Category: Lajme

  • Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij

    Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij

    Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij

    Real Madridi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pasi ky i fundit krahasoi mënyrën e veprimit të drejtuesve të klubit madrilen me metodat e Joseph Goebbelsit, ministrit të Propagandës në regjimin nazist.

    Përmes një komunikate zyrtare, klubi e ka cilësuar këtë krahasim si të papranueshëm, duke theksuar se në deklaratat e Tebasit ishte përfshirë edhe televizioni zyrtar i Real Madridit.

    Për këtë arsye, gjiganti spanjoll ka kërkuar që Tebas të largohet jo vetëm nga posti i presidentit të La Ligës, por edhe nga ai i zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës.

    “Si përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga Javier Tebas, president i La Ligës dhe zëvendëspresident i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës, në të cilat ai i krahason metodat e veprimit të drejtuesve të Real Madridit me ato të përdorura nga Joseph Goebbels, ministri i Propagandës në regjimin nazist, duke e paraqitur televizionin e Real Madridit si instrument të kësaj strategjie të pretenduar, Real Madridi kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i presidentit të La Ligës dhe zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës”, thuhet në komunikatë.

    Klubi madrilen ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbrojë interesat dhe imazhin e tij institucional, duke kërkuar njëkohësisht zbardhjen e plotë të çështjes Negreira, e cila ka tronditur futbollin spanjoll.

    “Real Madrid do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e tij, prestigjin institucional, zbardhjen e plotë të çështjes Negreira dhe rigjenerimin e nevojshëm të futbollit spanjoll”, përfundon reagimi i klubit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kusari-Lila: Mbështetja e grave dhe bizneseve, prioritet i Qeverisë

    Kusari-Lila: Mbështetja e grave dhe bizneseve, prioritet i Qeverisë

    Kusari-Lila ka bërë të ditur se këto çështje janë diskutuar në aktivitetin e organizuar nga Kosova CSR Network, së bashku me drejtoreshën ekzekutive Zana Bajrami Rama.

    “Si grua, nënë dhe ministre, besoj se suksesi profesional dhe jeta familjare duhet të ecin krah për krah. Zhvillimi i vërtetë nuk matet vetëm me atë që arrijmë në punë, por edhe me mundësinë për të qenë pranë njerëzve që kanë rëndësi për ne”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Ajo ka theksuar se gjatë pesë viteve të fundit, Qeveria e Kosovës ka punuar për krijimin e skemave mbështetëse për gratë, të rinjtë dhe fëmijët.

    “Zgjerimi i rrjetit të kopshteve dhe, në të ardhmen, i institucioneve për kujdesin ndaj të moshuarve, krijon vlerë për qytetarët dhe ndihmon në lehtësimin e barrës së kujdesit familjar, e cila shpesh i mban gratë jashtë tregut të punës”, ka deklaruar ajo.

    Sipas ministres, përmes skemave të granteve dhe programeve mbështetëse të MINTI-t, bizneseve po u krijohen mundësi për zhvillim, digjitalizim, inovacion dhe zgjerim në tregje të reja.

    “Këto investime ndihmojnë edhe në krijimin e modeleve më fleksibile të punës dhe në ndërtimin e një balance më të mirë mes punës dhe familjes”, ka theksuar Kusari-Lila.

    Ajo ka shtuar se ministria mbetet në dialog të vazhdueshëm me bizneset për të dëgjuar nevojat dhe sfidat e tyre, në mënyrë që politikat dhe mbështetja të jenë sa më konkrete dhe t’u përgjigjen sa më mirë këtyre nevojave. 

    Burimi: RTKLive

  • UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

    UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

    Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se 25-vjetori i këtij institucioni përfaqëson jo vetëm një përvjetor jubilar, por edhe një moment reflektimi për të arriturat dhe synimet e ardhshme në arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji.

    Hajrizi ka deklaruar se gjatë këtij çerek shekulli, UBT-ja është angazhuar në ndërtimin e një sistemi arsimor me qasje inovative, duke synuar të ndikojë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

    “Është një vit që jo vetëm duhet të reflektojmë, por është një angazhim prej çerek shekulli, ku vitet më të mira të jetës kanë qenë angazhim për të ndërtuar një sistem të arsimit dhe një qasje inovative në arsim. Ka qenë një rezultat i mirë, por edhe një moment reflektimi se çfarë kemi arritur dhe çfarë duam të arrijmë”, është shprehur Hajrizi.

    Ai ka theksuar se gjatë këtyre 25 vjetëve ka pasur zhvillim në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, shkencën, inovacionin, teknologjinë dhe zhvillimin e biznesit, duke vlerësuar se UBT-ja ka pasur ndikim në këtë proces transformues.

    Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit, UBT-ja ka planifikuar disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, me fokus të veçantë në fushën akademike dhe shkencore.

    Sipas Hajrizit, gjatë kësaj jave në Kosovë do të organizohen tri ngjarje ndërkombëtare, njëra pas tjetrës, të cilat synojnë të sjellin në vend komunitetin akademik dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

    Ngjarja e parë do të mbahet të mërkurën dhe do t’i kushtohet Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive. Hajrizi ka bërë të ditur se kjo konferencë organizohet për herë të dytë dhe do të mbledhë përfaqësues të komunitetit vendor dhe ndërkombëtar në UBT.

    “Kemi mbërritur në fund të vitit ku do të shënojmë edhe përmbylljen e 25-vjetori dhe mbi këtë kemi menduar t’i organizojmë disa evente të cilat ndërlidhen edhe në shenjë të 25-vjetorit. Këtë vit i kemi mbledh disa ngjarje, javen e ardhshme kemi disa aktivitete që lidhen me pjesën akademike shkencore dhe i kemi tri ngjarje të nivelit botëror që i organizmojnë në Kosovë në të njëjtën kohë njëra pas tjetrës që e plotësojnë gjithë javën. Konferenca e parë që e organizojmë të mërkurën ka të bëjë me Konferencën Ndërkombëtare Botërore për Mjekësinë Sportive, është hera e dytë që organizohet por është një konferencë që sjell gjithë komunitetin edhe ndërkombëtar edhe vendor në UBT në Kosovë”, u shpreh Hajrizi.

    Përmes këtyre aktiviteteve, UBT-ja synon të shënojë përmbylljen e 25-vjetorit, duke vënë në pah të arriturat e deritanishme dhe duke hapur diskutime për zhvillimet e ardhshme në arsim, shkencë dhe inovacion.

    Burimi: Dukagjini

  • "Një humbje që duket e paimagjinueshme" – si reaguan politikanët për vdekjen e tre fëmijëve në një shkollë në ShBA

    “Një humbje që duket e paimagjinueshme” – si reaguan politikanët për vdekjen e tre fëmijëve në një shkollë në ShBA

    "Një humbje që duket e paimagjinueshme" – si reaguan politikanët për vdekjen e tre fëmijëve në një shkollë në ShBA

    Katër persona kanë humbur jetën, përfshirë tre fëmijë, pas të shtënave në shkollën fillore “Silver Rail” në Bend të Oregonit në ShBA, ditën e djeshme.

    Ja një përmbledhje e reagimeve të disa politikanëve:

    Kryetarja e bashkisë së Bendit, Melanie Kebler, e përshkroi atë si një “ditë të tmerrshme” për komunitetin. “E kam të vështirë të gjej kuptim në një humbje që duket e paimagjinueshme”, tha ajo në një konferencë për shtyp mbrëmë.

    Guvernatorja Tina Kotek deklaroi në të njëjtën konferencë për shtyp se ndihet “krejtësisht e thyer” dhe se shteti i Oregonit është i gatshëm të mbështesë anëtarët e komunitetit “për çdo gjë që u nevojitet”.

    Ajo gjithashtu vlerësoi “veprimin e shpejtë dhe guximin” e stafit të shkollës, prindërve dhe ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë në vendngjarje, si dhe shprehu solidaritetin e saj për anëtarin e komunitetit i cili “ndërhyri në mënyrë heroike për të parandaluar humbje të mëtejshme të jetëve”:

    “Veprimet tuaja mbartin një barrë të rëndë emocionale dhe dua thjesht ta dini se mendimet e mia janë edhe me ju.”

    Senatori i Oregonit, Jeff Merkley, u kërkoi njerëzve që t’i mbajnë në zemrat e tyre nxënësit, mësuesit, familjet dhe të gjithë komunitetin e shkollës fillore ‘Silver Rail’.

    Në një postim në platformën X, ai shprehu mirënjohjen për ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe personelin e emergjencës që reaguan ndaj kësaj “ngjarjeje të tmerrshme me të shtëna”. /Klankosova.tv

  • U kritikua nga Trump, Zelensky thotë se Ukraina ka të drejtë të mbrohet

    U kritikua nga Trump, Zelensky thotë se Ukraina ka të drejtë të mbrohet

    U kritikua nga Trump, Zelensky thotë se Ukraina ka të drejtë të mbrohet

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ai “po mbron vetëm interesat e Ukrainës”, pas kritikave të ashpra nga Donald Trump, i cili e quajti “turp” valën e re të sulmeve të Kievit ndaj rafinerive ruse të naftës.

