojnë të marrin mjekim

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë ka përditësuar të dhënat për personat e lënduar gjatë protestave në Tiranë, duke bërë me dije se gjatë ditës së diel, 18 tetor, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 31 persona, ndërsa 5 të tjerë janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Sipas njoftimit të Ministrisë, nga 31 personat që morën shërbim në Spitalin e Traumës, 21 ishin efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias, e cila është shtruar në spital, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

    Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës ndodhen ende 2 protestues, të cilët po kryejnë ekzaminime dhe konsulta mjekësore.

    Ministria bën me dije se nga 13 tetori e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14. Prej tyre, 5 janë efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias. Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e të shtruarve është e mirë.

    Ndërkohë, në QSUT, gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 persona të lënduar, prej të cilëve 2 efektivë policie dhe 3 protestues. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në përditësimin e datës 19 tetor 2026, ora 11:30.

  • Kajtazi: Cikli zgjedhor në PDK pritet të nisë së shpejti (VIDEO)

    Kajtazi: Cikli zgjedhor në PDK pritet të nisë së shpejti (VIDEO)

    Kajtazi: Cikli zgjedhor në PDK pritet të nisë së shpejti (VIDEO)

    Gazetari Shkumbin Kajtazi ka deklaruar se, sipas informacioneve që posedon, cikli zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës pritet të nisë së shpejti.

    Në “Kosova Today”, Kajtazi tha se Bedri Hamza e kishte paralajmëruar edhe më herët qëndrimin e tij se nuk do të kandidojë më për kryetar të PDK-së.

    “Me sa kam informacione, cikli zgjedhor do të nisë së shpejti. Hamza ka zgjedhur ta çojë partinë në zgjedhje dhe ua ka kumtuar bashkëpunëtorëve se nuk do të kandidojë më. Këtu kanë nisur edhe informacionet se ai ka dhënë dorëheqje. Hamza e ka paralajmëruar këtë qëndrim dhe, me sa di unë, në mbledhjet e fundit u ka thënë se nuk do të kandidojë më, por do të jetë kryetar deri sa të nisë cikli zgjedhor”, ka deklaruar mes tjerash Kajtazi.

  • Osmani takon ambasadorin e BE-së: Populli i Kosovës mbetet i palëkundur në orientimin evropian

    Osmani takon ambasadorin e BE-së: Populli i Kosovës mbetet i palëkundur në orientimin evropian

    Osmani takon ambasadorin e BE-së: Populli i Kosovës mbetet i palëkundur në orientimin evropian

    Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në takimin me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka riafirmuar përkushtimin për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit me Bashkimin Evropian dhe ndërtimit të një të ardhmeje të bazuar në demokraci, sundim të ligjit dhe dinjitet njerëzor, transmeton Klankosova.tv.

    “Evropa nuk është vetëm destinacioni ynë politik. Është hapësira e vlerave ku kemi besuar, edhe atëherë kur na mohohej e drejta për të qenë të lirë”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka vlerësuar se populli i Kosovës, pavarësisht sfidave, ka dëshmuar se mbetet i palëkundur në orientimin e tij evropian.

    Sipas Osmanit, ky vizion duhet të përkthehet në hapa konkretë, mundësi të reja dhe një perspektivë të qartë të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

  • Zhvillimet në Tiranë, Haxhiu: Ajo që po ndodh na shqetëson, Shqipëria për ne është shtëpi

    Zhvillimet në Tiranë, Haxhiu: Ajo që po ndodh na shqetëson, Shqipëria për ne është shtëpi

    Zhvillimet në Tiranë, Haxhiu: Ajo që po ndodh na shqetëson, Shqipëria për ne është shtëpi

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

    Ajo tha se Shqipëria është shtëpi për Kosovën, derisa tha se është e rëndësishme që kërkesat e studentëve të dëgjohen, transmeton Klankosova.tv.

    “Unë besoj se secili në Republikën e Kosovës i ka përcjell me shqetësim zhvillimet në Shqipëri, ajo çka po ndodh atje sigurisht që na shqetëson të gjithëve, sepse Shqipëria për ne është shtëpi. Sikurse për mua, besoj që edhe për juve”.

    “Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet, besoj që secili prej drejtueseve të institucioneve atje, Kuvendi, Kryeministria dhe Presidenca, e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve”, tha ajo.

    Ndër të tjera, Haxhiu tha se nuk e mbështet dhunën, dhe që sipas saj, dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët.

    “Thërras që me maturi, seriozitet të tejkalohen ndasitë. Sa i përket pjesëmarrësit e ndonjë mbështetësi, nuk ka pasur asnjë thirrje nga Vetëvendosje që të mbështeten protestat, nuk i takon Vetëvendosjes kjo”, tha Haxhiu.

