Category: Lajme

  • Studio MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare! UNI-Universum – me program amerikan nga Arizona State University!

    Studio MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare! UNI-Universum – me program amerikan nga Arizona State University!

    Për të gjithë ata që duan të udhëheqin, të ndikojnë dhe të bëjnë ndryshim real në vendimmarrje, Universum International College hap dyert për programin Master në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare.

    Ky master është ndërtuar për ata që synojnë më shumë – më shumë ndikim, më shumë dije, më shumë mundësi.

     Qëllon për profesionistë në:

    • Administratë publike
    • Agjencitë e sigurisë dhe policisë
    • Institucione ndërkombëtare dhe OJQ
    • Media, diplomaci dhe politikë
     Po ashtu është ideal për studentët që kanë përfunduar studimet në drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, apo fusha të afërta – dhe duan të specializohen në menaxhimin modern të qeverisjes dhe sigurisë.  

     Pse të zgjedhësh këtë Master në UNI?

    • Diplomë që njihet dhe vlerësohet në institucione publike dhe private
    • Mundësi studimi online, për të vazhduar punën pa ndërprerje
    • 40% e lëndëve ligjërohen nga profesorë të Arizona State University, partneri ynë strategjik nga SHBA
    • Lidhu me rrjete ndërkombëtare dhe përfito nga bursat Erasmus+ për mobilitet në Evropë

     Regjistrimet kanë filluar!

    Apliko tani dhe ndërto një karrierë të suksesshme në fushën e drejtësisë!

    Burimi: Dukagjini

  • Komisioni për Integrim Evropian miraton Planin e Punës për sesionin vjeshtor

    Komisioni për Integrim Evropian miraton Planin e Punës për sesionin vjeshtor

    Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar me shumicë votash Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, duke paraparë shqyrtimin e projektligjeve në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe takime me përfaqësues të institucioneve vendore e evropiane.

    Kryetarja e Komisionit, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se do të sigurohen që projektligjet që kalojnë në këtë komision të jenë në harmoni me legjislacionin e BE-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Qeverinë dhe Bashkimin Evropian.

    “Do të shqyrtojmë me kujdes të gjitha projektligjet që vijnë në komisionin tonë, duke u siguruar që ligjet që i kalojmë janë në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky është funksioni jonë primar, dhe për këtë kisha bërë thirrje që ne të jemi jashtëzakonisht të angazhuar dhe të përkujdesemi që secili ligj që kalon në këtë komision të jetë në harmoni me Bashkimin Evropian. Dhe këtë do ta bëjmë edhe me kontakte edhe me qeverinë, edhe me Bashkimin Evropian, ekspertizë të ndryshme të cilën si komision do ta sigurojmë përpara se ne të votojmë nëpër kalimin e projektligjeve. Kemi caktuar edhe një takim gjatë muajit tetor, edhe me kryenegociatorin për integrim evropian. Do ta thërrasim këtu dhe do të bisedojmë bashkë për proceset që janë duke u shtyrë përpara, sikurse edhe për takimet e fundit që ka zhvilluar në Bruksel. Për muajin tetor kemi planifikuar takime edhe me zyrtar të BE-së”, tha ajo.

    Gjatë diskutimit për planin, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, propozoi që në kuadër të aktiviteteve për muajt tetor dhe nëntor të përfshihet edhe perspektiva e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, si dhe të organizohen takime me komisionet përkatëse parlamentare në Prishtinë.

    “Na duhet një shyqrtim më i përgjithshëm me shoqërin civile. Mirëpo mendoj që në kuadër të planit tonë, që është tetor dhe nëntor, do të ishte mirë ta kemi pak edhe perspektivën nga Mali i Zi dhe Shqipëria, sepse këto vende të cilat janë duke lëvizur drejt integrimit të Bashkimit Europian dhe me komisionet përkatëse të kemi takim pune në Prishtinë, mendoj unë, është shumë e rëndësishme t’i ftojmë ata të vijnë në Prishtinë dhe të kemi mundësi një shkëmbimi të komisioneve parlamentare mbi rolin që këto dy komisione respektive kanë”, tha Gashi.

    Ndërkaq, anëtarja e PDK-së në këtë komision, Vlora Çitaku, propozoi që rekomandimet dhe propozimet e anëtarëve të dorëzohen me shkrim, në mënyrë që diskutimi të jetë më efikas./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, shqyrton projektligjin për ndryshimet në Buxhetin 2026

    Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, shqyrton projektligjin për ndryshimet në Buxhetin 2026

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) është mbledhur të hënën në Kuvendin e Kosovës.

    Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, pasi mbledhja është e mbyllur.

    Sipas rendit të ditës, komisioni pritet të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti.