    Presidenti amerikan, i cili së fundmi arriti një marrëveshje të diskutueshme me Moskën për importin e naftës, tha gjithashtu se me Zelenskyn është “më e vështirë të merresh vesh sesa me [Presidentin rus Vladimir] Putin”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Zelensky, i cili është indinjuar nga marrëveshja për naftën, tha se nuk mund ta pranojë atë, pasi më pas mund të pasojë një marrëveshje për gazin. “Nëse nuk e kundërshtoj këtë… kush tjetër do ta bëjë?”, tha ai gjatë një samiti të BE-së në Bruksel.

    Tensionet midis Uashingtonit dhe Kievit janë përshkallëzuar për shkak të marrëveshjes për naftën dhe kufizimeve të vendosura ndaj rrjetit satelitor që Ukraina përdor në fushën e betejës. /Klankosova.tv

  • Protestuesit sulmojnë një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje

    Protestuesit sulmojnë një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje

    Protestuesit sulmojnë një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje

    Godina e ish-hotel Dajtit, e cila aktualisht shërben si një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, është sulmuar nga protestuesit.

    Disa të rinj kanë thyer xhamat e hyrjes së godinës. Fillimisht, në vendngjarje ka shkuar një i ri, i cili më pas ka thirrur të tjerë në ndihmë dhe, së bashku, kanë thyer xhamat.

    Megjithatë, të rinjtë nuk kanë arritur të hyjnë brenda godinës, pasi hyrja ishte e fortifikuar me një strukturë metalike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestuesit sulmojnë një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Dita pa Melonin”, 400 mijë protestues në Itali, përplasje me policinë në Romë dhe Torino

    “Dita pa Melonin”, 400 mijë protestues në Itali, përplasje me policinë në Romë dhe Torino

    “Dita pa Melonin”, 400 mijë protestues në Itali, përplasje me policinë në Romë dhe Torino

    Protestat e studentëve u përhapën këtë të premte në qytetet kryesore të Italisë, duke mbledhur të paktën 400 mijë njerëz në mbarë vendin. Tubimet, të pagëzuara si “Dita pa Melonin”, u shoqëruan me përplasje me policinë dhe me parulla kundër luftës dhe armatimeve.

    Në Romë, protestuesit u përleshën me policinë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa brohoritën parulla si “Para për shkollën, jo për luftën” dhe “Më pak armë e më shumë të drejta”. Përplasje me forcat e policisë pati edhe në Torino.

    Gjatë tubimeve ra në sy prania e flamujve palestinezë, ndërsa protestuesit hodhën parulla kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Shumë prej të rinjve mbanin veshje me mbishkrimin “Antifa”, një lëvizje e majtë radikale antifashiste.

    Me këto protesta, Italia bëhet vendi i radhës evropian që përfshihet nga një valë masive protestash të nxënësve, një lëvizje që nisi javët e fundit në Francë për arsye të ngjashme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Dita pa Melonin”, 400 mijë protestues në Itali, përplasje me policinë në Romë dhe Torino appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re

    Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re

    Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re

    Aktori britanik Martin Freeman, i njohur për rolet në serialin “Sherlock” dhe trilogjinë “Hobbit”, është martuar fshehurazi me partneren e tij prej gjashtë vitesh, aktoren dhe skenaristen franceze Rachel Benaissa.

    Lajmi u zbulua pas paraqitjes së çiftit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Londër, të mërkurën në mbrëmje, në premierën e filmit “A Long Winter”, ku Freeman luan. Vëmendjen e tërhoqën unazat që mbanin të dy, duke nxitur spekulime për një martesë.

    Rachel, e cila është 21 vjet më e re se aktori, mbante një unazë fejese me smerald dhe një unazë ari me dy diamante, ndërsa Freeman kishte një unazë martese prej ari.

    Menjëherë pas paraqitjes së tyre, zëdhënësi i aktorit konfirmoi për gazetën britanike The Sun se çifti ishte martuar në fillim të këtij viti. Detaje të tjera për ceremoninë nuk u bënë të ditura.

    Para lidhjes me Benaissën, Freeman kishte qenë në një lidhje 16-vjeçare me aktoren Amanda Abbington, me të cilën luajti edhe në serialin “Sherlock”.

    Aktori rrallë flet për jetën e tij private, por gjatë një paraqitjeje në podkastin “Table Manners”, kishte ndarë disa detaje për partneren e tij.

    “Ajo nuk është ndonjë shefe kuzhine e shkëlqyer. Është e çmendur pas djathit dhe verës”, tha ai duke qeshur.

    Freeman shtoi se edhe Rachel e përshkruan veten në të njëjtën mënyrë.