  • Procesi i Apelit në Hagë, Tahiri: Shteti ende s'ka marrë veprime në mbështetje të çlirimtarëve

    Procesi i Apelit në Hagë, Tahiri: Shteti ende s’ka marrë veprime në mbështetje të çlirimtarëve

    Procesi i Apelit në Hagë, Tahiri: Shteti ende s'ka marrë veprime në mbështetje të çlirimtarëve

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

    Tahiri foli rreth përgatitjeve të shtetit të Kosovës për procesin e Apelit në Hagë për 4 çlirimtarët.

    “E para, shteti i Kosovës e ka përcaktuar një komision që do të merret me hartimin e strategjisë së shtetit të Kosovës, strategji e cila duhet të jetë në mbështetje të 4 çlirimtarëve që janë në Hagë. Emrat janë vendosur, këtë javë besoj do të ketë edhe një takim, por mbi takimet është e rëndësishme të mos ketë vonesë që shteti i Kosovës të veprojë në adresimin e kësaj teme që është bukur e rëndësishme”, deklaroi para mediave shefi i deputetëve të Aleancës transmeton Klankosova.tv.

    “Sot është data 19, pra ka kaluar një muaj prej kur është marrë vendimi, shteti i Kosovës ende nuk ka marrë veprime të cilat ishin dashtë të jenë bazë në raport me qëndrimin e shtetit në Bruksel, Londër, Washington e kudo”, theksoi ai.

  • “Do të të nxjerr zvarrë nga shtëpia” – burri kërcënoi gruan në Gjakovë, alkooltesti tregon 2.34 promilë

    “Do të të nxjerr zvarrë nga shtëpia” – burri kërcënoi gruan në Gjakovë, alkooltesti tregon 2.34 promilë

    “Do të të nxjerr zvarrë nga shtëpia” – burri kërcënoi gruan në Gjakovë, alkooltesti tregon 2.34 promilë

    Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin për dhunë të vazhdueshme psikologjike, fyerje dhe kërcënime. I dyshuari është arrestuar, ndërsa alkooltesti ka treguar se kishte 2.34 promilë alkool në organizëm.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 18 tetor, rreth orës 19:00, në rrugën “Vehap Shita” në Gjakovë.

    Sipas deklarimit të viktimës, I.B. rreth 44-vjeç, bashkëshorti i saj, S.B. rreth 53-vjeç, në vazhdimësi kishte ushtruar presion psikologjik ndaj saj, duke e fyer dhe kërcënuar, veçanërisht kur ndodhej në gjendje të dehur.

    Gruaja ka deklaruar se i dyshuari e kishte kërcënuar se do ta nxirrte zvarrë nga shtëpia, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.

    Pas denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka kryer alkooltestin, i cili ka rezultuar pozitiv me 2.34‰, nivel i lartë i alkoolit në organizëm.

    Viktimës i është ofruar mundësia e strehimit, por ajo e ka refuzuar, duke deklaruar se dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj.

    Megjithatë, ajo ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, me qëllim që të mbrohet nga kërcënimet dhe dhuna e raportuar.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit S.B. është ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Do të të nxjerr zvarrë nga shtëpia” – burri kërcënoi gruan në Gjakovë, alkooltesti tregon 2.34 promilë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haxhiu për protestën në Tiranë: Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen, arroganca vetëm i nxit protestat

    Haxhiu për protestën në Tiranë: Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen, arroganca vetëm i nxit protestat

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se protestat në Tiranë po përcillen me shqetësim në Kosovë, duke theksuar se institucionet shqiptare duhet t’i dëgjojnë kërkesat e protestuesve.

    Në konferencë për media, Haxhiu tha se Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë e kanë për obligim të merren me kërkesat e studentëve.

    “Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Kryeministria apo Qeveria dhe Presidenca, e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve”, deklaroi ajo.

    Haxhiu theksoi se dhuna nuk duhet të mbështetet dhe se ajo duhet të ndalet nga të dyja palët. Ajo kërkoi që situata të trajtohet me seriozitet dhe maturi, duke paralajmëruar se qasja arrogante mund t’i nxisë më tej protestat.

    “Ne nuk e mbështesim dhunën. Dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët. Mendoj që është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca. Mendoj që arroganca vetëm i nxit protestat”, tha Haxhiu.

    Ajo foli edhe për mundësinë e përfshirjes së mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje në protesta, duke sqaruar se partia nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje.

    “Sa i përket pjesëmarrjes, duhet të theksoj që asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat. Kjo nuk i takon Vetëvendosjes”, u shpreh Haxhiu.

    Ajo shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse mbështetësit e saj vendosin të marrin pjesë në protesta.

    Burimi: Dukagjini