    Burimi: Dukagjini

  • Vedat Muriqi në superformë, ylli kosovar dyfishon ritmin e golave në startin e sezonit

    Vedat Muriqi në superformë, ylli kosovar dyfishon ritmin e golave në startin e sezonit

    Vedat Muriqi në superformë, ylli kosovar dyfishon ritmin e golave në startin e sezonit

    Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka arritur të tërheqë vëmendjen me performancën e tij duke dyfishuar performancën e tij nga sezoni i kaluar në tetë javët e para të sezonit.

    Sipas mediumit turk “Sabah” ylli me përvojë i Fenerbahçes, Vedat Muriq i cili ka shënuar 7 herë në ligë këtë sezon, shënoi 4 gola në 8 javët e para të sezonit të kaluar ndërsa luante për Mallorcën në LaLiga

    Muriqi, i cili pësoi një dëmtim në fillim të sezonit dhe luajti 30 minutat e fundit të ndeshjes kundër Gençlerbirliği, të cilën Fenerbahçe e humbi 2-1, shënoi nga një gol në secilën prej ndeshjeve kundër Konyaspor dhe Samsunspor, ku ai luajti si titullar në formacionin e parë.

    Sulmuesi me përvojë, i cili dha një shfaqje me 4 gola në fitoren historike 8-0 kundër Eyüpspor, shënoi edhe kundër Alanyas, pavarësisht se u aktivizua vetëm për 9 minutat e fundit.

    Muriqi ndan vendin e parë në listën e golashënuesve me Salahun dhe Orbanin me 7 golat e tij. Ylli kosovar, i cili e përfundoi LaLigën sezonin e kaluar me 23 gola, përfundoi i dyti në garën për golashënues pas Mbappe të Real Madridit (25)

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vedat Muriqi në superformë, ylli kosovar dyfishon ritmin e golave në startin e sezonit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë, lajm i mirë për Kosovën

    Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë, lajm i mirë për Kosovën

    Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë, lajm i mirë për Kosovën

    Pas disa muajsh mungesë për shkak të lëndimit, Kreshnik Hajrizi është rikthyer në fushën e lojës me fanellën e Sionit.

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës luajti 45 minuta në fitoren 2:0 të Sionit ndaj Cham, në kuadër të Kupës së Zvicrës.

    27-vjeçari ishte jashtë fushave që nga muaji maj, ndërsa rikthimi i tij përbën një lajm të mirë edhe për “Dardanët”, transmeton Klankosova.tv.

    Trajneri Franco Foda, pritet të ketë telashe në repartin defensiv për ndeshjet e muajit nëntor, për shkak të mungesës së Lumbardh Dellovës dhe Albian Hajdarit.

    Në këtë situatë, rikthimi i Hajrizit mund t’i japë më shumë alternativa përzgjedhësit të Kosovës në repartin e mbrojtjes.

  • Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen sërish të pafajshëm

    Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen sërish të pafajshëm

    Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen sërish të pafajshëm

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Faruk Mujka- kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” dhe Hysen Muzliukaj-ish-drejtor për Gjeodezi në Mitrovicë, u deklaruan sërish të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion.

    Sipas aktakuzës, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Seanca e së hënës po vazhdon me fjalët hyrëse të palëve në procedurë.

    Dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm edhe në seancën fillestare më 20 tetor 2025.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 9 shtator 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mujka ngarkohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë.

    Sipas aktakuzës, Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

    Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit, nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi.

  • Ministri i Brendshëm francez: Policia humbi kontrollin pas trazirave dhe plaçkitjeve

    Ministri i Brendshëm francez: Policia humbi kontrollin pas trazirave dhe plaçkitjeve

    Ministri i Brendshëm francez: Policia humbi kontrollin pas trazirave dhe plaçkitjeve

    Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka deklaruar se policia humbi kontrollin në disa qytete gjatë fundjavës, pas trazirave dhe plaçkitjeve që pasuan protestat masive në vend.

    Sipas raportimeve të BBC-së, më shumë se gjysmë milioni njerëz dolën në rrugë të shtunën për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës.

     Megjithatë, në disa zona protestat eskaluan në dhunë, ku u dogjën ndërtesa dhe u plaçkitën dyqane, transmeton Klankosova.tv

    Trazirat kishin nisur muajin e kaluar, me protestat e studentëve për kushtet në shkolla, por më pas u zgjeruan duke përfshirë edhe pakënaqësi të tjera.

    Nuñez ka pranuar se policia nuk ishte përgatitur mjaftueshëm për situatën dhe ka ofruar dorëheqjen, por presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar që ai të vazhdojë në detyrë.

    Dhuna vazhdoi edhe të dielën në Paris, ku policia arrestoi më shumë se 350 persona, ndërsa të paktën pesë dyqane u plaçkitën.

    Ndërkohë, qeveria franceze ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e sigurisë pas trazirave.