    “Këtë do të thoshte ajo për veten. Thotë, ‘Jam e çmendur pas djathit dhe verës’. Sigurisht, ky nuk është interesi i saj i vetëm, por ajo i do shumë këto gjëra. Ne e duam të gatuajmë së bashku”, tha aktori.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tetë vjet burgim për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

    Tetë vjet burgim për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

    Vendimi është marrë nga Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Ai obligohet të paguajë edhe 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

    Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, brenda 30 ditësh nga pranimi i aktgjykimit.

    Burimi: RTKLive

  • Mbi 1 mijë ankesa për qasje në dokumente publike, Sogojeva-Dermaku: Rritja nuk nënkupton më shumë transparencë

    Mbi 1 mijë ankesa për qasje në dokumente publike, Sogojeva-Dermaku: Rritja nuk nënkupton më shumë transparencë

    Numri i ankesave për qasje në dokumente publike në Kosovë ka shënuar rritje të madhe gjatë viteve të fundit, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të transparencës së institucioneve.

    Kështu ka deklaruar Krenare Sogojeva-Dermaku nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, e cila ka bërë të ditur se nga 141 ankesa sa ishin paraqitur në vitin 2021, numri i tyre tashmë ka arritur në mbi 1 mijë.

    Sipas saj, kjo rritje tregon se qytetarët janë më të informuar për të drejtën e tyre për të kërkuar dokumente publike dhe se tashmë e dinë se ku mund të drejtohen kur u mohohet kjo e drejtë.

    Megjithatë, Sogojeva-Dermaku ka theksuar se një ndër problemet mbetet hezitimi i institucioneve për të ofruar qasje në dokumentet e kërkuara.

    “Nëse flasim për fushën e qasjes në dokumente publike numri i ankesave që është paraqitur te ne për vite me radhë tregon se ka një rritje të numrit të 10fishuar nëse kemi nisur vitin 2021 me 141 ankesa sot kemi 1000 ankesa ose më shumë deri në fund të vitit këto janë fusha që tregojnë rritjen e këtij numri por jo domosdoshmërisht edhe rritjen e transparencës institucionale – tash qytetarët e kanë mësuar që ka një institucion ku mund të ankohen ndërsa në anën tjetër ka hezitim nga institucionet që mos me ofru qasje. Përpara kanë qenë procedura të prokurimit përpara ka pasur kërkesa shumë më të thjeshta si plane të fushëveprimit ndërsa tash ka fokus më të madh në dosje të gjithë një shërbimi që ofron një institucion i caktuar, këtu pastaj kemi përballje edhe me të dhëna personale të cilat duhet të analizohen dhe institucionet skane shërbim që ti fshehin këto të dhëna dhe ka raste kur qytetarët duhet të shkojnë fizikisht pasi nuk ka një shërbim digjital. Numri i ankesave na tregon që ka rritje të kërkesave për qasje në dokumente”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.

    Për të lehtësuar qasjen në informata, ajo ka thënë se Agjencia nuk e ka prioritet ndëshkimin e institucioneve, por nxjerrjen e informacionit publik dhe sigurimin që qytetarët të marrin përgjigje brenda afateve ligjore.

    Sa u përket masave ndëshkuese, Sogojeva-Dermaku ka bërë të ditur se gjoba më e lartë e shqiptuar për shkelje në fushën e qasjes në dokumente publike është 13 mijë euro, ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Ndërkaq, në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, ajo ka thënë se Agjencia ka shqiptuar gjobë deri në 50 mijë euro ndaj një kompanie të sigurimeve.

    “Gjithçka që ne bëjmë është që me çdo kusht të nxjerrim informatën publike dhe përveç afateve nga 7 ditë ne për lëshimin e një vendimi a shkrese i kontaktojmë nëpërmjet telefoni që ta nxjerrim informatën publike dhe jo vetëm ta gjobisim institucionin. Asnjëherë nuk e kemi pas prioritet gjobitjen e institucioneve, sot ka një përgjegjësi më të lartë të institucioneve me dhënien e qasjes në dokumente publike dhe kjo nuk ju konvenon institucioneve publike. Kemi institucione më të ndërgjegjësuara dhe rritje të qytetarëve që kërkojnë qasje ndërkaq kemi pengesa në dokumente që kërkojnë një procedurë të gjatë deri në marrjen e një vendimi dhe kur kërkohen si tërësi janë shumë dokumente dhe duhet kohë për përpunimin e të dhënave. Për qasje në dokumente publike gjobën më të madhe e kemi 13 mijë euro që e kemi shqiptuar ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme ndërkaq për mbrojtjen e të dhënave kemi shqiptuar gjobë deri në 50 mijë euro ndaj një kompanie të sigurimeve”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.

    Burimi: Dukagjini