Category: Lajme

  • Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

    Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës ku pritet që të diskutohen tri pika që lidhen me organizimin e seancës së ardhshme plenare.

    Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

    Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

    Po ashtu, pritet të hidhet në votim propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Burimi: Dukagjini

  • Data po afron, a do të bëhen Marjani dhe Pranvera pjesë e BBVK 5? (VIDEO)

    Data po afron, a do të bëhen Marjani dhe Pranvera pjesë e BBVK 5? (VIDEO)

    Data po afron, a do të bëhen Marjani dhe Pranvera pjesë e BBVK 5? (VIDEO)

    Big Brother VIP Kosova 5 tashmë ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e sezonit të ri, ndërsa publiku po pret të mësojë se cilët personazhe do të bëhen pjesë e shtëpisë më të komentuar në vend.

    Me afrimin e sezonit të ri, kanë nisur edhe spekulimet për emrat që mund t’i bashkohen spektaklit. Në mesin e personazheve për të cilët po flitet janë edhe Marjani dhe Pranvera.

    A do ta shohim çiftin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, apo gjithçka do të mbetet vetëm në kuadër të spekulimeve?

    Ndiqni diskutimin e gazetarëve në emisionin “Ora 7” për më shumë detaje:

  • Çitaku: Do të punojmë që vendimi i Speciales të përmirësohet në apel

    Çitaku: Do të punojmë që vendimi i Speciales të përmirësohet në apel

    “Sepse ajo çfarë ka ndodhur më 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim për të cilin ne po besojmë dhe do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, ka deklaruar Çitaku.

    E pyetur nëse ka informacione nëse presidentja e Kosovës e ka dekretuar ligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Çitaku u përgjigj se nuk ka informacione për këtë çështje.

    “Nuk e di”, tha ajo.

    Gjykata Speciale ka shpallur fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i dënuar për krime lufte. Sipas vendimit të bërë publik, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

    Burimi: RTKLive

  • Mungesa e fondeve detyron Programin Botëror të Ushqimit të shkurtojë ndihmat për Gazën

    Mungesa e fondeve detyron Programin Botëror të Ushqimit të shkurtojë ndihmat për Gazën

    Mungesa e fondeve detyron Programin Botëror të Ushqimit të shkurtojë ndihmat për Gazën

    Programi Botëror i Ushqimit (WFP), një nga furnizuesit kryesorë të ndihmave ushqimore në Rripin e Gazës, ka njoftuar se është detyruar ta “zvogëlojë në mënyrë drastike ndihmën jetike” për palestinezët, për shkak të mungesës së financimit.

    Në përgjithësi, numri i personave që do të marrin ndihmë nga agjencia e Kombeve të Bashkuara do të zvogëlohet për rreth një të tretën, nga 1.6 milionë në 1.1 milionë persona.

    Shkurtimet vijnë në prag të dimrit, në një kohë kur shumë familje në Gaza ende po përballen me vështirësi për të siguruar ushqim, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

    Si pasojë, numri i racioneve të ushqimit të ngrohtë që shpërndahen çdo ditë nga kuzhinat komunitare do të ulet nga 250 mijë në 150 mijë.

    Ndërkaq, familjet që jetojnë në zona ku qasja është e vështirë, për shembull pranë të ashtuquajturës “Vijë e Verdhë”, e cila shënon zonën nën kontrollin ushtarak të Izraelit, do të marrin ushqim çdo dy ditë, në vend të çdo dite.

    Pothuajse të gjithë 2.1 milionë banorët e Gazës vazhdojnë të jenë të zhvendosur, ndërsa dy të tretat e popullsisë varen nga ndihmat ushqimore për të mbijetuar.

    “Është katastrofë! Çfarë do të bëjmë me këto racione të reduktuara? Si do t’i ushqejmë të vegjlit?”, tha Mervat al-Satari, një nënë palestineze e pesë fëmijëve, e zhvendosur në një kamp në zonën al-Mawasi, në Khan Younis, pasi u informua për vendimin e WFP-së.

