Category: Lajme

  • Këta janë tre policët që dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje në Prishtinë – IPK rekomandoi suspendimin e tyre

    Këta janë tre policët që dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje në Prishtinë – IPK rekomandoi suspendimin e tyre

    Këta janë tre policët që dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje në Prishtinë – IPK rekomandoi suspendimin e tyre

    Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e tre zyrtarëve policorë që dyshohen për ngacmim seksual dhe kontroll të kundërligjshëm ndaj një gruaje në lagjen Lakërishte të Prishtinës.

    Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Besart Manin, Erion Rexhepin dhe Agon Ramadanin, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin pas rastit të raportuar pas mesnatës së 15 tetorit.

    Sipas informacioneve të bëra publike nga IPK-ja, rasti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit në Lakërishte, ku një grua që ishte duke drejtuar veturën pretendon se është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë.

    Sipas pretendimeve të ankueses, pas kontrollit, policët i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

    Pas veprimeve fillestare hetimore, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

    Ndërkohë, me udhëzim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale për veprat e dyshuara.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Këta janë tre policët që dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje në Prishtinë – IPK rekomandoi suspendimin e tyre appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield

    Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield

    Në një letër drejtuar inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, senatorët kanë shprehur shqetësimin se ndërprerjet e komunikimit dhe shkëmbimit të inteligjencës mund të kenë rrezikuar personelin amerikan dhe aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet ruse, raporton REL.

    Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai nuk dëshiron të arrijë marrëveshje paqeje me Rusinë.

    Në anën tjetër, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën, duke kundërshtuar lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

    Këto zhvillime vijnë në kohën kur Ukraina kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe mbështetje për sektorin energjetik para dimrit.

    Burimi: RTKLive

  • Rama: Ka nisur sezoni i ngrohjes në Prishtinë, synojmë zgjerimin e rrjetit të Termokosit

    Rama: Ka nisur sezoni i ngrohjes në Prishtinë, synojmë zgjerimin e rrjetit të Termokosit

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka nisur sezoni i ri i ngrohjes në kryeqytet, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve për zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit.

    Përmes një postimi, Rama ka njoftuar se gjatë një takimi në Termokos me ekipin e kësaj ndërmarrjeje është diskutuar për hapat e ardhshëm, me synimin që shërbimi i ngrohjes të përfshijë sa më shumë qytetarë.

    Sipas Ramës, nga gjithsej 25 mijë pika të furnizimit, 17 mijë tashmë janë të pajisura me matës.

    Ai ka theksuar se procesi i pajisjes me matës duhet të vazhdojë, krahas punës për realizimin e projektit “Solar for Kosovo”.

    Burimi: Dukagjini

  • Protesta në Tiranë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të rijnë

    Protesta në Tiranë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të rijnë

    Protesta në Tiranë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të rijnë

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së ditës së sotme deri në këto momente. 

    Sipas përditësimit të orës 18:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 11 të lënduar.

    11 të lënduar, 6 protestues, (mes tyre 3 të mitur), 3 efektivë dhe 2 kalimtarë janë paraqitur në SUT, raporton topchannel, transmeton Klankosova.tv.

    Aktualisht në urgjencën Spitalit Universitar të Traumës ndodhen:

    – 2 protestues, gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar.

    -1 efektiv policie, gjendje e mirë shëndetësore.

  • Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë

    Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë

    Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë

    Autoritetet sllovene kanë zbuluar fabrikën më të madhe ilegale të cigareve në historinë e vendit, ku dyshohet se një grup kriminal shfrytëzonte punëtorë të huaj në kushte çnjerëzore.

    Vlera e mallrave të konfiskuara vlerësohet në rreth 30 milionë euro, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe në dyshimet për trafikim me njerëz dhe lidhjet e mundshme të organizatës me rrjete kriminale ndërkombëtare.

    Fabrika ishte vendosur në një objekt industrial në zonën Trimlini, pranë qytetit të Lendavës, jo larg pikëkalimit kufitar Petishovci.

    Zbulimi erdhi pas ndalimit të një kamioni të dyshimtë nga zyrtarët e administratës financiare, në rrugën që lidh Lendavën me Petishovcin. Kontrolli i automjetit i çoi autoritetet drejt objektit ku prodhoheshin ilegalisht cigare, raportojnë mediat sllovene.

    Sipas vlerësimeve fillestare, mallrat e konfiskuara kapin vlerën e rreth 30 milionë eurove, duke e bërë këtë një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji në Bashkimin Evropian gjatë periudhës së fundit.

    Punëtorët dyshohet se mbaheshin të mbyllur për 25 ditë

    Përveç veprimtarisë së paligjshme të prodhimit të cigareve, hetuesit kanë zbuluar edhe kushte të rënda në të cilat dyshohet se jetonin dhe punonin shtetasit e huaj.

    Sipas informacioneve jozyrtare, në fabrikë ndodheshin të paktën 20 punëtorë të huaj, që dyshohet se vinin nga Paraguai dhe shfrytëzoheshin nga organizata kriminale.

    Punëtorët u kanë thënë hetuesve se mbaheshin të mbyllur brenda objektit dhe se për të paktën 25 ditë nuk e kishin parë dritën e diellit.