  • Mourinho mesazh të qartë Alexander-Arnoldit, anglezi drejt largimit

    Mourinho mesazh të qartë Alexander-Arnoldit, anglezi drejt largimit

    Real Madridi e mposhti Sevillan me rezultat 4:1 në La Liga, me Kylian Mbappen që realizoi dy gola, duke e zvogëluar në gjashtë pikë diferencën me Barcelonën para përballjes së ardhshme mes dy rivalëve në “El Clasico”.

    Megjithatë, vëmendja pas ndeshjes u përqendrua edhe te situata e Alexander-Arnoldit, i cili vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar një vend të rregullt në skuadrën madrilene.

    Valverde shkëlqeu ndaj Sevillas, duke dëshmuar edhe një herë se mund të jetë një alternativë e rëndësishme në krahun e djathtë të mbrojtjes. Kjo situatë e vështirëson edhe më shumë pozitën e mbrojtësit anglez, i cili u transferua te Reali nga klubi i tij i fëmijërisë, Liverpooli.

    Mourinho lavdëron Valverden

    Pas ndeshjes, Mourinho foli me superlativa për mesfushorin uruguaian dhe shpjegoi se sa e vështirë është të lihen në stol futbollistë cilësorë si Alexander-Arnoldi dhe Denzel Dumfries.

    “Ditën tjetër, gjysmë me shaka dhe gjysmë seriozisht, thashë se nëse do t’i kishim katër Valverde, ata do të luanin në katër pozita të ndryshme. Ai është një nga lojtarët më të gjithanshëm në futbollin e sotëm”, deklaroi Mourinho.

    Trajneri vlerësoi paraqitjen e uruguaianit, duke theksuar se për ndeshjen ndaj Sevillas i duhej një lojtar me energji dhe cilësi në krahun e djathtë.

    “Nuk është e lehtë për një trajner t’i lërë në stol dy mbrojtës të djathtë cilësorë, por mendova se do të ishte shumë e dobishme të kisha një lojtar me energji dhe cilësi për të luajtur pas Endrickut”, u shpreh ai.

    Mourinho shtoi se Valverde nuk ka nevojë të bindet për rëndësinë e tij në skuadër, duke e cilësuar atë si një futbollist që mund të luajë në pozita të ndryshme në nivel të lartë.

    Alexander-Arnold drejt largimit?

    Alexander-Arnoldi ka startuar vetëm në tri nga tetë ndeshjet e para të Real Madridit në La Liga këtë sezon, një statistikë që tregon vështirësitë e tij për t’u përshtatur me rolin në skuadrën madrilene.

    Në këtë situatë, janë shtuar spekulimet për një rikthim të mundshëm te Liverpooli, nëse në të ardhmen krijohen kushtet për një marrëveshje.

    Mbrojtësi anglez, i cili për vite me radhë ishte një nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit, tani duhet të luftojë për minutat e tij te Reali. Nëse situata nuk ndryshon, një largim nga Madridi mund të bëhet një mundësi që ai do ta shqyrtojë.

    Burimi: RTKLive

  • Luiz Ejllin nuk e duan në protestë, çfarë ndodhi? (VIDEO)

    Luiz Ejllin nuk e duan në protestë, çfarë ndodhi? (VIDEO)

    Luiz Ejllin nuk e duan në protestë, çfarë ndodhi? (VIDEO)

    Luiz Ejlli, së bashku me bashkëshorten e tij, Kiara Titon, dhe vajzën e tyre, Lunën, mori pjesë dje në protestën e mbajtur në Tiranë.

    Prania e tyre nxiti reagime të shumta, ku një protestuese shfaqi pakënaqësi, duke thënë se Ejlli duhej të ishte paraqitur me maskë, ndërsa u kritikua edhe për marrjen e fëmijës në protestë.

    Për këto zhvillime dhe ngjarjet e fundit në showbiz, kanë diskutuar në emisionin “Ora 7” gazetarët Agon Rexhepi, Blerina Shoshi dhe Klea Kabashi.

    Për më shumë detaje, ndiqeni videon:

  • BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

    BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

    Në një reagim publik, BDI vlerëson se ky rezultat dëshmon rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz, zhvillimit lokal dhe ndërtimit të institucioneve që u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pa dallim.

    Nga kjo parti kanë shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor, si dhe për ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit.

    BDI thekson se Komuna e Bërvenicës meriton të zhvillohet mbi parimet e barazisë, respektit dhe shpërndarjes së drejtë të investimeve dhe shërbimeve publike.

    “Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe ku bashkëjetesa ndërtohet mbi respektin dhe barazinë”, thuhet në reagimin e partisë.

    Në fund, BDI ka ritheksuar përkushtimin për të vazhduar angazhimin së bashku me qytetarët, me synimin për përfaqësim të drejtë dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë për Bërvenicën.

    Burimi: RTKLive