    “Ndonjëherë presim këto vakte për të ngrënë”, shtoi ajo.

    “Kjo do të ndikojë shumë tek ne. Ndihma e përditshme, deri diku, po na ndihmonte t’ia dilnim, por tani do të marrim ushqim çdo dy ditë”, tha Sawsan Bahloul, gjithashtu nga al-Mawasi, nënë e tre fëmijëve.

    Ajo shtoi se porcionet që shpërndahen nga kuzhinat komunitare, zakonisht makarona ose thjerrëza, e herë pas here patate dhe patëllxhanë, tashmë ishin tepër të vogla për të ushqyer familjen e saj.

    Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit për Palestinën, Shaun Hughes, ka bërë të qartë se shkurtimet po bëhen për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

    “Jo sepse nevojat janë zvogëluar apo sepse nuk kemi qasje në këto zona, sepse qasje kemi”, ka deklaruar Hughes.

  • Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

    Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

    Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej në kryeqytet, ndërsa në Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestave.

    Në Lezhë, një grup gjimnazistësh kanë braktisur mësimin që në orët e para të së hënës dhe kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit, në shenjë proteste kundër qeverisë.

    Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së nxënësve në protesta, duke paralajmëruar masa të rënda ndaj mësuesve që, sipas tij, nxisin të rinjtë të dëmtojnë institucionet arsimore.

    Gjatë një deklarate për mediat, Rama u ndal te ngjarjet në Lezhë, ku pretendoi se një mësuese kishte nxitur nxënësit të thyenin xhamat e shkollës.

    “ Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet”, deklaroi kryeministri.

    Rama vuri në pikëpyetje edhe qëllimin e protestave, duke ngritur pyetjen se si mund të kontribuojë në ndërtimin e një Shqipërie më demokratike dhe europiane nxitja e dhunës ndaj institucioneve.

    Protestat vijojnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa pjesëmarrja e të rinjve dhe reagimet e qeverisë po e zhvendosin vëmendjen edhe te roli i shkollave dhe i mësuesve në zhvillimet e fundit.

    Burimi: RTKLive

  • Rama: 2500 euro për çdo efektiv policisë në front, rritje page nga 1 janari

    Rama: 2500 euro për çdo efektiv policisë në front, rritje page nga 1 janari

    Gjithashtu, Rama deklaroi se nga 1 janari do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Policisë.

    Gjatë takimit me forcat e Policisë, pas 6 ditësh protestash të shoqëruara me akte dhune, kreu i qeverisë vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e efektivëve në terren.

    Rama theksoi se shuma prej 2500 eurosh do të jetë e njëjtë për të gjithë efektivët e angazhuar në front, pa dallime sipas nivelit të pagës.

    “Nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë  të konsiderueshme. Për të gjithë sakrificën, kurajën dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë, ne do t’ju vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front sepse keni jo vetëm stresin por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra dhe vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Nuk e vendosëm sipas pagës, por e njëjta shumë për të gjithë”, tha Rama.

    Burimi: RTKLive

  • Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

    Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

    Në Tiranë pritet të nis protesta e shtatë e të rinjëve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

    Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur në disa qytete si Lezha, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, ku një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.

    Ndërkohë, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa orë më parë një konferencë për mediat së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, ku dënoi aktet e dhunës të ushtruara nga protestuesit ndaj forcave të rendit. Kreu i qeverisë deklaroi se nga 1 janari do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve të policisë, si dhe një mbështetje financiare prej 2 500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front.

    Sakaq, Rama theksoi se mbetet i hapur për dialog me të rinjtë, por jo me ata që bëhen pjesë e dhunës.

    Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se situata ka kaluar vijën e kuqe, duke theksuar se protestuesit që janë përfshirë në akte dhune nuk janë studentë dhe se kjo nuk është më një protestë studentore./Euronewsal

    Burimi: Dukagjini

  • Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

    Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se ajo që ndodhi më 16 shtator përbën krim ndaj drejtësisë dhe historisë, duke thënë se do të punohet që kjo të përmirësohet përmes procesit të apelit.

    “Sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, tha Çitaku.

    E pyetur nëse ka informacione nëse presidentja e ka dekretuar ligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Çitaku u përgjigj shkurt.

    “Nuk e di”, tha ajo.

    Gjykata Speciale shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i cilësuar përgjegjës për krime lufte.

    Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vite./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia institucioneve është e papranueshme

    Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia institucioneve është e papranueshme

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën e përdorur nga protestuesit dhe policia, si dhe djegien e institucioneve në Shqipëri.

    Kadrijaj ka thënë se qytetarët duhet të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre, duke gjetur një gjuhë mirëkuptimi përmes dialogut.

    “Është e drejtë e secilit për të protestuar, ngase, sikurse në Kosovë, edhe në çdo vend demokratik, popullata ka të drejtë të reagojë për çdo çështje. E shoh në Perëndim, për shembull, kur rritet çmimi i energjisë elektrike, popullata reagon, sepse e konsideron të padrejtë. Është e drejtë, mirëpo ajo që nuk më pëlqen është dhuna që po zhvillohet, si nga protestuesit, ashtu edhe nga policia. Edhe djegiet që po bëhen atje, nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria; të ulen, të diskutojnë, të gjejnë një gjuhë mirëkuptimi dhe të diskutojnë, e jo të shkatërrohet Shqipëria. Njësoj sikurse në protestat që janë zhvilluar në Kosovë, po t’i kishim sulmuar institucionet tona dhe po t’i kishim djegur ato, për mua kjo do të ishte e papranueshme”, ka deklaruar ajo.

    Deputetja e AAK-së ka thënë se nuk do të dëshironte që Kosova apo Shqipëria të përballeshin me shkatërrimin e institucioneve, duke theksuar se ndërtimi i Kosovës ka kërkuar shumë mund dhe përgjegjësi.

    “Unë thashë, është e drejtë, është e drejtë qytetare për të protestuar, është demokraci, por unë nuk jam për përdorimin e dhunës, as për djegien dhe shkatërrimin e institucioneve. Në asnjë rrethanë, çfarëdo që të ishte situata, nuk do të kisha dashur që Kosova të digjej dhe të shkatërrohej, sepse e dimë me sa mund dhe me sa përgjegjësi është krijuar dhe ndërtuar Kosova. Njëjtë më dhemb shpirti edhe për Shqipërinë dhe nuk do të kisha dashur ta shihja Shqipërinë me institucione të djegura e të përfshira nga zjarri. Duhet ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat konkrete që kanë qytetarët dhe protestuesit, e jo të shkatërrohet gjithçka. Domethënë, është tmerr”, ka thënë Kadrijaj.

    E pyetur për protestën kundër kryeministrit Albin Kurti, Kadrijaj ka thënë se nuk ka informata të mjaftueshme për këtë çështje.

    Burimi: Dukagjini

  • "Kosova po pret", Çitaku: Në Apel presim të vendoset drejtësi

    “Kosova po pret”, Çitaku: Në Apel presim të vendoset drejtësi

    "Kosova po pret", Çitaku: Në Apel presim të vendoset drejtësi

    Deptutetja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur për media para nisjes së mbledhjes së Komsionit për Integrime Evropiane.

    Çitaku u paraqit me bluzën me mbishkrimin “Kosova po pret”.

    Ajo deklaroi se ajo se çka ndodhi më 16 shtator në Hagë, është krim ndaj drejtësisë.

    “Pikërisht ky që shkruan “Kosova po pret”. Dhe ne presim që në Apel, të vendoset drejtësi, sepse ajo se çka ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë. Është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë.”, tha Çitaku.