    Ata flinin në të njëjtin vend ku punonin, ndërsa ushqimi u dërgohej vetëm gjatë natës. Këto rrethana kanë ngritur dyshime për shfrytëzim të rëndë të punëtorëve dhe trafikim me njerëz.

    Hetimet përfshijnë edhe rrjetet kriminale ndërkombëtare

    Policia sllovene ka konfirmuar se hetimet nuk kufizohen vetëm te prodhimi i paligjshëm i cigareve, por përfshijnë edhe dyshimet për trafikim me njerëz.

    Hetuesit e Zyrës Kombëtare të Hetimeve (NPU) kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes për disa ditë, ndërsa zona përreth objektit është siguruar nga zyrtarë policorë të armatosur.

    Autoritetet dyshojnë se grupi kriminal që drejtonte fabrikën mund të ketë pasur lidhje me rrjete ndërkombëtare kriminale.

    Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e organizatës, si dhe rrethanat në të cilat punëtorët e huaj dyshohet se janë sjellë në Slloveni dhe janë shfrytëzuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për Programin Vjetor 2027

    Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për Programin Vjetor 2027

    Sipas njoftimit të Galerisë, thirrja përfshin propozime për ekspozita ndërdisiplinare në fusha të ndryshme, si piktura, skulptura, grafika, instalacioni, fotografia, videoja dhe performanca. Po ashtu, mund të aplikohen projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese dhe multimediale.

    Projektet e përzgjedhura mund të realizohen brenda ose jashtë hapësirave të Galerisë Kombëtare të Kosovës, në bashkëpunim me stafin e institucionit. Programi do të zhvillohet në dy hapësirat e saj, GKK Qendrore dhe GKK QAFA.

    Për aplikim janë të ftuar artistë, kuratorë, hulumtues, praktikues të arteve pamore, kolektive, organizata dhe komunitete kulturore. Sipas njoftimit, kontratat do të lidhen me individë.

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 dhjetor 2026.

    Të interesuarit mund të gjejnë informata më të hollësishme për thirrjen dhe procedurat e aplikimit në kanalet zyrtare të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

    Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

    Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

    Ditë më parë, ministri në largim i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se “herët a vonë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”.

    E Gjenerali në pension i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, në DPT te Fidani në Klan Kosova, e sfidoi ministrin serb, duke thënë:

    “Tani unë do të doja që të nisej Daçiqi me ardhë në Prizren. Me që jemi në këtë situatë. Ai ka shumë qejf me ardh me ngul flamurin në Prizren. Do doja të niset të vij ta nguli atë flamurin atje. Do kisha shumë dëshirë sa jam gjallë unë të niset ai, veç ta shoh, ta shoh si do ta nguli”.

    I pyetur nëse po e sfidon të njëjtin, Lama tha: “Absolutisht po. Me garanci që nuk ndalen shqiptarët më pa shku në gjitha trojet e 1876-ës, nuk ndalen më. Veç le të niset”.

    “Mua më është mbushur mendja që pas 16 shtatorit të bëjmë kujdes me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Gjenerali shqiptar në pension.

    Ndiqeni deklarimin e Gjeneralit Lama:

  • Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, duke filluar nga ora 11:00, për të shqyrtuar një sërë çështjesh, përfshirë përgatitjet për seancën e ardhshme plenare.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është propozimi për rendin e ditës së seancës së radhës, si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

    Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

    Po ashtu, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Në mbledhje parashihet edhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë, ndërsa në kuadër të përgatitjeve për seancën plenare janë përfshirë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Në fund, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera.

    Burimi: Dukagjini

  • Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur

    Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur

    Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur

    Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së ditës së sotme deri në këto momente.

    Sipas përditësimit të orës 18:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 11 të lënduar.

    11 të lënduar, 6 protestues, (mes tyre 3 të mitur), 3 efektivë dhe 2 kalimtarë janë paraqitur në SUT.

    Aktualisht në urgjencën Spitalit Universitar të Traumës ndodhen:

    – 2 protestues, gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar.

    -1 efektiv policie, gjendje e mirë shëndetësore

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • "Ajo gjykatë të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme", Lama për Specialen (VIDEO)

    “Ajo gjykatë të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme”, Lama për Specialen (VIDEO)

    "Ajo gjykatë të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme", Lama për Specialen (VIDEO)

    Gjeneral Kudusi Lama ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk duhet të ketë më juridiksion në Kosovë, duke kërkuar që ajo të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme nga themeluesi i saj.

    “Ajo gjykatë nuk guxon të hyjë në Kosovë as në troje shqiptare. Asnjë hetu asnjë prokuror, asnjë gjykatës i asaj gjykate nuk guxon më. Këtë duhet të marrë ky dhe ajo gjykatë shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme nga ai që e ka themeluar”, tha Lama në DPT Te Fidan në Klan Kosova.

    “Populli i ka zgjedhur dhe i ka vendosur nëpër funksione dhe Kosova është çliruar pikërisht që vendimet në jetën e lirë t’i marrë populli dhe vendimin e ka marrë populli ashtu si e ka marrë dhe le të vazhdojë populli me interesat e veta siç i ka. Unë nuk ndërhyj në këtë pjesë”.

    “Kjo është për mua pjesë që është jashtë ë vëzhgimit dhe dhe analizës time, sepse nuk merrem me këto analizat e përditshme, ama unë po flas, po të jem unë ai vendimmarrësi, ajo gjykatë duhet të shkojë në gjyq”.